Close
Faqja 24 prej 37 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 362
  1. #231
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Broken English

    Dua te jem i sinqerte qe ne fillim. Filmin shkova e pashe sepse isha shume kureshtar te shoh filmin e pare te Zoe Cassavetes, qe per ato qe e duan kinemane e mire mund ta njohin kete mbiemer qe ka bere legjende ne artin e shtate.

    Por, kjo nuk do te thote qe interesi per ta pare nje veper te pare filmike ishte i lidhur me kete ngjarje: qe babai i Zoe (John Cassavetes ka bere disa vepra te mrekullueshme. Perkundrazi, filmat qe pak kinema i perkrahin, pak kritike shkruajne per to, nganjehere dalin te mire dhe duhen ndjekur.
    Fillimi i filmit eshte i forte. Nje kamera qe ndjek çdo levizje trupi. Emocionet jane te dukshme, ato te shtangin me menyren sesi Zoe Cassavetes filmon personazhin kryesor Nora (Parker Posey). Ajo eshte nje tridhjetevjeçare beqare njujorkeze. Ka nje pune, ka shoqeri, por i mungon burri. Per kete ajo shpesh bie ne depresion. Deri ketu mesazhi eshte i kuptueshem: pamundesia per te dashuruar ne nje bote individuale dhe maskiliste. Po me tej? Filmi kalon ne fazen e dyte (ndoshta pak shpejt, por e pashmangshme per te larguar merzine), ku nje bukurosh francez nderhyn me nje anglishte perfekte ma pak charm francez(Melvil Poupaud). Julien ndodhet ne NYC per pune. Ai behet shpetimtari i Nores, por dhe i filmit. Personazhet, e nje filmi paksa te neveritshem ne disa detaje, mungese e theksuar ne kombinim dialogjesh apo dhe menyra sesi aktoret futen ne detaje qe nuk i japin jete rolit te tyre, deri diku ia dalin te shpetojne veten dhe skenarin. Ndjehet nje force ne menyren sesi regjizorja kerkon te luaje me ndjenjat e aktoreve, ajo i shtyn me force drejt pamundesise per te arritur nje qellim, nje enderr.
    Ndoshta duke ndjekur nje tradite, nuk eshte gjeja me e mire qe mund te beje nje regjizor, aq me teper kur kjo tradite ka qene ne familje. Gena Rowlands, qendron ne film shume mire me rolin e nje nene te dhembshur, por imazhi i saj qendron perjetesisht i lidhur me Cassavetes e vertete, ai qe nuk jeton me. Si rrjedhoje, imazhi qe ajo i huazon vajzes se vet krijon pak antipati per historine qe ajo ka patur me personazhet ku i eshte besuar çdo lloj roli.
    Sidoqofte, per nje film te pare, nuk mund te shkruhen (per ata qe dijne t eshkruajne) vetem kritika negative.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 20-07-2008 më 20:24

  2. #232
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Udhetim neper Pirenej"- komedi franceze nga vellezerit Larrieu.

    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Broken English
    Filmin shkova e pashe sepse isha shume kureshtar te shoh filmin e pare te Zoe Cassavetes, qe per ato qe e duan kinemane e mire mund ta njohin kete mbiemer qe ka bere legjende ne artin e shtate.

    Por, kjo nuk do te thote qe interesi per ta pare nje veper te pare filmike ishte i lidhur me kete ngjarje: qe babai i Zoe (John Cassavetes ka bere disa vepra te mrekullueshme.
    Nuk shfaqet tek une, keshtu qe nuk mund ta shoh kete filmin e gocës se Cassavetes. Po m'kujtohet nimf qe ka pas shkrujt nje here qe, filmat e çunit te Cassavetes (dmth, te Nick-ut), po ti shifte i jati, do turperohej aq shume sa do ngrihej nga varri, do i fuste nje shpulle te birit dhe pastaj do kthehej prap ne varr. Nuk di ç'ka qullos kjo e bija... , ndofta me vone filmi vjen ketej nga kjo nohija ime dhe e shikoj....

    Une pashë nje komedi franceze: "Udhetim neper Pirenej" ("Voyage aux Pyrénées" ) me regji te vellezerve Larrieu.
    Film tipik per te futur ne sherr spektatorin : ose mund ta pelqesh, ose mund ta hedhesh teresisht poshte.

    Film fantazist, me humor te ç'fazuar burkesk minimalist, dmth film me thekse underground. Gje e rralle, sepse komedite zakonisht jane zhanër per publik te gjërë. Film qe shkermoq deri diku strukturen filmike, duke ju afruar disi atyre te Bunuel-it. Dhe qe te lë shijen e nje filmi realizuar nga dy regjizorë qe më se shumti jane argetuar me veten, sesa kane lodhur trutë te argetojne publikun.

    Why not ?!
    Mua me pelqeu !








  3. #233
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Night & Day" - film Jug-Korean nga Hong Sang-Soo

    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin
    Night and day (Bam gua nat), film nga Hong Sang-Soo

    Sung-Nam, piktor, i martuar, nga Korea e Jugut, arratiset nga vendi i tij pasi piu per here te pare hashash... Dhe zbarkon ne Paris.

    Ku dhe fillon odiseja e tij me vetmine, me dashurine. Personazhet e Hong Sang-Soo jane gjithmone, ne gjithe filmat e tij, skica kalemi te vetmuara qe perpiqen te thyejne ndjenjen e humbetires, personazhe te cilet rrotullohen gjithmone rreth vetes "si per te kuptuar me mire se ajo ç'ka i mundon eshte vetmia"... Dhe eshte pikerisht kjo gjendje e mirefillte qe u lejon te shpalosen e te shetisin ne shoqeri gjoja per te "konkeruar" (kush ma thote ne shqip kete fjale se nuk po me vjen) boten. Ne pamje te pare jane filma "s'ka me te thjeshte", veçse skicat "trashen" e fryhen e marrin jete ne perpjekje per te bashkejetuar me TJETRIN. Me mire duhet thene "thjesht ne marredhenie me tjetrin", kush do qofte ky/kjo i/e fundit. Ne fakt personazhet e Hong Sang-Soo lindin skica dhe bejne levizje per te marre ngjyra, per te permbushur hapesirat e bardha te linjave te kalemit me ngjyra, me ngjyre te kuqe ne ka mundesi, paçka se ngelen skica prape. (Mire, boll me kaq me skica se ju lodha. Ka shume me shume per te thene per filmat e Hong Sang-Soo por po e leme me kaq...)
    Sonte e pashe dhe une, dhe ndaj plotesisht mendimin tend: ka aq shume per te thene per kete film... sa s'ka ku te shkoje !

    2 ore e 30 minuta film,pa me te voglin konçesion : asnje skene folklorike (asnje pamje kartolinash nga Parisi), asnje kollajllek kinematografik: puro art !

    Film qe me ndjek nga prapa, edhe pse u be gati 24 ore qe e kam pare. Peoples, shko shihe, dhe flasim më në detaje, qofte dhe per anen skenaristike (ngjarjen), pasi jo "te gjitha" kuptohen kollaj (si zakonisht tek Hong sang-soo)...

    (sa per informacion: nje portret i regjizorit eshte ketu: http://forumishqiptar.com/showpost.p...&postcount=164




  4. #234
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "SHIVA" ("Te shtatat") - film izraelit nga Ronit e Shlomi Elkabetz

    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin

    autori, ka filma me te mire ne kinema se ky i fundit qe ke pare.
    P. sh. "Les sept jours" (Te shtatat). Skenar, loje aktoresh shume me nivel.
    Me ne fund, e gjeta kohen per ta pare.

    Siç thoja ne nje mesazh te meparshem, filmi eshte nje psiko-drame familjare, ku gjithshka ndodh pergjate 7 diteve (si "Te shtatat" tek ne shqiptarët) qe pasojne vdekjen e njerit prej vellezeve te nje familje izraelite.

    "Të shtatat" ("Shiva") fillon mire, me nje skenë tragjikomike te varrimit, pastaj...pergjate gati 1 ore e gjysme, terhiqet zvarrë... aq sa u bera derr ! Problem më duket eshte perdorimit pa vend, deri ne eksterm i formes "plane-sekuenca fikse" dhe mungesa e montazhit (gje qe ne kete rast do te duhej, per ti dhene ritem te brendshem seciles skenë). Gjithshka kthehet ne mbytese, personazhet ngaterrohen menjeri-tjetrin, nuk merret vesh cili eshte njeri e cili eshte tjetri dhe mua me kapi merzia. Pastaj, andej nga treçereku, filmi "rizgjohet" (skena e sherrit ne dhomen e madhe te fjetjes), por eshte vonë... Shpejt e shpejt ka nje skenë mbyllese (jo fort e keqe) e vendosur ne forme mekanike, dhe... kaq.

    Regjizorët Ronit & Shlomi Elkabetz jane vella e moter, dhe kane rrefyer nje cope nga historia e tyre familjare. Ky eshte nje triptik, filmi i parë "Prendre Femme" ("To take a Wife" ) ka qene i mrekullueshem dhe rrefente grindjet e nenes se tyre me te shoqin (por qe ne kete film jane tashme te divorcuar). Ky i dyti, me zhgenjeu. Mbetet per tu pare i treti...



  5. #235
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "O bëhem më mirë, o rashe e vdiqa!" - film francez nga

    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Sois je meurs, soit je vais mieux

    Filmi i Laurence Barbosa trajton nje teme, por ne fakt jane shume tema qe nderthuren si dhe jeta me detyrimet, endrrat, thyerjen e rregullave dhe mbi te gjitha deshiren per t'u ngritur me shume. Kjo eshte dhe forma e pare e ketij filmi. Ngritja e tre adoleshenteve qe kerkojne te thyejne rregullat duke jetuar. Ato nuk jane te dhunshem, por vetem perdorin pasurine qe bota peretth i jep. Jetojne te shkeputur nga shoqeria qe i rrit. Nuk mjaftohen me keshillat apo perkujdesjet e familjeve qe jane pak prezente ne jeten e tyre, meqe ndarjet kane mberthyer deri ne gryke te rriturit.
    Nje film i forte, ndoshta eshte nje fjale e pavend, por shoqerimi gjate ketij filmi me tre personazhe qe jane shume intimë, po aq dhe te ndare, krijon nje vale te forte emocionesh
    Film i mire shume !! Dhe nje veshtrim origjinal kinematografik nga ana e regjizores ! Me pelqeu vertet !


    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    dhe kurorzohet me nje flu finale, si dhe jeta qe kane nisur, me krime, ndarje, droge dhe alkool.
    Fundin, pra finalen e filmit e lexova disi me ndryshe: filmi nuk imponon asnje moralizim, socializim apo dramatizim te evenimenteve qe ndodhin. Perkundrazi, regjizorja duket se do te na thote qe "kalamanlleqet" e adoleshenteve jane shume here më të pastra (saine, healthy) sesa nevrozat e të rriturve : Kur pas nje gabimi ("kalamanlleku") pjeserisht te justifikueshm nga ana e te birit, e jema, ne fund te filmit, i kerkon atij qe ti shpjegoje nje dite psee beri ate gjë, une si spektator kuptova qe djaloshi i ri me ne fund ka filluar te hyje ne moshen e te rriturve ndersa e jema, ka filluar te kaloje nga posesiviteti per te birin, ne respektimin e ndersjellte (mutual).




  6. #236
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Autor , erdhi The dark Night atje te ty ? lool

    Dje e pashe kete . Megjithese kish dale qe javes qe kaloi prape biletat vazhdojne te jene sold out nese nuk shkon ne kohe . Ose nese nuk shkon 45 min para , qe te zesh nje vend te mire , karrike flas . Si une qe sado shkova 20 min para , gje shume irrituese se te duhet te presesh gati 1 ore sa te filloje filmi pastaj, prape perfundova te rreshtat e paraa .. gje qe e urrej . lool

    filmi ishte great . Me pelqeu shume . Nje nga filmat me te mire so far per kete vit . Loja e aktoreve , sidomos Ledger ishte fantastike .
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 27-07-2008 më 15:45

  7. #237
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Autor , erdhi The dark Night atje te ty ? lool

    filmi ishte great . Me pelqeu shume . Nje nga filmat me te mire so far per kete vit . Loja e aktoreve , sidomos Ledger ishte fantastike .
    ancora no ! Më 13 gusht! Do shkoj ta shikoj. Thuhet qe eshte vertet i mire !

    Nuk di a e ke pas pare dy Batman-ët e Tim Burton ? Me kane pas pelqyer.
    Disi me pak ai i parafundit, "Batman begins", realizuar nga i njejti regjizor qe ka bere dhe kete te fundit, pra nga Christopher Nolan (qe ka pas bere dikur nje film te mire : "Insomnia").

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Night and day

    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin

    2 ore e 30 minuta film,pa me te voglin konçesion : asnje skene folklorike (asnje pamje kartolinash nga Parisi), asnje kollajllek kinematografik: puro art !
    Oh po, kjo eshte nje mrekulli qe nuk ngjan shpesh ne kete kohe vere ku njerezit mendojne me shume per te gjetur ndonje terrace per t'u freskuar apo ndonje plazh.

    Nje gje me beri pershtypje, njerezit qe fironin nga salla e kinemase ku u shfaq filmi. Te pakten dhjete vete dolen. As nuk e kuptova kete gjest makaber per nje veper te tille, dhe as nuk dua ta kuptoj. Por, ndoshta ata njerez jane mesuar me ndonje film si Ratatouille, apo ndonje komedi e lehte, qe kaperdihet ne 90 minuta. Ndersa ky film te gozhdon per 2 ore e gjysem me nje lirshmeri filmimi, edhe pse behet fjale per nje kryeqytet qe eshte sterfilmuar nga kamerat e shume regjizoreve. Parisi, nje vend betejash, ku regjizoret mundohen te na e japin sa me te nderlikuar, romantik, cilezor apo dhe mendjemadh. Ndersa Hong sang-soo, e filmon ndryshe, me mire, ai nuk filmon Parisin; eshte njeriu qe del perballe qytetit, perballe strukturave te vjeteruara. Njeriu percillet nga kamera, ai nuk humbet ne histori qe gjenden ne ate qytet, por shikon punen e vet sikur te ishte ne nje qytet anonim. Dhe ketu eshte nje vlere qe filmi merr atehere kur rrethi korean mundohet te ekzistoje edhe ne nje vend tjeter, qe nuk i perket aspak kultures se vet.

    Pjesa e pare, momenti kur piktori korean hyn ne Paris dhe zbulon strofken koreane, eshte me e arrira per mua. Andej nga fundi, sidomos pas kthimit te tij ne Korene e Jugut, me ate flash back (edhe pse shume i nevojshem per situaten), regjizori sikur lodhet, ose me mire jam une qe u lodha... Them lodhet/m sepse ne nje menyre perfekte Hong sang-soo ka mbajtur gjithmone ne gatishmeri skenen tjeter, ate skene qe vjen çdo here qe piktori rrezohet psikologjikisht, por qe gjen sesi te jetoje dhe ti japi hapesire aktorit.
    Shkurt nje film shume i arrire, si dhe shume filma aziatike qe ia kane marre pak vendin Evropes me kampionet e saj te pakundershtueshem, por te lodhur nga menyra e konsumit te kultures, si ne Itali, France etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 28-07-2008 më 11:54

  9. #239
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Hallam Foe" - film anglez nga David MacKenzie

    E mbani mend filmin anglez "Billy Elliot" ku luante aktori Jamie Bell ?

    Jamie Bell eshte rritur, dhe pasi luajti ne disa filma te fundit te Hollywood-it (Jumper etj), luan ne kete film te fundit anglez, qe quhet : "Hallam Foe".


    "Hallam Foe" rrefen nje drame adoleshence : Hallam, 17 vjeçar, jeton ne nje fshat te humbur te Skocisë. I tronditur nga vdekja e së ëmës, adoleshenti dyshon se vrasesi i se jemes eshte njerka, meqe babai i tij eshte super i pasur.
    Hallam niset te jetoje ne kryeqytetin e provinces, ne Edimburg...

    Problemi i filmave angleze me duket se eshte i njejte: qofte "In Bruges", qofte "Atonement", qofte dhe "Billy Elliot" (meqe rà fjala), qofte ky i fundit "Hallam Foe", vuajne nga e njejta semundje : jane filma qe i ngjajne ilustrimit te nje libri (per me teper qe ky i fundit eshte vertet adaptim i nje best-seller-i ne Angli). Pra, a thua se kinematografia eshte nje ilustrim "i bukur" i nje libri "te bukur" ! (nderkohe qe, parë nga ky kend-veshtrim, kinematografia s'ka te bëjë fare me letersinë, pra nuk eshte ilustrim i nje romani).

    Per ti vene kapak, dy fjale edhe per anën estetike te filmit : filmat angleze vazhdojne te ndjekin moden debile te viteve '80 ku mbizoteron ngjyra e kakës, pra nje si bezhë ngjyre mu..., a thua se filmit i ka rënë diareja (shih foton e meposhtme marre nga filmi :






  10. #240
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Night and day

    Nje gje me beri pershtypje, njerezit qe fironin nga salla e kinemase ku u shfaq filmi. Te pakten dhjete vete dolen. As nuk e kuptova kete gjest makaber per nje veper te tille, dhe as nuk dua ta kuptoj.
    Edhe gjate seances sime, shume njerez dolen nga salla. Plotesisht e kuptueshme per mendimin tim :nuk arrinin te futeshin ne film. Edhe pse ne dukje film i "kollajte", "Night & Day" eshte film qe kerkon vemendje, dashamiresi, qetesi. E di si shkruante njëri ne nje forum ne internet, per filmin ? Shkruante: "film blozë sepse film pa skenar dhe pa regji (mizaskenë)". Ekzakt : filmi i Hong Sang-soo eshte i veshtire (ekzigjent) per t'ja "lexuar" ("kuptuar") skenarin, regjinë, sepse pikerisht, nuk eshte lavazhe-truri ku gjerat ndodhin "si neper filma" . Me nje fjale, eshte Film e jo mender-film.


    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Por, ndoshta ata njerez jane mesuar me ndonje film si Ratatouille, apo ndonje komedi e lehte, qe kaperdihet ne 90 minuta.
    Perkundrazi, te siguroj qe ne sallë ke pasur me se shumti njerez qe e mbajne veten per njerez te "kulturuar", "te ditur", mesim-dhënes shkollash te mesme, njerez qe shkojne ne kinema per tu thene te nesermen kolegëve te tyre : "oh, kam pare nje film korean dje" (gje e ralle gjasme!). Te keqen e "Ratatouille", eshte film relativisht i mire vizatimor, ne zhanrin e tij. Problemi eshte se ata qe kane ikur nga salla, kane pritur te shohin ndonje film gjoja "intim", tip limonate, tip "Little Miss Sun-Merda" ("Little Miss Sun shine" ) a ku di une.



    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Ndersa ky film te gozhdon per 2 ore e gjysem me nje lirshmeri filmimi, edhe pse behet fjale per nje kryeqytet qe eshte sterfilmuar nga kamerat e shume regjizoreve. Parisi, nje vend betejash, ku regjizoret mundohen te na e japin sa me te nderlikuar, romantik, cilezor apo dhe mendjemadh. Ndersa Hong sang-soo, e filmon ndryshe, me mire, ai nuk filmon Parisin; eshte njeriu qe del perballe qytetit, perballe strukturave te vjeteruara. Njeriu percillet nga kamera, ai nuk humbet ne histori qe gjenden ne ate qytet, por shikon punen e vet sikur te ishte ne nje qytet anonim. Dhe ketu eshte nje vlere qe filmi merr atehere kur rrethi korean mundohet te ekzistoje edhe ne nje vend tjeter, qe nuk i perket aspak kultures se vet.
    Tamam ! Nuk eshte Parisi qe i intereson Hong Sans-soo-së, pra regjizorit, por jane personazhet. Filmi eshte kryekeput korean, biles eshte aq korean, sa kthehet ne film universal : secili spektator mund ta gjeje veten si personazh te filmit, pa qene detyrimisht korean.



    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    ... ne menyre perfekte Hong sang-soo ka mbajtur gjithmone ne gatishmeri skenen tjeter, ate skene qe vjen çdo here qe piktori rrezohet psikologjikisht, por qe gjen sesi te jetoje dhe ti japi hapesire aktorit.
    Kam menduar te njejten gje gjate gjithe filmit: çdo skene pasardhese, ishte e papritur, jo aq sa ne sensin skenaristik, sesa ne sensin e regjise (mizaskenes). Nuk arrija te kuptoja se ku me "shpinte" filmi, dhe me jepte nje shije te hatashme të së papritures. Tensioni ne film, pa asnje efekt vizual, eshte i pranishem nga fillimi ne fund.

    Tani, sa i perket anes skenaristike me duket se mund te veçohen disa "detaje":

    -Ne endrren qe personazhi kryesor shikon kur kthehet ne Kore, ne ênderr ai eshte i shoqeruar nga ajo vajza koreane, te cilen e takoi per pak minuta ne Paris, ne nje party, dhe qe ishte autorja e vertete e vizatimeve. Ajo ka fytyre engjellore, eshte e persosur, e mire, perfekte. E megjithate, ai i bertet asaj ne ënderr, si per te ne thene qe ja, ne enderr, arrita ta kem ne krahet e mi "më te miren", "më engjelloren", e prap se prap, nuk eshte ajo zgjidhja.

    -Vajza e re qe takoi ne Paris, e me te cilen rà jo vetem ne dashuri por dhe e là shtatezanë, edhe pse pergjate filmit shfaqet më se shumti si manipulatore, kalkulatore, djallezore, genjeshtare (ishte ajo qe i kish vjedhur shoqes se vet vizatimet !!), ne pjesen e fundit te filmit, kur ajo meson qe eshte shtatezene, shfaqet para syve tanë si personazh tejet pozitiv : asnje krizë histerie ndaj heroit te filmit, qe fundja ishte shkaktari kryesor i shtatezanise se saj te padeshiruar !
    Pra asnje gjurme manikeizmi ne film (manikeizem eshte ndarja e gjerave dhe e personazheve si me thikë ne te mire dhe ne te keqinj, tipike kjo per filmat hollywood-iane). Fundja si ne te gjithe, fundja si vete natyra e njeriut : askush nuk mund te jete plotesisht i mire ose plotesisht i keq !

    -Titulli i filmit, "Night & Day", na shpjegon jo pak nga qellimet artistike te regjizorit: . Edhe pse pothuaj 99% e filmit zhvillohet ditën, ne titull figuron dhe nata. Sigurisht, aluzioni eshte per ëndrrën qe (anti)heroi shikon pothuaj ne fund te filmit. Eshte endrra, pra pjesa jo koshiente e qenies njerezore qe "hakmerret" ndaj tij, ndaj nesh: Demonët (djajt), nuk na lene te qete natën. Sikur duan te na rikujtojne se si jemi gatuar, me "te mirat" e "te keqijat" tona. Dhe jo rastesisht, gruaja i thote ne krevat: "Në enderr, fole per nje grua tjeter. Hiqe mendjen nga ç'ke jetuar me pare. Mos shih më ëndrra". Aty ka nje detaj te rendesishem : kur Sung-nam, heroi i filmit shikon enderren, para se te bjere ne gjume, kamera filmon tabllonë me qiej qe ndodhet tek koka e krevatit. Dhe fillon endrra. Kur ai zgjohet, dhe gruaja i rrefen se ç'ka folur pergjumësh (duke e keshilluar: "dhe mos shih më ëndrra"), Sung-nam nuk pergjigjet, e shikon atë me sy te mendueshëm dhe bie perseri ne gjumë. A pà tjeter ëndërr ??... . Fundi i filmit. Dhe qe mbetet i hapur per spektatorin.


Faqja 24 prej 37 FillimFillim ... 14222324252634 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •