Close
Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 101
  1. #71
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Nuk flas ne kuptimin qe e mer ti Darius kush eshte me i zoti,apo qe jam me i zoti etj,une dua te flas per keto gjerat,dhe tja fus kot sa me pak te jete e mundur.............ketu nuk diskutohet niveli i njohurive,as i imi dhe as i joti,une dua te marr vesh kush ka te drejte,right?............mund te kesh ti njohuri shume me teper se une dhe ne te njejten kohe tja fusesh kot per ndonje gje te caktuar.
    Me ke keqkuptuar. Ngaqe gjuhen e dyte qe flas eshte anglishtja shpesh ndikohem nga fjalet e saj dhe i pershtas ne shqip. Nuk e thashe me kuptimin qe jam me i zoti por e kisha fjalen qe jane gjera te cilat i kam kaluar neper duar me kohe pa dhe shkruaj. Nuk i hedh ketu sa per te thene apo duke marre nje fjale andej e nje fjale ketej. Shprehja I've done my homework eshte thene me kuptimin e saj te ngushte.

    p.s. nuk ja lejoj vetes tja fus kot. Me mire nuk shkruaj apo marr pjese fare.

  2. #72
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Darius Homo sapiens sapiens kuaternar dhe dinosaurat jurasik jane shume larg ne kohe,nuk ka burre nene qe e diskuton kte muhabet.......dinosauret e pare jane dukur mbi faqen e dheut 230 milione vjet me pare dhe u zhduken ne periudhen e kretakut 65milion vjet me pare,njeriu eshte teper i ri,po flasim per nje diference prej me shume se 64 milione vjetesh.

    Shkembinjte jane tre llojesh,magmatike ,metamorfike dhe sedimentare,dikush permendi kristalizime ketu dhe perzierje te buta,a e dini mire per ça behet fjale????????????
    PS.po karboni radioaktiv qe percakton moshat,ju e kuptoni ku e kam fjalen!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 27-11-2007 më 22:30
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Land, ne Shqiperi ka histori gjurmesh qe sa mos dish ku ti cosh. Per Skenderbeun ka gojedhena e rrefime te mocme per gjyrmet qe linte ngado. si kjo poshte psh.

    Skënderbegji i ka gulë të dy kamët e veta në gjur, ose në kep çi ndodhet nërmjet Verrinit e katunit Arrn. Ate janë dy kamët e Skëderbegjut. Ka fluturue pi anej ene ka kcie në Kep të Tharkit, mbas Rrasës së Arushës, Janë të di kamët-njëna ma para, tjetra ma mprapa. Kanë hupun në kep, sikur me hupun në borë.
    Arrn-Kukës


    Me interesante jane deshmite e atyre gjurmeve qe jane perdorur per sherime semundjesh, po ky eshte diskutim tjeter. Jo gjithcka mund te shpjegohet edhe pse shkenca (?) tenton te jape pergjigje per cdo gje.

  4. #74
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Barat shume pyetjeve shkenca nuk jep pergjigje per çeshtje te ndryshme, por nuk do te thote kjo te bejme interpretime fantastike problemeve qe shkenca i ka zgjidhur me kohe.
    Shkenca eshte me e besueshme se çdo gje tjeter,po u perzie shkenca me mite dhe falsifikime,behet nje mish mash qe ec e merre vesh.................lol a nuk flasin dhe myslot per kuran shkencor dhe shkrihesh gazit.........pak a shume e njejta gje eshte si keto gjonat me lart......ngatarrojne nga jurasiku.....kretaku me kuaternarin,dhe jo pak por nja 60 e ca milione vjet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-11-2007 më 20:22
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #75
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Shkembinjte jane tre llojesh,magmatike ,metamorfike dhe sedimentare,dikush permendi kristalizime ketu dhe perzierje te buta,a e dini mire per ça behet fjale????????????
    PS.po karboni radioaktiv qe percakton moshat,ju e kuptoni ku e kam fjalen!!!!!
    Cfare per karbonin radiaoktiv? Mos do te thuash se ka saktesi shkencore perdorimi tij?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #76
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga Styx Lexo Postimin
    Cfare per karbonin radiaoktiv? Mos do te thuash se ka saktesi shkencore perdorimi tij?
    Mos do te thuash se tyrannosaurus dhe homo sapiens ishin bashkekohes???????
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 27-11-2007 më 23:07
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  7. #77
    Per cfare eshte hapur kjo teme e shiko ku perfundon. lando miqesisht ta them po ke nje tendence te temerrshme per te devijuar cdo teme nga qellimi per te cilen eshte hapur. Po te pergjigjem edhe njehere qe ta bej te qarte se ku po gabon.

    Te pretendosh qe:

    ngatarrojne nga jurasiku.....kretaku me kuaternarin
    eshte fare pa kuptim. Askush nuk po thote qe njeriu eshte aq i hershem (te pakten me aq sa dime) por ke lene ne harrese nje fakt shume te rendesishem te cilit as gjeologjia as paleoantropologjia nuk jane ne gjendje ta shpjegojne. Po te tregoj nje histori fare te shkurter. Ne nentor te vitit 1933 nje pilot amerikan i quajtur James Crawford Angel zbuloi ate qe zyrtarisht njihet si Angel Falls ose Katarakti (Ujvara) Angel ne Venezuele. Them zyrtarisht pasi zbuluesi i vertete e ka kryer 23 vjet me pare por kjo ska rendesi per temen. Ajo qe ka rendesi eshte fakti qe kjo ujvare e cila eshte ne lartesine e saj 979 metra rrezohej ne nje ambjent tejet te izoluar nga pjesa tjeter e botes me nje ekosistem qe nuk i perket me realitetit as te shekullit tone dhe as te epokes sone. Ujvara quhet Parekupa-meru nga indigjenet ndersa vete zona quhet Auyan-tepui qe do te thote Shtepia e Djallit. Kete e them per shkak te asaj qe do shpjegoj ne vijim. Xhungla dhe 'lugina' ku rrezohet ujvara ka mbetur per mijera e mijera vjet (per te mos thene miliona) e izoluar teresisht nga pjesa tjeter e botes. Bimesi e harlisur, fiere gjigande nga ato qe gjeje ne periudhen karbonifere, peme tashme te zhdukura nga flora, insekte gjigande dhe specie te zhdukura prej qindra mijera vjetesh dhe mbi te gjitha eshtra te panumerta dhe respektvisht fare te fresketa dinosauresh te llojit mastodont, diplodok, etj. Por raporti i Angel dhe i te shoqes (te cilin e kam lexuar fare pjeserisht) cuditerisht u zhduk dhe u tha se humbi ne nje zjarr ne San Francisco. Per vite te tera zona mbeti e pavizituar deri sa u kthye ne nje atraksion turistik me pasoja katastrofike per ate qe ruante pasi humbi virgjerine dhe lashtesine e saj dhe u shnderrua ne nje vend te zakonshem te epokes sone. Qe mos e zgjas, ideja eshte kjo; ka zona ne toke qe jane ende te paeksploruara, kane qene te izoluara nga pjesa tjeter dhe si rrjedhim kane mundesuar preservimin dhe zhvillimin ne paqe te nje ekosistemi qe ne pjeset e tjera te botes eshte zhdukur prej kohesh. Qe dinosauret jane zhdukur 65 milion vjet me pare kete e di dhe femija i cerdhes. Sic e dine dhe ata paleontologe dhe arkeologe te cilet kane zbuluar gjurmat. Qe njeriu nuk ka qene verdalle ne ate kohe edhe kjo dihet nga te gjithe sepse shkenca e sotme ka vite qe e pompon idene 2-3 milion vjecare te njeriut (megjithese ka prova qe kjo moshe eshte shume here me e vjeter po kjo nuk ka rendesi per temen). Po po ashtu dihet qe fosilet e gjetura shpesh kane qene nga ato qe nuk duhet te ishin ne shtresat qe jane gjendur. Ne Australi vetem ne 2 shekujt e kaluar (madje dhe nga vitet 40-60, madje ) jane zbuluar disa 'fosile' ( e ve ne thonjeza pasi jane shume te reja) te cilat i perkisnin Alosaurit (Alosaurus) qe eshte nje version me i vogel i Tyrannosaurus Rex. Po ashtu vendasit edhe sot e kesaj dite flasin per pranine e nje reptili bipedal qe ata e quajne bunyip. Agresiv dhe trupmadh ai shpesh sulmon dhe indigjenet. Pershkrimi eshte padyshim ai i nje dinosauri. Ose rasti tjeter i pershkrimit te nje dinosauri te llojit Apatosaurus qe vazhdonte te ekzistonte ne memorien kolektive te fiseve indigjene dhe qe u zhduk disa mijera vjet me pare nga tharja e ujrave etj. Vetem po te permend Australine ka me dhjetra raste te pershkrimit te dinosaureve te ndryshem dhe keto pershkrime nuk vijne nga njerez te mesuar por nga indigjene dhe sidomos nga disa tribu komplet primitive ekzistenca e te cilave nuk dyshohej deri disa vite me pare kur u zbuluan ne gjendje si ne epoken e guri. Pastaj ke rastin e Mokele-Mbembe ne Kongo, apo Stegodonti ne Nepal, apo Nesi ne Skoci qe fare mire mund te jete nje Plesiosaurus i mbijetuar, apo Gjigandopiteku ne Himalaje, apo pterosaurs qe u gjet ne Canada nga inuiti dhe eshtrat ishin fare te fresketa sa dalloheshin fijet muskulare dhe deshmite per te cilin jane me mijera cdo vit (nga vendasit quhet si thunderbird) etj. Kjo klasifikohet si kryptozologji por ideja nuk eshte aspak ketu. Nuk diskutoj fantazine apo mashtrimet pasi jane raste te seleksionuara dhe te sterstudiuara per autenticietin e tyre. Marr ne konsiderate raste te studiuara nga zoologe, paleontologe, paleoantropologe, arkeologe, gjeologe dhe jane te gjithe puzzled nga ajo qe shohin dhe degjojne. Nuk jam ketu te gjykoj shkencen e sotme sesa e drejte apo e gabuar eshte. Sme takon mua dhe ende per disa vjet nuk jam ne pozicionin per ta bere kete gje. Por ka nje fakt, cdo gjenerate, cdo epoke, cdo shoqeri njerezore qe ka arritur nje nivel te caktuar shkencor ka menduar gjithmone qe shkenca e tij eshte me e mira dhe e perkryera. Qe do te thote se cdo gje qe dime nuk eshte aspak absolute dhe nuk te thuash kurre me bindje te plote: Kjo eshte keshtu pasi perndryshe do ishte shkencerisht e papranueshme. Per mua te fshihesh mbas termit shkence eshte burracakeri dhe paaftesi per te menduar dhe gjykuar individualisht. 40 vjet me pare berjen te padukshem te nje objekti shkenca e kategorizonte si fantazi dhe shkencerisht te pamundur. Sot kjo gje eshte reale madje po praktikohet dhe ne veshjet e perditshme. 70 vjet me pare perdorimi i tingullit per te ngritur pezull nje trup amorf quhej si nje fantazi e semure dhe shkencerisht e papranueshme deri sa u provua qe ishte reale madje shkencerisht shume e llogjikshme. Vite me pare antropologet ngulnin kembe me bindje qe Lucy ishte paraardhesja e njerezimit. Sot dihet qe Lucy nuk eshte fare homo si specie po nje lloj primati i zhdukur. Sa studime dhe sa koncepte u ndertuan mbi Lucy-n 3 milion vjecare? Ti ke qejf shume shpesh te perdoresh gjeologjine. Po sa koncepte kane ndryshuar mbi gjeologjine vetem 50 vitet e fundit? Sa vazhdojne te ndryshojne ende?
    Nuk eshte e veshtire te gjesh pergjigjen e ketyre pyetjeve, mjafton te kerkosh dhe do bindesh.

    Mund te vazhdoj te mbush faqe te tera me argumenta dhe kunderargumenta dhe nuk do bej gje tjeter vecse do pasoj debatin e pafund qe behet prej kohesh, aq kohe sa une dhe ti bashke ne moshe nuk e arrijme dot. Ti me thua mua qe shkenca sot nuk e pranon dot qe njeriu ka qene bashkekohes i dinosaureve. Shkenca normalisht qe se pranon dot dhe as nuk i jep dot pergjigje kur gjendet perpara nje fakti qe konfirmon te kunderten. Shkenca jone e sotme nuk eshte ne gjendje te japi pergjigje per ekzistencen e njeriut 250 mije vjet me pare ne Amerike, kur te gjithe ngulin kembe qe njeriu i pare ne Amerike kaloi Beringun vetem 12 mije vjet me pare. Dhe ne fakt pergjigjen shkenca e jep sipas menyres se saj, perjashton dhe ridikulon shkenctaret dhe arkeologet qe per fatin e tyre te keq bejne zbulimin dhe qe perfundojne pa pune se i flakin me shkelma nga katedrat dhe universitetet ku jepnin mesim. Qe ti rikthehem perseri temes, le te merremi me ate qe eshte shkruar ne liber (arsyeja pse kjo teme eshte hapur) dhe ta leme menjeane prezuncionin me background fjalen shkence. Ajo shkence ska per te qene kurre e plote nese nuk shohim gjerat drejt sic jane, pa frike se do shembim themelet e asaj qe jemi mesuar apo demtuar ekzistencen tone. Nese bejme kete mbetemi infantile dhe aspak me ndryshe se ata qe 500 vjet me pare besonin se toka ishte e sheshte.

  8. #78
    Nje i njohuri im skocez, Scott Creighton, qe studion ne menyre te pavarur prej vitesh Piramidat dhe egjyptologjine ka hartuar nje prezantim ku ka paraqitur disa nga teorite e tij ne perputhje me ato te Bauval, Hancock, Anthony West, Childress, Lubitz etj. Eshte relativisht ne moshe te re por me teorine e tij ka revolucionarizuar mendimin alternativ ne lidhje me piramidat. Jane kater pjese relativisht te shkurtra ne powerpoint ose ne flash (po vendos kete te dyten) dhe shpjegimi eshte shume i qarte dhe per ata qe nuk dine mire anglisht.

    Pjesa e Pare

    Pjesa e Dyte

    Pjesa e Trete

    Pjesa e Katert

    Prezantimin e tij ai e ka titulluar The Pyramids of Giza: A Warning from Antiquity. Eshte me shume interes dhe perputhet me linjat e pergjithshme te shume autoreve dhe studiuesve, perfshi ketu dhe ata te egjyptologjise ortodokse. Per te patur nje ide me te qarte mbi ngjashmerine dhe pikat e perbashketa shikoni foton e meposhtme.


  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga land Lexo Postimin
    Pyetje.....a mundet qe impakti i nje objekti kozmik(asteroid apo ku e di une çfare)sado i madh qe te jete te shkaktoje nje permbytje globale???(dhe si rezultat zhdukje civilizimesh)po njeriu ka jetuar se bashku me dinosauret??.............po keta gjigandet vertete te kene qene hahahahahaha a thua,kujdes ke pergjigja,mund ta rrezoj fare kollaj..................po gjeologjia moderne ça thote??????...........tektonika e pllakave ça eshte????......a e di ndonjeri nga ju ça eshte kolona stratigrafike?ajo qe tregon historine e shkembinjve dhe shume gjera te tjera te ketij planeti qe quhet toke,pra ketu degjova te thuhet qe ne jurassic kane jetu njerez(shume e forte kjo).......dikur dihet para miliarde vjetesh planeti ka qene i mbuluar krejtesisht me uje,nuk ka dyshim,por gjeologjia thote ca gjera ndryshe nga mitet.....kujt duhet ti besojme????
    Një gjë eshte e sigurt afelko, para 85 milion vitesh mbi kete planet nuk eshte gjetur asnje gjurm e llojit te njerezve. Asteroidi qe ra ne Jukatan(meksikë) ishte shkatrrues mbi tokë ku i tere globi mbeti me se nje milion vte ne nje lamsh te mbuluar me gazra e me vrensira, jeta mbi toke ishte e tmerrshme jo vetem per dinosoret por edhe per shtazet me te shkathta...
    Mbijetesa kishte arritur fundin e vetem deti ruante nje lloje deshmie te jetes.
    Merre me mend; nje milion here te sillet toka rrethe diellit e pa pare driten e tijë !
    A mund te themi se ne jemi pasaredhsit e ketije Asteroidi te ardhur ku e di une nga fundi i galaksise apo mos jemi ndoshta nje lloje forme e perpunuar apo mbeturina te ketyre dinosorve ? Nuk duhet te shkojmi aqe largë, kafka me e vjeter e njeriut eshte gjetur ne Tanzanie(apo etiopi ss'po me kujtohet) nejse,qe paska egzistuar para 4 milion vitesh e qe zbuluesi françez e emroi kete skelet Lucie, se vrejti qe ishte nje femer dhe mu ne ato çaste ai ishte duke ndegjuar nje kenge popullore françeze po me kete titull qe i kushtohej dashurise nga kengetari Polnaref, ky e mron kete kafke me kete emer dhe mbeti sot e kesaj dite...Lysi !

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Kreksi kam lexuar nje lajm ne shtypin gjerman se eshte gjetur nje kafk ne Egjipt shum me e vjeter se ajo qe e cekni ju,behet fjal per 5 mil vite te jete e lasht ajo kafk e homosapiensit.

Faqja 8 prej 11 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  3. Intervistë
    Nga sabit idrizi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  4. Lumturia E Librit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 17:29
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •