Close
Faqja 10 prej 110 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 1094
  1. #91
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Beogradi kërcënon Shkupin për njohjen e Kosovës

    Beogradi paralajmëron se do të tërheqë ambasadorin e saj nëse Shkupi njeh pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për median maqedonase ambasadori serb në Maqedoni, Zoran Popovic ka thënë se Serbia pret që Maqedonia të vazhdojë me politikën neutrale. Madje Popovic kujtoi se Beogradi ishte i pari që njohu emrin e Maqedonisë.

    SHKUP- Ambasadori serb në Maqedoni, Zoran Popoviç, deklaron se nëse Maqedonia do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve do të jenë shumë serioze. Në një intervistë për Televizionin maqedonas A1, sic citon agjencia e lajmeve shqiptare në maqedoni Ina, diplomati serb është shprehur se "Beogradi pret që Maqedonia të vazhdojë me politikën neutrale ndaj këtij problemi". Në pyetjen se çfarë hapash do të ndërmerrte Beogradi, nëse Maqedonia pranon pavarësinë e Kosovës, Popoviç ka thënë se Serbia ka qëndrim principal, “nga të gjitha vendet të cilat e pranojnë Kosovën, në një afat prej 48 orësh do t’i tërheq ambasadorët në shenjë proteste për shkak të mohimit të legjitimitetit dhe sovranitetit të Serbisë, si një shtet i tërë”.

    Fillimi i negociatave për demarkacionin e kufirit verior maqedonas me zyrtarët e Kosovës, sipas Popoviç do të thotë se Maqedonia në njëfarë mënyre e ka mohuar sovranitetin e shtetit serb në territorit e tij.

    Gjatë intervistës së tij ambasadori Popovic nuk ka harruar të kujtojë se në lidhje me cështjen e emrit Serbia ka qenë ndër të parat që e ka pranuar emrin kushtetues të Maqedonisë dhe se nuk dëshiron t’i acarojë marrëdhëniet me njërin fqinj, për t’i përmirësuar me një tjetër.

    (s.g/Ina/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #92
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH dënon incidentin mes tifozëve të Vardarit dhe Renovës

    PDSH në një konferencë për mediat ka dënuar incidentin midis tifozëve të Vardarit dhe Renovës, duke kërkuar përgjegjësi nga partia shqiptare në pushtet BDI.

    “Tash më është bërë praktikë që kur BDI është pjesë e Qeverisë rriten tensionet ndëretnike. Këtë e vërteton edhe incidenti që ndodhi gjatë ditës së djeshme në qytetin e Shkupit ku një ndeshje sportive u shndërrua në arenë dhune si nga ana e tifozëve të Vardarit, ashtu edhe nga ana e Organeve të Rendit. Sikur nuk mjaftoi brohoritja e tifozëve maqedonas me slogane anti shqiptare dhe djegien e flamurit kombëtar shqiptar, por kësaj iu bashkëngjiten edhe njësiti special i policisë “Alfa” të cilët rrahën, malltretuan në mënyrën më çnjerëzore si dhe burgosën simpatizantët shqiptarë të Renovës”, theksoi zëdhënësi i PDSH-së, Veton Ibrahimi.

    Partia Demokratike Shqiptare dënon ashpër këtë incident dhe apelon te organet e rendit që mos të përsëriten më incidente të kësaj natyre ku policia reagon ashpër dhe brutalisht vetëm ndaj njërit grup të tifozëve, e në këtë rast kundër tifozëve shqiptarë të Renovës.

    “Pyesim publikisht cili është roli i zv/ministrit të Punëve të Brendshme Xhevat Buçi apo edhe ai është vetëm një kukull e painformuar siç ndodhë rëndomë me funksionarët e BDI-së sa herë që ata janë pjesë e Qeverisë”, theksoi Ibrahimi.

    (INA)
    Sui generis

  3. #93
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Xhekson:SHBA nuk kanë ndryshuar politikën ndaj Maqedonisë

    Presidenti i Projektit për Demokraci në Tranzicion me seli në Uashington, Brus Xhekson deklaroi për televizionin A2 se nuk ka ndryshim të politikës amerikane ndaj Maqedonisë.

    “Mendoj se nga Samiti i Bukureshtit, SHBA-të nuk kanë ndryshuar politikën ndaj Maqedonisë dhe në shtator do të ketë presione plotësuese rreth OKB-së me qëllim që çështja e emrit të ketë zgjidhje”, deklaroi Xhekson, një lobist i çështjes maqedonase. Ai vlerësoi se duhet një zgjidhje e shpejt e kontestit të emrit midis Shkupit dhe Athinës.

    (INA)
    Sui generis

  4. #94
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rriten çmimet e karburantit

    Prej sonte në mesnatë rritet çmimi i benzinës për 1,5 denarë ndërsa i dizelit për 5 denarë, vendosi Komisioni Rregullator i Energjetikës.

    Me këtë vendim çmimi i ri i benzinës motorike MB-96 do të jetë 74,50, EUROSUPER-95 do të jetë 71,5 denarë, kurse EUROSUPER-98 do të kushtojë 72,5 denarë për litër.

    Lënda djegëse EURODIZEL (D-E IV) do të shitet për 67,50 denarë për litër, ekstra i lehtë për amvisëri (EL) 56.50 denarë për litër.

    Me vendimin e komisionit rregullator për energjetikë, çmimi me pakicë së mazutit rritet për 1,202 denarë për kilogram, M-2 tani shitet me çmim prej 35,640 denarë për kilogram.

    (INA)
    Sui generis

  5. #95
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti miratoi edhe dy ligje pa pëlqimin e opozitës

    Me ndryshimet e fundit në Ligjin e mbrojtjes vendim për dërgimin e pjesëtarëve të ushtrisë së Maqedonisë në misionet paqeruajtëse do të marrë Qeveria e jo si deri më tani Parlamenti i Maqedonisë.
    Ndaj kësaj reagoi opozita maqedonase, e cila votoi kundër. Sipas opozitës, kjo praktikë duhet të ndiqet pas anëtarësimit të vendit në Aleancën Veri - atlantike ndërsa edhe deri më tani Kuvendi i Maqedonisë vendimet e tilla i ka miratuar me konsensus të plotë .
    “Me këto ndryshime pamundësohet debat transparent dhe publik për një çështje shumë të rëndësishme për të cilën në shumë vende edhe bien qeveritë. Vlerësojmë se kjo është edhe një ndërhyrje në kompetencat e Presidentit sipas Kushtetutës, me që Ministria e Mbrojtjes, Qeveria, gjithsesi Parlamenti dhe Presidenti kanë kompetenca të ndara në mbrojtje. Vlerësojmë se ky nuk është standard dhe është kundër- kushtetues dhe shkel kompetencat që i ka Presidenti i shtetit, Parlamenti dhe Qeveria”, reagoi deputetja e LSDM-së Cvetanka Ivanova.
    Opozita votoi kundër edhe për ndryshimet në Ligjin për ndjekje të komunikimeve. Me këtë ligj rregullohen kushtet dhe procedurat për ndjekje të komunikimeve, mënyra e qasjes, ruajtja dhe shfrytëzimi i informatave dhe të dhënave të marra. Ky ligj u miratua me 81 vota pro dhe 15 kundër.
    “Grupi ynë parlamentar nuk do të përkrah këtë Ligj me që vlerësojmë se është antikushtetues dhe cenon të drejtat themelore të njeriut. Vlerësojmë se me këtë ligj thellë shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe me këtë projekt-ligj tejkalohen gjërat e lejuara me kushtetutë. Vlerësojmë se nga një ligj i tillë ekziston rreziku që Maqedonia nga shteti juridik të kaloj në shtet policor dhe në masë të madhe të kufizojë lirit e njeriut”, u ankua deputeti i LSDM-së Marjanço Nikolov.
    Parlamenti gjatë ditës së sotme me konsensus të plotë miratoi edhe Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative dhe Ligjin për procedurë kontestimore.

    Alsat
    Sui generis

  6. #96
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nxënësit e “Arseni Jovkovit” mbetën në rrugë

    Edhe pse nga ky vit shkollor arsimi i mesëm është i obligueshëm, nxënësit shqiptarë të Shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov” dhe atë mjekësisë “Pançe Karagjozov” sot nuk arritën të ulen në bankat shkollore.
    Edhe pse paraprakisht ishin njoftuar se problemi rreth vendosjes së 5 paraleleve shtesë të Shkollës së mesme ekonomike “Arseni Jovkov” është zgjidhur dhe do të transferohen në hapësirat e gjimnazit “Cvetan Dimov”, një gjë e tillë nuk ndodhi. Atmosfera ishte e tensionuar, prindërit e revoltuar kërkonin përgjegjësi pse fëmijët e tyre ngelën jashtë objekteve shkollore.
    “As atje as këtu. Nuk di ku të shkoj e të ankohem. Çfarë të bëj|, u anku një prind.
    “Nuk kemi qenë të informuar rreth ditës që është mbajtur provimi kualifikues, kurse ja sot mbi 50 nxënës kanë mbetur në rrugë”, shtoi I revoltuar një tjetër prind.
    Derisa autoritet e Shkollës së mesme ekonomike Arseni Jovkov thonë se problemi është zgjidhur me transferimin e paraleleve në “Cvetan Dimov”, këta të fundit thonë se nuk kanë hapësira për t’i pranuar 5 paralelet me mësim në gjuhën shqipe.
    “Vend nuk ka në objektin e ‘Arseni Jovkovit’, prandaj janë hapur pesë paralele në ‘Cvetan Dimov’. Tani ne nuk jemi këtu për të plotësuar dëshira, fundja prindërit kërkonin që fëmijët e tyre të mësonin në shkollën e mesme ekonomike dhe kjo u arrit, mendoj se për ta nuk duhet të jetë me rëndësi se në cilin objekt shkollor mësojmë. Mendoj se me rëndësi është që të mësojnë në drejtimin që e duan nxënësit”, tha Shaip Zeneli, përgjegjës i paraleleve shqip në “Arseni Jovkov”
    “Shumë të drejt kanë prindërit që revoltohen. Mirëpo në qoftë se vijnë te ne le ta dijnë se janë drejtu në adresë të gabuar, do të duhet ta zgjidhin problemin me ‘Arseni Jovkovin’. Unë nuk e dij se si mund të bëhen ato amvisë në shkollën tonë, unë nuk e di si mund të japin një deklaratë të atillë pa kurrfarë marrëveshje, unë nuk e di si mund të shpallin konkurs të pranojnë nxënës për ‘Cvetan Dimovin’, kurse kjo shkollë nuk ka hapësirë për ata nxënës”, u shpreh Avni Nuhik, përgjegjës i paraleleve shqipe në “Cvetan Dimov”
    Megjithatë ministri i Arsimit Pero Stojanovski edhe një herë ka premtuar se problemi me paralelet shqipe do të zgjidhet gjatë ditës së nesërme.
    “Në biseda me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe prindërve dhe menaxhmentit të këtyre shkollave është rënë dakord që prej nesër mësimi me disa ndryshime plotësuese të orarit të fillojë të realizohet dhe e njëjta është rënë dakord edhe me paralelet shqip në shkollën e mjekësisë ku paralelet shtesë me disa ndryshime të vogla të orarit të mësimit prej nesër të fillojnë me mësim”, ritheksoi ministri i Arsimit Pero Stojanovski.
    Gjatë këtij viti shkollor, mësimin e kanë vazhduar diku rreth 24 mijë nxënës në mbarë shkollat e mesme të vendit.

    Alsat
    Sui generis

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-01-2007
    Postime
    119
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin

    vec lufta e serishme i pastron kto pune

  8. #98
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Milloshoski:Njohja e Kosovës pa dëmtuar marrëdhëniet me fqinjët

    Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski deklaroi se Maqedonia do ta njohë Kosovën duke pasur parasysh në plan të parë interesat kombëtare.

    "Maqedonia do të sjellë vendimin në kohën dhe mënyrën kur ajo do të jetë më mirë për interesat kombëtare pa dëmtuar marrëdhnëniet e arritura me shtetet fqinje të rajonit", deklaroi shefi i diplomacisë, Antonio Milloshovski.

    Ai theksoi se Prishtina dhe Shkupi po intensifikojnë marrëdhëniet midis tyre dhe se po vazhdojnë procesi i përforcimit të tyre.

    Shefi i diplomacisë, Milloshoski këtë qëndrim e prezantoi para anëtarëve të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit të Maqedonisë, ku u shpalosën aktivitetet në planin e politikës së jashtme.

    Qeveria e Maqedonisë është e ndarë lidhur me çështjen e njohjes së Kosovës. BDI që është pjesë e koalicionit qeveritar në disa raste është deklaruar nëpërmjet reprezentuesve të saj qeveritar se njohja e Kosovës do të ndodhë shumë shpejt.

    Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti pranë komisionit parlamentar për politikë të jashtme deklaroi sërish se në një moment shumë të afërt do të ndodhë njohja e Kosovës nga Shkupi zyrtar. Sipas saj, procesi i njohjes shkon paralelisht me procesin e përcaktimit të kufirit midis dy vendeve.

    Në kuadër të këtyre debateve, PDSH opozitare do të paraqes një Rezolutë pranë Parlamentit të Maqedonisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    (INA)
    Sui generis

  9. #99
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PLD: Mbi 5700 nxënës të pa regjistruar në shkollat e mesme

    Partia Liberal Demokrate (PLD) njoftoi sot se mbi 5700 mijë nxënës kanë ngelur pa u regjistruar në shkollat e mesme.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës prej këtij viti ka aplikuar arsimin e mesëm të detyruar për të gjithë nxënësit që mbarojnë arsimin fillor në Maqedoni.

    Në rast se prindërit nuk regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën e mesme, atëherë ata do të përballen me dënime në vlerë prej një mijë euro dhe vepër penale.

    Sipas Ministrisë së Arsimit mbi 2500 nxënës kanë ngelur pa u regjistruar në shkollat e mesme, një pjesë e të cilëve nuk kanë shprehur interes për të vijuar procesin mësimor.

    (INA)
    Sui generis

  10. #100
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Kur ti besh 10000 postime do te hap nje teme te re per ty.
    ketu ka dallaver.
    ps. pash zotin mos i bo sonte 10000 se do shkoj me flejt.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drague : 01-09-2008 më 20:50

Faqja 10 prej 110 FillimFillim ... 891011122060 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •