Close
Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 340
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    Kino-ditari - Filma të rinj në 2006

    Po e hap kete temë per te inaguruar vitin qe sapo filloi dhe per te vendosur këtu filmat e rinj te 2006-es e qe do shikoj ne kinema pergjate vitit.

    Per te gjithe ata qe do te kenë ose kane patur mundesi t'i shikojne filmat ne fjalë, BUJRUM, jane te mirepritur per te vendosur opinionet e tyre. Te vetme gjë qe do te deshroja do te ishte nje dialog normal dhe i civilizuar dhe jo mesazhe qe fillojne me "ky film ta shpif", "film koti" apo kalamanllëqe te tilla, qe nuk jane dinjitoze per asnje nga filmat qe mund te diskutojme, cilido qofte ai.
    Thene ndryshe, motoja e kesaj teme lé të jete:

    "TE GJITHË FILMAT LINDIN TË LIRË DHE TË BARABARTË".


    Po e inaguroj temen e re me filmin e pare per kete vit qe pashe dje ne kinema: "Good night, and good luck", film nga George CLOONEY.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "GOOD NIGHT, AND GOOD LUCK" eshte filmi i dyte i George Clooney si regjizor (filmi i tij i pare si regjizor eshte "Confessions of a Dangerous Mind" (2002).

    "Good night, and good luck" ai e prezantoi ne festivalin e fundit te filmit ne Venecia (Mostra di Venezia) prej nga dhe u kthye me çmimin e aktorit me te mire ( per David Strathain) dhe çmimin e skenarit me te mire.

    Filmi rrefen historine vertete te Edward Murrow-t, prezantuesit te kanalite televiziv amerikan CBC ne vitet 1950-1955, dhe kontributin qe ai dha ne ato vite per rrëzimin e senatorit ultra konservator Joseph McCarthy, qe kryesonte asokohe nje komision te tmerrshëm ndaj te gjithe atyre qe supozoheshin te kishin ide komuniste.

    Mu duk se pashë nje film elegant, i gjithi ne bardhë e zi, qe integron brenda vetes ne menyre natyrale imazhet televizive (po ashtu bardhe e zi) te asokohe te senatorit te tmerrshëm McCarthy. Nje faqe e errët, po aq bardhe e zi sa dhe filmi, e Historise se Shteteve te Bashkuara...

    U bene disa vjet qe George Clooney, bashke me shokun e tij Steven Soderbergh kane krijuar kompanine e tyre te productionit (SECTION EIGHT), keshtu qe filmi spikat per lirinë e tij, inteligjencen, ekzigjencen kinematografike.

    George Clooney konfirmon definitivisht se eshte nje regjizor po aq interesant sa dhe eshte aktor i talentuar, per me teper qe gjithe skenari eshte shkruar nga ai vete.

    web-site i filmit: http://www.goodnightandgoodluck-lefilm.com/





    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "L'enfant endormi" ("Fëmija i përfjetur") film maroken i Yasminne KASSARI

    Eshte interesante te shikosh prodhime kinematografike qe vijne nga vende prej te cileve nuk jemi mêsuar te shohim shpesh filma. I tille eshte rasti i filmit qe pashe dje, nga regjizorja e re marokene Yasminne KASSARI (ky eshte filmi i saj i pare, dhe eshte nje bashkepunim Marok-Belgjikë).

    "Fëmija i perfjetur" i mer ngjarjet ne nje fshat te thelle te Marokut dhe tregon historine e nje miti qe ekzistoka ne dia vende arabe sipas te cilit, çdo grua mund te mbaje nje femijë ne barkun e saj ne menyre te "përfjetur" per muaj apo per vite te tera dhe ta lindë kur te vije momenti i deshiruar prej saj.

    Filmi vë ne qendrer portretet e dy grave, Zeinabit dhe kunatës se saj Halima : te dyja jetojne me familjet e burrave te tyre, qe kane emigruar ne menyre klandestine ne Spanje.

    Nje dite, Zeinabi zbulon qe eshte shtatëzanë, por ... i shoqi i saj eshte emigrant ne Spanje. Ajo vendos ta mbaje te "perfjetur" femijen e saj te ardhëm...

    Nje film-portret interesant i gruas marokene ne ditet e sotme.



    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "KING KONG" - film amerikan nga Peter Jackson.

    Ky film, qe aktualisht shfaqet keto kohe ne kinema, eshte "King Kong"-u i trete qe realziohet. Me regji te Peter Jackson-it (regjizorit te famshem neozelandez te "The Lord of the rings"), versioni aktual i mbetet besnik versionit te pare te realizuar tashmë ne vitin 1933, pra gati 70 vjet më parë !

    Ajo qe eshte intersante (une e kam pare "King Kong"-un e 1933-shit), eshte fakti qe ky i fundit eshte shume shumë here me pak erotik se sa i pari, per te mos thene fare !

    Filmi eshte nje festival i vertete efektesh speciale : majmuni Kong eshte nje prodhim puro dixhital, por qe duket krejt natyral dhe ta mbush mendjen se behet fjale per nje majmun te vertete te STËRmadh !

    Aventura ne ishull midis bukuroshes Naomi Wats dhe majmunit te saj me te cilin ajo bie ne dashuri (filmi, ashtu sikunder dhe origjinali i vitit 1933, frymezohet fuqishem nga perralla e famshme "E bukura dhe e shemtuara"), eshte dhe pjesa me interesante e filmit.






  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    "BROKEBACK MOUTAIN" - film amerikan nga Ang Lee.

    Dje pashe "Brokeback mountain" fituesin e katër "GOLDEN GOLBE"-eve (filmi me i mire i vitit, regjizori me i mire... etj) dhe fitues i Luanit te ARTE ne "Mostra di Venezia" 2005 (festivali i filmit ne Venecia).

    Filmi i vendos ngjarjet ne fillim te viteve '60 dhe rrefen historine e dy cow-boy (dy djem barinj) qe kullosin bagetine e tyre ne malin Brokeback, ne shtetin Wyoming. Miqesia e tyre (rolet e dy cow-boy-ve luhen ne menyre te persosur nga Heath Ledger & Jake Gyllenhaal) transformohet ne diçka idilike qe merr formen e dashurise. Pas kthimit te bagetive nga bjeshkët, te dy djemtë martohen, njeri ne Wyoming me Almën, te fejuaren e tij (luajtur nga Michelle Williams) dhe tjetri, ne Texas, nga dhe eshte me origjinë, por gjithnje duke ruajtur kontaktin me njeri-tjtrin dhe sekretin e dashurise se tyre. Ky eshte vetem fillimi i filmit i cili vazhdon te tregoje kete histori dashurie deri ne fillim te viteve '80 (pra, nje film qe shtrihet në gati 20 vite jetë).

    Shtypi (kritika), perveç fjalëve shume te mira per filmin, shpesh i ka rene shkurt dhe e ka konsideruar si nje histori homoseksualësh, pra nje "gay cow-boy movie". Eshte e vertete qe filmi rrefen historine e dashurise se dy djemve, por merita e regjizorit eshte pikerisht fakti se ka mundur te rrefeje nje histori humane dashurie ku nuk ka asnje rendesi fakti nese dy personat jane nje djale e nje vajze apo dy djem. Magjia e filmit qendron pikerisht në atë qe nuk bie ne cliché dhe shabllone te gatshme gay por me nje force magjepse do te na thote : "Love Is A Power Of Nature" (dashuria eshte nje forcë e natyrës).

    "Brokeback mountain" eshte nje film TEJET emancipues dhe eshte nje fat qe ai shfaqet ne te njejten kohe sa ne USA aq dhe ne vendet europiane. Padyshim, filmi më i mundshëm per te fituar Oscar ne mars te ketij viti.

    web-site i filmit dhe TRAILER : www.brokebackmountain.com
    ose : www.brokebackmountain-lefilm.com

    dhe "making of movie": http://65.36.225.227/images/brokeback-doc-hi.wmv






  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    3 foto te tjera nga "BROKEBACK MOUNTAIN"

    3 foto te tjera nga fituesi i "Luanit te Arte" ne Festivalin e filmit ne Venecia dhe i "GOLDEN GLOBE" si filmi me i mire amerikan.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-12-2005
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    8
    Edhe une e pashe filmin,me shume i shtyre nga kureshtja si nje film fitues ne nje festival me nivel,siç eshte dhe ai i Venezia-s.
    Por,ne kundershtim me ju,qe pranoni se eshte nje film i arritur,meqenese dhe Ang Le eshte regjizor i talentuar,nuk mendoj se ai ka dashtur te thote gje tjeter veçse historise se dy djemve qe bien ne dashuri,aq me teper qe njeri prej tyre ishte i fejuar me Almen.Pra,sado qe te kete perpunuar skenarin,peisazhet dhe te tilla elemente qe perbejne nje film,per mua filmi eshte teper komercial nese do te kemi parasysh se filmi behet per nje publik te madh,pra nje lloj mode qe ka perfshire kinemane me filma qe bejne per vete nje publik,por me pare i kane marre shijet se per çfare filmash ato kane nevoje;e njejta gje me hebrenjte qe akoma bejne filma per ta.Homoseksualet siç edhe hebrenjte dikur,ndjehen te persekutuar nga shoqeria.ose me mire shikohen me nje sy negativ,por kjo s'do te thote qe ato jane te ndryshem dhe viktima te ketij ndryshimi ndjenjash.Eshte shoqeria ajo qe i ben te ndjehen te ndryshem sepse ato nuk duhet qe te ishin.Dhe ketu filmi kris nje tabu,shpresoj te mos jete hera e pare me kete histori.Nje djale perveç gruas se tij,pra plotesimit qe ai ka,kerkon dhe ka nevoje per nje emocion me te forte,dhe bien ne dashuri me nje djale,pra biseksual.Ka plot te tilla histori,legjenda qe degjohen.Por ky eshte film,dhe duhet shitur,pra njerezit duhet ta shohin,dhe ku eshte mesazhi?


    Filmi trajton nje histori dashuri homseksuale.Pra,dy persona te te njejtit seks jane homoseksuale,por Ang,per t'i dhene me shume dramacitet i marton te dy dhe i jep femije,loje e bukur kjo.
    Sidoqofte,mbeta i zhgenjyer nga ky film qe prisja me teper.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga krishna

    Sidoqofte,mbeta i zhgenjyer nga ky film qe prisja me teper.
    Gjithashtu dhe une. Cuditem per Golden Globes qe mori dhe me duken thjesht si cmime inkurajuese per ti bere gay't te futen ne mainstream. Kur tha ai tek "Will and Grace" (eshte komedi per dy gay guys and their friends): Sot qe te marresh cmime duhet te besh filma per gays.

    Pashe "Match point". Subjekti shume i ngjashem me "Nje tragjedi amerikane" te Theodore Dreiser qe e kam lexuar para shume kohesh. Casting i aktoreve mu duk kryeveper. I pershtateshin shume roleve.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga krishna
    Edhe une e pashe filmin,me shume i shtyre nga kureshtja si nje film fitues ne nje festival me nivel,siç eshte dhe ai i Venezia-s.
    Por,ne kundershtim me ju,qe pranoni se eshte nje film i arritur,meqenese dhe Ang Le eshte regjizor i talentuar,nuk mendoj se ai ka dashur te thote gje tjeter veç historise se dy djemve qe bien ne dashuri
    Sigurisht, jam dakort me ty: historia e filmit eshte historia e dy djemve qe bien ne dashuri me njeri-tjetrin. Dhe qofshin keta nje djale i ri me nje vajze e re, qofshin këta nje plak me nje vajze te re apo nje plakë me nje djalë i ri, qofshin keta dy djem apo qofshin keto dy vajza, qofshin keta dy pleq apo qofshin keto dy plaka, nese ata bien ne dashuri, ajo Histori dashurie eshte ! Dashuria per njerezit eshte !


    Citim Postuar më parë nga krishna
    Pra, sado qe te kete perpunuar skenarin,peisazhet dhe te tilla elemente qe perbejne nje film,per mua filmi eshte teper komercial nese do te kemi parasysh se filmi behet per nje publik te madh, pra nje lloj mode qe ka perfshire kinemane me filma qe bejne per vete nje publik, por me pare i kane marre shijet se per çfare filmash ato kane nevoje
    Mendoj se "Brokeback mountain" nuk eshte film komercial. Kjo per arsyen e thjeshte se producent i filmit nuk eshte asnje nga kompanite hollywood-jane por 3 producente indipendentë. Per me teper qe ne "Mostra di Venezia" seleksionimi eshte i tille qe nuk pranon filma qe konsiderohen si komercialë.

    Sa per ate qe kinemaja "qenka perfshire ne nje mode qe do te beje per vete publikun duke ja para-kuptuar shijet publikut", te siguroj qe kjo "mode" ka ekzistuar qe ne fillimet e kinemase dhe do te ekzistoje per sa ajo te ekzistojë! Pra e kam te veshtire te besoj se "Brokeback mountain" eshte i vetmi film qe qenka bere, si te thuash, "i bere me paramendim"!


    Citim Postuar më parë nga krishna
    e njejta gje me hebrenjte qe akoma bejne filma per ta.Homoseksualet siç edhe hebrenjte dikur,ndjehen te persekutuar nga shoqeria.ose me mire shikohen me nje sy negativ, por kjo s'do te thote qe ato jane te ndryshem dhe viktima te ketij ndryshimi ndjenjash.Eshte shoqeria ajo qe i ben te ndjehen te ndryshem sepse ato nuk duhet qe te ishin.Dhe ketu filmi kris nje tabu,shpresoj te mos jete hera e pare me kete histori.Nje djale perveç gruas se tij,pra plotesimit qe ai ka,kerkon dhe ka nevoje per nje emocion me te forte,dhe bien ne dashuri me nje djale,pra biseksual.
    Mua me duket se filmi nuk ka te beje fare me biseksualizmin. Filmi ka nje kontekst historik: ngjarja (historia e dashurise) ndodh ne vitet '60, me sakt ne verën e vitit 1963, pra, kur erërat liberale dhe emancipuese ende nuk kishin filluar te frynin as ne USA, as ne Demokracitë Perendimore. Asokohe, homoseksualiteti ishte ende tabù. Eshte e vertete qe personazhi kryesor i filmit ishte i fejuar, perpara se te njihej me shokun e tij, por kjo nuk do te thote se ishte dhe i dashuruar me të fejuarën e tij ! Per me teper qe ti e pé (nuk dua te zbuloj intrigën e filmit ) si rrodhën ngjarjet ... . Edhe shoku i tij, qe mund te supozojme se ja njihte vehtes deshirat homoseksuale, per hir te "zakoneve" (po i quajme keshtu) te kohes, edhe ai u martua !

    Nga ana tjeter, ti permend hebrenjte. Une them se ne shqiptarët, si popull i vogel qe jemi (pra, si te thuash, si minoritet qe jemi -- biles ka patur raste qe bota as nuk na ka marre ne numër fare !- pra as si minoritet nuk na ka llogaritur...), eshte krejt e llogjikës ti kuptojme dhe ti perkrahim minoritetet SHUME here me shume se te tjerët, qofshin keto minoritete etnike, seksuale apo kulturore. Perndryshe, biem brenda proverbit mallkues : "Të shaftë "i shari" !"


    Citim Postuar më parë nga krishna
    Ka plot te tilla histori,legjenda qe degjohen.Por ky eshte film,dhe duhet shitur,pra njerezit duhet ta shohin,dhe ku eshte mesazhi?
    Mesazhi (meqe mendon qe duhet te kete nje te tille ne film, por une nuk para "lodhem" te gjej mesazhe ne filma...: nje film ndjehet, perjetohet, perceptohet, sigurisht jo te gjithe njesoj), por nese mendon se duhet gjetur patjeter nje mesazh, ai eshte i thjeshte: edhe ne situata te veshtira (ti e di se si rrjedhin ngajrjet ne pjesen e dyte te filmit ...), ndjenja e dashurise eshte forcë e natyres ! Nuk di nese ke patur rast te shikosh "The Bridges of Madison County" ("Sur la route de Madison") : eshte identikisht ekzaktesisht i njejti mesazh: edhe ne ate film, askush nuk i vë rendesi faktit qe Meryl Streep eshte nje grua e martuar 50 vjeçare qe bie ne dashuri me nje 60 vjeçar te panjohur nga ajo më parë, dhe kjo zgjat vetëm... 3 dite ! Por ne ato tre dite, ajo takohet me Dashurinë !

    Gjithsesi, historite me te bukura te dashurise, ne historine e njerezimit, kane qene dhe jane ato më të pamundurat (les amours impossibles), pra ato qe nuk mund te realizohen plotesisht. Ndofta ajo eshte dhe dashuria e vertete, por ka shume gjasa qe jo shumëkush ka fatin ta perjetojë ! Por per kete, ne te tjerët nuk duhet te behemi xhelozë...! lol

    Nga ana tjeter, sigurisht qe filmi ka nje mesazh emancipues: edhe pse ai rrefen nje histori te viteve '60, vendi ku zhvillohen ngjarjet e filmit, pra USA, vazhdon te mbetet nje vend pjeserisht konservator (rizgjedhja e Georges W. Bush, ne nje fare menyre, e konfirmon kete por nejse, ky eshte nje tjeter debat). Nese regjizori ka patur si objektiv te vendosë nje tullë suplementare ne murin e emancipimit te shoqerise njerezore nepermjet pranimit dhe kuptimit edhe te minoriteteve, akoma dhe më mire ! Kjo biles duhet te kete qene dhe arsyeja kryesore pse nga ana regjizoriale, filmi eshte shume klasik: pra qe te arrijë te shikohet nga nje numer sa me i madh njerezish, filmi nuk ka asgje te veçante nga ana regjizoriale : rrëfimi eshte mëse klasik. Te siguroj se, nese nuk do te ishte ky qellimi, Ang Lee fare mire mund te bente nje film te tipit "art & essé" apo siç quhen ne France "film d'auteur", pra nje film per nje publik te ngushtë.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e nimf
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Interzone
    Postime
    253
    Gjithmone kam menduar se cmime te tilla si Golden Globe duhet te luajne rol me te madh ne kulture sesa thjesht percaktimi i filmit me te arrire teknik. Mendoj ketu influencen qe pati fitorja e Denzel Washington apo Halle Berry si aktoret e pare me te mire Afriko-Amerikan ne film. Pra edhe sikur ky film te mos vlente asgje teknikisht (jo e vertete kjo), thjesht pershkrimi human me te cilin aktoret/historia eshte ndertuar thote shume. Kjo ben qe stereotipe te kultures gay te ndryshojne...rrjedhimisht te kete nje inkorporim te kultures gay ne 'mainstream'...dhe nese duhen cmime per kete atehere sic implikova me siper nuk do kishte princip me te mire qe ky cmim mund ti sherbeje.
    ps. autor do te te thoja ty ta mbroje me shume po shof qe sapo paske postuar mbi mua
    Ndryshuar për herë të fundit nga nimf : 26-01-2006 më 19:03

Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •