Minerva apo personalitet i njohur perandorak i Butrintit?!

EDI MOLLA

26/10/2009 Speciale /

Statuja e zbuluar 7 vjet mė parė, flet arkeologu Dhimitėr Ēondi

SARANDĖ - Rreth shtatė vjet mė parė nė qytetin antik tė Butrintit, rreth 15 kilometra larg qytetit tė Sarandės, arkeologu Dhimitėr Ēondi sė bashku me disa arkeolog italianė, tė cilėt po zbatonin njė projekt tė pėrbashkėt, zbuluan fare rastėsisht njė shtat mermeri me pėrmasa mė tė mėdha se ato natyrore. Duke u nisur nga forma jo e zakonshme e saj, nė fillim arkeologu Ēondi i paraqiti medias se ajo mund tė pėrfaqėsonte perėndeshėn Minerva, pasi shumė pranė vendit ku u gjet objekti monumental, ishte zbuluar rreth 30 vjet mė parė njė dedikim kushtuar kėsaj perėndeshe.

Dhe nė tė vėrtetė, nė pamje tė parė, vėshtruar me sytė e amatorit, statuja duket sikur paraqet njė shpend gjigand. Tashmė, qė vitet kanė kaluar, vetė arkeologu Ēondi ka ndėrruar idenė e tij, kjo fal studimit shkencore qė ka ndėrmarrė ai sė bashku me Iris Pojanin, specialiste e objekteve historike.

Statuja e zbuluar

Sipas zbuluesit tė kėsaj statuje, Dhimitėr Ēondi, gjatė gėrmimeve qė janė ndėrmarrė nė vitin 1982, ėshtė gjetur njė mbishkrim kushtuar Minervės, i cili lexohet si mė poshtė: “Ky vend i shenjtė dedikuar perėndeshės Minerva, mbretėreshės sė Perėndive, u ndėrtua nga Octalius Mystes me shpenzimet e veta nė tokėn qė i ishte dhėnė atij nga kėshilli i qytetit”. “Qė nė kohėt e gėrmimeve tė arkeologut italian Luiēi Ugolinit, e gjithė zona nė lindje tė Teatrit antik ėshtė interpretuar si Forumi Romak, ose ėshtė konsideruar si pjesė e agora-forumit. Kjo do tė thotė se forumi, zemra monumentale e kolonisė mund tė ketė qenė lokalizuar kėtu, duke pėrfshirė edhe strukturat nė fjalė. Pra, e ashtuquajtura skulpturė e Minervės mund tė qėndronte e ekspozuar dikur nė Forum”, shprehet Ēondi. Statuja mbi natyrore togatit prezanton njė personazh me njė togė mbėshtjellė rreth trupit tė saj. Shtatorja ėshtė prej mermeri pentelik. Lloji i veshjes i pėrket njė manteli toge tė tipit exiglul pa sinus. Elementėt qė kanė mbetur prej togės janė nė pjesėn ballore skajet e togės me pala qė bien poshtė gjurit, nė tė djathtė gjurmė palash e kindesh tė togės, nė pjesėn e pasme pėrsėri skajet fundore e pjesė tė kėpucėve dhe gjithashtu gjurmė tė ēizmeve - veshje tipike e patricėve tė kohės. Sipas Ēondi, statuja ishte realizuar tė ekspozohej ballazi, vendosur nė njė nish ose pėrkundėr murit pėr shkak se pjesa e prapme ėshtė thuajse e papunuar.

“Koka e shtatores duhet tė ketė qenė punuar veēmas, pasi nė pjesėn e sipėrme ruhen ende gjurmė tė thellimit apo kavitetit ku vendosej koka. Kėshtu duke qenė se gjatėsia e ruajtur e statujės ėshtė 198cm, duke u nisur nga pika e bashkimit, llogaritet pėrmasa origjinale e togatit me gjithė kokė, qė duhet tė ketė qenė rreth 240 cm”, tė shpjegon Ēondi, duke nėnvizuar se “nė njė stad tė dytė, togati origjinal mendohet tė jetė seleksionuar pėr ripunim nga njė skulptor apo njė atelie skulptorėsh”.

Sipas tij, skulptori qė ka ndėrmarrė kėtė vepėr ėshtė pėrpjekur tė shndėrrojė statujėn nė njė tjetėr shtatore me pėrmasa mė pranė atyre jetėsore, duke reduktuar volumin e pėrgjithshėm. “Procesi i kėtij reduktimi fillon qė nga kėmbėt, duke u ngjitur nė pjesėn e sipėrme tė trupit. Por statuja origjinale ishte e vėshtirė tė transformohej nė njė ekzemplar tjetėr pėr arsye se proporcionet e reja ishin tė gabuara”, shton Ēondi.

Mė tej, arkeologu me pėrvojė nė jug tė vendit, thekson se, datimi i procesit tė parė dhe tė dytė tė ripunimit duket i vėshtirė pėr tu pėrcaktuar. Ripėrdorimi i statujave ka qenė njė proces i zakonshėm gjatė periudhės romake. “Sipas njohurive tė mia, ai fillon nė periudhėn kur sundoi Kaligula dhe u pėrhap mė shumė gjatė kohės sė Flavėve. Ky proces i ripunimit haset edhe gjatė antikitetit tė vonė. Sipas gjykimit tonė, procesi i ripunimit tė skulpturės duhet tė ketė ndodhur gjatė fundit tė shekullit tė IV dhe fillimit tė shekullit V pas Krishtit”, tė thotė Ēondi.

Duke u nisur nga shkalla e ruajtjes, identifikimi i saktė i skulpturės mesa duket shumė i vėshtirė tė pėrcaktohet saktėsisht.

Studimi i skulpturės


Njė figurė e rėndėsishme pėr Butrintin e asaj kohe


Pamja dhe forma e pėrgjithshme e skulpturės lė pėrshtypjen e njė funksionari lartė tė lartė tė Perandorisė. Ai ka veshur njė togė tė shkurtėr republikane dhe kėpucė aristokratėsh. Pozicioni i skulpturės bėn tė mendojmė se ajo mund tė paraqesė pse jo edhe figurėn e njė oratori. Arkeologu, njėherazi zbuluesi i statujės, Dhimitėr Ēondi, duke marrė nė konsideratė dimensionet e skulpturės mbi pėrmasat natyrore, nuk ka dyshim qė togati kolosal pėrfaqėson njė figurė tė rėndėsishme politike pėr Butrintin. Mos vallė njė Perandor apo ndonjė person qė ka lidhje me familjen perandorake? “Mbishkrimet, skulpturat dhe monedhat provojnė tė dyja supozimet e mėsipėrme. Monedhat e prera nė Butrint, pėr shembull, mbajnė mbishkrimin Colonia Augusta. Kjo dedikim i ėshtė kushtuar si Lucius Domitius Ahenobarbus edhe Germanicus, qė tė dy personazh tė shquar nė kėtė qytet, pse jo edhe atė tė ndonjė patroni tė qytetit”, tė tregon Ēondi.

Kėsaj radhe nė ndihmė tė identifikimit vijnė vizatimet, me detajet e mbetura tė togės. Ato na lejojnė qė ta lexojmė mė qartė skulpturėn. Kėshtu vizatimet na udhėheqin tek njė rikonstruksion i mundshėm i njė portreti tė njė zyrtari aristokrat romak ose ndoshta edhe tė njė perandori.

“Portretet e Augustit dhe Agripės janė pjesė e koleksionit tė skulpturave tė Butrintit, tė gjetura afėr teatrit gjatė gėrmimeve tė Ugolinit. Studimi i kėtyre kokave tregon qė dimensionet e tyre pėrputhen me dimensionet e njė koke tė mundshme tė togatit”, shton Ēondi.

Datimi i punės origjinale mund tė bazohet nė stilin e asaj, ēka mund tė shihet nga toga dhe nė krahasimin me numrin e madh tė skulpturave tė togateve. Kėshtu togati shfaq ngjashmėri me togatin pa kokė nga Kopenhagėn. “Stili i togės sė shkurtėr sugjeron qė datimi i punės origjinale i pėrket gjysmės sė dytė tė shekullit tė parė para Krisht. Toga i pėrket tipit exigua pa sinus qė datohet nė periudhėn republikane tė vonė. Megjithatė, nuk pėrjashtohet mundėsia qė skulptura ti pėrkasė periudhės sė hershme perandorake, duke adoptuar njė stil arkaizant tė togės. Konteksti arkeologjik ku ėshtė gjetur kjo statujė meriton kėrkime tė mėtejshme pasi ato mund tė na japin njė informacion mė tė gjerė pėr organizimin e hapėsirės publike tė Butrintit nė periudhėn Romake”, pėrfundon shpjegimin arkeologu me pėrvojė, Dhimitėr Ēondi.
metropol.