Vdekja dashurise i trembet!
Nuk do te ulja veten asnjehere aq poshte,sa te kerkoja nga ai meshire.E kam dashur shume dhe e dua akoma por edhe per kete nuk do ta lejoja qe te me ulte akoma,ashtu siē ka bere....
Kjo qe kam une eshte nje semundje qe te shkaterron.Duhet nje dashuri e zjarrte,e sinqerte qe ta perballoje gjithe kete stres e gjithe kete dhimbje!
Jo.. ai duhet te vazhdoje rrugen tij,pasi imja po mbaron....
Ndjej brenda vetes nje frike qe me pushton,me ngurteson dhe me tmerron.Fshij lotet qe me bien mbi tastiere...fshi ato qe me rrjedhin aq zhurmshem e aq rrjedhshem neper faqe.
Nuk dua te mendoj per asgje!!
Po shtrengoj ne gji dashurine qe ndjej per ate njeri,i cili me ben te jem kaq e deshperuar.Dua ta fsheh kete ndjenje si gjene me te ēmuar qe kam pāsur ne jeten time.Nje ndjenje qe dua ta mbaj ashtu ngrohte,te paperdhosur nga ato qe mund te ndodhin me vone...
Nje ndjenje qe ndoshta nje dite do me japi force,qe do me tregoje se jeta eshte e bukur..Se ne jete mund te ndodhin gjera te mrekullueshme per te cilat ja vlen te jetohet.
E imagjinoj te ulur diku larg.....dhe syte me mbushen me lot!
Sa here e kam pare ne kete menyre!!!Sa here figura e tij me ka mbushur me ngazellim te papermbajtshem..
Dhe ēdo here qe e shikoj,ndjej se e dua me gjithe shpirt,se me mungon me shume se ēhiqem,se per mua eshte ai vete,personifikimi i ēdo gjeje te bukur,i vete jetes...
Dua ta shikoj nje here nga larg,te ēmallesha me te,ta adhuroja ne heshtje duke qare e qete ate qe me humbi...
Cfare krimi bera valle qe me hodhen tutje me kaq rrembim?!
Valle e meritoja kete ndarje thjesht per nje kapriēio te tij ose nje mosdashje e te thenit "e vertete"!?
Pse kaq injorim?
Sa dhimbje qe ndjej brenda vetes...Gjate ketyre diteve,megjithese e dija qe ishte e pamundur,kam shpresuar se do te ndodhte nje mrekulli qe ne te ishim serish bashke.Por tani e ndjej se ka mbaruar vertet!!
Nuk kam per ta patur me kurre prane vetes....Sa shkaterruese dhe tiranike kjo dhimbje!
E dua marrezisht .Gjer ne pafundesi.
Si nje muzike e bukur do kujtoj syte e tij,si nje imazh qe ndoshta do ta marr me vete kudo qe te shkoj,ne ēdo vend,ne ēdo kohe...
As vdekja nuk do me ndaje nga ata sy.Sepse syte dhe zemra ime jane te mbushur plot me dashuri.Dhe vdekja dashurise i trembet....
Krijoni Kontakt