Close
Faqja 18 prej 37 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 362
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Andaluzia" - film francez nga Alain Gomis

    Tamam si puna e atij princit-kalores te vetmuar (qe veçse ai e di se ku do shkoje) eshte dhe ky film i dyte i regjizorit franco-senegalez Alain Gomis : me se shumti nje "permbledhje" momentesh jete sesa nje "skenar i forte", "Andalucia" i ngjan me se shumti nje kino-poeme te lire si vete personazhi kryesor ( e qe shfaqet ne pothuaj te gjithe planet e filmit). Por jo si "portet i nje personazhi", por si nje personazh i "lehte" si era (pa pune fikse, pa shtepi fikse..., pa dashuri fikse), por qe jo pak gjera i peshojne rende mbi supe ( e mbi te gjitha, origjina...).

    Sepse thelbi i filmit ne fakt eshte origjina (ne sensin e origjines kombetare) te njeriut, pesha qe ajo origjine mbart ne vetvete dhe sa peshon sek secili nga ne. Vete filmi "kerkon" nje pergjigje, por as filmi vete nuk e ka pergjigjen te gatshme. Film i "çuditshem", sepse I LIRE ! Gjithshka eshte ne doren e rrugetimit te Yacine, heroit te filmit (qe me sakt do ishte te quhej nje anti-hero), e qe nuk i jep llogari askujt ! Ekzaktesisht si dhe filmi vete,qe nuk merr persiper "ti jape llogari" kerkujt !

    Beau film !







    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    

  2. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "In Memoria di Me" -film italian nga Saverio Costanzo

    Nje djalosh i ri italian ne krize ekzistenciale me vehten, vendos te futet ne nje kuvend (manastir) jezuit, ku zbulon kompleksitetin e jetes se nje institucioni te tille.

    Film demonstrativ, qe perpiqet te kete nje pamje "origjinale" (film indipendent... bla bla bla) por ku gjithshka eshte e teatralizuar dhe tingellon fallco. Nuk arrita asnje minute te vetme te futesha ne film: çdo 5 minuta, muzika klasike ilustrative pushton filmin, shto ketu lojen demonstrative te aktoreve...
    Gjynah, pasi tema eshte fort interesante (kriza e besimit tek vetvetja).







  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Filmat me tematike nga ky gjiri i i krizes se lindjes se afert; liban, izrael, palestine, jane filma te shkelqyer.
    Askushi tjeter nuke munde t'i imitoje ne nivelin e planeve dhe te dialogeve te panderprera e aqe te pelqyera qe behen ne keta filma, ato plane mbrenda ne vetur, perjashta njerzit hecin, rruget e prishua, njerzit kane nje deshire te jetojne megjithe ketij tmerri.
    realizatorve por edhe aktorve qe rrjedhin nga ky rrethe me te vertete iu shkon ky prodhimi i filmit ne menyren e tyre; mbrresa me ka lene filmi i fundit ne tv arte; "do mesohesh te ecesh mbi ujë" dhe tjetri "ne kerkim te djalit tim" filma shume domethenes dhe te gjithe perfundojne me nje mjeshtri te ralle ku percjellin nje mesazh.

  4. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Lajmerohet Korçar-i qe te paraqitet ketu, para "shtabit te pergjithshem" per te informuar rreth filmit te fundit te Anagnostit "Gjoleka, djali i Abazit", te cilin ka pas fatin ta shikoje mbreme, ne kuadrin e "Western Balkan Film Days" ( ky eshte i vetmi film shqiptar për te cilin kam nje kuriozitet ariu per ta pare !!)

    http://shekulli.com.al/news/53/ARTIC...008-04-21.html

  5. #175
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Lajmerohet Korçar-i qe te paraqitet ketu, para "shtabit te pergjithshem" per te informuar rreth filmit te fundit te Anagnostit "Gjoleka, djali i Abazit", te cilin ka pas fatin ta shikoje mbreme, ne kuadrin e "Western Balkan Film Days" ( ky eshte i vetmi film shqiptar për te cilin kam nje kuriozitet ariu per ta pare !!)

    http://shekulli.com.al/news/53/ARTIC...008-04-21.html
    Desha te shkruaj mbreme, pregatita nje tekst dhe sikur mu duk pak e shthurur, prandaj dhe vendosa ta ri-shkruaj me mire e ta dergoj... :

    "Gjoleka djali i Abazit"

    Nga tja nisesh e nga tja bitisesh...
    Gjoleka djali i Abazit eshte film shqiptar (jo more, ç'na the). Por jo vetem ne pamje te pare, por dhe ne pamje te dyte, si dhe ne pamje te trete (me kaq mjaft, te pakten per kete film). Po ç'eshte filmi shqiptar se?
    Filmi shqiptar eshte diçka e krysur, ne pamje te pare solemne (keshtu fillon dhe Gjoleka..., por mbaron ndryshe fatmiresisht), filmi shqiptar eshte akoma (ashtu si dhe burrat shqiptare) pa identitet individual, diku midis folklorit "shikomeni mua", mizerjes, dhe te paqenit fare dhe nje fare qesharakeje te rende qe ben per te qeshur vetem "arinjte", ne trysni te asaj qe beson se duhet te ishte dhe asaj ç'ka beson se duhet te kishte qene. Beson se duhet te ishte, beson se duhet te kish qene, por e beson « gabim » dhe te ardhmen dhe te kaluaren, dhe e tashmja i shket nga duart. Filmit shqiptar besoj i mungon "diçka" por nuk e di si ta quaj kete te shkreten diçka. Nuk po zgjatem se do merziteni (megjithese nuk me behet vone se merziteni).

    Ka diçka tek filmi i Anagnostit qe ndryshon nga filmat e tjere shqiptare, mbase sepse burri vet ndryshon nga te tjeret, dhe kjo nuk eshte teknika (e druajtur si gjithmone ; paksa e rende...), nuk eshte skenari (diç i mire ne kete rast), nuk jane dialogjet te perpiluara si per teater ne ajer te paster (aktoret nuk dine ti shprehin per me shume, pra nuk dijne te luajne, jane akoma te ngjeshur me realizmin socialist me fjale te tjera i mbajne bythet shume shtrenguar, PERVEC aktorit qe luan rolin e "amerikanit" (surpriza e filmit, aktor qe nuk e njihja) : dhe kjo me ben te pyes veten se si ka mundesi? Shqiptar eshte dhe ai dreqi e morri. Eshte pyetje filozofike, po ju pergjigje kesaj pyetjeje i je pergjigjur problemit shqiptar ne teresi... Nejse!), nuk eshte montazhi (i rende e i lehte, jo-koherent ne pergjithesi ; ritmi i ketij filmi eshte gjeja me e keqe qe mund te kem pare ndonjehere, pak a shume si çale-çalet e rrugeve shqiptare, megjithese nga fundi diç regullohet), gjeja me interesante e filmit ndodh te jete "ndonje dritez sinqeriteti" qe del tek e tuk, aty ku s'ta pret mendja pas nje kushtezimi te gjate e te lodhshem per syte. Pak a shume si nje kerkues ari qe kerkon e kerkon e kerkon akoma e qe nuk gjen ar e qe gezohet me nje kliske metali te ndryshkur, por gjithesesi gezohet (shyqyr qenit)... Anagnosti sikur beson disi ne personazhet e vet, kjo rrezik ka te beje me moshen e tij (burre i vjeter i shkreti, shpresat i kane rene e nuk pretendon te beje ndonje gjeme te madhe me filmin e tij, e mosha e vjeter e mban mbyllur ne nje skeme ku caqet nuk mund te tejkalohen kollaj, "pra-ne" nje fare sinqeriteti), dhe besoj une e ndjen se ç'duhet te thote per ta (personazhet) e me ta, por sikur nuk e di mire si ta thote.

    Kjo puna e filmave shqiptare eshte pak a shume si puna e sportit shqiptar. Ore si ka mundesi qe nje shqiptare, ta zeme atlete e 100 metershit nuk fiton ndonje medalje te arte? Fundja buke ajo (shqiptarka), buke ajo tjetra qe e fiton medaljen e arte... Si shpjegohet ky mysybet? Do thote ndonjeri « Po dale o i uruar se shqiptarka vrapon me galloshe ajo tjetra vrapon me atlete « nike” apo ku di une se çfare!”. Po mire ja ti japim dhe shqiptarkes atlete te mira. Ja mbaroi dhe kjo pune. Del ky tjetri dhe thote « O byrazer po shqiptarka ushqehet me tave me patate e me fasule kurse ajo tjetra me pizza e perime te paperimuara, nuk krahasohet. » Po mire ja ti japim dhe shqiptarkes pizza e perime… Prape shqiptarka hiç gje e shkreta. Une kam pershtypjen se shqiptarkes çfare do i dhensh nuk i shqitet dot kujtimi i nalloneve. Por neqofte se organizon nje sprove vrapi me opinga, ose zbathur fare, kam pershtypjen se shqiptarka do fitonte medaljen e arte “sepse ketu qendron sinqeriteti i saj”, sinqeriteti duke qene forma “natyrale” e te qenit. Te fitoje njehere me opinga shqiptarka pa te shikosh si i llustron opingat pastaj. (Pune o dreq!) Mbase ketu qendron dhe problemi i kinemase shqiptare (ata qe duan te kuptojne do te kuptojne), por ne kundert nga sporti shqiptar ku duhet fituar, kinemase nuk i duhet veçse sinqeriteti i plote per vetveten. Filmi i Anagnostit permban diçka te tille, gje qe i zbret disi nivelin e alkol-folklorit e te tjerave me radhe. Kush e di se sa here e kam perdorur fjalen « disi » ne kete tekst, pra si perfundim i bie te jete « film disi ». (Por mbase dhe me i mire se « disi », por sado me i mire se disi prape disi ngelet.)
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

  6. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga korçar Lexo Postimin

    Filmit shqiptar besoj i mungon "diçka" por nuk e di si ta quaj kete te shkreten diçka. Nuk po zgjatem se do merziteni (megjithese nuk me behet vone se merziteni).

    Ka diçka tek filmi i Anagnostit qe ndryshon nga filmat e tjere shqiptare, mbase sepse burri vet ndryshon nga te tjeret, dhe kjo nuk eshte teknika (e druajtur si gjithmone ; paksa e Anagnosti sikur beson disi ne personazhet e vet, kjo rrezik ka te beje me moshen e tij dhe besoj une e ndjen se ç'duhet te thote per ta (personazhet) e me ta, por sikur nuk e di mire si ta thote.
    Me ty jam, ajo "diçkaja", ti e ke thene dhe me lart, ka te beje me identitetin, me te besuarit te atij qe je. Nje film eshte si puna e njeriut, po nuk besove ne ate qe je, nuk je askushi...

    Fakti qe Anagnosti nuk kish realizuar asgje qe prej 1990-es (as film, as dokumentar...) me bente te thosha me vete se "ai e ka nje hall ("hall" artistik, kuptohet) per kete "heshtje" gati 15 vjeçare. Po ashtu, fakti qe dikur ai ka pas realizuar nje nga te rrallet filma te mire (e kam ripare perpara disa javesh, ketu ne forum, eshte falas- e kam fjalen per "Malet me blerim mbuluar", dhe më eshte dukur vertet interesant), më shtyu te mendoj se, edhe pse vonë (i moshuar), duke qene se regjizori tregon nje histori personale, ndofta mund te na rezervonte nje surprize te vertete me kete Gjolekën...

    Por ka dhe nje problem qe ti e evokon përmes punes se opingave. Eshte problemi i gjuhes, ne filmat shqiptare. Ky eshte nje problem i tmerrshem qe na ndjek si kolera, qe prej lindjes se kinematografise shqiptare. Te rralle jane personazhet ne filmat shqiptare qe jua beson gjuhen qe flasin. Shiko "Malet me blerim mbuluar": ka nje sekuence dasme nga mesi (partizanet ndalojne ne nje shtepi, ku ka dasem). Shumica e personazheve jane te mrekullueshem: flasin labçe e jane teresisht te besueshem. kryeveper ! Por nuk eshte e thene: futet aty dhe Dollibashi qe per dreq luhet nga Pirro Mani, aktor Tirane, qe s'ka te beje hiç me lebërit ! Dhe pikerisht, ai eshte me i pa besueshmi nga te gjithe, sepse pikerisht flet nje gjuhe gjysem-letrare, gjysem-labçe.
    Ti e krahasove me punen e sportit, ndersa une kete problemin e gjuhes po e krahasoj me diçka tjeter : me faktin e njohur që, sado qe te sforcohet nje mesues letersie ne Kosove, prap do ta flase më keq shqipen letrare (letraren i thençin, po kjo eshte teme me vete), se sa nje i pa-shkolluar fare nga Jugu (ose tosk, si te thuash). Dhe kjo, jo per faj te tij (te mesuesit), por per faj te Kostallarit ! Keshtu dhe filmat shqiptare, perpiqen te flasin nje gjuhe qe nuk i besojne as ata vete (aktoret). Hidhi nje sy "Lule te kuqe, lule te zeza", film i ri i 2005 nga Mevlan Shanaj (eshte falas edhe ketu: bigalbania.eu ) . Nje tmerr i vertete (lëre anen kinematografike...) : eshte flagrante se si asnjeri prej aktoreve (gjoja aktore te medhej !!!) nuk i beson gjuhes qe flet ne film. Dhe nuk e kam fjalen vetem per "theksin", "akcentin", por dhe per atë qe thone ("permbajtjen" e asaj qe thone).

  7. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "Mongol"- film kazak nga Sergei Bodrov

    Ky Sergei Bodrov ka pas bere nje film qe me ka pelqyer dikur: "E burgosura e Kaukazeve". Qe prej atij filmi, regjizori i eshte futur te berit te filmave-epopé ("Nomad", "Mongol"...). Edhe ky i fundit, eshte film-epopé qe tregon se si u be perandor ushtarak i famshmi Xhengis-Kan rreth fund shekullit te XII.

    Filmin shkova mbi te gjitha per ta pare sepse eshte ne gjuhen mogole (nuk kisha pare ndonjehere nje film ne kete gjuhe).

    Kjo puna e portretit te Xhengis-Khan-it ne kete film (njeri i beses, i fjales, i moralit....bla bla bla), eshte goxha e dyshimte, sepse fakti qe i fitoi betejat, nuk ka pse t'ja zbehe karakterin gjakatar e gjenocidues qe ka pasur, perndryshe, me rregull treshi, i bie qe nese Hitleri do kish fituar Luften e II boterore, sot do te na duhej te benim nje film ku te lëvdonim meritat e tij patriotike... etje tj.

    Por meqe Xhengis-Khan-i eshte shume i moçëm, s'po merremi shume me historine (po mbyllim nje sy), e po shikojme filmin si epopé. Por dhe nga kjo anë... perveç repektimit te kodeve te filmave peplum (ne anglisht, u quakan : "Sword and sandal" (pra, te filmave heroikë-epopé), asgje e veçante: diku midis nje far hollywood-i mongol dhe filmi mongolo-ruso-kazak ....

    web-site : http://www.mongolmovie.com/





  8. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Autori...e kuptova deri diku mesazhin e korçarit, kurse ai i yti mu duk pak konfuz. Nuk besoj se eshte gjuha, theksi, rajoni apo çfare perfaqeson kjo menyre e te folurit. Ti dhe une i kemi ne mendje filmat me partizane, dramat etj. Nje aktor i madh si Ndrek Luca, qe te gjithe e degjonin me theks verior (nga ku kishte edhe origjinen), nuk ka interpretuar ndonjehere ne rolin e tij me gjuhen qe ai kishte mesuar i vogel. Por nje perzierje me letraren. Flas edhe per nje gjenerate aktoresh veriore si: Bep Shiroka (Cifti i lumtur), Ndrek Shkjezi (plot filma) etj, ato flisnin me theks por ne gjuhen letrare. Prandaj me terhoqi vemendjen problemi qe ti ngre. Gjuha! Ajo qe nuk shkon tek regjizoret qe bejne dhe kane mundesine te bejne filma eshte se ato nuk dine te jetojne te tashmen aty ku jetojne (qofte brenda apo jashte Shqiperise), nuk dine ta perdorin te kaluaren (mbreme po shihja Les amants irréguliers...nuk pretendoj te kete sot Shqiperia nje Garrel, por menyra sesi ai e shikon historine qe ka plot 40 vjet; e njejta mund te ishte per nje regjizor qe merr si teme dhe shkruan nje skenar sesi u ndrydhen modernistet e festivalit te RTVSH ne vitin 71: perseri nuk pretendoj sepse nuk eshte mediatizuar sa maji i 68-s ne Paris). Nese marrim te kaluaren si mjet pune, se pari duhet qe ajo e kaluar te dali nga ideologjite, fantazmat dhe t'i pershtatet nje kohe. Filmi sot ka evoluar dhe te berit film nuk eshte siç ta mesonin profesoret e ILA-ve ne Tirane. Po shihja nje dite filmin me Kanan Tafilin (permbajtje e mire). Ne nje moment hyn Ndrenika dhe kerkon Kananin qe hante pula, nje champ contre champ midis Albert Verria dhe Guljelm Radojes, muzike! dhe nje zoom tek portreti i Radojes, per te na traguar se ai do jete tradhtari.Sot te duket pa vlere kjo levizje kamere sepse mund te besh cut dhe nje plan te ngushte ne fytyren e Radojes. Mora kete shembull per te thene qe atehere aq behej dhe ishte shume, aq kishim kulture, mundesi dhe histori. Regjizoret qe u formuan jashte, disa, jane te vetmit qe po arrijne te prodhojne mire apo keq. Puna e filmit, ti e di mire, sot eshte e komplikuar. Te ngresh nje grup te tere dhe t'i futesh betejave qe i vetem s'ia del dot, pak njerez munden. Atehere ngelet te themi qe mediokriteti ka pushtuar artin e shtate. Les ch'tis ecen mire, ben miliona hyrje. Doillon jo, dhe kjo ka te beje me ushqimin shpirteror.
    Pra sot t'i vesh fajin ndokujt qe arrin te beje diçka me duket pak e tepruar. Nuk e kam pare filmin e Anagnostit, ne Paris kur erdhi kishte seance ne ora 12h00...Por mendoj qe nuk duhet pretenduar shume nga nje dore e vjeter qe ka prodhuar filma te kontrolluara nga nje byro (jo artistike!) dhe ne nje vend qe kishte mbetur i thate nga tendencat. Te ishte studjuar Bergman, Antonioni, Tarkovski, e shume te tjere (per te ngelur ne Europe), nje gjenerate e mire mund te kishte e brymosur me te tjera forma filmike . Na duhet vetem te presim. Ndoshta nje dite do bejme vetem filma kineze sepse ato do hyne ne bashkeprodhim dhe do investojne. Te ruash sot origjinalitetin eshte pak e veshtire. Cfare po ndodh me prodhimet e fundit shqiptare. Veçse po imitojne keqas ate qe dine e qe kane pare, po vete regjizoret duket se nuk kane ide sepse kontakti me artin e kinemase fillon nga menyra e punes se nje njeriu, siç edhe ti e thoje...beson apo nuk beson!
    Ndryshuar për herë të fundit nga peoples : 24-04-2008 më 18:42

  9. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar më parë nga peoples Lexo Postimin
    Autori...e kuptova deri diku mesazhin e korçarit, kurse ai i yti mu duk pak konfuz. Nuk besoj se eshte gjuha, theksi, rajoni apo çfare perfaqeson kjo menyre e te folurit.
    Jo jo, nuk e kisha fjalen vetem per "theksin" (te folmet lokale) : ne mesazh kisha shkruajtur :
    Citim Postuar më parë nga autori Lexo Postimin
    Dhe nuk e kam fjalen vetem per "theksin", "akcentin", por dhe per atë qe thone ("permbajtjen" e asaj qe thone).
    Fjalen "permbajtje" e kisha vene ne thonjeza jo rastesisht. Me "permbajtje" nenkuptoja gjuhen ne nje film, ne kuptimin total te gjuhes, pra edhe tekstin, edhe menyren se si punon nje regjizor me aktoret e tij per integrimin e gjuhes (si tekst, si e folur, si dialog, si komunikim, si forme te shprehuri ne film - pikerisht aty ben pjese qofte dialekti, qofte e folmja letrare). Pak rendesi ka se cila perdoret, kryesorja eshte te jete e punuar, e mençur, e vërtetë.

    Lexo nje shkrim shume interesant te Burdeau tek CdC (numri i prillit) per gjuhen ne nje film; ai rekomandon nje liber te ri, qe duket tejet interesant, shkruar nga dikush qe merr vesh goxha nga keto pune, Michel Chion : "Le complexe de Cyrano".

    E meqe jemi tek librat, une po lexoj nje tjeter botim te fundit, nje kryeveper te vertete, e qe do e rekomandoja sa nuk thuhet:


  10. #180
    pa he!... Maska e korçar
    Anëtarësuar
    18-10-2002
    Vendndodhja
    NO god'S LAND
    Postime
    666
    Kinematografi ç'na zure keq!
    Djema qe te jemi te qarte, filmi i Anagnostit eshte shume me i mire se filmat denglaxhi te dala nga regjizoret e tjere shqiptare (Xhuvani, Koçi ; lere pastaj ata te tjeret qe nuk ju zihet emri me goje si Mevlan Shanaj apo ku di une), me perjashtim te Cashkut te cilit nuk ja njoh punet e fundit.
    Ne qe flasim ketu, flasim ne hava. Ata qe bejne kinematografi ne Shqiperi nuk kane mundesine te shikojne, apo lexojne, ato qe te mundeson perendimi. Prandaj dhe nganjehere kritikat e ketushme jane te padrejta sepse mundohen ta shikojne kinemane Shqiptare me/ne sy te gjere, me/ne bote te gjere, atehere kur ata qe sot bejne kinema akoma ne Shqiperi i bie te jene pak a shume njerez qe kane qene "te burgosur" pjesen me te mire te jetes se tyre.

    Kinemaja shqiptare, ashtu si historia shqiptare eshte e vogel, tejet e vogel. Te vjen per te ç'jerre fytyren kur mendon se ata qe bejne kinema sot ne Shqiperi mbase nuk kane arritur te kuptojne gjene me elementare te mjetit kinema : regjistrimin e jetes ne radhe te pare (pa hyre ne dialektiken e imazhit apo ne moral). Kinemaja shqiptare eshte zero me bisht sepse deri me sot nuk ka arritur te permbushe rolin e saj themeltar : prape them regjistrimin. Kush e di se ç'pasuri kemi humbur duke mos ditur te kapim te verteten me te thjeshte : fjalen dhe gjuhen ashtu siç flitet ne krahinat e ndryshme te vendit, te pakten vetem kete, e lere me te flasim per te tjera gjera. E lere mos e zer me goje "moralin" kinematografik, qe s'besoj ta njohe ndonje nga ata gjoja njerezit e kinemase shqiptare (hiq ketu nje shumice tejet te vogel). Shqiperise nuk i duhet aq shume peralla (fiksioni) se sa i duhet dokumentari. Shqiperia nuk ka dokumentariste. Eshte tmerr (qeshni gjithesesi). Te vetmet dokumentare te vlefshme, biles moralisht me te mira se ç'do fiksion tjeter shqiptar, jane ato "momentet dokumentareske qesharake" te TVSH qe sherbejne per "interval", ku flitet per ndonje krahine shqiptare, vetem me imazhe peizazhesh, male, fusha e kodra, ndonje perua, ndonje lope a ndonje pule qe cukat kokrra misri, nje zog tek e tuk, e ndonje bari qe perkedhel nje qen stani, ose ose ne me te mirat e rasteve nje vashe e veshur tradicionalisht qe shkon te burimi per te mbushur "qypin" e qe mezi te leshon nje buzeqeshje te ngrysur. Realizimi : s'ka ku te veje me elementar. Ja ç'eshte kinemaja shqiptare dhe qe ku duhet nisur per te pare se ku duhet shkuar... Dhe fajin nuk e ka njeri, fajin e ka fati vet. Eshte mekat dhe faj tu biesh ne qafe te gjoreve shqiptare, megjithese nje dite do tu duhet te ç'mesojne lojen e rolit te viktimes.
    (Ah te kishte pasur kinemaja shqiptare nje periudhe filmash pa ze!) Fola ç'fola per kinemane shqiptare, te mos i veje menia njeriu se kinemaja tjeter (ajo e madhja) eshte superiore (as qe behet fjale per kete).

    E ç'te thuash me per gjuhen Shqiptare pastaj! Vete gjuha dridhet. Lere me historine shqiptare! Konkretisht problemi i gjuhes Shqiptare ne kinema eshte kolosal por vjen i fundit ne radhen e problemeve te tjera, te perditshme e me te nevojshme, qe mbart gjuha shqipe. Dhe nuk po u hyj detajeve, po them vetem kete : ajo qe i ka munguar "njerezve te kinemase" eshte mbi te gjitha guximi. Nuk ka zgjidhje, e as zgjedhje, pa guxim. Dikujt keto qe po them mund tu duken pak moraliste, une them se s'jane gje tjeter veçse konstatim (sidoqofte qeshni prape se nuk u permbys bota).
    "Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"

Faqja 18 prej 37 FillimFillim ... 8161718192028 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im pa flete
    Nga ash në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 19-03-2010, 10:27
  2. Zekeria Cana: Ditari i luftës, 1999
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 09-06-2007, 02:51
  3. Pjese nga ditari qe s'mbaj - II
    Nga Henri në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 07:44
  4. (Shkëputur nga ditari im) "Na ishte njëherë... Otranto '97"
    Nga Auloni në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-09-2003, 17:40
  5. Ditari I Një Adoleshenti
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •