Close
Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 262
  1. #141
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Sa e ēuditshme.....

    Thua qe ditet dhe netet te jene njesoj?Nuk i dihet....E gjithe ajo qe i dallon eshte nje diell,apo nje hene qe hedhin sharmin e tyre ndriēues ngado,por kjo drite nganjehere i perket me shume botes vizuale sesa asaj reale!
    Dhe eshte kaq e ēuditshme se si genjehen njerezit nganjehere nga nje iluzion deprimues qe iu shkermoqet ne duar per t'iu ndryshuar gejndjen shpirterore...Sikur shpirti kaq pak i studiuar dhe kaq shume i perfolur te mos ishte nje gje kaq e komplikuar,por kaq e thjeshte sa mund te zberthehej dhe me nje rreze te vetme dielli,me nje" intuite,me nje pasion.....
    Mengjesin e pashe sot qe erdhi ashtu si pakuptuar duke lene te ndezur vetem yllin e tij,i cili si per te te treguar se nata dhe dita nuk kishin ndonje ndryshim te madh ishte dhe ylli i Mbremjes.....
    Aferdita,emri yllit qe donte te thoshte se ishte me afer dites se nates,megjithese eshte nata ajo qe ia nxjerr ne pah shkelqimin....
    Sa shume kam psheretire keto kohe....Nje ofshame shkaterruese me nxjerr ajrin nga mushkerite dhe pastaj plandosem ne shtrat....
    Ne kete shtrat i cili eshte krijuar per te fshehur poshte kuvertave te tij puthje e perkedhelje,per t'u gudulisur nga psheretima dhe klithma,per te shijuar epshe dhe pasion,pastaj per te marre te dashuruarit e lodhur per t'i perkundur nen melodine e dashurise,per t'u mbyllur qepallat ne krahet e njeri tjetrit,me imazhin e njeri tjetrit ne zemer dhe per t'i shetitur me imazhet e endrres ne parajsen e vogel te iluzionizmit....
    Por ky shtrat qenka nje kurth,eshte bosh!!!
    Nuk eshte fundi botes...
    Shume njerez jane te vetmuar ne univers si une,shume te tjere mengjesi i gjen duke perkedhelur nje jastek i cili duhet te ishte miku,apo mikja e endrrave te tyre,por me ardhjen e nates ata do harronin ēdo lloj frike duke u hedhur me vrull ne te ardhmen e bere te sotme dhe te kerkonin si peshq ne fund te Oqeanit nje mik per ujerat e turbullta te jetes....
    "Carpe Diem"

  2. #142
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Dite e turbullt.....


    Nje gabim,nje tradheti.....Ndjehem dhe jam e tradhetuar!
    Sado utopike dhe kaotike te duken turbullojne kaq shume jeten e nje femre duke ngritur te ajo nje vullkan te pashmangshem,nje dalldi perveluese,hakmarrese si shamia e Desdemones ne syte e Otellos te uritur per dashuri gjer ne mosbesim te gjerat qe te trembin me shume...
    Nje parajse qe si me magji te erret kthehet ne ferr,nje arome trendafilash qe e gjen veten te transformuar ne nje arome te rende tradhetie te pafalshme,te paskrupullt,djallezore.....
    Kur e mendoj me llogjiken e copetuar e kuptoj se "ai" qe desha aq shume nuk e meritonte dashurine time....
    Ai per mua as nuk meritonte qe te me njihte!
    Si kam mundur valle te jem e dashuruar kaq kohe me perbuzjen dhe urrejtjen qe me eshte dhene prej tij?!
    Si kam mundur?....
    Kjo pyetje do me cfiliti per nje kohe te gjate, jo per faktin se ai beri drejt meje nje gabim te pafalshem,por per faktin se me perpara ai beri shume veprime te tilla qe e ēuan lidhjen tone ne nje pike te pakthyeshme,nje pike ku sado mirekuptim te kishte do ishte e kote te rifillonte ēdo gje nga e para!!!.....
    Cfare jam duke thene....kur nuk ka dashuri e respekt prej tij si mund te pretendoj une mirekuptimin?......Sa naive kam qene!
    Asgje nuk ndodh ne jete pa u pergatitur nga mijera gjera te vogla,ndoshta as nje flirt.Nje njeri qe eshte i lumtur me ate qe do nuk ka pse ta kerkoje lumturine ne krahet e dikujt tjeter....
    Jam e deshperuar.....e di qe me duhet kohe per tu sheruar..... e di....por besoj te sherimi,i besoj!
    Vetmia me mundon se me ka dhuruar qetesine....Vetmia vetem vetem qe ste le...
    Te mbeshtjell me mijera mendime qe nuk te lene shteg te lire per te menduar as per te vepruar,por thjesht te imponohen ashtu si pa e kuptuar,si pa ditur...
    Ku kam gabuar kaq shume?!
    Ku eshte krimi qe kam bere?
    Mos valle te dashurosh dhe ti gjunjezohesh ndjenjes sot eshte krim?Perse duhet te gjykohem dhe te njollosem vetem sepse dashurova me gjithe forcen qe mund te kete shpirti im i sakatosur tashme dhe i thyer me mijera therrime qe nuk mund te ngjiten kurre!
    "Carpe Diem"

  3. #143
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pa fjale......


    Nuk mund te mbaj lotet qe me shkasin nga syte e trishtuar.E mbushur nga nje vel idealistik rreth asaj qe me rrethon,e thurur nga nje fije e padukshme qe ma kap fytin gjer ne shtrengimin perfundimtar qe do me marri dhe kete fije fryme qe me ka mbetur!
    Akoma i kam ne koke qeshjet e nje femre mbrapa nje telefoni,ku me te cilin dikush larg shume larg,tallej dhe lozte me ndjenjen time!
    Cfare patetizmi dhe ēfare gjeje e shemtuar.....
    Si mund te arrish ne kete pike dhe te shkaterrosh ate person i cili dha dhe gjakun neper deje,vetem e vetem per te mbajtur gjalle dashurine...
    Sot e them dhe jam e bindur plotesisht qe ai sme ka dashur kurre....Kam qene vetem nje kalim kohe per te mbushur oret e tij boshe....asgje tjeter!
    Nuk me behet te flas me asnje sot!
    Cdo gje qe do te nxjerr nga goja do te ishte e tepert dhe nje epilog aq i varfer i vetes,aq nihiliste dhe genjyese sa nuk ia vlen te artikuloj zerin ne kordat e lodhura me shume nga e mosfolura se e folura....
    Dua te dal nga shtepia ime sot....edhe pse kam pertese me duhet te dal....Sjam aspak mire!
    Sa te papritura qe shkrihen ne monotoni duke u bere si pa kuptuar pjese e imja...
    Kam ngelur pa fjale....mund te shkruaj por nuk dua me te flas!
    "Carpe Diem"

  4. #144
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kerkimi i kote....


    Njeriu kerkon ne menyre te pashmangshme te jetoje,megjithese e di se jeta eshte vetem vuajtje!!Sa hap syte ne mengjes te pushton nje gezim me te cilin mbeshtillesh per te filluar diten....
    Sa del nga shpergenjte e vegjelise dhe hedh hapat e pare,megjithese rrezohesh te pelqen te ngrihesh serish dhe te vazhdosh te ecesh ne pafundesi per te kerkuar nje enderr qe te kthehet nga e pandergjegjshmja.....
    Jemi qenie te pervuajtura,te paplota,te cunguara,te etura per te kerkuar ate pjesen munguese....Nuk ka brire jo!
    Te kerkosh ate qe te mungon.Kjo eshte Lumturia....
    Te qash per te,ta adhurosh,ta rilindesh brenda trupit tend....Mbreme shume njerez me buzeqeshnin dhe une si e mjere buzeqeshja duke sforcuar te gjithe muskujt per te nxjerre ate farse qe te tjereve iu pelqen aq shume.....Buzeqeshja zgjat jeten!!
    Budallallek.....
    Buzeqeshja thjesht tregon qe nuk je e merzitur,apo di te shtiresh bukur!Kjo iu pelqen kaq shume njerezve sa e adhurojne te qenit ne nje pozite te tille.....E ndjej vetmine time qe sa kaloj pragun e deres...Nuk degjohet asgje ne shtepine time,asgje perveē zhurmes qe ben tastiera e nje ordinatori dhe vetmise!
    Sot jam vetem ne kete shtepi qe me duket kaq shume e madhe.....Lotet me rrjedhin kaq shume saqe mendoi se nuk me ka mbetur nje per be.Pastaj mbes serish vetem,por kete rradhe edhe pa lot........
    "Carpe Diem"

  5. #145
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Merzitje..........

    Nuk arrij te kuptoj se si arrin stresi te shkaterroje njerezit ne kete menyre....Ne fillim u heq buzeqeshjen,me pas i fut ne vetmi,i bluan,i persekuton,u thur endrra,vegime,haluēinacione,i somnambulon,pastaj ua servir atyre qe kishin mbyllur syte per gjendjen e tyre ne fillim.....
    Dhe e di se ēfare eshte me e keqja?!
    Se njerezit nuk arrijne te kuptojne se sa pak e vlefshme eshte te merzitesh ne kete jete...Te varfer,te pasur,te dashuruar,te zhgenjyer,me lot,te ngazellyer,te gjithe drejt nje porte do te sulemi ne te ardhmen...
    Vetem vdekja na pret..Nje sipar i denje per nje qenie te formuar nga balta dhe qe i kthehet baltes.
    Mbaj mend kur kam perqafuar dike aq fort gjersa i mora frymen dhe pastaj me syte e mbushur me nje hije pasigurie dhe frike e kam pyetur...."Do te jemi gjithmone bashke...a do me duash gjithmone"?!
    Ai me veshtroi me habi.Ndoshta sepse kjo pyetje iu duk naive dhe e plogesht ne te njejten kohe...
    Dhe ai mu pergjigj..."C'eshte kjo pyetje?!Sigurisht qe do jemi bashke gjithmone"!Nuk do na ndaje me asgje,asgje.Asgje!" dhe me krahet e tij me mbeshtolli ne ngrohtesine e shpirtit te tij nje nate vere...
    Dhe tani qe kujtoj koherat kur kemi qene bashke,e kuptoj se nuk kam pasur me te vetem nje histori,por qindra histori qe kane vazhduar ne vijueshmeri njera pas tjetres,qe kane ndjekur te njejten fije instiktore te ndergjegjesuara ne trurin tim....
    Ja qe fjalet ngelen fjale dhe premtimet harrohen!
    "Carpe Diem"

  6. #146
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendime..........

    E adhuroj Frojdin...Po Frojdi valle,ai i cili ka studiuar aq mire natyren njerezore a ka pasur ndonjehere ne krah nje grua te bukur dhe nuk e ka shijuar?!
    A ka ndier valle kaq shume ndjenja te perziera per nje femer te vetme?A ka dashuruar ai valle me kaq pasion?...
    Apo ka vezhguar nga larg dashurite e te tjereve dhe eshte mbyllur ne nje dhome te erret per t'i dhene shekujve nje vetedije!!
    Do te desha te me shpjegonte paqartesite e zemres dhe padrejtesite qe i behen dashurise?
    Do te desha ta pyesja...."Kush eshte dashuria?"
    Eshte ajo qe njoha dhe qe me beri te vuaj apo diēka tjeter?!.....
    "Carpe Diem"

  7. #147
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mall dhe dhimbje.........

    Me duket e ēuditshme vetja sot....Prisja me mall njeriun qe doja dhe nuk e di se si me duket qe tani eshte kaq larg dhe kaq indiferent!
    Larg ne kohe ,afer ne mendime.Nganjehere me duket sikur e kam harruar,nganjehere me duket kaq prane!Gjate gjithe ketyre muajve kam numuruar ditet dhe netet dhe me jane dukur si shekuj...Me ka marre malli kaq shume,ndonese vetem perbuzjen dhe urrejtjen e tij mora si dhurate....
    NUk dua te dukem si adoleshente,por po me duket sikur jam e tille...Nuk rri dot pa e menduar....Eshte me e forte se une megjithese shume njerezve mund tu duket qesharake!...
    Sa larg e sa afer ne zemren time....
    Nuk e di!Ndarjet jane gjithmone te dhimbshme...Kur kujtoj fjalet dhe premtimet e thena me pare,me duket sikur kam jetuar ne nje genjeshter te madhe dhe nuk e perballoj dot humbjen...
    Ndjej mall.Dhe nuk arrij ta fsheh dot dhimbjen...Eshte si nje det i madh ku futem dhe humbas pa patur parasysh se kush eshte bota qe me rrethon..Ndoshta per kete perhumbje e duan njerezit dashurine....Sepse eshte e pafundme,e paparashikueshme,tronditese dhe magjiplote.
    Dola te merrja pak ajer jashte por asgje nuk kishte ndryshuar..Vetem nje ze i embel ne morine e gjithe ketyre zerave mungonte si per ēudi!
    Por ai eshte zeri i lumturise sime dhe vetem ai mund ta ngreje peshe gjithe qenien time si nje muzike e embel qe do gjeje tingellimin me harmonik vetem ne telat e zemres....
    "Carpe Diem"

  8. #148
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Metamorfoze....


    Sot degjoja ata miq te cilet disa kohe i kisha harruar....I degjoja me buzen ne gaz...Kam vite qe i njoh ata njerez,por tani me dukeshin me te panjohur se ne fillim..
    Ishin kaq te larget,te zhytur ne boten e tyre,ne problemet paska mediokre qe i kishin krijuar vetes,ne planet e bujshme qe thurnin per syte e te tjereve dhe per jeten e plogesht qe benin....
    Nejse nuk dua te mendoj per ta tani....Me duhet te mendoj per vetn time tani...Ndjehem e lire nga nje barre qe me gerryente shpirtin,nje barre ku ne te cilin ndjeja se nuk me kishin dhene dashurine.....ndonese e kisha merituar dhe dhene.
    Dhe dikush sot me tha...
    "Ti duhet te mendosh per veten Diana,dhe njekohesisht duhet te mendojme per veten tone.Sepse vetem ti ne gjthe kete bote te vargullt,i jep dhe i ke dhene gjithmone kuptim jetes sime...Ti je e vetmja qe une dua te shoh ēdo mengjes kur te zgjohem,sepse dielli mengjezit nuk do kishte kuptim te lindte,nese ti nuk do ishe prane meje..."Dhe me shtrengoj doren me plot dashuri......Dhe gjithe keto vite kemi qene miqte me te mire!
    Me dukej vetja kaq e vogel,kaq e brishte,saqe mund te lendohesha qofte dhe nga nje fjale e vetme,nga nje veshtrim dyshues,nga nje puhize ajri....
    Dhe ai vazhdoj....
    " Te dua shume.Nuk kam dashur njeri ne jeten time kaq shume sa te dua ty.Dhe jam i lumtur te jem miku yt dhe do isha akoma me i lumtur nqs do te kisha me shume,sepse vetem ti mund te me japesh forcen per te ecur perpara.Je nje engjell!!
    Mbeshteta koken ne gjoksin e tij ashtu siē beja dikur ne momente deshperimi.Do te doja ta jetoja kete moment te perjetshem dhe te perkohshem per sa mund te zgjaste....Askush nga ne nuk e di kuptimin e pafundesise....
    Kjo varet nga zemra e ēdo njeriu.Dhe ata qe kane zemren e madhe mund te arrijne infinite te papershkruara me pare!
    Nje zemer qe hapet vetem nga dashuria dhe mbyllet pakthyeshmerisht nga urrejtja...
    Dhe ju pergjigja....
    " Kam shume per te dhene dhe dua shume te marr,dua te thith nektarin e dashurise se vertete dhe te jem e lumtur,por te lutem me ler pak kohe....Per momentin nuk mund te te jap asgje,perveē miqesise....Koha ndoshta do me sheroj dhe do me japi forcen serish per te dashuruar".....
    A do ma japi valle?
    Shpresoj.............e di qe e meritoj....E di!
    "Carpe Diem"

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Sinqerisht e meriton Diana.Meriton nje dashuri te madhe,me te madhe se sa vuajtja tende.Dhe ai qe do te te jape ate dashuri qe ti meriton,asnjehere nuk do ta qortoje veten.
    Ai qe vuan,nuk tradheton.

  10. #150
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Sinqerisht e meriton Diana.Meriton nje dashuri te madhe,me te madhe se sa vuajtja tende.Dhe ai qe do te te jape ate dashuri qe ti meriton,asnjehere nuk do ta qortoje veten.
    Ai qe vuan,nuk tradheton.
    Shume faleminderit Beso....

    Respźkte
    "Carpe Diem"

Faqja 15 prej 27 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Njė Adoleshenti
    Nga eris nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •