Close
Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 262
  1. #31
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Trishtim....

    Nuk dua me te degjoj per tradhetite,ndarjet,per mosbesimet,fyerjet,per divorcet,per mallkimet!
    Jam e ngopur deri ne fyt me kete shthurje te njerezve qe kerkojne me ngulm diēka qe te jete ndryshe nga ajo qe jetojne,te jete ndryshe edhe pse ajo qe kane mund te jete me e vyer...
    Jam e lodhur me njerezit qe nuk mendojne per te ardhmen,e lodhur nga gjithēka qe ben e pandergjegjshmja dhe ēmenduria!
    Me perpara mendoja se te gjitha femrat jane te dlira nga natyra dhe kerkojne nga jeta vetem qetesine e tyre shpirterore,por eshte krejt e kunderta...
    Meshkujt mundohen te perfitojne dhe ato bien pre.Si nje gjah i majme qe me kalimin e kohes e humbet vleren dhe nuk ka perse te ekzistoje.
    Po a mund te vdese nje femer vetem pse dashuria e saj ka vdekur?
    Ndoshta!
    Edhe sikur te jetoje nga jashte ne veten e saj ka nje pjese te vdekur e cila do ta mbaje ftohte per gjithe jeten...
    Ka nje pjese te saj te ngrire cila i kerkon me ngulm qe te beje nje operacion e ta heqe se me kalimin e kohes do zmadhohet gjithmone e me shume gjersa te behet aq e madhe sa mendimet te hasin ne ajsbergun e zemres dhe te mos ekzistojne me!
    Sa shume do doja qe brenda nje nate te vetme te njihesha me te gjitha femrat qe ishin si mua....Ti takoja,te bisedoja me to dhe pastaj te flija!
    Te flija aq gjate sa qe kur te zgjohesha te isha ne nje bote tjeter dhe ne vend te meshkujve te sotem te ishin ca qenie te tjera qe dine te duan dhe te respektojne me shume,meshkuj te afte te luftojne dhe te mbrojne brishtesine e femrave.
    Por sot jam e lodhur,kurse neser.....
    Neser se di!
    "Carpe Diem"

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e alda09
    Anėtarėsuar
    08-02-2008
    Vendndodhja
    a casa
    Postime
    1,327
    DI-ANA une dallohem si person qe harroj shpejt emrat dhe fytyrat(amnesi e lehte) por me ju ka ndodhur ndryshe sepse te kam fiksuar si femer qe i kendon bukur dashuris dhe dhimbjes.
    (jo te gjithe e kemi kete dhunti dhe pse te gjithe dashurojm) por me vjen keq qe shpeshhere i jep jetes tende ngjyrime Blu,do me behej qejfi qe jeta jote dhe ti te mernit ngjyrat me te ndezura dhe te bukura, te buzeqeshni e lumturoheni derisa te pushtonit dhimbjen. e ke degjuar shprehjen,"te tregoj hallet e mia harron ato te tuat"? Nuk ka njeri vetem te suksesshem ne jete jemi te perzier midis te bardhes dhe te zezes.
    Te uroj vetem te mira ne jete.

  3. #33
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga alda09 Lexo Postimin

    Te falenderoj shume Alda dhe e di qe ke shume te drejte.Do mundohem ti kem parasysh keshillat e tua ne lidhje me jeten dhe me shkrimet duke i dhene "ngjyra te ndezura" ashtu siē ti me keshillon.
    Te uroj dhe une gjithe te mirat e kesaj bote dhe lumturi pafund.

    Respekte Alda
    "Carpe Diem"

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    diana
    njeriu i forte duket ne aftesine e tij per tu ringritur nga reniet, vuajtjet dhe te shohe perpara per te miren e tij dhe te njerezve qe e duan dhe i do. nuk eshte e thene te harrosh te shkuaren per te ecur perpara. mund ta shohesh ne sy dhe ti thuash "jam krenare qe jam sjelle ashtu sic jam sjelle ne ato momente sepse ashtu e ndjeva dhe ti nuk mund te me mposhtesh dot sepse edhe nqs me ke lenduar ta kam lejuar vete me sjelljet e mia dhe jam shume e ndergjegjshme per kete. tani MJAFT nuk te lejoj me te me lendosh mua dhe njerezit qe dua sepse e kam marre vete veten ne dore dhe nuk ka njeri te me shkaterroje."
    kujto nje shprehje:
    nuk ka njeri ne bote ti meritoje lotet e tu. te vetmit qe i meritojne nuk do te te lejojne kurre ti derdhesh.

    Shpresoj qe te jesh sa me mire dhe shijoje sa me shume jeten sepse asnje minute qe kalon nuk mund te kthehet prapa.

  5. #35
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nuk e di....

    Me duket se kam kaluar ne nje depresion te thelle!
    Nuk arrij te kuptoj se si arrin stresi te shkaterroje njerezit ne kete menyre!
    Ne fillim i mbyll,u heq buzeqeshjen,me pas i fut ne vetmi,i bluan,i persekuton,u thur endrra,vegime,haluēinacione,i somnanbulon,pastaj ua servir atyre qe kishin mbyllur syte per gjendjen e tyre ne fillim.
    Dhe e di ē'fare eshte me e keqja?!
    Se njerezit nuk arrijne te kuptojne se sa pak e vlefshme eshte te merziten ne kete jete.
    Te varfer,te pasur,te dashuruar,te zhgenjyer,me lot,te ngazellyer.....te gjithe drejt nje porte do te sulemi ne te ardhmen.
    Vetem vdekja na pret....
    Nje sipar i denje i formuar nga balta dhe qe i kthehet baltes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 10-06-2008 mė 19:21
    "Carpe Diem"

  6. #36
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Nuk e di....

    Me duket se kam kaluar ne nje depresion te thelle!
    Nuk arrij te kuptoj se si arrin stresi te shkaterroje njerezit ne kete menyre!
    Ne fillim i mbyll,u heq buzeqeshjen,me pas i fut ne vetmi,i bluan,i persekuton,u thur endrra,vegime,haluēinacione,i somnanbulon,pastaj ua servir atyre qe kishin mbyllur syte per gjendjen e tyre ne fillim.
    Dhe e di ē'fare eshte me e keqja?!
    Se njerezit nuk arrijne te kuptojne se sa pak e vlefshme eshte te merziten ne kete jete.
    Te varfer,te pasur,te dashuruar,te zhgenjyer,me lot,te ngazellyer.....te gjithe drejt nje porte do te sulemi ne te ardhmen.
    Vetem vdekja na pret....
    Nje sipar i denje i formuar nga balta dhe qe i kthehet baltes.
    Cfare Stili... , si te Romeo e XHuljeta.. ."betohem per driten e henes qe argjenton gjethet e pemeve.........., betohem......, " s me kujtohet me si vazhdon.
    Ke bere shume permiresime, Diana, por kujdes se mos ti vjedhin si poezite e dikurshme.Jetojme ne epoke praktike. Ndoshta s do te behej vone!Mund te ishte me mire ndoshta keshtu !
    Por ndoshta mund te jete te nje menyre e te qeni qe bazohet me shume mbi te mirat shpirterore , dhe intime se sa ato materiale. Ne fakt poeteve , dhe artisteve u mjaftojne pak ajer i paster dhe disa copa letre per te qene te lumtur.
    "Mercedes"-i , i tyre , apo potenca e tyre nuk eshte sundimi mbi njerezit, apo makinat, por nje poezi e bukur, nje liber i rendesishem, muzike origjinale ,apo ku ta di une.
    N q s e ndien veten ne kete kategori, mos u terhiq , sic e shikon , vleresimet nuk mungojne, por ne vend te te shkaktojne kenaqesi shpitreroe, te cojne ne depression.
    Duhet te jete gje e veshtire te shkruash ! Ti kombinosh fjalet, te kuptosh gjykimin e te tjereve, dhe shpesh mund te vihesh ne siklet nga vleresimet e tyre. Ndoshta kerkon shume nga vetja , por mendoj se ajo qe ka rendesi eshte te te pelqeje ajo qe ben, pasi ben pjese ne qenien tende, jeten tende. Mendoj se depresioni jot mund te jete dhe rezultat , ndoshta, i nje fraxhiliteti te brendshem ( femrat keshtu duken , delikate, por dhe te komplikuara).
    Megjithe ate urime Diana!
    La vida es un carnaval

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ke te drejte brandon, por me lejo te shtoj dicka. Depresioni i shprehur me kaq bindshmeri nga DI ANA, nuk mbetet ne njetrajtshtmerine e tij vepruese, qe con ne renie me te thelle shpirterore. Per mendimin tim, DI ANA, ndersa shfaq shenjat e depresionit, pasojat e tij, kalon ne nje lloj revolte zgjuese, nepermjet nje gjuhe artistikisht dhe filozofikisht te realizuar. Behet keshtu sa e besueshme, aq dhe mesazhuese per lexuesin. Kjo eshte bota shpirterore dhe mendore e DI ANA-s, gjithmone konstatuese, analizuese, revoltuese dhe krijuese njekohesisht.

  8. #38
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga gesti_7 Lexo Postimin

    Nuk ka njeri ne bote ti meritoje lotet e tu. te vetmit qe i meritojne nuk do te te lejojne kurre ti derdhesh.
    Shpresoj qe te jesh sa me mire dhe shijoje sa me shume jeten sepse asnje minute qe kalon nuk mund te kthehet prapa.
    Pershendetje Gesti...

    Te falenderoj shume per gjithēka.
    Sa e bukur,e drejte dhe sa optimiste shprehja jote me siper.
    Te uroj dhe une te kesh jeten qe meriton,nje jete te mbushur vetem me bardhesi dhe me lumturi.

    Respekte Gesti

    Diana
    "Carpe Diem"

  9. #39
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga brandon Lexo Postimin
    Cfare Stili... , si te Romeo e XHuljeta.. ."betohem per driten e henes qe argjenton gjethet e pemeve.........., betohem......, " s me kujtohet me si vazhdon.
    Ke bere shume permiresime, Diana, por kujdes se mos ti vjedhin si poezite e dikurshme.Jetojme ne epoke praktike. Ndoshta s do te behej vone!Mund te ishte me mire ndoshta keshtu !
    Por ndoshta mund te jete te nje menyre e te qeni qe bazohet me shume mbi te mirat shpirterore , dhe intime se sa ato materiale. Ne fakt poeteve , dhe artisteve u mjaftojne pak ajer i paster dhe disa copa letre per te qene te lumtur.
    "Mercedes"-i , i tyre , apo potenca e tyre nuk eshte sundimi mbi njerezit, apo makinat, por nje poezi e bukur, nje liber i rendesishem, muzike origjinale ,apo ku ta di une.
    N q s e ndien veten ne kete kategori, mos u terhiq , sic e shikon , vleresimet nuk mungojne, por ne vend te te shkaktojne kenaqesi shpitreroe, te cojne ne depression.
    Duhet te jete gje e veshtire te shkruash ! Ti kombinosh fjalet, te kuptosh gjykimin e te tjereve, dhe shpesh mund te vihesh ne siklet nga vleresimet e tyre. Ndoshta kerkon shume nga vetja , por mendoj se ajo qe ka rendesi eshte te te pelqeje ajo qe ben, pasi ben pjese ne qenien tende, jeten tende. Mendoj se depresioni jot mund te jete dhe rezultat , ndoshta, i nje fraxhiliteti te brendshem ( femrat keshtu duken , delikate, por dhe te komplikuara).
    Megjithe ate urime Diana!

    Pershendetje Brandon...

    E kuptoj thelbin e te gjitha atyre qe me shkruan dhe me beso qe jane shume te vlefshme.Ndonjehere fjalet duhet te thuhen ne nje menyre teper direkte,per te zgjuar tjetrin,duke e shkundur dhe ne te njejten kohe duke e nxitur te vazhdoje rrugen!
    Te verteta te gjitha keto qe me thua...
    Ndjeshmeria ime ka qene dhe do te ngelet gjithmone.Kemi lindur te tille Brandon dhe mendoj se keshtu vdesim nje dite.
    Mendoj se shkrimi dhe poezia jane miqte e mi me besnike...shkruaj kudo,vetem shkruaj,hidherim,gezim,gjithēka...dhe te betohem qe jane shume me te afta per mua kur i lexoj sesa seancat qe mund te bej te nje psikolog...
    Nuk kam kerkuar gjera te medha ne jete....po te pakten poezia dhe shkrimi nuk me kane lene kurre vetem..
    Flm per te gjitha Brandon.

    Respekte Brandon

    Diana
    "Carpe Diem"

  10. #40
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Ke te drejte brandon, por me lejo te shtoj dicka. Depresioni i shprehur me kaq bindshmeri nga DI ANA, nuk mbetet ne njetrajtshtmerine e tij vepruese, qe con ne renie me te thelle shpirterore. Per mendimin tim, DI ANA, ndersa shfaq shenjat e depresionit, pasojat e tij, kalon ne nje lloj revolte zgjuese, nepermjet nje gjuhe artistikisht dhe filozofikisht te realizuar. Behet keshtu sa e besueshme, aq dhe mesazhuese per lexuesin. Kjo eshte bota shpirterore dhe mendore e DI ANA-s, gjithmone konstatuese, analizuese, revoltuese dhe krijuese njekohesisht.
    Poet i nderuar ...

    Dua te te falenderoj per mbeshtetjen qe me ke dhene gjithmone ne shkrimet e mia,keshillat,vleresimet dhe frymezimin e patur nga leximi i poezive te tua.
    Me ke kuptuar shume mire...Kjo eshte bota ime Mondishall,e tera dhe e bera,nuk mund ti shtoj asgje me teper.
    Flm dhe nje here dhe suksese te metejshme ne fushen e krijimtarise.

    Respekte Mondishall

    Diana
    "Carpe Diem"

Faqja 4 prej 27 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •