Close
Faqja 0 prej 37 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 362
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    KINO-DITARI : Filma të rinj në 2008

    Bismilah per filmat e rinj te 2008-es !

    Viti 2007 mbaroi dhe te interesuarit mund te gjejne komentet e filmave te 2007-es tek: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=76500

    Po e filloj me filmin e ri qe pashe dje, pra me 1 janar ne kinema : "GONE BABY GONE"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Gone baby Gone" - film amerikan nga Ben Affleck

    Pra Ben Afleck ka bere film, dhe kjo eshte hera e parë per të.

    Aktor kryesor eshte vellai i vet, pra Casey Affleck, aktor qe me ka pas pelqyer shume ne 2007-en, ne filmin "The Assassination of Jesse James" (http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=223 )

    Skenarin e "Gone baby gone" e ka bere po ai shkrimtar qe kish bere ate te "Mistic river" te Clint Eastwood dhe prap tema eshte marre nga periferia e Bostonit dhe krimialiteti i atjeshem.

    Film pa asnje gje te veçante per t'i permendur : ne te njejten linje me "Mistic river" dhe filmat e tjere te Eastwood-it, pra klasicizem, narracion, dramaticitet i permbajtur, moral kristian...






  3. #3
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Të përgëzoj për temën e re si dhe për mbylljen e së vjetrës. Më pëlqeu posti i parafundit atje, na bën dhe ne të tjerëve t'i ndajmë në mëndje disi filmat e vitit të kaluar...

    Filmi i parë që pashë për 2008 ishte Then She Found Me me Helen Hunt. Filmi u prezantua në Kanada në 2007. Këtu në U.S. do të dali në kinema nga java tjetër, ndërsa në Europë vjen nga vera. Nuk di ç'të them...dhe më pëlqeu dhe pak si i 'thatë' mu duk vënde vënde.




    Filmi i dytë që pashë këtë vit është 'The Kite Runner' filmi u prezantua ne disa kinema që në datën 26 Dhjetor. Unë e pashë më shumë e nisur nga 'zëri' që ka bërë libri në të cilin është bazuar filmi dhe vërtet nuk më zhgënjeu. E rekomandoj si film,ka pak nga të gjitha.




    Pashë dhe Charlie Wilson's War po nuk e rekomandoj. Nuk e di çfarë i mungonte...ndoshta ngaqë dhe unë e pashë me shkëputje. Në U.S. doli javën e fundit të dhjetorit. Ndërsa në Europe vjen nga java e dytë e janarit...


    The bucket list edhe pse e përmënda tek tema tjetër duke qënë se e pashë ditët e fundit të 2007...do e sugjeroj përsëri për ata që s'e kanë parë. Në shumicën e kinemave këtu del këtë fundjavë në mos gaboj.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 05-01-2008 më 00:41

  4. #4
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Filmi qe sapo shikova eshte krijuar sipas tregimit te njerit nga novelistet me ne ze te (gjinise me te vjeter artistike) SF; njerit nder autoret te cilit une nuk e di nese i ka tepruar ndonje veper pa iu bere film.

    Pra, bazuar ne tregimin "The Golden Man" te vitit 1954 nga Philip K. Dick.

    ------------------------------------
    Virtual Studios - Saturn Films

    IEG Virtual Studios and Revolution Studios
    Produksioni:
    _____Saturn Films / Broken Road

    Luajne:
    _____Nicolas Cage; Julianne Moore; Jessica Biel; etj.
    Filmi:
    _____NEXT >>

    Regjia:
    _____Lee Tamahori (Autor i "Minority Report")
    Leshuar me: 27 Prill 2007
    Proven mund ta shikoni >>ketu<<

    Filma tjere te punuar sipas veprave te novelistit P.K.D. jane:
    Blade Runner (1982)
    Bazuar ne: "Do Androids Dream of Electric Sheep?"

    Screamers (1995)
    Bazuar ne: "Second Variety"

    Total Recall (1990)
    Bazuar ne: "We Can Remember It For You Wholesale"

    Confessions d'un Barjo (Frengisht, 1992)
    Bazuar ne: "Confessions of a Crap Artist"

    Impostor (2001)
    Bazuar ne: "Impostor."

    Minority Report (2002)
    Bazuar ne: "The Minority Report."

    Paycheck (25 Dhjetor, 2003)
    Bazuar ne: "Paycheck."

    A Scanner Darkly (7 Korrik, 2006)
    Bazuar ne: "A Scanner Darkly"

    Next (27 Prill, 2007)
    Bazuar ne: "The Golden Man"

    Per ata qe nuk e kan shikuar deri me tani mendoj se ia vlen kohes. Filmi eshte i metrazhit te mesem, ka nje grep te mire qe nga fillimi, dhe jam i bindur se do t'ju merr me vete deri ne momentin kur ndryshon kahun, prej nje trileri te perjetimit intim te suspenzionit ne nje hunting akcion i cili eshte menduar ne emer te komercializmit por qe arrine nje efekt te kundert revanshues nga publiku sado adhurues i akcionit duke i lene shijen tani te provuar nga filmin De Ja Vu.

    ***

    Nje film tjeter i jashtzakonshem i punuar sipas vepres se po te njejtit autor, "Do Android's Dream of Electric Sheep?" me regji te Ridley Scott (1982) me titullin "Blade Runner" Final Cut u rilansua me 18 Dhjetor 2007. E qe eshte nje kult film i "SF" klasikes. Nuk e besoj se ia vlene te leshohet rasti pa e shikuar ata qe nuk e kan para ne vitet 80. Do te ishte mekat.

    !hiqni prapashtesen (.zip) torrentit!
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Autor , po P.S. I love you do e shohesh ? Ka dal atje te ty apo akoma ? So si perfundim do e shohesh ? lol

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Autor , po P.S. I love you do e shohesh ? Ka dal atje te ty apo akoma ? So si perfundim do e shohesh ? lol
    Del më 6 shkurt ! Besoj se do shkoj ta shikoj ( e di qe ne USA ka shume sukses; kjo edhe do te thote, po edhe s'do te thote gje

    Kam pare nja dy te tjere keto dite, flas gjithmone per filma amerikanë; e kam fillu vitin me filma USA (qe jane ne mase, ne fillim viti, sepse eshte periudhe para-Oscar.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Shotgun stories" - film amerikan nga Jeff Nicols

    Filmi i pare i Jeff Nicols, regjizor amerikan 28 vjeçar.

    Tipik film indipendent, buxhet i vogel financiar, por i perdorur mire dhe me mend.

    Gjithshka ndodh ne nje fshat te thelle te Arkansas ku dy familje, dy grupe vellezerish me te njejtin baba por me nena te ndryshme, jane ne hasmëri.

    Mire, jo keq !






  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "I'M LEGEND" (Une jam nje legjende)-film amerikan nga Francis Lawrence

    Po te mos llogarisim "American gangster" dhe "The Bourne Ultimatum" te dy, shume te mire !!), per mendimin tim, "I'm a legend" eshte blockbuster-i me i mire amerikan i 2007-es.

    Ne fakt, behet fjale per nje film, ku dora e regjizorit ndihet jo pak (biles gjysma e pare e filmit eshte totalisht nje mrekulli e vertete!!), gje e rralle kjo, per te mos thene e pamundur, per blockbuster-at.

    "I'm legend"
    eshte remake (ribërje) per te treten here e te njejtes histori, bazuar ne romanin e famshem fantastico-shkencor te Richard Matheson (1954).

    Mrekullia e filmit qendron ne ate qe, edhe pse blockbuster, pra film me nje buxhet qe me sa thuhet i ka kaluar 200 miljon $, regjizori filmon ne menyre modeste dhe aspak megallomane. Kuptohet, fakti qe personazhi kryesor gjendet i vetem dhe s'ka kujt ti flase pothuaj pergjate gjithe filmit, e ben atë, pra filmin, goxha te heshtur, gjë e ralle kjo per filmat komercialë amerikane.

    Pjesa e dyte e filmit eshte gjithsesi goxha e negociuar artistikisht (dmth, komerciale), por ne totalitet, filmi më surprizoi per mirë !







  9. #9
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Ky film eshte bazuar ne nje novele te cilen e pata lexuar diku rreth vitit '89.
    I tere rrefimi ngerthehet ne titullin e vepres. Vetem ne fund lexuesi arrine ta kuptoje perse quhet kjo veper ashtu. Madje edhe personazhi yne perfundon me kete fjale ne goje:
    -"Une jam legjendë" (ne kuptimin ...hyra ne legjende, u shnderrova ne legjende)
    -eshte ne realitet nje antilegjende, nje rrefim zberthim inverz per drakulen.

    Filmin ende nuk e kam pare por besoj se nuk i eshte shmangur noveles nuk e di sa eshte qelluar zgjedhja e aktorit me ngjyre per kete personazh por, ku i dihet?

    Nje femer agjente e cila e viziton ate me sa e kujtoj une nga pershkrimi ishte bjonde dhe personazhi ishte nga raca e bardhe.

    e mira eshte te mos dihet cfare po ndodhe aty sepse i tere filmi eshte nje konkluze dufjalesh. dhe tek kur ta lexosh/shohesh fundin e kupton cfare ke lexuar deri atehere.

    Duhet te jete i nje buxheti te ulte sepse kerkon vetem nje aktor kryesor nje rol te dyte dhe te tjeret jane te gjithe episodiste.

    Se shpejti do ta shoh edhe kete besoj...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #10
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Pink nga ato qe pashe tek tema tjeter te sugjeroj te shikosh 'The Kite Runner' ... ta sugjeroj vetem nq se nuk prekesh shpejt se ne fakt une qaja gjithe naten. Vrisja mendjen une e shkreta si jane ndare 'fatet' e disave. Per mos permendur sa te mire ishin ata dy 'djemkat' e vegjel qe luanin ne fillim...

    autor, na bere lemsh qe u befsh lemsh u befsh Do flasim per 2007 apo 2008 tek kjo teme, sepse I am legend e kemi permendur nje here tek tema tjeter? Apo secili tregon ca ka pare vete, i ri apo i vjeter ...

    P.S. I love you do e shikoj meqenese me tha Pink (s'kam pasur kohe), por jo se ne Amerike ka pasur shume sukses. Madje javen kur doli si film ishte i fundit ne liste ; )


    Sa per filma te rinj, duke vazhduar me listen qe fillova atje pak me lart sot po shikoj The Great Debaters me Danzel...thjesht per kuriozitet por dhe ndonje 'pretendim' (s'po e gjej fjalen ne shqip ketu - flas per expectations) te madh s'kam.









    p.s. sic e kam thene dhe tek tema tjeter - I am legend - eshte per njerez te forte. Une thirra ne kinema sa i zgjova te gjithe - ne disa momente filmi ngrinte 'probleme' shume serioze te shoqerise tone ne pergjithsi, per kete arsye me pelqeu. Per arsyen tjeter qe me la pa gjume dy tre net - nuk me pelqeu. Nq se nuk e keni pare I am legend mund ta shikoni ketu.

Faqja 0 prej 37 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •