Close

Rezultati i Sondazhit: Kush mban pergjegjsi për tragjedin e Gerdecit ?

Votues
175. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Qeveria

    100 57.14%
  • Firma amerikane

    22 12.57%
  • Gabim njerzor

    53 30.29%
Faqja 2 prej 30 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 297
  1. #11
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ne ende spo e kuptojm se si erdhi deri te explodimi.. kishte qen mire te presim edhe disa dite qe ta dim sakt kush ishte fajtori..se tani vetem lodhemi kot..
    Shumë e lehtë për t'a kuptu, deri te eksplodimi erdhi ashtu që qeveria, e kishte vendosë me çmontue 100.000 tonë municione, aty ku është dendësia më e madhe e popullësisë, fare afër Kryeqytetit, ndërkohë që ka qindra bjeshkë të shkreta ku nuk banon njeri, e ku kanë mujt me e çmontue municionin pa asnji problem.

    Me mend punohet, jo me bythë.

  2. #12
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Ne rradhe te pare desha te shpreh ngushellime per familjet e viktimave , sherim sa me te shpejte te lenduarve dhe ngushellime gjithe popullit shqipetar .
    Kush mban pergjegjesi ? hmmm ajo dihet por si gjithmone faji eshte jetim .
    Megjithate hetimet vazhdojne .
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  3. #13
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Te gjithe kane ate te veten.qeveria duhet ti zhdukte,firma amerikane su treguan te kujdesshem.Kaq mund te them une
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  4. #14
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anëtarësuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    Pergjegjsin per kte "aksident" e mban qeveria me pakujdesin e saj, apo me mire thene me paaftesin e saj per te udhehequr si duhet...
    Se shpejti do dalin rezultatet e hetimeve dhe do e marin vesh te gjith...

    pershendetje!
    sam1r
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Per çfare gabimi po flisni o njerez.
    Dje kryeministri thote qe eshte nje firme amerikane.Ambasada amerikane nuk konfirmon dhe sot Ministria e mbrojtjes thote qe firma eshte shqiptare.Biles flitej edhe per ushtare amerikane te vdekur.
    Ne ato depo punonin fshataret e Gerdecit dhe ka pasur dhe femije.
    Kush eshte pergjegjes per ato jete?
    Po normal qe eshte qeveria pergjegjese.Si mund te punojne me predha njerezit e thjeshte.Punojne se kane nevoje te sigurojne buken e gojes.
    Na eshte ber kjo qeveri si gogol ku asnjeri nuk guxon te ngreje zerin.Ta provojne ministrat e kryeministri te humbasin te dashurit e tyre e pastaj te shprehen.
    Sali Berisha dhe ministrat te dalin perpara popullit dhe te mbajne pergjegjesi per katastrofen.Eshte shume e thjeshte te kalosh gjithçka duke i emeruar si fatkeqesi qe nuk mund te parashikohen.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  6. #16
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    KUSH BERI GABIMIN PRAKTIK NE GERDEC?
    Ligor Luarasi

    Nje firme c'montimi do te normalizonte armatimet ne
    fshatin Gerdec,prane Tiranes.Kjo shprehje eshte nje pjese e se vertetes,para se te fillonte kjo pune,te cilen nuk e kemi te qarte sa njeres e dinin, kush e dinte nga qeveritaret,a kishte kjo pune specialiste ne krye te saj o jo, sa dhe si u debatuan teorikisht te gjitha hollesite e ketij c'montimi armesh, u diskutua rasti ne se behej nje gabim cilat do ishin pasojat e tij, a kishte menyra te tjera
    c'montimi i depove me armatime ushtarake, keto pyetje dhe shume te tjera qe dalin tani,si i zgjidhen para se te
    fillohej kjo lloj pune disi e vecante.Kaq sa po lexojme
    dhe mesojme per Gerdecin, eshte maja e aizbergut, a do te dalin te vertetat e pjeses nen uje te ketij aizbergu?
    A do te kalohet edhe tragjedia e Gerdecit si te tjerat
    hyrja byrja,allashqiptarce? sa tragjedi o katraura ka lene tranzicioni pa i ndricuar deri ne fund? pse keshtu? cili do te jete Gerdeci i se nesermes? keto pyetje dhe te tjerat,
    nuk mund te rijne ende pa pergjigje.Deri kur do vazhdojme te fshehim te vertetat? a mundet te ecim me keshtu? debohemi nga FIFA,askush nuk mban pergjegjesi, vidhet floriri i popullit,ajduti qenka i pa kapshem? minoset pronesia, perseri heshtje, mos nemerojme gafat e tjera,se nuk jane pak e ca, por konkluzioni eshte se jo vetem Gerdeci ka renuar popullin tone. Te gjitha keto shkaterime kane nje fokusim te perbashket...TE VERTETAT NE SHQIPERI FSHIHEN, MASKOHEN,DEFORMOHEN. Si mundet shqiperine tone,atdheun tone ta sherojme kur ja fshehim shkaketaret e semundjeve te saj? tani pas 20 vjet
    tranzicion, me metoden fshehjes se mekateve del nje
    lloj konkluzioni qe: ruga qe kemi ecur,menyrat si fshehim gabimet, mos mbajtja e pergjegjesise atij qe i takon, po na con ne qorsokak.Sa i takon problemit qe
    mencuria e popullit, njerzit e afte te popullit, truri popullor, i nxitur per te braktisur atdheun, c'do dite e me shume po deshmon se kete lloj plage ata qe e nxiten o qe u treguan indiferente,sepse pane shume egot e tyre,
    le te binden qe me kete poshtersi e kane fundosur atdheun me thelle.Ne c'do lloj pune kur prane te pa aftit
    ndodhet edhe i afti,i mencuri,ai me orizont, ka shume mundesi ti mbushe koken te pa diturit qe te ule unden
    dhe te behet ajo qe mendon i afti. C'do dite qe po kalon
    po deshmon qe ne Shqiperi kane mbetur pak o shume pak te aftet.Kush e beri gabimin praktik ne Gerdec mund te kete disa te verteta, ne eshte se nuk u be me qellim
    dhe kjo duhet saktesuar shume me bindje,atehere del qe nje profan i kesaj pune na coi ne nje katraure te re dhe tragjike.Na duhet perseri me dhimbje, nga larg te ngushellojme gjithe viktimat dhe ne vecanti familjet qe humben te dashurit e tyre.

    Ligor Luarasi,SHBA.

    "Shekulli"
    "Carpe Diem"

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Une votova gabim njerezor
    Qeveria smund te mbaj fajin mbi supe sepse mesa degjova ne tv kryeministri tha qe zjarri lindi brenda fabrikes. Ai tha qe edhe detyra e ministrise se mbrojtjes ishte qe te transportonte armatimet nga bazat ushtarake e deri te baza e grumbullimit ne Gerdec.
    Por me kte qe tha zoti Berisha nuk mund te justifikoje mos dhenien e dorheqjes ne qofte se jo ai te pakten Ministri mbrojtjes duhet ta japi dorheqjen , e perseris jo per arsye ligjore por per arsye humane.
    Neper bote vetem se iken 2 ore energjia elektrike apo akuzohen per ryshfete e gjera te tjera te vogla ministrat japin dorheqje, ndersa ktu ka ndodhur me shume se nje tragjedi, kan humbur jete njerzish , jan plagosur me qindra, jan gjymtuar dhe jan bere deme te pallogaritshme materiale.
    E perseris qe per humanizem dhe dinjitet dikush duhet te japi dorheqje, megjithse kot flas dhe une sepse Sali Berisha nuk dha dorheqje ne atehere kur mund te evitonte katasrofen e 1997 e jo me tani ku kan humbur jeten vetem 5-6 veta. :@

  8. #18
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Berisha: Ministria e mbrojtjes nuk eshte pergjegjese!

    TIRANË- Kryeministri Sali Berisha është shprehur dje se aktiviteti që zhvillohej në depot e armatimeve afër fshatit Gërdec të Vorës, është një aktivitet tërësisht privat i kompanisë përkatëse. Ndërsa vizitoi të lënduarit që ndodheshin në Spitalin Ushtarak dhe ata në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Kryeministri nuk i ka shpëtuar dot interesimit të medias lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje. Berisha ka pohuar se, problemi i municioneve është një nga problemet më të rënda për vendin dhe përbën një rrezik shumë serioz, por ndërsa është pyetur nga media nëse ka pasur oficerë në depot me municion që shpërthyen, ai theksoi se “mund të ketë oficerë të kontraktuar nga kompania, pasi ky proces ka qenë tërësisht aktivitet privat i kësaj kompanie”. Lidhur me çështjen e municioneve, kreu i qeverisë tha se, autoritetet shqiptare janë duke diskutuar me ekspertë të huaj për të gjetur një zgjidhje përfundimtare, duke qenë se depot janë të shpërndara në të gjithë vendin dhe përbëjnë një rrezik serioz. “Problemi i municioneve në Shqipëri është një nga problemet më të rënda që kemi. Ka një sasi kolosale municionesh, që nga viti 1945 e më pas. Një nga mënyrat për asgjësimin e tyre është çmontimi, por në çmontim, siç e dini dhe ju, ky është aksidenti i dytë, shumë i rëndë, që ka ndodhur. Në çmontim unë nuk mohoj gabimet njerëzore, por vetë vjetrimi i të gjithë mekanizmit të tyre i bën këto municionet të shpërthyeshme. Ky është një problem shumë serioz dhe për fatin e keq, depot janë të shpërndara në mbarë vendin. Ne po diskutojmë edhe me ekspertë të huaj në mënyrë që të mund t’i japim një zgjidhje përfundimtare kësaj sasie kolosale të municionit, e cila përbën një rrezik serioz”,- u shpreh Berisha. Ndërkaq, gjatë vizitave në spital, Kryeministri e cilësoi ngjarjen mjaft të rëndë dhe është shprehur se qeveria është e angazhuar maksimalisht, për të dhënë të gjithë ndihmën e nevojshme për lehtësimin e situatës dhe për t’u ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve të prekur nga kjo ngjarje. “Ne po e kontrollojmë situatën dhe jemi në kontakt me të dërguarit e qeverisë në vendngjarje. U kërkova mjekëve të bëjnë një bilanc dhe ne jemi të gatshëm, në çdo lloj rasti, të japim të gjithë ndihmën që do të nevojitet”,- u shpreh Kryeministri duke përsëritur dhe një herë se qeveria është e gatshme të japë çdo lloj ndihme.

    "Shekulli"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  9. #19
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shperthimi i injorances se qeverris shqiptare oshetin dhe degjohet ne gjith galaksin.
    Orges

    Dua te shpreh fillimisht ngushellimet e mija familjeve te njerezve qe humben jeten ne tragjedin e 15 marsit.
    Punimet pa pergjejsine e duhur,pa profesionizem,pa mare masat e duhura te sigurimit,tregoine edhe nje her shtetin amator te krijuar nga S.Berisha.Dhe deshmoine rrezikun qe gjendet shqiperia dhe populli shqiptare.Kur udheheqsi i nje shteti di qe jane mbledhur tonelata lend eksplozive ne nje pike ,atehere duhet te mari dhe masat e mbrojtjes ne rrezen te cilen ato ne rastin me te keq munden te demtoine.Gjithashtu sigurimi i municioneve qe mos te mundet dokushdo te ket mundesine te hyje ne ate vend duhej gjithashtu parashikuar dhe te mereshin masa sigurimi qe te kishin mundesine te hynin vetem njerez te sigurte mbas shum kontrollesh.Gjithashtu nuk mundesh te vesh dokedo njeri te pa pergjegjshem qe te cmontoi monicionet,por duheshin mare vetem njerez teper te eksperiencuar ne ate dege.Dhe pyetja e dyshimte qendron perse duhej te mbidheshin aq shum lende eksplozive aq prane Tiranes?A nuk ka plot male shqiperia me larg zonave te banuara ku edhe po te ndothte dicka nuk do te rrezikoheshin jet njerezish?Por jane pikerisht keto punime misterjoze qe ben nga mbas kurrizit te popullit qeverritari me injorant i tegjitha koherave ne bote.Dhe si per cudi shprehet se firma qe e kishte mare persiper cmontimin e monicioneve nuk ka pergjejsi! Atehere kush e ka pergjejsine?Ne mos firma e punimeve ,vet Saliu e ka.

    Reagim i nje lexuesi te gazetes "Shekulli"
    "Carpe Diem"

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kokalari: Tragjedia është shkaktuar nga kontrabanda e armëve të Berishës e Mehdiut

    Kokalari: Tragjedia është shkaktuar nga kontrabanda e armëve të Berishës e Mehdiut


    Sunday, 16 March 2008

    Ekselencë, siç u raportua sot nga Reuters, shpërthimi masiv në një depo municionesh në Shqipëri, është një tragjedi e madhe dhe e kuptoj se shumë njerëz të pafajshëm u plagosën dhe u vranë. Lutjet e mia shkojnë për familjet e tyre dhe qeveritë amerikane dhe shqiptare, duhet të bëjnë çdo gjë të mundur, të ndihmojnë viktimat dhe familjet e tyre, në këtë kohë emergjence. Zyra juaj, duhet të veprojë të përcaktojë imediatisht shkakun e eksplozionit. A ishte një aksident i tmerrshëm? A mund ishte mënjanuar? Me sa di, diçka nga kjo lidhet me marrëveshjet ilegale të municioneve,për të cilat ju kam shkruar më 12 mars, e që janë lidhur, në një mënyrë edhe me ato depo ku ndodhi sot shpërthimi, gjate procesit te modifikimit ose ripaketimit te municionit. Për më shumë, ka shumë zëra se zyrtarë të lartë, përfshi kryeministrin dhe një nga të afërmit e tij, janë në një farë mënyre të lidhur me këtë biznes. Disa nga këta, kanë qenë të implikuar në biseda të regjistruara telefonike me një president të një kompanie amerikane( që prokurojnë municione nga Qeveria e Shqipërisë, si pjesë e një kontrate 300 milionë dollarë ne emër të qeverisë Amerikane) dhe një kontraktori lokal shqiptar që po u jep shërbim një kompanie Shqiptare. Siç e informova Ina Ramën dhe Ju, unë kam një kopje të kësaj. Më 9 tetor, i shkrova Ina Ramës, rreth asaj se unë besoja se një marrëveshje ilegale për municionet ngatërronte një kontraktor amerikan, Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe një kompani me bazë në Qipro. Unë ju shkrova ju me 12 mars, duke iu kërkuar t'i bënit presion Zonjës Rama që të vepronte. Në korrespodencën time, unë informova ju dhe zonjën Rama, se unë kam informacion të zgjeruar, përfshi dhe një bisedë të regjistruar; megjithatë, që nga ajo ditë, unë nuk kam marrë asnjë përgjigje , si nga ju dhe nga zonja Rama. Në dritën e tragjedisë së sotme, iu kërkoj juve, përsëri: kur do behët kjo çështje investigimi, kësisoj që kushdo i angazhuar në aktivitet ilegal të dalë para drejtësisë? Gjithashtu, a ka ky aktivitet ilegal, direkt ose indirekt, ndikim me shpërthimin sotëm dhe vdekjet dhe plagosjet?

    sot.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 2 prej 30 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Balliu i "55" u pergjigjet akuzave per implikim ne aferat e Gerdecit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 12:23
  2. Shqiptari shmang tragjedine
    Nga AjSi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 22:36
  3. Sot 1 vit nga tragjedia e Gërdecit
    Nga RaPSouL në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 24-03-2009, 19:53
  4. Tragjedia e Gerdecit dhe politizimi i tij
    Nga AVataj në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 09:02
  5. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •