Close
Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 348
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Kino-ditari - Filma të rinj në 2007 !

    --------------------------------------------------------------------------------

    Ketu do te vendosim filmat e rinj te 2007-es.

    Viti 2006 mbaroi dhe te interesuarit mund te gjejne komentet e filmave te 2006-es tek: http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=59461

    Edhe per kete vit, motoja e temes se ketij forumi le te mbetet :

    "TE GJITHË FILMAT LINDIN TË LIRË DHE TË BARABARTË". (sikunder dhe njerzit !)

    Po e inaguroj temen e re me te parin film per kete vit qe pashë dje ne kinema : "CLIMATES" (Klimat), film turk nga Nuri Bilge Ceylan

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "CLIMATES" -film turk nga Nuri Bilge Ceylan

    Me i talentuari i regjizorve aktuale turq, Nuri Bilge Ceylan, autori i filmit te mrekullueshem "Uzak" ("Larg"), fitues i Cmimit te Madh te Jurise ne Kanë ne 2003, prezantoi vjet ne festivalin e Kanes filmin e tij te ri, "Climates" ("Iklimler" -ne turqisht, "Klimat" ne shqip) qe shfaqet aktualisht ne kinema ne France.

    Ne qender te "CLIMATES" eshte nje çift: Isa dhe Bahar. Fare prane divorcit. Qe perpiqen te rigjenerojne lumturine mes tyre. Por qe jane te vetedijshem se njeriun e bejne te lumtur gjera krejt te vogla e te thjeshta, sikunder e bejne fatkeq gjera po aq te vogla e te thjeshta. Dhe regjizori arrin t'i filmoje te gjitha keto...

    Magnifique !


    Web-site i filmit: http://www.nuribilgeceylan.com/

    http://www.nbcfilm.com/home.html

    trailer: http://www.zeitgeistfilms.com/displa...&extension=mov

    ose: http://www.apple.com/trailers/independent/climates/





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Filmat qe kam pare keto dite jane Daratt,te Mahamat Saleh Haroun dhe Le violon,bardh e zi te Francisco Vargas.
    Te dy filma te nje niveli te mire,i pari me nje histori te tmerrshme ate te gjakmarrjes,ndersa i dyti nje histori e nje familje muzikantesh qe kerkojne te mbrojne tokat e tyre te pushtuara nga forcat qe kerkojne t'i kontrollojne dhe t'i mbajne nen sundim.Regjizore qe punojne me nje force te pakufishme,do te thoshja me fisnikeri sepse dijne se çfare te filmojne dhe ku te filmojne.Filmi i pare eshte i gjiruar ne Afrike (Tchad) ndersa i dyte ne Meksike.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "I çmenduri i mbramë" ("Le dernier des fous") film francez nga Laurent Achard

    Ky eshte filmi i dyte i regjizorit te ri francez Laurent Achard qe pashe dje ne kinema.

    Ne qender te "I çmenduri i mbramë" ("Le dernier des fous") eshte Martini, nje djale i vogel 11 vjecar, qe jeton ne nje familje te vendosur ne nje fermë te madhe ne provincën franceze. Martini perjeton dezintegrimin e familjes: e jema jeton e mbyllur ne nje dhome mes kater muresh; vellai i madh eshte alkolik ndersa i ati, nen thundren e nenes se tij (qe eshte gjyshja e Martinit), eshte i pafuqishem perballe kesaj drame familjare. I vetmi shpetim per Martinin eshte Malika, dadoja e tij me origjine marokene.

    Filmi nuk me pelqeu dhe nuk e besova per as nje minut te vetem... Me duket se problemi qendron tek sforcimi qe ben regjizori per ta zhveshur atë (filmin) nga çdo psikologji. Mizaskena, duke u perpjekur te jete tejet inteligjente, behet e rënduar, mëndjemadhe dhe ne fund te fundit, pa interes...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "10 canoes" ("10 barka") film australian nga Rolf De Heer

    Film australian qe i merr ngjarjet ne kohet e lashta, ne prehistori, ne Australi në periudhen e popujve arborigjenë. Ne qender eshte Dayindi, nje djale i ri qe dashuron njeren nga 3 grate e vellait te tij te madh.

    "10 canoes" eshte i ndertuar ne formen e nje perralle, rrefimi ekzotik mbi dashurite e ndaluara por qe pas 10 minutave te para plot peisazhe te mrekullueshem, kthehet ne film te merzitshem dhe hermetik, edhe pse interesant nga ana etnologjike...

    web-site: http://www.10canoes-lefilm.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "INLAND EMPIRE" - film amerikan nga David Lynch

    ufff, me ne fund filmi i shumepritur i te madhit David Lynch (profili i tij eshte ketu: http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=27

    Filmi shfaqet aktualisht ne USA dhe ne France arrin më 7 shkurt; personalsiht e pashe ne "avant-première" (preview).

    "INLAND EMPIRE", i filmuar i gjithi ne HD (camera Video) eshte i nderuar ne formen e nje historie dashurie misterioze dhe tejet enigmatike te nje gruaje.

    Ne nje fare menyre, filmi te kujton sa "Mulholland drive" aq dhe "Lost Hightway" apo "Eraserhead", pra eshte i të njejtit damar artisik te filmave te meparshem te Lynch-it.

    Personalisht, kesaj rradhe magjia Lynch-iane nuk beri te njejtin efekt qe më ka bere me filmat e tij te meparshem... Ndofta niveli tejet i larte i filmit te tij te fundit "Mulholland Drive" pengon, si te thuash, kapercimin e nivelit artistik te filmit te fundit. Ndofta u ka dashur qe regjizori te beje kesaj rradhe nje film jo-Lynch-ian, sikunder beri perpara disa vitesh me "The Straight Story"...

    David Lych is dead.
    Long Live David Lych !!


    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    L'ETRANGERE film francez nga Florence Colombani.Filmi i pare i regjizores dhe skenaristes franceze qe shkruan tek gazeta Le Monde per kinemane,tregon nje histori dashurie me anen e disa personazheve qe hyne dhe dalin nga opera e Richard Strauss "Le chevalier à la rose" (Kaloresi me trendafil).Sophie,personazhi kryesor,amerikane por qe ka zgjedhur Parisin per te jetuar e punuar,jeton midis punes ne opera si asistente e nje kengetarje te njohur suedeze dhe teatrit amator ku me regjizorin e saj mundohet te luaje nje rol pak te komplikuar.E ftohte,e tkurrur,e munduar nga historite e meparshme ajo harron qe eshte nje femer e bukur dhe qe veshtrimi i saj i hutuar terheq vemendjen e nje djaloshari qe e pret çdo dite perballe daljes.Ketu fillon dhe kuptimi i vertete i rolit te saj ne teater.Dhe ketu filmi futet ne elektrizimin e operes.
    Aspak i merzitshem si film.Bravo.

    Filmi rumun i Corneliu Porumboiu
    A Fost sau n-a fost ?(12h08 ne lindje te Bukureshtit),tregon historine e nje emisioni televiziv ne lidhje me te kaluaren e Rumanise,ne lidhje me komunizmin.Filmi eshte i ndertuar me tre personazhe kryesore.Producenti,profesori alkolik dhe nje gjysh qe ka si zanat shnderrimin ne plak te vitit te ri.Komik,cinik dhe shume ironik,regjizori tregon me anen e personazheve sesi ka ndodhur me ikjen e Causheskut,a ka pasur apo jo revolucion?Vete regjizori i pohon faktin qe ideja i ka ardhur nga nje emision televiziv ne vendin ku ai jeton.
    Edhe nje here kinematografia rumune tregon forcen dhe talentin e saj.Pas "La mort de Dante Lazaresku",kuptohet qe ka nje embrion te forte ne Rumani qe po jep frytet e saj,gje qe ne Ballkanin Perendimor akoma nuk ka patur mundesi te zhvillohet,ose eshte ne stadet e para te zhvillimit (perveç ndonje Kusturica).
    Film per tu pare me ngut.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples

    Filmi rumun i Corneliu Porumboiu
    A Fost sau n-a fost ?(12h08 ne lindje te Bukureshtit)
    ...

    Film per tu pare me ngut.
    Do shkoj neser ta shoh... Kisha muaj qe e prisja !

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    SAIMIR,film italian i Francesco Munzi.Me Xhevdet Ferri dhe Mishel manoku.Eshte drama e nje familje shqiptare ne periferite e Romes.Realizem me anen e nje skenari te ndertuar per Saimirin qe jeton nje jete te veshtire,me enderrat dhe perjashtimet e shoqerise qe e rrethon.Ne film me anen e nje ritmi te shpejte,shikohen dhe kriminelet qe shfrytezojne njerezit.Ketu ka nje perzierje,itaalian,cigane dhe shqiptare.
    Nje loje e mrekullueshme e Xhevdet Ferrit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e saimiri-uk
    Anëtarësuar
    13-01-2003
    Vendndodhja
    All over Albania
    Postime
    252

    Filma interesant/te bukur ne mendimin tuaj

    Monty Python movies, (Life of Brian)
    A must see! Duhet pare nga te gjithe qe kane qejf humorin anglez dhe nuk ofendohen me historine e vertete te Mac'daddit te krishterimit.

    Little Nicky
    Hitleri ne ferr i veshur si kamarjere me perparse te gjere na ora 10 perdite ka rracion nje pineapple ne anus LOL

    Man On Fire (Denzel Washington)
    Ky eshte filmi qe duhet te aplikohet ne individe te vecante ne Shqiperi

Faqja 0 prej 35 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •