Close
Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 330
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post Mjaft: Berisha Ik! Mjaft kërkon dorëheqjen e kryeministrit Berisha

    Lëvizja Mjaft! është thellësisht e tronditur nga shpërthimi i fabrikës
    së vdekjes në Gërdec dhe solidarizohet me familjet e viktimave të një
    nga tragjedive më të mëdha në këto 17 vjet.

    Nga ana tjetër, jemi të tronditur edhe nga deklaratat justifikuese dhe
    të turpshme të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, të
    cilët në më shumë se një rast e kanë klasifikuar ndodhinë si aksident,
    dhe në vend që të mbajnë përgjegjësi publike, janë shndërruar në
    zëdhënës të mortit të radhës.

    Kompania shqiptare e tregtimit te skrapit dhe ka punësuar banore me
    mëditje, gra e fëmijë për bukën e gojës. Shumë nga punonjësit e tjerë,
    bazuar mbi vetë dëshmitë e tyre, ishin të patrajnuar, ndërsa kushtet e
    punës rezultojnë jashtë çdo standardi dhe çnjerëzore. Armët janë
    grumbulluar ne një fshat dendësisht te banuar, që tani është kthyer në
    një varreze masive, me burra, gra, dhe fëmije.

    Vetë kjo qeveri përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr.138, datë
    14.3.2007, ka sanksionuar se "Procesi i çmilitarizimit e çmontimit duhet
    të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të Forcave
    të Armatosura...” Diçka e tillë nuk ka ndodhur. Kujtojmë se ky është
    precedenti i dytë, që nga tragjedia e ngjashme e Dhëmbanit në Tepelenë,
    në 2006-ën, ku në pushtet ishte po i njëjti ministër.

    Përballë këtyre fakteve, Ministri i Mbrojtjes duhet të ndiqet menjëherë
    penalisht si fajtori kryesor i kësaj tragjedie, dhe Kryeministri Sali
    Berisha duhet të japë menjëherë dorëheqjen, për sa kohë, si kreu i
    qeverisë, është personalisht përgjegjës për keqqeverisjen që shkaktoi
    këtë katastrofë njerëzore.

    Në rast se kjo qeveri nuk merr përgjegjësi dhe institucionet përkatëse
    nuk veprojnë në bazë të ligjit dhe moralit njerëzor, Lëvizja Mjaft! do
    të organizojë qytetarët në protesta, deri në dorëheqjen e Kryeministrit
    dhe ndjekjen penale të Ministrit të Mbrojtjes.

    Per kete eshte hapur dhe nje faqe interneti e levizjes "Berisha, IK!" ku qytetaret mund te firmosin nje peticion ne forme postimi.

    Faqja eshte: http://berishaik.com

    Burim: MJAFT

    Vora i bashkohet protestes Berisha, IK!

    Banorët e zonës së Vorës dhe të fshatrave përreth bllokuan për katër orë autostradën. “Mediu ik! Berisha ik! Gjeni shkaktarët e tragjedisë! Hiqni depozitat e gazit! Dëmshpërbleni familjet!” ishin kërkesat e protestuesve


    TIRANË - Qytetare te zemeruar bllokuan dje autostraden vitale Tirane - Durres ne shenje proteste per tragjedine e Gerdecit. Protestuesit, kryesisht banorë te fshatit Gërdec dhe zonave përreth dogjen goma automjetesh dhe hodhen parrulla antiqeveritare, duke i bllokuar per ore te tera të dy krahët e autostradës Tiranë-Durrës. Lejimi i tyre të shkonin pranë shtëpive të tyre dhe nxjerrja e përgjegjësve të tragjedisë ishin dy kërkesat thelbësore të protestës, që zgjati rreth katër orë, duke sjellë dhe paralizimin total të trafikut. “Mediu ik! Berisha ik!”, ishin dy parullat kryesore që mbizotëronin në masën e protestuesve, të cilët me tone të ashpra, veç të tjerash, kërkuan që të lejohen të shkojnë në banesat e tyre për të marrë ato pak gjëra që ngelën nga shpërthimi. Protesta nisi rreth orës 14.00 të mesditës së djeshme, një orë pas fjalës së Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili nga Vora kërkoi bashkimin e të gjithëve për normalizimin e situatës. Fillimisht 50 persona u grumbulluan në sheshin e qytetit të Vorës dhe me thirrje e parulla në duar kërkuan përgjegjësit për katastrofën. Protesta që fillimisht nisi me një grusht njerëzish, pak nga pak rrëmbeu brenda saj një numër të madh personash të dëmtuar nga tragjedia, të cilët njëzëri kërkuan vënien e drejtësisë në vend. Gjatë protestës nuk munguan as momentet kur protestues të irrituar u konfrontuan me forcat e policisë, të cilat morën urdhër të krijojnë një kordon sigurie dhe të zhbllokojnë krahët e autostradës. Vendosmëria e banorëve për të kërkuar të drejtën e mohuar arriti deri aty, sa një numër i madh personash u ulën në mesin e autostradës, duke thënë se nuk do të lëvizin që andej pa marrë një përgjigje nga autoritetet vendore për kërkesat e tyre. Disa nga protestuesit mbanin në duar parulla ku shkruhej “Gërdeci si Kabuli”, ndërsa disa të tjerë në shenjë proteste i vunë flakën një gome makine, djegia dhe tymi i zi i së cilës simbolizonin atë që ndodhi në Gërdec tri ditë më parë. Por kërkesa për gjetjen dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve nuk ishte e vetme. Banorët e zonës gjithashtu thanë që të merren masa urgjente për dëmshpërblimin deri në qindarkën e fundit të dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi. Ata fajësuan qeverinë dhe ministrin e Mbrojtjes për situatën e krijuar, si dhe thanë që të merren nën mbikëqyrje depozitat e gazit, shpërthimi i së cilave mund të shkaktoi një tragjedi të përmasave të paimagjinueshme. Rreth orës 18 të pasdites së djeshme, turma e protestuesve vendosi të lirojë autostradën Tiranë-Durrës dhe të shpërndahet paqësisht. Pak momente para largimit nga sheshi i qytetit të Vorës, protestuesit thanë se në mungesë të një përgjigjeje nga autoritetet vendore dhe qendrore për plotësimin e kërkesave të tyre, atëherë protestat do të rinisin sërish dhe do të vazhdojnë duke u përshkallëzuar.

    Burim: Korrieri

  2. #2
    Shume e tepruar kjo levizje, sidomos ne kete kohe. Nese nuk del qe Berisha ka qene i implikuar ne kete tragjedi personalisht, nuk ka arsye per dorheqje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Shume e tepruar kjo levizje, sidomos ne kete kohe. Nese nuk del qe Berisha ka qene i implikuar ne kete tragjedi personalisht, nuk ka arsye per dorheqje.
    Te sugjeroj te lexosh pak ketu

  4. #4
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Cfar statistikash ka kjo levizje per demet qe jane bere. ndonje liste se sa jane vrare a po sa deme jane shkaktuar.a ka mare ndonje mase per denancimin e kesaj firme para se te ndodhej aksidenti. a ka pasur ankesa nga banoret e zones para se te ndodhte aksidenti.a kane qene te iformuar banoret e zones per rrezikshmerine qe kane pasur ne ate vend.cilet jane organizatoret e kesaj levizjeje, cfar punesh bejne. jam dakort qe ta mbeshtesim kete levizje me disa mungesa te shkrimit mbi kete teme.por te na japi pergjigje per pyetjet qe shtrohen me siper dhe jo me anonime dhe me perralla se kemi te bejme me jete njerzish .
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga Halimi Lexo Postimin
    Te sugjeroj te lexosh pak ketu
    E lexova Halim dhe ishte me te vertete skandal. Po prap kerkesat per qoreheqje kane filluar qe disa dite me pare. Edhe me ato deshmi qe kishin dhene puntoret prane nuk mund te kerkosh menjehere doreheqje te kryeministrit. Le te vazhdoje hetimi njehere dhe te dalin me shume fakte se kush ka gisht direkt ne kete pune.

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Në rast se kjo qeveri nuk merr përgjegjësi dhe institucionet përkatëse
    nuk veprojnë në bazë të ligjit dhe moralit njerëzor, Lëvizja Mjaft! do
    të organizojë qytetarët në protesta, deri në dorëheqjen e Kryeministrit
    dhe ndjekjen penale të Ministrit të Mbrojtjes.

    Kjo do te thote qe levizja do te prese njehere qe qeveria te marre pergjegjesite e institucionet te veprojne ne baze te ligjit dhe moralit njerezor, pastaj do te nise me organizimin e qytetareve ne protesta, apo i ka pallavra keto? Se duket se nga organizimi e nga kercenimet ka nisur qe pa i dhene te drejten e marrjes se pergjegjesive qeverise, prokurorise te veproje, ligjit te funksionoje.

  7. #7
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Mua te gjitha keto levizje e peticione me duken absurde, te pakten ne kete moment. Jane gjera qe duhej te beheshin me pare, sepse kosto qe paguam ishte e madhe dhe mund te jete akoma me e madhe. Jam mese dakord qe duhet te kujdesemi per te nesermen qe kjo tragjedi te mos perseritet me, por me duket se shume persona, shume levizje apo parti po i perdorin keto pamje per reklama apo per elektorat politik. Kishte kohe qe neper media flitej per fushaten e çmontimit te armeve ne Gerdec... po levizja MJAFT ku ishte???? Me çfare po merrej qe nuk i nxiti atehere banoret te benin gati peticionin? Pse nuk dolen para Kryeministrise dhe te gjuanin me veze sikurse kane bere here te tjera???? Pse nuk e ndaluan kete gje ne kohen e duhur, kur e dinin se ishte rrezik? Te dashur miq te "Mjaftit", te "STOPIT" etj etj kur ndodh e keqja te gjithe jane te zot ta tregojne gishtin tek te tjeret, por dhe ju keni faj qe nuk ngritet zerin kur duhej, meqe jeni kaq te shqetesuar per fatin e popullit ne vend qe te humbni kohe duke u marre me Salen, shikoni te beni ndonje fushate per mbledhje fondesh, per vullnetarizem ne spitale, per te ndihmuar sadopak familjet e prekura. Lereni Berishen te bej ate qe po ben, s'eshte ky momenti per ta sulmuar, eshte momenti te ulemi te gjithe bashke dhe te gjejme zgjidhje, para se te ndodhe ndonje shperthim tjeter dhe te na hedhe te gjitheve ne ere. Salen aty e keni, e kapni dhe e kryqezoni kur te doni, po tani shikoni te beni ndonje gje te hajrit per popullin se na jeni bere dhe ju me keq se "politikanet"
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e rotullusi
    Anëtarësuar
    27-05-2007
    Vendndodhja
    ne hapesire
    Postime
    265
    Cfar statistikash ka kjo levizje per demet qe jane bere. ndonje liste se sa jane vrare a po sa deme jane shkaktuar.a ka mare ndonje mase per denancimin e kesaj firme para se te ndodhej aksidenti. a ka pasur ankesa nga banoret e zones para se te ndodhte aksidenti.a kane qene te iformuar banoret e zones per rrezikshmerine qe kane pasur ne ate vend.cilet jane organizatoret e kesaj levizjeje, cfar punesh bejne. jam dakort qe ta mbeshtesim kete levizje me disa mungesa te shkrimit mbi kete teme.por te na japi pergjigje per pyetjet qe shtrohen me siper dhe jo me anonime dhe me perralla se kemi te bejme me .....Juve i nderuar zoteri doni te hetoni se c'far kjo levizje eshte , apo krimin e veteditur qe ndodhi ne Gerdec?? Ju intereson me shume hetimi dhe informatat per kete levizje , apo faktet e nj krimi se ndodhi? Nuk u mjafton ujku , por doni dhe gjurmet ? .Thoni se a e didnin qytetaret rezikshmerin , bukur, por ishin vete qytetaret ata qe krijuan nje te ashteuajtur fabrik c'montimi? Ishin qytetaret ata qe transportuan municionet nga fabrika e Policanit aty? Ishin qytetaret ata qe perfituan miliona euro nga shitja e tyre ?? ...Pra i nderuar "zotri" kur ke ujkun nuk kerkon per gjurme .....Per kte krim eshte mese e dukshme qe qeveria me ne krye saliun ka pergjegjesi, se perse duhej te behej c'montimi jashte fabrikes se Policanit duke e ditur rezikshmerine e tyre ? Perse pikerisht afer rinasit ? Perse duhej te behej c'montimi nga nje firme private qe nje vit me par u akuzua per eveazion fiskal, dhe presidenti i ksaj firme doli me garancine 100000 dollareshe ? Perse ne nje fabrike e ditur nga shteti lejoheshin te punesoheshin minorene ? Besoj se kto jane pyetjet qe duhet ty "zoteri" te te gryejne me shume ndergjegjen , dhe jo levizja ne fjale .....

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Po nga e dinte Mjafti me shoke se ca behej ne Gerdec? Ate e dinin vetem ata qe punonin atje dhe ata qe e kishin organizuar. Une per vete skam dit qe egzistonte Gerdeci e jo me qe behej cmontim armesh atje.

  10. #10
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Levizja MJAFT i ka humbur kredencialet e dikurshme dhe nuk perkrahet me si perpara. Ajo ka dale nga qellimi i saj kryesor, si nje shoqate joqeveritare ne ndihme te popullit te thjeshte. Ajo tani eshte nje organizate politike e drejtuar nga Erion Veliaj de facto dhe si e tille, normale qe do te sulmoje qeverine qe eshte ne pushtet perderisa kjo force e re politike nuk eshte force ne pushtet dhe do mundohet te terheqe sa me shume votues me ane te nje tragjedie. Per mendimin tim kjo levizje nuk duhet te ekzistoje me, dhe le te dale ne protesta si nje levizje politike e ti kerkoje ato gjera qe ka kerkuar si nje levizje politike e jo si nje shoqate joqeveritare.

    Eshte turp i madh te krijosh prapaskena politike me ane te kesaj tragjedie.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 0 prej 33 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-06-2009, 11:21
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-05-2004, 10:29
  3. Demaçi jep dorëheqjen nga bordi i RTK-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32
  4. Berisha kerkon shkeljen e kushtetutes!!
    Nga Vinny_T në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 10:42
  5. Majko apo Nano si kryeminister i vendit ?
    Nga Eni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 20:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •