Close
Faqja 13 prej 27 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 262
  1. #121
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga hajla Lexo Postimin

    O Zot perse njerzit e tille,duhet qe te vuajn ne kete bote,perse valle...?!
    sa shum do doja qe e tere lumturija e kesaj bote te bjen mbi Ty e dashura dhe shum e shtrenjta moter shqiptare*DI_ANA*!
    Prandaj nga zemer uroj qe Zoti te begatoj me deshirat me te mira qe ke per vete,sepse Ti je vetem nje *Engjull*qe ke nevoj per ni dashuri te qilter shpirtrore..e jo me shum.

    Ndaj te persh,dhe te perqafoj forttttt

    me shum respekt
    Hajla Rugovase
    Pershendetje edhe respekte per ty e nderuar Hajla.

    Eshte e vertete qe arrin nje moment ne jete ku ne te cilen vuajtja eshte teper e madhe dhe e padurueshme per njeriun...
    Nuk jemi te zotet te komandojme ndjenjat,nuk jemi te zotet qe te mos duam dhe te falim te gjitha ato qe kemi ne zemer..!
    Nuk jemi te zotet te largojme zhgenjimin....nuk jemi te zote te detyrojme te na duan ne pafundesi...nuk jemi te zotet per te tjeret...po ama jemi te zotet e vetes!
    Jemi ata qe japim,qe kemi dhene dhe qe do te japim gjithmone!
    Cfare mund te japi me shume nje engjell?!
    Nuk e pengojme lendimin dot,as une,as ti dhe as dikush tjeter....e di perse?!
    Sepse prandaj eshte krijuar zemra...


    Te falenderoj nga zemra dhe te perqafoj fort duke te uruar gjithe kenaqesite dhe bardhesite e kesaj bote,ju dhe familjes tuaj.

    Diana
    "Carpe Diem"

  2. #122
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga angelina o2 Lexo Postimin
    DI_ANA e dashur,
    Duke te lexuar ty kupton se nje nje grua me bote te madhe,nje njeri i jashtezakonshem!
    Ke aftesine per ti kthyer mendimet e tua ne fjale,ne nje menyre teper direkte dhe lakuriq te te shprehurit.Une te inkurajoj qe ti japesh jete krijesave te tua,mos i li thjesht ne letra dhe mos u trego aq shume zemergjere duke i botuar ketu.
    Ti ke nje force te madhe brenda teje,nje pasion e dashuri qe i ngjan nje vullkani ne ereksion.Lejoji atij te shpertheje dhe mos mendo shume per demet qe do shkaktoje.

    Ke mirenjohjen dhe respektin tim te thelle.
    Pershendetje mikja ime...

    Te falenderoj shume per kurajon dhe pergezimet qe me jep..
    Desha te shtoja qe fillimet e mia ne te shkruar i kam bere pikerisht ne kete Forum dhe me ane te tyre,kam shprehur ne menyre te plote dhe teper te sinqerte gjendjen emocionale ne te cilen ndodhesha.
    Nuk e di a i ngjan nje vullkani qe shperthen apo qe eshte shuar kjo forca ime,por di e dashur qe kam shume per te shkruar...shume per te thene!
    Me ke ndihmuar shume me keto fjale dhe do i kem parasysh.

    Te perqafoj miqesisht

    Diana
    "Carpe Diem"

  3. #123
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Udhekryqe qe perseriten vazhdimisht....

    Vetem me fytyra te ndryshme,me rroba te reja,me lukun e kohes.Por cuditerisht eshte e njejta gje,e njejta filozofi qe vrapon per te gjetur hyrjen,i njejti trup qe shkaperthuret ne epshin homonal te krijuar nga mendja...
    Cuditerisht eshte e njejta deshire pasionale e feminizuar qe ledhatohet nga jashte,por nga brenda kerkon te bertase dhe et ulurase,te kafshoje,te shtrengoje,pastaj te shtrihet e qete,sipas nje ekstaze imagjinare.Jeta eshte njetrajtesisht e ndryshueshme..!!
    Me shume te ben te merzitur sesa te lumtur,gjithsesi si te shkalluar ne i themi vetes se kjo eshte vete lumturia!Nuk e dime a eshte menyre per te mbijetuar,apo vete mbijetesa i nenshtrohet nje harrimi platonik mental,por kjo simbioze e cuditshme me genjeshtren ka bere te veten.
    Ne mund te arrijme te plakemi edhe pa u ēmendur plotesisht.Kur te na hedhin dheun e fundit mbi varr,te vdekurit e tjere te fshehur pas gureve te stolisur me dashuri hipokrite do buzeqeshnin ngurtazi se edhe nje "normal" tjeter iu shtua listes se vdekjes.
    Keshtu te gjalle edhe te vdekur,budallenj,te zgjuar,te fjetur,te ngritur nga varri behemi njesh me dheun qe na dha jete duke filluar jeten krimbore qe le vetem kockat qe me fosforin e tyre ndricojne nga brenda arkivolin e mbuluar me kohe te zeze,te frikshme per te trembur Moirat...
    ......Rete nuk po perplasen dhe nuk po levizin fare shpejt,por vetem po pluskojne ngadale duke u zvarritur nga nje pike e qiellit ne nje tjeter.Dhe duken aq larg...
    Pata ndjesine qe qielli kishte marre nje ngjyre te cuditshme nga ajo ku e hirta kalonte pa kujdes ne gjithe nuancat e saj dhe me pas nuk ndodhte asgje pervec fshehjes se asaj zbehtesie qe i sillte nje ndjenje vdekjeje.
    Sa here qe mendoj vdekjen me vjen nje turbullim i shpejte,pastaj nje ēlirim i menjehershem dhe nje ndjenje euforie qe jam ende gjalle.
    Te pakten kjo eshte gjeja per te cilen mund te lumturohem......
    "Carpe Diem"

  4. #124
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Zakonisht njerezit kur lidhen me dike nuk duan te kene te shkuar...
    E shkuara duhet te perfshihet brenda kontureve te castit kur tjetri i deklaronte dashurine dhe nuk kishte me asgje tjeter pervec kesaj..
    Nje mjergull perfshinte me pas te kaluaren e gjate te nje femre duke mos i lene shteg qindra mendimeve te dilnin,por te strukeshin diku ne skutat e kujteses duke pritur pleqerine...
    Kujtimet te njerezit nuk kane frike nga pleqeria.
    Eshte e vetmja gje qe mendoj se i ben te pafajshme....madje te bukura!
    "Carpe Diem"

  5. #125
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga angelina o2 Lexo Postimin
    DI_ANA e dashur,

    Ke mirenjohjen dhe respektin tim te thelle.
    E njejta gje edhe per mua mike e dashur....
    Angelina...
    Do te desha te ti kushtoja ty keto rreshta me poshte duke te perqafuar fort dhe duke i qene mirenjohese botes njerezore per ekzistencen e njerezve si ty.

    Me shume respekte

    Diana


    Ai iku nga une… Iku diku larg,nė mes tė shkretėtirės, duke lėnė pas shijen e hidhur tė vdekjes. Tashmė e vetme dhe e papėrkrahur endem bashkė me kujtimet nėn rrezet pėrvėluse tė diellit, dhe mbi rėrėn e nxehtė mbeten gjurmėt e mallit.
    Pėrpara syve mė shfaqet mirazhi i tij. Zėri i tij duket sikur prish heshtjen mijėra vjeēare tė shkretėtirės, dhe unė ndjej lotėt tė mė njomin buzėt e etura.Sa lot kam derdhur.....sa shumė kam qarė!
    Shija e tyre e kripur mė ndjek prej vitesh dhe sot mė shumė se kurrė, e kujtimi i tij mė rėndon shpirtin. Zemra e thyer largohet prej meje, ngjitet lart nė qiellin e errėt duke kėrkuar mė kot zemrėn e tij. Por ajo zemėr ishte kthyer nė njė diell tė ftohtė dimri, e gjysėm hėna nuk mund t’a gjente mė…
    Dhe unė, tashmė e vrarė dhe e vdekur, kaloj gishtėrinjtė nėpėr flokėt e mi dhe psherėtij. Gjysėm hėna mė vėshtron nga lart, pa mundur tė mė thote asnjė fjalė. Dalėngadalė mėngjesi po agon, e me largimin e natės largohet edhe gjysma e zemrės sime, tashmė e tretur dhe e munduar nė kėrkim tė njė mirazhi,nė kėrkim tė pamundėsisė.....
    Sa dua te fle.....sa shumė dua tė bie nė gjumin mė tė thellė tė ekzistencės!Nuk kam frikė....Papritur zgjohem nga kjo enderr qe me shpie drejt vdekjes se sigurt...Shikoj jeten me pamjen e nje engjelli qe me therret dhe me thote...."Te lutem dashur,jeto per mua,jeto siē do te doja te kisha jetuar...
    Dhe dua te zgjohem nga ky gjume kaq i thelle i erresires duke ju bindur jetes!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 26-07-2008 mė 07:49
    "Carpe Diem"

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Mendja dhe shpirti tend e leviz penen me mjeshteri, pa gervishtur asnje germe, asnje fjale. Ketu shpaloset nje bote e tere njerezore, me teper se femrore dhe kjo i kalon permasat e rrefenjes. Eshte krijimtari, jo pjelle e fantazise, por e nje realiteti objektiv e subjektiv qe shpaloset filozofikisht dhe artistikisht dhe s'te le pa e lexuar e ndjere deri ne fund. Nje liber i hapur, ku sejcili ka c'te lexoje, kuptoje, ndjeje, kenaqet, merzitet, hidherohet, deshperohet, revoltohet, dashurohet dhe ne fund uron me nje , 'Bravo!", autoren. Ketu bej pjese dhe une, patjeter.

  7. #127
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    E denuar...


    Jam e denuar dhe e plagosur,i kam te dyja dhe sado qe te therras askush nuk e degjon zerin tim....mrekullia nuk mund te vije vete,me duhet ta kerkoj!
    Pse nuk ka asnje vesh qe te me degjoje?
    Edhe une me pare kam pasur endrra,edhe tani akoma i kam,ndonese treēereku me jane shuar!
    Sa shume mendoj...sa shume!Jam shume e lodhur dhe kjo hije e zeze e cepave te syve qe vjen duke u zbehur me jep nje pamje teper te trishtuar dhe te vdekur per gjume!
    Shikoj nga dritarja...nate....drita....dhe asgje ku mund te shikoj nje te ardhme....nje shprese!
    Ndonjehere kam nje ze te brendshem qe me thote...."Ti ke lindur nga ndonje keqkuptim dhe ne keqkuptim duhet te jetosh dhe te vdesesh.Vdekja nuk eshte vetem nje privilegj i natyres.Mund te ndodhe dhe artificialisht e krijuar.Meqe jeta krijohet nga njerezit po vdekja pse nuk krijohet nga ta?Pse se kemi ne ne dore?!Une nuk kam frike nga ajo,nuk kam frike!"

    Dhe nje engjell me vjen dhe me thote...
    _Diana,mjaft.Nuk dua te te degjoj te flasesh per vdekjen.Eshte teper e frikshme.Nuk te perket ty,nuk i perket askujt.NUk duhet te mendosh asnjehere edhe ne momentet me te keqia.Duhet te mendosh se ka nje shprese,ka nje te ardhme,tek e cila duhet te besosh me te gjitha forcat e tua.Njeriu ne disa momente ndihet i dobet dhe mendon se gjithcka qe ka bere eshte e kote,por nuk eshte ashtu!Ne ēdo gje,sado e vogel qofte,ka diēka te mire!
    Une nuk jam realist per vete!Kam bere dhe gabime qe i kam vuajtur dhe i vuaj prape,por shpresoj tek e ardhmja.Shpresoj te e ardhmja dhe shpresoj te ty....ke kohe akoma te vish ne boten time,ke kohe...prit dhe pak!

    Ne kete bote meskine ndonjehere me duket se do ēmendem me te vertete...Normalja dhe anormalja jane aq afer sa mund te zgjase te dy duart dhe ti takoj te dyja dhe ēuditerisht te konfirmoj se jane te njejta qe te dyja...Te dyja jane te ftohta,pa sensibilitet,te dyja nuk te pergjigjeshin po tu flisje,por flasin vetem veprimet e mia duke u vene etiketa nga me te ndryshmet.....
    Nuk ka mundesi qe femra dhe mashkulli te jene krijuar nga i njejti brume!
    Ata duken aq te pandjeshem ndonjehere,aq te dhunshem,dhe aq pak diplomate perpara femres sa qe do te ishte e kote ti krahasoja!Femra eshte femer...
    "Carpe Diem"

  8. #128
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime....


    Pastertia e shpirtit eshte nje gje e bukur,por mesa shoh jo e domosdoshme per shume!
    Keni per te pare qe edhe gjerat e ērregullta duken shume te bukura ndonjehere,sepse e tille eshte vete jeta..
    Disa here eshte ndertuar me nje rregullsi perfekte siē jemi ne njerezit,disa here mbi kuboide qe nderthuren.Ju merrni pjese ne jeten e dikujt,dikush ben pjese ne jeten tuaj...
    Keshtu me indiferenca eshte ndertuar bota ne te cilen jetojme....POr nuk mendoj te jete kaq e piset,jo nuk mendoj,ka akoma pasterti kjo bote.
    Edhe ndonjehere dhe shpesh ne jete behen gabime nga te gjithe ne pa ditur as vete qe jane gabime!
    Shpesh egoizmi dhe krenaria prishin gjera qe jane kaq te rendesishme,te paprekshme....i prishin dhe i humbin pergjithmone.
    "Carpe Diem"

  9. #129
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Denimi me i madh qe te jep jeta eshte vdekja....

    Cila eshte diferenca mes jetes dhe vdekjes...gjaku them une!
    Askush ne kete bote nuk eshte i ēmendur.Te gjithe mundohen te tregojne forma te veēanta te lajthitjes se tyre ne nje bote qe nuk i pranon.Kjo bote nuk do ti pranoje keshtu siē jane,por do ti deformoje per t'i bere marioneta...
    Po as marionetat nuk i duan kur katandisen ne ate gjendje!
    Ka njerez ne kete bote qe jane mesuar te jene te lire me ate diapazonin e tyre ku mund te zgjedhin gjithēka,edhe jeten,edhe vdekjen..
    Vertet kur ndryshon nje i vdekur nga nje i gjalle?!
    Se besoj te jete vetem gjaku qe ben diferencen....jo se besoj!
    Nuk eshte as jeta qe te jep shoqeria.Shoqerine te vdekurit e kane me prane se kurre neper varreza.Ata e ndjejne ne lulet,ne vajet,ne thirrjet,ne faljet.
    Kurse nje i gjalle fatkeqesisht vetem ne festa shijon lulet,vetem kur eshte i semure merr ndonje pike loti,kurse faljen nuk e merr kurre....jo jo ska falje per te gjallin!
    As ne kishe...
    Edhe prifterinjte qe gjoja falin mekataret bejne sikur berbelitin ca fjale dhe ca lutje,por ato fjale tani me duket sikur i kendojne me shume per te provuar kordat e tyre vokale se per ti bere ndonje te mire dikujt tjeter...
    Kjo bote nuk fal.....dhe falje duhet te kete per te gjallin..
    "Carpe Diem"

  10. #130
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Mendja dhe shpirti tend e leviz penen me mjeshteri, pa gervishtur asnje germe, asnje fjale. Ketu shpaloset nje bote e tere njerezore, me teper se femrore dhe kjo i kalon permasat e rrefenjes. Eshte krijimtari, jo pjelle e fantazise, por e nje realiteti objektiv e subjektiv qe shpaloset filozofikisht dhe artistikisht dhe s'te le pa e lexuar e ndjere deri ne fund. Nje liber i hapur, ku sejcili ka c'te lexoje, kuptoje, ndjeje, kenaqet, merzitet, hidherohet, deshperohet, revoltohet, dashurohet dhe ne fund uron me nje , 'Bravo!", autoren. Ketu bej pjese dhe une, patjeter.
    Te falenderoj shume i nderuar Poet.

    Me shume respekte

    Diana
    "Carpe Diem"

Faqja 13 prej 27 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •