PERSE NDJEJË ZBRAZETIRË
Nuk e di perse të kerkoj, perse ndjej zbrazëtirë
ç'ështe ajo force rrembimi, ato fjalë mbarësie ?
I rikujtoj theniet të flak atë errësirë
mos me djeg malli me flake dashurie!
Nuk jam prej atyre qe harrojnë çka flasin
nuk jam somnabull qe netëve derdh lot !
Une e kam ndjesinë si yjet kur plasin
por ndriçojne ne shekuj e nuk shuhen dot!
Gjithcka eshte e tepërt, asgje s'me bind mua
Perendia ime mbetesh ! Te meditoj gjithësi !
Mjafton qe ne vargje behesh si rrjedha ne krua,
- acarit tim te shpirtit i mbjell blerim , ngrohtesi...!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
I NDERUR RAMADAN.
U ndeva r mrekulluar nga poezite tuaja.Cdo kush ka pak histori te jetes se vet ne keto poezi.
Emegjihtate pranvera perseri do t'vije,e do sjelle tjeter dashuri...
Urime dhe frymezim pa fund PRANVERA.
NE PRITJE
Me duket se do te vdes pa ty
me vrau mungesa qe nuk je ketë cast!
Sa here me lot lahem nuk e di ,
- me vdiq largesia qe s'te kam per rast!
I lexoj shkrimet qe behen me firmen tende
si lule cdo shkronje me lot e ujis !
Ku shkoj gezimi i shpirtit nga kjo mendje
sikur rrufeja i ra mbi plis !
Edhe lisit kur i bie , e shiton !
Ashtu jam une pse me mungon Ti !
Do te isha me ty i lumtur gjithmon
Kjo pritje me vret per ty !
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
NDJEVA MERZI !!!
Mungove ti !
Une ndjeva merzi !
Me cilin nje fjale te shkembeja ?
Të flisja ?!
Sa here hyredalje te kota si në herezi,
i beja -
por, asgje nuk nisja.
Ku me shkoj gjithë forca qe kam -
kur je ?
dhe flet -
ne tribunen e nje permase !
Nuk e di ?
Perse me vjen te hyje ne dhe ?
- Per ato caste qe s'fola - me plase!
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
UNË CA HERE LOTOJ...!
(Me rastin e ditelindjes se bijes sime Besiana
ne mungese te nenes se saj, me arriti enxhulli pasi
kishte ndjesine se jam i brengosur ! )
Ajo nuk arriti prej atje! Po ti si shenjti po!
Kisha nevoje te shpaloj ketë date si histori !
se jeta eshte si shpirti qe nganjehere do
te flase edhe per luftëra dhe per tirani!
Nuk flas per arenën e dyluftimit me armikun
Nuk shpaloj kushtrimin, jehonen e hatasë !
Kam deshirë te degjoj fjalet qe zgjidhen per mikun
qe i shton dhe shije ne jeten e sevdasë !
Ne linjen befasi - ti del per uratën,
Te kuptoj se behesh Gjithesi - keshtu si je !
- Te te marr nga dhimbja qe te mundon natën:
- Nimfa e qendresës - shumë force me le!
Me trokëllijne damarët, m'u shtua dhe nuri.
Tani jam i qetë , me ty shkembeva fjale !
Une ca here lotoj - por jam dhe si guri !
- Se ti behesh shenjt - kur me vjen si njalë !
Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 16-05-2009 më 15:58
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
NDOSHTA...
Në mendime , sonte, nuk kalova keq
nje nate e blerte u shtri mbi sy !
Kalonin gjithcka - te benin skeq,
po une kerkoja te te shikoj ty!
Ishte sfilate e gjate ajo ato caste
gjithe jeten e lidhete , i jepte kuptim !
Perse me dilje ti nëper ato raste
t'u fusish dhe vargjeve pak ledhatim ?!
Sa here me note trishtimi i ngjyrosa rimat
ti me buzeqeshje i flake : Jo s'ben ashtu !
I fshija - siç derdhet uji nga vrimat
dhe nisa te sjell vargjet ketu!
Nuk jam une gjithmon qe bej gabime
Edhe Ti e dashur, je ! Te them me fal!
Ne do e ndal per jete kete zemren time !
Por mua mos me thuaj ta ndal!
Ka dalë nga brendia dhe mergon cdo cast
I ka dhane mundësi dhe shpirtit te vuaj!
Neper rima qe dalin me kast
ka vene spiranca t'i ruaj!
Nuk e di! Perse keshtu te rri ne mendime ?
Perse me mungon e dua te te them shume fjale ?
Ndoshta qenka shkruar kjo jetë me tundime
te lidh shumë kuptime - dashuri te shpallë !
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
MANDATË ...!
Më ka mberthyer malli, dhe syte me lotojne
përse jeta ime e ketillë mbetet ne udhekryq ?
Sa here thashethenat mua më dëshprojnë,
sa herë vetvetes ashper i bej gjyq !
Dua te mbes i vetmuar, por nuk e bej dot
Me ka rrëmbyer një dallge me vrull e stuhi !
Jo! Nuk mundem kurrë - po perpiqem kot ,
Pa ia shkruar te gjitha - se : Per Te behem hi!
Prandaj, ku te kthehem ne kete vetëmi
ate e kam si engjell qe vejen ne mesnatë !
Kush mundet te me thotë se nuk ndjej dashuri
Pa Të ! Çdo çast ndjej mandatë !
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
SËRISH MEDITIMET !
Rinis sërish meditimet , per te hap nje shteg
më lidhet nyje fjala qe dua ta shpreh e shkruaj!
Perse pikëpyetjet me endin nga bregu ne breg
Si mbeta në furtunë gjithmon te vuaj!
Ditarit te jetës ia grisa fletët
si ujin nga shtamba kur e derdh ne rërë!
Me kanoseshin rimat se i prisha rrjetat
nga buzeqeshjet qe lexoj me permbyt të terë !
Eshtë prolog i udhekryqit, do te hap siparin
Le te mbetem Hamlet i cmendur ne kete rrugë !
Ne permbajtje te shtoj temën per ditarin
Per ty gjithmon ne stuhi ne acar e jugë...
KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË
Krijoni Kontakt