Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Majko apo Nano si kryeminister i vendit ?

    Kjo ndoshta eshte pyetja qe ēdo kush nga ne i ben vetes ne keto dite.

    U arrit te kemi nje president "konsensual" fale nje dakordi mes lidereve te dy partive me te medha te vendit dhe tashme pas presidentit i ka ardhur radha qeverise.

    A jene te kenaqur njerezit nga Qeveria Majko ?

    A jane te kenaqur me te, partite politike ne Shqiperi ?

    Po vete kryetari i PS, Nano, ēfare bluan ne koke ne keto momente ?

    Po Berisha, a do ta ndihmoje ne kete faze,per ta ngritur ne kryeminister Nanon, aq te urryer nga vete opozita e lideri i saj ?

    Ne PS ka dale moda te krijohen lloj-lloj levizjesh, ndoshta kjo nje kopjim i metodave pd-iste, si ajo e reformatoreve.
    Tashme ne PS ka lindur "levizja per progres" qellimi kryesor i se ciles eshte te bejne te heshtin shtrigat e liga ne PS, te shkoqitin mosmarreveshjet dhe te gjejne gjuhen e perbashket per te mbajtur Majkon ne pushtet e menjanuar Nanon nga realizimi i endrrave te tija karrieriste.

    Jemi pra ne nje situate tipike shqiptare, ku i pari s'merr vesh te dytin dhe lemshi i politikes duket se akoma nuk eshte shkoklavitur e pret te zone per ta bere kete gje.

    Po kush e ka ne dore nje gje te tille?
    Kush mund te thote se ky apo ai do te rri apo hipi ne kolltikun e kryeministrit ?

    Majko a do te qendroje mė si kryetar i qeverise apo do te zevendesohet nga Nano ???

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Nano i kerkon doreheqjen Majkos!!

    Para 6 muajsh Nano propozoi Majkon qe te marri Postin e Kryeministrit dhe ne nje situate teper delikate, sot po i njeti person i kerkon Majkos te japi doreheqjen pa asnje lloj motivi dhe vete pergatitet te mari po ate vend dhe te vere si zemendesin e tij ate qe ai e akuzonte si hajdut mafioz e me fakte!!! Kerkon gjithashtu qe te nderroje ose te rrinterpretoje statutusin e PS-se per ti bere te mundur vetes qe te jete dhe kryetar partie dhe kryeminister!!
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    *****
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    Peru (Lima)
    Postime
    79

    Shume gabim ben .

    Po Nanos i ka plasur cipa. Kush mund ta ndale ate?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Nano i kerkon doreheqjen Majkos!!

    Ouh?!?

    Paska patur cipe Nano!?! S'paskam ditur gje ...
    alumni,

    gjithmone nxenes

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Majko ne Shkoder, Ma Con Mishin Kokerr!

    Nuk asht fjala per ate qe i ka ra te shoqes - faktikisht Majko ban nji detyrim moral - njerzor, e te shoqes sherim te shpejte.

    Por mos valle ai po kerkon te gjeje mbeshtetje ne Shkoder, tash qe Nano po i kerkon karrigen? Po pse a nuk kan ba keshtu edhe politikane te tjere te vendit, tuj derdhe lote krokodili me kova.

    Si i thoni ju kesaj?


    http://www.kohajone.com/arshive/2002/07/10/lajmi07.htm

    "Debat le te kete, puna te shkoje perpara"

    "Problemet e qeverisjes jane probleme debati normal ne politiken e Shqiperise. PS nuk ben perjashtim nga kjo. E rendesishme eshte te diskutohet ne menyre normale. Sot jam ne Shkoder dhe kam ardhur ne Shkoder te shoh nga afer gjendjen dhe te verifikoj problemet me te cilat ndeshet kjo zone dhe ky rajon per te bere te mundur te planifikojne gjithcka ne programet e qeverise". Keshtu eshte shprehur dje ne Shkoder Kryeministri Pandeli Majko. Vetem pak ore pas kerkeses te kryesocialistit shqiptar Fatos Nano per doreheqje te Kryeministrit Pandeli Majko kreu i qeverise shqiptare ka zbarkuar se bashku me nje grup minitrash ne Shkoder. Majko sikur e ka anashkaluar, per te mos thene injoruar kerkesen e kryetarit te partise te tij per te lene postin e kreut te shtetit. Ne te gjitha rastet kur kryeministri eshte pyetur direkt apo indirekt per kete ai i ka rreshqitur pyetjes. Asnjehere Majko nuk eshte shprehur ne menyre te drejtperdrejte. Nderkohe qe indirekt ai eshte shprehur se behet fjale per debate normale ne nje force politike qe eshte ne qeverisje. Ne te kundert Majko eshte dukur krejt i qete ne kete drejtim. Me hap te sigurte, me buzeqeshjen karakteristike te tij dhe si dhender Shkodre ai ka trokitur ne porten e qytetit verior. Madje ai eshe perlotur kur ka kujtuar pamundesine e bashkeshortes te tij te ishte perkrah Pandit ne kete vizite ne vendlindjen e saj te dashur. Gjithsesi me kortezine e vet Majko ia ka kujtuar te qenit dhender shkodraneve, "Ju e dini qe me Shkodren une kam lidhje te vecanta dhe te them te drejten mua me vjen keq qe bashkeshortja ime per arsye shendetsore nuk gjendet tani me mua", ka thene Majko deri ne perlotje. Ndersa i eshte permbajtur parimit te vet te riperseritur disa here ne Shkoder se "Tek shkodra dhe gjithe zona perreth, te gjitha qeverite shqiptare te pas luftes kane akumuluar nje borxh te madh moral. Sepse per nje kompleksitet arsyesh, vemendja e intersi per te nuk ka qene ne ate nivel qe t'i pergjigjej resurseve, neojave, por edhe tradites te vyer te saj. Ne rastin me te mire Shkodra eshte kundruar si skaj periferik dhe si e tille shpesh ajo ka patur nje vemendje po periferike nga strukturat vendimmarrese shqiptare", ka thene Majko.

    Dje ne Shkoder, se bashku me grupin e ministrave, kryeministri ka zhvilluar takime te ngjeshura me pushtetaret lokale duke u njohur nga afer me problemet e qytetit me te madh verior. Me pas Majko ka vizituar vete punimet ne Murriqan, ku pushtetaret lokale kane theksuar se: "Kjo pike duhet te jete jo pike e kalimit kufitar, por pike doganore". Majko nuk ka harruar te shkoje edhe ne "krenarine" verore te Shkodres, Velipoje. "Velipoja eshte nje zone ku turizmi mund te organizohet rregullisht. Rruga eshte duke u rregulluar. Vonesat kane te bejne me problemt proceduart tenderike. Velipoja do te jete ne qender te vemendjes tone ne investime dhe ne infrastrukture. Per kete arsye une kame urdheruar qe Ushtria te pastroje plazhin", ka thene Majko.

    R. Llazari
    alumni,

    gjithmone nxenes

  6. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Ja dhe pergjigjja e pyetjes = Nano 5

    Nano: Jam i vendosur tė bėhem kryeministėr

    Kryetari i Partisė socialiste deklaroi dje publikisht se tashmė kishte ardhur koha qė tė ndryshonte statuti dhe ai tė bėhej edhe shef i ekzekutivit

    Kryetari i PS-sė Fatos Nano ka bėrė dje pėr herė tė parė publike qėllimin e tij pėr tė rimarrė postin e Kryeministrit tė vendit. Ai ka deklaruar dje nė njė intervistė pėr mediat se "KQGS-ja duhet tė unifikojė statutin e partisė, nė mėnyrė qė tė bashkohet posti i kreut tė partisė me atė tė kreut tė ekzekutivit". Nė lidhje me ndryshimin e statusit tė PS-sė, kryesocialisti ka bėrė pėr vete edhe kryetarin e KQGS-sė Mark Nikollin, duke i ofruar atij poste tė tjera jashtė partisė. Kryesocialisti Nano u shpreh se "tashmė ka ardhur koha qė posti i Kryeministrit tė vendit tė bashkohet me atė tė kreut tė partisė". Pėr kėtė Nanon do ta ndihmojė dhe vendimi i Komisionit, i cili tani ėshtė kthyer nė njė strukturė-levė nė dorėn e Kryesocialistit, dhe do ta ndihmojė atė qė tė bėhet Kryeministėr pa shumė probleme. Gjithashtu realizimin e projektit tė Nanos do ta ndihmojė edhe marrėveshja me ish-kryeministrin Meta pėr tė ndarė vendet nė qeveri dhe pėr tė marrė votat nė KPD edhe prej metistėve. Ndėrkohė, tė hėnėn ėshtė edhe mbledhja e Komitetit te Pergjithshem Drejtues, qė do ta zgjidhė pėrfundimisht kėtė problem. Pėr t'i paraprirė kėsaj si dhe pėr tė marrė pa mėdyshje votat nė parlament, kryetari Nano po premton poste nė qeverinė e ardhshme pėr disa eksponentė tė PS-sė, si kryetarit tė grupit parlamentar Arben Malaj, tė cilit i ėshtė premtuar posti i ministrit tė Financave. Gjithashtu pėr sigurimin e votave nė parlament, Nano do tė zhvillojė bisedime edhe me kryetarin e PSD-sė Skėnder Gjinushi si dhe me aleatė tė tjerė tė koalicionit qeveritar.

    Ervin Pambuku

    gazeta 55

    ----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    Meta-Pėllumbi, marrėveshje pėr votėbesimin e kabinetit "Nano 5"

    Ish-kryeministri dhe kryetari i Kuvendit kanė arritur dje njė marrėveshje pėr tė mbledhur parlamentin edhe pas mbylljes sė punimeve me 3 gusht, pėr tė votėbesuar Fatos Nanon

    Ish-kryeministri Ilir Meta ka takuar dje pėr dy orė me radhė kryetarin e Kuvendit Servet Pėllumbi, por asnjėri prej protagonistėve tė bisedės nuk ka bėrė komente publike rreth motiveve tė takimit. Megjithatė, burime nga kabineti i kryetarit tė Kuvendit bėnė tė ditur pėr gazetėn "55" se ish-kryeministri Meta, e sipas tė gjitha gjasave edhe zėvendėskryeministėr nė kabinetin e ri qeveritar tė kryetarit tė PS-sė Fatos Nano, i ka kėrkuar Pėllumbit tė ofrojė mbėshtetjen e tij pėr jetėsimin sa mė tė shpejtė dhe sa mė tė lehtė tė qeverisė sė re. Para njė jave Pėllumbi kritikoi pėrpjekjet e shpallura pėr ndryshimet nė qeveri duke deklaruar se s'kishte kohė pėr miratimin e njė kabineti tė ri. Koha mes 24 korrikut kur bėn betimin nė funksionet e tij presidenti i ri Alfred Moisiu dhe 3 gushtit, kur mbyllet sesioni i verės i punimeve tė Legjislaturės sė 16-tė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ėshtė krejt e pamjaftueshme pėr dekretimin e ministrave tė rinj. Kjo ka qenė teoria e mbrojtur nga kryeparlamentari Pėllumbi, por duket se me kėtė pengesė tė re drejt kabinetit tė pestė qė do tė drejtohet nga Fatos Nano nuk kanė qenė dakord dy lojtarėt e rėndėsishėm tė mazhorancės. Nė tė njėjtėn ditė kur Nano deklaronte pėr herė tė parė publikisht dėshirėn pėr tė marrė edhe funksionet e kryeministrit, Meta mėsohet se ka marrė prej Pėllumbit garancitė se do tė ushtrojė kompetencat e veta kushtetuese pėr tė lehtėsuar formimin sa mė parė tė kabinetit tė ri qeveritar. Kėshtu nėse PS-ja nuk e shpall dot kabinetin para 3 gushtit, kryetari i Kuvendit Servet Pėllumbi ka garantuar dje ish-kryeministrin Meta se ai ėshtė i gatshėm tė thėrrasė njė seancė tė posaēme tė Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrpara hapjes sė sesionit tė vjeshtės, pėr tė mundėsuar votėbesimin e qeverisė. Pėrdorimi i Kuvendit tė Shqipėrisė nė favor tė krizės sė brendshme tė Partisė Socialiste ka qenė njė konstante e qeverisjes 5-vjeēare tė mazhorancės sė majtė, por opozita ka lajmėruar se kozmetika e qeverive nuk e zgjidh krizėn e se ajo do tė jetė kundėr kabineteve shterpė qė do tė propozohen nga klanet e PS-sė e satelitėt e saj.

    I.N.
    gazeta 55

    ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

    doni me per Belulin...

  7. #7
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Nano nuk ka kritikuar ne asnje moment publikisht punen e qeverise se Majkos me sa dime! Meta po ashtu, kjo qeveri nuk ka as 5 muaj qe eshte ne fuqi dhe e mori mandatin ne nje periudhe krize e me kaq pak kohe sa e kemi pare nuk ka pasur ndonje anomali qe te shtyje PS ta nderroje. Nano dhe pse pretendon te behet kryeminister ( e kjo eshte e drejta e tij) duhet qe te mos i faturoje Shqiperise imazhin e nje vendi "bananesh" e te ne njeten kohe te pretendoje te futet ne Evrope. Kjo metode marrje pushteti ne menyre kaq flagrante e duke mos respektuar asnje lloj norme, duke injoruar toalisht elektoratin qe ai i ka vjedhur voten duke e mashtruar me premtime fantaziste, tregon futuren e vertete te ashtuquajturit lider socialist dhe etjen e tij per pushtet. Te shfrytezosh injorancen e nje pjese te popullsise duke perdorur inteligjencen eshte perversitet . Nano nqs eshte ai qe hiqet le te kerkoje hapur, ne media ndryshime ne qeveri , le te sqaroi popullin qe i dha votat ēfare ndryshimesh duhen bere e pse duhen bere e jo te bej presione neper koridore si rrugeēer e gjobavens. Turp per ne si popull ēfare njerezish na kane ngel per te na "udhehequr"
    Just God Can Judge Me

  8. #8
    Moderatore Maska e Shanon
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    Beh kete pune ka NANo te grije e grije sallate. Meqe nuk u be dot president po hudh syte nga kryeministria po si mund te pretendoje te behet kryeminister kur tashme kane deshtuar kater qeveri te tijat? (ti leme arsyet e tjera) por ka treguar se nuk eshte i afte te drejtoje keshillin e ministrave shqiptare sepse gjithmone ka deshtuar dhe eshte larguar me klithma e me gjuajtje kallashi nga ajo karrige. (mos harrojme qe gati po i shpetonte ne breke (sorry per shprehjen) nga ngjarjet e 14 shtatorit dhe iku e u fsheh si majmun ne dajt me ndihmen e Nehat Kulles dhe ushtareve te tij dhe me pas kaloi ne Maqedoni dhe Greqi). eshte turp per shqiptaret dhe thjesht ta mendojne qe nano duhet te behet akoma kryeminister.
    mendimi im po deshet mu hudhni ne gryke!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Edhe Berisha

    Nano e Berisha, ne unison, si vijon:

    TIRANE (11 Korrik) - Kryeministri shqiptar, Pandeli Majko, bėri tė ditur sot se Qeveria e tij do tė pėrgatisė dorėheqjen. Njė kėrkesė e tillė erdhi pak ditė mė parė nga ana e kryetarit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano, kandidat pėr tė marrė kėtė detyrė nė vend tė Majkos. Duke dalė nga selia e Partisė Socialiste, Kryeministri pohoi se "janė nė vazhdim diskutime mbi dokumenta qė do tė ēojnė drejt dorėheqjes sė Qeverisė". Majko shtoi se nė kėtė fazė "po reflektoj, por ju siguroj - pėrfundoi ai - se gjithēka do tė ndodhė nė mėnyrėn mė tė qetė". Mėngjesin e sotėm, Kryeministri zhvilloi njė takim me Presidentin e Republikės, Rexhep Meidani, i cili i ka shprehur atij "mbėshtetje tė plotė" pėr ekzekutivin aktual. dxh/mr (BalkanWeb)

    TIRANE (11 Korrik) - "Majko ėshtė simbol i mosqeverisjes". Kėshtu u shpreh sot lideri i Partisė Demokratike, Sali Berisha, pas zhvillimeve tė fundit nė Partinė Socialiste. Kryeministri Pandeli Majko u takua sot paradite me Presidentin e Republikės, Rexhep Meidani, nė pėrfundim tė takimit me tė cilin pritej edhe dorėheqja e tij nga posti i kreut tė ekzekutivit. Por Kryeministri deklaroi se po "reflektonte" dhe po "diskutonte edhe me faktorė tė tjerė" mbi kėrkesėn pėr dorėheqjen e Qeverisė. Berisha rikujtoi edhe njė herė sot se Majkon "e kam quajtur qė nė fillim njė kanoe". "Ai njoftoi dje se do tė ipte dorėheqjen - shtoi lideri i opozitės, duke shtruar ironikisht pyetjen - Ēfarė pa ai natėn qė nuk jep dorėheqjen? Ēfarė i ndodhi atij nė gjumė?" Kreu i Partisė Socialiste i kėrkoi tė hėnėn Kryeministrit Majko dorėheqjen, ndėrkohė qė dje shprehu publikisht dėshirėn e tij pėr rimarrjen e kreut tė ekzekutivit, pas unifikimit nė statutin e partisė sė postit tė kryetarit me atė tė Kryeministrit. in/ko (BalkanWeb
    alumni,

    gjithmone nxenes

  10. #10
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Do te doja thjesht nje mendim tuajin per kete teme nqs do te mundej e jo kopjime artikush shtypi qe te gjithe mund ti lexojne nepermjet internetit apo shtypit te perditshem. Per mua eshte skandaloze nderrimi i kryeministrit pas 5 muajsh nga emerimi i tij e aq me shume kur nuk ka ndonje anomali apo ndonje krize. Metoda qe perdoret per kete me duket arbitrare dhe qellimet jane personale e jo si pretendohet ne sherbim te popullit. Nano kishte ngelur nga te vetmit pothuajse qe me ane te intelektit te tij arrinte te ruante te fshehur pisslikun me te silen karakterizohet politika shqiptare po me kete qe beri e uli veten ne vendin e nje njeriu ordiner, dhe pse perfundimisht arriti te fitoje karrigen qe deshironte,
    Just God Can Judge Me

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Autostrada Durrės-Kukės mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  3. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  4. Fjala e Berishes
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-01-2003, 09:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •