Close
Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 178
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    3. PER TY !


    Për Ty gjithmon jam i trazuar
    Ku ndodhesh ? Çka bën ? Si je ?
    Me peshen e mallit gjithmon i vetmuar,
    I gjallë kam hy në dhe!

    E ndjen se gjithmon dal buzëtharë,
    Me lot, me zjarr në zemër pa shpresë !
    Është shkruar kështu të jemi të ndarë
    Apo të them - pse linda, kam pendese !

    Çdo çast ik, dhe ik pa u kuptuar!
    Çka bej unë në këtë horizont.
    Përjetësisht Ty të jam dorëzuar
    Si Zotit - që të ngrit në Piemont!

    Atje lart vetëm Ti më ngrit !
    Atje me Ty pergjithmonë të rri!
    Nëpër vargje gjithmon më bën dritë !
    Se je Nimfa ime dashuri!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    TE VDES NUK DUA - PA TY S'JETOJ !


    Pranvera vjen, mbase me blerim mbushet
    Me kenge bilbilash qe jehojnë çdo çast !
    Ti në atë mes si nje pranverë tjeter dukesh
    që largesisë ia shton mallin kete rast!

    Ç' mund te bej per ketë nderhyrje jete
    Te vdes nuk dua, pa ty s'jetoj!
    Me vargje mbahem , mërmëris ndër vete,
    Por, s'eshtë as zgjidhje , nuk eshte njesoj!

    Te kerkoj mendimin , dhe e marr shpjegimin,
    Jane shpresa qe me ngjallin ide.
    Ti kthehesh si Euridika qe e sjell agimin,
    Unë s'jam në gjendje si Promethe!

    I pres me ëndje te lexoj dhe vargjet
    se ti - di të besh me ato : Nje Panteon !
    Mos kujtojnë larot se mund te mbulohen pragjet !
    Ne zemren time do te jetosh gjithmon!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NDJEJ SHUMË MALL !


    Me behet sot se ndjejë shumë mall,
    Ca gjera jete - shumë më mundojnë !
    Dua t'i them, por s'kam aq fjalë
    mungesën në shpirt - të shpjegojnë !

    Prej asaj që ndjej, dhe lot me rrjedhin !
    - Keni pa ju shtegtarë që shtegtojnë ?
    - Po dallge në det - që hapin hedhin,
    ne breg shkëmbin - te takojnë ?

    Keni pa ju si ndizet zjarri,
    dhe djeg gjithcka që i del përpara !
    Ashtu ndizet malli - për Ty e dashur !
    Ne rima vargjesh kur del per gara!


    Me behet se asgje nuk mund te kthehet
    E di por, vargjet kurrë s'perëndojnë !
    Nese nje ditë do të nisë të rrëfehet
    Ky mall - per Ty do të blerojë !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    MEDITOJ...


    Meditoj se sa larg je prej ketu
    dhe them si me djeg aq shume nga largesia
    Sikur një çsat me ty te kisha jetu,
    Ku do te shkonin mendimet e mia!

    Do t'i perthante ajo dallge zjarri qe ndjej
    do t'i verbonte syte pamja jote magjike
    Me cilet rreze ndriçon ajo dritë në dej
    që më ben të çmendem nder vite!

    Si do të trokëllinte zemra kur buza
    te te puthte buzën, dhe ballin, dhe syrin ,
    ndoshta atë çast nga thellësia do të dilte muza
    të mbillte një lulefeniks per hirin!

    Çfarë jete kjo , sa e madhe largësia
    Le te shkojë ne dreç gjithë ky rrëmet meditimi
    Nëse një ditë mbes meit, e me mbulon verbësia
    Behu jehonë ti, te jetojë kushtrimi!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    GJITHÇKA NËN DRITHMA !


    Me ndizet malli si flaka e zjarrit ne kashtë
    Gjithçka nën drithma me than ngapak!
    Sikur një çast të ishim të dy bashke ,
    Çdo të fliste mendja ime për damarin pa gjak!

    E di se do të mugullonte lumturia si lulet
    E di se do te shtriheshte blerimi ne gjymtyrë !
    Do te ndodhte nga lartësia dhe Qielli të ulet
    Dielli e hana të të puthnin ne fytyrë !

    Ndaj e kerkoj çastin të rikthesh atë hare
    Ndaj e dua momentin të te kem pranë .
    Pa ty dhe ne vdeksha nuk kalbem ne dhe
    Pa ty nuk e dua jetën - edhe po te kam dynjane!

    Pa ty, e shkrova dhe serish ua bej me dije
    atyre qe lexojnë vargjet te mendojne çka them!
    Jam krejtësisht i vetmuar, jam si njeriu hije !
    - Qe e kerkon shpirtin çdo çast, në çdo vend !
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    NË URNËN E JETËS HESHT E MERMERIS !


    Tani qe jam shnderruar varr i gjalle
    Në urnën e jetes hesht e mërmëris !
    Do ta ndjejë Ajo se sa e dua vallë ?
    - Pa Të ! Kete jete e braktis!


    Nuk janë çaste qe duhet perballur !
    Nuk janë procedura per të bërë ironi !
    Është hidhërimi i Asaj - që është ngjallur,
    por mua, me djeg malli ! Ah! Pa Të behem hi!

    Une e di gjithe fillimin dhe fundin e di !
    Nuk bëj atavizma per shpallje e per betime !
    Nese kjo jetë nisi nga vaji , që të behem hi ,
    - do ta dua jetësisht , çdo çast, në shestime!


    S'është dashuria ime - bindje për shaka !
    Eshtë luftë shekullore , ku unë e dua roberine !
    Flamuri i dashurisë t' valvitet pa nda,
    per Ate që e desha - ma shume se Perëndinë !



    Une kalova shtigjeve të vdekjes , dhe në burg !
    Por nuk iu luta me klithmë : Më ndihmo o Zot !
    I ruajta keto çaste , sikur isha murg :
    - Të më vinte pranë e, t'i thosha se jetoja kot!

    T'i thosha shkurt : Të me sjell vdekjen !
    Me kusht : Emrin e saj te kish : Lamtumire!
    Ndersa diten e ringjalljes ta shuaja edhe etjen :
    - Me të dashuren time te isha i lirë !

    Se keto momente kur s'kam njeri pranë
    Jeten e kam varr e shpirti kurre s'më prehet!
    Hidhërimin që shfaqi, lotet qe i ranë :
    - Është malli im i madh - që n'vargje s'rrefehet...
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mermeritje deri ne shperthim, shperthim dhimbes i shpirtit poetik. I ndodhur kete mengjes mes vargjeve te tilla, ndjehem i mbushur me emocion dhe frymezim. Pershendetje dhe urime, mik!
    ----------------------------------------------
    Të krijosh domethënë...të krijosh.

  8. #68
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga gjakushi Lexo Postimin
    NDJEJ SHUMË MALL !


    Me behet sot se ndjejë shumë mall,
    Ca gjera jete - shumë më mundojnë !
    Dua t'i them, por s'kam aq fjalë
    mungesën në shpirt - të shpjegojnë !

    Prej asaj që ndjej, dhe lot me rrjedhin !
    - Keni pa ju shtegtarë që shtegtojnë ?
    - Po dallge në det - që hapin hedhin,
    ne breg shkëmbin - te takojnë ?

    Keni pa ju si ndizet zjarri,
    dhe djeg gjithcka që i del përpara !
    Ashtu ndizet malli - për Ty e dashur !
    Ne rima vargjesh kur del per gara!


    Me behet se asgje nuk mund te kthehet
    E di por, vargjet kurrë s'perëndojnë !
    Nese nje ditë do të nisë të rrëfehet
    Ky mall - per Ty do të blerojë !
    Gjakushi:
    Me pelqyen vargjet , si zakonisht!
    Vargjet per mallin qe nuk shuhet dhe per te pakethyeshmen jane si vete pikepjekja.

    me nderime per poetin e vendlindjes time,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    GJERSA TI EC ME SHPEJTËSI ...





    Ti në lartësitë e qiellit rend e largohesh
    Te arrish tek qellimi qe i ke vene vetes
    Unë ne heshtje pres kur te lajmërohesh
    T'ia shtoj shpresat jetës!

    Kur do te vish mendoj, gjersa ti ec me shpejtësi
    dhe nis mendimet te drejtoj: si je ? Çka ben ?
    Sikur t'kisha mundesi te te arrija ne ate lartesi
    te zbrisja pranë teje si nje shtrese ozon!

    Te te derdhesha mbi fytyren tende, mbi balluke
    Ne mushkerite e tua te arrijA si aromë !
    S'ka randesi se në atë rendje dallkauke
    frymemarrja jote do të ish pa jehonë !

    E ndjeje ketu keto çaste kur pres
    dhe drejtoj syte forumeve ku ka mbet ndjesia
    Jo! S'jetohet kështu ! Por kurrë nuk vdes
    Pa u kthyer ti të zhduket largesia !

    Ateherë do te isha njeriu qe mbijeton
    me plage nis nje jete , me kenge digjet si nur
    Se forca qe me vjen gjithçka me vegjeton
    te behem flakadan qe digjet si vajgur!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    JE BERE SIJAMEZE...



    E di se të bezdis kjo dozë trishtimi
    deshe të më japish zemër për qendrim !
    Ndaj vije pranë të më ngjallë gëzimi
    të mposhtja të jetës hidhërim!

    Ishe madheshtore, më shumë se ëmbëlsi
    i kujtoj ato rrjedha që hapën horizontin !
    Përpiqem vargut t'i shtoj filozofi
    sado klasik - t' synojë Piemontin!

    Të prekë lartesitë që u shëmbellejnë syve të Tu
    se prehem në thjerrëzat e shikimit !
    Më e mire se ujvara e Niagares per frymezimin,
    Ti rrjedha poetike në përmasën e shkrimit!

    Gjithkund e cdo çast pranë meje si ozon
    Je bërë Sijameze - kot na ndan largësia !
    Edhe nga zemra e nga syri kur loti pikon
    Blerohet e blerohet dashuria!
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Faqja 7 prej 18 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ndjeheni të vetmuar dhe larg....
    Nga Ina_19 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 02:05
  2. Dostojevski nuk ndihej i vetmuar
    Nga Fiori në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-05-2006, 19:23
  3. Të rinjtë, ujqër të vetmuar!
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-04-2006, 22:47
  4. Dashuria në dy kohë
    Nga whisper në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 329
    Postimi i Fundit: 13-04-2005, 13:31
  5. Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-08-2003, 14:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •