Close
Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 362
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Night and day (Bam gua nat), film nga Hong Sang-Soo

    Dhe eshte pikerisht kjo gjendje e mirefillte qe u lejon te shpalosen e te shetisin ne shoqeri gjoja per te "konkeruar" (kush ma thote ne shqip kete fjale se nuk po me vjen) boten.
    konkeruar = pushtuar

    Ore qafir, me bere xheloz pe verteti kete rradhe, paske pare filmin e fundit te Hong Sang-Soo (HSS), ketu del ne fund te korrikut (e hajde merre vesh nese do shfaqet ne katundin tim ). Ndersa ne fund te gushtit na dilka nje tjeter film i tij, "Woman in the beach" qe ka pas qene ne Mostra di Venecia para dy vjetesh. Shyqyr thuaj qe kane gjetur distributor. Kisha fillu me mendu se nuk do mund ti shikonim më filmat e fundit te HSS.


    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    (El Cant dels ocells), film nga Albert Serra.
    Ne baze te kesaj formule, duhet te ishte film i mire...
    Nuk te paska pelqyer. Nuk me kujtohet nese e pate pare "Honor de Cavalleria" (mua me ka pas qene dukur punim i mire shume). Nga ç'shkruan, duket se ky i fundit eshte me se tepermi film post-modern, dua te them "pune mode", vjen e shkon me modën dhe ne fund te fundit, s'mbetet gjë...

    A e pe gjê "Calle Santa Fe" ? Nuk te pyes rastesisht... nese po, doja te pyesja per diçka.

    Une pashe dje nje komedi te mire francezeze (gje e rralle !!), ndofta nje nga dy-tre me te mirat qe mund te kem pare keto vitet e fundit

    (ps: nese gjen "superbad" ne dvd, mos e humb: ja vlen sa s'ka më !!)

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SEULS TWO" ("Vetëm te dy") - komedi franceze nga Eric & Ramzy

    Dikur, nuk di ku, pata lexuar dikë qe dukej se vertet merrte vesh nga humori e qe shkruante: "Ne France, dyshja Eric & Ramzy jane ndofta te vetmit humoristë interesantë, por varet se si dhe kush i perdor".

    Vjet filmi im i preferuar ka qene "STEAK", komedi ku pikerisht luajne Eric & Ramzy, por regjizor i filmit ishte dikush tjeter, gje qe me bente te mendoja se meritat i shkonin kryekeput vetem kineastit ( http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=151 ). Pa harruar faktin qe dyshja ne fjale kish luajtur ne disa komedi tmerresisht te keqija, si "Daltons, "Double Zero", qe ishin vertet zero me xhufkë !

    Por ky i fundit, "Seuls Two" ("Vetem te dy"), ka per regjizor pikerisht vete dyshen e humoristeve, te cilet luajne dhe vete ne film. Keshtu qe kete rradhe, Eric & Ramzy perdorin veten e tyre ne filmin e realizuar nga vete ata, ndaj dhe s'ka pse te kishte arsye per justifikime.

    Surprize ! Eric & Ramzy arrijne te realizojne nje film te nje integriteti vertet te larte artistik! Personalisht, njoh pak komikë franceze te kene mundur te realizojne me sukses kalimin e tyre nga skena e humorit ne ate te kinemase.

    Tek "STEAK", dy komikët nuk luanin pothuaj kurre bashke; tek ky i fundit, "filmi" arrin te ekzistoje (ne kuptimin figurativ por dhe real te fjales) vetem kur jane bashke, vetem kur jane "vetem per vetem me njeri-tjetrin", vetem kur jane "seuls au monde" ( nuk mund te shprehem më konkretisht pse, pasi kjo eshte intriga kryesore e filmit dhe qe, kur del ne pah, eshte vertet interesante- ). Dhe nuk behet fjale per intrigë debile (karakteristike per komedite e dobta), me sfond social sa per te hedhur hi syve. Dyshja "pushton" filmin, pushton ekranin e kinemase, zbraz gjithe ç'kane perreth vetes, dhe ... argetohen (bejne gallatë!) neper rruget e Parisit te zbrazur !

    Komedi inteligjente ! Por mbi te gjitha, e lirë : Ndjehet liria artistike e dy komikëve, per te realizuar diçka siç jua do zemra.







  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-06-2007
    Postime
    29

    Viva l'Espana

    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Ndresa sot pashe nje film spanjoll, pothuaj po aq i keq sa ai i djeshmi.

    Film qe gjoja merr persiper (ne 2 ore e 10 minuta !!) te na tregoje vetmine ne kohet moderne (filmi titullohet "VETMIA") , permes dy ngjarjeve paralele te dy familjeve spanjolle.
    Vetmi i thençin ! Personazhet bejne llap-llap gjithe kohes (ç'popull llafazan keta spanjollet ), flasin e flasin pa pushim, nderkohe qe s'ka nje imazh te vetem ne film qe te flase me gjuhen e tij, pra me gjuhen e imazhit.
    Gjoja personazhet jane te vetmuar ne vetvete, ne mendjen e tyre... Po ore po... shto uje, shto oriz, dhe behet filmi.

    Me duket se spanjollet s'kane kinematografi dhe pike. Edhe i madhi Bunuel, filmat e tij i beri me se shumti ose ne Meksike ose ne France... (nuk po flas per Almodovar, per te cilin jo vetem nuk jam ndonje fans i thekur, por mendoj se nje pjese e filmave te tij me se shumti jane te damarit komercial se sa gje tjeter...). Si duket, spanjollet s'kane lindur per te bere filma:duhet te beje kohe shume e mire ne Spanje, keshtu qe mileti nuk para mbyllet neper sallat e erreta te kinemave


    Rrofsh mor autor qe u tregove vendin ketyre spanjolleve...jo per gje po sa here qe ambasada spanjolle, ketu ne Tirane, (pavaresisht se i falenderoj per angazhimin) ka organizuar te shtuquajturat "Javet spanjolle te filmit", dilja nga salla e kinemase me ndjesine e boshesise qe me shoqeronte nga pas...te gjithe filmat njelloj...bresheri fjalesh dhe asgje tjeter...perjashto Viktor Erice (duhet patjeter te shikosh "El sur") dhe deri diku Carlos Saura, çka ngelet...nejse...
    Ndryshuar për herë të fundit nga fuorisync : 06-07-2008 më 18:32

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga fuorisync Lexo Postimin
    Rrofsh mor autor qe u tregove vendin ketyre spanjolleve...jo per gje po sa here qe ambasada spanjolle, ketu ne Tirane, (pavaresisht se i falenderoj per angazhimin) ka organizuar te shtuquajturat "Javet spanjolle te filmit", dilja nga salla e kinemase me ndjesine e boshesise qe me shoqeronte nga pas...te gjithe filmat njelloj...bresheri fjalesh dhe asgje tjeter...

    Pergjithesisht, "javët e filmit" te nje vendi ne nje vend tjeter (dmth, edhe ne Tirane), jane mediokre, sepse jane konsensuale. Keshtu qe, ne pergjithesi, nuk duhet pritur ndonje gje e madhe nga "javet e fimit"...
    Jam i bindur se, nese vitin tjeter spanjollët, nese organizojne javen e filmit, do shfaqin patjeter "La soledad" ("Vetminë), per tre arsye te thjeshta, por te nderlidhura: se pari, se eshte gjoja "film autorial" (me cilesi, me demek); se dyti, sepse ka fitu ne Spanje nje bataljon me "Goya" (qe jane OSCAR spanjollë), se treti, sepse konfirmon bashkejetesen e dy arsyeve te para, dmth eshte gjoja shembulli tipik i bashkejeteses midis "filmit autorial" dhe "filmit qe fiton çmime" (ç'te bejne dhe spanjollët aman: kane pare francezët qe u japin CESAR (oscar francez) filmave autoriale te Kechiche ("l'esquive", "la graine et le mulet"), dhe bejne dhe ata si frëngjit... ).

    Problemi i "La Soledad" eshte se eshte film rrenacak, pra ben me zor sikur eshte film autorial, ben sikur eshte film artizanal (nderkohe qe aktorja kryesore, qe perpiqet me demek te luaje si amatore, ne fakt eshte super-star ne Spanje !! ). Ose muzika: si duket, regjizori i filmit ka marre vesh qe Tarkovski thoshte qe ne vlefte absolute, nje film nuk ka nevoje fare per muzike, qe te mos manipulohen emocionet e spektatorit dhe s'ka vene asnje note muzike ne film (nderkohe qe psh, filmat e Terrence Malick "notojne" ne muzike, por jane te mrekullueshem, sepse ne asnje moment, muzika nuk eshte ilustrative, por pjese integrale e filmit).

    Ne kete prizem thoja qe eshte film qe shtiret (hiqet).



    Citim Postuar më parë nga fuorisync Lexo Postimin
    ...perjashto Viktor Erice (duhet patjeter te shikosh "El sur") dhe deri diku Carlos Saura
    Ah Victor Erice ! Pa dyshim, gjeniu i kinematografise spanjolle ! Por problemi i tij eshte se ka bere tmerresisht pak filma: vetem 3 ne 30 vjet ! Une kam pare dy, "El Espíritu de la colmena" ("Shpirti i hojeve te bletëve"- "L'esprit de la ruche" - "The Spirit of the Beehive") i vitit 1973 dhe "El Sol del membrillo" ("Endrra e dritës", "Le Songe de la lumière"- "The Dream of Light") i vitit 1992. Nuk e kam pare asnjehere "El Sur" ("Jugu" - "Le Sud").

    Për "El Espiritu de la colmena" ("L'esprit de la ruche") kam nje debolesë te veçante. Bashke me "Ku eshte shtepia e shokut tim ?" te Kiarostamit do ta cilesoja si nje nga dy filmat me te bukur ne bote, qe ka ne qender nje femi ! (por qe nuk eshte "film per femijë" !!).

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #225
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    "Sad Vacation", Shinji Aoyama. (Pothuaj kryeveper.) Shikoje po pate mundesine autor.

    Konkeroj=pushtoj - Jo jo nuk eshte e njejta gje, perveç se ne lufte mbase - megjithese egziston ne frengjisht fjala "envahir" -, besoj se nuk ka "ekuivalence" ne shqip, paçka se varet nga konteksti, me fjalen "KONKEROJ" (dhe kuptimet e shumta qe perqafon)...

    Jo jo nuk e kam pare akoma "Calle Santa Fe"...
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    "Sad Vacation", Shinji Aoyama. (Pothuaj kryeveper.) Shikoje po pate mundesine autor.

    Konkeroj=pushtoj - Jo jo nuk eshte e njejta gje, perveç se ne lufte mbase - megjithese egziston ne frengjisht fjala "envahir" -, besoj se nuk ka "ekuivalence" ne shqip, paçka se varet nga konteksti, me fjalen "KONKEROJ" (dhe kuptimet e shumta qe perqafon)...
    "Zaptoj" ?!

    Sa per "Sad vacation", asnje date nuk eshte percaktuar se kur mund te dale ketu. Pata lexuar dikur qe fatkeqesisht, filmat e Aoyama-s nuk jane shfaqur asnjehere ne kinemate franceze, nuk kane gjetur distributor.

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "In Bruges" - film anglez nga Martin McDonagh

    Anglezët kane vertet nje koncept "te çuditshëm" të të berit filma. Diçka midis video-kipeve, filmave hollywoodianë dhe "filmave gjoja inteligjentë". Perfundimi (ky qe pashë), dhe qe eshte filmi i pare i ketij regjizori te ri, te lë shijen e nje filmi disi cinik dhe mistrec. Deri diku...

    Dy vrases irlandeze detyrohen te shkojne ne Bryzh (Bruges), qytet ne Belgjike, per t'iu fshehur policise. Nje far raporti baba-bir vendoset midis dy vrasesve. Filmi merr formen e nje komedie "humori të zi", alla-british (pra, te çfazuar), humor i zi qe lind si rrjedhoje e nje deshperimi po aq te zi, qe kuptohet permes dialogjeve enkas teatrale. Thene me shkurt, diçka midis komedise burleske dhe "film noir" (filmit tragjik). Por dhe diçka midis dramës psikologjike dhe reflektimit ekzistencialist per jeten ne pergjithesi. Pak nga te gjitha...

    Rezulutati ? Deri diku...

    (ps: per fat te mire eshte Colin Farrell ne rolin kryesor e qe luan vertet mire, keshtu qe pothuaj nuk u merzita gjate filmit).






  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    [QUOTE=autori;1973068]

    Rezulutati ? Deri diku...


    autori, ka filma me te mire ne kinema se ky i fundit qe ke pare.
    P. sh. "Les sept jours". Skenar, loje aktoresh shume me nivel.

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin


    autori, ka filma me te mire ne kinema se ky i fundit qe ke pare.
    P. sh. "Les sept jours". Skenar, loje aktoresh shume me nivel.
    E kam ne plan per ta parë filmin izraelit "Të shtatat" ("Les sept jours" ("Shtate ditet") - qe ne fakt, korrespondon me "të shtatat" , me pekujtimin ne diten e shtate te nje te vdekuri, tamam si ç'eshte dhe tradita ne Shqiperi. Per me teper qe eshte pjesa e dyte e nje tri-logjie, pjesen e pare te se ciles ("Prendre femme" - To Take a Wife ) me ka pas pelqyer qamet !!!

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Sois je meurs, soit je vais mieux

    Filmi i Laurence Barbosa trajton nje teme, por ne fakt jane shume tema qe nderthuren si dhe jeta me detyrimet, endrrat, thyerjen e rregullave dhe mbi te gjitha deshiren per t'u ngritur me shume. Kjo eshte dhe forma e pare e ketij filmi. Ngritja e tre adoleshenteve qe kerkojne te thyejne rregullat duke jetuar. Ato nuk jane te dhunshem, por vetem perdorin pasurine qe bota peretth i jep. Jetojne te shkeputur nga shoqeria qe i rrit. Nuk mjaftohen me keshillat apo perkujdesjet e familjeve qe jane pak prezente ne jeten e tyre, meqe ndarjet kane mberthyer deri ne gryke te rriturit.
    Nje film i forte, ndoshta eshte nje fjale e pavend, por shoqerimi gjate ketij filmi me tre personazhe qe jane shume intim, po aq dhe te ndare, krijon nje vale te forte emocionesh dhe kurorzohet me nje flu finale, si dhe jeta qe kane nisur, me krime, ndarje, droge dhe alkool.

Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •