Close
Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 194
  1. #91
    Citim Postuar më parë nga Apolloni@ Lexo Postimin
    Me cfare fature po mbaron ky projekt z. Albo?! Pse nuk shikoni njehere te pakten te dyja anet e monedhes dhe pastaj te beni propagande, por gjithmone vini ne dukje ca ju intereson dhe shtyni nen qilim pikerisht ato fakte qe e nxjerrin te verteten ne shesh?

    Sa per kete, thjesht nje keshille, shko bej ca research per projekte te tilla neper bote edhe ec flasim pastaj.


    Ti patjeter qe do ishe pro thellimit te borxhit te jashtem sepse ne Shqiperi asnje qeveri deri me tani nuk ka pyetur per popullin, por si e si te pasurohen vete dhe ja pasojne borxhin brezave te ardhshem dhe qeverive te ardhshme. E pse duhet t'ja dije Sala se si do paguhet ky borxh? Besoj se ke shume tema ne kete forum qe tregojne fare hapur se si Shqiperia eshte kthyer ne nje vater analfabetizmi, ku nuk ka shkolla ku keta femije te shkojne, po vdesin femije neper kosha plehrash sepse po perpiqen mos te vdesin per buke, po vdesin femije te vegjel qe ne minuten para se te japin shpirt i lypin doktorit qe mos t'ju kerkoje para prinderve te tij se jane te varfer. Eh mor Albo, ajo pjesa tjeter e borxhit qe u shtua mbi buxhetin e parashikuar per ate projekt, mund te shkonte fare mire per te ndihmuar popullin qe mos te ngeleshin pa arsim dhe pa shprese, por ja qe Sala jot kujton se i mbylli hallet e shqiptareve me nje rruge.

    Mund te jesh duke studjuar ne Butan ose ndoshta je diplomuar ne Mongoli, se nje mentalitet te tille nuk e kane ata qe diplomohen ne perendim!

    Nje person te tille kurre nuk do ta pranoja ne pune!
    Tipa te tilla pijne uje neper parti te majta, NGO ose neper ndermarrje shteterore te shteteve te ish-BRSS!

  2. #92
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Mund te jesh duke studjuar ne Butan ose ndoshta je diplomuar ne Mongoli, se nje mentalitet te tille nuk e kane ata qe diplomohen ne perendim!

    Nje person te tille kurre nuk do ta pranoja ne pune!
    Tipa te tilla pijne uje neper parti te majta, NGO ose neper ndermarrje shteterore te shteteve te ish-BRSS!


    Per zotin me bere te qesh me lot. Kush e dinte qe nje krimb si ty qe paguhet nga Sali & Co. per te bere gjithe diten copy-paste neper forume shqiptare te kishte dhe sens humori?

  3. #93
    Citim Postuar më parë nga Apolloni@ Lexo Postimin


    Per zotin me bere te qesh me lot. Kush e dinte qe nje krimb si ty qe paguhet nga Sali & Co. per te bere gjithe diten copy-paste neper forume shqiptare te kishte dhe sens humori?
    Ndersa une po qesh me faktin, se si ka mundesi qe pas gati dy dekadash, ende ka krijesa, qe pavaresisht nga mosha ose nga aresimi, ende kane mbetur skllever te rrefimeve te prinderve dhe te gjysherve!

    Keqardhje!

  4. #94

  5. #95
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Ndersa une po qesh me faktin, se si ka mundesi qe pas gati dy dekadash, ende ka krijesa, qe pavaresisht nga mosha ose nga aresimi, ende kane mbetur skllever te rrefimeve te prinderve dhe te gjysherve!

    Keqardhje!
    Citim Postuar më parë nga Apolloni@
    Kur ky brez i ri ju kerkon llogari per keto para te shperdoruara dhe qe kane perfunduar neper xhepa "politikanesh", juve ju kunderviheni duke i quajtur bij apo bija komunistesh e ku di une.
    Hajt shnet bashke se ketej nga Mongolia po bien alarme per furtune shiu. lol

    P.S. Wikipedia nuk pranohet si burim besues informacioni, te pakten jo ketej nga Mongolia.
    Ndryshuar për herë të fundit nga INFINITY© : 19-06-2009 më 17:05

  6. #96
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    kemi borxh eeee , ehuu se mos do ti paguajm ndonjehere

  7. #97
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Aty te mbahen ata, se po u kthejm leket!

    Asnje lek sdo e marrin mbrapc. lol
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-05-2008
    Postime
    644
    Citim Postuar më parë nga Apolloni@ Lexo Postimin


    Per zotin me bere te qesh me lot. Kush e dinte qe nje krimb si ty qe paguhet nga Sali & Co. per te bere gjithe diten copy-paste neper forume shqiptare te kishte dhe sens humori?
    Po cfare qeverie jeni duke kerkuar ju qe po e kritikoni kete qeveri ,e cila per hir te se vertetes ,per 4 vite ne pushtet ka arritur te ia ndryshoj imazhin Shqiperise per te mire,mos ndoshta preferoni ata hajdutet e vjeter(socialistet)?
    Asnje qeveri ne bote per 4 vite nuk munde ta crrenjos varferine totalisht,mos shihni enderra me sy hapur.Une nuk habitem me Edi Ramen kur ben fushate e kritikon per mos zhvillim ne 18 vitet e fundit(edhe pse 8 vite partia pjese e te cilit ishte edhe ai ,ka qeverisur),sepse nga lloji i tij cdo gje pritet dhe nga turpi i zi ska vdek njeri POR habitem me ata qe i perkrahin ende ato struktura .Mos ndoshta Shqiperia ka numrin me te madhe te personave qe vuajne nga Sindroma e Stokholmit?

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    I njejti shqetesim u shpreh 3 vjet me pare kur qeveria doli me planin e "takses se sheshte 10%". Dolen disa e thane qe "do te bien te ardhurat e shtetit". Bile edhe FMN ne ate kohe nuk kish fort besim ne planin e qeverise, por ja qe 3 vjet me vone kritiket e kane mbullur gojen dhe FMN tregon me gisht nga Shqiperia si vendi me reformen me te sukseshme fiskale ne rajon.

    Te njejten gje thane kritiket edhe me fushaten sensibilizuese nderkombetare "Shqiperia 1 euro", dolen disa e thane "Berisha po na e shet Shqiperine per 1 euro", disa te tjere dolen e thane se "asnje kompani e huaj nuk investon ne Shqiperi". Kater vjet me vone jane rreth 2 miliard $ ne investime te huaja ne Shqiperi, pjesa derrmuese e tyre ne ate sektor per te cilen vendi ka patur me shume nevoje se kurre, energjitike.



    Qeveria e Berishes ka cdo te drejte qe te marri kredi per ndertimin e rruges: shume qeveri e kryeministra kane marre persiper te ndertojne kete rruge para saj, asnje nuk ia doli me sukses. Berisha e premtoi ndertimin e rruges ne 2005, do ta inaguroje 4 vjet me vone. Kjo eshte politika me e mire, pasi del para shqiptareve dhe u kerkon voten me nje PREMTIM TE MBAJTUR. Nese opozitaret kane zili qe Berisha po ben fushate me premtime te mbajtura, le te nxjerrin mesime qe kur ta shohin prape pushtetin, te mos ngelen ne kuadrin e premtimeve boshe, por te punojne qe te bejne edhe ata projekte te tilla.

    Dhe kjo ideja tjeter se "taksapaguesit shqiptare do ta paguajne rrugen e jo qeveria" kjo ngelet per te pare. Une do te thosha qe do te mjaftoje vetem nje 10 vjecar qe rruga te shlyeje vete gjithe kredine e marre per ndertimin e saj. Per qeverine shqiptare ndertimi i nje projekti te tille nuk eshte "veper patriotike" por eshte nje INVESTIM EKONOMIK, dhe si cdo investim ekonomik pritet fitimi nga tarifat, taksat, zhvillimi i biznesit lokal, turizmit, rritja e perpunimit te mallrave ne portin e Durresit, etj. Pra une nuk jam shume i bindur qe shqiptaret do te paguajne taksa me te larta ne te ardhmen per te shlyer kete rruge, perkundrazi, ata do te perfitojne nga te ardhurat qe shteti do te mbledhi nga rruga, te cilat do te shkojne per projekte sociale zhvillimi ne infrastrukture.

    Albo
    Qe taksapaguesit do ta paguajne,kjo eshte me se e vertete.
    Kur ti si shtet merr kredi me interes 11% + euribor qe eshte 1,5 %,do te thote qe besimi nga institucionet bankare eshte shume i dobet.Ne treg krediti nuk i kalon 7%.
    Fakti qe kjo rruge po behet tani eshte vetem nje.
    Qe Shqiperia me hyrjen ne Nato dhe me nenshkrimin e msa me BE,merr statusin e vendit qe ka te drejte te marre kredi per infrastrukturat,kurse me pare kredite ishin vetem per te ulur livelin e varferise.

    Harruam te shtojme edhe koston per mirembajtjen e rruges,qe nuk eshte aspekt dytesor.
    Sidoqofte mendimi im mbetet qe kjo rruge ishte prioritet,por eshte kosto shume e rende per ekonomine shqiptare.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #100
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Banka e Shqipërisë: Qeveria, e mbytur në borxhe

    Këshillat akuzuese të Bankës së Shqipërisë: Mungon strategjia për shlyerjen e "malit" të huave. Rregullore edhe për kreditë tregtare

    Gjergj Erebara

    Banka e Shqipërisë i rekomandoi qeverisë shqiptare të hartojë një plan rezervë për shlyerjen e borxhit të jashtëm që u mor vitin e kaluar përkundrejt interesave shumë të larta, ndërsa kërkoi gjithashtu që vendi të hartojë një rregullore për të përcaktuar se sa, si dhe për çfarë arsyeje qeveria mund të kërkojë borxhe tregtare në tregun ndërkombëtar.

    Banka Qendrore shprehet e shqetësuar për mënyrën se si qeveria hyn në marrëveshje huamarrjeje, si dhe për skenarin e dobët për shlyerjen apo menaxhimin e këtij borxhi.

    "Rritja e huamarrjes publike dhe private prej 456 milionë
    eurosh, prej të cilave 74 për qind për sektorin publik, ka siguruar një burim financimi në sajë të të cilit është lehtësuar situata e likuiditetit të tregut të brendshëm. Megjithatë, për shkak të termave të huamarrjes, kostoja e shërbimit të borxhit për huanë publike do të jetë e konsiderueshme në afat të mesëm", njoftoi Banka e Shqipërisë. Qeveria shqiptare tërhoqi 230 milionë euro me interesa tregtare dhe me një kontratë që e detyron të fillojë ta shlyejë principalin pas disa vitesh. E gjithë kjo kredi iu dedikua rrugës Rrëshen-Kalimash. Qeveria tërhoqi edhe rreth 100 milionë euro për projekte të tjera. Por sikur të mos mjaftonte kjo, qeveria tërhoqi këtë vit edhe 250 milionë euro të tjera kredi me një interes stratosferik prej euribor plus 9.65 për qind. Kredia do të maturohet në vitin 2012, kur do të duhet të shlyhet i gjithë principali, plus mbi 75 milionë euro interesa. Sipas ministrit të Financave, Ridvan Bode, plani i qeverisë është i thjeshtë: të emetojë eurobonde vitin e ardhshëm me interesa më të ulëta për të shlyer kredinë e tërhequr në kushte të krizës botërore dhe mungesës së likuiditetit. Por për BSH-në, një skenar i tillë nuk është tërësisht i besueshëm. Për një arsye apo një tjetër, qeveria mund të mos jetë në gjendje të emetojë eurobonde në vitin 2010, gjë që mund ta vendosë buxhetin në vështirësi serioze. Për më tepër, plani për emetimin e eurobondeve nuk nënkupton një strategji konkrete për shlyerjen e borxheve të marra gjatë dy viteve të fundit.

    "Krahas pritjeve për të rifinancuar këtë borxh në terma më të leverdisshëm nëpërmjet huamarrjes në tregun ndërkombëtar, sektori publik duhet të identifikojë dhe të përgatisë mënyra alternative rezervë të rifinancimit ose të pagesës", thotë Banka e Shqipërisë.

    "Nevojitet përcaktimi dhe zbatimi me disiplinë i kritereve të marrjes së borxhit të huaj, në atë mënyrë që të përballohet kostoja e rifinancimit ose e shlyerjes së tij në momentin e maturimit", vijon më tej BSH në deklaratën e fundit për Stabilitetin Financiar.


    Rreziqet

    Rreth vitit 2012, buxheti i shtetit përballet me shumë rreziqe. Dy kreditë më të rënda maturohen në këtë kohë, ndërsa Shqipërisë i duhet të mendojë edhe shlyerjen e principalit të kredive me terma të butë të tërhequr nga Banka Botërore gjatë njëzet viteve të fundit. Për më tepër, disa ekspertë paralajmërojnë se sistemi i sigurimeve shoqërore do të përballet me një rritje të fortë të përfituesve gjatë viteve në vijim. Megjithëse ka një buxhet prej 2.9 miliardë eurosh, Shqipëria shpenzon 75-80 për qind të tij për paga, pensione, pagesa të interesave të borxhit e të tjera shpenzime të tilla. Çdo vit buxheti shpenzon më pak se 200 milionë euro për investime me burime të brendshme. Përballë rënies së ekonomisë dhe rritjes së kostos së borxhit publik, besohet se vendi mund të gjendet në vështirësi serioze. Situata të tilla konsiderohen shumë problematike në ekonomitë e vendeve me të ardhura të ulëta si Shqipëria, për shkak se nëse qeveria detyrohet të ndërpresë investimet për të shlyer interesat e borxhit, ekonomia e vendit ngadalëson rritjen dhe për pasojë edhe të ardhurat fiskale të qeverisë tkurren.

    Shqipëria ka përjetuar rritje ekonomike prej mesatarisht 7 për qind që nga rënia e komunizmit deri në vitin 2001, por pas krizës energjetike të vitit 2002, rritja u ngadalësua në 5.5 për qind, ndërsa një krizë e re rrezikon ta tkurrë më tej ritmin natyral të rritjes, gjë që pakëson shanset për rritje të mirëqenies për dekadën e ardhshme.

    Për më tepër, shlyerja e borxhit të jashtëm gjatë viteve në vijim mund të shkaktojë luhatshmëri të konsiderueshme në fluksin valutor, për shkak se qeveria duket se nuk e ka vrarë mendjen gjatë se çfarë do të ndodhë kur të vijë koha e shlyerjes së borxhit.


    Rregulla për borxhin e jashtëm

    Situata e pritshme e buxhetit të shtetit është njëra anë e problemit. Ana tjetër konsiston në faktin se qeveria nuk ka një plan konkret për menaxhimin e borxhit të jashtëm tregtar të krijuar gjatë dy viteve të fundit, si dhe i është drejtuar këtij mekanizmi pa ndonjë llogari konkrete të kostos dhe përfitimeve.

    "Krahas kujdesit që duhet të tregohet për termat e huamarrjes, duhet që vlera e huamarrjes të përcaktohet në raport me mundësitë reale që ka ekonomia për të gjeneruar fonde të qëndrueshme në valutë gjatë së njëjtës periudhë, për shembull, prej ecurisë së eksporteve ose prej hyrjes së investimeve të huaja të drejtpërdrejta", thotë BSH.

    Për këtë merr rëndësi njohja e ekuilibrave të flukseve në valutë që lëvizin në ekonominë tonë, në mënyrë që të identifikohet mënyra e ndikimit të marrjes, të përdorimit dhe të shlyerjes së borxhit të huaj mbi ecurinë e llogarive të bilancit tregtar dhe mbi kursin e këmbimit. Në këtë kuadër duhet kujtuar që kriza e fundit financiare ndërkombëtare tregoi sa e gabuar mund të jetë të mbështetesh plotësisht në një situatë të qëndrueshme të likuiditetit në tregjet ndërkombëtare, për rifinancimin më të favorshëm të borxhit", vijon më tej deklarata.


    BSH: Ka pak shanse për sukses në 2010-ën


    Banka e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu qeverinë se sipas analizave të saj, skenari për të zëvendësuar kredinë aktuale të shtrenjtë me eurobonde me çmime të pranueshme vitin e ardhshëm, ka shumë pak gjasa të dalë me sukses.

    "Që prej gjysmës së dytë të vitit 2008, vijon një rënie e dukshme e interesit të investitorëve të huaj për të blerë borxhin e vendeve në zhvillim. Kjo situatë nuk pritet të ndryshojë për sa kohë që edhe faktorët të cilët e përcaktojnë atë do të zgjasin", thotë BSH.

    Bankat europiane, nga ku shpresohet se do të dalin paratë për të rifinancuar borxhin shqiptar, duket se vijojnë të jenë në vështirësi dhe shumë larg pastrimit total nga borxhet e këqija. Analizat e Bankës Qendrore Europiane paralajmërojnë se bankat e Eurozonës do të humbasin edhe së paku 250 miliardë euro të tjera deri në vitin e ardhshëm.

    "Për këtë arsye është e nevojshme që mundësia e rifinancimit të borxhit të huaj në terma më të favorshëm në një periudhë afatmesme, të konsiderohet me kujdesin e nevojshëm për të parashikuar mundësi alternative në rast se kjo provohet e vështirë në praktikë", thotë BSH.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 10 prej 20 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  2. Ç'mendim keni për nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Çfare historie false mesohet ne shkollat shqiptare?
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 31-07-2009, 09:54
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •