Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355

    Demaçi jep dorëheqjen nga bordi i RTK-së

    Qe besa pak per cudi por jo edhe shume,sepse qe moti ky njeri ndiohsta eshte dashur te shkoj nga ketu.Ndoshta i kujtohet kur ky ishte Drejtor politk i UCK ,kuku per ne e cka te themi me por edhe kjo eshte shume vone per te ndoshta tani do na skjaroj me tepr ky njeri per msheftesit e tij per kohen kur ky qendronte ne Prishtine e jepte komunikata per shtyp e ne iknim per ne Maqedoni e Shqiperi.



    Demaçi jep dorëheqjen nga bordi i RTK-së


    PRISHTINE (5 Janar) -Adem Demaçi, ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Bordit të drejtorëve të RTK-së, "Nuk mund të pres që të përfundojë procedura e zëvendësimit të Bordit, sepse kam dëshirë që të angazhohem në punë më kreative dhe më të rëndësishme për Kosovën dhe për veten time" thuhet në njoftimin e dorëheqjës së kryetarit të Bordit të drejtorëve të RTK-së, Adem Demaçit, drejtuar drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Agim Zatriqit. Në letrën e dorëheqjes së Demaçi, me tej njoftohet drejtori i RTK-së, Zatriqi, se nga data 5 janar 2004 nuk e sheh të arsyeshme që të qëndrojë në krye të Bordit të drejtorëve të RTK-së, dhe madje as si anëtar i Bordit. I pyetur se a ka të bëjë dorëheqja e tij me ndonjë çështje tjetër, Demaçi ka pohuar se të gjitha do të bëhen publike me kohë. Adem Demaçi ishte në krye të Bordit të RTK-së që nga 25 shtatori i vitit 2001.Ai njihet për qëndrimin e tij profesional për një institucion medial të pandikuar nga partitë politike. Me një rast pati deklaruar se "sa të jemë unë në krye të këtij borid, asnjë subjekt politik nuk do të mund të diktojë politikën e RTK-së." bm/bm (QIK/BalkanWeb)

    ---------------------------
    Kosoven e dua se jam kosovar,Shqiperin e dua se jam shqipetar!
    Ndryshuar për herë të fundit nga mani : 05-01-2004 më 17:58

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mendoj se duhet te pershendetet dorheqja e Demacit.

    Ai nuk mundi te krijoje nje fryme demokratike ne RTK. Semundja e tij, anti-rugovizmi, e la mbrapa ne gjykime derisa RTK u be mbeshtetese e politikes vrasese qe ndjek Mafia e PDK-AAK-se.

    RTK nuk morri kurre flamurin e mbrojtjes se njerzve nga bandat perkundrazi u be shpesh mburoje e linjes agresive enveriste staliniste qe tash 6 vite harton e zbaton listat e vrasjeve.

    Edhe ne TMK e SHPK duhet te pasojne dorheqjet ne te mire te Kosoves.
    Agim Ceku duhet te jap dorheqjen sepse e ktheu TMK ne strehe hajnash e banditesh ku kullosin bandat e Xhavit fatos klosit e idajet Beqirit.
    Po keshtu dhe nga SHPK duhet te largohen vrasesit e Sabaetes ..

    Klima e dorheqjeve duhet ta shkundi dhe gjumashen LDK.

    Ashtu sikurse Pd -se ne Shqiperi dhe LDK i jan vrare disa militante te nderuar. Nje Parti qe nuk i mbron antaret e saje ajo me mire te shuhet.

    Edhe ne PD te Shqiperise duhet te fillojne dorheqjet.
    Sali Berisha duhet te largohet 6 muaj nga kryesia e PD-se.

    Humbjet e shpeshta te PD-se e kane nje Regjisor-fajtor dhe ai eshte Sali Berisha.
    Zeri i tije per Kosoven eshte zbehur fare dhe per vrasjet kriminale qe ndodhen ne Kosove zeri i Sali Berishes duhej te buciste ne mbrojtje te atdhetareve por per fat te keq Saliu heshti dhe kjo heshtja le shum pikpyetje..

    Asnjihere PD nuk denoncoi indiferencen e Shtetit Shqiptar ne zbardhjen e vrasjes se Kolonel Ahmet Krasniqit.

    Sali Berisha nuk u distancua nga gabimet qe beri ai dhe Pd gjat qeverisjes duke u lene shtigje livadhisjeje enveristeve kosovare ne Shqiperi gje qe rezultoi me kordinimin e aktivitetit te tyre brenda e jashte me mafien socialiste e cila solli revolucionin e vonuar qe i kushtoi popullit mijra te vrare..e qe ajo mafie tash 5-6 vite vret ne tiran e Kosove pa ju ndalur dora..

    Pra Saliu eshte bere in efektiv qofte ne mundesine qe ju dha nomenklatures kriminale enveriste staliniste te PPSH te ri-Vijne ne pushtet e te fitojne zgjedhjet e ktyre 7 viteve por qofte dhe per heshtjen ne punet e Kosoves..

    Lidhjet LDK-PD jane gati xero ndersa lidhjet PS-PDK AAK jane te plota e tere aktivitet.. e ktu kan faj si Berisha ashtu dhe Dac Hamitat qe u nenshtrohen Dugoll-Gjinushve..

    adem demacit i urojme dhimbje stomaku te padurueshme e qe nga kjo te filloje te flasi per ato te zezat qe ai dhe klyshet e tije u kan bere popullit te Kosoves..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    E ore Brari po si zakonisht gjithmon mundohesh ti ndryshosh gjanat!
    Baca Adem sa ka qen ne krye te bordit ka pas than qe askush mos te mundohet prej partive me i fut turit ne RTK se sa te jam une ne krye te bordit se nuk do te ket sukses.
    Dhe ashtu doli ishte dhe besoi se do te mbetet edhe pas dorheqjes se Baces RTK-ja 100% per 100% e pamvarne dhe e popullit te kosoves

    Dshiroi te mbetet e till edhe ne te ardhhmen.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Nga burime të pa konfirmuara ,por mund të meren si shum serioze Adem Demaçi është zgjedhur deputet i pa mvarur në parlamentin e vëllezërve të tij sërbë.

    Kjo e bën lajmin më serioz ,se mu pas zgjedhjeve në sërbi Ademi jep dorheqje nga RTK-ë ,pa treguar arsyen.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Lus administratorin qe sa ma par ta hjek ket shkrim rren te keti shqipfolesi qe te gtjitha propagandat ndaj shqiptarve i merr ne graqanic dhe nuk e di si do te reagon brari qe per ket shqipfoles tha se kesi i nevoiten kosoves dhe keta e qoin kosoven drejt pamvarsis .


    Merre me mend Baca Adem deputet serb ne kuvendin e serbis !!! thot shqipfolsi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Shqiptaret ne Serbi ..pra Shqiptaret e Bujanovcit e Medvegjes duhet ti ken deputetet ne Parlamentin e Serbise dhe aty ta tundin Serbine e te kerkojne maksimumin e te drejtave..

    Sdi se cfar plane ka Demaci..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528

    Ja përse bëri Hara-Kiri ,Baca Adem nga RTK-ja

    Flitet e çka nuk flitet për dorheqjen e Adem Demaçit nga RTK-ja nëpër Kosovë .




    Me rëndësi është që të dihet se Adem Demaçi ,pa marë parasysh postin që ka pasur në një institucion ,kur nuk ka mnudnur që të rin më gjatë se dy-tre vite në ate post .
    Kjo është karakteristik e tij si njeri .


    Një ndër arsyet themelore të dorheqjes së tij nga RTK-ja mund të jetë edhe ajo se :- kuvendi është duke punuar ligjin për MEDIA !


    Ligji për media do t'i "shkrijë" rregulloret

    Ka mbi një vit e sa që në Kosovë bëhen përpjekje për ta shkruar një propozim ligj për mediat e shkruara dhe elektronike.

    Që nga vendimi i Kuvendit të Kosovës për emërimin e një komisioni parlamentar për media , kjo çështje është ditur. Dhe, mbase pikërisht për këtë mund të jetë zvarritur në masë të madhe kompletimi i këtij komisioni me emra deputetësh nga grupe parlamentare, të cilët kohë të gjatë hezituan në propozime.

    Komisioni ka gati një vit që ka nis së funksionuari por, mediat, qofshin ato elektronike si dhe të shkruara nuk i kanë kushtuar aq vëmendje punës së tij.

    Sikur ta kishin pasur një marrëveshje të heshtur dhe kuptohet, edhe të pashkruar, përveç lajmit mbi formimin e tij, asgjë tjetër nuk përpushën. Madje askujt nuk iu kujtua deri tash vonë se a është takuar apo nuk është takuar ky komision ndonjëherë dhe me se po merret.

    Vetëm kur dolën sheshit mospajtimet e disa përfaqësuesve të mediave si dhe ekspertësh të tjerë rreth përgatitjes së propozim ligjit për media dhe kur Komisioni parlamentar për Media kërkonte parreshtur nga Qeveria që, ose të sjellë propozim ligjin në Kuvend ose do të pasojë nisma tjetër për hartimin e tij, u mësua se ky propozim ligj është në Zyrën e Kryeministrit.


    Pse u vonua dhe po vonohet kaq shumë ligji për media

    Mediat në Kosovë, si ato të shkruara po edhe ato elektronike as deri më tash nuk kanë punuar bash krejt pa ligj.Në vend të ligjit i kanë pasur edhe ende i zbatojnë rregulloret dhe Kodet që i ka sjellur UNMIK-u në vitin 2000.


    Poashtu, kanë edhe njeriun e parë apo përgjegjësin kryesor që merret me zbatimin e këtyre akteve që i ka sjellur UNMIK-u, madje edhe pa i pyetur e diskutuar aq shumë me vendorët e kuptohet edhe me mediat, këto rregullore. Komisionerin e Përkohshëm për Media. Dhe një si mbulesë, Komisionin e Pavarur për Media, prej të cilit kanë dalë më pas Bordi për Ankesa, Bordi i RTK -së e kështu.

    Dhe çuditërisht nuk ka pasur reagime si këto të tashmet që kanë të bëjnë me hartimin e këtij propozim ligji.

    Arsyet për mua janë të ditura, njësoj siç i dinë edhe vetë ata që zbatojnë këto Rregullore dhe Kode.
    Po, Kuvendit të Kosovës edhe pse hyri në vitin e tretë të mandatit, një kompetencë që i takon edhe me Kornizë Kushtetuese, nuk iu mundësua deri më tash, qasja në dhënien e kontributit për nxjerrjen e ligjit për media si dhe qasja në emërimin e Komisionit të Pavarur për Media.

    Si rezultat i këtij anashkalimi, Komisioneri për Media ende është ndërkombëtar (përkundër respektit), Komisioni i Pavarur për Media ende është i njejti si para tri vitesh e sa dhe, me mandat të vazhduar, njejtë si ka pasuar pastaj edhe me Bordin e Ankesave dhe Bordin e RTK-së.

    Çka do të thotë se, Kuvendi i Kosovës qëllimisht është anashkaluar vetëm e vetëm që të mos mund të ndikojë në ndërrimin e Komisionit të Pavarur për Media që nënkupton mëpastaj edhe në ndërrimin e Bordeve e kështu.

    E, kjo krejt nga një frikë e pakuptueshme dhe paksa paranoike ndaj shumicës në Kuvend që dominohet prej Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Këtu ka qenë dhe është çelësi i zvarritjes së qëllimshme të këtij propozim ligji i cili sa bëhet gati, vjen e rri një kohë në Zyrën e Kryeministrit, kthehet sërish mbrapa sepse dikush nga këshilltarët e Kryeministrit nuk do që propozim ligji të shkojë në Kuvend. Kjo, madje është potencuar edhe publikisht. Dëshirohet të arrihet një ligj që aproovohet nga cilido forum, vetëm jo nga Kuvendi i Kosovës.

    Pse shqetësohet RTK-ja?

    Njeriu më i sinqertë në krejt këtë hallakamë rreth hartimit të këtij propozim ligji ka qenë zoti Adem Demaçi, kryetar i Bordit të RTK-së i cili, përkundër asaj që nuk ka treguar farë sensi politik në deklarimin e tij, e tha hapur se shkaku që Kuvendi dominohet prej një partie më të madhe, nuk dëshiron që kjo kompetencë t 'i bartet Kuvendit.

    RTK-ja madje, në fushatën e vet kundër propozim ligjit si dhe ndikimit të Kuvendit të Kosovës, një kohë të gjatë manipuloi me sllogane dhe spote qesharake dhe bajate si: "dëshironi televizion shtetëror apo publik", "ne jemi të pavarur" etj. Anipse askush, së paku zyrtarisht (madje nuk kishte as qëndrim të tillë) nuk angazhohej për televiizion shtetëror.

    Kuvendi, e në veçanti Komisioni parlamentar për Media ishte i vetëdijshëm se rrota e kohës nëpër të cilën po ecim nuk kthehet më mbrapa, deshi apo s' deshi dikush.

    Mirëpo, pse frikësoheshin drejtuesit e RTK-së e në veçanti Bordi i saj, këtë nuk e thanë asnjëherë troç: apo frika ishte se mos u rrezikohej mbetja e mëtejme në Bord apo në stafin drejtues të RTK-së ,meqë mund të mos ishin të pranuar nga kjo apo ajo parti sepse gjatë punës së tyre kishin anashkaluar jo vetëm parti po, edhe institucione gjithnjë në emër të një panashmërie dhe në emër të një profesionalizmi.

    Si duket tash janë qetësuar për një kohë dhe kërkojnë të vjelin nga tri-katër burime, buxheti i Kosovës, parapagimi ,donatorët e mundshëm dhe reklamat.

    Mediat tjera nuk ishin aq të shkathta anise kulorave vazhdonin dhe s'ndalen as tash që të nxjerrin sa më shumë nga hartimi i propozim ligjit si media të pavarura a private që janë.

    Komisioni parlamentar për Media të vetmin qëllim ka që, edhe këtë fushë të informimit publik ta mbulojë me ligj duke i "shkrirë" rregulloret dhe Kodet e NMIK-ut e duke iu thanë ,falemnderit për shërbimin e deritashëm, tash po nxjerrim ligj.

    Andaj, edhe përkundër disa keqinformimeve nga puna e Komisionit, edhe përkundër disa apetiteve për përfitime të jashtëmasshme nga propozim ligji të cilat janë shprehur prej mediave, Kuvendi do të punojë në të mirë të interesit publik përmes Komisonit parlamentar për Media dhe në interes të të gjitha mediave duke e rregulluar këtë fushëveprimtari si duhet, gjithnjë bazuar në standardet ndërkombëtare sepse e ka edhe obligim, deshën apo jo të gjithë.


    Më 29 dhjetor 2003
    Sabit RRUSTEMI
    (Autori është nënkryetar i Komsionit parlementar për media)

    ===============================

    Motoja e RTK-së ,ishte dhe është kjo :-

    "ne jemi të pavarur"

    "dëshironi televizion shtetëror apo publik"??!!!!



    Por >-

    Oscar Wilde ka thënë :-

    Mund të jemi të paanshëm vetëm për gjëra që nuk na interesojnë dhe
    kjo është arsyeja që një opinion i pamvarur gjithmonë është pa asnjë lloj vlere.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Llapi
    Syri i Shqiponjes


    Lus administratorin qe sa ma par ta hjek ket shkrim rren te keti shqipfolesi qe te gtjitha propagandat ndaj shqiptarve i merr ne graqanic dhe nuk e di si do te reagon brari qe per ket shqipfoles tha se kesi i nevoiten kosoves dhe keta e qoin kosoven drejt pamvarsis .


    Merre me mend Baca Adem deputet serb ne kuvendin e serbis !!! thot shqipfolsi


    __________________



    Llapi ,përse të vjen çudi ti kjo punë ,kur Baca Adem vetë i thëret sërbët * vllezërit sërb * dhe e propozoi rada trajkoviç për *kryetare * të Kosovës ???

    I janë vyshkur trutë këtij njeriu më ,saqë tre herë u martua që kur dual nga burgu .

    Kur ka qenur ndonjëherë serioz ky njeri me veprime konkrete për Kosovë ??? edhe përse ka qenur i nderuar dhe respektuar nga të gjithë ( i madh dhe i vogël ) shkaku i vuajtjes së tij nëpër kazamatet sërbe .
    Përkundrazi gjithmon ka bërë rrëmujë ku i është dhënur rasti ,ka keqpërdorur atë respekt dhe nder që i është bërë .

    Lexohe emrin e bacës Adem dhe Qoses në këtë dokument :-

    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 07-01-2004 më 03:48

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DriniM
    Nuk e di perse e urren aq shum Bacen pasi ai po ju mbron juve e po ju thrret vllazer???!!!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Postuar më parë nga Llapi
    DriniM
    Nuk e di perse e urren aq shum Bacen pasi ai po ju mbron juve e po ju thrret vllazer???!!!



    Po ti Llapi si partizan i Thaçit ,,nacionalist '' përse e adhuron atëherë kaq shum Adem Demaçin , kur e din se ai i mbron minoritetet e Kosovës - vëllezërit e tij sërb ???!!!!!


    Nasradini ashtu kishte thënë :- kjo dynja ësht me rrota ,rrotullohu e rrotullohu e përsëri aty !!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 28-09-2005, 21:55
  2. Jep dorëheqjen avokati i fushatës së Bushit
    Nga StormAngel në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2004, 22:08
  3. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33
  4. Arbën Xhaferi jep dorëheqjen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 27-04-2003, 04:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •