Close
Faqja 16 prej 76 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 754
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    te bukura poezite e tua o agim metbala..

    poezia muza.. ishte brilante..



    na fol pak per mesuesin tuaj .. vuciterna..
    nga ishte kush ishte.. etj..

    Zotėri Brari, vėrtetė ndjej kėnaqėsi se i vlerėsoni e Ju pėrlqejnė poezitė e mia.

    Nė vazhdimėsi edhe unė Ju pėrcjelli, Ju vlerėsojė pėr komunikim tė urtė, vlerėsim serioz dhe profesional, nė shumė paraqitjet e Juaj.

    M'i parashtruat disa pyetje pėr mėsuesin tim tė repektaur (jam i bindur se shpirti i Tij pushon nė amshim, e ka merituar me sjelljet, punėn, dashurinė...), por paraprakisht, do t'i parashtroj unė kėrkesat e mia (mė keni qitur nė vesh).

    Me vendimin e Qeverisė sė atėhershme tė Shqipėrisė, meqenėse nė atė kohė, Kosova nuk kishte kuadėr tė kualifikuar pėr mėsuesėri, nė Kosovė, dėrgohet njė numėr i konsiderueshėm i mėsuesve, tė diplomuar nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, nė krye me tė madhin Mehmet Gjevori.

    Nė shkollėn fillore "Isa Boletini" nė Rahovec, si mėsues, atėbotė kanė punuar z. Stati Kostari dhe Nebil Dino.

    Nėse eventualisht kėto pak rreshta, i lexojnė familjarėt e kėtyre kolosve tė arsimit shqiptar, EMRAT QĖ S'HARROHEN KURRĖ, apo dikush nga lexuesit qė eventualisht ka lidhje farefisnore me pasardhėsit e tyre, iu kisha lutur qė nė faqen time, apo nė emajlin privat, tė mė dėrgojnė nga njė biografi tė shkurtėr, me nga njė foto, pėr hirė tė tyre, pėr hirė tė pasurimit tė monografisė tė shkollės "Isa Boletini", shkollės sime, ku kam kryet tetėvjeēaren.


    Nė vijim z. Brari, po ju prezentoj njė biografi tė shkurtėr tė mėsusesit tim tė repektuar:

    Myhedin Jonuz Vuēitėrna, ka lindur nėvitin 1930 nė Rahovec. Shkollėn fillore edhe semimaturėn, i kreu nė Prizrenin legjendar, dy kurse pedagogjike nė Pejė, ndėrsa diplomoi nė Shkollėn Normale tė Gjakovės.
    Pra, ishte mėsuesi i parė i diplomuar nė qytetin tim.
    Pas diplomimit, respektivisht prej viti 1950, punoi si mėsues nė fshatin Drenoc tė Rahovecit, Mushtisht tė Therandės (Suharekės), dhe nė Shkozė.
    Mė pastaj, ėshtė punėsuar nė Shkollėn fillore "Isa Boletini" nė Rahovec, ku punoi deri nė pensionim, mė 1992.
    Ėshtė fitues i disa shpėrblimeve e mirėnjohjeve si nė nivel komunal, ashtu edhe nė nivel tė kosovės, si dhe post mortum.
    Si mėsues dhe pedagog, ka qnė lart i respektuar nga tė gjitha gejeratat qė kanė kaluar nėpėr duart e tija, nė realitet, ai ishte mėsues popullor.

    Edhe pas vdekjes, emri i tij pėrmendet me admirim si nė takimet e lira, ashtu edhe nė takimet zyrtare . Nė analet e arsimittė komunės sime, emri i tij ėhtė ahėnuar me shkronjat e arta
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 08-07-2008 mė 12:05

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    flmn per sqarimin z agim..

    eshte nder per ne ne forum qe ju sillni ketu poezite tuaja.. qe jan vertet te bukura artistikisht a edukativisht..


    ne lidhje me mesuesit e asaj kohe vertet i duhet ti jemi mirnjohes te madhit mustafa kruja.. i cili ishte per pak kohe kryeminister i shqiperise.. pothuajse..natyrale apo etnike sic quhej..

    eshte pra puna e tije qe beri te mundur ardhjen e mesuesve te brezit te gjevorit ne kosove.. por jo vetem te mesuesve por dhe te krijimit te administrates shqiptare ne kosove..
    edhe te tjere kane merita per kete sikurse i madhi ernest koliqi.. ministri i arsimit i asaj kohe.. i cili mblodhi rreth vetes kuadro te afte e atdhetare.. si kurse eqerem cabeu e te tjere.. te cilet me urgjence e prioritet te madh.. realizuan kte enderr.. te madhe kombetare .. ndonse jet shkurter..

    por fara e mbjelle prej tyre i solli frytet me vone..

    ..

    cdo te mire..

    si i ka punet rahoveci me rrushin e kantinat.. e pijeve..?

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    LE TĖ LIDHEN GRUSHTAT PĖR PAQĖ

    Hapni portat e zemrės
    Shkepni dashuri me grushta
    Tė gjithė janė tė etur pėr dashuri
    Nga lodhja nė pelegrinazhin maratonik
    Nė varrimin e tė keqes
    Qė s’na linte tė marrim oksigjen...

    Hapni portat e shpirtit
    Krahmekrah butėsisė
    Tė gjithė kanė nevojė pėr prehje
    Nga udhėtimi i gjatė labirinteve
    E tė lodhur pėr vdekje nga terri...

    Hapni duart qiellit tė kaltėrtė
    Le tė lidhen grushtat pėr paqė...

    12.03.2004

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Balona

    Balonė e burgosur pėrjetėsisht
    Nė kaltėrsinė e burgut-qiell
    Aty ku mbajtėsi im mat lirin’
    Robėria ime udhėn merr.

    Ē’kujtoni, se jam e lirė?
    Robėria nga njė lėmsh zgjatet
    Qelia ime nė hapėsirė
    Mė shtrėngon mė shumė frymėmarrjen.

    Kam frikė nė qiell e vetme
    Pa spango kurrė s’kam fluturuar
    Lėshuar tmerrohem pėr vdekje
    Tėrhequr mbetem robėruar.
    -------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    NĖNAVE

    Nga lotėt valė tė nėnave tona
    Do tė ishin shkrirė
    Edhe ajsbergėt e polit verior
    Nga ankthet e nėnave tona
    Para kėmbėve tė tyre
    Do tė ishin shtrirė
    Tė gjitha bjeshkėt
    Nga dhembjet e nėnave tona
    Do tė kishin pėlcitur
    Tė gjitha prangat e qelive
    Me durimin pėr ēmimin Nobėl
    Tė nėnave tona
    U rebeluan liderėt botėrorė

    MBI SUPET E TYRE ERDHI PRANVERA NĖ KOSOVĖ!

    14.04.2003

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    E bukur kjo poezia e nenes i dashur Agim !
    Me ngopi dhe shijova pas gjithe vargjeve tuaja te dlira dhe te pasura me art.
    Jeni nje poet i dashur i nderuar mik shpirteror.
    Ju akm lexuar dhe po ju rikthehem, cuditerisht me terhiqni dhe nuk ndjehem gati te jap nje definicion rreth larmise dhe cilesise.
    Por, ja , mbeteni i dashur dhe me terhiqni ne me bargun tuaj qe te thyej mesnataen e te rilexoj perseri per shijen e embel qe le poezia juaj.
    Ju dua dhe ju nderoj.
    Gentjan Banaj

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga GeoF Lexo Postimin
    E bukur kjo poezia e nenes i dashur Agim !
    Me ngopi dhe shijova pas gjithe vargjeve tuaja te dlira dhe te pasura me art.
    Jeni nje poet i dashur i nderuar mik shpirteror.
    Ju akm lexuar dhe po ju rikthehem, cuditerisht me terhiqni dhe nuk ndjehem gati te jap nje definicion rreth larmise dhe cilesise.
    Por, ja , mbeteni i dashur dhe me terhiqni ne me bargun tuaj qe te thyej mesnataen e te rilexoj perseri per shijen e embel qe le poezia juaj.
    Ju dua dhe ju nderoj.
    Gentjan Banaj
    Gentjan, Ju falenderohem pėr fjalėt ledhatuese (nuk jam i sigurt se i meritoja), mbi tė gjitha, unė do tė mbetem edhe njė kohė me Ju, qė t'i ndajmė kėnaqėsitė bashkarisht, duke shijuar fjalėn e bukur.

    Po tė pėrshėndesė me njė poezi nga pėrmbledhja qė e kam nė pregatitje tė sipėr:



    Po tė pėrshėndesė me njė poezi nga pėrmbledhja qė e kam nė pregatitje tė sipėr:[/COLOR][/SIZE]

    ARSYEJA

    Mis e keqja nė pistė
    Na sillet si svilatė mode
    Duke na i kthyer vithet
    Her majtas e herė djathtas
    Duke na e shkelur syrin e lavires
    Tė dehur nga mashtrimi
    I duartrokasim vdekjes
    Dhe flejmė mbi ėndrrat...

    Nė gjysėm tė kėsaj maratone
    Nė stadin e ēmendurisė
    Na kthejnė rikverc fėmijėt
    Duke na i thyer kafkat me maus
    E mbydhur gojėn me mrekullit e internetit
    Pėrfundimisht tė na ēlollė arsyeja...


    27.09.2004]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 12-07-2008 mė 06:43

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    SHPRESA

    Shpresėn nė mijėvjeēarė
    E torturuan pėr ta vrarė
    Ajo ėshtė rreze
    Qė bie pingul
    Majave tė thepave tė mprehta...

    Shpresėn me shekuj u munduan
    Ta pushkatojnė
    Nga tytat ēelin lulebozhuret
    Shpresėn me decenie
    E mbyllėn nė katakombe
    Bėrtiti shesheve Eureka...

    Shpresa pushton horizontin
    E njerėzit - mbishkrime nė varre...



    17.11.2003

  9. #159
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    HESHTJA

    Heshtja nė vete fsheh
    Dhėmbėt e krokodilit
    Nė bark lavėn e vullkanit
    Qė vlon pa pushuar
    Nė sy akumulon rrezet e uraniumit
    Nė shuplaka shtrėngim indesh...

    Mos lejoni qė heshtja
    Tė shpėrthejė nė klithje
    Ajo pastaj pjell tė zezat e tmerrshme...

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    NUK DUA TĖ MBETEM APATRIT

    Nuk dua prapė tė mbetem apatrit
    Nėse ka nevojė do t’i pres tė gjitha venat
    Dhe le tė shkojė gjaku im rrėke rrugėve
    Deri nė pikėn e fundit
    Mbase dymbėdhjetė lėkura m’u kanė rjepur nga shpina
    Duke kėrkuar hartėn e re gjeografike...
    Nuk dua prapė tė mbetem apatrit
    Duke u pėrcjellė brezave stafetėn me pikėpyetje
    Dhe vullnet tė padeshifruar
    Nėse ka nevojė do tė dal nė Sheshin Skėnderbe
    Pėr ta reinkarnuar Jan Pallahun
    Sepse krejt ēka pata dhashė
    Duke kėrkuar hartėn e re gjeografike...
    04.03.2003

Faqja 16 prej 76 FillimFillim ... 614151617182666 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •