Close
Faqja 110 prej 110 FillimFillim ... 1060100108109110
Duke shfaqur rezultatin 1,091 deri 1,094 prej 1094
  1. #1091
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: BDI vazhdon të terrorizojë administratorët


    Shkup – Konferencë për shtyp e Nënkryetarit të PDSH-së Valon Bela.
    Jemi të vetëdijshëm që kësaj qeverie po i vjen fundi por asnjëherë nuk e prisnim se kjo qeveri tani do të merr edhe hapin e radhës ku me këtë dëshiron të terrorizoj gjithë qytetarët.
    Kësaj radhe, BDI, terrorizon nëpunësit shtetëror. Tre ditë më herët, gjegjësisht me 11. Maj. 2011, BDI kishte ftuar arsimtarët e Shkollave Fillore dhe edukatoret e foshnjoreve në SH. F. “7 Marsi” në Shkup, që të aplikojë trysni politike mbi ata që lobojnë ndaj BDI-së, dhe mbushjen e sallës “Boris Trajkovski” me rastin e Konventës së tyre (që do të mbahet më 16.05.2011).
    Dje, BDI-ja, vazhdoj terrorin ndaj qytetarëve por kësaj radhe ndaj nëpunësve shtetërorë ku ata ftojnë publikisht, përmes sms-ve, citojmë: “Ju informojmë që më 14.05.2011, njësia zgjedhore Çair do të mbajë takime me punëtorët e institucioneve shtetëror në teatrin shqiptar duke filluar nga ora 17:00”. TAKIME ME PUNËTORËT E INSTITUCIONEVE SHTETËRORE??? Ky gjest tregon se në çfarë gjendje ndodhet BDI? Kjo tregon se ata janë në gjendje paniku dhe ajo që vlen të theksohet është si vijon:
    Të pamundur ti realizojnë premtimet e tyre, BDI-ja dëmton rëndë Kriterin e Madridit ku duhet të sigurohet administratë kompetente, efektive, përgjegjëse dhe e orientuar për shërbim të qytetarëve dhe jo për shërbim të BDI-së siç u dëshmua në këto sms. Ky qenka halli i integristëve që gojën e kanë përplot integrime evropiane kurse në fakt ata thyejnë jo vetëm kriteret e Kopenhagës por edhe atë të Madridit. Apelojmë deri tek qytetarët që mos të frikësohen, kurse ftesave të këtilla mos t’ju përgjigjen.
    PDSH ju siguron se pas ardhjes së saj në pushtet, askush s’do të mund ti dëmton nëpunësit shqiptarë të administratës shtetërore, të cilëve do t’ju sigurohet pavarësia, siguria dhe funksionimi i lirë.

    *Shqipmedia do të botojë të plota, pa ndërhyrje komunikatat dhe konferencat për shtyp të partive politike.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #1092
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ligji kundër diskriminimit në Maqedoni – me mangësi


    Amnesty International në pjesën e Maqedonisë ka fokusuar më shumë vërejtje sa i përket lirisë dhe të drejtave të njeriut, edhe atë diskriminimin, duke apostrofuar atë politik në institucionet shtetërore si dhe kushtet e vështira në burgje dhe institucionet psikiatrike, duke mos veçuar edhe këtë vit dobësitë në sistemin gjyqësor në Maqedoni që çon në moszbatimin e ligjeve.
    Mirjana Najçevska, ish-drejtuese e Komitetit të Helsinkut, thotë se kritikat gjithnjë e më të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar për mosdemokratizimin e shoqërisë në Maqedoni, janë pasojë e mostrajtimit me seriozitet të po këtyre vërejtjeve nga ana e politikë-bërësve, qofshin ata maqedonas ose shqiptarë.
    “Maqedonia gjatë 20 vjetëve të fundit nuk ka bërë as dhe një hap të vogël drejt zhvillimit të kulturës demokratike për t’i dëgjuar kritikat. Përkundrazi, kur bëhen vërejtje të këtilla në adresë të Qeverisë, aktivizohen një varg mekanizmash mbrojtës në vend se të detektohen problemet dhe të angazhohet me seriozitet t’i zgjidhë ato”, thotë Najçevska, aktiviste për të drejtat dhe liritë e njeriut.
    Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, thotë se shkalla në rritje e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut në vend, veçanërisht ka të bëjë me veprim selektiv të institucioneve ndaj rasteve që janë më të ndjeshme – diskriminimin, duke apostrofuar më pas dobësitë në administratën publike dhe sistemin gjyqësor të pareformuar.
    Memeti thekson se në Maqedoni, gjithashtu, është prezent dhe vetëdija e ulët, si dhe frika për të denoncuar rastet që cenojnë të drejtat dhe liritë e qytetarëve.
    ”Ne, si institucion do të bëjmë dhe një kampanjë se Avokati i Popullit ka për obligim t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut. Këtë do ta bëjmë duke pasur parasysh të dhënat se vetëm një numër i vogël përcaktohen për të denoncuar rastet kur janë shkelur të drejtat e tyre, këtë nuk e bëjnë qytetarët, sepse kanë frikë dhe njëherësh nuk janë të informuar aq sa duhet për të drejtat e tyre”, thekson Memeti.
    Në raportin e Amnesty International mes tjerash theksohet se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar një ligj kundër diskriminimit, por i njëjti nuk arriti t’i përmbushë standardet e BE-së, ngase në të nuk përfshihen të drejtat e njerëzve me orientim të ndryshëm seksual, njëherësh shumë pak reagohet edhe sa i përket diskriminimit politik.
    Por, me këtë konstatim nuk pajtohet Dushko Minovski, kryetar i Komisionit Shtetëror për anti-diskriminim.
    ”Vërejtjet në këtë drejtim nuk qëndrojnë, ne tashmë kemi trajtuar disa ankesa të llojit të këtillë. Ne, si komision, ekzistojmë, punojmë, i detektojmë pikat nevralgjike që kërcënojnë të drejtat e qytetarëve, njëherësh angazhohemi dhe për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për të luftuar diskriminimin”, shprehet Minovski.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #1093
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Fajon: Në qershor mekanizëm për pezullim të liberalizimit të vizave


    Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjmë më shumë që ta pengojnë keqpërdorimin e liberalizimit të vizave, deklaroi eurodeputetja Tanja Fajon në intervistën për gazetën novosadase “Dnevnik”.
    “Nuk mbeti shumë kohë për përmirësim të gjendjes. Është reale të pritet që Këshilli i ministrave i BE-së në qershor të konfirmojë mekanizëm për pezullim të përkohshëm të liberalizimit të vizave”, vlerëson Fajon.
    Sipas saj, se sa kohë ky pezullim do të jetë aktiv do të varet nga sjellja e vendeve në rajon.
    Fajon thotë se pas vendosjes së Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi, ndërsa më vonë edhe Shqipërisë dhe BeH-së në “listën e bardhë të Shengenit”, janë paraqitur rrjete kriminele të ciilët organizojnë udhëtime të azilantëve të rrejshëm në vendet e BE-së.
    Eurodeputetja sllovene thotë se zona e Shengenit do të ekzistojë edhe krahas problemeve dhe kërkesave të disa vendeve anëtare të BE-së për ndryshime radikale në marrëveshjen për vendosjen e saj, duke shtuar se Parlamenti Evropian vendosmërisht do t’i mbrojë rregullat aktuale të Shengenit dhe nuk do të mbështesë kurrëfarë revizione radikale.
    “Çdo debat për ndryshim të rregullave të Shengenit është absurd dhe i rrezikshëm, për shkak se liria e lëvizjes është themeli i të drejtave të njeriut në të cilën e ndërtojmë bashkësinë evropiane”, potencoi Fajon.

    Shqipmedia
    Sui generis

  4. #1094
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Është koha të ndërpritet diskriminimi


    PDSH fushatën e filloi në Kondovë, nga ku kreu i partisë Thaçi tha se është koha që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni
    Partia Demokratike Shqiptare me tubimin e mbrëmshëm në Kondovë, e shënoi startin e fushatës për zgjedhjet e parakohshme. Kreu i partisë Menduh Thaçi me këtë rast tha se është koha që të ndërpritet diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni.
    “Duke votuar PDSH-në votoni për të drejtat e shqiptarëve. Votoni kundër degradimit të shqiptarëve që po ndodh tri vitet e fundit. Sytë e shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria janë të drejtuar kah PDSH-ja, ajo të luftojë kundër degradimit të shqiptarëve që po duket në shpërndarjen e parave nga Buxheti, gjatë ndërtimit të kishave. Ky degradim do të ndalet më 5 qershor”, tha Thaçi. Ai më tej potencoi se shtylla e interesave të shqiptarëve janë Shkupi dhe Kumanova, për të shtuar se partia në pushtet BDI e ka ulur çmimin e shqiptarëve si popull dhe kjo, tha Thaçi, ka kontribuar në degradimin e tyre nga maqedonasit. Ai tha se e tërë aleanca kuq-e zi do të votojë kundër kësaj qeverie.
    PDSH i prezantoi edhe kandidatët në njësinë e parë zgjedhore. Bartësi i listës Bekim Fazliu tha se në shtet sundon diskriminim ndaj shqiptarëve. Ai më tej shtoi se Kondova nga ku po fillojnë do të jap kontributin maksimal për suksesin e PDSH-së në zgjedhje.
    Tubimi në Kondovë përfundoi me fishekzjarr, që edhe e shënoi fillimin e fushatës së PDSH-së, e cila do të zhvillohet me moton “Hajdeni me ne”.

    Shqipmedia
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •