Close
Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 157
  1. #131
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1327 Data: 30.05.2006

    Pyetja: selam alejkum Hoxhe! Me intereson, ngase kam disa probleme familjare, a me lejohet mua qe te kerkoj nga bashkeshorti im i qe te jetoj vetem me te VECMAS, kjo ngase Allahu mua me ka udhezuar dhe familja e tij nuk me do andaj pritet qe te kem probleme. Nuk besoj se ėshtė gjunah, sepse kam lexuar se keshtu paska qenė edhe praktika e muslimanėve tė parė, ndėrsa tek njė hap i kėtillė qortohet shumė dhe ajo nuse etiketohet si jo e zonja e keshtu me rradhe.

    Pėrgjigjja:
    Ve alejkumusselam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
    Nuk te lejohet te kerkosh nga burri qe te jetosh vetem me te. Fillimi i jeteses duhet te jete bashke, e nese ata insistojne kunder teje per shkak te
    Islamit, atehere i lejohet burrit te ndahet nga familja, nese ato nuk deshirojne te respektojne deshiren e Islamit....
    Sa i perket jeteses, normalisht se jetesa i ndare nga familja e burrit (ketu kam per qellim familjet tona, ku gjenden edhe vellau i burrit edhe te
    tjeret, sepse vetem nena dhe babai i burrit, ata asnjeher nuk mundet te paraqesin pengese, pasiqe burri e ka obligim te kujdeset per ta), eshte
    baza, per te ikur nga shume harame qe mund te ndodhin ne jeten e njeriut, mirepo ndryshimet nuk duhet te ndodhin ne menyre radikale, por ne menyre
    etapore.
    Pastaj nga ana tjeter burri e ka obligim te kujdeset per babain dhe nenen e tij, kurse gruaja ta respektoje deshiren e burrit nese nuk eshte haram,
    andaj ne kete rast duhet te kujdeset edhe per familjen e burrit...
    All-llahu e di me se miri...

    Bekir Halimi, 30.05.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  2. #132
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 742 Data: 21.03.2001

    Pyetja: eselamunalejkum i dashr Hoxh. E besoj kaderin, caktimin por me intereson ta di se p.sh gjate luftes ne Kosove kafirar ma kane mbytur nje shoke e shume tjere d.m.th ka qene e caktuar por a eshte e caktuar kur kafirat masakrojn? me intereson te sqarosh rreth kesaj eselamajekum

    Pėrgjigjja:
    All-llahun e falenderojme, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin.
    Pa dyshim se cod gje ne gjithesi ndodh me caktimin e All-llahut.
    Edhe ne si besimtar e kemi prej bazave te fese te besojme, se te mirat dhe te kqijat na vijne prej All-llahut.
    Andaj edhe masakrimet qe u bahen muslimaneve, jane te caktuara nga All-llahu. Edhe ne te gjitha keto caktime ka te mira dhe urtesi e interes, mirepo jo gjithhere keto gjera ne i kuptojme.
    Per Me gjeresisht rreth kesaj teme mund te konsultosh kete material:
    http://www.albislam.com/hutbe/Hutbe.asp?NrHutbe=110


    Bekir Halimi, 15.04.2003
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  3. #133
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1358 Data: 10.06.2006

    Pyetja: 1.Pse lejohet robi dhe robresha nė islam? 2.Si e spjegon Determinizmin dhe Indeterminizmin?

    Pėrgjigjja:
    Vėlla i nderuar!

    1- Roberit domeos do te mbesin, andaj islami vetem e ka rregullur kete gje, ashtu qe askujt mos ti behet padrejtesi.
    Burim i roberve qe kurrė nuk mundet te ndalet eshte lufta, andaj ata do te mbesin vazhdimisht. Per kete ne islam, roberit vetem emrin e kanė tė keq, kurse realiteti i jetes se tyre eshte i barabarte me ate te zoteriut.
    Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka "porositur njerezit qe kane rober te sillen mire me ta, tu japin ushqim ate qe hane vet dhe ti veshim me ate qe veshen edhe ata".
    Pastaj Islami ka percaktuar disa rruge per te liruar rober, per disa gabime ka percaktuar lirim robi, si psh per mosrealizim te betimit dhe zotimit, per
    kontakt gjate menstruacioneve, per vrasje me gabim, etj.
    2- kaderi eshte nje ceshtje shume e ndishme, per te kuptuar kete gje duhet pasur kujdes dhe mos te flasim per fene e Allahut pa dituri.
    Per te kuptuar kete me mire, duhet lexuar librin e Ibėn Uthejminit "Bazat e besimit".
    Sidoqfte, ne do te mundohemi qė ta sqarojme pak: Dituria e All-llahut eshte absolute, Deshira e Tij eshte absolute, cdo gjė pėrveē Tij ėshtė e Krijuar dhe Ai ēdo gjė qė do tė ndodhė, e ka regjistruar. Ne me fjalėn kader e nenkuptojme vetėm kete te fundit, kurse i harojme keto te parat.
    Andaj Allahu nė bazė tė Diturisė, Dėshirės dhe Krijimit tė Tij absolut edhe i ka regjistruar veprat se si do te ndodhin, kjo asesi nuk dmth detyrim. Pra, pėr shkak se e din All-llahu ēka do tė veprojė njeriu edhe e ka regjistruar ate veper qe ai do ta beje.
    All-llahu e di me se miri.


    Bekir Halimi, 10.06.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  4. #134
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 201 Data: 26.12.2000

    Pyetja: selamunalejkum me intereson rrethe kredite kartes eshte e lejuar apo jo mbasi ketu ne usa kemi disa imame ti cilit jepin fetva se mudesh ta perdoresh. per letsimin eshume sendeve dhe mudesimin e lehte te biznesit. kurse ne e dime se kamata eshte haram. selamunalejkum

    Pėrgjigjja:
    Ve alejkum selam ve rahmetullahi ve berekatuhu
    Allahun e falėnderojmė prej tij falje dhe ndihmė kėrkojmė
    S'ka dyshim se kamata me tė gjitha llojet e saja ėshtė haram dhe nė kėtė ēėshtje ekziston konsensus i gjithė dijetarėve tė Islamit pėrgjatė historisė. Nga kjo nėnkuptojmė se assesi nuk lejohet bashkėpunimi me bankat qė punojnė me kamatė. Nė kėtė ēėshtje qėndrimet e dijetarėve janė ndarė nė dy taborė ekstreme, pala qė nė asnjė rast nuk e lejon kėtė lloj tė bashkėpunimit dhe pala tjetėr qė e lejon kėtė gjė nė ēdo situatė. Pas hulumtimit rreth kėsaj ēėshtje (qėndrimet dhe argumentet e palėve) dalim me rezymenė vijuese:
    1 – Duhet qė maksimalisht tė angazhohesh tė gjesh banka islame nė atė vende apo nė afėrsi nėse ka tė tilla, ose banka tjera qė kanė sektor qė bashkėpunojnė pa kamatė.
    2 – Poqėse nuk ke tjetėr rrugėdalje tė lejohet qė tė hapėsh xhirollogari nė bankat qė punojnė me kamatė pėr ta mbrojtur pasurinė tėnde nė rast kur je i bindur se e njėjta ėshtė e rrezikuar nėse ėshtė jashtė bankės. Allahu subhanehu ve teala thotė: " e Ai ju sqaroi juve se ēka ėshtė e ndaluar pėr ju, pėrveē kur jeni detyruar (atėherė edhe harami ėshtė hallall)." ( El – En'am: 119 )
    Njėkohėsisht themi se nga qėllimet parimore tė fesė islame ėshtė mbrojtja e shpirtrave dhe pasurive ngase ai qė ka pasuri dhe rrezikohet pasuria e tij qė nėnkuptohet edhe rreziku i jetės sė tij, qė tė mos vjen puna deri nė kėtė rrezik atėherė themi se e gjithė kjo tė lejohet duke u bazuar nė qėllimet parimore tė kėsaj feje. Kjo nuk vlen pėr personin qė pėr luksoze tė ndryshme apo pėr qėllime tjera tė ulėta e merė guximit qė tė hapė xhirollogari nė banka qė punojnė me kamatė.
    3 - Obligohesh me nxjerrjen e zekatit pėr tė hollat e deponuara nė bankė pėr ēdo vit nėse pasuria yte ka arritur nisabin ( sasia e duhur nė pasuri ).
    4 - Nuk tė lejohet ta lėsh kamatėn e tė hollave tė deponuara nė atė bankė qė tė mos i shfrytėzojnė qafirėt pėr qėllime anti islame ose pėr qėllime tjera, por tė hollat qė janė nga kamata duhesh marr dhe shpenzuar nė tė gjitha sferat qė ju sjellin dobi muslimanėve duke mos pėrfituar drejtpėrsėdrejti pronari i kėsaj pasurie.
    5 - E gjithė kjo vlen nė raste kur personi e ka patjetėr qė ta siguron pasurinė e tij nga kriminelėt ose tė ngjashmit nė tė kundėrtėn nuk lejohet.
    Kėto janė disa udhėzime qė duhet pasur parasysh gjatė bashkėpunimit me bankat qė kanė kamatė nė rraste kur ėshtė patjetėr e gjithė kjo, por mė nė fund themi se nė kėto ēėshtjet ndėrlidhen fetvaja dhe devotshmėria, fetvaja ėshtė se ky veprim lejohet nė raste tė patjetėrsueshme kurse nga devotshmėria ėshtė tė larguarit nga e gjithė kjo Allahu e din mė sė miri.


    Muharem Isamili, 02.05.2008
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  5. #135
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1202 Data: 04.03.2006

    Pyetja: Studenti qė studion jashtė vendit ėshtė i detyruar qė tė hollat e tij t’i vendos nė bankė qė punojnė me kamatė. Pėr kėtė gjė banka i jep pėrqindje tė kamatės. Pyetja ėshtė kėtij studenti ai i lejohet ta merr kėtė pėrqindje dhe ta shpenzon nė aspekte tė ndryshme tė mirėsisė (hajrit) sepse poqė se ato tė holla do t’i mbesin bankės ajo do tė pėrfiton prej tyre?

    Pėrgjigjja:
    1. Vendosja e tė hollave nė kėto banka nuk lejohet sepse ata do ta pėrdorin pasurinė tonė qė tė pėrfitojnė. Neve si mysliman nuk na lejohet qė bankave tė tilla t’u japim autorizim qė tė punojnė me pasurinė tonė.
    Nėse njeriu ėshtė i detyruar tė bėn njė gjė pėr shkak tė frikės reale pasuria e tij tė vjedhet ose pėr shkak tė mundėsisė, jeta e tij tė rrezikohet pėr shkak tė asaj pasurie, nė kėtė rast njeriut i lejohet vendosja e tė hollave nė bankė.
    Pasi qė tė hollat e tij janė tė vendosura nė bankė atij nuk i lejohet tė merr pėrqindjen e paraparė nga banka sepse nė kėtė mėnyrė ai bie nė kamatė e cila ėshtė e ndaluar.
    All-llahu, subhanenehu ve te’ala, nė Kur’an thotė: “O ju qė besuat, kinie frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata. E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė konflikt me Allahun dhe tė dėrguarin e Tij. E nėse jeni penduar, atėherė juve u takon kryet e mallit tuaj, askė nuk e dėmtoni, as vetė nuk dėmtoheni.” (El Bekare, 278-279)
    Ajeti qė pėrmendėm ėshtė i qartė nė ndalesėn pėr tė marrė diēka nga ajo pasuri.
    I dėrguari i All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, nė Arefe nė ditėn e tubimit mė tė madh tė myslimanėve nė kohėn e tij mė kėto fjalė i kėshilloi myslimanėt: Me tė vėrtetė kamata e kohės sė injorancės ėshtė e anuluar dhe kamata e parė tė cilėn e anuloj ėshtė kamata e axhės tim Abas ibėn Abdul Mutalib-in. (Muslim nr.1218)

    Nėse pyetėsi e parashtron kėtė pyetje: Nėse kėtė pėrqindje nuk e marr atė pėrqindje do ta merr banka e cila do ta shfrytėzon pėr ndėrtimin e kishave ose pėr armatim me tė cilin do t’i lufton myslimanėve?

    Kėsaj pyetje nė kėshtu i pėrgjigjemi:
    Unė me zbatimin e asaj qė mė ka urdhėruar All-llahu, subhanehu ve te'ala, nga vetja e kam larguar pėrgjegjėsinė sepse jam i urdhėruar ta zbatoj atė qė kėrkohet prej meje. Pasojat negative qė lindin prej kėtij veprimi nuk janė pėrgjegjėsia ime sepse urdhri i braktisjes sė kamatės (O ju qė besuat, kinie frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata…) pėr mua ėshtė mė primar.

    2. Nėse themi: Kjo kamatė tė cilėn ata ma japin a ėshtė prej pasurisė time do tė pėrgjigjem kėshtu: Ajo nuk ėshtė pasuria jote sepse ka mundėsi qė banka me pasurinė tėnde tė tregton dhe tė humbė. Pėr kėtė shkak pėr kamatėn tė cilėn ta jep banka nuk mundemi me siguri tė themi se ajo ėshtė fitimi nga pasuria ime sepse ka mundėsi qė banka tė fiton aq sa me jep, tė fiton mė tepėr se sa mė jep, tė mos fiton fare ose tė humbė nga tregtia me pasurinė time. Pėr kėtė shkak pohimi se pasuria ime pėrdoret pėr ndėrtimin e kishave ose pėr armatosje kundėr myslimanėve nuk qėndron.

    3. Nėse themi: Me marrjen e kėsaj pėrqindje ai bėn njė veprim tė cilin nė kėtė botė dhe Ditėn e Gjykimit do ta pranon si kamatė. Nėse puna qėndron kėshtu atėherė a mundet qė njeriu tė arsyeton kėtė punė pėr tė cilėn me siguri din se ajo bėn pjesė nė kamatėn e ndaluar me ndonjė dobi tė pėrgjithshme? Themi: Jo sepse bėhet fjalė pėr ndeshje mes tekstit tė qartė dhe analogjisė. (nė kėtė rast pėrparėsi i jepet tekstit-hiqni dorė nga ajo qė ka mbetur prej kamatės).

    4. Pohimi juaj se kjo pėrqindje do tė shpenzohet pėr kisha dhe armatosje a ėshtė detyrimisht i saktė? Nėse pėrgjigja ėshtė qė ky pohim nuk ėshtė detyrimisht i saktė, atėherė kemi rra nė ndalesė (haram) tė sigurt pėr tė parandaluar dėm i cili ndoshta ėshtė abstrakt (joreal) gjė kjo e cila logjikisht nuk mundet tė lejohet.
    Nuk lejohet qė njeriu tė bėn njė haram pėr tė parandaluar ndonjė dėm i cili ka mundėsi tė ndodhė dhe ka mundėsi tė mos ndodhė. Ėshtė shumė afėr mendjes qė banka kėtė pėrqindje ta pėrdorė pėr vete ose pėr t’i shpėrblyer tė punėsuarit e saj e jo detyrimisht pėr tė ndėrtuar kisha dhe pėr t’u armatosur pėr luftė kundėr myslimanėve.

    5. Nėse kėtė pėrqindje e merr duke pretenduar se do ta shpenzosh pėr ta pastruar pasurinė nė kėtė rast t’i e njollosė vetėn tėnde me njė veprim tė ndaluar pėr tė cilin pretekst e ke pastrimin e pasurisė tėnde nga ajo qė ėshtė e ndaluar nė tė. Thėnė ndryshe bėn haram pėr t’u larguar prej haramit. Papastėrtia nuk largohet me papastėrti sikurse urina nuk largohet me urinė. Kėtė gjė nuk e pranojnė parimet e fesė dhe logjika e shėndosh e myslimanit

    6. Ndoshta do tė thoni: Njeriu qė e merr kėtė kamatė ėshtė i bindur se do ta mund vetėn dhe do ta shpenzon nė dobi tė pėrgjithshme pėr myslimanėt. Si pėrgjigje tu themi: Assesi. Ka mundėsi qė njeriu nė fillim tė jetė i bindur se do ta shpenzon dhe pastaj kur ta sheh atė pasuri tė grumbulluar, miliona, qindra mija, tė bie nėn ndikimin e saj dhe tė ndryshon mendimin. Nė fillim ka vendosur ta shpenzon dhe pastaj tė ndryshon mendimin duke thėnė ta shikoj pak mė mirė qė nė fund tė thotė ta vendosi nė kasėn time. Njeriu asnjėherė nuk duhet tė jetė i sigurt nga kurthet e djallit dhe dobėsia e epshit.
    Mė ėshtė pėrmendur njė rast pėr njėrin prej koprracėve i cili njė ditė kishte hipur mbi kulmin r shtėpisė duke bėrtitur mė shpėtoni mė shpėtoni. Njerėzit duke iu pėrgjigjur thirrjes sė tij janė tubuar dhe i kanė thėnė: Ēfarė po ndodh o njeri? Ėshtė pėrgjigjur: E shikova pasurinė time dhe vendosa ta ndaj zeqatin. Kur e ndava mu duk shumė dhe fillova tė mendoj tė mos e jap zeqatin prandaj hipa mbi kulmin e shtėpisė dhe ju thirra tė mė shpėtoni nga ajo pasuri.

    7. Marrja e kamatės ėshtė pėrngjasim me ēifutėt tė cilėt All-llahu, subhanehu ve te'ala i kritikoi nė Kur’an duke thėnė: “Dhe pėr shkak tė mizorisė sė atyre qė ishin jehudi, dhe pėr shkak se penguan shumė nga rruga e All-llahut, Ne ua ndaluam (ua bėmė haram) disa (lloje ushqimesh) tė mira qė u ishin tė lejuara. Edhe pėr shkak tė marrjes sė kamatės edhe pse e kishin tė ndaluar atė dhe ngrėnies sė pasurisė sė njerėzve nė mėnyrė tė padrejtė. Ne kemi pėrgatitur dėnim tė mundimshėm pėr ata qė nuk besuan prej tyre” (En Nisa, 160-161)

    8. Marrja e kamatės dėmton Islamin dhe myslimanėt sepse tė diturit prej ēifutėve dhe krishterėve e din qė feja islame ndalon kamatėn. Nėse myslimanėt e marrin kamatėn ata (krishterėt dhe ēifutėt) do tė kanė nė dispozitė argument pėr moszbatimin e mėsimeve islame nga myslimanėt.
    Moszbatimi i mėsimeve tė fesė ėshtė pikė e dobėt pėr myslimanėt sepse mėkati ndikon jo vetėm nė dobėsimin e individit por edhe nė dobėsimin e shoqėrisė tė cilės i pėrket ai individ nė kėtė rast myslimanėt nė pėrgjithėsi.
    All-llahu, subhanehu ve te'ala, nė Kur’an thotė: “Ruajuni nga e keqja qė nuk i godet vetėm ata qė bėnė mizori…” (El Enfal, 25)
    Shebull pėr kėtė gjė i kemi as’habėt e tė Dėrguarit, sal-lallahu alejhi ve sel-leme, tė zgjedhurit e All-llahut pėr tė shoqėruar pejgamberin e fundit, tė cilėt nė luftėn e Uhudit bėnė vetėm njė gabim i cili ishte shkak i dėshtimit pas fillimit tė fitores.
    All-llahu, subhanehu ve te'ala, thotė: “…deri kur u dobėsuat dhe u pėrēatė ndėrmjet vete nė ēėshtjen e vendit (qė u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vėrejtėt atė qė e dėshironit (prenė e luftės)…” (Ali Imran, 152) ju erdhi ajo tė cilėn nuk e dėshiruat-disfata.

    Mėkatet kanė ndikim tė madh nė ngecjen e myslimanėve, nė dobėsinė e tyre si dhe nė arrogancėn e mosbesimtarėve ndaj tyre. Shembulli i Uhudit na flet pėr largimin e fitores pėr shkak tė mėkatit atėherė si kemi mundėsi t’i afrohemi fitores me gjithė kėto mėkate?
    Armiqtė e myslimanėve gėzohen me marrjen e kamatės nga ana e myslimanėve, edhe pse ky veprim nga ana tjetėr i mėrzit, sepse janė tė vetėdijshėm pėr dobėsinė e myslimanėve kur bėjnė mėkate.
    Kėto tetė dėme qė i pėrmenda ēdo njėra prej tyre mjafton si argument qė njeriu tė largohet nga kamata. Mendoj qė shumė pakė njerėz kėtė ēėshtje e kanė analizuar me vėmendje tė duhur e qė tė kuptojnė se mendimi mė i saktė pėr kėtė ēėshtje ėshtė mosmarrja e kamatės. Ky ėshtė mendimi qė unė e konsideroj tė saktė. Nėse ėshtė i saktė kjo ėshtė dhunti prej All-llahut e nėse ėshtė i gabuar ėshtė prej dobėsisė time.
    Argumentet qė i pėrmenda besoj se janė tė mjaftueshme pėr tė argumentuar mendimin tim.

    Pėrmbledhje tė mėsimeve dhe pėrgjigjeve nga xhamia e Qabės vėll.3 fq.386-390

    Muhammed Salih El Uthejmin, 04.03.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  6. #136
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1208 Data: 26.03.2006

    Pyetja: 1.Gjate kontrates sone me.... per disa vite me rradh na eshte ndalur nje shume e caktuar e te hollave pa deshiren tone kjo shume ka qene obligative dhe e percaktuar ne kontrate. Keto para te ndalura sigurisht qe kane qene te deponuara ne nje bank diku .... te cilat ne mundemi t'i marrim vetem pasi qe te nderprejme kontraten ..... Ne kete shume te konsiderueshme kuptohet qe ka edhe interes (kamate), atehere shtrohet pyetja se cka lejohet te behet me keto para te kamates, a lejohet keto para nga kamata te perdoren per qellime ne interes te xhematit si psh botimi i librave , kasetave, cd etj…. 2. A lejohet keto para nga kamata te perdoren per rregullimin e kanalizimit dhe banjos ne shtepinė e disa jetimėve? Shpresojme se nuk do te na keqkuptoni pasi qe zgjedhem kete menyre per te pyetur. Ju pershendesim…

    Pėrgjigjja:
    All-llahun e falėnderojmė kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij.
    1- Paratė e kamatės nuk lejohet tė shfrytėzohen pėr aktivitete direkte fetare, andaj mendimi mė i mirė ėshtė qė tė shfrytezohen pėr interes tė pergjithshem dhe kolektiv, sikurse edhe u pėrmend nė pyetjen e dytė, rregullimi i kanalizimit dhe banjos sė jetimėve....
    Sa i perket kamatės, kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk duhet lehtėsuar shumė, por duhet ikur asaj maksimalisht dhe duhet qėndruar nė distancė tė madhe prej saj...All-llahu e di mė sė miri!

    Bekir Halimi, 26.03.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  7. #137
    Pro diturise Maska e Gjelosh PRekaj
    Anėtarėsuar
    07-07-2008
    Vendndodhja
    N'rranjen e Rozafs
    Postime
    681
    Allahu te shperblefte moj vajze, na e knaqe shpirtin dhe zemrat.

  8. #138
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1212 Data: 15.04.2006

    Pyetja: selam alejkum hoxhė kisha me pyete diqka qe e di se eshte haram por cka me be, prindet e mi po dojn me hi ne KREDI. Jemi falije 4 antareshe e une dhe vllau nuk jemi dakord se nuk dojm mi shpalle lufte ALLAHUT, por nuk po dime cka me be. Arsyeja eshte me ble shpi me ato pare. Allahu ju shperbleft per punen qe e beni...

    Pėrgjigjja:
    Ve alejkumusselam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu
    Allahun e falėnderojmė kurse paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij.
    Ju duhet ti keshilloni dhe te kerkoni prej tyre qe mos ta bejne kete hap, se fundja me shume se kjo nuk keni ne disponim asgje, andaj nese ata nuk ju
    degjojne, se paku beni dua qe All-llahu tua zbut zemren atyreve dhe tua hap syte qe te kuptojne fene e All-llahut dhe demin e madh qe sjell kamata ne
    jeten e njerezve...
    All-llahu e di me se miri
    All-llahu ju dhashtė dije tė dobishme, vepra tė mira, besim tė shėndoshė,
    sukses dhe lumturi nė jetė.

    Bekir Halimi, 15.04.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  9. #139
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1319 Data: 29.05.2006

    Pyetja: Dėshiroj tė mar kredit nga banka, duke e ditur se e kam ndėrmend ta paguj vetėm kreditin, e jo edhe kamatėn, edhe nėse kjo na shpien nė ngadalsimin e kthimit tė kapitalit tė marrė pa kamatė. A ėshtė hallall kjo ose jo? Duhet ditur se unė jam nė borxh dhe I kam trokitur shumė derė. A lejohet kjo ose jo?

    Pėrgjigjja:
    All-llahun e falėnderojmė, paqa dhe bekimi qofshin mbi Muhammedin, alejhisselam.
    Ve alejkumusselam ve rahmetull-llahi ve berekatuhu.
    Kontrata pėr kamatė ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet. Nėse njeriu kontraton kontratė tė kamatės edhe nėse nuk dėshiron ta paguan kamatėn, nė origjinė ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet. Ai poashtu do tė detyrohet tė gėnjen nė kėtė drejtim, dhe nuk do ta pėrmbush kontratėn, tė cilėn vetė e ka nėnshkruar, ai ka hyrė nė marėveshje me bankėn se do ti paguaj kamatat, e pastaj do tė gėnjen.
    Domethėnė bie nė disa gabime:
    Njė: Hyrja nė kontratė tė kamatės, e cila nuk lejohet tė nėnshkruhet.
    Dy: Ti gėnjejė tė tjerėt, edhe kjo ėshtė e ndaluar dhe nuk lejohet, edhe nė qoftėse ėshtė nė borxhė, kjo nuk i lejohet, por duhet ti pėrdorė rrugėt e ligjshme pėr tė larė borxhin e vet.


    Dr. Halid ibn Ali el-Mushejkih, 29.05.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

  10. #140
    - \ I Am Muslim / - Maska e Xhenneta-Morina
    Anėtarėsuar
    25-03-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    468
    Numri: 1344 Data: 01.06.2006

    Pyetja: A ndalohet marrja e kredis nga banka?

    Pėrgjigjja:
    Nese ajo kredi nga banka, ka kamate ne kthim, ateher pa dyshim se eshte haram, sepse cdo gje qe lidhet me kamate, ne dhenie ose marje, eshte haram.
    Kamata eshte nje mekat shume i madh, te cilit All-llahi i ka shpallur lufte.
    All-llahu e di me se miri....


    Bekir Halimi, 01.06.2006
    \.....DITURIA ĖSHTĖ PASURIA E KĖSAJ BOTE KALIMTARE...../

Faqja 14 prej 16 FillimFillim ... 41213141516 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_nė_TR nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  4. Ismail Kadare flet pėr zhvillimet politike nė Shqipėri
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 02:36
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •