Mbi 8 mijë policë trajnohen për zgjedhjet e 22 marsit
Ministria e Brendshme dje filloime trajnimin e 100 inspektorëve të policisë nga policia kriminale, të cilët do të jenë të angazhuar drejtpërdrejt në sigurimin e zgjedhjeve e ardhshme.
Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska theksoi se trajnimi i këtyre pjesëtarëve do të zgjas deri më 26 shkurt, ku policët po stërviten lidhur me përballjet me probleme eventuale në proceset zgjedhore dhe parandalimin e incidenteve.
Përveç trajnimit të pjesëtarëve të policisë kriminale, do të pasojë trajnimi i mëse 8 mijë pjesëtarëve të policisë, që do të fillojë në fazën e dytë të paraparë nga kjo ministri. Këto pjesëtarë do të jenë të angazhuar në sigurimin dhe vëzhgimin e qendrave të votimit.
Ambasadori i BE-së, Ervan Fuere i pranishëm në këtë ngjarje ka theksuar se zgjedhjet e 22 marsit janë kyçe për Maqedoninë dhe të gjithë pjesëmarrësit kanë rol të rëndësishëm për organizimin e zgjedhjeve të lira.
(INA)
Krijoni Kontakt