Me shikim verbues nuk të ndoqa
Dhe xheloz , s’u bëra ta dish,
Por, e pashë,papritur e poqa,
Largesën,që t’i, s’do të më vish.
Ajo shprehje nga doli pa ngjitur?
Ajo sjellje mbi syçka nga ra?
Ajo ditë si ditë e habitur,
Më shikonte dhe as gjë s’ më tha.
Përpiqesha…..Ku ishte gabimi?!
Gabimi që ndarje po sillte,
Në ndihmë më vinte mashtrimi,
Mashtrimi që s’donte t’ja dinte.
Ç’më duhen, faktet me fjalë?
Ndarjen e shikoja në sy.
Edi! Nuk jam më, si më pare,
U ndamë….,por arsyet, si di…..?!
Krijoni Kontakt