Where have all the good men gone
& where are all the gods?
O Kinik po ç'është ajo ignore list?
A mos janë shqiptar anëtarët e saj?
______________________
Ne duhet ti ndëgjojm mendimet e të gjithve pa marë parasysh se a janë gabim apo të sakta!
Jemi shqiptar,e mbi të gjitha jemi njerëz-krijesa më e përsosur e zotit.
Këta dy të fundit nuk kanë ndjenja kombëtare, ndaj mos u frikëso se s'humbin asgjë pse i shan.Une, si SHQIPE nga Kosova, nuk i BESOJ asnjerit qe fyen ndjenjat kombtare te MAJKOS, CEKUT e Profesorit SEJDIU.
Shqiptaret duhet te fillojne te zhvillojne patriotizmin dhe nacionalizmin sic e kane shtetet tjera, ne jemi te vetmit qe kemi mbetur mbrapa ne kete fushe (dhe ne shume tjera). NUk po them per nacionalizem te semure si te serbeve, por nacionalizem~atdhedashuri, ta duam kombin dhe atdheun.
Duhet te behemi se bashku njehere te pakten ashtu sic u beme para turkut nen Skenderbeun. Ku e kemi nderin, lavdine, historine e traditat??? Deri kur bota do te shkoje e te na shkele me kembe???
BRARI
i kam lexuar shum postime tuat ,dhe kam nje paraftyrim se juve shum ju ka demtu qeshtja kombtare dhe lufta e lavdishme e UQK-s,
Ju ka demtu sepse e paskeni pas shum mir me kumaren shkja,
Vreri dhe defetizmi i juj me se miri e deshmon ket.!
Vertet kan then se melezi është shum i rrezikshem !!!
Kosova ka nje parlament kukull me qeveri kuislinge,ka kryetar, ka nje kryeminister
te krisur(sepse punon ne mesin e analfabeteve)te cilet ua mbajn ***** lloj lloj zezaku vetem per ta rujtur bajraktarizmin.
E brari po te mos ishte kan gryka e pushkes ,ty nuk do te ishte prisur rahatia ende.
Ne kohen e rugoves e patem nje ministri te mbrojtjes,e cila u krekos vetem kur nato e beri te veten.......
Ndryshuar për herë të fundit nga tullumi : 08-10-2007 më 18:30
tullumi i shkaut..
keshtu si ty i do shkau te mendojne shqiptaret..se me nji cet arkanesh i dbon mbrenda dites ..
AKSH-ja NUK ËSHTË GOGOL O SHKRETANË TË MJERË, GOGOLË JENI JU QË E PENGONI DHE E DËNONI A
Shkruar nga Xhemil ZEQIRI- Fadil SHYTI
Tuesday, 09 October 2007
LETËR E HAPUR
Politikanëve shqiptarë kudo në trojet shqiptare që të nxitur nga interesat personale, grupore dhe partiake, të cilët e kanë shitur shpirtin tek të huajt, të nxituar dhe pa hezituar po e dënojnë AKSH-në.
Elementë të tillë servilë tek të huajt dhe kundër-kombëtar si Sejdiu, Çeku, Majko, Berisha e të tjerë, shpejtuan ta pengojnë dhe dënojnë këtë forcë ushtarake çlirimtare, madje para qeveritarëve të Serbisë dhe qeveritarëve sllavë dhe të tjerë që e kanë rrethuar e okupuar Kosovën me vise të tjera shqiptare, harrojnë se në këtë kohë kur kombit po i rrezikohet qenia fizike, kur atdheu ynë po ri-copëtohet, kombit po i rrezikohet ardhmëria, nga armiqtë tanë shekullorë, kjo që po bëjnë këta shkretanë është hiq më pak se verbësi politike e cila po ri-përsëritë kohën e errët, gjendjen që dikur e krijoi ish-”babai” i tyre politik titisti, Ibrahim Rugova.
Dihet botërisht kur në skenën historike doli e famshmja UÇK, ishte Rugova &Co, të cilët pa i peshuar fjalët, u hodhën si ujqërit të ulërinin ta pengonin e ta dënonin paskrupullt atë forcë ushtarake çlirimtare, përkundër faktit që koha e tregoi mjerimin e tyre politikë, sot o kurrë nuk i kërkuan falje popullit për ato prononcime të poshtra. Fatkeqësisht, kori i shkretanëve filloi edhe ndaj përbuzjes së forcës ushtarake të AKSH-së. Është në “nderin” dhe në përgjegjësinë e tyre para brezave që do vinë, për të gjitha këto marrëzira politike që po i bëjnë, por një gjë duhet ta kenë të qartë këta zotërinj që u ka marrë koka erë tradhtie se: “jemi të bindur që s´janë më kohët e kaluara kur këta dhe sivëllezërit e tyre pacifistë titistë e të tjerë do të munden ta kapin lehtë “trenin e historisë” sonë të re, jemi të bindur se udhëheqja largpamëse e krahut politikë të kësaj force reale ushtarake e dalë nga gjiri i popullit tonë të kalitur në beteja të lavdishme kundër okupatorëve sllavë në trojet etnike shqiptare; nuk do të lejojë që nesër në një ditë me diell të jeni ata që do të keni pjesë në sofrën e logut e të dialogut kur do të shtrohet për zgjidhje ardhmëria e shtetit tonë shqiptar sipas parimit “ një komb një shtet” dhe se do të keni pjesë për të projektuar ardhmërinë e kombit tonë tani të ndarë copë-copë si një monedhë kusuritjeje, jemi të bindur se fitoret tona të lirisë dhe të ribashkimit të kombit do të arrihen me çdo çmim, më mirë do të ishte të ishim bashkë, e jo të përçarë si dje, por në rast se ju nuk keni kurajën ta bëni këtë bashkim, por ia futni thikën prapa shpine kësaj flakadaneje të lirisë dhe të ribashkimit, ne po ua themi me përgjegjësi morale dhe penale se: do të keni përgjegjësi historike për gjithçka e pakëndshme që do të ndodhë brenda kufijve të Shqipërisë Natyrore”.
Ne, nuk e duam irakizimin e shqiptarëve, por në rast se ju i fryni zjarrit, dijeni mirë se kartat tuaja do të digjen me kohë, ju nuk do të mbeteni jo në ballë por as në bisht të historisë. Ju, po zotoheni se nuk do të ndodhin ato çfarë ndodhën këto tetë vjet dhe fatkeqësisht po ndodhin sot: - ju thoni nuk do të ketë ndarje të Kosovës, kurse në fakt Kosova u nda në enklava dhe Mitrovica e pësoi fatin e Dibrës. Tani veriu i Kosovës dhe sidomos Mitrovica e Veriut, e cila sipas jush me rezolutën 1244, është dashur të administrohet nga UNMIK-u dhe KFOR- i, të dhe nga SHPK-ja, e TMK-ja. Kurse, as tani pas tetë vjetësh kjo nuk u arrit; prandaj atje ka shpërthyer dhuna mbi shqiptarët. Shqetëson fakti se nga kjo dhunë shumë familje shqiptare po detyrohen të shpërngulen nga trojet e veta stërgjyshore.
Zotërinj!
Këto janë fakte tepër të hidhura që nuk mund të tejkalohen lehtë nga ne. Mos thoni pastaj: pse shkoi AKSH-ja, për t' i përzënë kriminelët serbë të "Car Llazarëve"?!
Po këtë fat të hidhur po e përjeton edhe popullsia e Kosovës Lindore (Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc) nga dhuna që po ushtron xhandarmeria serbe mbi popullin shqiptar të kësaj krahine shqiptare.
Ju thoni, vendin tonë do ta mbrojnë institucionet tona në bashkëpunim me KFOR-in, ndërsa, gjakpirësit serbë të gardës “Car Llazarit” kërcënojnë me luftë të re, Kosovës i duhet një forcë sinqertë mbrojtëse. Derisa, dolën në skenë këto forca të errëta që hapur e hedhin vallen e okupimit ato të cilat kurrë qeveria serbe nuk i dënoi, po përse të mos e ketë edhe kombi shqiptar një forcë të çlirimit dhe përse ju o “të nderuar” shpejtoni ta pengoni dhe ta dënoni?!!!
Dihet mirëfilli nga të gjithë se kur mungon vigjilenca e udhëheqjes së një vendi për t´i zgjidhur çështjet e pazgjidhura me mjete diplomatike (paqësore) domosdoshmërisht populli detyrohet nxjerrë në skenë elementë përparimtarë, lëvizje dhe ushtri çlirimtare. Prandaj, dalja ne skenë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani dalja në skenë e AKSH-së nuk ashte asgjë tjetër veç një reagim i drejtë kundër rrugës së tradhtisë që po ndjekë politika shqiptare që nga presidentët dhe i tërë aparati "demokratik", pra institucionet që i përfaqësojnë sot pozitë dhe opozitë.
Jo zotrinjë !
Çështja shqiptare nuk zgjidhet me premtime boshe dhe me tërheqje nga pozicionet e drejta që na takojnë ne si komb. Ndërsa, të huajt pastaj të na marrin lehtë nëpër këmbë, të vendosin si të duan për fatet tona!
Dihet gjithashtu botërisht se që nga Konferenca famëkeqe e Londrës (1913) deri në Konferencën famëkeqe të Rambujës , atdheu ynë u copëtua si mos më keq.
Revolton në veçanti fakti kur kryeministri, Sali Berisha, ish-opozitari i cili bënte thirrje të mos nënshkruhet në Rambuje se kjo është tradhti, prej nga doli rezoluta famëkeqe 1244, e cila shqiptarët përkundër gjithë atyre vuajtjeve, derdhën gjakun rrëke dhe asgjë nuk fituam më shumë se “sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën” , kurse tani kur erdhi në pushtet me njëmijë e një makinacione politike, fitoi me “votën e lirë” ka ndërruar “faqen”, e përkrahë Konferencën e Rambujës dhe po ky “politikan” sharlatan mundohet ta mashtrojë popullin shqiptar se paketa e Ahtissaarit na qenka e mjaftueshme dhe e dobishme për Kosovën.
Duke përdorur fraza bombastike si e çliruam Kosovën , ky dhe homologu i tij në Prishtinë, nuk duan ta pranojnë faktin e hidhur se Kosova nuk u çlirua por ka rënë në një robëri moderne kolonialiste. Tani, ahtisarianët po i mbrojnë interesat serbe , kurse titistët autonomistë dhe servilët e tyre “opozitarë” po e përshëndesin si fitore të madhe!!!
Ikën kohët kur UNMIK-u , maskohej si mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, këtyre gënjeshtrave u erdhi fundi , aspak nuk duhet besuar ato gjepura...
Këta “administratorë ndërkombëtarë”, janë në fakt kolonizatorë ndërkombëtarë.
Për më tepër e treguan edhe fytyrën e vërtetë të vrasësve 10 shkurt 2007, kur gjatë protestave të Lëvizjes Vetëvendosje na vranë rininë tonë heroike.
Duke u bazuar nga këto, kryetari i parlamentit kukull të Kosovës, aspak nuk ka të drejtë kur thotë se: “ shqiptarët i mbron UNMIK-u dhe KFOR-i”!...
Siç u theksua edhe në deklaratën e pjesëtarëve të AKSH-së: “ ne nuk jemi kundër KFOR-it, por ne jemi për ta mbrojtur nga sulmet serbe popullin e pambrojtur shqiptar”, fort mirë po dihet nga të gjithë se pikërisht tani rreth kufijve me Serbinë, po bëhen provokacione të rënda dhe popullsia shqiptare po detyrohet të largohet nga trojet e veta.
Derisa nuk zgjidhet drejt çështja shqiptare, derisa Serbia dhe shtetet aleate të saj do të kërcënojnë me luftëra të reja, është krejt e natyrshme dhe e drejtë e popullit tonë të organizojë forca të reja çlirimtare.
Danimarkë-Suedi, Më 08.10.2007
HISTORI E KESAJ TOKE
LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE
Krijoni Kontakt