Close
Faqja 6 prej 76 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 754
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Xhevdet BAJRAJ

    Xhevdet BAJRAJ


    BARI I KOSITUR

    Dje e gjeta njė copė tė atdheut
    Nė aromėn e barit tė porsaprerė nė Parkue Mexico
    U ngjita nė majė tė mallit dhe Anadrinia mė doli para
    Syve
    Si vashė e rrallė qė ta trazon shpirtin

    Pastaj me Enrique Serna-nė nė kafenenė “Punto y Coma”
    Tėrė ditėn e luta qė tė bjerė pakėz shi se zemra mė
    Digjej
    Buena Vista Social Club dhe zėri i Celia Cruz na mbanin
    Ritmin
    Derisa na u dehėn zogjėt e kėmbėve dhe ikėn nė gjumė
    Por shi nuk ra se nuk ra

    Meksika...
    E bukur ėshtė si sytė e vashės nga Dukagjini
    Gati mund ta krahasoj me njė gjeth hardhie rrushi tė zi
    Qė ma sjell era e mallit o mallit tė Rahovecit tim

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Ecjet

    ECJET

    Ka ecje:
    HORIZONTALE
    Dhe
    V
    E
    R
    T
    I
    K
    A
    L
    E
    Dhe nga ēfarė ecje bėhet
    Lindin pastaj njė mijė e njė epitete
    Apo vetėm njė
    NJERI...

    PA TITULL

    Ajo apo unė, unė apo ajo
    Tash fare s'ka rėndėsi
    U tretėm poleve tė kundėrta
    Me ndalesa nė pasaportė...
    .............................................

    Tash shpalosim kujtimet
    Nga arkivat personale
    Ajo i lexon letrat e lidhur me kordhele
    Unė i shikoj fotografitė e sajė bardhė e zi
    Ajo i lexon vargjet e mi tė dhuruar
    Unė loz me unazėn e saj qė s'ma zė gishti...
    .................................................. ...................

    Takohemi rrallė, krejtė rastėsisht
    Shikimet kur na pėrpiqen
    Nga sytė na fluturojnė pėllumbat e bardhė
    Hapat na rėndohen e na ngatėrrohen
    Zemrat pėrpiqen ta lėshojnė krahėrorin
    E fjalėt, fjalėt kanė ndalesat e vulosur
    Me vėshtėrsi parakalojmė njėri tjetrin
    Sikur rruga tė na ngushtohet
    Duke ngarkuar mbi shpinė
    E gjithė peshėn e dashurisė...
    .................................................. ..............

    Ajo apo unė, unė apo ajo
    Tash mė fare s'ka rėndėsi
    U tretėm poleve tė kundėrta
    Me ndalesa tė kthimit nė pasaportė...

    06.03.1008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 27-03-2008 mė 14:35

  3. #53
    "Shkruaj me gjak" Niēe Maska e Spleen1
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Duke mbėshtetur mendimin e Palmes dhe pėr poezitė tua epike, po e postoj njė nga repertoari im i dikurshėm.

    PIRAMIDĖ NDERI

    Ēdo muaj na i kthejnė ata qė tepruan
    Qė mbeten jasht varrit tė pėrbashkėt

    Kur t’i kthejnė tė gjithė
    do t’i varrosim nė Piramidėn e Nderit
    emrat e tyre do t’i shkruajmė
    nga i shikon bota

    Kujtimet do t’ua shpalosim me kujdes
    pa ua prishur qetėsinė
    nė ēdo shesh e rrugė
    njė lapidar udhėrrėfyes pėr ne

    Sa tė madhe kemi pasur merzinė
    __________________
    "Sois sage, ō ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Zotri Spleen 1, ju falenderoj pėr poezinė e postuar "Piramidė nderi", siē thuani Ju nga repertoari u Juaj i dikurshėm. Jo vetėm kjo poezi e postuar, por edhe shumė poezi tė Juaj, jo se janė nga repertoari i dikurshėm, ato janė tė qėlluar dhe tėrheqėse edhe pėr kohėn e sotme, e sipas vlerėsineve tė mija, me siguri se do t'i mbijetojnė edhe shumė dekada e dekada... duke marrė parasysh rrethanat nėpėr tė cilat po kalon kombi ynė nė tė gjitha trojet...
    Tė dėshiroj frymėzime sa mė tė thella ngase nga thellėsia e shpirtit, lindin poezitė e mėdha qė i mbijetojnė mijėvjeēarėt.
    Me respekt!

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MBRĖMĖ MĖ ERDHE NĖ ĖNDĖRR

    Mbrėmė mė erdhe nė ėndėrr
    E veshur me vellon e nusėrisė
    Me buzėqeshjen magjepėse si dikur
    Me aromėn e luleve pranverore
    E me pastėrtinė e liqenit t'argjent...

    Po, po, mbrėmė mė erdhe nė ėndėrr
    Buzėt tua shėronin plagėt e vjetra
    Lėkura njohu miklimėn e gishtave tu
    E pėr fjalė, s'kishim kohė...
    .................................................. ......
    Rrezet e diellit trokitėn nė dritaren time
    Ndjeva lodhje, lodhje ndjeva
    Duke pirė kafen e mėngjesit kalimthi
    M'u paraqitėn tė gjitha episodet...

    Sinqerisht, edhe nė ėndrra tė dua...

    31.03.2008

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    TI NĖ VERI E UNĖ NĖ JUG
    (Tim shokut)

    Ti ike pa i cakrėrruar as kupat e ndarjes
    Nė vendin e premtimeve
    (premtimet ēdo herė sjellin pikėpyetjet)
    Me vete nė valixhen e madhe
    More gjithė dhembjen
    Pak dashuri
    Pak mall
    E nostalgjinė nėn sjetull...

    Mendove se mund t'u ikish
    Vrasjeve nė Ēafė tė Thanės
    Maltretimeve rrugėve tė Podrimės
    Burgosjeve pėr vepra penale
    Qė i njeh vetėm djalli
    Mendove se mund t'i harrosh
    Dy varet...
    Sytė e nėnės tė ngulitur nė veri
    E neve nė kafe tė "Ximka"...
    .................................................
    Por, ēdo gjė mbeti si ishte
    Ti nėveri e unė nė jug
    Me dhembjet e njejta
    Ndėgjohemi rrallė nėpėrmjet telit
    -Alo! Alo! Si je?
    Mė fal i dashur, 20 DM mė shkuan
    Mė bjenė mė lirė
    Me laps tė bisedoj me ty...

    1995

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    PUTHIN PRAGUN E NDERIT

    Kėngėt e mia
    Kėputen nė melodi tė vjetra
    Rrisin buzėqeshjen e fėmijėve
    Ndonjėherė shtojnė nga njė pikė
    Loti nė qepallė
    Lehtazi shndėrrohen nė serenadė
    Trokasin nė dritaret
    E xhamave tė mėrdhirė
    Pėr ta zgjuar dashurinė
    Befasishėm ama befasishėm
    Nė gjumė trembin
    Mizat kush i ka nėn kapuē...

    Kėngėt e mia ecin dhe ecin
    S’ngrihen nga tė ftohtit
    Mbase rreziten me rrezet e diellit
    Dhe puthin pragun e nderit...

  8. #58
    EMIGRANTI

    Diku veē nė tavolinėn
    Me mbulesė tė bardhė shtruar,
    Birrė tė huaj ke pėrpara
    Dhe njė pamje tė menduar.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė qoshe tė lokalit,
    Shokun tėnd se ke pėrballė,
    Pi vetmuar ti prej hallit.


    Diku veē nė tavolinėn
    Nė njė lagje tė panjohur,
    Gjithēka ėshtė akull e ftohtė,
    Vetėm birra ėshtė e ngrohur.


    Diku veē nė tavolinėn,
    Qė tė bėn ty shoqėri
    Gotėn s“di ku t“a trokasėsh,
    Tavolina s“ėshtė njeri.

    Alma Papamihali

    Shtator 2007

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    E respektuar Alma Papamihali, nė fillim, kam menduar vetėm ta prezentoj vehten nė Forumin Shqiptar me disa poezi, meqenėse lexuesi gjithėshqiptarė, objektivisht nuk ka patur mundėsi t'i pėrcjell shkrimet e mia dhe librat tė botuar.
    Mirėpo, duke pėrcjellur paraqitjen e poetėve tė forumit, tė cilėt nė numėr nuk janė tė paktė, dhe nė nivel artistik tė dėshiruar nė njerėn anė, e nė anėn tjetėr angazhimin e vazhdueshėm tė tė gjithėve (duke filluar nga poeti i palodhshėm Agim Doēi, Juve Alma, Diana, Pėllumb Syku, Xheladin Hamza, Yjori, Mondishalli, Mbreti-ILI... - nė kėtė moment nuk mė kujtohen pseudonimet i shumė tė tjerėve qė metėvėrtetė meritojnė tė pėrmenden - u kėrkojė falje), mė kenė shtrėnguar tė paraqitem edhe unė mė shpeshė duke shpresuar se do tė hedhi disa guraleca nė kėtė mozaik tė bukur artistik.
    Ju falenderoj pėr poezinė e postuar.

    E lexova me kėnaqėsi.

    Tė dėshiroj shėndet tė mirė dhe punė tė mbarė nė shkrimet!

    Me respekt, Agim METBALA.

  10. #60
    I nderuar z. Metbala!

    Vertete forumi shqiptar, po na krijon mundesine qe te njohim krijimtarine tuaj te pasur, sepse mbase vete kushtet tona, qe na kane shperndare neper vende te ndryshme te botes, nuk n“a mundesojne gjithmone te kemi perpara, gjithcka qe duam te lexojme.
    Ju uroj edhe juve, shendet dhe krijimtari te mbare.
    (Gjithashtu gjithe poeteve dhe dashamiresve te letersise)

    Ju lexoj vazhdimisht, me vemendje dhe kenaqesi.
    Pershendetje miqesore!
    PAlma

Faqja 6 prej 76 FillimFillim ... 456781656 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •