Bushi dhe demokratët përsëri nuk arritën që t'i tejkalojnë mosdakordimet rreth Irakut

Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe demokratët nuk arritën t'i tejkalojnë mosdakordimet rreth financimit të luftës në Irak.



Në takimin në Shtëpinë e Bardhë kongresmenët i bënë presion Bushit që ta pranojë grafikonin për tërheqjen e ushtarëve amerikanë. Pas takimit, lideri i shumicës demokratike në Senatit, Hari Rid dhe kryetarja e Dhomës së Poshtme, demokratja Nansi Pellsoi, kumtuan se së shpejti Bushit do t'i dërgojnë propozim-ligj, i cili pëveç 100 miliardë dollarëve të reja për luftën në Irak do të përmbajë edhe datë për tërheqje.

Shtëpia e Bardhë dhe aleatët e saj, republikanët, datën e quajtën "datë për kapitulim" dhe theksuan se presidenti do ta hedhë poshtë.
Dhe tash ,BUSHi çfar demokracia po krijon ne İrak?
Demokracin Komuniste(ate te berlindid) ne Bagdat!Kesa i thuhet demokraci e Bushit ndaj İrakut!
--------------------------------------------------------------------------------------------------
*Amerikanët ndërtojnë mur ndarës ndërmjet Sunnive dhe Shiitëve në Bagdad

Amerikanët janë duke e ndarë lagjen Sunnite Azamije me një mur me gjatësi prej 3.5 metrave nga lagja Shiite.


SHBA-të, si faktor kryesor në destabilizimin e situatës në Irak, tani për t’i parandaluar përleshjet në Bagdad ndërton mure. Muri do të ndërtohet në lagjen Sunnite Azamije e cila do ta bëjë ndarjen me lagjen tjetër Shiite.

Muri në fjalë na përkujton murin e Berlinit dhe është një indikacion i divergjencave ndërmjet Sunnive dhe Shiive. Ky mur mund të jetë shkaktarë në rritjen e mospajtimeve ndërmjet mez’hebëve. SHBA-të në lindje të lumit Dixhle, në rrethin e lagjes së Sunnive, do ta vendos një barrikadë prej 5 kilometrave, ndërtimi i kësaj barrikade është me pretekst për parandalimin e sulmeve të ndërsjellëta.

Shiitët në këto lagje ishin duke u futur pa pasur ndonjë problem për t’i sulmuar Sunnitë, dhe në anën tjetër, edhe Sunnitët i përgjigjeshin duke u hakmarrë ndaj Shiitëve. Iniciativa e barrikadës ka filluar më 10 Prill, ndërsa kapiteni amerikan, Scott McLearn, ka deklaruar se punimet janë duke u zhvilluar ditë e natë.

Opinioni i Sunnitëve është që krahas ngritjes së sigurisë me ndërtimin e murit është duke u rritë edhe përçarja me Shiitët. Beshir Abdullatif, mësuesi i cili është duke jetuar në Azamije, tha: “Ne duhet që të jetojmë si vëllezër e jo të diferencuar nga njëri tjetri”. Kurse një Sunni me emrin Ahmed Abdul u shpreh në këtë mënyrë: “Muri nuk do të jetë faktor për parandalimin e përleshjeve por do të jetë shkaktarë që të rritet edhe me tepër përçarja”.

Në veri të Irakut, ku pjesa më e madhe e popullatës janë Turkmen, është bërë ndalimi i qarkullimit nëpër rrugë me pretekstin se në këto rajone do të bëhen sulme kimike.

Në bastisjet e djeshme janë varë 8 kryengritës dhe 41 të tjerë janë arrestuar nga ana e ushtarëve amerikan.

bbc..