Close
Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 101
  1. #81
    Dua te sqaroj nje moment ne shkrimin me numer #115 te librit.

    Ata ishin shume te civilizuar, njerez shume te rishtuar dhe sipas menyres se tyre ishin shkenctare,..
    E kam thene dhe me pare qe fjala rishtar, i rishtuar ka lidhje me nje term qe ne gjuhen shqipe nuk e gjen te percaktuar qarte. Sidoqofte ideja e fjales rishtar eshte nje qe vendos te hyje ne nje shoqeri te caktuar, mesoje njohuri ezoterike, te fshehta qe nuk jane per te gjithe, pranimi i nje doktrine te caktuar etj. Ne anglisht fjala eshte Initiate ose Initiated dhe fjale per fjale ne shqip perkthehet ne disa menyra:

    ndermarr

    nis

    filloj

    rishtar

    Pra nuk e gjen ne menyre specifike por besoj se mbas ketij shpjegimi qe dhashe mund te jete me e kuptueshme. Kjo fjale perdoret psh per hyrje ne shoqeri sekrete, urdhera fetare etj.

  2. #82
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225
    Ore lexova nga dikush ketu qe thote se jane gjetur edhe ne shqiperi skelete gjigandesh si keta qe trgoni ju ketu,por nje gje kam te pa qarete une.......... meqe paska vertete ku mund ti vizitojme dhe te bindemi edhe ne te pabindurit????????????
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  3. #83
    Pash zotin mos shkaterroni cdo teme me shkrime bjeri ti biem. Nese lexove nga dikush ne nje teme atehere kerko sqarime ne ate teme dhe mos shkruani vend e pa vend ku tju vije per mbare.

    Kjo teme eshte thjesht per pyetje ne lidhje me librin.

    Faleminderit

  4. #84
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Dua te sqaroj nje moment ne shkrimin me numer #115 te librit.



    E kam thene dhe me pare qe fjala rishtar, i rishtuar ka lidhje me nje term qe ne gjuhen shqipe nuk e gjen te percaktuar qarte. Sidoqofte ideja e fjales rishtar eshte nje qe vendos te hyje ne nje shoqeri te caktuar, mesoje njohuri ezoterike, te fshehta qe nuk jane per te gjithe, pranimi i nje doktrine te caktuar etj. Ne anglisht fjala eshte Initiate ose Initiated dhe fjale per fjale ne shqip perkthehet ne disa menyra:

    ndermarr

    nis

    filloj

    rishtar

    Pra nuk e gjen ne menyre specifike por besoj se mbas ketij shpjegimi qe dhashe mund te jete me e kuptueshme. Kjo fjale perdoret psh per hyrje ne shoqeri sekrete, urdhera fetare etj.
    Fjala:
    "Ata ishin shume te civilizuar, njerez shume te rishtuar dhe sipas menyres se tyre ishin shkenctare,.."

    mund te perkthehet edhe:
    "Ata ishin shumë të përparuar, shumë iniciatë sipas mënyrës së tyre ishin edhe shkencëtar,.. "

    Por kuptohet per te qene i sigurt ne kuptimin e fjalise me pare duhet pare formulimin e saj ne gjuhen origjinale.

    Ndoshta me sakte:
    "Ata ishin shumë të përparuar, njerëz thellësisht të inicuar, (dhe se : qe ) ne menyren e vet ishin shkencëtar,..."

    Fjala "iniciate" gjindet ne literaturen tone shqipe dhe mund ta perdoresh pa problem. Mund ta gjesh ta zeme te "Kori i bretkcave" te Aristofanit. Kjo shprehje religjioze sigurisht qe ka ekzistuar edhe ne gjuhen shqipe para komunizmit por eshte zhdukur dhe tani kemi vetem shprehjen "zvetnim" e cila fenomemologjikisht pershkruan ate qe ndodhe me individin ne procesin e inicimit por jo edhe nocionin e te qenit iniciat, pra fjale qe mes tjerash ka edhe konotacion negativ sado qe kuptimisht e pershkruan ate qe ndodhe me iniciatin e ri. Sepse nje here i inicuar = perhere iniciat.

    Iniciate quhen te gjithe te konvertuarit, zvetnuarit apo te shnderruarit e te pranuarit ne nje shoqeri te mbyllur misitke apo hermetike e cila posedon dituri te fshehta. Keshtu ne antike kishim nje varg sosh si, Misteret e Samotrakes, Misteret e Eleuzines etj. Pra iniciate do te thote njeri qe behet pjesetar i udhezuar ne mistere.
    .
    .
    .
    p.s.:
    --------
    Ta zeme per t'u bere pjesetar i shoqerise se Templareve si faze e pare e inicimit nder tjera ishte edhe puthja nga ana e vellezerise ne vrime te bithes, akt me te cilin iniciatit i shaktohej "zgjimi i gjarperit Kundalini" qe jeton i fjetur dhe kalon neper shtyllen kurrizore per te arritur ne balle me "qellim te hapejs se syrit te trete", por sigurisht qe dertyroheshe te beje edhe gjera tjera ekstremisht amorale me ane te te cilave beheshe pjese e pashkeputshme e shoqerise se caktuar. Vellezer ne Mekat me nje fjale. Sic do te ishte ta zeme ngrenia e mishit te njeriut me vetedije te plote, ose vrasja dhe ngrenia e foshnjes se porsalindur e gjera te tilla traumatizuese ne menyre qe te mos kesh guxim t'i tregosh askujte, e me kete as te mos arrrish te shkeputesh kurre prej tyre nga frika prej denimit personal dhe kolektiv nga shoqeria normale njerezore ose e pa inicuar. Prandaj lidhjet e tilla krijonin nje nyje shume te fuqishme te bashkesise dhe garantonte hermetizem dhe mister te pakomprometueshem te fshehtesise pa perdorur metoda shtese. Ndersa me kete sigurohej qe iniciati te ishte absolutisht diskret ne lidhje me cdo imtesi qe zhvillohej atje.
    ---
    pps:
    Nese ky shkrim prish rrjedhen e temes - fshije lirisht! (Nese jo, fshije pps-ne)
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #85
    Me rishtar/iniciuar pata parasysh pikerisht shembullin e hyrjes ne shoqerine e Templareve apo freemasoneve etj. U detyrova ta bej me specifik si shpjegim pasi shprehja inciuar ose inicimi ne shqip perdoret rendom per fillim, pra te fillosh dicka ose percakton fillesen ne dicka, ne rastin konkret hyrjen tek Templaret. Dhe ndonese kuptimi eshte i njejte perseri pershtatja veshtiresohet.

  6. #86
    SYSHQIPONJE Maska e labi i maleve
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    225

    Wink

    Citim Postuar më parë nga BARAT Lexo Postimin
    Pershendetje

    Ne fakt mua po me vjen nje si ide qe te vendos si firme "Deny FSHesa"
    Pafytyresia ka caqe qe ketu disa tipa si "Enveri" e "Mehm@i" nuk i njohin

    Persa i perket atyre qe kam shkruar me pare ne lidhje me gjetjen e skeleteve me permasa te medha ne Shqiperi, eshte plotesisht e vertete. Jane gjetur varre te tilla, ashtu si dhe ne vende te tjera te botes xhanem
    Ketu jane gjetur ne veri ne Alpe.
    Tani nje pyetje per ty Darius (meqe permend edhe Velikovskin )- Si mendon ti, ne kohen e Enverit si ka qene i zhvilluar boshti i kerkimeve arkeologjike...nen kontroll apo jo?
    Ky postim me sa di une eshte ne kete teme dhe ishte nje nga ata qe me ngacmoi per te kerkuar sqarime sepse te thuash qe eshte e vertete qe jane zbuluar skelete gjigandesh ne Shqiperi duhet te kesh disa baza dhe fakte qe ti bindesh dhe te tjeret te te besojne............
    Pra une do te shpresoja qe Barat po s'e pati problem te na thote burimin e informacionit dhe fakti perse keto skelete nuk jane bere publik?
    LABERI O MAL ME THIKA , DJEMTE E TU TRIMA ME CIKA.

  7. #87
    Pershendetje Darius !
    Ne lidhje me postin #120, a eshte bere ndonje simulim se si mund te kete ndodhur zhvendosja e pllakave sipas kesaj teorie dhe ku mendohet te kete qene pozicionuar Antarktika ne kohen kur filloi kjo zhvendosje ?
    Nese kjo teori vertetohet, a mund te jete ky fenomen ciklik ?
    Faleminderit

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Citim Postuar më parë nga labi i maleve Lexo Postimin
    Ky postim me sa di une eshte ne kete teme dhe ishte nje nga ata qe me ngacmoi per te kerkuar sqarime sepse te thuash qe eshte e vertete qe jane zbuluar skelete gjigandesh ne Shqiperi duhet te kesh disa baza dhe fakte qe ti bindesh dhe te tjeret te te besojne............
    Pra une do te shpresoja qe Barat po s'e pati problem te na thote burimin e informacionit dhe fakti perse keto skelete nuk jane bere publik?
    Nuk besoj se kane qene te permasave te tilla :



    Por gjithsesi ishin dukshme skelete te permasave jashte normales (kesaj aktuales, ku 2m je njeri i gjate)

    Flitet per disa dekada me pare. Ndoshta nga vitet '60.

    Burimi?


    Ai qe i bie culës dyjare ....

    Populli




    --

  9. #89
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Pershendetje Darius !
    Ne lidhje me postin #120, a eshte bere ndonje simulim se si mund te kete ndodhur zhvendosja e pllakave sipas kesaj teorie dhe ku mendohet te kete qene pozicionuar Antarktika ne kohen kur filloi kjo zhvendosje ?
    Nese kjo teori vertetohet, a mund te jete ky fenomen ciklik ?
    Faleminderit
    Natyrisht qe eshte bere si simulim. Pastaj me duket se ka nje paqartesi, nuk behet fjale per levizje pllakash tektonike por te gjithe kores se tokes. Nese e ke lexuar shkrimin me vemendje atehere aty thuhet qe sipas kesaj teorie i bie qe Antarktika te kete qene 2 mije milje me siper, pra ne nje gjeresi gjeografike me klime te bute ose mesdhetare ose subtropikale. Dhe po, ky fenomen duhet te jete ciklik si cdo gje tjeter ne planetin tone, sistemin tone diellor, galaktiken tone dhe vete universin. Ndonese e urrej citimin ne gjuhe te huaj per mungese kohe po vendos nje paragraf nga vete Velikovsky:

    ... The evidence is overwhelming that the great global catastrophes were either accompanied or caused by shifting of the terrestrial axis or by a disturbance in the diurnal and annual motions of the Earth ... The state of lavas with reversed magnetization, hundreds of times more intensive than the inverted terrestrial magnetic field could impart, reveals the nature of the forces that were in action ... Many world-wide phenomena, for each of which the cause is vainly sought, are explained by a single cause: the sudden changes in climate, transgression of the sea, vast volcanic and seismic activities, formation of ice cover, pluvial crises, emergence of mountains and their dislocation, rising and subsidence of coasts, tilting of lakes, sedimentation, fossilization, the provenance of tropical animals and plants in polar regions, conglomerates of fossil animals of various latitudes and habitats, the extinction of species and genera, the appearance of new species, the reversal of the Earth's magnetic field, and a score of other world-wide phenomena
    Materialin e mesiperm mund ta lexoni te plote ketu: http://www.geocities.com/Athens/Troy...ghtfall053.htm
    Eshte me interes si faqe pasi ka shume autore qe analizojne kete teori dhe shembujt dhe faktet jane te shumta.

    Po ashtu mund te lexoni mbi Velikovskyn ne pergjithesi ketu (sidomos pjesen per Trojen se e ka shume interesante): http://www.varchive.org/ (shkoni aty ku thote The Dark Age of Greece).

    Nje tjeter material nga Velikovsky eshte shkeputur nga libri i tij World in Collision, liber qe e beri te famshem dhe po ashtu objekt sulmi te papare nga akademiket ortodokse dhe shkenctaret mendjengushte. http://www3.telus.net/JNHDA/wic.htm

  10. #90
    Po ashtu Dalan Hapgood e ka zgjeruar shume teorine e tij dhe bashkangjitja qe i beri Velikovsky me argumenta te tjere e ndihmoi me shume perhapjen e kesaj teorie. Po te postoj disa foto te vogla qe tregojne ndryshimin e pozicioneve te pjeseve te ndryshme te tokes gjate fenomenit te zhvendosjes se kores ose dhe vete levizjes kontinentale ose sic quhet ndryshe continental drift.



    Dua te shtoj dhe dicka tjeter. Ne librin Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura permendet si rezultat i zhvendosjes se kores se tokes vetem pesha e akujve. Pra shqyrton nje rast konkret meqe flitet per Epoken e fundit te Akullnajave por kjo zhvendosje mund te shkaktohet dhe nga spostimi i poleve te vete tokes. Sic dihet spostimi i poleve eshte dicka qe mund te ndodhe ne nje perplasje me nje trup qiellor, asteroid, meteor ose komete si dhe ndonje faktor tjeter kozmik. Po ashtu zhvendosja e kores nuk eshte e thene te jete globale por mund te jete e pjeseshme dhe kjo shpjegohet fare mire ne shkrimin #119 ne mos gabohem. Nese do te lexosh me shume per Charles Hapgood dhe teorine e tij atehere mund te shkosh ketu: http://www.crystalinks.com/crustal.html

Faqja 9 prej 11 FillimFillim ... 7891011 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Materiale mbi Provimet e Lirimit nga Ministria e Arsimit (MASH)
    Nga [Perla] në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 02-06-2012, 10:24
  3. Intervistë
    Nga sabit idrizi në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  4. Lumturia E Librit
    Nga Xhuxhumaku në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2005, 17:29
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •