Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 5 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Ditari I Nje Adoleshenti

    DITARI I NJE ADOLESHENTI


    Zemrėn e kishte diku brenda stomakut. Gromėsirat e trupit tė tij ishin njė farė dhimbjeje qė e ndjente herė pas here. Aq i shqetėsuar ndihej ēdo ditė, sa e kishte tė pamundur tė mos e njihte shpirtin rebel, qė pėrherė e mė tepėr i ngacmonte nervat. Netėt i kalonte duke u pėrleshur nė shtrat me vetveten, pa mundur dot tė qante sadopak.
    Vendosi kėshtu tė mbante njė ditar. Historirat qė do tė hidhte aty brenda, duhej tė ishin tė vėrteta, madje tė tilla ishin dhe ai kishte ide tė rrezikshme nė kokė.
    -Duhet tė iki!-iu dorrėzua trurit me mendimin se ditari duhej shkruar nė njė farė mase i shkėputur nga emocionet e tij.
    E kapi kėshtu njė vrull i tmerrshėm pėr tė krijuar ngjarje rreth vetes, por ekuilibri i mėparshėm nuk iu prish nė asnjė farė raporti.
    E pyeste veten se ēfarė kishte qė nuk shkonte brenda tij, por nuk gjente asnjėherė pėrgjigjen e duhur, ndaj i tėrbuar me pamundėsinė pėr t’u lėshuar nė dorėn e fatit, shihte me habi dhe admironte jetėn e tė tjerėve pėrreth.
    Nisi tė jetojė brenda vetvetes, duke shijuar buzėt e tij, duke prekur trupin dhe duke u pėrbetuar se nuk do ta braktiste atė, qė e quante mbijetesėn e pafshirė tė ėndėrrimeve adoleshenciare…

    $ $ $

    E zgjuan tė trishtė.
    Ashtu sikurse ēdo ditė,e ndjeu shijen e helmėt qė prodhonte nata mbi frymėmarrjen e tij.
    -Mė lini edhe pak tė fle-kėrkoi me pėrbuzje nėpėr dhėmbė, por nėna qė nuk e kishte dėgjuar, i hapi grilėn, pastaj duke ndezur dritėn i bėrtiti diēka me zė aq tė lartė, sa ai mbėshteti kokėn nėn jastėk pėr tė mos dėgjuar mė tepėr.
    Nė pėrhumbjen qė po i krijonte gjendja pas gjumit, u tremb nga zhurma nevrastenike e njė muzike aq popullore, ku klarineta formonte duetin mė tė urryer me zėrin e ngjirur tė njė lale prej elbasani, e klithi nė vetvete, por pa shpresė. Babai i tij kishte aktivizuar shqisat drejt shijimit muzikor tė mėngjesit. Ky ishte fundi. Duhej tė ēohej, njė ditė e re po priste pėr tė.
    -Mėngjesi ėshtė gati!
    Ai po kalonte minutat para pasqyrės, duke urryer trajtat e frikshme qė merrte pas zgjimit nga gjumi. Sytė e buhavitur, vija qė gjithandej qarkonin fytyrėn sikur tė ishte gėrvishtur nė sherre tė dhimbshėm natėn, flokė qė ngriheshin si antena dhe nuk donin tė uleshin nė vend, e bėnė tė mėshirohej.Mė pas, i turpėruar edhe nga familja qė kishte idenė e njė paraqitjeje tjetėr tė tij, leu duart me sapun derisa shkuma e krijuar iu duk e bollshme pėr t’i ngjyer dhe ngrirė flokėt, qė mė nė fund po merrnin formėn e duhur tė tyre…
    Nuk kundėrshtoi dot ofertat e nėnės pėr tė ngrėnė. Ligji i saj ishte njė mėngjes i bollshėm, qė do ta karrikonte pėr tė pėrballuar me sukses ditėn nė vazhdim.
    I mėsuar, si zakonisht konsumoi sallamin e skuqur derisa ndjeu gromėsimat, qė nisėn dhe nuk do tė pushonin as pas orės sė dytė tė mėsimit.
    Shijoi edhe vezėt e zjera e vetėm kur u pėrball edhe njėherė me pasqyrėn, pa se si e verdha e tyre kishte mbetur dukshėm mes dhėmbėve, duke tė kallur datėn me pamjen e shėmtuar qė dėshmonte.
    -Ika,-ulėriu, e ritmikisht u dėgjua kėrcitja e monedhave qė babai po i numėronte me imtėsi pėr t’ia dhėnė.
    I peshoi nė dorė, i ndjeu tė lehta, pa vlerė, iu dukėn aq pak sa u quajt i mėshiruar, bėri t’i flakte pa i numėruar, por ndėrroi mendje dhe u nis pa sherr jashtė.
    Duke zbritur shkallėt e pallatit, u pėrball me plakėn e katit tė dytė, nuk i foli mirėmėngjes dhe kjo e pa shtrembėr sa ai u pengua e pėr pak rrėshkiti nga shkallėt. E mallkoi plakėn dhe i uroi ngordhjen mė tė shpejtė tė mundshme. Doli jashtė e liria qė i dha dielli i pranverės, iu pėrplas fytyrės.
    -Sot nuk po shkoj nė shkollė-tha, pastaj me kujdes eci duke ndėrruar disa rrugica njėra pas tjetrės. Ndaloi te njė dyqan ku ishte klient i pėrhershėm dhe e porositi shitėsin t’ia mbante librat e shkollės derisa ai tė kthehej nė drekė.
    Si i magjepsur, u tėrhoq nga muzika e lokalit pėrballė. Rebel, i vendosur pėr tė kundėrshtuar kėdo e gjithēka, eci dhe me sigurinė e rremė tė dikujt tė mėsuar me njė jetė pa rregulla, u fut brenda, zuri qoshen e njė tavoline e porositi kafe e konjak.
    Alkoli ia renditi mirė mendimet. Pa, se mes tė voglave tė tė atit, ishte ngatėrruar pėr dreq edhe njė mijėshe metalike. Buzėqeshi gjithė djallėzi, sikur t’ia kishte hedhur plakut, pastaj porositi konjak tjetėr, bėri llogaritė me mendje e duke futur 20 lekėt bakshish pėr kamarierin, porositi dopion e rradhės.
    U gjet i ēlirėt nga mendimet e veta, ia vlente nisja e njė dite nė kėtė farė forme.
    Pėr dreq, atij nuk do t’i ecte ndonjėherė plotėsisht nė jetė. Mėsuesi kujdestar, nėn shoqėrinė e drejtorit e tė njė individi tjetėr, po shoqėroheshin drejt ambientit ku ai po argėtohej mizorisht.
    E rrėmbeu frika e zbulimit dhe me gotėn qė i dridhej nė dorė, gjeti strehė me vrap nė banjon e lokalit. Aty, duke u u ulur rehatshėm nė njė pozicion aspak komod, shkundi gotėn mbi fytin qė po i thahej, e futi nė xhep atė dhe doli vjedhurazi, pa u vėnė re nga askush.
    Gotėn e theu nė brinjėn e njė pallati nė ndėrtim e sipėr, pastaj pa u kujtuar se iku pa paguar gjė, futi dorėn nė xhepa e rastėsisht gjeti lekė qė s’i shkonte ndėr mend t’i kishte.
    U ndje me fat, i pasur, shkundi veten nga pėrgjumja e vendosi tė strukej nė gjirin e dijes, brenda shkollės ku aq shumė mund tė argėtohej me naivėt e klasės sė vet.
    -Ej, Lenci, tė kanė vėnė mungesė, e di?
    -Ik o dreq, mė lėr rehat- i klithi gjithė entuziasėm debilit tė klasės, qė dikur duke e gjuajtur me njė libėr nė kokė i kishte provokuar thirrjen: “Mos nė kokė, se e harroj mėsimin…”
    Vėshtroi rreth e rrotull. Vendi i tij ishte zėnė nga dikush tjetėr. Nuk po e pėrshėndeste njeri, por aq i bėnte. Imitoi njė melodi fillimisht ulėt, pastaj me zėrin gjithmonė e mė tė fortė, qė i dilte me logjikė e rregullsi nga gryka e ngjirrur.
    -Hekur qėnke?-dėgjoi dikė, qė e pėrshėndeti me njė grusht nė shpinė.
    Iu pėrgjigj me njė dihatje tė fuqishme fryme qė nxorri nga mushkėritė, pastaj e pyeti nėse kishte rregulluar apo jo ndonjė femėr ato ditė.
    Tė dy u shkrinė gazit, teksa Lorenci iu hakėrrua njė vajze mė tė vogėl, me syze, quka e dhėmbė tė zverdhur, saqė ajo e shtangur u pėrplas pas njė mėsuesi tė ri, qė pa ia varur fare i dha duart me forcė.
    Zilja e mėsimit kishte rėnė, e ai u fut vjedhurazi pas mėsueses qė kishte varur kokėn mbi regjistėr. Nė rrezik pėr t’u nxjerrė jashtė, e pranoi nė ajėr ftesėn e dy vajzave qė duke e njohur gjendjen e tij, e ftuan tė qėndronte nė mes tė tyre atė orė.
    -E dija qė do tė shkonin gjėrat nė kėtė mėnyrė-i pėrsėriti vetes, ndėrsa pėr tė disatėn herė kishte hedhur stilolapsin poshtė bangės, e me pretekstin pėr ta ngritur kishte prekur kofshėt gjithė mish tė shoqeve qė aq bukur i quante shoqkėza!
    Si u bė i mėrzitshėm me fėrkimet, trajtoi tema me argumenta bindės rreth seksit e pozicionit tė mashkullit nė shoqėri, foli me elokuencėn e alkolit rreth eksperiencave qė pati vite e vite me rradhė, sa ishte e pamundur tė mbaheshin tė qeshurat gjithė ekstazė tė vajzave.
    I quajti rrėfimet e veta eksituese, e pa harruar tė hidhte sytė ( se pėrse jo duart!) mbi format shpėrthyese tė vajzave nė rritje e sipėr, dėgjoi emrin t’i lakohej e nė ēast, pas batutės nė majė tė gjuhės zėri i mėsueses e pėrplasi jashtė klase, ku s’do tė bėhej i besdisshėm as pėr vete, as pėr tė tjerėt.
    -Ē’tė bėj?-mendoi dhe pa pikė kuptimi vajti u fsheh nė banjėn e vajzave. Priti gjatė, pastaj i mėrzitur nga budallėku qė kishte menduar, doli prej saj. Fati i rrėshkiti keq atė ēast, sepse pastruesja qė e pa e izoloi me ulėrima.U ndje i mbėrthyer dhe i zėnė nė ēark, shoqėroi nėndrejtoreshėn tek zyra ku si rregull duhej tė ishte drejtori. Mungesa e tij, e bėri tė ēlirohej. Emrin e kishte dhėnė gabim e kjo ēėshtje do mund tė mbyllej me aq.
    U shoqėrua nėn arrest nė klasė, ndėshkimi ishte shtyrė pėr mė vonė. Ora nė vazhdim e gjeti duke ngjitur mastikat mbi kokat e djemve pėrpara. U bė aq i besdisshėm, sa njėri prej tyre e spiunoi tek profesori, qė pa e toleruar e dėboi si rrugaē jashtė.
    Duke dalė, u kthye shpejt dhe e pėrshėndeti duke ngritur gishtin e tretė nė drejtim tė mėsuesit. Ky nuk e pa, e tė qeshurat e nxėnėsve i interpretoi sipas botės sė mbyllur provinciale qė ishte pasuria e tij mė e madhe.Lorenci priti derisa ra zilja pėr fillimin e pushimit. Si zakonisht, i vetėm, hodhi kėmbėt nga e ēonin ato. Askush nuk i foli, asnjė vajzė nuk pėrqėndroi vėshtrimin mbi fytyrėn e tij e dielli gjithmonė e mė i nxehtė, po i shkaktonte kruarje tė tmerrshme nė kokė, pėr shkak tė sapunit tė tharė keqas qė po binte erė ato momente.
    Nisi ecejaket e tij nė kėrkim tė diēkaje, tė njė shpirti binjak qė do tė mund t’i jepte njė farė kuptimi ekzistencės sė deriatėhershme.
    E magjepsi simpatia e brishtė e njėrės, por kur e eksploroi nga koka te kėmbėt, e ndjeu se ishte veshur me njė palė atlete aq “sportive”, sa stononte e gjitha dhe i turpėruar i ktheu shpinėn duke u larguar me nxitim.
    Pastaj, nėn minutat e pushimit qė zgjaste sa tė donte ai, pati edhe njė eksperiencė tjetėr, por shumė mė tepėr tė “hijshme”.
    Pėrplasi shpatullėn gjithė furi me dikė, e cila po e parakalonte. Vajza nė fjalė, i ngriti njė vėshtrim lutės ngjyrė bojėqielli, sa ai iu dorėzua bukurisė sė saj, duke i kėrkuar mėshirė Zotit pėr mėkatet e mėparshme.
    Kjo vajzė i foli e para, i kėrkoi ndjesė, pastaj hapi krahun dhe e la tė parakalonte. Duke u larguar, pa se ajo nuk mbante altlete, por kėpucė normale shkolle dhe i magjepsur, u rrotullua 90 gradė, iu qep pas edhe ai me shpejtėsi.
    Sapo iu afrua, brenda shkollės drejt njė vendi pa nxėnės, ajo ndaloi, ēuditėrisht e lodhur, vuri duart nė bel, pastaj me njėrėn dorė filloi tė kruhej nė njė vend tė papėrshtatshėm, duke i dhėnė vetes kėnaqėsinė e shpifur se nuk po e shihte njeri.
    Kjo mjaftoi qė ai tė bėhej hije nė moment, tė largohej me vrap jashtė, duke ndeshur kėshtu nė takimin e papritur me njėrin qė e urrente aq shumė, sa mund ta shqyente sysh.
    U frynė qė tė dy gjithė mburrje e trimėri, fjalėt i pėrdorėn pėr tė themeluar terrenin glorioz tė grushtave qė priteshin nė vazhdim.
    U vėrsulėn mbi njėri-tjetrin egėrsisht, duke lakuar farefisin pėrkatės. E ēuditėrisht, farefisi i kundėrshtarit tė Lorencit ishte aq i shtuar, sa edhe brenda asaj shkolle u gjendėn 4-5 kushėrinj tė vitit tė fundit qė e rrethuan dhe e bastarduan me shkelma gjithėfarėvendesh.
    Konfuzioni qė i rrethoi, i la shteg Lencit t’i shpėtonte rrethit vicioz ku e futėn.
    I la forcat nė njė vrapim kilometrik sa mė larg tyre, e duke qėndruar pėr t’u mbushur me frymė nė mes tė njė bulevardi gjithė pluhur, ndjeu zvarritjen e ngadalshme tė njė makine qė frenoi mbi tė…

    $ $ $

    Spitali ishte spital. Si i tillė, i pamėshirshėm e gjithė papastėrti, ai i jepte melankolinė e padėshiruar shpirtit tė tė sėmurit. Lenci nė tė kundėrtėn, pa e mbledhur dot veten ku ishte, u ndje i liruar nga amullia e trupit qė nuk po i dhimbte mė. Ishte e disata ditė nė spital. Sot ishte pėrmendur pėr sė mbari, nuk do tė qėndronte shumė aty, megjithatė e kishte zėnė njė padurim i tepėruar e njė zell pėr tė rinisur jetėn e re pėrjashta.
    Ndjeu derėn tė hapej ngadalė. Nėna zgjati kokėn dhe e pėrshėndeti me dhimbje e ngrohtėsi. Dashuria e saj ishte njė interpretim gjestesh e jo fjalėsh. Lencit iu dhimbs piktura drithėruese e saj dhe i shtrėngoi me qejf duart qė po rrudheshin dita ditės.
    -Tė skuqa sallamin pėr ta ngrėnė. E solla me vete-i tha e shkreta nėnė. E nxorri pa hezitim nga ēanta dhe vuri re qė ai kishte pėrlyer gjithė vaj letrat me tė cilat ishte mbėshtjellė.
    I automėshiruar, duke kafshuar si i ēmendur copa sallami qė s’kishin fund, Lenci pa zė lexonte dhe nė vetvete qante jetėn e adoleshentit, aq bukur tė krijuar nė ėndėrrimet letrare tė faqeve tė ditarit tė vet, tė cilat nėna i kishte grisur pėr tė mbėshtjellė sallamin mė tė skuqur e mė tė shijshėm tė mėngjesit plot gromėsima tė tij…
    ERIS RUSI

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,475
    Faleminderit
    0
    73 falenderime nė 64 postime
    Me pelqeu shume !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Mosha
    31
    Postime
    2,576
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    U largova nga Shqipėria menjėherė pas 8-vjeēares dhe vitet e gjimnazit ngelen veē se ėndrra. Vitet mė tė bukura tė jetės i harxhova nė njė gjimnaz tė huaj. Shkrimi juaj pikturoi ato ėndrra tė harruara. Mė pėlqeu mė shumė se MI CORAZON

    Suksese!
    Edi

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-11-2002
    Postime
    167
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    THX!
    ERIS RUSI

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2002
    Postime
    184
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    dmth

    ti i paske shkruar ato shenimet banale ne banjot e vajzave, qe gjithsesi une i lexoja me endje !

    ke shume ajer, po nuk te ngop!do dhe me...

Tema tė Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 11:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 03:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 08:44
  4. Rugova ma shpėtoi jetėn... nga ditari i Renate Flottau
    Nga RTP nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-03-2004, 11:51
  5. (Shkėputur nga ditari im) "Na ishte njėherė... Otranto '97"
    Nga Auloni nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 18:40

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •