Këshilli për eurointegrimi kundër deklaratave të Gruevskit
Kryeministri Gruevski kërkon alibi për dështimet e politikës së tij kur fajson Greqinë se pengon anëtarësimin e vendit në BE, vlerësoi Këshilli nacional për eurointegrime.
Shumica e anëtarëve të këshillit nacional për eurointegrime kritikuan deklaratat e dhëna ditëve të fundit nga ana e kryemisnitrit se Maqedonia ka bërë gjithçka për anëtarësimin e vendit në strukturat euroatlantike por Greqia është ajo e cila pengon këtë proces. Kjo sipas tyre është vetëm kërkim i alibisë për mangësitë e bëra në këtë drejtim.
"Unë do të kisha dashur, ngjashëm siç përmendën edhe disa deputetë që tu bëj apel jo vetëm Qeverisë por edhe shumë politikanëve që kanë ndikim në opinionin maqedonas, se deklaratat e llojit, sa edhe sado që të punojmë do gjejnë arsye, vetëm që ta arsuetojnë veton e Greqisë, janë shumë kontraproduktive për shtetin tonë", tha kryetarja e Këshillit për Eurointegrime, Radmilla Sheqerinska.
Këshilltarja e presidentit të shtetit, Natasha Savova, tha se sikur të mos ishin serioze, deklaratat e kryeministrit do të ishin qesharake.
"Këto përplasje dhe këto deklarata kontradiktore edhe nga kryeministri jonë dhe ministrat, dhe nga përfaqësuesit e Komisionit Europian nga ana tjetër. Njëra palë thotë se i kemi përmbushur 75 përqind të kritereve ndërsa pala tjetër habitet dhe thotë se nuk është e kënaqur", tha Savova.
Ndërkaq zëvendëskryeministri për eurointegrime Ivica Bocevski tha se këshilli nacional duhet të ndihmoj këtë proces e jo të merret me politikë ditore.
"Historia na ka sjellë në këtë pozitë në të cilën gjendemi tani dhe historia është ajo e cila do të na gjykojë në bazë të asaj se si do ta udhëheqim këshillin. Në histori nuk ka vend për pikë të imta politike. Roli i Këshillit nacional nuk është aspak i tillë, por duhet të kontribuojë drejt procesit eurointegrues të Maqedonisë", tha Ivica Bocevski.
Edhe deputetja Boneva nga shumica parlamentare tha se dialogu politik funksionon në Kuvend, ndërsa kthimi i PDSH-së në institucionin ligjdhënës është çështje ditësh.
"Më vjen keq që PDSH-ja ende nuk është kthyer në parlament. Jam e bindu se në pyetje janë ditë kur PDSH-ja do të jetë pjesë përbërëse e kësaj përbërje nacionale dhe punës së Kuvendit", shtoi Silvana Boneva.
Kryetarja e këshillit nacional për integrime evropian kërkoi nga të gjithë pjesëmarrësit që me seriozitet ti qasen procesit të integrimit evropian duke dhënë secili maksimumin e tyre. Ndërkaq vërejtjet kryesore të cilat edhe do të përfshihen në raportin i cili do të arrijë në nëntor do jenë mos bashkëpunimi mes presidentit dhe kryeministrit, mungesa e dialogut politik, bojkotimi i Kuvendit nga ana e opozitës dhe moszbatimi i reformave në gjyqësor.
Alsat
Krijoni Kontakt