Close
Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 226
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Nje pyetje kisha,thjesht per kuriozitet...Ne nje perkthim te tije "Wilhelm Telli" S.Luarasi ne perfundim te parathenies shkruan: Uj i Ftohte,Prill 1933. Ku bie ky vend "Uj i Ftohte" ?

  2. #212
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Nje pyetje kisha,thjesht per kuriozitet...Ne nje perkthim te tije "Wilhelm Telli" S.Luarasi ne perfundim te parathenies shkruan: Uj i Ftohte,Prill 1933. Ku bie ky vend "Uj i Ftohte" ?
    I nderuar,
    Behet fjale per zonen e quajtur ''Uji i Ftohte'' ne Vlore. Atje gjendet Shkolla Tregtare (ish instituti Tregtar)
    Pershendetje
    Petro

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    I nderuar,
    Behet fjale per zonen e quajtur ''Uji i Ftohte'' ne Vlore. Atje gjendet Shkolla Tregtare (ish instituti Tregtar)
    Pershendetje
    Petro
    Faleminderit per pergjigjen.
    Nuk do me shkonte kurre nder mend qe do ishte dhe i famshmi vend Ujet e Ftohte te Vlores. ("Do na ofendohen dhe labet...")

    Po pse keshtu ne institutin tregtar te Vlores (qe me duket se quhej Budi a Bogdani ne ate kohe) nuk ishte mesues ne Tirane,ē'ne ne Vlore ?

    Pershendetje.

  4. #214
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder P. Luarasim, mesues ne Vlore

    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Faleminderit per pergjigjen.
    Nuk do me shkonte kurre nder mend qe do ishte dhe i famshmi vend Ujet e Ftohte te Vlores. ("Do na ofendohen dhe labet...")
    Po pse keshtu ne institutin tregtar te Vlores (qe me duket se quhej Budi a Bogdani ne ate kohe) nuk ishte mesues ne Tirane,ē'ne ne Vlore ?
    Pershendetje.


    ‘’S.Luarasi pasi pėrfundoi studimet ne Austri, ministri i arsimit Hilė Mosi, mik i te atit Petro Nini Luarasi, e ndihmoi tė punėsohej si arsimtar nė Shkollėn Teknike Amerikane (1930-1931). Pėr shkak tė pikėpamjeve e veprimtarisė sė tij “tė padėshiruar” e transferuan nė disa shkolla tė mesme: nė Institutin Tregtar tė Vlorės (1931-1933), nė gjimnazin e Tiranės (1933-1934), nė gjimnazin e Shkodrės (1934-1935), ku drejtoi edhe konviktin e saj “Malet tona” si dhe sėrish nė gjimnazin e Tiranės (1936)’’


    Skender Luarasi
    Nė Institutin Tregėtar tė Vlorės (1931-1933)- kujtime
    ''Me tre muaj e gjysėm burg duke u gjykuar pėr ’’faje politike’’dhe katėr e gjysėm nė klasė duke u mėsuar nxėnėsve gjuhėn amtare, e mbylla motin e parė shkollor nė atdhenė tim monarqik. Tėrthorazi mė bėnė tė kuptoj tė mos kisha shpresė pėr tė qėndruar motin tjetėr shkollor nė shkollėn teknike tė Tiranės. Mė vonė mora vesh se Musa Juka pati porositur Hilė Mosin tė mos mė emėronte mėsues nė Tiranėse, do tė mė largonte nga kryeqyteti. Kur shkova nė Ministrinė e Brendėshme dhe protestova, nga mėnyra se si i foli nė telefon ministri shkodran i brendshėm, ministrit shkodran tė arsimit, kuptova qė Hil Mosi mė pat thėnė tė vėrtetėn.
    Ismet Toto mė propozoi njė vend sekretari nė ‘’Djelmėnia shqiptare’’, por unė duke e ditur qė kjo shoqėri qėndronte nėn influencėn e organizatorėve italianė-fashistė, nuk e pranova. Disa shokė mė propozuan tė ēelja njė kurs tė anglishtes, i cili mė vonė mund tė zgjerohej nė njė shkollė ‘’Berlitz’’; dhe nė fakt e fillova privatisht me kėta shokė.
    Ndėrkaq erdhi nė Tiranė Naum Stralla,i cili sapo qe caktuar drejtor nė shkollėn tregėtare tė Vlorės. Ai i tha Hil Mosit tė mė emėronte atje pėr mėsues tė gjuhės shqipe. Nė fillim nuk desha, mė shumė pėr tė kundėrshtuar urdhėrin e padrejtė tė Musa Jukės.
    ’’Shko, shko nė Vlorė‘’, mė kėshilloi Hil Mosi. ‘’Atje do tė bėhesh poet’’.
    Kėshtu u nisa pėr atje, por me ndjenjėn e njė tė internuari.
    Vlorėn e pashė mė 1914 nė motin e halleve tė mėdha tė popullit shqiptar. Emri i kėtij qyteti mė ka zgjuar gjithmonė edhe kujtime tė gėzuara, edhe kujtime tė hidhura. Prej Vlorės u nisėn nė dhjetor 1913 ushtarėt e shtetit shqiptar me flamurin e Skėnderbeut shpalosur pėr nė Kolonjėqė tė bashkonin edhe kėtė krahinė me mėmėdhenė;por dhe drejt Vlorės ikėn gjashtė muaj mė vonė me dhjetra mijė kolonjarė qė tė shpėtonin kokėne nderin nga barbarėt e Kostandinit grek, kur hordhitė e tij u vunė zjarrin atyre viseve nga mė shqiptarėt e Shqipėrisė. Nė ullishtat e Vlorės mė kishin marrė nėn kujdestarinė e tyre prindėrore njerėz zemėrmirė
    Atė ditėn e vjeshtės sė motit 1931, tek udhėtonja rrugės sė ullishtave tė Nartės mė kaplluan kujtime mallėngjyese pėr shokėt e fėmijėrisė qė u varrosėn kėtu.
    Mė vonė kolegė tė shkollės mė thanė se, kur zbrita prej automobilit nė Ujin e Ftohtė, u bėra pėrshtypjen e njė tė internuari.
    Porse nxėnėsit me sjelljen e tyre shumė tė mirė, mė ndihmuan tė ambjentohem e tė gjej gėzimin qė jep puna. Atje qenė mbledhur djem gati nga gjithė viset e Shqipėrisė; internatistė nga Himara, Pėrmeti dhe Dibra, qenė mė shumė prej familjesh tė shtresės sė mesme fshatare e qytetare Aqė tė pėrbashkėt e kishin karakterin shoqėria sa mund ti dalloje se nga ē’anė e atdheut vinin vetėm pėrmes kėngėve qė kėndonin nė grup. -Nxėnėsit e shkollės tregėtare dalloheshin nga tė teknikes se i pėrkisnin pėrgjithėrisht shtresės sė mesme qytetare. Ata, kur tė mbaronin mėsimet, do tė punonin ndė mos pėr prindėrit e tyre nė ndonjė dyqan tė vogėl pėr tregėtarėt e mėdhenj nė sipėrmarje ose zyra qeveritare si logaritarė. Nxėnėsit e teknikes njė a dy herė nė javė shkonin nė punė praktike nė teren, ndėrsa tė tregėtares tė gjitha mėsimet i zhvillonin nė klasė. dhe mungesat ishin tė rralla.;puna kėtu qe e pandėrprerė, ndonėsedo tė kishte qenė mirė pėr nxėnėsit tė bėnin edhe kėtu punė manuale duke mbjellė pemė,sidomos bajame qė rriteshin bukur nė qipshtet rreth e pėrqark.
    Drejtori Naum Stralla, i zoti nė profesionin e tij si kimist u tregua i zoti edhe si administrator(*)
    (*)Shkolla Tregėtare e Vlorės ēerdhe e lėvizjes patriotike e revolucionare-Maket,(1924-1974),Vlorė 1974.
    f.23Nė tė njėjtėn kohė me Naum Strallėn erdhi nė shkollėn tregėtare si mėsues letėrsie Skėnder Luarasi; pedagog me ndjenja patriotike dhe pikėpamje demokratike.Nė kėtė kohė u gjallėrua mė shumė edukimi patriotic dhe demokratik i nxėnėsve nėpėrmjet procesit mėsimor dhe lėvizjes kulturale artistike.
    Nė mėsimin e letėrsisė njė vend tė rėndėsishėm filluan tė zenė veprat qė rievokonin tė kaluarėn historike tė popullit tonė, luftėn pėr liri e pavarėsi, ose vepra tė letėrsisė pėrparimtare botėrore, me frymė demokratike e pėrparimtare.
    Nė procesin mėsimor, sidomos nė lėndėn e letėrsisė, nuk lihej rasti pėr tė edukuar te nxėnėsit ndjenjėn e pėrparimit dhe urrejtjen kundėr armikut.Nuk ėshtė e rastit qė Skėnder Luarasi mėsimin e letėrsisė e niste me vargun:’’Bujku me poetin krah pėrkrah me mbretin’’, pėr tė treguar nė mėnyrė aludive simbolin e barazisė (Kristofor Spiro Xhani ujtime)
    Edhe pedagogėt shqiptarė qenė nga mė tė mirėt qė pata njohur.
    Nė tregėtaren e Vlorės pati po aqė shumė profesorė italianė, shumica e tė cilėve sipas udhėzimeve tė Romės, pėrpiqeshin ta bėnin shkollėn institut italian. (*)
    (*)Instituti Tregėtar Vlorė
    F.295 ,Viti 1931,Dosja 30,f. 149 shkresė nr.785 dt.28 Tetor 1931
    Nė konferencėn e mbajtur nga titullari Z.Naum Stralla u ndanė lėndėt e personelit
    1.Naum Stralla-Kimi
    2.Kostanco Buko -Dituri tregtare
    3.Jorgji Ceko-Shqip, kl.1-2
    4.Tommazi Gjino-Italisht
    5.Oradio Martini-Shkencė
    6.Erico Luigi-Italisht
    7.Dante Antonioni-Italisht
    8.Pjetėr Guraziu-Kontabilitet
    9.Llazar Eftimiadhi-Gjuhė shqipe 1,a-3,b,Gjeografi
    10.Stavro Sheadi-Matematikė
    11.Skėnder Luarasi - Gjuhė shqipe 3-a, 2-b; 5, 6, Histori 1-a.
    12.Nikolla Gjergo -Kontabilitet

    Ndėrsa nė Tiranė profesorėt e harxhonin shumicėn e kohės sė tyre nėpėr kafene, ata tė tregėtares duke qenė shkolla disi larg nga qyteti, rrallė zbrisnin nė Vlorė, zakonisht tė shtunėn pasdreke ose tė djelave. Po kėshtu edhe nxėnėsit: ata duke qenė larg influencės borgjeze tė qytetit, u pajtuan me frymėn e shėndetshme tė Ujit tė Ftohtė. Sidomos pedagogėt nė internat tė lirė nga intrigat dhe ndjekjet e autoriteteve,gjenin rast e nge tė mendonin pėr punėn e tyree tė bisedonin me njeri- tjetrin pėr hallet e popullit.
    Me tu vendosur nė Ujin e Ftohtė, vizitėn e parė pėr falenderim e mirėnjohje ia bėra patriotit Aristidh Ruci i cili mė pati mbajtur nė familjen e tij mė1914. Ndėrkaq njoha librashitėsin Ibrahim Shyti, nė dyqanin e tė cilit shkoja kohėn kur zbritja nė qytet. Miqėsinė e kėtij veterani tė nderuar e ruajta me nder e dashuri gjer motin e fundit tė jetės sė tij. Nė internat dhomat e gjumit plot ajėr e dritė ishin tė shėdetshme e tė pajisura mė sė miri. Usta Koēo qė e pat ushtruar zanatin nė Stamboll gatuante gjellė nga mė tė mirat nė shije e nė bollėk.
    Qė ditėn e parė vura re se shumė eksternatistė ngjiteshin herėt nė shkollė dhe mėngjes e drekė qėndronin nė pritje pėrpara derės sė kuzhinės. Fola me Naum Strallėn pėr kėtė dhe falė kėtij drejtori me ndjenja socialiste ēelėm njė lloj mence pėr kėta nxėnės tė varfėr.
    Kėtė mot mė shumė se tjetėr here ndjeva fort pėrgjegjėsin ė qė mbajnė mėsuesit e gjuhės shqipe, tė lrtērsisė e historisė shqiptare nė rritjen e rinisė sė vendit tė tyre. Nė shkollėn tregėtare gjuha kryesore qe italishtja Mėsuesve tė shqipes u binte detyra qė ta ngrinin amtaren
    nė rang tė parė. Biblioteka e shkollės qe mbushur me libra italisht qė propagandonin ide fashiste e reaksionare. Duhej qė kėtyre t'ua zinin vendin vepra tė letėrsisė pėrparimtare. Pėr kėtė arėsye q ė m ė 1931 refuzuam tė pranojmė libra q ė na dėrgoi dhuratė konsulli Italia dhe bėmė ēmos q ė tė shtonim fondin e librave tė mira n ė gjuhėn amtare. Po ndjenim afshin kombėtar qė dukej se po pėrfshinte gjithė popullin tonė.
    Nė dhomėn e qetė pėrkashi detit e me mjetet e duhura pėr punė (letėr, daktilograf e shaptilografin qė mė vuri nė dispozicion drejtori) iu pėrvesha detyrės me tė gjithė vullnetin e mirė timin.Qė semestri e parė pėrpilova pėr klasat e larta njė hyrje nė gjuhė dhe letėrsi, tė cilėn e shtypėn nxėnėsit me shaptilografin e shkollės nė qindra ekzemplarė; orėt letrare i shoqėroja mė shembuj tė pėrkthyera prej letėrsisė botėrore:nga anglishtja shqipėrova dramėn indian ‘’Sakuntala‘’ tė Kalidasės, nga gjermanishtja ‘’Lirika’’ tė poetit tė madh kinez Litajpe’’Gjylistan’’ tė poetit pers Sadiu, ‘’Sorabi dhe Sherberiu’’, ’’Njė mijė e njė net ‘’ etj. ‘’Sakuntala’’ u botua nė shtypshkronjėn e Vlorės; ’’Enoh Arden’’ i Tenison-it nė revistėn ‘’Shekulli XX’’, ‘’Wilhelm Tell’’ i Shilerit nė revistėn ‘’Minerva’’, Tiranė. Letėrsinė shqipe nxėnėsit e studjuan sipas tekstit tė Petrotės, tė cilin klasa maturante 1931-32 e shqipėroi tėrėsisht nga italishtja , edhe si stėrvitje nė pėrkthim.Lėndėn e stilistikės tė shpjeguar nė klasė, nxėnėsit e pėrvetėsuan nė shtėpi dhe mė vonė njeri pas tjetrit nga katedra mbanin biseda mbi kapitujt e ndryshėm, herė-herė duke krijuar edhe ata vetėshembuj pėr llojin e poezisė qė shpjegonin. Pjesė tė bukura letrare, si ‘’Korbi’’prej Edgar Allan Poe-s , tė krahasuara me elegjinė e famshme tė Ēajupit, i mėsonim pėrmendsh, dramat ‘’Jul Qesari’’,’’Vilhelm Teli’’, i lexonim nė grup, shpesh herė klasėn e shqipes e kthenim nė teatėr.(*)
    ---------
    (*)Qėllimi i pėrkthimit ishte pėt edukimin patriotik- antifashist, arsimor dhe kulturor i nxėnėsve qė mė sė miri realizohej nė klasa pėrmes hartimeve, diskutimeve dhe inskenimit tė fragmenteve. Nė atė kohė kur Shqipėria dhe veēanėrisht Vlora kėrcėnoheshin nga influenca dhe pushtimi fashist, rinia shkollore u armatos me shigjetėn e Vilhelm Telit
    ''Vilhelm Telin'', kryevepėn e Shilerit, e pėrktheva dhe e pėrdora si njė shembull tė dramaturgjisė klasike qė vlerėsohet pėr bukurinė e gjuhės sė saj poetike dhe subjektin kombėtar qė mban lart parimet e lirisė dhe tė idealeve tė njerėzimit. Ajo ushtroi influencė fort tė mirė tek nxėnėsit prandaj e pėrdora nė tė gjitha klasat. Pjesė tė saj teatri amator i studentėve i shfaqėm edhe pėr qytetarėt vlonjatė.

    (**)Shkolla Tregėtare e Vlorės ēerdhe e lėvizjes patriotike e revolucionare-Maket,(1924-1974),Vlorė 1974.
    f.23 Nė mėnyrė tė veēantė nė fillim tė viteve 30-tė , njė zhvillim tė madh mori aktiviteti artistikme pėrmbajtje demokratike e pėrparimtare mė 1931 nxėnėsit shfaqėn dramėn ‘’Vilhelm Teli’’, kurse nė vitin 1932 pėr publikun e Tiranės dhe tė Vlorės u shfaq drama ‘’Lulja e kujtimit(e Foqion Postolit) dhe ‘’Agimi i Lirisė‘’(e Skėnder Luarasit)me rastin e festės sė 28 nėntorit tė 1932.
    f51 Dramat ‘’Vilhelm Teli’’ apo ‘’Klubi I Selanikut’’ kanė patur jehonė mjaft tė madhe nė atė kohė…

  5. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    SERAFIM DILO (07-02-2015)

  6. #215
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Aristidh Ruci,siē e shkruan dhe i madhi Skender ka qene vertet patriot.

  7. #216
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi ‘’Njeriu i Fjalės sė Lirė’’

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi ‘’Njeriu i Fjalės sė Lirė’’

    Skėnder Luarasi – legjendė, mit dhe realitet
    Kėtė vit pėrkujtojmė 115-vjetorin e lindjes sė Skėnder Luarasit (1900-1982) Nder i Kombit, ndėr personalitetet mė pėrfaqėsues tė inteligjencies shqiptare nė shekullin XX.
    Nė kushte tė vėshtira ai kreu veprimtarinė madhore tė atdhetarit demokrat-antifashist, si mėsues edukator e pedagog, publicist, biograf, pėrkthyes, dramaturg, historian, linguist poliglot, me shumėllojshmėri arritjesh cilėsore. Pėr bindjet republikane e antifashiste ai u burgos nga rregjimi monarkist dhe vuajti kampet e pėrqėndrimit fashist. Nė sistemin diktatorial u pėrndoq si intelektual demokrat jokonformist ndaj kultit tė individit dhe tezave tė ideologjizuara qė i imponoheshin letėrsisė dhe historiografisė shqiptare. E pėrjashtuan pėr disa vjet nga Lidhja e Shkrimtarėve, e akuzuan ‘’pėr veprimtari armiqėsore’’, ‘’historian borgjez’’ e ‘’oportunist’’ dhe rrekeshin ta izolonin, censuronin dhe pengonin nė botimin e veprave, i sajonin dhe e pėrgojonin me historiēka e shantazhe, por nuk e mposhtėn dot ‘’Njeriun e Fjalės sė Lirė’’!
    Kėtė mekanizėm terrori mund t’a pėrballonin vetėm njerėz idealistė me karakter tė fortė. “Skėnder Luarasi, Kasėm Trebeshina, Mehmet Myftiu e ndonjė tjetėr, mbetėn tė vetėm nė pėrpjekjen e tyre ballore ndaj diktaturės. Mungesa e karaktereve tė fuqishme, ishte fatkeqėsia mė e madhe e letėrsisė dhe e shoqėrisė shqiptare nė ato vite 60'.” 1. (Fatos Arapi. Kujtohem qė jam, f.150.)
    Edhe pas ndryshimeve demokratike, ndihen paragjykimet politike-ideore me teza tabu tė sė shkuarės dhe interesat klanore qė Skėnder Luarasi tė mėnjanohet nga studimet akademike dhe programet shkollore.
    Pėr masat e gjera ai pėrfaqėson personazhet e mirėnjohur: shkrimtarin Astrit Larinasi nė librin e V.Kokonės "Nė valėt e jetės", atdhetarin demokrat Prof. Luarasi nė veprėn "Burgu" tė Haki Stėrmillit, ideologun antifashist prof. Tomorri nė "Hasta la Vista" tė Petro Markos, pedagogun e letėrsisė tė Qemal Stafės me shokė nė filmin "Qortimet e Vjeshtės’’, vullnetarin e parė antifashist qė u nis nga Shqipėria tė luftojė fashizmin nė Spanjė, ku mė 1937 organizoi dhe transmetoi pėr herė tė parė nė histori emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe, me platformė antifashiste dhe program tė qartė pėr bashkimin kombėtar pa dallim feje, krahine , ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Me qindra e qindra intelektualė, shkrimtarė e historianė, pėshpėrisnin ‘’bėmat’’ e Skėnder Luarasit dhe frymėzoheshin nga sfida e tij kundėr dhunės e terrorit tė sistemit monarkist, fashist dhe atij diktatorial, kundėr dhunimit tė principeve demokratike dhe nėpėrkėmbjes sė personaliteteve dhe vlerave kombėtare.
    Nė dy dekadat e fundit, tė mendimit tė hapur e shtypit tė lirė, janė publikuar vlerėsime tė shumta pėr Skėnder Luarasin. I janė kushtuar poezi e studime, janė zhvilluar aktivitete letrare e kulturore mbi personalitetin, veprimtarinė dhe disa anė tė veprės sė tij. Pėrgjithėsisht ai pėrmendet nė fushėn e pėrkthimeve ( shqipėruesi i Shekspirit, Gėtes,Shilerit, Uitmanit, Bajronit me shokė) mė pak nė punimet biografike ( biografi i I.Qemalit, I.Boletinit, Migjenit…) dhe pak si drejtues mediash, gazetar e publicist, me kontribute nė pedagogji, studimet historike dhe dramaturgji. Pėrkundėr ndonjė kapitulli pėrshkrues, ende nuk i ėshtė botuar ndonjė biografi apo bibliografi . Institucione nė Shqipėri e Kosovė e kanė vlerėsuar Skėnder Luarasin me dekorata tė larta, emėrtime objektesh, sociale, arsimore e kulturore.
    Ndėrkohė veprimtaria dhe vepra e Skėnder Luarasit paraqet interes pėr opinionin publik duke u bazuar nė koeficientin e lartė tė referimit dhe klikimit nė mediat e shtypura e elektronike. Me qindra shqiptarė intelektualė, akademikė, pedagogė, shkrimtarė, gjuhėtarė, regjisorė teatri e kinemaje, aktorė, studjues tė rilindjes e tė luftės antifashiste, e kanė pėrmendur dhe i referohen pėr ēėshtje tė ndryshme historiko-letrare, sikurse Fan S.Noli, Kristo Luarasi, B.Merxhani, T.Zavalani, L.Poradeci, I. Kadare, D.Agolli, A.Buda, V.Kokona, P.Marko, A. Uēi, K.Frashėri, N.Prifti, M.Zeqo, etj. Dėshmitarė ngjarjesh e studjues tė ndryshėm kanė zbuluar ngjarje, kontribute dhe veprimtari “tė pabesueshme” tė cilat edhe tė vetme do ti bėnin nder kujtdo personaliteti.
    Thuhet se kush ndjen dhimbje ėshtė i gjallė, por kur ndjen dhimbjen e tjetrit ėshtė Njeri. Skėnder Luarasi mbi tė gjitha vlerėsohet si Njeri i dhimbsur, bujar dhe i sakrificės. Shumė intelektualė e shkrimtarė bashkėkohės, ia kujtojnė me nderim ndihmėn qė u ka dhėnė nė fushėn humane, letrare, kulturore, pedagogjike etj. Ata janė nga ajka e elitės intelektuale, letrare e kulturore shqiptare ndėr vite si: Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Lasgush Poradeci, Aleks Buda, Qemal Stafa, Arshi Pipa, Xhemal Broja, Migjeni, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni, etj, etj.
    Ylli Popa, Kryetar i Akademisė sė Shkencave, e ēmoi: "Nėse lexon disa prej veprave tė tij, qoftė krijimtari e mirėfilltė, qoftė pėrkthime, do tė vesh re disa veēori morale aq tė vlefshme sa dhe kontributi i tij nė fushėn e kulturės". 2. (Petro Luarasi, Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra.Studim.Bibliografi.) http://www.*********.com/showthread.php?t=15197&page=2
    Nė tėrėsi ato pėrbėjnė traditėn e Skėnder Luarasit “legjendė, mit dhe realitet’’ , traditė e cila ka zėnė rrėnjė nė shtresa tė thella tė kombit shqiptar, tek ata qė e kanė njohur, kanė lexuar, analizuar e pėrqafuar pikėpamjet dhe idealin e tij.
    Dritėro Agolli e shquan si intelektual me kulturė tė gjerė evropiane, hallka lidhėse e epokės sė Rilindjes me atė tė demokracisė. ‘’ Nė kulturė zė radhėn e parė tė traditės pėrparimtare demokratike, ndėrsa nė traditėn e dinjitetit tė njeriut tė kulturės ėshtė i pakrahasueshėm me asnjėri.” 3. (Dritėro Agolli. Skėnder Luarasi-legjendė, mit dhe realitet, Zėri i popullit, 20.1.2000, f.10.)
    Ndaj kombi shqiptar, shteti me institucionet e tij, kanė nevojė pėr traditėn Skėnder Luarasi, pėr kapėrcyer me sukses pengesat nė rrugėn e ndėrtimit tė njė shteti demokratik me shoqėri tė emancipuar.

    Monografia “Ismail Qemali” (1962)
    Skėnder Luarasi ka dhėnė kontribut tė vyer edhe si autor monografish mbi personalitete tė shquara tė kombit shqiptar. Ndėr vite ai botoi veprat: ''Kolonel Thomson'' (1934), ''Migjeni''(1957),''Petro Luarasi” (1958), '’Ismail Qemali'' (1962), '' Isa Boletini'' (1971), ''Gjerasim Qiriazi''(1962), ''Motrat Qiriazi'' (1962) (anglisht e frengjisht). Ndėrsa veprat ''Sevasti Qiriazi'' dhe ''Motrat Qiriazi'' (1962) iu bllokuan nga censura, “ Fan Noli-jeta dhe vepra” “humbi” nė Institutin e Historisė.
    ‘’Do tė mjaftonin kėta emra atdhetarėsh pėr tė kuptuar kostelacionin e yjeve qė ndizte Skėnder Luarasi nė qiellin tonė sterrė pėr tė kuptuar se ēfarė rruge i tregonte ai kėtij populli, dhe mė nė fund, pėr tė kuptuar se prej ēfarė materie, prej ēfarė drite dhe me ēfarė orbitash jete dhe lirie jetonte ky burrė.”
    Historiku i botimit tė monografive tė tij, madje edhe pėr Flamurtarin e Pavarėsisė Ismail Qemal -Vlora, pėrmban peripeci tė shumta. Skėnder Luarasi vėrente qė nė diskutime, artikuj e botime historianėsh e politikanėsh, pėr arėsye subjektive, mbahej njė qėndrim jo i drejtė ndaj jetės dhe veprės sė personalitetit tė shquar Ismail Qemali. Nga disa thuhej se kinse nuk njihej, nga tė tjerė se kishte bėrė gabime tė mėdha. Pėrkundėr kėtyre pikėpamjeve, ai theksoi se pikėrisht pėr veprėn madhore, Ismail Qemali u bė njeriu mė i luftuar dhe mė i lėvduari nė historinė e Rilindjes shqiptare, ndaj tė cilit u sajuan shumė shpifje e intriga nga armiqtė e Shqipėrisė, por qė populli shqiptar duhet ti marrė si lėvdata pėr tė, e t’i jetė mirėnjohės pėr jetė.” 4 (S.Luarasi. Ismail Qemali, Tiranė, SHBLP, 1962, f.10-11)
    Ai nė pėrkujtimin e 50-vjetorit tė Pavarėsisė kėmbėnguli qė t’i botohej monografia e flamurtarit tė saj. Pretekstet e recenzentėve tė urdhėruar nga lart qenė tė shumta, ata theksonin “gabimet” dhe mbivlerėsonin opinionet kundėr Ismail Qemalit. Skėnder Luarasi bėri sfidėn e rradhės me sentencėn:”Bota nga balta bėn heronj, ne heronjtė i bėjmė baltė” duke theksuar: “Nė shtypin patriotik shqiptar janė bėrė kritika, nganjėherė tė ashpra jashtė masės, pėr veprime, ose qėndrime tė caktuara tė Ismail Qemalit. Mirėpo veprimtaria e Ismail Qemalit nuk duhet vlerėsuar nga pozitat e asaj kritike qė iu bė atėherė, por duhet vlerėsuar para sė gjithash nga rezultatet pėrfundimtare tė gjithė punės sė tij… Nė kėtė rrugė tė gjatė, tė vėshtirė e tė ndėrlikuar qė ndoqi Ismail Qemali, nuk do tė kishte pasur burrė qė t’u shpėtonte gabimeve. Ėshtė pėr tu ēuditur qė e mbylli jetėn me kaq pak gabime”. 5 (S.Luarasi. Ismail Qemali, f.11)
    Botimi, edhe pse iu censurua me mbi 30 fletė, ngjalli entuziazėm tė madh nė Shqipėri, Kosovė e diasporė ku u shkruajtėn mjaft komente mbi kėtė vepėr dhe autorin e saj.. Libri fillonte me amanetin kuptimplotė tė Ismail Qemalit: “Djemtė e mi, nuk bėra pasuri t’ja lija trashėgim Shqipėrisė. Po ju lė njė atdhe – amanet. Lamtumirė!”.
    Ndėr tė tjera, bėnte paralelizma midis Ismail Qemalit e Shqipėrisė dhe Isa Boletinit e Kosovės kėtyre dy prijėsve tė njohur politike e luftarake, kėshtu farkėtonte unitetin mbarėkombėtar.
    “Profesor Skėnder P.N.Luarasi, ka treguar njė kujdes tė posaēėm duke mbledhur nė libra dhe nėpėr broshura jetėn dhe veprat patriotike tė Nacionalistėve Shqiptarė qė lėftuan me pushkė dhe me penė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga kthetrat e robėrisė sė huaj” 6 (Lajmėrim. Liria, Boston, Mass. 12.5.1972, f.2.)
    Ai ndjehej i lumtur qė mundi tė paguajė kėtė tribut tė vogėl tė detyrės ndaj Varrit tė Dėshmorėve. ''Ē'ėshtė e vėrtetė pėr Ismail Qemalin, mund tė thuhet edhe pėr shokun e tij tė armėve Isa Boletinin, i cili bėri pėr atdhenė nė fushėn e betejave, atė qė bėri Ismail Qemali nė fushėn e politikės e tė diplomacisė''. 7. (S.Luarasi. Isa Boletini: Jetėshkrim i shkurtėr, Tiranė, “Naim Frashėri”, 1971, f.5.)
    Rėndėsinė qė paraqiste pėr kohėn botimi i monografisė pėr Ismail Qemalin e dėshmon edhe regjisori i shquar Viktor Gjika, kur nė vitin jubilar tė 70- vjetorit tė Pavarėsisė iu vu punės pėr tė realizuar filmin ‘’Nėntori i Dytė‘’. ‘’Angazhimi nė njė vepėr tė tillė ishte i paprecedent. Deri atėherė nuk ishte realizuar asgjė nė kėtė temė, nuk ishte shkruar asnjė dramė, roman apo tregim, as nė lėmin e arteve figurative nuk kishte ndonjė portret apo tabllo, e aq mė tepėr ndonjė vepėr nė fushėn e muzikės sė kultivuar. Pėr ēudi, edhe nė historiografinė shqiptare nuk kishte shumė materiale, studime e botime. Nė duart e mia kisha vetėm librushkėn “Ismail Qemali” tė shkruar nga Skėnder Luarasi, njė shirit me disa kėngė popullore dhe shumė pak fotografi. Si i thonė fjalės “i hyra detit mė kėmbė!” 8 (Viktor Gjika, Kur ėndrra bėhet film) http://www.aqshf.gov.al/artikull-1.html

    Pikėpamje mbi vdekjen e Ismail Qemalit
    Skėnder Luarasi ka analizuar me profesionalizėm dhe kurajo edhe njė nga ēėshtjet mė delikate: ndarjen e Ismail Qemalit nga jeta, pėr tė cilėn diskutimet dhe spekulimet nuk ka rreshtur.
    Nė monografinė ‘’Ismail Qemali’’ (1962) ai shkroi :
    ‘’Le ta marrim si testament letrėn qė na ka mbetur nga ato tė fundit, dhe tė cilėn e ka shkruar vetėm katėr ditė para vdekjes: "Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė: Do tė ngjallemi apo do tė vdesim. Tė kisha marrė tė holla do tė hidhesha gjer atje pėr njė marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e Amerikės. Po pas marrėveshjes me qeverinė, e gjeta tė nevojshme tė vajturit nė Romė. Sė andejmi mund tė bėja njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė pėr tė vendosur veprimin kombėtar nė kėtė kohė kaq tė rrezikshme dhe t'i japim fund hartimit tė programit. Nga Italia kam uzdajė tė bėj tė nisen prej Shqipėrisė sė sipėrme, tė mesme e tė poshtme, tre a gjashtė delegatė tė cilėt me delegatėt e Amerikės tė vemi nė Pariz pėr t'i propozuar konferencės kėrkesat dhe tė drejtat e Shqipėrisė...’’
    Pas kėsaj letre, i thirrur nga Qeveria e Romės, ai u nis pėr nė Itali. Nė Peruxhia i erdhi urdhėri tė presė atje sepse ata qė e kishin ftuar Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė jashtme tė Italisė, nuk ndodheshin nė Kryeqytet. Ismail Qemali, i tronditur nga kjo dredhi, nuk u pėrmbajt dot dhe thirri: '’Mė hėngėr me tė pabesė!" se e kuptoi qė e ftuan pėr ta izoluar nė Itali. Etemi, biri i Ismail Qemalit, ia ka treguar kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit, qėndrimin e tyre nė Peruxhia kėshtu: "Njė ditė i pėrgatitėn Ismail Qemalit njė konferencė pėr gazetarėt. Pas buke, Ismail Qemali hyri nė sallonin ku e prisnin korrespondentėt. Qė nė fjalitė e para tė bisedės, i zverdhur dhe i lėkundur, nisi tė belbėzojė e tė mos i lidhte dot fjalėt. Kėrkoi ta shpinin nė odė e banjės. Atje e mbyti shkuma e tė vjellėt... Ismail Qemali vdiq mė 24 janar 1919. Kufomėn e mbajtėn nė Peruxhia edhe nja dy javė qė ta "baslamosnin" dhe e nisėn pėr nė Vlorė mė 9 shkurt. Nė fakt ja nxuarė gjithė tė brendshme qė tė mos i linin asnjė shenjė nė rast autopsie"… Kur tė dihet shkaku i vėrtetė i vdekjes sė tij, Ismail Qemali do tė qėndrojė jo vetėm nė krye tė shtyllės sė pionierėve, por edhe nė krye tė shtyllės sė dėshmorėve tė Shqipėrisė sonė tė rilindjes."9. (S.Luarasi, Ismail Qemali, 1962, f.89-90)
    Nga sa shkruhet: ‘’Etemi, biri i Ismail Qemalit, ia ka treguar kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit’’, pėr vdekjen e I.Qemalit, Ali Asllani ėshtė referues dhe jo dėshmitar. Gjithashtu askund nuk pėrmendet fjala helmim, por aludohet me autopsinė. I theksojmė kėto pika nė ballafaqim me ditarin e akademikut Dhimitėr Shuteriqi dhe sajesat e disa ‘’historianėve’’.

    Trillim, nga kush dhe pėrse?!
    Dhimitėr S. Shuteriqi nė ditarin e tij, datė 22 shkurt 1966, ka shkruar qė sė bashku me Odhise Paskalin, Abdullah Cangonjin dhe bashkėshorten Mynever ka vizituar Ali Asllanin e sėmurė, kur ai ‘’tregoi se si vdiq Ismail Qemali... Po kopjoj ē’tha, nga sa shkrova kur ai fliste (pasi i mora leje qė tė shėnoj).’’
    Ndėr tė tjera Shuteriqi shkruan se Ali Asllani i ka thėnė:
    ‘’Pėrjashta u hap lajmi se I. Qemalin e helmatisėn italianėt… Pas buke mė thonė tė pyes qysh ngjau kjo vdekje e papritur dhe pyes djemtė e I. Qemalit. Tahir beu tregon:’’…Me nderime dhe me tren tė posaēėm vajtėm nė Peruxhia dhe u vendosėm nė njė hotel. Atje qėndruam disa ditė dhe babai kėrkoi prapė gazetarė, tė cilėt erdhėn. Po atė kohė qė u ngrit tė flasė, pėr ēudi nuk i lidhte dot mendimet! U ēua dhe me ngut vajti nė banjė prej ku dėgjuam tė na thėrrasė: “Evladėm! Evladėm!”. E gjetėm duke vjellė e duke pėgėrė, e ngritėm dhe e vumė nė shtrat. Tė nesėrmen vdiq dhe ne telegrafuam nė Vlorė.
    Kėshtu na ka treguar Tahir beu’’ thotė Ali Asllani. Unė pėrsėris ēfarė kam dėgjuar dhe nuk kam asnjė siguri se vėrtet italianėt e vranė I. Qemalin. Kėtė s’e kam vėrtetuar dot. Them si dėgjova nga djali i tij i madh, Tahir beu dhe si e dėgjuan aty dhe tė tjerė. Populli besonte se e helmuan, po kėto nuk thuheshin sheshit, se italianėt qenė brenda nė Vlorė dhe kishin njė pjesė tė mirė tė jugut…. Kėto ja kam treguar edhe Skėnder Luarasit, po ai i kėmbeu. Unė s’them dot se italianėt e helmuan siē mė ka bėrė ai tė them nė librin e tij mbi I. Qemalin. Mė erdhi keq kur ja kėndova dhe ja thashė. E pranoi se qe gabim shtypi. I kėrkova deklaratė qė unė si kam thėnė njė gjė tė tillė; mė tha se do ta ndreq gabimin kur tė shkruaj njė gjė mė tė gjatė pėr I. Qemalin. U zemėruam e u ftohėm.’’ Skėnder Luarasi ka shkruar se I. Qemali qe nisur tė vijė nė Shqipėri. Kjo nuk qe e mundur. Nė Shqipėri qe pushtimi italian. Ai nuk donte tė ishte nėn Piacentinin, i cili do ta mbante si nė kuvli tė artė. Kėtė i kishte propozuar edhe Esat Toptani I. Qemalit, po ky se pranoi dhe nuk i vajti.” 9. (Dhimitėr Shuteriqi. Ali Asllani pėr Ismail Qemalin) http://www.voalonline.ch/index.php?m...&article=27224
    Nga data e ditarit tė Dhimitėr Shuteriqit (22.2. 1966 ) rrjedh se pretendimi i Ali Asllanit, sipas versionit tė Dhimitėr Shuteriqit, duhej tė bazohej tek libri i Skėnder Luarasit ‘’Ismail Qemali-Jeta dhe vepra’’ i vitit 1962, f. 89, ( i ribotuar edhe mė 1972 dhe nė Kosovė nė vitin 1971). Por kushdo mund ta verifikojė qė nė kėto botime, S.Luarasi shkruan se ‘’Etemi , biri i Ismail Qemalit (dhe jo Tahiri!) ia ka treguar ngjarjen kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit’’. Kėshtu e dinė tė gjithė qė i janė referuar A.Asllanit. Gjithashtu nuk shkruhet asgjėkundi nga Skėnder Luarasi se A.Asllani e deklaroi helmimin e I.Qemalit, as se nė atė kohė ‘’I. Qemali qe nisur tė vijė nė Shqipėri’’!!! Natyrshėm lind pyetja: Nėse Skėnder Luarasi nuk ka shkruar asgjėkundi ēfarė pretendohet nga Dhimitėr Shuteriqi tė jetė shprehur Ali Asllani, atėhere nuk qėndron as paragrafi: ‘’Kėto ja kam treguar edhe Skėnder Luarasit, po ai i kėmbeu...’’ Si mundet Skėnder Luarasi tė korrigjonte atė qė nuk e kishte shkruar?!
    Nė kujtimet e tij dhe publikimet nė media nga ‘’studjues’’ gazetarė, hasen shumė sajesa mbi kinse ‘’ēfarė ka thėnė e shkruar Skėnder Luarasi’’.
    Miq tė vjetėr si Ali Asllani, Thoma Papapano i kanė treguar ‘’sajesat’’ qė u kanė servirur pėr t’i armiqėsuar nė kohėn e diktaturės.
    Skėnder Luarasi kujton:’’Me Ali Asllanin patėm qenė njohur nė Sofje ku qe ministėr i Shqipėrisė, mė 1927, gjatė njė udhėtimi qė bėra festave tė Pashkės sė Madhe nga Vjena nėpėr Danub, nė Lom e Sofje. Kėtu ai mė ftoi pėr drekė nė kryeqytetin e Bullgarisė dhe mė dha vizė pėr tė vazhduar shėtitjen time gjer nė Stamboll…
    Shpesh vija nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve, i sėmurė siē isha, me ndjenjėn se po shėrohesha nga vegimet e bukura kur bėja krahasimin midis sė kaluarės sė hidhur dhe tė ardhmes sė lumtur tė atdheut. Doja tė kisha shėndet e gėzime qė tė punoja por nuk po mė ndaheshin provokacionet dhe shpifjet.
    Piqesha nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve edhe me Ali Asllanin. Nga mosha isha mė afėr tij, prandaj ndoshta na hahej muhabeti aq shumė. Njė herė, mė priti nė klub i zemėruar. “Pėr gjėra qė kanė ndodhur kur ti, Skėnder, s’ke qenė kėtu, pyet ata qė i dinė mirė. Isha kryetar i bashkisė sė Vlorės. Mė ftuan nė njė luftanije italiane. Vajta. Pėrnjėherėsh vapori u nis dhe mė zbriti nė Bari. Pa ditur asgjė vetė mė paraqitėn nė komisionin qė kish arrirė pėr ti shpėnė kurorėn e Skėnderbeut mbretit tė Italisė. A e kupton dot se nė ē’pozitė u ndodha?”
    “Po pse ma tregon mua kėtė ngjarje?” e pyeta.
    “Se ke folur kundėr meje nė komisjonin e Lidhjes!”
    “Po nga mund tė flisja pėr njė gjė tė tillė kur unė sot po e dėgjoj pėr tė parėn herė ē’tė paska ndodhur?” iu pėrgjegja.’’
    ‘’Thoma Papapanon e pata njohur nė Gjirokastėr atė ditė qershori 1920, kur u ktheva nga Sh.B.A. dhe banda ‘’Vatra’’ marshonte nga Tepelena drejt Vlorės pėr tė ngritur atje flamurin e Skėnderbeut pėr tė dytėn herė…
    Njė ditė mori prej Thoma Papapanos njė letėr ( Gjirokastėr, mė 18.8.1963)
    ku i shkruante se sa herė dhe kur kishte shkuar nė Itali.’’Prej nėntorit 1923 syt’e mi s’e kanė parė tokėn italiane.Thuaju atyre, qė tė kanė thėnė se Thomai i Papapanos ka shkuar nė Itali edhe ndonjė herė tjetėr: ”Jini rrenashė tė poshtėr. Thomai.’’
    ‘’Kur u poqa me mikun tim tė vjetėr nė Tiranė dhe e pyeta se ē’mė interesonte mua sa herė pati qenė ai nė Itali, mė bėri po atė akuzė qė mė pat bėrė Ali Asllani. Veē se miku im vlonjat ma tregoi me emėr intrigantin, kurse gjirokastriti mik nuk m’i tregoi, qė tė vija dhe tu thosha: ”Jini rrenashė tė poshtėr. Merimangat po mbėshtillnin cergat rreth meje dhe mua mė mungonin shamitė t’u lidhja gojėn intrigantėve. ‘’
    Kohėt e fundit janė botuar e ribotuar disa shkrime (nga F. Balliu, B.Velaj etj) se kinse Skėnder Luarasi e ka shpallur dhe mbrojtur i pari tezėn e helmimit tė Ismail Qemalit:
    ‘’ Kėtė tezė, e cila mė parė qarkullonte nė heshtje, e shpalli publikisht Skėnder Luarasi nė biografinė qė ai botoi pėr Ismail Qemalin nė vitin 1962. Skėnder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua pėr nė Paris pa iu pėrgjigjur fare kėrkesės sė tij, u revoltua jashtė mase. "Mė prenė nė besė", paskėsh thėnė plaku i prekur thellė nė sedrėn e vet... Megjithatė, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vėrtetė i vdekjes duhet tė ketė qenė njė dozė helmi e dhėnė nga njė dorė e fshehtė para konferencės sė shtypit.’’ 10. (Fatjon Balliu, Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit ) http://www.albaniapress.com/lajme/10...l-Qemalit.html
    Normalish njė pohim kaq i rėndėsishėm , duhej tė propagandohej nė media vetėm po tė bazohej nė referenca. Derisa nuk ekziston, as tek botimet e librit tė Skėnder Luarasit, teza pėrmban jo vetėm ‘’lajm sensacional’’, por edhe shpifje me sanksione penale.
    Nė monografinė e tij mbi Ismail Qemalin, ndonėse nuk e pėrmend ‘’helmimin’’, Skėnder Luarasi ka theksuar se atė ‘’e balsamosėn qė tė mos i linin asnjė shenjė nė rast autopsie’’. Kėshtu ai shprehte dyshimin e tij si historian objektiv pėr rrjedhėn e ngjarjeve duke u bazuar nė disa tė dhėna, mbi tė gjitha nga dėshmia e tė birit Qazim Ismail- Vlora, i cili u helmua po atė ditė sė bashku me tė atin. Ai i mbijetoi helmimit, por me pasoja shėndetėsore gjatė tėrė jetės sė tij, me sėmundje kronike nė fyt.

    Kujtimet ‘’Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar’’
    S.Luarasi filloi tė shkruante kujtimet e tij, tė titulluara‘’Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ ( tė lėna nė formė tė daktilografur, nė dorėshkrim dhe me indikacione) kur e nxorrėn nė pension nė fund tė viteve 60-tė, nė njė periudhė kur sundonte terrori, kur nėpėrkėmbej liria e fjalės dhe e vėrteta historike mbi ngjarje e personalitete madhore kombėtare si dhe kur nuk dihej se si do tė pėrfundonte jeta e tij.
    Nė atė situatė ai shkroi mbi idealin e tij dhe mbrojtjen e sė vėrtetės historike: ‘’ …Duke qenė, pra, ai qė jam, them se kam vepruar kėshtu pėr dy arsye: Sė pari, e kam ndjerė veten tė lidhur me atdhenė gjithė jetėn time. Shprehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn patriotizėm, me tė cilėn janė bėrė aq shumė spekullime. Sė dyti, kam dashur qė nė kėtė atdhe populli tė bėnte njė jetė tė njerėzishme, me drejtėsi dhe barazi shoqėrore, qė secili tė gėzonte frutet e punės sė vet, tė nderohej si qytetar i plotė e tė mos rronte njeri nė kurriz tė tjetrit. Shprehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn socialSkedarėt e Bashkėngjitur 166792izėm, me tė cilėn nuk janė bėrė mė pak spekullime… Mė bie tė flas pėr njė periudhė gjatė sė cilės kanė ndodhur ngjarje me rėndėsi historike tė jashtėzakonshme …Dhe pėrse u kthehemi kėtyre ditėve? Thuhet se i vetmi mėsim qė nxjerrim nga historia ėshtė se prej saj nuk mund tė nxjerrim asnjė mėsim. Por jo, mund dhe duhet tė nxirret. Epo, pėrse nuk nxirret?
    Mua mė duket se njerėzit i rrėmben me vete lumi i jetės dhe vėshtrojnė pėrpara. Ajo qė na pret pėrpara ėshtė e lidhur me atė qė kemi lėnė prapa shpine dhe qė koha sa mė shumė shkon aq mė shumė e mjegullon. Dihet se me moshėn dobėsohet kujtesa por historinė nuk e shtrembėron vetėm skleroza e trurit. Ka edhe interesa e pasione tė poshtra, tė egra, barbare, gjer nė atė gradė sa s’tė besohet se mund tė ketė tė tilla. Njerėz me kėto vese kanė guxim tė kėrkojnė prej historisė jo vetėm pėrligjen, por edhe lavdinė nė fron tė nderit!
    Prandaj na dhimbset e vėrteta nė histori dhe do tė isha i lumtur tė ndriēoja pėrmes kėtyre kujtimeve, nė dritėn e sė vėrtetės, qoftė edhe ndonjė ngjarje ose personė tė kėsaj historie tė sė kaluarės, se ja qė do s’do vjen njė kohė kur duhet tė bėjmė bilancin e jetės e t’i japim pėrgjigjen shoqėrisė: Ē’i lamė vendit? Epo unė?Vetėm fjalė: ja, kėta kujtime. Mirpo fjala ėshtė forcė, ėshtė vlerė. Thuhet: Nė fillim qe Fjala. Por jo fjala sido-kudo. Pėr kombin tonė qe fjala shqipe. Kjo Fjalė, qė u shkrua nė Abetare dhe pėrhapi Dritėn, ngriti Shqipėrinė. Qofshin edhe kėto kujtime pjesė tė fjalės shqipe.’’
    Kėtyre kujtimeve i shtoi dedikimin: ‘’E shkruaj pėr vogėlushin tim, Petron, qė tė dijė kush qe i ati kur tė mė jetė kyēur goja pėr fare’’. Ky ishte njė nder e motivim pėr tė birin, ende tė parrahur me jetėn, por edhe detyrim pėrkushtimi pėr t’ia ruajtur tė pacėnuar emrin dhe nderin e gjenin paraardhės, origjinalitetin e mendimeve tė autorit, por edhe ta ringjallte duke vijuar idealet e misionin, tė provonte dhe sqaronte publikisht mjaft ēėshtje, sajesa e spekulime nė vitet e mėvonshme, kur pėr mbarėsi edhe do tė gėzonte liri fjale. Pjesė tė kėtyre kujtimeve u publikuan nga media duke ngjallur entuziazėm, vlerėsime e replika, edhe pėr keqkuptime pėr gabime shtypi, nga perifrazime, komenteve apo edhe diēitura tė gabuara fotosh. Kėto faktorė e rritėn pėrgjegjshmėrinė e publikimit, nxitėn sqarimin me referenca e dokumenta tė ēėshtjeve, por edhe zgjeruan lėndėn bazė tė kujtimeve tė Skėnder Luarasit me fakte, dokumenta e referenca, analiza e opinione, tė mbledhura gjatė njė periudhe 30-vjeēare pas ndarjes sė S.Luarasit nga jeta. Mendojmė se polemikat dhe debatet, kur i ndihmojnė zbardhjes sė tė vėrtetės, kanė vlerė dhe e justifikojnė kohėn e humbur.


    Foto Skender Luarasi Ismail Qemali (1962)
    A gjendet ndonje studjues, gazetar apo dashamires i letersise e historise qe te shprehet per kete artikull?!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #217
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Fan S.Noli, figura faustiane e popullit shqiptar.

    Skėnder Luarasi
    Fan S.Noli, figura faustiane e popullit shqiptar.


    Kombi shqiptar pėrkujton 50-vjetorin e ndarjes nga jeta tė personalitetit tė shquar Fan S.Noli (6. 1. 1882-13.3. 1965) qė nė veprimtarinė e tij atdhetare, klerikale, kulturore e letrare u njoh dhe bashkėpunoi edhe me Petro Nini Luarasin dhe bijtė e tij Dhimitrin dhe Skėnderin.
    Nė kryeveprėn e Gėtes, ‘’Fausti’’, shqipėruesi Skėnder Luarasi shkroi: ‘’Ky pėrkthim i blatohet Fan Stilian Nolit, figurės faustiane tė popullit shqiptar’’ duke argumentuar se ‘’gjithė jetėn e tij ai kėrkoi tė vėrtetėn dhe rrojti, punoi e luftoi pėr ta gjetuar atė. Pėrpjekja e Nolit identifikohet me pėrpjekjen e Faustit’’.
    Nė kėtė rast jubilar po publikojmė disa fragmente nga kujtimet e Skėnder Luarasit pėr udhėheqėsin dhe mikun e tij tė adhuruar Fan S.Noli.



    Ismail Qemali, Isa Boletini e Fan Noli
    Muaji janar i fali mėmėdheut tonė tre nga mė tė mėdhenjtė rilindas qė patėn fatin e bardhė tė rrojnė sa ta shohin Shqipėrinė tė lirė e tė pavarur dhe punėn e tyre patriotike tė kurorėzuar me sukses. Kėta janė Ismail Qemali, i cili e blatoi emrin e tij pėrjetėsisht nė faqen e parė tė Historisė sė Shqipėrisė sė Re; Isa Boletini, i cili me luftėn e tij pėr ēlirimin prej zgjedhės turke e bėri emrin e Shqipėrisė tė dėgjohej me respekt nga gjithė bota dhe Fan S.Noli, i cili u bė njė nga shprehėsit mė tė fuqishėm tė mendimit tė rilindasve tanė dhe i dėshirave mė pėrparimtare tė popullit shqiptar.
    Dy nga kėta bij tė nderuar tė kombit tonė, Ismail Qemalin dhe Fan Nolin, kam patur fatin e madh t’i shoh pėr sė afėrmi dhe t’u dėgjoj kėshillat atdhetare qė mė kanė ndihmuar edhe mua nė ēaste tė vėshtira tė jetės…
    Kur nė restorantin e hotelit ''Liria'' nė Manastir, ndėr delegatėt e Kongresit tė Dytė tė Manastirit, Dervish Hima fliste me fjalė lavdėrimi pėr Ismail Qemalin, Hysni Curri pėr Isa Boletinin dhe Petro Nini Luarasi pėr Fan Nolin, unė nėntė vjeēari qė sapo pata dalė nga spitali dhe babai atje mė shpinte pėr drekė, harroja tė haja edhe bakllavanė tek mbaja vesh e shihja me sytė e mendjes viganėt Ismail Qemali, Isa Boletini dhe Fan Noli tek suleshin drejt atdheut shqiptar qė t'i jepnin dorėn Nėnės Shqipėri ta ēlironin prej robėrisė…
    Tė tre shqiptarėt e mėdhenj vdiqėn nė mėrgim: Isa Buletini vdiq 52 vjeē, mė 23 janar 1916, i vrarė nė Podgoricė me tradhėti. Ismail Qemali vdiq 75 vjeē mė 24 janar 1919, i tradhėtuar nė Peruxhia. Fan Noli vdiq 82 vjeē, larg atdheut i dėrrmuar nga mundimet e 41 vjetėve nė arrati. Ai ėshtė ndėrlidhėsi i dy epokave kombėtare.
    (Shėnim: Skėnder Luarasit pėrgatiti pėr botim monografi pėr tė tre kėta kolosė tė kombit shqiptar. Arriti tė botonte ‘’Ismail Qemalin’’ (1962) dhe ‘’Isa Boletinin’’(1970) por ‘’Fan Nolin’’ jo! Nė regjistrin e arkivit tė Institutit tė Histori-Gjuhėsisė gjendet shėnimi se S.Luarasi dorėzoi njė material mbi 100 faqe pėr Fan Nolin, qė ‘’nuk gjendet’’?!)

    Masakra e Negovanit dhe Fan Noli
    Mė 12 shkurt 1905 ndodhi masakra e Negovanit dhe therrja e Papa Kristo Harallambit pikėlloi gjithė atdhetarėt shqiptarė. Vetė malet buēitėn:''Merrni gjaknė!’’ Porse gjaku i tė parit prift shqiptar nuk shpaguhej as me gjak tė dhespotėrve tė kishės bizantine, ndaj duhej njė kryqėzatė kombėtare kundėr terrorit tė klerit shovinist dhe tiranisė sė sulltanit tė Stambollit. Kėtė kryqėzatė e nisi Fan S. Noli, njėzetvjeēar, kur mė 8 mars 1908 veshi rason e Papa Kristo Negovanit. Dorėzimi prift i Fan Nolit ndodhi nė Nju Jork, porse lajmi i gėzuar u pėrhap me shpejtėsi rrufeje nėpėr gjithė Shqipėrinė. Fytyra e patriotit nga Qyteza e Edrenesė u publikua dhe shpejt u bė ndėr mė tė njohurat, mė tė dashurat e mė tė nderuarat e Rilindjes shqiptare.

    Mbresa nga Fan Noli
    Fan Nolin e kam parė me sytė e ballit dhe dėgjuar pėr tė parėn herė, nja katėr vjet mė vonė, nė njė miting kombėtar tė thirrur nga shoqėria shqiptare ‘’Vatra’’ nė Boston Mass. Aty mori fjalėn ndėr tė huajt edhe George Fred Williams, personalitet impozant, i cili mė 1914 humbi postin e ambasadorit amerikan nė Athinė se pati protestuar pėr masakrat e ushtrisė greke nė Toskėri. Njė pesėmbėdhjetėvjeēar si unė nė atė kohė, qė akoma s’ka as pėrvojėn, as kulturėn e duhur pėr tė ēmuar vlerat morale dhe mendore tė njerėzve tė shquar, impresionohet pėrgjithėsisht prej sė jashtmes sė njė personaliteti. Fan Noli, emrin dhe famėn e tė cilit e kishin njohur gjithė patriotėt shqiptarė qė mė 1908, qe disi shtatshkurtėr. Kur e mori fjalėn nė atė miting, unė nė fillim pėsova njė farė zhgėnjimi sepse prisja tė shoh diēka madhėshtore nė tė. Veēse nė atė trup mesatar po tė lidhur fort mirė, tė binte nė sy tipari i tij imperativ, sidomos kur fliste.
    Dhe si fliste Fan Noli?
    Me ne tė rinjtė nga mosha qė e vizitonim nė qendrėn e ‘Vatrės’’ pėr tė nxėnė prej udhėheqėsit rolin dhe vrullin e asaj shoqėrie, Fan Noli fliste me zėrin e njė prindi tė dashur e tė mirė, ashtu si fliste me punėtorėt, veprimtarėt e sinqertė, sidomos me anėtarėt e shoqėrisė panshqiptare ‘’Vatra’’. Me kokėfortėt, me ata qė as shohin, as dėgjojnė, Fan Nolit i pėlqente si pėr sport, ta amelzonte bisedėn me lloj-lloj bulmesa tė ironisė sė tij tė njohur. Porse kundėr armiqve tė tij politikė Fan Noli derdhte sarkazmėn e tij therrėse. Kėtė mėnyrė tė foluri do t’ia kenė ndjerė fort edhe pėrfaqėsuesit e shteteve fqinj armiq tė vendit tonė, asaj dite dhjetori 1920, kur i detyroi tė njihnin edhe Shqipėrinė anėtare tė Lidhjes sė Kombeve, por edhe katėr vjet mė vonė, pikėrisht nė atė shoqėri kombesh, kur si nė pasqyrė u tregoi politikanėve tė fuqive tė mėdha se ē’fytyrė kishin.
    Fan Noli qe i fortė nė fjalėn e tij kur e kapte zemėrimi ndaj shkelėsve tė parimeve tė tij socialiste.
    Nga jeta patriarkale e ngushtė Fan Noli u shkėput shpejt dhe me vetėdije kapėrceu nacionalizmin borgjez duke u bėrė pėrfaqėsuesi mė i shquar nė Shqipėri pėr idealin e lartė internacionalist.
    Fan Noli e nisi karierėn e tij si aktor dhe si i tillė kish njė forcė retorike qė e gjeje nė bashkatdhetarin e tij Aleksandėr Moisiu. Por unė kėtu s’kam qėllim tė tregoj pėr zotėsinė qė natyra dhe shkolla i patėn dhuruar Fan Nolit. Gjeninė e tij si shkrimtar dhe njeri tė artit e tė kulturės ia kanė shpallur botės autorė me famė universale si Bernard Shou dhe Tomas Man dhe sa e sa profesorė, kompozitorė, biografė, historianė nga mė tė pėrmendurit nė Amerikė e nė Europė.

    Takime me Fan Nolin
    Unė dua tė pėrmend kėtu disa reminishenca qė mė kanė mbetur nga takimet e mia me kėtė atdhetar, jo vetėm tė madh por edhe tė dashur e tė mirė.
    Pėrveē nga vizitat nė grup qė i bėnim ne studentėt Fan Nolit, nė qendrėn e ‘’Vatrės’’, u poqėm nė Shqipėri mė 1921 kur ai qe rikthyer nga Gjenova dhe nė shoqėri tė shumė personaliteteve tė kohės po ecte nė rrugėn e Kalasė ndėrsa unė po kaloja nė drejtim tė kundėrt. Mė vuri re, e pėrshėndeta, mė dha dorėn, tė cilėn ia putha me respekt. Mė tha: ’’ Shyqyr mirė q’u poqėm nė Shqipėri!’’ Mė pyeti pėr familjen dhe u ndamė.
    (I mjeri imzot Fan Noli! Erdhi nė Shqipėri qė t'i shėrbente Atdheut siē i pati shėrbyer pėrjashta. Po kush iu bė pėr shok? Nga njė situatė e tillė do tė lindte proverbi shqip: ''Po re me qena, ngrihesh me pleshta''
    Ironia historike ėshtė e tmerrshme pėr kėtė intelektual tė dorės sė parė. Rrethanat e shėmtuara e bėnė tė sillet edhe nė mėnyrė ‘’jo tė pėlqyer’’ dhe nėn influencėn e mendjemėdhenjve dhe tė sharlatanėve nisi tė flasė dhe shkroi edhe gjėra qė e dėmtuan. Marrim pėr shembull hymnin tallės qė i bėri Ahmet Zogut. Ia dhuroi armėn e tij malokut, shpatėn me dy presa, me tė cilėn ai e goditi : ''Imzot, e dinja qė ishe poet, po jo edhe bejtexhi!'')
    Mė 1923 u takuam nė Vjenė. Ne nja pesė studentė e vizituam nė hotelin ‘’Hamerlin’’. Na pyeti si vinim nė mėsime. Dhe kur dikush ia paraqiti Qemal Butkėn si student tė shkėlqyer, Fan Noli u shpreh: ‘’Ah, qė beharin nuk e sjell njė lule!’’ dhe na kėshilloi tė studjonim mė mirė dhe tė interesoheshim mė shumė pėr hallet e popullit qė na mbante me bursė…

    Malli pėr trojet kombėtare
    Fan Noli zhuritej nga malli pėr trojet kombėtare.
    Vjeshtėn e motit 1923, ai e grishi Halil Nesimin nga Qyteza, tė cilin e pati njohur mė parė nė ShBA, ta shoqėronte gjatė udhėtimit elektoral Tiranė- Korēė-Kolonjė-Pėrmet-Gjirokastėr. E pyeti Halilin nė Korēė: Ku ėshtė Qyteza.
    ''Do ta shohėsh kur tė arrijmė Qafėn e Qarrit'' iu pėrgjegj Halili
    Dhe kur arritė Qafėn e Qarrit: ''Ku ėshtė Qyteza?'' e pyeti Fan Noli pėrsėri.
    ''Do ta shohėsh kur tė arrijmė Qafėn e dytė tė Qarrit'' iu pėrgjegj Halili duke ia shtuar edhe mė kureshtjen. Dhe kur arrinė Qafėn e Dytė tė Qarrit, dhe Halili i tha shoferit tė qėndronte automobilin, dhe zbritėn jashtė: ''Ē'bukuri tė rrallė qė po mė shohin sytė!'' klithi Fan Noli duke soditur atė qark tė rrethuar malesh qė prej Gramozit e gjer pėrtej Vjosės e Dhėmbelit…
    Pa Starjen e Shahin Kolonjės, nė fletoren e tė cilit ''Drita''pati shkruar qė nė rininė e vet artikuj patriotikė me pseudonimin ''Ali Baba Qyteza''; Rehovėn e At Naum Cerės me tė cilin kishin bashkėpunuar nė Amerikė; mė poshtė Vodicėn e Atė Paisit me tė cilin do tė bashkėpunonte mė vonė pėr tė themeluar kishėn autoqefale nė Shqipėri. Lark mbi shtatė bregoret nė mes t'atij qarku, Halili i tregoi mėhallėn e fshatit tė Petro Nini Luarasit, (i cili sikundėr e thotė Fan Noli nė letrėn e tij 12.12.59 ''mė gatiti udhėn kėtu'' nė ShBA)
    ''Po ku ėshtė Qyteza'?'' pyeti Fan Noli me dėshirė ta shihte sa mė parė.
    Dhe Halili filloi t'i numėrojė fshatrat n'anėn e djathtė tė asaj krahine tė dėgjuar pėr burra trima dhe patriotė qė ia kanė zbardhur faqen atdheut. I tregoi Vithkuqin e Naim Bredhasit, Rehovėn e Bajazitit qė u vra nė Orman Ēiflig, nė mes tė pesė djemve korēarė, nė luftė kundėr hordhive turke mė 17 korrik 1911 dhe Selenicėn e Shefko Ilikos, me tė cilin Fan Noli pati punuar bashkė nė zyrat e faderatės panshqiptare Vatra. Fan Noli dėgjonte; por befas i drejtoi sytė nga mali qė quhet ''i zi'' prej ngjyrės qė i japin kreshtat dhe mėrmėriti pėr vete:''Ē'formė fisnike i ka falur Natyra''.
    Dhe pastaj me zė tė lartė:''Qyteza-ku ėshtė Qyteza!''
    Dhe Halili: ''Ai fshat mė poshtė, n'anėn juglindore tė Malit tė Zi, pėrkrah Selenicės, ėshtė Qyteza''
    ''Sa vend i bukur! Sa vend i dashur!'' thirri Fan Noli ngadalė e me theks tė fortė, tė gėzuar. Pastaj si i rrėmbyer nga njė vegim i largėt, vazhdoi: ''Lil kur ta kemi shpallur Shqipėrinė Republikė, do tė ndėrtojmė atje njė kasolle dhe nė behar do tė vij tė kaloj pushimet! ’’
    Pėr fat tė keq jo Qytezėn, kurrė, por as Shqipėrinė nuk e pa mė pas dhjetorit 1924, kur u detyrua tok me antarėt e qeverisė demokratike tė largohet nga Tirana!
    Fan Noli e deshi Shqipėrinė me mall tė madh, sikur tė ishin mpiksur nė zemrėn e tij malli i gjithė atyre paraardhėsve tė tij qė shekuj mė parė e kishin lėnė Qytezėn, vatrėn e katėrgjyshėrve dhe kishin vdekur nė Ibrik-Tepe pa arritur tė shihnin mėmėdhenė e moēėm.

    Lamtumirė Shqipėri
    Atė ditė tė zezė, kur do tė linte Vlorėn pėr nė Bari, mblodhi rreth tij edhe vullnetarėt e bandės ‘’Vatra’’ qė vetė i kishte nisur nga Bostoni pėr tė pėrcjellė luftėtarėt shqiptarė triumfalisht nė Tepelenė, Korēė e Vlorė dhe u tha: ’’Vėllezėr e shokė, ju duhet tė qėndroni nė Atdhe sepse populli ka nevojė pėr kulturė, pėr art, pėr muzikė. Kėtė mund dhe duhet t’ia jepni ju kėtij populli. Prandaj qėndroni nė atdhe, duke punuar pėr kėtė qėllim’’.
    E pėrmenda kėtė ngjarje sepse edhe vetė u gjenda nė njė situatė tė ngjashme kur qeveria monarkike mė preu bursėn nė Austri. Nė qershor 1928, nė Vjenė, roja personale e tij mė shpuri afėr parkun Schėnbrun, ku u takova me Fan Nolin. I shfaqa pesimizmin qė mė kishte kapur dhe se do i shkruaja tim vėllai, Dhimitrit, tė mė siguronte pasaportėn dhe navllon pėr nė Amerikė.‘’Kjo tregon dobėsi prej teje’’, mė tha. ‘’Duhet tė kini parasysh mbi tė gjitha interesin e vendit, si yt atė‘’.
    Nė bisedė e sipėr ra fjala pėr babanė tim (Petro Nini Luarasin) dhe m’u zotua se do tė mė tregonte ē’mbante mend pėr tė. Kur u ktheva pas pushimeve nė Vjenė, roja personale e tij mė dorėzoi letrėn me adresė Timmandorf, data 21.7.28.

    Korespondenca me Fan Nolin
    Kur vuaja nė kampet e pėrqėndrimit nė Francė, im vėlla Dhimitri mė dėrgonte nga Amerika tė fala nga Imzot Fan Noli.
    Mė 1945, isha nė Marsejė duke pritur riatdhesimin tim, kur im vėlla mė dėrgoi me anėn e bankės sė Bordeaux-it njėqind dollarė, me shėnimin qė tė prisja tė mė vinte pasaporta pėr tė vajtur nė ShBA. Vetė Fan Noli qe interesuar pėr tė vajtur atje dhe tė punoja me tė. Por sapo mora vizėn nxitova tė kthehem nė atdhe. Avisėn e bankės ia dhashė Vasil Gėrmenjit qė t’ia kthente bankės me shėnimin’’ikur nė Shqipėri’’ dhe t’i shkruante tim vėllai…

    Mė 21 tetor 1948, nga Bostoni mė dėrgoi njė letėr nė tė cilėn mė shkruante:’’Ju falemnderit pėr vjershat e Migjenit tė cilat i kėndova me interes tė thellė.’’.

    Mė 1 dhjetor 1959 Imzot Noli mė dėrgoi ‘Albumin’’ me shėnimin: ‘’Prof. Skėnder Luarasit, Pėr kujtim miqėsie’’.
    Njėmbėdhjetė ditė mė vonė, mė 12 dhjetor 1959, mė ngushėlloi me fjalė atėrore pėr fatkeqėsinė qė mė gjeti:
    ‘’Mėsova me hidhėrim tė thellė qė ju paska lėnė shėndenė shoqja. Vetė shėndoshė! Ju rruashin fėmija,’’ 12/12/59
    Dhe nė anėn e sipėrme tė letrės, shtesėn: ‘’Ditėn e Indipendencės fola mbi babanė tuaj Petron qė mė gatiti udhėn kėtu.’’
    Pėrmes kėtyre fjalėve njoha mė mirė zemrėn e madhe tė Fan Nolit.

    Mė 20 mars 1960 i shkrova njė letėr ku i shkruaja pėr ēastin e zbulimit tė monumentit tė Skėnderbeut nė Krujė, kur mė pushtoi malli pėr kėngėtarin e heroit kombėtar.
    ‘’I nderuar e i dashur Imzot Noli
    Nė mes tė zisė sime e tė fėmijėvet pa nėnė mora letrėn Tuaj dhe ndjeva nė pikėllim e sipėr sa e madhe qenka fuqia e ngushėllimit.
    Ju, i dashur dhe i respektuar Atė Noli, me simathinė qė mė rrėfyet pėr vdekjen e sime shoqe po edhe me dashurinė qė shprehni nė tė njėjtėn letėr pėr babanė tim, mė dėrguat prej shpirtit Tuaj tė madh, qė nga mėrgimi, dy rreze drite, tė cilat ma ēuarrė mjergullėn, mė shtuan jetėn e ma prunė zemrėn m'afėr njerėzimit.
    Sa e sa herė, kur lexonja bashkė me tė mjerėn Olgė ndonjė veprėn Tuaj, qoftė edhe vetėm shėnimin pėr vėllanė e saj Migjenin, ajo psherėtinte, e si me vete, thosh pėr Ju: ''Ē'fatkeqėsi pėr letrarėt e rinj shqiptarė qė nuk u ndodhėt pranė t'i kėshillonit e ti ndihmonit nė ngritjen e kulturės sonė sė re!’’
    Unė vetė nė punėn mėsimore timen ose nė pėrkthimet qė mė duheshin nė shkollė nuk do tė kisha bėrė dot asnjė ēap pėrpara nė lulishten e letravet botėrore po tė mos ecnja n'udhėn e mbarė qė na patėt sheshuar Ju, i adhuruari Imzot Noli.
    Shumė nga miqt e mi tė rinj, qė nuk Ju njohin veē se nga idealet Tuaj me tė cilėt janė ushqyer, kur u tregova pėr letrėn Tuaj sa s'deshėn tė ma rrėmbenin duke thėnė: ''A do tė kemi fatin ta njohim edhe ne, ta shohim pėr sė gjalli!''
    Nė Krujė, nė ēastin kur u zbulua monumenti i Skėnderbeut, mė pushtoi malli pėr Ju, Kėngėtar i Kreshnikut tonė.
    Skulptori Janaq Paēo mė dorėzoi dy fotografira tė monumentit qė t'Jua dorėzonj Juve, tok me lutjen qė tė kini mirėsinė t'ia ndėrroni me dy Tuajat, njė nė profil e tjetrėn ballas. Unė s'po Ju lutem tė mė dėrgoni njė mua, shumė i dashur dhe i nderuar Imzot Noli, me shpresė se unė, bashkė me brezin e ri qė Ju don dhe Ju adhuron, do tė kem fatin t'Ju shoh prapė n'atdhenė tonė tė rilindur, nė lulėzim e sipėr, n'altarin e tė cilit Ju jini shtyllė themelore.
    I adhuruar Imzot Noli,
    Nga njė ndjenjė qė mė diktonte distancė ndaj Jush, druanj se nuk e kam plotėsuar detyrėn, duke mos Ju pėrgjigjur pėr sa herė qė Ju mė kini kujtuar. Po gjithmonė Ju kam patur nė zemėr me ndjenja tė thella dashurije dhe adhurimi dhe mbetem plot dėshirė qė t'Ju kujtoj kėshtu pėr jetė.
    Skėnder Luarasi
    20 mars 1960

    Letra qė mora mė 16 korrik 1960 qe shkruar anglisht dhe e daktilografuar, gjė qė tregonte se ia kishte diktuar sekretares, kurse Fan Noli nuk qe mirė me shėndet.
    (Fan Noli u plevitos mė 1933. Shkak kryesor qė sėmundja s'i ndalej ish se gjatė kohės qė qėndroi nė Europė pas largimit nga Shqipėria, vojti keq, trupin e kish tė lodhur nga puna, nga mjerimet e mėrgimit dhe vobekėsia. Nga ana tjetėr Noli s'i jepte rast trupit tė shėndoshej se punonte ditė e natė, duke shikuar libra, vjersha e pėrkthime tė ndryshme, vojti nga anemia, reumatizmi s'iu nda fare, vojti nga diabeti deri sa e zuri kanceri.)

    Tek letra, e pėrkthyer shqip, shkruhej:
    I dashur Zoti Luarasi
    Ju falem nderit pėr letrėn tuaj tė marsit ‘60, pėr kartėpostalen e mbyllur nė tė qė paraqet pėrmendoren heroike tė Skėnderbeut punuar prej Janaq Paēos, dhe pėr pullat qė pėrkujtojnė babanė tuaj. Nėn dy zarfe tė veēantė do tė merrni njė kopje tė librit tim botuar sė fundi ''Pėrvjetori i pesėdhjetė i kishės'' dhe njė sėrė gjashtė fotografish. Lutem ia dorėzoni tė gjitha kėto mikut tonė skulptorit Janaq Paēo. Shpresoj se do tė gjejė ē'i duhet nė fotografitė me fytyrė tė plotė, tri tė katėrta dhe nė profil. Kur tė ketė mbaruar me punėn e tij, ju mund t'i ndani fotot nė mes tuaj.
    Lutem, thuajini zotit Paēo qė unė e vlerėsoj shumė nderimin qė tė shoh tė punuar bustin tim nga njė artist aq i ēquar. Duhet tė kėrkoj ndjesė pėr vonesėn time nė pėrgjigjen e letrės suaj.
    Jam mbytur nė punė. Shpresoj tė jesh mirė. Me tė fala tė sinqerta pėr ju,
    Mbetem juaji me besė
    Fan S.Noli
    Libri i pėrmendur nė kėtė letėr nuk mė ra nė dorė, njė letėr nė tė cilėn mė kėrkonte njė kopje tė librit ''Mallkimi i shkronjave shqipe'' greqisht-shqip prej Petro Nini Luarasit, mė humbi.

    Nuk kishte mot qė tė mos merrja nga Fan Noli njė letėr ose kartėpostale me urim: Me falenderime dhe urime prej zemre…Gėzuar vitin e ri me tė gjitha tė mirat…’’
    Nė letrėn e fundit qė mora me rastin e pėrvjetorit tė lindjes sė Shekspirit (tė cilėn ia huajta dikujt pėr studim dhe ma humbi) mė shkruante se sa i mbytur nė punė qė ishte.

    Noli-gjigant intelektual
    Noli qe i gjithanshėm: I thellė dhe i gjerė nė mendime, enciklopedist nga dituria, '' rebel'' qė nga vogėlia dhe gjigant intelektual.
    Ai ėshtė njė nga letrarėt mė tė shquar: 42 volume anglisht e shqip, origjinale dhe pėrkthime me brendi fetare, historike, biografike, letrare, muzikore, teatrale, oratorike, politike. Dallohej pėr durim shembullor nė punė: njė herė Fan Noli qe duke pėrkthyer ''Skėnderbenė e Longfellos'' nė shqip. Ora vajti 12 dhe nėpunėsit e lajmėruan pėr drekė. ''Kam punė'' u tha. Kishte ngelur nė rimėn e vargun qė fjalė pėr fjalė thuhet: Lidheni nė hekura
    Kėtė shkronjės me libra dhe tru
    Nuk dimė sa variante shkarraviti, por mė nė fund thirri: ''Eureka!''
    ''Lidhmani''- tha, '' me litar''
    Shkronjėsin me kallamar.''
    Dhe ēakėrqejf mes shokėve qė prisnin u nis pėr drekė.
    Askush tjetėr nga patriotėt tanė nuk i shėrbeu atdheut mė gjatė e popullit mė besnikėrisht, e nxorri nga mesjeta e zezė dhe e pruri nė pragun e socializmit.
    Noli mbi tė gjitha ishte atdhetar shqiptar.
    Petro Kreshpani qė pėr njė kohė tė gjatė kishte shėrbyer nė kishėn e Bostonit si pitrop dhe e njihte nga afėr Fan Nolin thotė se ai ‘’e pėrdori edhe kishėn tonė nė Amerikė si vend pėr tė mbajtur gjallė shqiptarizmėn. Feja e tij ishte njė: atdhedashuria. Pra Noli mbi tė gjitha ishte shqiptar.’’
    Ai u pėrpoq me mish e me shpirt qė Peshkopata e Kishės Ortodokse tė Shqiptarėve nė SHBA tė varej nga Sinodhi i Shenjtė i Shqipėrisė.

    Njė dokument kuptimplotė
    Albanian Orthodoxe Church in Amerika
    Boston Massachusette,
    Korrik 28 1946
    Krye-Hirėsi,
    Disa kohė mė parė, ju bėra tė njohur qė Peshkopata kėtushme, me vendim tė kuvendit, dėshiron tė hynjė nėnė juridiksionin e Sinodhit tė Shenjtė tė Shqipėrisė. Nuk e di a ju ranė nė dorė telegramet qė ju dėrgova mbi kėtė ēėshtje. Nė qoftė se po, ahere e mar me mend qė ka ndalime pėr plotėsimin e kėrkesės sonė. Nė rastin e funtmė, ju lutem, lajmėroni me pak fjalė se kjo punė nuk mund tė mbarohet tani pėr tani dhe t'a mbyllim kėtė mesele gjer sa tė ndryshohet gjendja nė favorin tonė. Kam shpresė tė mar pėrgjigjen me kohė pėr kuvendin e afėrmė tė Peshkopatės 22 Shkurt 1947. Gjer ahere ju lutem tė mė kujtoni nė meshė.
    Shėrbėtor i pėrunjur i Krye-Hirėsisė suaj
    F.S. Fanoli.
    Krye-Hirėsisė sė Tij
    Kryepiskopit tė Shqipėrisė


    Na la Fan Noli!
    Njė ditė marsi tė vitit 1965 po shėtisja nė bulevard mes shokėsh kur na u bashkua shkrimtari i nderuar Dritėro Agolli. Pasi shkėmbyem pėrshėndetjet e rastit, me zė tė ulėt na tha gjėmėn: ‘’Na la Fan Noli’’.
    M’u duk sikur mė qėlloi zemrėn njė rrufe nga qiell i kaltėr. U largova heshturazi nga shokėt, u ngjita nė banesė dhe qava e qava e qava pėr humbjen e mikut mė tė shtrenjtė qė mė kishte mbetur, kolosit patriot e diplomat, qė gjatė viteve me radhė ndėr ditė tė zeza tė Shqipėrisė, i kishim kthyer sytė pėr shpėtim. Ai nuk qe vetėm mik i shtrenjtė i tim eti por dhe mentori im, mėsuesi im gjatė punės sime si arsimtar. Me letrat e tij, tė pėrhapura fshehurazi nė kohėn e Zogut, si abetarja nė kohėn e Sulltan Hamitit, unė ushqeva nxėnėsit e mi.
    Imzot Fan Noli ishte babai shpirtėror i gjithė shqiptarėve atdhetarė, po pėr mua ka qenė mėsues. Kam pėrfituar prej tij mė shumė se nga gjthė profesorėt qė pata dėgjuar nė shkollat e mesme ose nė universitete. Qė mė 1920 kur fillova tė jap mėsime nė fillore, mė pas nė gjimnaz e universitet gjer mė 1968 kur mė nxorėn nė pension, gjatė njė gjysėm shekulli, Fan Noli me veprat e tij origjinale e me pėrkthimet e tij tė mrekullueshme, m’u ndodh ndihmėsi im mė i mirė pėr tė edukuar rininė shqiptare nė drejtim nacional dhe internacional. Dhe kur jepja hartime letrare, kėnaqesha kur edhe nė regjimin e monarkut qė kish dėnuar Fan Nolin me vdekje, studentėt shpreheshin me admirim pėr shqiptarin dhe socialistin e madh nė arrati.
    Fan Noli ėshtė ndėrlidhėsi mė i dalluar midis Rilindjes Kombėtare dhe Shqipėrisė sė sotme qė si njė kolos e zgjeroi aktivitetin e tij nė tri kontinente, rrojti shumė e vdiq me vaft e me nder.
    Njė nga miqtė qė i qėndroi besnik deri nė fund, Gary Riska, mė shkroi:
    ‘’Fan Noli i lindur e i vdekur nė dhe tė huaj, me shqipen e tij, me kulturė universale, me ndjenjat e tij humane dhe socialiste, na la trashėgim kėto vlera tė mėdha dhe na bėri tė nderohemi e tė mburremi qė jemi shqiptarė’’
    Me vdekjen e Nolit, ‘’mbaroi’’ kolonia shqiptare nė Amerikė.
    Sa e varfėr mė duket tani edhe kjo Shqipėri qė humbi burrin mė tė shquar tė saj!

    Skėnder Luarasi Kujtime te pabotuaraEmri:  8 Fan Noli Skender Luarasi.jpg

Shikime: 1007

Madhėsia:  3.2 KBEmri:  6 fAN nOLI dHIMITRI.jpg

Shikime: 993

Madhėsia:  7.8 KBEmri:  2 Fan Noli Letra.jpg

Shikime: 1074

Madhėsia:  6.9 KB


    Foto 1. Skender Luarasi
    Foto 2 Fan Noli , Dhimitri Nini -Luarasi (ne mes, pas vajzes)
    Foto 3. Nga korespondenca e S.Luarasit me Fan Nolin

  9. #218
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Nderim nė Ditėn Botėrore tė Pėrkthimit 30 shtator 2015

    Emri:  S.lUARASI 100 VJET.jpg

Shikime: 1514

Madhėsia:  51.3 KBEmri:  2 VEPRA s.Luarasi.jpg

Shikime: 836

Madhėsia:  9.0 KBEmri:  3 VEPRA S.LUARASI.jpg

Shikime: 868

Madhėsia:  10.5 KB

    Nė Ditėn Botėrore tė Pėrkthimit nderojmė me respekt tė thellė kujtimin dhe kontributin e dhjetra e dhjetra shqipėruesve tė cilėt me pėrkushtim e talent ditėn ta ngrenė gjuhėn shqipe nė rangun e gjuhėve botėrore duke pėrkthyer me dhjetra kryevepra.
    Nė kėtė ditė pėrkujtoj Skėnder Luarasin (1900-1982) i cili qė nė moshėn 19-vjeēare nisi rrugėn e pėrkthimeve duke arritur qė t’u dhurojė bashkėkombėsve shqiptarėve mbi 30 vepra tė letėrsisė botėrore... Por edhe sa e sa pėrpjekje e vėshtirėsi pėr t’i botuar e ribotuar deri nė ditėt e sotme nė pėrballlje me …
    Nė foto tregohet edhe posteri i vetėm ndėr vite i publikuar nga organi ''Drita '' i Lidhjes sė SHkrimtarėve ne janar 2000 me rastin e 100-vjetorit tė lindjes tė Skėnder Luarasit ...

    Shqipėrimet e Skėnder Luarasit

    1) Johan Volfgang Gėte (Johann Wolfgang von Goethe)
    1.Faust (Faust)
    2.Gėci i Berlihingenit (Gotz von Berlichingen)
    2)Uiliam Shekspir (William Shakespeare),
    1.Rikardi II (Richard II)
    2.Rikardi III (Richard III),
    3.Tregtari i Venedikut (Merchant of Venice)
    4.Komedia e gabimeve (Comedy of Errors)
    5.Mbreti Lir (King Lear)
    6.Si ta doni (As You Like It)
    3)Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller)
    1.Cubat (The Robbers)
    2.Fiesko (Fiesco)
    3.Intrigė e dashuri (Intrigue and Love),
    4.Vilhelm Tel (William Tell)
    5.Don Karlos (Don Carlos).
    6.Vajza e Orleanit (Die jungfrau von Orleans)
    4)Ualt Uitman (Walt Whitman)
    1.Fije bari (Leaves of Grass),
    5)Xhorxh Bajron (George Byron)
    1.Ēajld Harold (Childe Harold's Pilgrimage)
    6)Aleksandėr Pushkin (Aleksander Sergejeviē Pushkin)
    1.Boris Godunov
    7)Alfred Tenison (Lord Alfred Tennyson).
    1.Enoh Arden (Enoch Arden)
    8)Gotold Lesing (Gotthold Ephraim Lessing)
    1.Emilia Galoti (Emilia Galotti)
    9)Aleksandėr Ostrovski
    1.Shtrėngata
    10)Lope de Vega (Lope Felix de Vega Carpio)
    1.Fuente Ovehuna
    11)Oskar Uaild (Oscar Wilde)
    1.Pėrralla tė zgjedhura
    12)Ēarls Dikens (Charles Dickens)
    1.Oliver Tuist
    13)Kalidasa
    1.Sakuntala
    14)Xhon Milton (John Milton)
    1.Samson Agonites
    15)Tomas Uinkop
    1.Skėnderbeu
    16) Morton F. Eden
    1.Shqipėria dhe pakėnaqėsit e saj
    17)Henri Uodsuėrth Longfellou (Henry Wadsworth Longfellou)
    1.Kėnga e Hajavathės
    18) Stavro Skėndi
    1.Zgjimi kombėtar shqiptar : 1878-1912
    19)Gribojedov
    1. Mjerė kush ka mend ( i pa botuar)
    20) Guilherme Figueiredo
    1.Kėtu fjeti njė perėndi (i pa botuar) - etj

  10. #219
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Nderim nė Ditėn Botėrore tė Pėrkthimit 30 shtator 2015

    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    Emri:  S.lUARASI 100 VJET.jpg

Shikime: 1514

Madhėsia:  51.3 KBEmri:  2 VEPRA s.Luarasi.jpg

Shikime: 836

Madhėsia:  9.0 KBEmri:  3 VEPRA S.LUARASI.jpg

Shikime: 868

Madhėsia:  10.5 KB
    Shtepia Botuese Berati - Prizren do te botoje ne Kosove kolanen e 6 veprave te Shilerit te shqiperuara nga Skender Luarasi. ‘’Wilhelm Tell’’ (‘’Vilhelm Teli’’, 1934), ‘’Kabale und Liebe’’ (‘’Intrigė e dashuri’’ , 1955), ‘’Die Räuber’’ (‘’Hajdutėt’’, 1958), ‘’Fiesco’’ (‘’Fiesko’’, 1958), ‘’Die Jungfrau von Orleans’’ (‘’Vajza e Orleansit’’, 2007) dhe ‘’Don Karlos’’ (‘’Don Karlos’’, 2014)

    Shqipėrimet e Skėnder Luarasit (1900-1982)

    1) Johan Volfgang Gėte (Johann Wolfgang von Goethe)
    1.Faust (Faust)
    2.Gėci i Berlihingenit (Gotz von Berlichingen)
    2)Uiliam Shekspir (William Shakespeare),
    1.Rikardi II (Richard II)
    2.Rikardi III (Richard III),
    3.Tregtari i Venedikut (Merchant of Venice)
    4.Komedia e gabimeve (Comedy of Errors)
    5.Mbreti Lir (King Lear)
    6.Si ta doni (As You Like It)
    3)Fridrih Shiler (Johann Christoph Friedrich von Schiller)
    1.Cubat (The Robbers)
    2.Fiesko (Fiesco)
    3.Intrigė e dashuri (Intrigue and Love),
    4.Vilhelm Tel (William Tell)
    5.Don Karlos (Don Carlos).
    6.Vajza e Orleanit (Die jungfrau von Orleans)
    4)Ualt Uitman (Walt Whitman)
    1.Fije bari (Leaves of Grass),
    5)Xhorxh Bajron (George Byron)
    1.Ēajld Harold (Childe Harold's Pilgrimage)
    6)Aleksandėr Pushkin (Aleksander Sergejeviē Pushkin)
    1.Boris Godunov
    7)Alfred Tenison (Lord Alfred Tennyson).
    1.Enoh Arden (Enoch Arden)
    8)Gotold Lesing (Gotthold Ephraim Lessing)
    1.Emilia Galoti (Emilia Galotti)
    9)Aleksandėr Ostrovski
    1.Shtrėngata
    10)Lope de Vega (Lope Felix de Vega Carpio)
    1.Fuente Ovehuna
    11)Oskar Uaild (Oscar Wilde)
    1.Pėrralla tė zgjedhura
    12)Ēarls Dikens (Charles Dickens)
    1.Oliver Tuist
    13)Kalidasa
    1.Sakuntala
    14)Xhon Milton (John Milton)
    1.Samson Agonites
    15)Tomas Uinkop
    1.Skėnderbeu
    16) Morton F. Eden
    1.Shqipėria dhe pakėnaqėsit e saj
    17)Henri Uodsuėrth Longfellou (Henry Wadsworth Longfellou)
    1.Kėnga e Hajavathės
    18) Stavro Skėndi
    1.Zgjimi kombėtar shqiptar : 1878-1912
    19)Gribojedov
    1. Mjerė kush ka mend ( i pa botuar)
    20) Guilherme Figueiredo
    1.Kėtu fjeti njė perėndi (i pa botuar) - etj
    Emri:  Kopertina intrige e dashuri.jpg

Shikime: 1124

Madhėsia:  43.3 KBEmri:  S.Luarasi, Shileri , Berati,.jpg

Shikime: 1021

Madhėsia:  37.2 KB

  11. #220
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Mesazhe nga Tempulli Shilerian

    Nga vepra e Shilerit : ''Hajdutet'' , shqiperoi Skender Luarasi
    Hyrje
    ''Karl Moori ėshtė fisnik dhe i dėlirė nė shtytjet e tij, ai ėndėrron qė ta riorganizojė shoqėrinė. Ai hakmerret kundėr tiranėve me metodat e terrorit indivudual. ”Kėtė diamant ia mora njė kėshilltari tė financave, i cili ua shiste titujt e nderit dhe postet atyre, qė paguanin mė shumė, dhe u mbyllte portėn patriotėve tė pėrmalluar pėr atdheun e vet. Kėtė gur tė ēmueshėm unė e mbaj si kujtim tė njė prifti tė fėlliqur, tė cilin e mbyta me kėto duart e mia, sepse duke predikuar ai ankohej pėr rėnien e inkuizicionit”. (Akti II, skena 3).
    Karl Moori e dėnon ashpėr korruptimin, egoizmin e klasave sunduese. ”Ata vrasin mėndjen pėr tė gjetur, se si mundi natyra tė lindte njė Iskariot, kurse shumė prej tyre qė nuk janė as mė tė kėqinjtė, do tė ishin gati ta shisnin Trininė e shenjtė pėr dhjetė copė tė argjendtė....”
    Kėshtu, Karl Moori nuk ėshtė njė cub i thjeshtė, ai ėshtė kryengritės, rebel politik.
    Por Karl Moori arrin te bindja, se rruga qė ai ka zgjedhur nuk do tė ēojė nė rezutatet e dėshiruara. Vartėsit dhe shokėt e tij nuk duan t’i marrin parasysh idealet e tij humanitare dhe fisnike. Ata grabisin, vrasin gra e fėmijė dhe nė fund tė fundit Karli largohet i tmerruar nga ata.
    ‘’Mallkuar qofshin vrasėsit e fėmijėve, tė grave, tė tė sėmurėve’’, thotė ai, dhe, pasi bindet pėr pafuqinė e tij, heq dorė nga kryengritja.
    “O, unė i marri, qė ėndėrroja ta ndreqja botėn me mizoritė e mia dhe t’i mbroja ligjet me anėn e anarkisė. Unė kėtė e quajta hakmarrje dhe drejtėsi. Fale, o krijues, kalamanin qė deshi tė tė pradiste nė punėn tėnde. Vetėm ty tė pėrket shpagimi. S’ke nevojė pėr ndihmėn e njeriut.” (Akti V, skena 2)
    HAJDUTĖT - Friedrih Shiller.pdfPor ēfarė mbetet nė zemrėn e lexuesit dhe tė spektatorit nga ”Hajdutėt” e Shilerit? Urrejtja pėr despozitim dhe dėshira e zjarrtė pėr ta ndryshuar rendin shoqėror.

Faqja 22 prej 23 FillimFillim ... 1220212223 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •