Tamam si puna e atij princit-kalores te vetmuar (qe veçse ai e di se ku do shkoje) eshte dhe ky film i dyte i regjizorit franco-senegalez Alain Gomis : me se shumti nje "permbledhje" momentesh jete sesa nje "skenar i forte", "Andalucia" i ngjan me se shumti nje kino-poeme te lire si vete personazhi kryesor ( e qe shfaqet ne pothuaj te gjithe planet e filmit). Por jo si "portet i nje personazhi", por si nje personazh i "lehte" si era (pa pune fikse, pa shtepi fikse..., pa dashuri fikse), por qe jo pak gjera i peshojne rende mbi supe ( e mbi te gjitha, origjina...).
Sepse thelbi i filmit ne fakt eshte origjina (ne sensin e origjines kombetare) te njeriut, pesha qe ajo origjine mbart ne vetvete dhe sa peshon sek secili nga ne. Vete filmi "kerkon" nje pergjigje, por as filmi vete nuk e ka pergjigjen te gatshme. Film i "çuditshem", sepse I LIRE ! Gjithshka eshte ne doren e rrugetimit te Yacine, heroit te filmit (qe me sakt do ishte te quhej nje anti-hero), e qe nuk i jep llogari askujt ! Ekzaktesisht si dhe filmi vete,qe nuk merr persiper "ti jape llogari" kerkujt !
Beau film !
![]()
Krijoni Kontakt