
Postuar mė parė nga
bili99
Pushim
Shpesh kendej kaloj,
si gjithmone , lodhur nga puna.
Me vargun tend ulem e pushoj,
shpirtit me pershkon si Buna.
Per miq dhe armiq kur shkruan,
Kosoves kur i bie terthor.
Per cdo shpirt te mire qe vuan,
Per mesues zemerbardhe si bore.
Kur kufirin e Kosoves kalon,
me po ate motiv per poezi.
Te shoh zemrat si pushton,
Poet i vjeter , i ri, qiri.
Ne poezine tende gjen vend,
Prindi, mesuesi dhe poeti.
Njeriu i rendomte fluturon si shpend,
ne vargun ndjehet si mbreti.
Fjala me mbeti shpesh ne fyt,
Une vij po nga ai nenqiell.
Thelle ne shpirt shqiptari zhyt,
poet me vargje plot diell.
Hi e pluhur , qiell murm e purpurt;
Kosova fitoi liri.
Fitorja sot ec e sigurt,
buzeqeshur ne ardhmeri.
Here varg i bute pambuk,
qe thyen derrmon celik.
S'len hapesire pa pushtuar, nuk.
Here poet modern, here epik.
Ikje,ylber, blerim , ngadhnjim.
Varg here qete,here si vala.
Poet i Kosoves vendit tim,
Poet i drites,Agim Metbala.
Sa here kam dashur te them dy fjale per poezite qe me kane kenaqur ne kete teme por, gjithmone i zene per dy fjale meritore.Thash sot ne pune do ta nis diten me dy tri fjale modeste sa te tregoj se une i kam lexuar dhe vazhdoj ti lexoj poezite e poetit z.Agim Metbala por, edhe te te gjithe atyre qe e kane zbukuruar kete teme dhe qe kane nderuar poetin... ..pak ndjehem me mire sot ...mund te filloj punen...te pergezoj poet i dashur per vargjet, pershkrimet e bukura qe i ke bere per Nenen dhe Nenat tona...dhe te gjitha vargjet per horizontin e ardhmerise...urime..
me nderime,
Xhabiri(bili99)
Krijoni Kontakt