Filmat e Philippe Faucon nuk marrin pjese as ne festivalin e Kanës, as te Sundances, as te Berlinit as Venecias, por jane... te mrekullueshem!
Jashte çdo rryme, mode, stili, ky Philippe Faucon ben filma qe i prodhon vete (producent), pa bujë, pa etiketime, pa "kategori", pa "lobe". Ketij te fundit qe pashe dje ("Dans la vie" ("Ne jete"), nuk ke as ç'i "heq" e as ç'i "shton": 1 ore e 13 minuta film (pra super i shkurter), por teresisht i arritur. Nje film qe te ben te mendosh kur del nga kinemaja : "Po ja, kesi filmash i duhen botes se sotme".
"Ne jete", ne thelb, eshte e kunderta e "La graine et le mulet" ("Kuskus"). "Në jete" eshte film i bere nga dikush qe nuk pretendon te jete as trashegimtar i Pialat-së, as i dreqit, as i shejtanit.
Film i thjeshte, por ne te vertete tejet kompleks.
Film modest ne dukje, por tejet ambicioz (ne fakt).
Pikerisht, tek keto "paradokse", fshihet forca e filmit. Dhe ndofta prapa forces se filmit, fshihet fakti qe e shoqja e regjizorit francez ne fjale eshte me origjine arabe, keshtu qe regjizori e di shume mire se per ç'flet. Dhe si flet. Pikerisht ne nje film qe trajton raportet midis njerezve me origjina te ndryshme nacionale.
Hallall ! (tamam siç thote shpesh dhe aktorja kryesore e filmit!)
![]()
Krijoni Kontakt