Close
Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 178
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    HARROVA TE TE THEM!



    Harrova te te them : E dashur! Ose, si te te them ?
    Nuk e di perse te lexohen keto vargje keshtu !
    Ke mbetur nje plage qe rrjedh e gjithmon dhemb
    jetoj me te , ashtu kot i mbetur - hu!


    Vetem ne zemren time dicka vlon! Vlon thellesia !
    Ke hyre e banon me rrapëllime ti, e me mall !
    Une them jam vetem por kam shume vringellima
    perpiqem te krijoj heshtjen, por, si ta ndal ?


    Nese ne kete gjendje del Ti e te shikoj pamjen
    Nuk do te kem sy te te dalloj ate te pare !
    Perse jam i vetmuar as une se diktoj ramjen
    qe me shkurton shpresat e, me vjen per te qare !


    Te lutem per gjithe kete mister qe me mbulon mua
    Te lutem se ti je shpetimi ! Je ajo perendi !
    Mos me fal mëshirën , perse te them se e Dua !
    - Eja me ato vrulle! Me dallge e stuhi !

    Eja me ndryshime , si vjen nga njeherë rrenimi,
    te dridhem i teri, te shperthej si llava nga brendia!
    Te ndjej gjithe atë forcë qe krijon largimi !
    Dhe zjarrin ! Dhe hirin qe lë dashuria!
    U be kohe pa hyre ketu...
    Koha eshte ajo me te cilen i kam "ambasadat" te diskutueshme.
    Por, shoh qe nderkohe, ketu "kane mbire" lirika te mrekullueshme si kjo qe kam cituar...
    Te falenderoj Gjakush!
    E bardha eshte pak...

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    PERSE NDJEJË ZBRAZETIRË


    Nuk e di perse të kerkoj, perse ndjej zbrazëtirë
    ç'ështe ajo force rrembimi, ato fjalë mbarësie ?

    I rikujtoj theniet të flak atë errësirë
    mos me djeg malli me flake dashurie!


    Nuk jam prej atyre qe harrojnë çka flasin
    nuk jam somnabull qe netëve derdh lot !

    Une e kam ndjesinë si yjet kur plasin
    por ndriçojne ne shekuj e nuk shuhen dot!


    Gjithcka eshte e tepërt, asgje s'me bind mua
    Perendia ime mbetesh ! Te meditoj gjithësi !

    Mjafton qe ne vargje behesh si rrjedha ne krua,
    - acarit tim te shpirtit i mbjell blerim , ngrohtesi...!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    I NDERUR RAMADAN.
    U ndeva r mrekulluar nga poezite tuaja.Cdo kush ka pak histori te jetes se vet ne keto poezi.
    Emegjihtate pranvera perseri do t'vije,e do sjelle tjeter dashuri...
    Urime dhe frymezim pa fund PRANVERA.

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781





    NE PRITJE


    Me duket se do te vdes pa ty
    me vrau mungesa qe nuk je ketë cast!
    Sa here me lot lahem nuk e di ,
    - me vdiq largesia qe s'te kam per rast!

    I lexoj shkrimet qe behen me firmen tende
    si lule cdo shkronje me lot e ujis !
    Ku shkoj gezimi i shpirtit nga kjo mendje
    sikur rrufeja i ra mbi plis !

    Edhe lisit kur i bie , e shiton !
    Ashtu jam une pse me mungon Ti !
    Do te isha me ty i lumtur gjithmon
    Kjo pritje me vret per ty !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NDJEVA MERZI !!!


    Mungove ti !
    Une ndjeva merzi !
    Me cilin nje fjale te shkembeja ?
    Të flisja ?!
    Sa here hyredalje te kota si në herezi,
    i beja -
    por, asgje nuk nisja.

    Ku me shkoj gjithë forca qe kam -
    kur je ?
    dhe flet -
    ne tribunen e nje permase !
    Nuk e di ?
    Perse me vjen te hyje ne dhe ?
    - Per ato caste qe s'fola - me plase!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    UNË CA HERE LOTOJ...!

    (Me rastin e ditelindjes se bijes sime Besiana
    ne mungese te nenes se saj, me arriti enxhulli pasi
    kishte ndjesine se jam i brengosur ! )


    Ajo nuk arriti prej atje! Po ti si shenjti po!
    Kisha nevoje te shpaloj ketë date si histori !
    se jeta eshte si shpirti qe nganjehere do
    te flase edhe per luftëra dhe per tirani!

    Nuk flas per arenën e dyluftimit me armikun
    Nuk shpaloj kushtrimin, jehonen e hatasë !
    Kam deshirë te degjoj fjalet qe zgjidhen per mikun
    qe i shton dhe shije ne jeten e sevdasë !

    Ne linjen befasi - ti del per uratën,
    Te kuptoj se behesh Gjithesi - keshtu si je !
    - Te te marr nga dhimbja qe te mundon natën:
    - Nimfa e qendresës - shumë force me le!

    Me trokëllijne damarët, m'u shtua dhe nuri.
    Tani jam i qetë , me ty shkembeva fjale !
    Une ca here lotoj - por jam dhe si guri !
    - Se ti behesh shenjt - kur me vjen si njalë !
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 16-05-2009 më 15:58
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NDOSHTA...


    Në mendime , sonte, nuk kalova keq
    nje nate e blerte u shtri mbi sy !
    Kalonin gjithcka - te benin skeq,
    po une kerkoja te te shikoj ty!

    Ishte sfilate e gjate ajo ato caste
    gjithe jeten e lidhete , i jepte kuptim !
    Perse me dilje ti nëper ato raste
    t'u fusish dhe vargjeve pak ledhatim ?!

    Sa here me note trishtimi i ngjyrosa rimat
    ti me buzeqeshje i flake : Jo s'ben ashtu !
    I fshija - siç derdhet uji nga vrimat
    dhe nisa te sjell vargjet ketu!


    Nuk jam une gjithmon qe bej gabime
    Edhe Ti e dashur, je ! Te them me fal!
    Ne do e ndal per jete kete zemren time !
    Por mua mos me thuaj ta ndal!

    Ka dalë nga brendia dhe mergon cdo cast
    I ka dhane mundësi dhe shpirtit te vuaj!
    Neper rima qe dalin me kast
    ka vene spiranca t'i ruaj!

    Nuk e di! Perse keshtu te rri ne mendime ?
    Perse me mungon e dua te te them shume fjale ?
    Ndoshta qenka shkruar kjo jetë me tundime
    te lidh shumë kuptime - dashuri te shpallë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MANDATË ...!


    Më ka mberthyer malli, dhe syte me lotojne
    përse jeta ime e ketillë mbetet ne udhekryq ?
    Sa here thashethenat mua më dëshprojnë,
    sa herë vetvetes ashper i bej gjyq !

    Dua te mbes i vetmuar, por nuk e bej dot
    Me ka rrëmbyer një dallge me vrull e stuhi !
    Jo! Nuk mundem kurrë - po perpiqem kot ,
    Pa ia shkruar te gjitha - se : Per Te behem hi!

    Prandaj, ku te kthehem ne kete vetëmi
    ate e kam si engjell qe vejen ne mesnatë !
    Kush mundet te me thotë se nuk ndjej dashuri
    Pa Të ! Çdo çast ndjej mandatë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    SËRISH MEDITIMET !


    Rinis sërish meditimet , per te hap nje shteg
    më lidhet nyje fjala qe dua ta shpreh e shkruaj!
    Perse pikëpyetjet me endin nga bregu ne breg
    Si mbeta në furtunë gjithmon te vuaj!

    Ditarit te jetës ia grisa fletët
    si ujin nga shtamba kur e derdh ne rërë!
    Me kanoseshin rimat se i prisha rrjetat
    nga buzeqeshjet qe lexoj me permbyt të terë !


    Eshtë prolog i udhekryqit, do te hap siparin
    Le te mbetem Hamlet i cmendur ne kete rrugë !
    Ne permbajtje te shtoj temën per ditarin
    Per ty gjithmon ne stuhi ne acar e jugë...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    SËRISH MEDITIMET !


    Rinis sërish meditimet , per te hap nje shteg
    më lidhet nyje fjala qe dua ta shpreh e shkruaj!
    Perse pikëpyetjet me endin nga bregu ne breg
    Si mbeta në furtunë gjithmon te vuaj!

    Ditarit te jetës ia grisa fletët
    si ujin nga shtamba kur e derdh ne rërë!
    Me kanoseshin rimat se i prisha rrjetat
    nga buzeqeshjet qe lexoj me permbyt të terë !


    Eshtë prolog i udhekryqit, do te hap siparin
    Le te mbetem Hamlet i cmendur ne kete rrugë !
    Ne permbajtje te shtoj temën per ditarin
    Per ty gjithmon ne stuhi ne acar e jugë...

    Përshëndetje mik i nderuar...
    Ju falenderohem nga zemra për kënaqësinë që na ofroni me perla të vërteta...

    Ju praroftë pena!

Faqja 9 prej 18 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •