Close
Faqja 0 prej 110 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1094
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ndodhitë në Maqedoni 2008 - 2011

    Përshëndejte anëtarë të nënforumit të Maqedonisë dhe të Forumit Shqiptar.


    Në këtë temë regullisht do të njoftoheni reth ndodhive më të fundit në Maqedoni, pa marrë parasysh subjektin e tyre, politik,fetar apo argëtues, gjithcka që ka të bëj me Maqedoninë e ka vendin këtu.


    Poashtu në këtë temë janë të mirëpritur komentet tuaja reth cdo ndodhie ose lajmi që do të publikohet.


    Ju dëshirojmë lexim dhe debat të këndshëm.


    Me respekt stafi i Forumit Shqiptar.


    Ju flm
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gruevski: Vendimet e presidentit të çuditshme dhe kontradiktore

    Kryeminstri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski edhe sot reagoi ndaj vendimit të presidentit maqedonas për mos dekretimin e 55 ligjeve të cilët u miratuan nga shumica parlamentare në mungesë të opozitës.

    Gruevski tha se sqarimet e presidentit për mos dekretimin e ligjeve të miratuara në Parlamentin e Maqedonisë janë të çuditshme dhe kontradiktore.

    “Më duket i çuditshëm dhe befasues sqarimi se mosprezenca e opozitës është arsye për mos dekretimin e ligjeve” , theksoi Gruevski.

    Kryeminstri bëri paralele me të kaluarën duke thënë se nga periudha ‘94-97 në Parlament nuk kishte opozitë, por edhe atëher u miratuan shumë ligje të cilët presidenti Gligorov i nënshkruante.

    Ai përkujtoi se edhe në vitin 2002 kur VMRO DPMNE-ja ka bojkotuar punën e Parlamentit janë miratuar dhe dekretuar ligjet nga presidentët e atëhershëm.



    (INA)
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vazhdon polemika mes Gruevskit dhe Cërvenkovskit

    Sqarimet e Presidentit për mos-dekretimin e ligjeve të miratuara në Kuvendin e Maqedonisë janë të çuditshme dhe kontradiktore. Kështu deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski.

    Ai përkujtoi se edhe në kohën kur VMRO DPMNE-ja ka bojkotuar punën e Parlamentit janë miratuar dhe dekretuar ligjet nga presidentët e atëhershëm Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.

    “Më duket pak e çuditshme sqarimi se mosprezenca e opozitës është arsye për mos - dekretimin e ligjeve, të themi në periudhën ‘94-98 kur nuk kishte opozitë në Parlament u miratua edhe Ligji për privatizim, i cili mijëra njerëz i la pa punë dhe shumë pak njerëzve të fuqishëm u mundësoi që me pak para të vijnë deri te kapitalet e mëdha kështu që çfarë duhet të bëjmë tani ta pezullojmë ligin apo çfarë të bëjmë? Pra këto janë vendime kontradiktore të Cërvenkovskit”, tha kryeministri Gruevski..

    Presidenti Cërvenkovski nuk dekretoj disa nga ligjet që miratoi Parlamenti në mungesë të opozitës me qëllim të kthimit të deputetëve të LSDM-së dhe PDSH-së në punën e Parlamentit.

    Ky veprim i tij u kontestua nga shumica parlamentare, e cila ende pa marrë zyrtarisht shkresën e Presidentit se nuk do t’i dekretojë këto ligje thirri, seancë tjetër në të cilën miratoi për të dytën herë ligjet në fjalë.

    Këtë rivotim Presidenti Cërvenkovski e quajti jo legjitim dhe shkelje të Kushtetutës ndërsa kryetari i Parlamentit Veljanovski thotë se ka vepruar në bazë të Kushtetutës.


    Alsat
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Bislimi: Ndryshimet kushtetuese në BIM paraqesin akt kriminal

    Muftiu i Shkupit Taxhedin Bislimi i ka quajtur krim ndryshimet e fundit të Kushtetutës së BIM që i bënë kryetari i këtij institucioni bashkë me disa nga muftinjtë në RM-së.

    Bislimi ka thënë se ndryshimet në fjalë janë bërë duke i anashkaluar aktet normative dhe organet tjera legitime të këtij institucioni fetar.

    “I nderuar Kryetar dhe ju të nderuar muftinj, të cilët morët pjesë në këtë ceromoni vetdëfrimi, kur ju, ose ne të gjithë si prijës të organeve dhe institucioneve të BFI-së i shkelim aktet normative edhe atë Kushtetutën, me çfarë ndërgjegje do të kërkojmë nga të tjerët ta respektojnë atë..!”, i shkruan muftiu i Shkupit Bislimi kryetarit të BIM Sulejman Rexhepi.

    “Kur muftinjtë të mbledhur me vetëdije se nuk kanë të drejtë kushtetuese i japin vetës të drejtën e ndërrimit të Kushtetutës, atëherë pse mos të mbledhen 10 apo 15 imamë që janë anëtarë të Kuvendit të Muftinisë e t’i shkakrojnë muftitë nga posti”, shkruan në letrën e tij Bislimi.

    Muftiu i Shkupit gjithashtu i ka quajtur qesharake deklaratat e Sulejman Rexhepit se janë bërë ndryshime të një në Kushteute inekzistente. “Si mundë të mos ekzistonte kjo Kushtetutë kur ju z.Sulejman Rexhepi u zgjodhet Reisul Ulema në bazë të kësaj Kushtetute dhe kjo Kushtetutë ju dha legjitimitetin të veproni”, shkruan Bislimi i cili përkujton krerët e BIM se Kuvendi i Bashkësisë Islame ekziston, ka mandat, përbëhet nga 51 anëtarë të zgjedhur në mënyrë legale, nga 13 muftijntë e Bashkësisë Islame, dhe të vetmit legjitim për ndryshimin e Kuhsteutës së Bashkësisë Islame e ka Kuvendi. Myftiu Bislimi në fund të letrës u ka apeluar kolegëve të tij që të gjejnë forcë dhe ta kthejnë siç thuhet normativën atje ku e ka vendin dhe të fillojmë të funksionojmë dhe veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe akteve tjera normative të këtij institucioni fetar.

    Muftiu i Shkupit Bislim ishte muftiu i vetëm i cili nuk mori pjesë në mbledhjen në Kondovë ku u bënë ndryshimet e fundit të Kushtetutës së këtij instiutucioni fetar.

    Ndaj ndryshimeve kushtetuese në BIM dhe ndaj kryetarit të këtij institucioni, ka reaguar edhe muftiu i Resnjës.


    Alsat
    Sui generis

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Gjuha shqipe zyrtare në tërë territorin e vendit

    Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) i ka shpërndarë zyrave diplomatike projekt-ligjin e saj për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë, informon agjencia e lajmeve INA.

    Projekt-ligji i PDSH mundësonë përdorimin e barabartë të gjuhës shqipe me ate maqedonase, sipas modelit të Kosovës, ku serbët si popullësi prej rreth 8 për qind kanë gjuhën e tyre zyrtare në tërë territorin e vendit, krahas gjuhës shqipe.

    Sipas projekt-ligjit të përgaditur nga ekspertë të kësaj partie, krahas gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare, gjuha shqipe do të jetë zyrtare në të gjitha nivelet e pushtetit qendror dhe lokal.

    Me propozim-ligjin e ri kërkohet që seancat parlamentare të udhëhiqen në gjuhën shqipe,ministrat shqiptarë të përdorin dhe të komunikojnë në gjuhën shqipe, të gjitha materialet në ekzekutvi dhe legjislativ të jenë në gjuhën shqipe, komandat udhëheqëse në ushtri dhe polici të jenë edhe në gjuhën shqipe. PDSH kërkon që gjuha shqipe të përdoret në të njejtin nivel me gjuhën maqedonase edhe në gjyqësor dhe prokurori.

    PDSH vlerësoi se ligji i miratuar nga maxhoranca aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI është antishqiptar dhe nuk është konform marrëveshjes së Ohrit dhe kushtetutës.
    Kjo parti opozitare bëri të ditur se pas pushimeve do t`ia dorëzojë Parlamentit, projekt-ligjin e saj për zyrtarizimin e gjuhës shqipe.


    (INA)
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    JA TE VËRTETAT E SHITJES SË INTERESIT SHQIPTAR NGA ANA E BDI-së

    Faktet janë kokforta, ata vërtetojnë se BDI-ja nuk përfaqëson interesin e shqiptarëve

    Për të qenë korekt dhe serioze, duke i’a lënë propagandën e fëlliqur oponentit tonë, preferojmë që përmes fakteve të shprehim indinjatën tonë të thellë ndaj manipulimit të BDI-së me interesat shqiptare. Së këndejmi, etja për pushtet, amoraliteti, mashtrimi dhe manipulimi me votën e popullit janë treguesit e vetëm të BDI-së. Ata nuk vendosin asnjë kusht për të qeverisur, por pranuan të gjitha kriterët e vendosura nga Nikolla Gruevski. Për pasojë pyesim publikisht BDI-në dhe Ali Ahmetin:

    - pse nuk guxojnë ta përmendin njohjen e shtetit të Kosovës?
    - pse bënë pazar në kurriz të popullatës shqiptare të Kërçovës?
    - pse pranuan qeveri duke anashkaluar cështjen etnike?
    - pse pranuan marrëveshje pa zyrtarim të gjuhës shqipe?
    - pse pranuan marrëveshje, pa kushtin e sjelljes se ligjit për familjet e dëshmorëve dhe invalitet?
    - pse pranuan marrëveshje duke harruar premtimet ndaj elektoratit?
    - pse pranuan marrëveshje duke suspenduar ligjin për simbolet?

    Ne vend të përgjigjeve, janë të mjaftueshme faktet: BDI-ja shiti interesat kurciale të shqipatërve vetëm për të qene në pushtet.

    Pika e dytë që përbën kulmin e marrëzisë dhe lajthitjes se BDI-së janë faktet e mëposhtme:

    - BDI-ja e ekzaltuar qe e mori Gruevski ne pushtet, iu bind urdherave qe e cenonin interesin kolektiv te shqiptareve
    - ata votuan rregulloren famekeqe te parlamentit
    - ata votuan ligjin diskriminues te gjuhes shqipe
    - ata votuan ligjin me antishqiptar atë të natalitetit ku përfitojnë vetëm maqedonasit
    - ata votuan uljen e buxhetit per Marreveshjen e Ohrit
    - sic e kanë nisur ata do të votojnë cdo ligj që nuk përputhet me interesat shqiptare vetëm të qëndrojnë në pushtet



    Gurra
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia nuk pritet të hyjë në BE para vitit 2012

    Çështja e emrit, mungesa e dialogut politik si dhe parregullsit që ndodhën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të vonojnë bisedimet e Maqedonisë për anëtarësim në Bashkim Evropian.

    Ky është arsyetimi i Komisionit Evropian (KE) në raportin që në nëntor duhet t'i dorëzohet qeverisë së Maqedonisë.

    Në një përmbledhje mbi vendet aspirante për hyrjen në Bashkimin Evropian, e të transmetuar nga televizioni prestigjioz botëror “BBC”, thuhet se "vlerësimet e komunitetit ndërkombëtar për Maqedoninë vazhdojnë të jenë gri dhe si refren të konkluzioneve mbi zhvillimet e brendshme politike, mungesën e efikasitetit të luftës ndaj korrupsionit, mungesën e dialogut politik, si dhe funksionimin e administratës shtetërore, në fakt politizimin e saj”.

    Edhe pse raporti përfundimtar i Komisionit Evropian nuk përmban një datë të saktë për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në BE, spekulohet se kjo mund të ndodh në vitin 2012. Ajo që më së shumti bie në sy, sipas BBC-së, është se ashtu sikur vetoja e Greqisë për në NATO, e njëjta do të vazhdojë edhe për anëtarësimin në BE-në.

    Maqedonia, sipas komunitetit ndërkombëtar, po ashtu nuk e ka hequr ende ngadalësimin e implementimit të reformave në shumë sfera. Vendi, siç raporton BBC, vlerësimet e Brukselit po ecë shumë ngadalë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe reformave në gjyqësi e polici.


    (INA)
    Sui generis

  8. #8
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Në Strugë filloi mbrëmë Festivali “Këngë Jeho”

    Në Strugë mbrëmë u hapë edicioni i 17-të i Festivalit të këngëve dhe valleve popullore “Këngë Jeho”, me pjesëmarrjen e shoqërive dhe ansambleve artistike nga trevat shqiptare.

    Dita e parë e festivalit filloi me parakalimin e shoqërive kulturorore artistike nëpër sheshin e qytetit.Kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko e shpalli të hapur edicionin e 17-të, duke nënvizuar se “Këngë Jeho” tashmë është krijuar në festival mbarëkombëtarë tradicional, ku po shpalosen vlerat dhe opusi i kulturës shqiptare.

    Festivali u hap me një kollazh artistik ku kishte valle, këngë dhe kostumografi ilire, ku u shpalos edhe flamuri kombëtar me përmasa të mëdha.

    Natën e parë të festivalit interpretuan amatorët e Shoqërisë Kulturo Artistike (SHKA) "Shpresa" nga Veleshta, "Drita" nga Livadhia, SHKA "Shqiponjat", nga Kaçaniku dhe Ansambli Akademik i Universitetit të Prishtinës, ndërkaq mysafire e natës së parë ishte këngëtarja e talentuar, Dorina Vinca.

    Natën e sontme të Festivalit do të shpalosin programet e tyre SHKA "Emin Duraku" nga Shkupi, "Valët e Liqenit" nga Ladorishti, "Xheladin Zeqiri" nga Tetova dhe një ansambël nga Librazhdi, ndërkaq do të interpretoj edhe këngëtari Etem Skifteri.


    (INA)
    Sui generis

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    OJQ-të protesta kundër presidentit Cërvenkovski

    Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Drejtësia dhe shteti i së drejtës” paralajmëroi protesta kundër vendimit të presidentit Cërvenkovski për faljen e kryetarit të Strumicës, Zoran Zaev.

    OJQ-të ditëve të ardhshme do të organizojnë grumbullimin e nënshkrimeve kundër vendimit të presidentit për abolicionin e kryetarit të komunës së Strumicës dhe nënkryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Në disa qendra janë paralajmëruar edhe protesta në mbrojtje të së drejtës dhe institucioneve të sistemit.



    (INA)
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ushtarët maqedonas përdornin hashish në Afganistan

    Tre ushtarë maqedonas që janë pjesë e misionit ndërkombëtarë ushtarak ISAF në Afganistan do të deportohen në vend për shkak të përdorimit të drogës të llojit hashish.

    Lajmi bëhet i ditur nga gazeta Veçer, e cila bën të ditur se tre ushtarët në bazën ushtarake në Kabul në fillim ishin vënë në kontrolle mjekësore për përdorim të alkoolit, por më pas kontrollet e hollësishme kanë nxjerrur rezultatet se ata ishin edhe përdorues të drogës të llojit hashish. Ata ishin zbuluar nga forcat amerikane në kuadër të këtij misioni ushtarak ndërkombëtarë ISAF në Afganistan. Ndaj tyre janë ndërmarrë masa sanksionuese nga komisione disciplinuese ushtarake, ndërsa është urdhëruar edhe deportimi i tyre në Maqedoni. Shtabi i përgjithshëm i Armatës së Maqedonisë ka përgënjeshtruar një lajm të tillë, por duke mos dhënë hollësi për rastin dhe duke kërkuar spjegime plotësuese nga Ministria e Mbrojtjes.

    Pjestarët e Ushtrisë së Maqedonisë janë pjesëmarrës në misionin ndërkombëtare ISAF të NATO-s në Afganistan që nga vitit 2002. Rreth 127 ushtarë të këmbësorisë, 3 oficerë dhe 4 pjestarë të shërbimit mjekësor veprojnë në kuadër të trupave amerikane në zonën e Kabulit.


    (INA)
    Sui generis

Faqja 0 prej 110 FillimFillim 121050100 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Ndodhitë në Maqedoni
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Bardhyl Mahmuti Ndihmon Opoziten Shqiptare Ne Maqedoni
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 06:06
  4. Intervistë: Hoxha i Prizrenit (Samidin Xhezairi)
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-07-2006, 19:20
  5. ISH - ANETARET E UCK-se I BEJNE VESHTRIM KONFLIKTIT NE MAQEDONI
    Nga tear-drops në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 00:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •