E pashe sonte.
Surpriza e pare ishte fakti qe behet fjale per nje film koral, me shume personazhe "kryesore" njeheresh. Ose me sakt, me nje personazh te vetem, qe eshte bashkimi i shume trupave njerezorë ne nje trup te vetem.
Film 2 oresh, me jo pak sekuenca (ose me sakt "plan-sekuenca") te forta, veç e veç, por qe te marra se bashku, nuk m'u duk se ja arrinin plotesisht te krijonin nje te tere. Jo se filmi bie ne estetizem (nuk eshte film "plan plan"), por nje fare peshe e vë filmin nen vete, pra sikur filmi shtypet nen peshen e tij.
Gjithsesi, regjizori i ri (filmi i tij i pare !) di te filmoje :
shembull: nuk kisha pare ndonjere ne kinema qe nje regjizor te filmoje per 5-6 minuta ne bllok (1 plan-sekuence e vetme !) nje njeri qe e kap kriza e epilepsise, dhe sekuenca nuk bie ne patetizem, perkundrazi, tensioni dhe vertetesia jane evidente.
Film per tu pershendetur !
Regjizor qe duhet ndjekur çdo beje më tej.
web-site i filmit: http://www.clapfilmes.pt/bodyrice/
Krijoni Kontakt