Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 297
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    O njerz te trash ska te bej ketu Qeveria .. kuptoni shqip.. perderisa nuk ka dal as nje per te then ku eshte faji.. mos llomitni kot ne forum se se kemi mendjen te ju i beri Qeveria e Berisha.. si sju vje turp..!!

    BabyGirl Qeveria ka kerkuar ndihmen e juaj e ju e keni me deshir me dergu dhe me i ndihmu fshatarve.. e ado ndihmohen apo jo do e shiheni ne vazhidim..!!
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Qeveria me e pakta, duhet te japi doreheqjen per kete tragjedi. Po kur se jep Armando Duka qe nji cope karrige FSHF-je ka sbohet fjale me e dhone Sala me Mediun qe kane poste 700 here me te larta.

  3. #33
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Me pak fjal ketu i kan fajet te gjitha si qeveria si firma amerikane dhe si vete punojsit e fabrikes se cmontimit te minave dhe predhave.
    Faji firmes amerikane:
    Pasi puntoret punonin me norme , per te cmontuar 150 Predha ne dite , dhe me pas e cuan ne 800 Predha ne dite.
    Mosha e puntorve varjonte nga 60 vjec deri tek puntorja me e vogel Femer 14 vjece ecila merrej me larjet e Predhave.
    Qeveria fajsohet nga Ngjaria e djeshme. Askush nuk e mban fajin nga qeveria.
    Lejimi i hapjes se kesaj Fabrike , Pa asnje lloje sigurie. E ndertuar vetem me LLamarina.

    Puntoret : te pa spealizuar per kete pune , venin te punonin per buken e gojes per 500 Lek ne dite.Thuhet se sa here futeshim ne pune vinin ekspertat dhe na tregonin se ca nuk duhet te benin , Por cfare munde te presesh nga nje 14 vjecare , ose nga njerz te pa specializuar ne kete fushe,

    Kjo Fabrike ishte nje Firme private e cila merrej demulimin e predhave dhe shitjen e tyre .
    Me Pak Fjale Firme Biznesi.
    FieRaK

  4. #34
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Korrieri

    Anarkia nuk ka brirë!
    Shqipëria është një shtet ku dy realitete paralele e zhvillojnë procesin pavarësisht nga njëri tjetri.
    Inida Gjata - Zhaku

    Do t’ju zënë me gurë! Do t’ju shpojnë më hushta! Do t’jua çajnë gomat e do t’jua copëeçikisin xhamat e sllonëve, të tuaregëve, të porsheve, të audeve, të volvove. Do t’jua këpusin helikat me të cilat fluturoni menjëherë pranë tyre, sa herë ndodh FATKEQËSIA. Do t’ju zhysin nëpër puseta të lëna pa kapakë, nga varfëria. Do t’ju hedhin nëpër gropa rrugësh lënë pa asfaltuar nga makutëria. Do t’ju djegin me benzinë të holluar me ujë e të trashur nga shtrenjtësia. Do t’jua çjerrin fytyrat me copat e xhamave të penxhereve thyer nga shpërthimet. Do t’ju lyejnë me bojën e zezë të ditëve të zeza, shkaktuar nga paaftësia. Do t’ju varin prej kollaresh! Një këshillë për ju të gjithë, mos u dilni më përpara! Dhe jepni dorëheqjen!

    E patë, edhe vetë, pasi edhe vetë e ndjetë tronditjen e madhe që shkaktoi shpërthimi, se sa të panevojshëm jeni aty tek dera e spitalit duke numëruar, me celularë nëpër veshë të plagosurit e rradhës! Çfarë u thoni viktimave kur shkoni t’i vizitoni, pasi nuk jeni kujdesur asnjëherë më parë të merrni masat e nevojshme për të parandaluar të tilla tmerre!? Tashmë veprimet e asnjërit prej jush nuk janë thjeshtë njerëzore. Pra, jepni dorëheqjen!

    Mbi 200 të plagosur në Vorë! Të vdekur! Shumë të humbur! Sepse armët në shqipëri lihen nëpër depo minjsh! Nëpër bodrume! Nëpër ngrehina të lashta sa vetë anadollakëria e Shqipërisë! Rreziku i armëve, është i vetmi rrezik që nuk ka nevojë për instruksione! Ndonjë fond për rindërtimin e strehëzave të tyre sipas atyre biçim STANDARDESH për të cilat çirreni çdo mëngjes e darkë edhe mund ta kishit gjetur, apo jo!? Apo, jo!?

    I hodha një sy Listës së projekteve të investimeve me financim të brendshëm të 2007, fatmirësisht Qeveria është aq transparente sa përzgjedhjen e prioriteve për investim ta publikojë në internet dhe vura re se shumë nga ato zëra të konsideruara si prioritare nga Qeveria mund të ishin shfrytëzuar ndryshe. Por ju mund t’i hidhni një sy edhe vetë në internet websitit të qeverisë e ta shihni atë palo listë në mënyrë edhe më të detajuar: http://www.minfin.gov.al! Fatkeqësisht nuk kam aq vend këtu sa t’i botoj absurditetet prioritare të qeverisë Shqiptare!

    Ndaj, jepni DORËHEQJEN!

    E patë ç’ndodhi? E patë?! Një depo shpërtheu në Vorë, e u thyen xhamat e dritareve deri në Tiranë, Shijak, Durrës! Kaos! Kaos! Në autostradë nuk ka një korsi emergjence! Në spitale nuk ka shtretër! Nuk ka medikamentet e nevojshme! Rroftë qepa e kripa! Tek mjekësia popullore përfundojnë të gjithë shqiptarët! Dhe jo se mjekët mungojnë por se depot e spitaleve, janë bosh! DORËHEQJEN, menjëherë!

    Të varfrit u vijnë në ndihmë të varfërve! Ta dini se mjekët do të bëjnë maksimumin për të plagosurit jo se ndjenë praninë e KRYETARËVE nëpër këmbë, por sepse ndihen njëlloj të pafat që rrojnë në Shqipëri, njëlloj si të plagosurit .

    Policët, janë aq të ndjeshëm e të sjellshëm sot, jo se u ka dhënë urdhër ministri, por sepse janë pjesë e kësaj shoqërie të ngratë që po i nxin ditët e saj me kasaphana të njëpasnjëshme!kështuqë, më mirë DORËHIQUNI!

    Qytetarët, do të ishin gati të jepnin ç’të mundnin vetëm që t’u rikthenin buzëqeshjen atyre qindra njerëzve të tronditur nga ky shpërthim, e nga çdo fatkeqësi tjetër që po e bën Shqipërinë një minë me sahat që do të plasë shumë shpejt, por jo se përkrahin vullnetin e mirë të KREYETARËVE, por sepse janë të bindur që prej tyre nuk do të kenë kurrë asgjë të dobishme!

    Anarkia nuk ka brirë! Shqipëria është një shtet ku dy realitete paralele e zhvillojnë procesin pavarësisht nga njëri tjetri. Mirëpo cikloni i popullit sa vjen e më i zi bëhet, ndërkohë që Krerëve u ka mbetur vetëm t’u bashkohen dhembjeve që drejtimi i tyre shkakton.

    Ikni vetë më mirë, përpara se të plasë Gongu! Dorëheqjen, dhe e mbyllim në paqe këtë histori që po zgjat shumë gjatë!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Post

    Citim Postuar më parë nga GjIlAnAsI_cSi Lexo Postimin
    Ne ende spo e kuptojm se si erdhi deri te explodimi.. kishte qen mire te presim edhe disa dite qe ta dim sakt kush ishte fajtori..se tani vetem lodhemi kot..
    Te presesh qe qeveria te thote qe ishte gabim njerezor?

    Sic tha ajo Amerikane qe Bin Ladeni rrezoi kullat binjake?

    Ne mos sabotazh apo shperthim i qellimshem, qeveria mbetet pergjegjese per lejimin e ketij absurditeti nen shtepite e qytetareve te Republikes se Shqiperise!

  6. #36
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, Sunday, 16 March 2008

    Pushteti nuk deklaron emrin e firmës, ka frikë nga zbulimi i pazareve

    Ngjarja e rëndë e shoqëruar me tragjedinë që ndodhi në Gërdec, ku shpërthyen depot e municionit, nuk duket se ka vetëm këtë pamje tragjike.Nga shpërthimi i depove në këtë qendër asgjësimi të municioneve, ekziston mundësi e plotë që të “shpërthej” edhe një skandal i rëndë që lidhet direkt me pushtetin aktual. Sipas burimeve tona, të ardhura dje në redaksi, procesin e asgjësimit të këtyre municioneve të rënda e drejtonte një firmë private e përzgjedhur nga njerëzit e afërt të kryeministrit Berisha.

    Kjo firmë është një grup individësh, të cilët kanë lidhje të plota e të hershme me familjen kryeministrore. Nëse për rrugët, zbulohen skandale në lidhje me tenderët “VIP”, në rastin konkret, problemi është më i rëndë, mbasi është krijuar një tragjedi me jetët njerëzore. Me nepsin e papërmbajtshëm për të kontrolluar gjithë bizneset dhe burimet e fitimeve, klika e pushtetit të PD dhe rrethi i ngushtë i kreut të saj, kanë vijuar të jenë edhe të papërgjegjshëm në qëndrimet dhe veprimtarin e tyre. Nëse në punimet e rrugëve, “bosët” e tenderëve të fituar me korrupsion, nuk respektojnë standardet teknike të shtrimit të tyre, në këtë “biznes” të asgjësimit të predhave, ata krijuan vrasje dhe plagosje.

    Nëse në Bulqizë, dihej se kush ishte firma që shkaktoi në një vit vrasjen e 11 minatorëve, në rastin konkret të tragjedisë së depove ushtarake të gërdecit në Vorë, qeveria dhe “miqësia” komanduese e kryeministrit Berisha, nuk deklaron se cila është firma që kryente procesin në këto depo. Kjo heshtje është një skandal i radhës i Berishës. Dje, Berisha, deklaroi vetëm se kjo “është një firmë e profilizuar dhe e specializuar”, por nuk i tha emrin.

    Së pari, firma po të qe e specializuar, nuk krijonte tragjedi.

    Së dyti dhe më kryesorja e ke detyrim ligjor e publik, që të deklaroni emrin e firmës, madje të deklaroni edhe ndalimin e drejtuesve dhe “menaxherëve” të kësaj firme, për të cilët thuhet me plotë gojën se janë të afërm meshkuj, të familjes tuaj kryeministrore.

    Edhe pse ju zoti kryeministër, nuk e deklaroni emrin e firmës, edhe pse mundoheni që përballë një tragjedie të tillë, të mbroni këtë firmë me vlerësime superlative për “profesionalizëm”, kjo nuk e mbulon dot të vërtetën që ju nuk jeni të shqetësuar për atë që ndodhi, por për ata që drejtonin këtë fabrikë, të cilëve, ju deri dje vonë, keni bërë gjithë makinacionet dhe keni dhënë gjithë urdhrat, për të mos u deklaruar emrat.

    Për më tepër, kur ata, sipas jush, janë edhe të plagosur, është detyrim ligjor, t’u deklarohen emrat e plotë dhe për më tepër, të paraqitet publikisht identiteti dhe të dhënat e firmës private që kishte ngritur këtë fabrikë, e cila rezultoi se ishte fatale për banorët e një zone të tërë.

    Zoti Berisha, “flini” edhe sot zyrtarisht me urdhrin për të mbajtur të fshehur emrin e firmës dhe emrat e pronarëve e të “menaxherëve” të saj, sepse ajo dihet dhe do të publikohet.

  7. #37
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, Sunday, 16 March 2008

    Politika shqiptare show me tragjedinë dhe jetën e viktimave

    Më në fund qeveria Berisha konfirmoi qartësisht para shqiptarëve se kush është fytyra e vërtetë e saj. Shpërthimi i municioneve vrau dhe plagosi qindra njerëz, popullsi të pafajshme si dhe dëmtoi rëndë banesat, bizneset dhe aktivitetet që zhvilloheshin rreth e rrotull zonës së tragjedisë. Dje qeveria shqiptare nxitoi të bëjë show me jetën e fatzezave që u mbërthyen nga tragjedia se sa u mundua të zgjidhte hallet e të dëmtuarve. Qeveritarë të kapardisur me celularë, opozitarë që rendën të përcillnin lajmin në media se ishin dhe ata prezent në këtë fatkeqësi.

    Në vend të mjekëve, zjarrfikësve, dje pamë fytyrat e kodoshëve të politikës që ishin “killerat” bashkëpunëtorë të kësaj tragjedie. Pështirosje të vinte kur shikoje kreun e opozitës, Edi Rama, kur i hidhte krahun kryeministrit të vendit, i cili është shkaktari kryesor i tragjedisë , në vend që të kërkonte llogari për krimin e kryer ndaj shqiptarëve. Të vjen për të vjellë sesi e instrumentalizojnë fatkeqësinë dhe dhimbjen e njerëzve këto monstra politike. Të vinte keq të shikoje jetët e fatkeqëve të marra nga biznesi i ndyrë i gëzhojave dhe politikanët që bënin ekzibicion me fatkeqësinë e trupave të gjymtuar dhe të coptuar nga tragjedia e biznesit të skrapit, biznes që po pasuron qeveritarët tanë kriminelë që të vrasin natën dhe të qajnë ditën.

    Dje politika jonë e tregoi dhe një herë se si po luan tragjikomedi me jetët e shqiptarëve, duke u shtirë dhe u zgërdhirë me dhimbjen e tyre. Të vinte për të vjellë kur shikoje këta njerëz që kishin lajmëruar televizionet apo mediat, që të përcillnin sa më mirë prezencën e politikanëve në vendngjarje. Nuk pamë as Edi Ramën dhe asnjë nga opozita të ndihmonte të plagosurit, të dëmtuarit, por pamë ca monstra politike, të cilat demonstruan servilizmin e tyre ndaj atij që mban përgjegjësinë kryesore në këtë krim makabër, të Sali Berishës, i cili ka peshën kryesore në këtë tragjedi. Nuk e pamë më Edi Ramën ti kërkonte atë që duhet ta kishte bërë vetë Sali Berisha, të jepte dorëheqjen, por me paturpësinë më të madhe i rrahu shpatullat duke i thënë qartë, “ të lumtë doktor, kështu e duan këta”.

    Të vjen për të vjellë nga kjo klasë kriminale politike që luan me vdekjen dhe me tragjedinë e njerëzve, të vjen neveri nga këto plehra të shoqërisë, që pasi të vrasin të ngushëllojnë për vdekjen që të ka ndodhur. Të luaje dje me atë tragjedi ishte krim dhe këtë krim e bën vetëm një kriminel, që është klasa politike shqiptare, e cila përditë po vret ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve.

    Të vjen turp ku ke një kryeministër i cili nuk jep dorëheqjen për këtë tragjedi, tragjedi që ka firmën e tij, të Ministrit të tij të Mbrojtjes, të Ministrit të tij të Punës, të të gjithë qeverisë e cila në vend të parandalonte këtë tragjedi, e importoi nga tunelet e armatimeve në gjithë Shqipërinë për t’ja bërë dhuratë Gërdecit, Tiranës, Durrësit dhe me këtë rast gjithë Shqipërisë.

    Nëse dje qeveria shqiptare ishte killeri që ekzekutoi me predha dhe me eksplozione qindra banorë, si dhe terrorizoi miliona të tjerë, kryesocialisti Edi Rama i masakroi me përkrahjen e tij servile ndaj kryeshkaktarit të tragjedisë. Është turp që ministria e Mbrojtjes me gjithë ministrin e saj nuk nxjerrin të vërtetën e masakrës. Ky është turp i paparë deri më sot, ku megjithë këtë krim që ka ndodhur, shteti kërkon të fshehë gjurmët. Ky është turp që nuk e lan as dorëheqja e Berishës, as e Mediut dhe e as kërkujt në botë, megjithëse të jemi të garantuar se asnjëherë nuk do e marrin kurajën të ikin nga pushteti, asnjëherë nuk do heqin dorë nga pasuria që po bëjnë në kurriz të jetëve të shqiptarëve.

    Të jemi të sigurt ata do përgatisin tragjedinë e radhës, pasi fjalën turp e moral politika jonë nuk e njeh. Këtë e vërtetoi pafytyrësia e kryeministrit shqiptar në konferencën e tij për shtyp të orës 21.30, ku në mënyrë të paskrupullt nuk nxori se kush e ka përgjegjësinë reale të kësaj masakre, por u tall duke deklaruar se do shpallte zonë të tragjedisë, duke fshehur përgjegjësinë reale të kësaj masakre humane. Dje Berisha ju shmang në mënyrë të paturpshme, fshehu edhe emrin e kompanisë duke e kamufluar emrin e vërtetë që fshihet pas kësaj tragjedie.

    Turp zoti Berisha, prisnim të ishe transparent të paktën njëherë në jetën tënde.

  8. #38
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, Sunday, 16 March 2008

    E gjitha ka një emër:
    Rrumpalla ndaj ligjit

    Nuk mund të rrija dot sot pa shkruajtur në gazetë. Nuk mund të rrija jo thjeshtë se jam pjesë e kësaj gazete, por se unë vij pikërisht nga ajo armatë e madhe e gjelbër, me të cilën duam apo jo, sot lidhet gjithë ajo katastrofë që ndodhi ditën e djeshme.Ndaj, refleksi profesional nuk më lë rehat, por më ngacmon deri në atë shkallë sa jap “alarmin” dhe dua të bisedoj me ish kolegët, më së shumti të sferës së armatimit.

    Dhe si të gjithë shqiptarët e tjerë, i pari ngacmim vjen nga fusha politike dhe pyetja e parë që lind vetvetiu është: A kanë lidhje gjithë këto shpërthime me situatën politike që po kalon vendi!? Sepse duam nuk duam ne, e lidhim gjithë këtë që po ndodh me afrimin e datës së pranimit në Nato, me samitin e Bukureshtit. Sepse edhe katastrofa në Tepelenë ndodhi në prag të një tollovie politike. Por, të gjithë jemi kundër. Nuk ka lidhje fare midis asaj që ndodhi dhe situatës politike. Atëherë vetvetiu lind pyetja tjetër.

    Përse ndodhi? Që të japësh një përgjigje të saktë, duhet të kesh qenë dëshmitar okular i gjithçkaje dhe duhet të dish deri në imtësi lëvizjet e atyre që kanë qenë në vatrën e zjarrit. Duhet të kesh parë se si lëvizi një djegore, se si u përplas një predhë fortësisht me një tjetër fare rastësisht, apo se ndodhi diçka tjetër e justifikueshme për një furrnaltë të tillë. Sepse ka qenë një shkak fizik që solli atë pasojë. Sepse çdo pasojë e ka një shkak të justifikueshëm. Sepse Eva dhe Adami nuk e lindën fëmijën e parë sepse thjeshtë hëngrën mollën, por sepse patën një kontakt fizik seksual dhe se fëmija e tyre nuk lindi nga sqetulla, por nga atje ku lindin edhe sot e kësaj dite gjithë fëmijët e botës.

    Dhe duke u tollovitur me kolegët rreth asaj pyetjeje shqetësuese se përse ndodhi, padyshim që përjashtojmë mundësinë e ndodhjes së saj me vetëdije. Askush, padyshim nuk e do një ngjarje të tillë. Edhe më krimineli, nëse zgjedh një rrugë keqdashëse, nuk do të zgjidhte atë që ndodhi dje. Edhe dikush me të meta mendore, nëse do të donte të bënte keq, nuk do të zgjidhte atë që ndodhi dje. Dhe unë, duke mos qenë i mirëfillti specialist armatimi, por ardhur prej armatës së madhe të të gjelbërve, pyes kolegët që për arsye të kuptueshme nuk duan të identifikohen me emër:

    Përse kanë ndodhur dhe ndodhin gjëra të tilla? Dhe ata pas orësh të tëra debatesh, duke pasur televizionin përballë, duke analizuar shumë shkaqe dhe arsye dhe duke analizuar po ashtu shumë raste, theksojnë se gjithçka vjen prej rrumpallës së moszbatimit të ligjit. Ata janë specialistë të mirëfilltë të armatimit dhe nëse një bukëpjekës di deri në detaje cilësinë e miellit dhe deri në pjekjen përfundimtare të bukës, nëse një dentist me një shikim të jep diagnozën e saktë të sëmundjes së dhëmbit, ata po ashtu njohin deri në imtësi çdo detaj të armatimit, që nga një fishek i zakonshëm e deri tek përbërësit e një predhe luftarake të tipave të kalibrit të rëndë.

    Dhe po ashtu, profesionalisht të shpjegojnë se kurrsesi nuk mund të ndodhin katastrofa me përmasa të tilla, nëse ligji zbatohet me korrektesën e tij. Sepse, sipas tyre, nuk mund të rrinë afër njëra-tjetrës predha me djegoren, ashtu siç nuk mund të rrinë bashkë eshka me strallin, sepse nga bashkimi i tyre lind shkëndija që mund të jetë një xixëllonjë në fillim por mund të djegë gjithë botën. Sepse, sipas tyre, ka vite që në vendin tonë nuk flasin specialistët, por flasin partiakët që japin urdhra nga më të habitshmit dhe që nuk ua dinë pasojat. Sepse, specialistët e mirëfilltë janë strukur në një vend pune dhe mundohen të mos ndihen shumë, sepse nëse e ngrenë zërin më shumë se sa duhet, ikin edhe nga ai vend pune. Sepse, praktika e këtyre viteve po tregon se më të fituarit dolën tregtarët. Jo ata të mirëfilltë, sepse edhe tregtia është profesion, por tregtarët e vetvetes. Ata që e shesin krunden për miell.

    Ata që kanë mbaruar shkollën për saldator dhe venë e bëhen ministra. Se çfarë ministr dhe se çfarë horizonti ka ai për atë ministri e di vetëm kryeministri që ja jep portofolin për t’i plotësuar një tekë partiake. Paçka se siç ka hyrë vetë klandestin në drejtimin e asaj ministrie, po ky ministër fut po ashtu klandestinë në drejtimin e sektorëve të kësaj ministrie nëpër rrethe kryetarët e degëve të partisë së tij, paçka se ata nuk e kanë haberin fare nga drejtimi i një sektori të tillë. Sepse, ndodh pastaj si me atë policin, në një nga batutat për polic.

    Ndalon polici ynë i sotëm një shofer makine disi të shkuar në moshë dhe pa e pyetur fare dhe pa i thënë se ku kishte shkelur ligjin, i thotë me prepotencë- “Gjobë”. Përse,- pyet shoferi i shkretë që nuk shikon asnjë gabim tek vetja. Gjobë,- i thotë polici me tangërllëk të madh. Po përse,- ripyet shoferi i shkretë dhe mundohet t’i mbushë mendjen policit se ishte në rregull. Rripin e kisha vënë, me shpejtësi nuk isha, dritat i kisha ndezur… Ore më njeh mua ti, - i thotë polici. Jam polici më i mënçur i botës unë dhe gjobë e pikë. Duket kjo, jam polici më i mençur i botës, nuk i la më hapësirë shoferit të diskutonte dhe nxori portofolin. Si e ke emrin,- i thotë polici, që nga ana e vet nxori bllokun për të shënuar faturën. Xhemal,- përgjigjet shoferi. Si, si?- pyet edhe njëherë polici dhe rrotullon lapsin nëpër duar. Xhemal,- i përgjigjet shoferi dhe vriste mendjen se gjoba do të ishte 5.000 apo 10.000 lekëshe. Edhe njëherë pyet shoferi dhe fillon e kafshon lapsin. Po Xhemal ore, - i përgjigjet shoferi. Dëgjo këtu ti Xhemal,- flet polici më i mençur i botës, më … nënën që nuk e di si bëhet Xh e madhe, se do të kisha futur një gjobë që të të dhimbte koka një javë, por ik se shpëtove. Shpëtoi shoferi se ishte në rrugë të madhe, por ç’të bëjnë dhe si të shpëtojnë ata që kapen gafil në vende pune me zarar dhe që kanë kosto të madhe, jetë njerëzish. Me këtë kolegët e mi nuk fajësojnë ata që rrinë për orë të tëra mbi ato predha që duhen asgjësuar, që ne të futemi në Nato. Por, ata akuzojnë mënyrat se si zgjidhen këto punë.

    Që nga mënyra se si grumbullohen këto armë, që fillojnë që nga fisheku më i thjeshtë që gjithsesi e merr një jetë njeriu e deri tek një grumbull predhash luftarake që marrin dhjetëra jetë njerëzish. Që nga mënyra se si stivosen ato, në ato të ashtuquajtura magazine të grumbullimit. Që nga mënyra se si kontrollohen ato, herë pas here për cilësinë e tyre. Sepse, ato predha vërtetë janë Eva dhe Adami dhe nuk mund ta nxjerrin fëmijën nga sqetulla, d.m.th nuk mund të marrin zjarr vetvetiu, apo duke kaluar një njeri pranë tyre, por ka ca rregulla teknike dhe aftësi fizike të tyre, që nëse nuk zbatohen, të marrin më qafë dhe sjellin katastrofa. Siç mund të ketë ndodhur edhe dje në Vorë.

    Në atë gjigand grumbullim municionesh, që ku hyn njëri nuk dihet kur del tjetri. Sepse, sipas kolegëve të mi të nderuar, nëse ke marrë përsipër nxjerrjen jashtë përdorimit të armëve dhe municioneve, duhet të llogarisësh edhe nëse njëra prej tyre për shkaqe të ndryshme fizike, përbërëse apo pakujdesie mund të shpërthejë. Nuk mund të luash me një fije shkrepëse, qoftë ajo edhe e pa ndezur në një dhomë mbushur me bombola gazi. Ata llogarisin edhe një gabim njerëzor. Por edhe nëse ai ndodh në një vend të hapur dhe pa pasur pranë fuçi baruti, katastrofa minimalisht do të jetë vetëm për gabuesin dhe jo tërësore. Dhe ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka nostalgji të diktaturës që shkoi dhe ata më së shumti i degdisi në veri, kujtojnë se sa të rreptë kanë qenë në ruajtjen e armatim municionit dikur. Një fishekë të dilte, shkruhej në libër. Një ditë nuk mund të kalonte nga afati i mbarimit të afatit të kadencës, sepse asgjësohej.

    Kjo nostalgji nuk është politike, por teknike. Sepse, ata që janë profesionistë të vërtetë e dinë dhe janë të sigurt se kështu ndodh edhe në ushtrinë amerikane, atë ruse apo edhe në ushtritë e rregullta amerikanolatine apo afrikane. Sidomos në armatim municion nuk mund të ketë tolerime, sepse një gabim aty nuk vlen një jetë njeriu, por shumë më shumë.

    Kolegët e mi dinë sa unë dhe gjithë shqiptarët që ndjekin televizionin për ngjarjen, por meqë janë profesionistë dhe kanë ndjekur edhe ngjarje të tjera të tilla këtu e vënë më shumë theksin: Tek zbatimi i ligjit, që nga emërimet në detyrat të profesionistëve, e deri tek zbatimi i rregullit më elementar në prekjen e predhës dhe të municionit.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Ngushllime familjeve të viktimave!

    Shkaktari është arma, baroti në aksident - aksidentit nuk mund t'i ikesh, por duhet kujdes në fjalë e shprehje,se tash lehtë është të flasesh. ka ngjarë që njeriu ka vrarë veten e familjarët e tij me armë aksidentalisht. Ndoshta mund të jetë shkaku - nxitimi i tejmbushjes sl normes së punës deri në 800 predha në ditë...ndoshta dikush hodhi duç cigarje dikund aty...ndoshta dikush bëri qëllimshëm si akt tmerri kundërshqiptar...ndoshta pakujdesje e ekspertëve, se me kënd punojnë...

    Duhet hulumtime kush ishte në mes ekspertësh e punëtorësh... ku filloi ndezja, që krijoi EKSPLODIMIN E PARË, NGA KUSH FILLOI NDEZJA E PARË E BAROTIT?

    lehtë tash është të hudhet faji mbi qeverinë e joekspertëtë... baroti është eksploziv dhe kush hodhi shkëndij zjarri në barotin?

    Leni teorinat! Ai aksident i rëndë mund të ketë disa shkaqe... Tash ekspertët duhet ta vërtetojnë shkakun e vërtetë!

  10. #40
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    Korrieri

    Anarkia nuk ka brirë!
    Shqipëria është një shtet ku dy realitete paralele e zhvillojnë procesin pavarësisht nga njëri tjetri.
    Inida Gjata - Zhaku

    Do t’ju zënë me gurë! Do t’ju shpojnë më hushta! Do t’jua çajnë gomat e do t’jua copëeçikisin xhamat e sllonëve, të tuaregëve, të porsheve, të audeve, të volvove. Do t’jua këpusin helikat me të cilat fluturoni menjëherë pranë tyre, sa herë ndodh FATKEQËSIA. Do t’ju zhysin nëpër puseta të lëna pa kapakë, nga varfëria. Do t’ju hedhin nëpër gropa rrugësh lënë pa asfaltuar nga makutëria. Do t’ju djegin me benzinë të holluar me ujë e të trashur nga shtrenjtësia. Do t’jua çjerrin fytyrat me copat e xhamave të penxhereve thyer nga shpërthimet. Do t’ju lyejnë me bojën e zezë të ditëve të zeza, shkaktuar nga paaftësia. Do t’ju varin prej kollaresh! Një këshillë për ju të gjithë, mos u dilni më përpara! Dhe jepni dorëheqjen!

    E patë, edhe vetë, pasi edhe vetë e ndjetë tronditjen e madhe që shkaktoi shpërthimi, se sa të panevojshëm jeni aty tek dera e spitalit duke numëruar, me celularë nëpër veshë të plagosurit e rradhës! Çfarë u thoni viktimave kur shkoni t’i vizitoni, pasi nuk jeni kujdesur asnjëherë më parë të merrni masat e nevojshme për të parandaluar të tilla tmerre!? Tashmë veprimet e asnjërit prej jush nuk janë thjeshtë njerëzore. Pra, jepni dorëheqjen!

    Mbi 200 të plagosur në Vorë! Të vdekur! Shumë të humbur! Sepse armët në shqipëri lihen nëpër depo minjsh! Nëpër bodrume! Nëpër ngrehina të lashta sa vetë anadollakëria e Shqipërisë! Rreziku i armëve, është i vetmi rrezik që nuk ka nevojë për instruksione! Ndonjë fond për rindërtimin e strehëzave të tyre sipas atyre biçim STANDARDESH për të cilat çirreni çdo mëngjes e darkë edhe mund ta kishit gjetur, apo jo!? Apo, jo!?

    I hodha një sy Listës së projekteve të investimeve me financim të brendshëm të 2007, fatmirësisht Qeveria është aq transparente sa përzgjedhjen e prioriteve për investim ta publikojë në internet dhe vura re se shumë nga ato zëra të konsideruara si prioritare nga Qeveria mund të ishin shfrytëzuar ndryshe. Por ju mund t’i hidhni një sy edhe vetë në internet websitit të qeverisë e ta shihni atë palo listë në mënyrë edhe më të detajuar: http://www.minfin.gov.al! Fatkeqësisht nuk kam aq vend këtu sa t’i botoj absurditetet prioritare të qeverisë Shqiptare!

    Ndaj, jepni DORËHEQJEN!

    E patë ç’ndodhi? E patë?! Një depo shpërtheu në Vorë, e u thyen xhamat e dritareve deri në Tiranë, Shijak, Durrës! Kaos! Kaos! Në autostradë nuk ka një korsi emergjence! Në spitale nuk ka shtretër! Nuk ka medikamentet e nevojshme! Rroftë qepa e kripa! Tek mjekësia popullore përfundojnë të gjithë shqiptarët! Dhe jo se mjekët mungojnë por se depot e spitaleve, janë bosh! DORËHEQJEN, menjëherë!

    Të varfrit u vijnë në ndihmë të varfërve! Ta dini se mjekët do të bëjnë maksimumin për të plagosurit jo se ndjenë praninë e KRYETARËVE nëpër këmbë, por sepse ndihen njëlloj të pafat që rrojnë në Shqipëri, njëlloj si të plagosurit .

    Policët, janë aq të ndjeshëm e të sjellshëm sot, jo se u ka dhënë urdhër ministri, por sepse janë pjesë e kësaj shoqërie të ngratë që po i nxin ditët e saj me kasaphana të njëpasnjëshme!kështuqë, më mirë DORËHIQUNI!

    Qytetarët, do të ishin gati të jepnin ç’të mundnin vetëm që t’u rikthenin buzëqeshjen atyre qindra njerëzve të tronditur nga ky shpërthim, e nga çdo fatkeqësi tjetër që po e bën Shqipërinë një minë me sahat që do të plasë shumë shpejt, por jo se përkrahin vullnetin e mirë të KREYETARËVE, por sepse janë të bindur që prej tyre nuk do të kenë kurrë asgjë të dobishme!

    Anarkia nuk ka brirë! Shqipëria është një shtet ku dy realitete paralele e zhvillojnë procesin pavarësisht nga njëri tjetri. Mirëpo cikloni i popullit sa vjen e më i zi bëhet, ndërkohë që Krerëve u ka mbetur vetëm t’u bashkohen dhembjeve që drejtimi i tyre shkakton.

    Ikni vetë më mirë, përpara se të plasë Gongu! Dorëheqjen, dhe e mbyllim në paqe këtë histori që po zgjat shumë gjatë!
    Eshte shume i cuditshem fakti qe ne Shqiperi ende ka njerez te tille destruktiv (alla 97-ce) si kjo budallaqja qe ka shkruar kete artikull ketu. Nen nje, kjo mundohet te shfrytezoj tragjedine e popullit per interesa partiake. Nen dy, kjo ben thirrje per nje tragjedi edhe me te madhe, ne emer te interesave partiake prape. Une e konsideroj veten time, shume demokrat dhe e respektoj lirine e fjales, por mendoj qe liria e fjales per njerez te tille, eshte abuzim. Si mund te bej njeriu normal thirrje per shkaterrim te shtetit kur dihet se sa gjaku eshte derdhur, sa mundimi eshte bere e po behet gjithe kohen per ta perparuar kete shtet? A mund te kete arsye per shkaterrim te shtetit? Katastrofe. Cuditem edhe me Blendi Fevziun, per te cilin kam shume respekt, se si mund t'ia ul vetes dhe gazetes se tij, vlerat kombetare, profesionale, morale, dhe njerezore, duke botuar artikuj te kesaj natyre.

    Kjo tragjedi, nuk mund te jete ne asnje menyre, problem partiak, sepse edhe PS kur ishte ne pushtet, e njejta kompani bente kete pune me te njejtat procedura. Faji per kete tragjedi, i bie gjithe qeverise se sotme dhe atyre te perparshme qe nuk i kane vene kushte te sigurise, kompanise qe ka kryer keto punime. Nuk ka problem qe nuk ka zgjidhje, e as ky. Psh. nje nga zgjidhjet e mundshme do ishte qe te evakuohej popullsia (per nje dite a dy) derisa ky armatim te ngarkohej neper maune dhe kamiona, dhe te transportohej ne ndonje vend te sigurte, larg vendeve te banuara me njerez, ku do mund te behej edhe cmontimi i tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dodoni : 16-03-2008 më 17:38
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 4 prej 30 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •