Close
Faqja 12 prej 110 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 1094
  1. #111
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Qeveria të zgjidhë problemet me arsimin shqip

    Partia Demokratike Shqiptare në një konferëncë për media kërkoi sqarime nga BDI se pse të rinjve shqiptarë nga Velesi edhe pas fillimit të vitit shkollor nuk ju lejohet mësim i në gjuhën e tyre amtare.

    “Shkollimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë, pra edhe qytetarëve shqiptarë. Me rastin e paraleles në mësim në gjuhën shqipe në Veles, kjo e drejtë kushtetuese për nxënësit shqiptarë të Velesit nuk vlen. Pyesim publikisht Ali Ahmetin dhe zv/ministren e Arsimit dhe Shkencës se pse të rinjve shqiptarë nga Velesi edhe pas fillimit të vitit shkollor nuk ju lejohet mësim i në gjuhën e tyre amtare?”, u tha sot në press- konferencën e PDSH-së.

    PDSH thekson se Qeveria zhvillon qajse selektive ndaj arsimit shqip në Maqedoni.

    “Nuk kemi asgjë kundër hapjes së paraleles dhe shkollës në fshatin Vitolishtë rajoni i Mariovës vetëm për një nxënës dhe për këtë arrihet që të motivojë materialisht mësimdhënësen që të udhëton çdo ditë nga 120 km, mirëpo na pengon qasja selektive e kësaj mase. Pyesim publikisht zv/ministren anonime të Arsimit dhe Shkencës, kuptohet nëse din të flet se: pse nuk përdoret e njëjta metodë për të motivuar materialisht edhe mësimdhënësit për paralelet në gjuhën shqipe në Veles?”, u theksua në press-konferencë.

    Partia Demokratike Shqiptare kërkon që urgjentisht të merren të gjitha masat nga organet kompetente që në afat sa më të shkurtë të zgjidhen të gjitha problemet me arsimin shqip, me këtë rast të përmbushen obligimet kushtetuese, pra të gjithë të rinjtë të shfrytëzojnë të drejtën për arsim në gjuhën e tyre amtare.

    Nga kjo parti theksojnë se nëse, Ali Ahmeti dhe BDI-ja nuk kanë aftësi që ti avancojnë të drejtat e shqiptarëve të paktën mos i dëmtojnë të arriturat e Partisë Demokratike Shqiptare.


    (INA)
    Sui generis

  2. #112
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    “Call and Surf”, oferta më e re e “Telekomit të Maqedonisë”

    “Call and Surf” është oferta më e re e hedhur në treg nga kompania “Telekomi i Maqedonisë”.
    Kjo ofertë përfshin mundësinë e re e cila në paketë, ofron shërbime në telefoni fikse si dhe internet.
    “Bëhet fjalë për një shërbim i cili për herë të parë përfshin në vete edhe navigim në internet si dhe biseda telefonike të cilat janë pjesë e paketës, dhe për të njëjtin shërbim nuk paguhet parapagim shtesë”, tha Dimitar Kovacevski nga “Telekomi i Maqedonisë”.
    Oferta e re kushton 1650 denarë dhe ajo përfshin 500 minuta bisedë telefonike falas e përfshirë në parapagim, si dhe 25 GB shërbim interneti. Pa shpënzimit të tyre bisedimet telefonike dhe internetike llogariten në bazë të çmimeve aktuale.
    “Kjo ofertë është e njejtë sikur të shkoni në ndonjë restorant dhe aty të keni llogari me çmim fiks dhe ju mund të hani sa të dëshironi. Ka shumë përparësi, kemi sjell një ofertë të re në Maqedoni e cila përmban shumë përparësi për konsumatorët”, deklaroi drejtori i “Telekomit të Maqedonisë” Nikollaj Bejkers.
    Në rast se parapagimi bëhet gjatë 4 muajve të ardhshëm deri në dhjetor të këtij viti, ofrohen edhe zbritje në çmimet e telefonisë ndërkombëtare deri më 30 për qind nga çmimi i regullt.


    Alsat
    Sui generis

  3. #113
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Parlamenti uli kriteret për t’u bërë prokuror

    Parlamenti miratoi ndryshimet në Ligjin për prokurorin publik me të cilat ulen vitet e përvojës për kandidatët e interesuar në këtë institucion gjyqësor.
    Opozita kundërshtoi ndryshimet, duke argumentuar se ulja e viteve të përvojës, do të ulte edhe cilësinë e punës së prokurorisë. Sipas opozitës, kjo ishte vetëm një marrëveshje e vjetër mes partnerëve të koalicionit. Por shumica tha se ndryshimet paraqesin implementim të Marrëveshjes së Ohrit dhe përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në Maqedoni. Po ashtu ndryshime identike janë bërë edhe në Ligjin për gjykatat të cilat janë të fundit që vendosin për dënimin e një vepre penale.
    “Kjo është marrëveshje politike mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Dëshmova me dokumente dhe me amendamente të dorëzuara më 27 dhjetor kur u miratua ky ligj...Amendamentet e njëjta kur BDI ishte në opozitë nuk u pranuan nga shumica e tanishme dhe e atëhershme VMRO-DPMNE”, akuzoi deputetja e LSDM-së Cvetanka Ivanova.
    “Pyes cili është qëllimi i marrëveshjeve dhe bisedimeve mes grupeve të ndryshme parlamentare dhe qëndrimeve të ndryshme, nëse jo që të arrihet deri në një marrëveshje të përbashkët edhe për palët në bisedime, por para së gjithash edhe për vet shtetin”, tha
    Blagorodna Duliq, deputete e VMRO-DPMNE-së.
    “Mendimi ynë është se në këtë moment nuk kishte nevojë për miratim të një ligji të tillë e veçanërisht të ulen kriteret. Megjithatë PLD çdoherë do të angazhohet për profesionalizëm, sa i përket funksioneve publike. Është e vërtet, që nuk kishte absolutisht nevojë për ulje të kritereve por është rezultat i lojërave dy vjeçare mes dy partive që tani formojnë koalicionin qeveritar”, theksoi Roza Topuzova Karevska nga PLD.
    “Përftimi i parë është hapja e mundësisë për të zmadhuar numrin e shqiptarëve në funksionin e prokurorëve publik në këshillat e prokurorisë dhe përfitimi i dytë ndoshta edhe më i rëndësishëm është shkurtimi afatit gjegjësisht i eksperiencës së punës i cili përpara përcaktohej si kriter gjegjësisht si parakusht për të kualifikuar për pozicione udhëheqëse në prokurorin publike”, nënvizoi deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti.
    Ndryshimet në Ligjin për prokurorinë publike, të cilat ishin propozuar nga BDI kur ishte në opozitë, u miratuan sot me 80 vota pro, 2 kundër dhe 10 abstenim. Në Maqedoni ka mbi 200 prokurorë prej të cilëve vetëm 9 janë shqiptarë.


    Alsat
    Sui generis

  4. #114
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Qeveria kërcënon EVN me gjobë

    Qeveria kërcënon kompaninë EVN me gjobë prej 18 milion euro, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara me marrëveshjen për shit-blerjen e kompanisë.
    Pas kundërshtrimit të EVN-së, të ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjin për energjetikë, qeveria i kërcënohet kompanisë së shpërndarjes saë energjisë, me masa drastike. Sipas paralajmërimeve nga qeveria, kompania austriake do të gjobitet me 18 milion euro, për shkak të mos realizimit të investimeve të parashikuara me marrëveshjen për shit-blerjen e saj. Nga EVN hedhin poshtë këtë paralajmërim, të cilin e quajnë shpifje pasi sipas tyre në sistemin e shpërndarjes asnjëherë nuk është investuar me këtë rritëm.
    "Nuk pajtohemi me këtë paralajmërim, EVN MAQEDONI investon në bazë të dinamikave të parashikuara. Në dy vitet e fundit është investuar në infrastrukturën moderne shumë më shumë se që është ivestuar në sistem gjatë dy dekadave të kaluara", deklaroi zëdhënsja e EVN-së, Lençe Karpuzovska.

    Nga EVN thonë se nuk dëshirojnë të besojnë se kjo është hakmarrje ndaj tyre, por pranojnë se qeveria vazhdon të punojë kundër interesave të kësaj kompanie.

    "Nuk do të dëshironim që ti shohim kështu punët, me të vërtetë qeveria është partner iyni dhe ne jemi të hapur për bashkëpunim për cilëndo cështje, por e dini se për dashuri nevojiten dy vetë", thekson zëdhënsja Lençe Karpuzovska.

    Nga EVN thonë se janë të hapur që për të gjitha cështjet, duke përfshirë këtu edhe ivestimet, të diskutojnë me qeverinë, por paralajmërojnë se në rast se qeveria merr një hap të tillë për të gjobituar kompaninë, ata do ti drejtohen për ndihmë juridike Gjykatës së Arbitrazhit, ashtu sic parashikon edhe marrëveshja për shit-blerje të kompanisë.


    Alsat
    Sui generis

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Hahahaahahahah po po lista vazhdon :

    thekthi - gjali i shijavajces per ndryshe gjali i shqiponjes se mahalles , i urojm shijes pune te mbar shtai mbas sifiri ene shijavajces i desherojm moslodhje ne pun , ashtau ashtau ajo nuk lodhet se a msau me kit muhallen ene xhi e ka ni te majr oshte si bleta puntore
    RaPSouL - privilegj oshte ta kesh ni njer si ki ne kataund , mburret i gjith fshati me ket njer , lum ne xhi e kimi mjerrrrrr dushmoni xhi se ka
    Dj_PiRoMaN - xhi tu thom o milet per ket njeri ma i kallet vetem xixa xhi nuk cet , cdo xho xhi mund te thujm oshte e tepert per ket njer , nuk ka fjal me xhi ta pershkrujsh ket
    LaCoSta - ki ref i pari ne muhallen e thekthit , kush kapercen ka dere kti e ka honger vlla , nazi me shocni jon te gatshem 24/7 per akcion (vjedhje te rond)

    mos na hike ceki urimi ta shfrytzojm rasitn ta pershendetim ene : jetonin,dritonin,bacin dhe bexhetin me shocni ,alsatiin,rokin,emirin,stivin,vllajn e stivit at te kalltin,xhemsin , mos e harrojm bari doktorin (perndryshe babaii biologjik i armendit se sherefin nuk e ka halis bab) eneeeeeeee ni urim special shkon direkt per QAMIL taxistin me TIKEN e vete simpatike qe ju deshirojm ni jet te gjat dhe te lumtur pa brenga hicccc amon hiccccccc

    joooooom dhaj tu cesh o mizi ahahhahahahahahahahahahahahahahaha


    p.s hajt ju boft majr sifiri ene zoti va boft kabull


    Tej gjalo mos ma bon nonen oruspej muhalle se de ta shpoj at mcusken lance xhi ma kije.

    (Aman "caric" pi muhalle e kina vetem nonen e Uckes) ajo ua ve kamen kejtve. Nese nuk beson e celim ni konkurs, ene i cesim calli e ka kujshifken ma te majr, aman garant jam xhi une fitoj me nonen e Uckes Hahahahahaha. (Ta mar ne krevin) Hahahahahahaha



    Citim Postuar më parë nga Armend Lexo Postimin
    Po po topi se lun ket muhabet.



    P.S KuSi, thekthi, Albanian^Boy ju 3 ini mizivirat ma te mdhi hehehehe taj RaPSouL mos i ngjo kto se kto ta dun te kecen se kto dun te jen si taj po sen bohen se je i pa parë ,shum mire je.
    SHUM BUKUR SHIKOHESH kujt i ke ngjar mamit apo babit
    je vertet nje tip teper i vecant (qe do te doja te jem haha) ta kam lakmi je njesh fare!

    Te mos harojm ne urim marin pjes edhe FILI me djem NEDIMIN(ma i kallet ne bot) dhe ARITONIN

    Hahahahaha ja ke kput krajen nafi cegranit per urime.
    Zemer shum bukur shikohesh, ahahahahahah



    O gjema, amon a e vini rue ju se ktij Rapsolit hic cari si ha per urimet tona xhi ina tu ja boe, as ni flm sna ka than ehuuuuu burr kishe kon ki be! Hahahahaa (Shtehi mos i dilni perpara ikni onesh se e ka fejt ne te pesten ka mar hov ene nuk ndalet, e shifni se vetem gaz, gaz ene postimet rafall i con hahahahaha)


    P.S Oj Ucka & Kusi, shejf neser te dalim ne fshatin olimpik te mledhim pak donacione kush te na ndejfe tja ngrem ni bust rapsoul legjendes te shkolla, ngat Skenderbeut ataj ku e ka vu qema. Hahahaha, Qema na ka dhon lejen per ndertim, vetem nja xhimc kubik beton duhet te marim te Baçi ene ti him punes



    E pershendesim rapsoulin me konjken , gaz gaz gazzzzzzzz hic pa krevina drejt naper ara. Hahahahah Turbo mashinaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa





    Gazzzzzzz , gazzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzz

    Tyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt

    Hahahahhahahahahahahahha
    Ndryshuar për herë të fundit nga no name : 02-09-2008 më 16:38 Arsyeja: Auuuuuuuuuuuuu Vdica be Hahahahahahahhahahahahahahahahahahhahahahahah
    #VamosArgentina

  6. #116
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Mizi mue me zateki saunde ene ma dha ni kafe ene me tha ta di per nder me ket xhi e ke bo , nauk se me ke nderau vetem mu po me ket gjest ke nderau kit shocnin ahahahahahah

    Sa per punen e betonit raj rahat se i thom Bacit aj ni mixer na bie pa merak.

    Aaaaaaaaa me ket kongen e Severines e ke kall vlla ahaahaahahaha , ket kongen kona majr Shija ta ngjoje se per shoferat e kamionit oshte
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Vdicaaaaaaaaaaaaaa



    Aman ta dije Rapsouli, se fest te madhe bon shocnia. Duhet te na dije per nder hahahahahah

    Muzika osht me b0le, nuk mbrajet ahhahahaha Aman ja kum gjudit se ki nuk e ndalen gazin hic vetem gazzzzzzzzz gazzzzzzzzzzzzzzzz ahhahahahahahha


    Shtehi , de i celim shishet e rakis ene de i ngrejm dollit per Rapin, nen sifejr kina vaket ahahhaha.

    Hajde ka ni shishe me konjken gassssssss gasssssssssssssssssssssssssssssssssssss

    Hajdeeee, hajdeeeeeee, turbo mashinaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Ndryshuar për herë të fundit nga ClaY_MorE : 08-09-2008 më 13:25
    #VamosArgentina

  8. #118
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Qe shoqnia e leshit o Kushtrim

  9. #119
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    Qe shoqnia e leshit o Kushtrim
    Per cilin Kushtrim ke fjalen se te dy kemi nje emer ?
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  10. #120
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    Per cilin Kushtrim ke fjalen se te dy kemi nje emer ?
    mireseerdhe ne forumin shqiptar o Kus.
    ballist tetove

Faqja 12 prej 110 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •