Hajde,hajde!
Shkoj Holkeri nuk dihet hiq ndoshta vjen "Chauferi "ne vend te tij po kush eshte tani ky more bac se???
Kjo a pikepytje e madhe???
Jep dorëheqjen nga detyra për arësye shëndetësore shefi i UNMIK-ut, Holkeri
PRISHTINE (25 Maj) - Shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Harri Holkeri, ka deklaruar se i ka paraqitur sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, dorëheqjen nga posti i tij, për arësye shëndetësore. "Kërkesa ime për të dhënë dorëhqjen bazohet në rekomandimet e mjekëve të mi', ka thënë Holkeri gjatë një konference për shtyp në Helsinki. Kohët e fundit kryeadministratori Holkeri u shtrua në spital në Strasburg dhe mjekët thanë se gjendja e tij ishte rënduar për shkak të tejlodhjes në punë. Më pas Holkeri u nis në Finlandë për një kontroll të përgjithshëm shëndetësor nga mjektët e tij. Shefi i UNMIK-ut është kritikuar muajt e fundit si nga brenda, edhe jashtë Kosovës, se ka dështuar në parandalimin e dhunës ndëretnike mes shqiptarëve e serbëve në muajin mars. Më parë burime politike kishin paralajmëruar dorëheqjen e tij, të motivuar pikërisht nga këto kritika. ro/ro (Balkanweb)
P.S: Qe besa po se u kan lodh fort edhe ka pas hjek keq ketu tek ne ne Kosove se ja nijke fort per ne,u mersitke shume se varferie e madhe,korupcion,krim,telashe te medha en koke e u semure.
Po ai sillej sikur mos me pas kurfar problemesh ketu,nuk i intersonte asgje.
Po hajt more se nuk ka ja ka ni palla per ne as per Kosove,e ka kryer misonin e vet sa e ka pas planifikue e tash ia leshon vendin naj qyfyri tjeter me ardhe me rrenue ketu si edhe ata para tij.
Krijoni Kontakt