Close
Faqja 21 prej 23 FillimFillim ... 111920212223 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 210 prej 226
  1. #201
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi (19.1.1900 - 27.4.1982) Vepra

    Petro Luarasi
    Morton Frederick Eden. Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre


    Morton Frederick Eden. Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre Morton Frederick. Eden. Shqip. nga origj. Skėnder Luarasi, Tiranė, Infbotues, 2011, 58 f. Cmimi 200 lek
    Tit. i origj. : Albania: Its discontents and their origin / Morton Frederick. Eden
    Translated Skender Luarasi

    Vepra e Edenit, “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre”, e pėrkthyer prej origjinalit nga Skėnder Luarasi nė vitet 60’, u bllokua nė Institutin e Historisė pa e parė dritėn e botimit.
    Materialin e plotė tė daktilografuar fatmirėsisht e gjeta nė njė nga dosjet e pėrkthyesit, i cili edhe si historian nuk bėri kurrė pazar me tė vėrtetat historike.
    Nė kushte tė vėshtira censure, ai nuk rreshti sė shpalluri nderimin e tij ndaj jetės dhe veprės sė miqve tė vėrtetė tė kombit shqiptar duke shkruar me dashuri edhe pėr albanofilėt anglezė: Lord George Byron, Lord Tennyson, Sir Aubrey Herbert e Lady Elisabet Carnarvon, Lady Mary Worthey Montag, Lucy M.J.Garnett dhe Mary Edith Durham....:
    Botimi nė shqip i veprės “Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre” nė prag tė festės sė 100- vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė ėshtė njė dėshmi mirėnjohje ndaj albanofilit Morton F. Eden dhe pėrmbush dėshirėn e hershme tė atdhetarit Skėnder Luarasi pėr t’ia bėrė tė njohur kombit shqiptar.

    Nė veprėn e Edenit, ideatorit dhe mbeshtetesit te Kongresit te Lushnjes, pėrshkruhet prejardhja e shqiptarėve dhe europianizmi i tyre i natyrshėm, kontributi i tyre historik e kulturor nė Europė, prapaskenat politike nė vorbullat e luftės sė parė botėrore, ngjarjet madhore dhe personazhet kryesore historikė, interesat qė mbajnė peng kombin shqiptar, ballafaqimi i platformės sė Rilindjes Kombetare me politikat shoviniste antishqiptare, tendencat e kombit shqiptar nė rivalitetin midis Perėndimit dhe Lindjes, etj. I kushtohet vemendje Kongresit te Lushnjes dhe situatave si u zhvillua.
    Nė vepėr mbizotėron mendimi se “gjendja e pakėnaqshme nė Shqipėrinė e sotme, ėshtė krijuar nga fakti qė nuk u ėshtė dhėnė konsiderata e duhur aspiratave tė popullit shqiptar pėr shkak tė interesave tė fuqishme qė synojnė prishjen e Shqipėrisė.”
    Ky mesazh ėshtė aktual edhe nė shek.XXI, kur pak gjė ka ndryshuar pėr kombin tonė i cili pėr tė pėrballuar sfidat e rreziqet duhet tė bashkojė e tė bashkėrendojė tėrė gjymtyrėt e energjitė e tij nė tėrė popullatėn e “Komunuelthit shqiptar” nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi, nė Greqi, Turqi e kudo.
    Ky eshte nje liber qe duhet te lexohet nga te gjithe shqiptaret kudo ku jane. Gjendet ne librarine "Albania", Tirane.

    Foto Morton F. Eden dhe vepra albanologjike "Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre"

    Kush e kopjon kete foto duhet te tregoje kete burim ku e ka marre.
    Petro Luarasi. Morton F. Eden. "Shqipėria: Pakėnaqėsitė e saj dhe origjina e tyre"
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #202
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder Luarasi (19.1.1900 - 27.4.1982) Vepra

    I nderuar moderator hiqini dy fotot nga teksti se jane vendosur gabim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga petrol : 17-01-2014 mė 05:27

  3. #203
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnderbeu nė letėrsinė angleze.

    Skėnder Luarasi

    Skėnderbeu nė letėrsinė angleze.


    Shekulli XV ėshtė shekulli i Arbėrit, shekulli i heroit tonė kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu. Shqipėria nė atė kohė u bė fushė betejash titanike dhe Kruja ēerdhe e lirisė pėr njėqind vjet me radhė. Nė historinė e njerėzimit rrallė gjen shembuj tė tillė heroizmi dhe vetėmohimi si nė historinė e popullit shqiptar tė epokės sė Skėnderbeut. Mijra volume historike dhe qindra vepra letrare artistike kanė pėrjetėsuar me shkronja tė arta timėritė e stėrgjyshėrve tanė dhe emri i Skėnderbeut ėshtė bėrė sinonim i virtuteve morale dhe i therorisė eprore, kur ėshtė puna pėr tė mbrojtur gjer nė fund vlerat mė tė shtrenjta tė njerėzimit: njerinė dhe nderin e lirinė e tij, atdhenė, pavarėsinė e tij dhe qytetėrimin evropian.
    Edhe nė gjuhėn e Shekspirit janė hartuar poema, novela, romane, drama pėr Skėnderbenė, emri i heroit tonė kombėtar ėshtė pėrmendur me zėrin e lėvdatės prej njerėzve nga mė tė shquarit qė nxori historia e Anglisė. Figura e Skėnderbeut ka zėnė njė vend tė dukur e tė merituar nė historinė dhe letėrsinė angleze. Nė hyrjen e veprės sė tij pėr Skėnderbeun dramaturgu Tomas Uinkop (Th. Whincop) shkruan: ‘’Turqit erdhėn nė kontakt armiqėsor me shqiptarėt nė fund tė shek.XIV. Tre ēerekė shekulli ata luftuan pėr tė ruajtur indipendencėn e tyre: njėzet e pesė vjet tė tjerė tė kėsaj lufte nėn Skėnderbenė bėjnė apogjenė e heroizmit tė tyre pėr pavarėsi kombėtare’’.
    Skėnderbeu ėshtė mysafir i vonuar nė gostinė e letrave angleze pėr heronjtė e botės. Ē’e ka shkaktuar kėtė vonesė? Gjeografikisht ishujt britanikė shtrihen nė pika krejt tė kundėrta me Evropėn Juglindore . Por nuk ėshtė vetėm udha fort e gjatė nga Kruja gjer nė Londėr qė e mėnoi ardhjen me kohė tė heroit arbėr nė qytetin anės Tamesit. Gjer mė 1453, lufta 100 vjeēare vazhdoi me tėrbim nė kontinentin evropian. Atė vit kur Eduardi III u nis me ekspeditėn e tij rjepacake pėr nė Francė, pėr tė grabitur njė kurorė mbretėrore, populli shqiptar hyri nė luftė tė pabarabartė, pėr jetė a vdekje, me otomanėt qė tė mbronte atdhenė dhe pavarėsinė e tij. Kostandinopoja, kryeqyteti i Perandorisė Bizantine, ra mė 1453 nė duart e Sulltan Mehmetit II. Ushtritė turke patėn vėnė nėn thundėr Ballkanin dhe i kėrcėnoheshin Evropės gjatė Danubit. Papa po bėhej gati ta braktiste kryeqytetin e krishterimit. Evropa po nėnshtrohej. Dy vjet pas mbarimit tė luftės 100 vjeēare nė Angli filluan luftrat e Trėndafilave. Pėr shkak tė kėtyre luftrave tė pandėrprera popullit anglez i patėn rėnė shumė andralla mbi krye nė shtėpi tė vet e nuk pati nge tė interesohej pėr atė qė po ndodhte atje tutje nė malet e Shqipėrisė. Megjithatė, pikėrisht gjatė kėtyre ditėve tė vėshtira, si pėr Anglinė, si pėr Shqipėrinė, figura e Skėnderbeut u bė e njohur pėr publikun anglez.
    Cilat qenė rrugėt nėpėr tė cilat u njohėn nė Angli me figurėn e heroit tonė dhe me luftat e tij fitimtare kundėr otomanėve?
    Nė lidhje me betejėn e pėrgjakshme tė Albulenės, ku nga tė 80.000 ushtarėt turq 30.000 u vranė a ranė rob, lexojmė nė njė letėr tė kardinalit Pikolomini, qė mė vonė u bė Papa Pius II, kėtė shėnim:
    ‘’Nė kėto beteja kundėr turqve, nė verė dhe nė vjeshtė tė motit 1457, njė kalorės anglez Xhon of Njuport (John of Newport) mori pjesė duke komanduar njė togė shigjetarėsh. Nė shoqėri tė njė ambasadori tė Skėnderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi nė Romė pėr tė kėrkuar ndihmė pėr prijsin shqiptar, qė ende ėshtė nė rrezik prej turqve’’ 1)
    Xhon of Njuport si dėshmitar i epokės sė madhe heroike tė shqiptarėve, i bėri asaj njė vlerėsim shumė tė lartė duke u shprehur kėshtu: ‘’Invazioni i Evropės ėshtė i sigurtė, sepse nuk ka fuqi tjetėr qė mund t’i bėjė kėtė rezistencė, po tė bjerė kėshtjella shqiptare. 2)
    S’ka dyshim se bashkė me vullnetarėt qė erdhėn nė Shqipėri nė atė kohė, edhe publiku anglez mėsoi pėr heroin tonė kombėtar qė e habiti botėn me heroizmin dhe burrėrinė e tij.
    Me sa duket, burim tjetėr qė u shėrbeu anglezėve pėr t’u njohur me luanin e Krujės qe vepra e historianit frėng Zh. Lavardenit (J.Lavardin) ‘’Historia e Gjergj Kastriotit, mbiemėruar Skenderbej’’ pėrkthyer anglisht mė 1596 prej Z.J., inicialet duket ishin tė Zachary Jones.
    Pas kėsaj kohe shohim qė figura e Sėnderbeut tė tėrheqė vėmendjen e mjeft historianėve, burrave tė shtetit, publicistėve dhe filologėve anglezė.
    Prej veprave qė u botuan mė vonė dhe qė bėjnė fjalė pėr heroin tonė kombėtar, pėrmendim ‘’Historinė e Turqve’’ prej Knolles ( 1603) dhe veprėn anonime ‘’Scanderbeg redivivus’’( Skėnderbeu i ringjallur), botuar mė 1684. Kjo e fundit ka rėndėsi pėr rethanat nė tė cilat u shkruajt. Tmerri qė shkaktoi rrethimi i parė i Vjenės mė 1529 i lemerisi popujt e Evropės Qendrore mė 1693 kur turqit e rrethuan kėtė qytet pėr tė dytėn herė. Njerėzit liridashės kujtuan kohėn epike tė Gjergj Kastriotit dhe i zuri malli pėr njė kryetrim si Skėnderbeu.
    Ushtritė gjermano-poloneze e ruso-veneciane, tė bashkuara prej rrezikut, i erdhė nė ndihmė Austrisė. Forcat e Jan Sobieskit nuk e lanė Vjenėn tė bjerė nė duart e rrethonjėsve. Nė fakt, vepra letrare-historike ‘’Scanderbeg redivivus’’ (‘’Skėnderbeu i ringjallur’’) bėn fjalė pėr Janin III tė Polonisė dhe ka brendinė ‘’nė ē’mėnyrė t’i zbojmė turqit prej Evropės brenda tre vjetėve’’
    Nė shekujt XVII dhe XVIII burrat e shtetit dhe ushtarakė tė njohur , si U.Tempėll (W.Temple) dhe Xh. Ullf (J.Wolfe) studjojnė artin qė Skėnderbeu zbatoi nė luftrat e tij kundėr pushtuesve otomanė. Sipas Ullfit, ‘’Skėnderbeu i tejkaloi gjithė oficerėt, tė moēmit e tė soēmit, nėn udhėheqjen e njė ushtrie tė vogėl mbrojtėse. 3)
    S.Artur Bollduin (A.Balldwin), nė sprovėn e tij pėr Skėnderbenė, me titull ‘’Mbret i pakurorėzuar’’, pėrmblodhi mendimin e tė gjithė mendimtarėve , kritikėve, burrave tė shtetit dhe shkrimtarėve anglezė, qė vlerėsuan Skėnderbenė, kur shkroi: ‘’Skėnderbeu luftoi jo vetėm pėr populli e tij, por pėr gjithė Evropėn’’. 4)

    Krahas veprave me karakter historik e politik nė Angli pati edhe vepra letrare-artistike kushtuar Skėnderbeut, ose ku pėrmendet emri i tij. Por pėrpara se tė hidhemi e tė shikojmė se si u shpreh figura e heroit shqiptar nė letėrsinė angleze, po themi dy fjalė si forca e tij fizike, guximi e burrėria e shqiptarėve hynė nė gjuhėn angleze dhe u bėnė proverbiale. Ose nga bashkėluftėtarėt e Xhon of Njuport qė ktheheshin gjallė nė atdhe tė veshur me petkun shqiptar tė asaj kohe, ose nga vetė kalorėsit e Skėnderbeut, qė mė vonė lanė atdhenė e robėruar dhe i ofruan shėrbimet e tyre ushtarake mbretėreshės Elizabeta, poeti Edmund Spencer ( 1552-1599) u njoh me kostumin kombėtar tė arbėreshėve e kėshtu shkroi nė poemėn e tij alegorike ‘’Mbretėresha e Zanave (1590) pėr ‘’mėngė qė varen nė mėnyrė arbėrore’’.
    Nė gjuhėn angleze, pėr njė veprim qė nuk kishte rezultatin e dėshėruar, sepse i mungonte forca e brendėshme, ishte bėrė zakon tė thuhej : ‘’Scanderbeg’s sworth must have Scanderbeg’s arm’’. Kėshtu duke komentuar nė veprėn e vet ’’Jeta e poetėve’’ replikėn e fuqishme qė i bėn shkrimtari Kongriv (Congreve) kritikės sė ashpėr tė Kollierit Collier) njė kritik i njohur i kohės, Samuel Xhonson (Samuel Johnson) thotė pėr Kongrivin: ‘’He has the sworth without the arm of Scanderbeg. (E ka shpatėn, por nuk ka edhe krahun e Skėnderbeut). 5)
    Veprat e para letrare tė autorėve anglezė pėr Skėnderbeun i gjejmė qysh herėt.
    Poeti i madh i Rilindjes angleze, Edmund Spencer(*), pėr tė cilin folėm mė sipėr, shkruan njė sonet mbi Skėnderbenė, me tė cilin pėrcolli botimin e veprės sė Lavardenit nė gjuhėn angleze.

    Pse mburret kot e Lashta kaqė fort
    Me monumentet e moēėm burrash trima,
    Heronj qė pėrmes veprave pa mort
    Mahnitėn botėn, dhe nė prallė e rima
    Ēdo foshnjė i nxėn? Njerzim’ i admiron
    Statujat e tyre, kolose tė larta
    E beret triumfore q’i pėrshkon
    E bukura me madhėshtit’ e narta.

    Ja Njė, qė koha von’e nxor nė dritė,
    Ndėr tė mėdhenjtė krah mė tė madhit shkon:
    I madh nė zė, pushtet e nė vetitė,
    Triumfe tė vėrtetė meriton.
    Kamzhik pėr turqit, pėr armiqtė rrufe-
    Ky libėr flet pėr Ty, o Skėnderbe!

    ------------
    (*) Edmund Spenser (1552-1599) shquhet nder mė te madhenjte poete epike te Rilindjes Angleze.Ai cilėsohet ''poeti mė i madh anglez i eres Elisabetiane. .(The world book encyclopedy,1993)
    Ky sonet u permend mė 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht pėrkthimin e historianit frėng J.Lavardin’’Historia e Gjergj Kastriotit, tė mbiemėruar Skėnderbe’’.Botimin anglisht tė kėtij libri , Jones e pėrcolli me njė sonet pėr Skėnderbenė prej Edmund Spenser i cili edhe nė kryeveprėn e tij’’Faerie Queene’’(Mbretėresha e zanave), nė kėngėn e tretė, kreu XII, vargu i 10-tė, e vesh mbretėreshėn Elisabeta me fustan ‘’qė mėngėt i varen nė mėnyrė arbėreshe (Sleeves dependant albanese iyse).
    Kėtė sonet tė vyer mbi Heroin Kombetar S.Luarasi e ka bėrė tė njohur pėr here tė pare ne studimin e tij ''Skenderbeu ne letersine angleze'' ndėrsa pėrkthimin e publikoi mė 16 janar 1977 (Gazeta Drita, f.12)
    Njohja e kėtij soneti paraqet njė rėndėsi tė veēantė pėr lidhjet kulturore anglo-shqiptare, ndaj po e japim edhe origjinalin anglisht:

    Iherefore doth vain Antiquity so vaunt
    Her ancient monuments of mighty peers
    And hold heroes, ihich their iorld did daunt
    Iith their great deeds and filled their children’s cares.
    Iho rapt iith ionder of their famous praise
    Admire their statues and Collossoes great
    Their triumphal arcs ihich they did raise,
    Their huge pyramids, iho do heaven threat.
    Lo One, ihom later age hath brought to light,
    Matchable to the greatest of those great:
    Great both by name and great in poier and might
    And meriting a mere triumphal feat.
    The scourge of Turks and plague of infidels,
    Thy acts, o Scanderbeg, this volume tells

    Pėr Kristofor Marloun ( Christofor Marlowe, 1564-1593), dramaturgun e njohur anglez, paraardhėsin e Shekspirit, thuhet se qe autori i dramės ‘’Historia e vėrtetė e Gjergj Kastriotit’’, e cila u luajt nė teatrin e Londrės mė 3 korrik 1601. Humbja e dorėshkrimit tė dramės ėshtė njė fatkeqėsi pėr letėrsinė rreth heroit shqiptar. Porse, nė qoftė e vėrtetė sa thuhet prej kritikėve, se Marlou cilėsitė e Skėnderbeut ia veshi Tamurlanit nė dramėn e tij tė parė qė pati shumė sukses ‘’Tamurlani i madh’’ (rreth vitit 1587), atėherė mund tė themi se autori i ‘’Doktor Faustit’’ dhe i ‘’Jahudiut tė Maltės’’ do tė kishte pasė krijuar nė figurėn e Skėnderbeut shėmbėlltyrėn e mbinjeriut.

    Vetė Shekspiri vetėm sa e pėrmend Shqipėrinė me emrin e saj tė lashtė Iliria nė komendinė ‘’Nata e Dymbėdhjetė‘’ dhe Durrėsin me emrin Durrachium nė ‘’ Komendinė e gabimeve’’.
    Nė shek. XVIII nė letėrsinė angleze shtohet interesi pėr figurėn dhe epokėn e Skėnderbeut. Prej kėsaj periudhe kemi tri tragjedi. Njėra me titull ‘’Scanderbeg’’ u shkrua prej U.Havardit (W.Haward) dhe u shfaq mė parė se tė tjerat mė 1733 nė teatrin Gudmes Fieds.

    Havardi e nis dramėn pėrpara luftės sė Nishit. Kur Skėnderbeu ishte thirrur nga patriotėt dhe bėri pėrgatitje pėr t’u kthyer nė atdhe, ai bie nė konflikt me Muratin dhe nis luftėn kundėr tij nė afėrsitė midis Edrenesė dhe Kostantinopojės. Skėnderbeu qė posa ėshtė kthyer nga Azia jep urdhėr tė lirohen skllevėrit tė cilėt i solli nga lufta ngadhnjimtare:
    Jo; do tė rrojnė! I lajmėroi se janė
    Tė falur e tė lirė; vojtėn tepėr
    Nė burgje e nė vargonj. Po vetėdija
    Munduar prej sė keqes qė kanė bėrė
    Ėshtė dėnim i mjaftė. Tė lirohen!
    Lirimin e robėrve tė luftės, Skėnderbeu e arrin me njė fjalė, por jo edhe lirimin e princeshės sė tyre, Deamirės. Atė do ta shpėtojė prej kthetrave tė sulltanit pas njė lufte tė rreptė. Sulltani me cmir tė madh bėrtet:
    Skėnderbeu lindi pėr ngadhnjim tė botės:
    Burrat i mund dhe gratė atij i binden.
    Nė aktin e dytė, skena XV, gjejmė krahasimin e fortė midis Muratit qė qėrton Skėnderbenė se ka ambicje tė duket i madh sa sulltani dhe Skėnderbeu i pėrgjigjet:
    Sa pėr meritėn tė jem njė si ti
    Nga kjo heq dorė - e s’mund ta quaj mburrje
    Qė tė mendoj se unė jam mė lart
    Nga mė i madhi burrė i lik i botės.
    Nė skenėn e tretė tė aktit tė pestė, Skėnderbeu, duke folur me adjutantin e tij, para luftės shpreh mendimin e vet mbi vdekjen:
    Vėrtet, pasojė e jetės ėshtė vdekja:
    E rėndėsishme s’ėshtė qė do vdesim.
    E rėndėsishme ėshtė si do vdesim.
    Nė fund , kur sulltani vdes i ēmėndur, drama mbaron me fjalėt e Skėnderbeut:
    Le tė vendoset trashėgimtar i tij
    Me ēfarėdo pushtet; kurora jonė
    Qoftė e virtutit dhe e dashurisė.
    Dhe me kėtė medim autori na le tė mendojmė se Skėnderbeu niset pėr Shqipėri.
    Siē del, kjo dramė ishte tepėr sentimentale dhe pak historike.
    Nga data e botimit e dyta tragjedi pėr Skėnderbenė ėshtė ‘’Heroi i krishterė‘’ prej Xh.Llillos (George Lillo). Kjo vepėr, qė ėshtė mė e forta pėr Skėnderbenė, u shfaq herėn e parė mė 1734 nė teatrin Druri Lane.

    Ky djalosh argjendpunues nuk ėshtė ndonjė shkrimtar i ndormė dhe i rėndomtė. Me tė katėr dramat nė prozė e me temė nga shtresa qytetare, ai solli element tė ri nė dramėn e asaj kohe dhe ndikoi nė krijimtarinė e disa talenteve tė fortė si encilkopedisti frėng Didero dhe shkrimtari e kritiku gjerman Lesing. Nė veprėn e tij tė pestė me temė shqiptare, Lillo kthehet nė tragjedinė konvencionale: shegerti londinez bėhet heroi fetar, mbreti - patriot e Londra bėhet Krujė.

    Llillo qė nė prolog shėnon: ‘’Sonte kėndojmė pėr Gjergj Kastriotin, heroin besnik e mbretin atdhetar; natyra atė e lindi tė dėnojė ambicjen dhe tė mbrojė njerėzimin’’
    Nė epilog, duke frushkulluar ata oborrtarė qė kur flasin pėr tė mirėn e popullit kanė ndėr mend tė mirėn e vet, poeti pyet: ‘’Po a ka tė atillė qė i shėrbejnė atdheut dhe tė mos e bėjnė kėtė gjė pėr fitim tė vetin?’’ Dhe i pėrgjigjet pyetjes: ‘’Posi jo! Gjergj Kastrioti qe njė burrė I tillė!’’

    Helena, e bija e sulltanit qė e dashuron Skėnderbenė, pasi pėrshkruan vetijat e princit arbėr tė pashoq nė burrėri, nė bukuri, nė menēuri, nė ėmbėlsi, i tmerrshėm e i rreptė nė luftė por dhe i drejtė nė gjykime, i mėshirshėm dhe i pėrmbajtur, thotė pėr Skėnderbenė:
    Kush tė njeh ty, dhe nuk tė don, tregon
    Se ėshtė cmirėzi dhe e pėrēmon virtutin.

    Nė aktin e katėrt vdes e bija e Muratit nė krahėt e Skėnderbeut, tė cilin e ka lajmėruar tė ruhet prej tradhėtarit Hamzė. Duke vdekur i lutet Skėnderbeut tė mos ia vrasė tanė, po ta zėrė rob. Dhe vėrtet nė aktin e pestė hyn Skėnderbeu bashkė me Arianitin dhe tė bijėn etij tė liruar. Sjellin edhe sulltanin rob tė lidhur me hekura. Skėnderbeu urdhėron ta zgjidhin dhe ta lenė tė lirė. ‘’Helena, e bija plot virtute, e denjė pėr njė mbarim mė tė mirė, ma shpėtoi jetėn mua’’. Nė kėtė skenė vdes sulltan Murati me porosi pėr tė birin qė t’ia marrė hakun.
    Fjalėt e fundit janė tė Skėnderbeut: ‘’Qė jeni tė gėzuar e tė lirė, kjo mė bėn tė gėzuar mua. Ndė e kreva drejt detyrėn jam shpėrblyer’’. Dhe populli i pėrgjigjet:
    Ju duam si duhet: si polem i lirė
    Duhet tė dojė mbretin patriot.
    Nė tragjedinė e Llillos gjejmė Arianitin dhe tė bijėn Althea tė zėnė rob. Qndrimi i Arianitit pėrballė sulltanit, edhe nė Llillon, ėshtė i njė burri tė fortė. I thotė sulltani Arianitit: ‘’Po tė mendonin mbretrit e krishterė kėshtu si ti dhe Kastrioti, vallė a do t’ju linin tė lėftonit vetėm?’ I pėrgjigjet Arianiti:
    O poshtėrsi! o turp qė s’lahet kurrė!
    Po tė bashkoheshin, Evropa e gjorė
    Nuk do t’rėnkonte nėn zgjedhėn tėnde,
    Dhe tė vajtonte humbjen e lirisė.
    Tragjedia e tretė ‘’Skėnderbeu ose Liri dhe Dashuri’’ (Scanderbeg or Love and Liberty), prej Tomas Uinkop (Thomas Wincop), u shkrua mė herėt, pėrpara motit 1730, por u botua mė 1747.
    Emrin e Uinkopit, i cili shkroi pėr heroin tonė kombėtar kėtė vepėr entuziaste, nuk e pėrmendin as Enciklopedia britanike dhe as tekstet e historiesė sė letėrsisė angleze.
    Tomas Uinkopi jetoi nė njė epokė kalimtare.(*)
    Xhon Drajden, pėrfaqėsuesi i letėrsisė sė restauracionit qė e ka pėrmendur emrin e Skėnderbeut nė letrėn qė u dėrgoi Uigėve, vdiq mė 1700.
    Epoka u pagėzua prej kritikėve me aq emra sa pati edhe tendenca letrare; shekulli Augustian, i Ndriēimit, i Arsyes, i Artė. Nė kėtė shekull jetuan dhe shkruan veprat e tyre tė pavdekshme Daniel Defo, Xhonatan Svift (Jonatan Suift) Xhozef Edison (Josef Adison) i cili e ka vlerėsuar Skėnderbenė nė ‘’De Koverli Pepers’’; dhe mė i riu ndėr gjigantėt Samuel Xhonson. Me kėtė tė fundit qė lindi mė 1709, Tomas Uinkopi do tė ketė qenė vėrsnik.
    Uinkopi, si mik e shok mė i ri i shkrimtarit tė pėrmendur klasik Aleksandėr Pope (A.Poup), e shkroi veprėn nėn ndikimin e asaj rryme letrare qė kritikėt e quajnė neoklaciste . Dhe si i ri qė ishte, hartoi njė dramė lirike, ku ndjenja e dashurisė sė Skėnderbeut del nė pah disi e tepruar; por heroi shquan nga ndjenjat e larta tė patriotizmit dhe nga ndjenjat e bukura tė humanizmit tė Rilindjes. Ndėr personat e tjerė tė dramės ėshtė Arianiti dhe e bija e tij Arianisa. Nė gjuhėn e zjarrtė tė iluministit autori e vesh Arianitin me virtutet e popullit arbėr, me besė, nder e burrėri dhe Arianisa, e dashura e Skėnderbeut, ėshtė personifikimi i vetė Shqipėrisė nė qėndresėn e saj tė patundur kundėr turqve.
    Drama pėrcillet me njė pėrshkrim historik shtatėmbėdhjetė faqesh tė Shqipėrisė sė Skėnderbeut tė bazuar nė historinė e Barletit. Pėr dramėn autori zgjodhi njė ēast tė rėndėsishėm, rrethimin e Krujės mė 1451 prej sultan Muratit, i cili sipas versionit tė disa historianėve vdiq nė afėrsit eė Krujės dhe jo nė Edrene. Kėtė mot ndodhi edhe martesa e eSkėnderbeut me Donikėn, tė cilėn autori, pėr licencė poetike e quan Arianisa, sikundėr po ashtu e quan edhe Mamicėn me emrin Amisa, e cila qe martuar me Topinė qė mė 1445.
    Uinkopi e nxjerr Skėnderbenė si hero qė e mbuloi veten me famėn e luftėtarit tė patrembur dhe guximtar pėr ēlirimin e atdheut tė vet. Fjalėt qė thotė autori pėr Skėnderbenė pėrmes Arianit janė tė denja tė qėndrojnė nė faqen kryesore tė monumentit tė Skėnderbeut:
    Sa kohė tė pėrmendet Arbėria
    Nė faqe t’Historis’ e ndėr shekuj
    Atdheu ynė q’e shpėtove ti,
    Ka pėr tė ngritur shtyllė triumfale
    Me lavd qė s’do njohin vdekje kurrė,
    Nė emrin tėnd, o Skėnderbe, qė mposhte
    Krenin’ e vrazhdė tė fuqis otomane.

    Nė dramėn ‘’Skėnderbeu’’, T.Uinkopi u ngre njė pėrmendore tė bukur edhe dy shokėve tė Skėnderbeut, plakut Uran dhe djaloshit Topia, tė cilėt njeri pas tjetrit qėndruan tė patundur nė tre rrethimet e Krujės, i pari duke e mbrojtur kundėr sulltan Muratit dhe i dyti kundėr sulltan Mehmetit.(*)
    -------------------
    (Shtesė)
    Thomas Whincop (1709 ? -1730) poet e dramaturg anglez.
    Drama Skėnderbeu ,eshte me e mira veper e Uinkopit ku,siē shkruan njė miku i tij:’’Muzėn poetit ia frymėzoi liria/Mendimet mė tė flakta –dashuria.
    Ajo u botua mė 1747, pas vdekjes ,nė moshė tė re, tė poetit.
    Kjo vepėr e vyer pėr shqiptarėt u shqipėrua nga S.Luarasi qė mė 1920 kur studjonte nė Sh.B.A (shih Revista Studenti,janar 1920 dhe u botua mė 1967 me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar
    Kjo dramė nė vargje, pėr kohėn kur u shkrua paraqet vlera tė madhe.

    (Fragment)
    Tomas Uinkop
    Skėnderbeu: Dashuri dhe liri (*)

    Skėnderbeu

    Kėtu qėndroni trima t'Arbėrit,
    Tė lindur n'Atmen e luftarit Piro:
    Miq, vėllezėr,shokė lufte tė pandarė,
    Njė grimė vetėm ndalnit'ju them shkakun,
    Tė rėndėsishmin, qė ju grish nė luftė.
    Ja fusha e armikut guximtar
    I cili nga vonesa jonė e paqa,
    Si tepėr gjatė po vazhdon tė mburret,
    Po na krekoset e kėrkon tė dalė
    Ngadhnjimtar mbi trimėrinė tuaj.
    Pret ēastin e volitshėm tė na bjerė.
    Atdheu juaj, gratė, kalamajt
    Ju luten tė pėrdorni armėt sot,
    Tė mbroni jetėn dhe lirinė e tyre.
    Nė daltė fitimtar sulltani turk,
    Nė daltė zot armiku gjakatar,
    Dhe ta fitojė luftėn egėrsira
    Mendoni, miq, se ē'fat e pret atdhenė:
    C'zezonė e dėshpėrim e pret polemin!
    Nė fushė e mal mbizotėrojnė flakėt;
    Pallate e tempuj bėhen shkrumb e hi;
    Cdo gjė e bukur kthehet nė gėrmadhė.
    Nga prush'i tyre ka pėr t'avulluar
    Gjaku i qytetarėve tė therur.
    Ja baba plak qė kot po lyp tė falur,
    Shih vajzėn e rrėmbyer e tė vrarė
    Pėrpara sysh tė prindėrve tė saj.
    Dhe foshnjė e gjirit qė nė qesh pa faj,
    Edhe ajo s'do gjejė dhimsuri.
    O pamje e zezė! Qė mos ngjaftė kurrė!
    Me trimėrinė tuaj do ta ndalni.
    Miq, ja qyteti i Krujės prapa nesh;
    Pėrbrenda ledheve tė tij qėndron
    Cdo gjė qė ju e quani tė shtrenjtė;
    Kaluam jashtė portave tė tij:
    I mbyllėn-ja, u kyēėn-hyrja prapė
    Lejohet vetėm pėr ngadhėnjimtarin.
    Dhe kush do t'jetė ngadhėnjimtari sot-
    Do ta vendosin kėto shpatat tona!

    Shqipėroi Skėnder Luarasi
    (Shtesė nga Petro Luarasi)
    -----------------------------------
    Edhe nė veprėn e Bajronit, pėr tė cilėn Shqipėria qe njė temė e dashur, shohim tė flitet pėr Skėnderbenė. Nė poemė e tij ‘’Ēajlld Harold’’ poeti i madh anglez e pėrshėndet atdheun tonė me kėto vargje:
    O Shqipėri, ku lindi Iskanderi –
    Kėngė e rinisė, fanar i t’urtėve! –
    Dhe Iskėnderi tjetėr, qė i dėrrmoi
    Pėrherė armiqt me pallėn e tij kreshnike;
    Sipas autoriteteve qė pėrdori historiani anglez Knolles ‘’Skėnderbeu gjithmonė luftonte kundėr turqve me krahun llėrėpėrveshur dhe qėllonte me aq forcė sa shpesh i pėlciste gjaku nga buzėt. 6)
    Nė djalėrinė e tij, Bajronit, sikundėr Samuel Xhonsonit, i pėlqente shumė tė lexonte ’’Historinė e Turqve’’ prej Knolles, dhe romantiku i famshėm do tė ketė patur kėtė pikturė tė Skėnderbeut nė mendje kur pėrshkroi Alpin nė ‘’Rrethimin e Korinthit’’:
    Krahun e ka ēveshur.
    Kėshtu ėshtė edhe tehu i shpatės sė tij;
    Pėrveshur llėrėn gjer nė bryl, valvit
    Acarin hekur nė tė katėr anėt;
    Kėshtu nė luftė e njohin kurdoherė.
    Kudo qė duket ai krah i fuqishėm,
    Edhe mė trimat shtangen para atij.

    Henri U. Longfellou (Henry W. Longfelow) pasi lexoi ‘’Kronikat Turke’’ tė shkruara hebraisht prej Joshua Ben Joshua Ben Merit, botoi mė 1873 nė ‘’Tregime te njė han afėr udhės’’ poemėn ‘’Skėnderbe’’ e cila e shqipėruar nė mėnyrė mjeshtėrore prej Fan SNolit, ndihmoi shumė nė edukimin patriotik tė rinisė sonė.
    Poema nis me luftėn e Nishit dhe pėrshkruan kthimin e heroit shqiptar nė Krujė. Ē’mall atdhetar vloi nė atė zemėr tė madhe:
    Kur u gdhi, e n’agullim
    Pa kėshtjellėn Ak Hisar,
    Krujėn, ah atė qytet,
    Rreth me mur e me hendek
    Tek u lind e tek u rrit,
    Yll i mėngjezit mbi tė ndrit.

    Ajo mbaron me vargjet:

    Ja kėshtu Skėnderbeu trim
    Mori Krujėn me rrėmbim:
    Edhe lajmi u pėrhap
    Sin jė flakė e sin jė zjarr
    Kur fryn era nė behar.
    Dhe qytetet afėr e larg –
    Thotė Ben Isa Ben Miri
    Nė qitap tė tij fakiri –
    Binin me aqė lehtėsi
    Sa zė burri veshn’ e tij.

    Xhejms M.Lludllou (James M.Ludlow) shkroi mė 1887 romanin ‘’Kapedani i Jeniēerėve’’. Nga sa dihet, ėshtė i dyti roman pėr Skėnderbenė, pas atij tė Bentlejt. Qysh nė kapitullin e parė tė ‘’Kapedanit tė Jeniēerėve’’, qė kur Heroi ėshtė ende nė Bruse, nė kryeqytetin e vjetėr tė osmanėve, njihemi edhe me figurėn e madhėrishme tė tij edhe me mendimet e ndjenjat qė i vlojnė pėrbrenda. Ushtarėt atje pranė po tallen me njė memec. Kur afrohet, ushtarėt pėr respekt largohen dhe kapedani dhe memeci mbeten vetėm. Kėtij i ēelet goja: ‘’Po tė sjell lajm nga Moisi Golemi, nga gjithė viset e Shqipėrisė, nga ēdo luginė e nga ēdo zemėr.’’
    ‘’O fol, se kam mall edhe pėr gurėt e drurėt e Shqipėrisė sė dashur’’. Dhe Skėnderbeu dėgjoi i tronditur, tragjedinė e shtėpisė sė tij, tragjedinė e popullit tė tij
    ‘’Jepi tė falat e mia Moisi Golemit dhe thuaji se Gjergj Kastrioti do t’ia nderojė besimin mė mirė me punė se me fjalė…Thuaji se Kastrioti betohet pėr mjekrėn e Moisiut qė do tė vijnė ditė mė tė ndritura pėr Shqipėrinė edhe nd’u dashtė ta shkrepin atė shkėlqim nga shpatat tona. Lamtumirė!’’
    Me gjithė tė metat qė mund tė ketė aty-kėtu, nė pėrgjithėsi romani na jep njė panoramė interesante tė trembėdhjetė vjetėve qė pushton, dhe ka pėrshkrime vende-vende qė janė tė mrekullueshme. ‘’Pėr mjekrėn e Moisiut!’’ u bė parrullė e kryengritėsve kundėr turqve; vetė Moisiu u bė njė nga figurat mė tė shquara, por tok me atė tė Hamzės edhe mė patetikja. Skėnderbeu shkėlqen si njeri shembullor dhe hero i vėrtetė.
    Mendimtarėt anglezė e kuptuan fare mirė rėndėsinė e luftrave tė Skėnderbeut. Ndėrsa princat anglezė nė kohėn e Skėnderbeut po hanin kokėn e njėri-tjetrit nė luftrat e Trėndafilave, populli shqiptar nėn udhėheqjen e heroit kombėtar luftoi pėr tė mbrojtur edhe atdhenė, por tėrthorazi edhe djepin e Renesancės, siē quhej Italia e atėhershme, ku shkollarėt anglezė erdhėn tė pajiseshin me kulturė e tė lindnin gjeninj si Shekspiri dhe Marlou. Me admirimin dhe mirėnjohjen e tyre ata frymėzuan gjeneratat e reja tė Anglisė pėr Skėnderbenė, ‘’se pak luftėtarė’’, thotė historiani Torez, ‘’ kanė lėnė prapa tyre njė fjalė aq tė pėrjetshme dhe njė admirim aq entuziast sa atė me tė cilin ky hero ende pėrfillet prej bashkatdhetarėve tė tij’’
    Skėnderbeu jetoi dhe veproi nė pragun e dy botėve: tė asaj sė mirės qė shpinte drejt agimit tė rilindjes evropiane dhe tė asaj sė keqes qė shpinte drejt shekujve mė tė zes tė mesjetės. Nė kėto dy botė tė kundėrta nė ndeshje pėr tė shembur njėra-tjetrėn Skėnderbeu ndihmoi qė tė triumfonte e mbara mbi tė praptėn.(*)

    1) C. Marinesco, Alphons V, e l’Albania de Scanderbeg, Paris, 1923, f.130
    2) Historia e Shqipėrisė
    3) F.S.Noli, Georg Castrioti, Scanderbeg, New York, 1945
    4) Yll’ I mėngjezit, volI, Nr.7, f.1
    5) J.M.Manly, English Prose and Poetry, f.302
    6) Edward Creesy, History of the Turks


    (*)S.Luarasi, Skėnderbeu nė letėrsinė angleze, Studime filologjike, Nr.4, 1967, f.121-128)
    (Studim i botuar me rastin e 50-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.)

    -----------------------

    Korespondencė

    Shoqėria anglo-shqiptare The Albanian society’’
    7 gusht 1968

    I dashur z.Luarasi
    Ju falem nderit qė mė dėrguat pėrkthimin tuaj tė vargjeve tė Spenderit.
    Unė mendoj se do tė jeni i interesuar tė dėgjoni se artikulli juaj nė ‘’Studime filologjike’’, ’’Skėnderbeu nė literaturėn angleze’’, ėshtė pėrdorur nė Londėr si bazė pėr mbrėmje letrare dhe si pjesė e programit tė aktiviteteve pėrkujtimor tė organizuara nga shoqėria Skėnderbeg, me poema e pjesė tė lexuara nga anėtarėt dhe punonjėsit e teatrit tė Londrės.
    U provua se kjo ishte e suksesshme.
    Referencat tuaja pėr Xhon Njuport ngjallin njė interes tė madh dhe unė jam pėrpjekur tė zbuloj mė shumė rreth kėsaj figure. Kjo gjė nuk ka qenė e lehtė, meqė ai nuk ka luajtur rol tė rėndėsishėm nė historinė e Anglisė dhe tė dhėnat tona nga shekulli XV janė tė mangėta. Megjithatė unė kam zbuluar nė arkivat e shtetit kėtu disa dokumenta mbi John Newport tė cilat mendoj se pėr ju do tė kenė interes tė veēantė. Unė do tė kryej fotografimin e tyre dhe pėrshtatjen nė gjuhėn moderne dhe do t’ua dėgoj sė shpejti. Kėtė javė do tė udhėtoj nė qendrėn e familjes Newport tė marr disa foto dhe ndonjė regjistrim.
    Me kėtė rast, kam patur vėshtirėsi nė dy pika:
    1. Letra e Kardinalit Piccolomini referuar Newport;
    Unė kam lexuar koleksionin e letrave tė Piccolominit dy herė dhe nuk kam mundut tė gjej referencėn
    2. Burimi i atributeve shtetėrore tė Newportit nė paragrafin 4 tė faqes 122 tė artikullit tuaj nė invazionin e Evropės.
    Nė rast se do tė keni mirėsinė tė mė dėrgoni kėto dy referenca do t’ju jem shumė mirėnjohės.
    Me pėrshėndetjet mė tė mira
    Juaj sinqerisht
    W.B.Bland
    Sekretar

    (Dėrguar Skėnder Luarasit,
    Instituti i Historisė dhe i Letėrsisė, Tiranė)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #204
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    me thosh nje mik nje dizaj..
    ckan dale tani ca krimba qe fyejn qemal stafen skender luarasin e lame kodren..
    i thash do jen enveriste te thekur qe duan te vulosin.. si te sakta e te pagabushme denimet e izolimet qe u beri enveri figurave te pastra..
    mirpo hiqen si ekstra te djathte..

  5. #205
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Pėr: Skėnder P. Luarasi

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    me thosh nje mik nje dizaj..
    ckan dale tani ca krimba qe fyejn qemal stafen skender luarasin e lame kodren..
    i thash do jen enveriste te thekur qe duan te vulosin.. si te sakta e te pagabushme denimet e izolimet qe u beri enveri figurave te pastra..
    mirpo hiqen si ekstra te djathte..
    Po pse shqetesohesh, o Brari.
    "Krimbat" ate pune kane...
    Do te ishte me vlere te jepje referenca te sakta se ku e si shkruajne.

  6. #206
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.

    NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE.

    Nė gazetėn Telegraf, nė datat 3, 4, 6 tetor 2014, ‘’Kritiku letrar’’ Xhemal Veizaj pėrkujtoi shkrimtarin me kombėsi maqedonase Sterjo Spasse dhe shprehu opinione mbi ngjarje dhe personazhe tė jetės sė krijuesit tė shquar tė letėrsisė shqipe. Ai nė njė intervistė (Telegraf, dt, 3.12.2013, Intervistues Albert Xholi) sqaronte se qe mik pėr kokė me Ilinden Spassen dhe kishte kontribute tė hershme nė letėrsinė pėr fėmijė, me fabula e qyfyre Hosteni, sipas metodės sė realizmi socialist. Nė shkrim ai perifrazoi gjerė e gjatė fragmente tė librit ‘’Im Atė Sterjo’’ tė mikut Ilinden, trillimet atė e bir mbi persekutimet e diktaturės ndaj tyre dhe peripecitė e botimit tė ciklit letraro historik Rilindasit (Zgjimi, Pishtarė, Zjarre etj) tok me akuzat ndaj oponentėve, D.Agolli, G.Shpuza, S.Luarasi etj, ngjarje tė cilat i kam sqaruar vite mė parė (Skėnder Luarasi pėrballė Sterjo Spases : Birit Ilinden, pėr tė atin Sterjo Spase… / Petro S. Luarasi . Republika. - Nr. 49, 31 mars, , 1996, f. 7).
    Tani tė sqaroj ‘’kritikun letrar’’, i cili pėr hir tė mikut e pazarit aktron rolin e tellallit.
    Flitet e shkruhet shumė pėr domosdoshmėrinė e rishikimit tė historisė sė popullit e kombit shqiptar, padrejtėsitė qė janė kryer nė tė shkuarėn nga rrethana e faktorė tė ndryshėm dhe pasqyrimin sa mė tė saktė tė saj nė tekstet shkollore e botimet akademike. Dihen edhe interesat e presionet e shteteve tė huaja dhe grupimeve tė caktuara pėr tia pėrshtatur identitetin shqiptar interesave tė tyre. Por pak janė trajtuar debatet me tematikat pėrkatėse pėr trajtimin e tė vėrtetės historike nė letėrsi dhe pasojat e shtrembėrit tė saj. Materiali i pėrzgjedhur nga kujtimet e Skėnder Luarasit ndihmon sqarimin e kėsaj cėshtje.
    Po i paraqes lexuesit tė nderuar nje kritike tė Skėnder Luarasit. Ai le ta gjykojė ngjarjen, fenomenin Spasse, pėrgjegjėsinė e cdo atdhetari dhe rolin e kritikut letrar. Shpreh keqardhjen qė, nė mbrojtje tė sė vėrtetės detyrohem tė publikoj fakte qė nuk ia shtojnė vezullimin dekorit pėrkujtimor tė shkrimtarit tė talentuar Sterjo Spasse nė 100- vjetorin e ndarjes nga jeta.


    Petro S. Luarasi





    Skėnder Luarasi
    NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE


    Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
    Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
    E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!
    (S.Luarasi, Kujtime, 1976)

    Skėnder Luarasi
    Romanet ''Zgjimi'' e ''Pishtarė'' dhe e vėrteta historike.
    Vjet u botuan dy volume, ''Zgjimi'' dhe ''Pishtarė'' nga Sterjo Spase, dy tė parėt nga cikli i romaneve ''Rilindasit''. Barra qė mori pėrsipėr autori qe e rėndė; interesimi i publikut shqiptar se qysh ia ka paraqitur autori botės Rilindjen e kombit tonė ėshtė i madh.
    Nga mėnyra qysh e ka trajtuar temėn autori, kuptohet se Spasja dashur padashur nuk ka shumė simpati pėr Rilindjen shqiptare. Rilindja ėshtė aq fort e shtrenjtė pėr ne, sa qė nuk mund tė mos prekemi kur nė letėrsinė tonė bėhen shtrembėrime tė rėnda rreth luftrave tė popullit tonė pėr liri nė shek. XIX dhe nė fillim tė shek. XX. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė romanet e Spases ka tė tilla shtrembėrime qė nuk pajtohen me fjalėn e drejtė qė kanė dhėnė shkencat albanologjike pėr kėtė epokė tė lavdishme tė historisė sonė.
    Kėtu nuk dua tė flas pėr dobėsitė artistike tė kėtyre romaneve, pėr atė material tėrkuzė tė gjatė e tė vjelur e tė pėrvjelur andej-kėndej pa kritet, e tė zhdėrjendur nė njėmijė e njėqind faqe, nėpėrmjet tė cilave autori kėrkon tė na paraqesė Rilindjen; megjithėse nuk duhet t'i falet mungesa e pėrgjegjėsisė dhe shkelja e misionit shoqėror-patriotik shkrimtarit qė rend pas faqeve.
    Porse dua tė flas pėr ato shtrembėrime qė errėsojnė madhėshtinė e pėrpjekjeve tė popullit tonė pėr liri nė epokėn e Rilindjes e qė fshehin tė vėrtetėn historike pėr atė.
    Pasi lexova me vėmendje romanet nė fjalė, unė personalisht arrita nė kėto pėrfundime:
    1. Ndonėse S.Spasja na premtoi tė na rrėfejė pėr Rilindjen e rilindasit tanė, ai nė romanet e tij u cakton lėvizjeve maqedone njė shesh aq tė gjerė sa qė Rilindja jonė pėrdoret si preteks pėr tė folur pėr hallet e dy-tri fshatrave maqedone nė skaj tė Korēės, fati i tė cilave sado i hidhur pastė qenė, nuk mund tė zerė atė vend qė u cakton autori nė romanet pėr rilindasit tanė.
    Sterjo Spases i ėshtė bėrė psikozė tė ballancojė hallet e fshatit tė tij me hallet e Shqipėrisė. ''Halli hallit nuk i ngjan'', thotė populli ynė. Dhe hallet e Shqipėrisė qenė shumė mė tė mėdha se hallet e Bullgarisė, Greqisė e Sėrbisė bashkė; sepse kėto tė tria e gėzonin ndihmėn e gjashtė pushteteve tė Europės, sidomos tė Rusisė, kurse populli shqiptar i kishte armiq pėr vdekje tė shtatė Fuqitė e Mėdha, sidomos Carin, tok me Sulltanin e Kralėt e Ballkanit.
    Problemi maqedon dhe problemi shqiptar nuk kanė patur aspak atė lidhje qė pėrpiqet tė na imponojė Spasja nė romanet e tij. Unė vetė kam patur rast tė shprehem kundėr arbitrariteteve tė Maliq bej Frashėrit qysh nė kohėn e Zogut (gusht 1929, kur shpėrngulėn banorėt e Prespės) por nuk mund tė pranoj se fatkeqėsitė e popullsive jo shqiptare tė Ballkanit vinin vetėm e vetėm nga arbitraritetet e bejlerėve shqiptarė (madje nga ata bejlerė qė luftoheshin edhe nga autoritetet turq) sikundėr na paraqiten punėt nė romane. Nė tė vėrtetė kėta bejlerė qenė vegėl e pushtetit turk. Por kjo shpikje i duhet Spases me qėllim qė tė provojė se, ndėrsa popullsia shqiptare s'ka qenė e zonja pėr protesta sociale, kėtė mision e luanin asaj kohe maqedonėt.
    Nuk ka faqe nė romanet e Spases ku tė mungojnė shpikjet, shpifjet, anakronizmi, insinuata, denigrimi, lėvdatat dhe sharjet vend e pa vend, zmadhimi i cikėrrimave qė shpien ujė nė mulli tė armikut tė Shqipėrisė, dhe zvogėlimi i ndodhive kryesore ose heshtja e tyre, qė do tė shtonin nderin e popullit shqiptar.
    Njė shtrembėrim i shėmtuar ėshtė fryrja e rolit dhe e influencės sė lėvizjes maqedone mbi lėvizjen ēlirimtare tė popullit tonė. Komitėt maqedonė dalin nė romanet e pėrmendur nė rolin e njė qendre qė i frymėzon, i mėson, i komandon patriotėt tanė ''tė paditur''. Sipas autorit, Themistokli Germenjit i duhet tė takohet me njė vojvodė maqedon qė tė marė vesh se ē'janė detyrat e patriotit. Jo! Patriotėt tanė tė Rilindjes me idealet e tyre tė larta ishin aq tė mėdhenj, sa u dolėn pėr zot fateve tė Atdheut shumė kohė mė parė se sa vojvodėt e U.M.R.O.-jės t'u shisnin mend a t'i pėrdornin pėr shėrbėtorė. Do tė kishte qenė turp pėr rilindasit tanė tė uleshin nė bangon e nxėnėsve qė mėsohen tė ēmojnė lirinė nga ''vėllezėrit sllavė''. Sa pėr Goēe Dellēavėt e Damjan Grujevėt dhe gjithė UMRO-jėt, mė mirė do tė ishte t'ua linim vetė maqedonėve t'i sqarojnė se sa ''tė kulluar'' kanė qenė ata nė ''socializmin'' dhe ''internacionalizmin'' e tyre. S.Spasja tė mos na marrė pėr ''tė paditur'' sa tė mos kuptojmė veprimet anarkiste tė mjaft pėrfaqėsuesve tė kėtyre komitaxhive dhe aferat e tyre me bejlerėt dhe andartėt, terrorin e tyre dhe grabitje grash…
    Me qė pėrmendi Negovani dhe pėrshkroi vrasjen e Papa Kristo Harallambit (Negovanit) prej andartėve grek, mė 12 shkurt 1905, Spasja pėrsėri harroi tė na thotė se qenė komitaxhinjtė maqedonė (apo mos qenė bullgarė?) nė luftė me andartėt, mė 1903, qė dogjėn njė mėhallė tė Negovanit dhe varrosėn rreth 40-50 veta e 4-5 familje nė gėrmadhat e shtėpive tė tyre sepse nuk deshėn tė ndėrronin kombėsinė e tyre shqiptare?! Apo mos e bėnė pėr internacionalizmin e tyre?
    S.Spasja thotė se vojvodėt maqedonė i kėrkuan Themistokliut t'u shpinte armė, dhe do t'ia paguanin sa tė donte, se para kishin me bollėk ata. Neve na lindin pyetjet: Ku t'i gjenin armėt patriotėt tanė dhe ku i gjenin paratė me bollėk ata ''revolucionarėt e kulluar'' maqedonė?
    Sterjo Spasja fyen rėndė zemrėn e Nėnės Shqipėri kur, nė ciklin e tij, birin e shquar tė Korēės, Themistokliun, e bėn gėnjeshtar, ryshfetēi, frikacak, qole dhe ordinancė tė vojvodave bullgarė, dhe kėrkon tė na bindė se, pas kryengritjes sė Ilindenit, mė 1903, populli shqiptar do tė dali nė selamet. Faji i autorit bėhet edhe mė i rėndė kur kemi parasysh qė ai jo vetėm nė romanet pėr rilindasit por edhe nė shkrimet e mėparshme shkėndinė e ēdo lėvizje ēlirimtare nė Shqipėri e gjen te Maqedonia dhe Bullgaria ''socialiste'', tė cilat i mėsojnė shqiptarėt njė herė ''tė ēlirohen me forcat e veta'' dhe herėn tjetėr ''tė mos harrojnė se nuk qenė vetėm''. Librat e S.Spases dėshmojnė se ai nuk e ka kapėrcyer horizontin e fshatit tė tij maqedon tė cilin socializmi nė Shqipėrinė tonė e ēliroi, e shėroi dhe i dha bukė e dritė; dhe se ai nuk e ka fituar vetėdijen e atyre shkrimtarėve shqiptarė tė cilėt nė qendėr tė preokupimeve tė tyre venė fatin e Shqipėrisė. As nė ''Zgjimi'' as nė ''Pishtarė'' nuk na del shumė ''hero pozitiv'' ky Mistoja qė trembet t'u dėftejė bashkatdhetarėve se si quhet, dhe qė fshihet nėpėr hatėj e plevica kur dėgjon qė turqit arrestojnė patriotėt korēaėrė. Vėrtet, nė 500 veta mund tė ndodhė ndonjė frikacak; qė prej kohės sė Pavarėsisė e gjer nė 7 prill 1939, gati gjithė mbretėrit e perandorėt e kanė tradhėtuar ēėshtjen e popujve. Mirėpo qė nė 5000 djem, nipėr tė Gjolekės e tė Rrapo Hekalit, tė zvetėnohen qė tė gjithė e tė ulėrijnė se u rėndojnė armėt dhe, si kope nėn kėrbaēin e xhandarit turk, mė mirė shkojnė tė ngordhin nė Arabistan sesa tė vdesin me armė nė dorė pėr Labėrinė e dashur - Jo kėtė nuk e besojmė, sikur tė na e thonė edhe 100 Vlladan Gjorgjeviēė!
    Vojvodat maqedonė, po, janė tė gjithė ''heronj pozitivė''. Asaj kohe, Maqedonia, vilajet i Manastirit, me turq, shqiptarė, bullgarė, grekė, vllehė, ēifutė, ciganė - burra, gra, pleq, fėmijė - do tė kishte rreth 200.000 banorė. Mirėpo qė tė shtypte kryengritjen e Ilindenit, sipas romanit ''Pishtarė'', sulltanit iu desh tė dėrgonte 200.000 asqerė.
    Autori e fillon ciklin e romaneveRilindasit rreth vitit 1880, kur populli shqiptar nga Tivari deri nė Prevezė, qė nga Shkupi deri nė Janinė, ėshtė kacafytur nė luftė pėr jetė a vdekje me hordhitė e Sulltanit, qė duan ta mbajnė Shqipėrinė akoma nėn zgjedhė tė Turqisė; kacafytur me diplomatėt e Kongresit tė Berlinit e me knjazėt, qė ja mohojnė popullit tonėtė drejtėn tė jetojė i lirė nė Ballkan; kacafytur me Carin rus, qė don t’ia zgjerojė Bullgarisė kufijtė nga Deti i Zi deri nė Adriatik. Pėr kėtė luftė titanike tė prindėrve tanė sesa taborė iu deshėn Dervish Pashajt tė dėbonte shqiptarėt nga Shkupi dhe nga Ulqini dhe tė shtypte Lidhjen e Prizrenit, nuk na tregon gjė tė madhe S.Spasja. Mua mė tingėllon si provokim ndaj Themistokliut e patriotėve tanė fakti qė nė ''Pishtarė'', pas kėshillave qė merr nga komitėt maqedonė, Themistokliu, nxjerr kėtė pėrfundim: ''Ja, nė njė Shqipėri tė lirė duhej tė kishin liri jo vetėm shqiptarėt, por edhe ato pakica tė ēdo kombėsie qofshin, mjafton qė tė mos ishin shovinistė, si ata shovinistėt e tėrbuar grekomanė e turkomanė'' ( f.13)
    Kjo do tė thotė se autori i paraqet patriotėt shqiptarė si njerėz tė infektuar nga shovinizmi dhe qė ata ėndėrronin tė krijohej njė Shqipėri me pakica kombėtare. Themistokliu dhe patriotėt e tjerė tė Rilindjes nuk qenė shovinistė; ata kanė luftuar pėr tė ēliruar atdhenė e tyre dhe jo pėr tė patur pakica kombėtare; pėrkundrazi kanė qenė shtete fqinj qė shpresonin ta coptonin Shqipėrinė midis tyre sa tė prishej perandoria osmane.
    2. Gabim i dytė, i rėndė, i S.Spases ėshtė se ai i hyri punės pėr tė na ndriēuar historinė e Rilindjes sonė duke qenė vetė i ngarkuar me njė barrė opinionesh e paragjykimesh tė gatuara rreth shqiptarėve nga armiqtė e historisė sė tyre dhe duke patur njohuri tė cekta dhe tė pamjaftueshme. Pėr autorin e dy volumeve Shqipėria ėshtė vend pa histori, pa kulturė; populli shqiptar ėshtė pa kombėsi, pa tradita, pa virtute; gjuhėn e tyre e quajnė ''vėnēe'', ''bastarde'', vetveten me pėrēmim ''shqipo''; nė gjuhėn e tyre nuk ka fjalė pėr ''mbesė'', prandaj gjyshėrit i thėrrasin ''zuska''. Po, po; autori i vulgarizon me pėrkėdhelje; por thuaji trimit tri herė ''horr!'' dhe gjithė bota do ta thėrrasė ashtu. Pėr autorin rilindasit shqiptarė janė pa aftėsi tė krijojnė shtet mė vehte po tė mos kenė ndihmėn e ndonjė fuqie tė huaj. Autori nuk i njeh dhe s'i pėrfill fillimet e Rilindjes shqiptare; dhe me keqdashje shtrembėron figurat e mjaft patriotėve tė nderuar.
    Nė romanet ''Zgjimi'' dhe ''Pishtar'', edhe patriotėt mė tė dalluar tė Korēės nuk kanė ndjenja thjeshtė kombėtare: Orhan Cerēiz Pojani, i cili qė kėsaj kohe ka hyrė nė korespondencė me de Radėn pėr hallet e Shqipėrisė, herė mendon si efendi, herė si bej, herė si zotni, si ti teket autorit. Fehim Zavalanin, Kryetarin e Komitetit shqiptar tė Manastirit qė kur jetonte Naim Frashėri, Spasja na e paraqet si puthador tė Hysen Hilmi Pashės, ndonse qe ky pasha turk qė ja dėrgoi, mė 1911, duarlidhur, gjyqit ushtarak tė Dibrės qė tė dėnohej se qe patriot shqiptar. Tė nipin, Menduh Zavalanin, kapedanin e ēetės sė Dangėllisė, qė serbomėdhenjtė e Ohrit e vranė, mė 10 korrik 1914, nė Shėn Naum, krahpėrkrah me Telemaku n, Spasja e quan ''tradhėtar'', sikundėr edhe Qani Ypin, qė pat dalė komit qė mė 1905 kundėr Turqisė dhe ra dėshmor nė Badėr, nė maj 1914 nė luftė kundėr ushtrisė sė Kostandinit tė Greqisė. Kapedan Kajo Babienin e pėrshkruan si njė kryehajdut qė mbante Korēėn gjithnjė nė frikė se mos e sulmonte pėr plaēkė. (Tani qė ėshtė dekoruar!)
    Pėr shkak qė mund ta dijė vetė, Sterjo Spasja inatin mė tė madh e ka kundėr patriotėve shqiptarė tė Manastirit. Ndė pati nė Shqipėri njė familje e cila pėr veprimtari patriotike mund tė krahasohet me te vėllezėrve Frashėri - ajo qe familja e Dhimitėr Qiriazit nga Manastiri. Nė gjithė Maqedoninė Spasja zorr se do tė gjente njė familje bullgare tė barabartė nė vlerė me tė Qiriazėve nė patriotizėm dhe kulturė. Nė kėtė urrejtje, shkrimtari ynė bėhet shok me dhespotin grek: nė dukje i dėnon Qiriazėt se qenkan ''protestantė''; Filotheu i mallkon Qiriazėt se japin shqip nė shkollėn e vajzave nė Korēė; Spasja i dėnon se japin jo vetėm shqip por edhe mė shumė anglisht. Veterani i rilindasve tė Korēės ėshtė njė personazh imagjinar Hamid Efendiu, njė ish-hoxhė, qė kovaēanėn e tij e ktheu nė qendėr agjitacioni, por qė nuk beson se gjuha shqipe mund tė shkruhet. Dhe kur ia tregojnė: ''Ē'thua more! Ku ka alfabetare tė shqipes! Ne s'dimė tė lidhim, me nder oshkuret, jo tė…'', thotė.
    Mirė por ungjilli provosllav e konizmat e shenjtorėve, dhe korllogret e dhespotit, e dhaskajt e dhaskalicat zenė vend tė nderuar nė romanet e S.Spases. Dhe vetė e gjora abetarja shqipe nuk do tė kish arritur dot nė Korēė pa ndihmėn e zonjės Shėn Mari!
    Qytetin e Korēės, njė nga qendrat e Rilindjes sonė Kombėtare, autori na e paraqet si ēerdhe filogrekėsh e turkoshakėsh, si njė qytet qė pėrdor gati vetėm gjuhėn greke, si ēerdhe tė korrupsionit e tė obskurantizmit. Ndėrsa na flet gjer e gjatė pėr revolucionarizimin e fshatarėve maqedonas, Sterjo Spasja ka harruar shtyllėn vertebrale tė Rilindjes sonė, fshatarėsinė, atė fshatarėsi trime e cila sa herė qė rrėzohej prap se prap ngrinte krye pėr liri. Ai na flet se Rilindja pėrgatitej nėpėr skuta tė errta ku vepronin oportunistė politikė, frikacakė, filogrekė e turkoshakė. Ndonjė filogrek, oportunist e frikacak ka patur edhe nė Korēė nė fund tė shekullit XIX e nė fillim tė shekullit XX porse ne do tė dėshironim qė letėrsia jonė tė na paraqesė nė radhė tė parė Korēėn shqiptare, Shqipėrinė e pamposhtur, qė lufton pėr liri, dhe tė mos na bėnte Spasja tė endeshim nėpėr labirinthin e njėmijė e njėqind faqeve, nė tė cilat u vesh aq shumė vese, paragjykime, fanatizėm e shovinizėm shqiptarėve tė asaj kohe, saqė kombi ynė del i pazoti pėr t'u vetqeverisur. Njė gabim themelor nė ciklin e S.Spases ėshtė qė Rilindjen shqiptare e nis rreth vitit 1880. Kjo s'ėshtė e drejtė. Dihet historikisht se qe Tepelenasi i madh me armatolozėt, tė shumėt shqiptarė, qė ndezi kryengritjen pėr indipendencėn e Greqisė.
    ''Po tė kish qenė Ali Pasha mė pak njeri i kohės sė tij, dhe mė shumė i paisur me paramendime politike, do tė kish organizuar me kohė grushtin kundėr Turqisė, dhe Shqipėria dhe Greqia, me gjithė Thesalinė e Maqedoninė, do tė kishin bėrė njė mbretėri indipendente shumė tė fuqishme''. Kėtė mendim e jep kryerilindasi Ismail Qemal Vlora, tė cilit S.Spasja nuk denjon t'i pėrmendė as emrin nė ciklin e tij. Le Bushatllinjtė dhe kryengritjet fshatare qė nuk ekzistojnė pėr S.Spasen nė historinė e Shqipėrisė e nė folklor, por jo, as Bolena, e zeza Bolenė qė zuri dyfek me mbrenė!
    Bashkėluftėtari i tepelenasit Marko Boēari, qė fliste shqip nė familje, jo vetėm lexonte por edhe shkruante shqip qė nė atė kohė. Nė atė kohė mėsohej shqip; nė Arbėr lulėzonte kultura nė gjuhėn e Skėnderbeut. Rreth motit 1880, kur luftėtarėt e Lidhjes akoma s'e kishin zbrazur plumbin e fundit kundėr ushtrisė sė sulltanit dhe marshonin drejt Shkupit, nė Vakėfet e nė Kolonjė fshatarėt pėrpiqeshin tė shkruanin shqip. Si ndodhi , pra, qė heroi ''pozitiv'' i ciklit tė rilindasve ''Elinopullosi'' i shkėlqyer nuk mundi t'i lexojė s'ėmės letrėn shqip qė i pati shkruar i ati nga kurbeti? Dhe ndėrsa dinte historinė e Greqisė qė prej Homerit deri te Marko Boēari nuk e dinte qė pati rrojtur njė Skėnderbe qė ''qenkesh m'i madh se Leonidha''?
    Autori, ndėr tė pesė taborėt lebėr, tregon simpati tė veēantė pėr atė djaloshin gorar, Fehmi Ali Zboqin, i cili duke u nisur radif e pėrqafon Miston dhe i thotė: ''Sikur tė kthehem gjallė, o Misto , sikur…''. Nė romanet nuk marrim vesh ēė ndodhi me tė pesė taborėt lebėr pėrtej Urės sė Qabesė, por gjatė luftės Nacionalēlirimtare marrim vesh qė Fehmi Ali Zboqi ėshtė kthyer shėndoshė e mirė pėr tė keqen e Mistos dhe pėr dobi tė Fazlli Frashėrit, tė cilin e shoqėroi kur eksponenti i Ballit bėnte propagandė nėpėr fshatrat e Gorės. Fehmiu u dėnua nga gjyqi i popullit, sikundėr edhe i biri Abdullah, qė u ekzekutua. Kur tė shqyrtohen edhe procesverbalet e gjyqit tė Themistokliut do tė marrim vesh edhe kėtė: Qė ky Fehmi Ali Zboqi ėshtė njė nga jallan shahitėt qė ndihmuan gjyqin ushtarak francez ta pushkatonin Themistokli Gėrmenjin nė Selanik, mė 1917. Mund tė marrim vesh edhe shkakun pėrse S.Spasja ka ardhur nė kėto shtrembėrime tė sė vėrtetės historike tė Rilindjes, kur autori tė na tregojė ''veteranėt'' prej tė cilėve i mblodhi burimet letrare. Letėrsia duhet tė tregojė se Rilindja qe njė epokė e ndritur, kur populli ynė, i vetėdishėm, ish i sigurtė dhe i vendosur pėr pavarėsinė e Shqipėrisė; edhe sepse shpallja e pavarėsisė u shty gjer mė 28 Nėntor 1912, vonesa nuk ndodhi pėr faj tė shqiptarėve se s'kishin ndėrgjegje kombėtare, por ndodhi pėr shkak tė politikės antishqiptare tė fuqive tė mėdh, sa dhe tė shteteve fqinj.Nga letėrsia jonė do tė kėrkonim demaskimin e kėsaj politike, gjė qė nuk e gjejmė nė romanet ''Zgjimi'' dhe ''Pishtarė''…Dikush mund tė thotė qė romanet e S.Spases kanė edhe gjėra tė mira. Unė nuk do tė pranoja t'i vija nė peshė kėto ''tė mira'' po tė pranohet qė romanet e tij i kanė gabimet e tė kėqijat e pėrmendura mė sipėr. Dikush mund tė thotė gjithashtu qė romanet janė letėrsi, ku nuk bėhet pa invercione dhe ku autori ėshtė i lirė tė trillojė. Por unė mendoj se trillimi nuk duhet pėrdorur kundėr sė vėrtetės historike.
    Historia e kombit tonė na dhimbset mė shumė se sa delli i shkrimtarit pėr shpikje e shpifje qė errėsojnė madhėshtinė e epokės sė Rilindjes. Letėrsia duhet tė edukojė njėsoj si historia.
    Skėnder Luarasi

    7 Mars 1976

  7. #207
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses

    Skėnder Luarasi

    NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)
    Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses


    Romani historik - Pasaporta e kombit
    Romani historik ėshtė pėr kombin siē ėshtė pasaporta pėr individin, i vlen pėr tė provuar identitetin e tij. Cdo pasaktėsi prish anėn autentike ndėrsa falsifikimin e dėnon ligji.
    Romani historik pėr kombin shqiptar u tregon tė tjerėve edhe se nė ē'mėnyrė e ka ēarė udhėn e historisė sė tij - me lajkat e njė puthadori, apo si trimi me shpatė nė dorė?
    Skėnder Luarasi


    Skėnder Luarasi pėr Sterjo Spassen
    E njoha Sterjo Spassen sė afėrmi mė 1946, kur punonim nė Komisionin Pedagogjik tė Ministrisė sė Arsimit. Ai dhe jo vetėm ai, por shumica nga tė dymbėdhjetė anėtarėt e Komisionit Pedagogjik tė Ministrisė sė Arsimit, beharin e motit 1946, pranoi tezėn se qenė bejlerėt e feudalėt qė e shkėputėn Shqipėrinė nga Turqia pėr tė shpėtuar pronat e tyre.
    Nė atmosferėn e romaneve tė Sterjo Spases ndihet ky ndikim qė e helmoi pėr disa vjet edukimin kombėtar nė shkollat shqipe. Unė besoj se Sterjo Spasse, qė ėshtė prej shokėve tanė mė tė ditur e mė tė ngritur, ka gabuar ndaj Rilindasve sepse ka jetuar nėn frikėn e dy forcave: tė atij qė s'lė vend pa e pėrmendur nė romane, Maliq bej Frashėrit, dhe tė F. P., i cili mėsuesve u kishte futur datėn pėr njėzet e tetė vjet me radhė. Dhe kjo frikė Spasses ende s’i ka dalė as sot...
    Por e gjykova mė shumė nė Konferencėn e Tretė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve kur ai tok me kolegėt shkrimtarė tė yshtur nga lart, na pėrjashtuan sė bashku me S.Malėshovėn e Y.Dishnicėn pse mbronim parimet demokratike dhe fjalėn e lirė…
    Megjithatė, Sterjo Spassen e kam simpatizuar e pėrkrahur si koleg, edhe pse mbeti nė vatrėn tonė ku ka qėndruar nė anėn e vegjėlisė. Sojin e tij e kam mbrojtur publikisht, edhe kur qeveria e Zogut i shpėrnguli nga Gllomboēi, edhe nė gusht 1929, kur rinia korēare i ftoi tė demostronim sė bashku, por ata kėrkuan mbrojtjen e konsullit jugosllav dhe shkuan nė Jugosllavi. Mėma Shqipėri e rriti jetimin me qumėshtin e saj, e veshi, e mbathi dhe e arsimoi nė shkollė pedagogjike me bursė. Ai, ndonėse i lindur e rritur nė skaj tė largėt tė Atdheut tone, e nxuri gjuhėn tonė amtare mė shpejt e mė mirė se disa intelektualė a kryeintelektualė tė lindur e rritur nė kėrthizė tė Shqipėrisė. Dhe me zellin e njė bujku tė fortė e punėtor zuri vend nė kopshtin letrar tė Arbrit ku vlerėsohet e ndihet ndė r mė tė privilegjuarit.
    Po pse fidanėt qė mbolli e lulėzuan, frutin na e japin tė hidhur? Ē'ka Sterjo Spasse qė popullit shqiptar ia ha bukėn dhe pėrmbys kupėn?

    Letėr dėrguar shkrimtarit tė mirėnjohur Dritėro Agolli,
    Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė,
    I dashur Dritėro,
    Lexova romanet Zgjimi e Pishtarė …
    Populli shqiptar gjithmonė ka luftuar pėr lirinė e vet dhe ka ndihmuar edhe popujt e tjerė fqinjė tė fitojnė lirinė e tyre sidomos Greqinė, Italinė dhe Egjyptin. Shqiptari edhe mercenar gjithmonė ka ėndėrruar lirinė:
    Si shqeratė kur kėrkojnė
    Mėmatė me blegėrimė
    Ashtu edhe Shqipėria
    Po e kėrkonte larine.
    Njė nga vetitė mė tė larta tė shqiptarit ėshtė trimėria: Luftėtarėt e Ali Pashė Tepelenės, marshonin kundėr rusit e frėngut me kėngėn ‘’tamburxhi’’ dhe i zbrisnin nė tokė, i shtinin nė burg, ‘’atje tė kuptojnė se ē’janė vargonjt e sa rėndė rėndojnė’’:
    Silihtar! Ēvishe kordhėn e tė Parit tonė;
    Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;
    Ju male qė shihni si zbresim nė zall,
    Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė!
    Romanet e Sterjo Spases fillojnė nė mbarim tė luftės ruso- turke, kur Rusia cariste synonte t’ia shtonte kufirin Bullgarisė nga Deti i Zi gjer buzė Adriatikut. Nė kėtė ēast rreziku tė madh shqiptarėt provuan qė janė, siē e thotė Ismail Qemali: ’’ njė rracė e fortė qė koha nuk mund t’a mposhtė dhe kanė njė gjen kombėtar qė nuk vyshket nga ngjarjet e ndryshme.’’
    Dhe shqiptari ia mori luftės:’’As pėr mua, as pėr ti, por pėr gjithė Shqipėri’’.
    Populli shqiptar e ka ēarė udhėn e historisė me shpatė nė dorė. Por Sterjo Spasse nuk beson nė kėtė tė vėrtetė. As nė njėmijė e treqind dyfeqet te gryka e Kuēit, as nė pushkėt qė krisėn n’Urė tė Zenicės, faqe flotės sė Fuqive tė Mėdha, as nė betejat e pėrgjakshme tė Shtimbjes e tė Stivovės, as tė Cernalevės, a tė Prizrenit. Po si ta besojė Spassja se shqiptarėt mund tė jenė trima kur nuk kanė nė krye vojvodat e Goēe Delēevit, Kokėn dhe Dhamjan Grujevin, ‘’Zemra e Komitetit maqedonas UMRO’’!
    Nė jetėn time kam parė dy marshime bijsh tė Nėnės Shqipėri: njėrin me sytė e mendjes sė Sterjo Spasses, tė dytėn me sytė e ballit tim. Sterjo Spasse e nis romanin ‘’Zgjimi’’ me marshin qė kėndojnė pesė taborė lebėr duke hyrė nė sheshin e hyqymetit nė Korēė:
    Festė e kuqe na zi sitė,
    Na veshėn si arixhitė,
    Na dhanė nga tri kacidhe,
    Fati inė qiramidhe…
    Janė katėr vargje tė marshit vajtimtar qė kėndojnė pesė taborrė djem tė Labėrisė. Ata i kanė shėrbyer Sulltanit pesė vjet si asqerė. Tani, pasi i kanė lėnė tė ēlodhen njė mot nė vatrėn e tyre, koshadhet turq i kanė shkėputur nga gjiri i nėnės dhe nisur me zor pėr nė Anadoll, qė t'i shėrbejnė Sulltanit edhe pesė vjet tė tjerė, kėsaj radhe si redifė. Pas tri ditėsh udhėtimi, tė nisur nga Tepelena,'' kėta pesė taborė asqerėsh tė reckosur, kėmbėzbathur, me opinga tė shqyera, qė mezi mbaheshin nė kėmbė'', arrijnė nė Korēė, ku i lenė tė marrin frymė nė sheshin e hyqymetit e tė hapsanės.
    ''Asqerėt'', shkruan Spasja, ''si njė kope e liruar nga vatha, u pėrhapėn nė sheshe; …ndonjė habitej nga muret e hyqymetit e vinte rrotull si pulė e shushatur. Disa grupe-grupe, ranė nė lumė dhe turbulluan edhe mė keq atė pak ujė qė kishte teptisur nga mali i Moravės atė natė me shi. Qytetarėt, gojėhapur, shihnin kėtė kope redifėsh laramane nė veshje dhe laramane nė sjellje.‘’
    Marshimin e dytė e pashė njė ditė gushti tė vitit1912. Katėr ēeta tė kryengritėsve shqiptarė marshonin nga katėr anė drejt zemrės sė Korēės: Gani Butka nga rruga e Kolonjės, Spiro Ballkameni nga rruga e Follorinės, Qamil Panariti nga rruga e Pazarit dhe Menduh Zavalani nga rruga e Pogradecit. Ē’bukuri burrnore mė panė sytė atė ditė dhe ē’kėngė trimash mė dėgjuan veshėt, kur u mblodhėn gjithė ēetat nė rrugėn e Shėngjergjit pėrpara shkollės shqipe!
    Ēeta e Ganiu kėndonte: ‘’Pėr mėmėdhenė! Pėr mėmėdhenė!’’
    Ēeta e Spiros: ‘’Sa tė rrojė gjithėsia!’’
    Ēeta e Qamil Panaritit: ‘’O trima luftėtarė‘’
    Ēeta e Menduh Zavalanit: ‘’Merr uratėn bir prej meje.’’
    E them me veten time: Nė qoftė se kėta katėrqind veta i dhanė Korēės atė madhėshti kombėtare, ē’madhėshti do t’i kenė dhėnė Shkupit, kryeqytetit tė Kosovės atėhere, ata dyzet mijė trima shqiptarė tė veriut kur marshuan drejt hyqymetit nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, Bajram Curit e tė Idriz Seferit?...
    Me pėrshėndetje
    Skėnder Luarasi

    Sterjo Spassja pėr Korēėn ’’lule’’
    Dhe si na e paraqet Sterjo Spasja Korēėn, sa zė fill cikli i romaneve ''Rilindasit''?
    Korēa lule, Korēa e Naum Bredhasit dhe e Themistokliut, sipas Spasses, nuk ka karakter shqiptar; banorėt e saj heterogjenė nuk duan t’i shohin me sy bijtė e Labėrisė.
    ''Uuu, ē'fytyra tė shėmtuara qenkan kėta!'' thotė njėri nga sehirxhinjtė pėr radifėt labėr para Hyqymetit. ''Eh, ē'palikarja janė ata tė dhikamas!''- thotė tjetri pėr tė mburrur andartėt grekė. ''Mos janė tė burgosur?'' dyshon njė kalama.
    ''Si i kini hallet, o vėllezėr? pyet njė ish-hoxhė tre radifė nga Gora. ''Ju pėrplasi shqota kėndejza kėshtu tė rraskapitur?'' dhe ''Si qėlluat qė qėnki vetėm tanėt?''
    ''Tė tre radifėt , naa, i hapėn sytė'', na thotė Spassja; se qyqarėt nė fshatrat e Korēės rrojnė, por ēuditen qė edhe banorėt e saj si ata flasin, ''venēe''
    ''Grupi me redifė lėvizi e u shty tutje si njė pėrbindėsh i pėrēudnuar me pesė krerė duke lėnė prapa, bashkė me pluhurin, edhe jehonėn e kėngės labe:
    ''…ēuditem se qish duron,
    si s'pėlcet t'ja bėjė bom''.
    Neve lexuesive, kur mbarojmė tė dy romanet na mbyt jehona e kėngės sė Spasses, me atė refrenin ndjellakeq ogurzi nga fillimi edhe gjer nė fund ''Korēė, moj e zeza Korēė''
    …Nė njė kohė me kėngėn tek ''Zgjimi'' por nė kundėrshtim diametral me njėra-tjetrėn, doli nga shtypi kėnga e njė djali nga Labėria:
    ''Histori e lashtė, histori e vjetėr…
    ēdo pėllėmbė vendi te neve ka sedėr,
    Armikut i derdhet posi njė kuēedėr…
    Gjithnjė nė luftė si rrallė komb tjetėr.
    I pėrmendim qė t'i lexojė kushdo dhe tė vendosė se cila nga tė dyja shpreh tė vėrtetėn historike tė Shqipėrisė

    Ndjenja e miqėsisė pėr tė huajt
    Nuk ka gjė mė tė bukur se sa tė jesh i mirė, i dashur dhe i sjellshėm me tė huajt. Porse ji i mirė sa tė duash, nuk mund tė rrosh nė paqe e qetėsi kur s'i pėlqen komshiut tė keq. Ai ta prish qetėsinė, paqen, ta merr tė drejtėn nėpėr kėmbė dhe ta shkel nderin. Dhe nė kundėrshtim e sipėr vijnė zemėrimi, sharjet, hakmarrjet, ndizen luftra, vriten njerėz, vendi mbytet nė gjak e mbulohet nga kufomat. Ēdo e mirė qė ėshtė krijuar nė paqe e shkatėrron lufta.

    Miqtė e armiqtė
    Prej tė huajve me admirim ka shkruar romantiku Lordi Bajron, socialisti Bralsford dhe etnologjistja Miss Edith Durham. Sharjet mė tė ndyra janė thėnė pėr popullin shqiptar prej kryeministrave tė Serbisė, Gjeorgjeviēit dhe Pasiēit. I pari ka shkruar se, shqiptarėt nuk kanė kulturė, s'kanė as shtėpi as katandi, janė akoma nė shkallė prehistorike, rrojnė nė pyje tė kapur pėr bishti pas degėve tė lisit. Por tek opinioni botėror s'kanė lėnė ndonjė mbresė se janė aq tė pabesueshme, sa i kanė marrė tė huajt pėr humor, dhe mė shumė si sharje pėr popullin serb qė rrugaēė si kėta tė dy i kishte ngritur gjer nė shkallėn e njė kryeministri. Tek e mbramja, as ne shqiptarėt nuk dėshėrojmė lėvdata nga armiqtė e Shqipėrisė.

    Kujt t’i jemi mirėnjohės
    Shqiptarėt i kanė ndihmuar maqedonasit pėr kryengritjen e Ilindenit, kjo dihet. Por dihet me siguri edhe se me ē’para komitėt maqedonas i blenė armėt - nė mėnyrė shumė tė keqe. Kėta janė ata qė mė 1902 patėn zėnė rob amerikanen Miss Stone tė shoqėruar me shqiptaren Katerina Cilka qė udhėtonte pėr nė Maqedoni pėr tė vizituar prindėrit nė Samokov. Ata i zunė skllav dhe pėr lirinė e tyre kėrkuan 30.000 lira turke (150.000 dollarė) qė me valutėn e sotme bėjnė miliona. Dhe me kėto para tė mbledhura nė Amerikė e me tė tilla grabitje filloi kryengritja e Ilindenit. Kėta grabitės grash qė kanė marrė peng Miston, autori na i paraqet heronj qė i mėsojnė kapedanit tė ardhshėm shqiptar se si tė luftojė pėr lirinė e Shqipėrisė. Ē’ironi!...
    Unė, si shqiptar, nuk u jam mirėnjohės vojvodave por Gjergj Kastriotit-Skėnderbeut, Ali Pashė Tepelenės, Rapo Hekalit, Pashko Vasės, Abdyl Frashėrit, Sulejman Vokshit, Azis Plakės nga Ulqini, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Themistokli Gėrmenjit e qindra e mijra atdhetarėve tė tjerė.

    Morali i shqiptarit
    Puna qėndron ndryshe me ato qė thonė e shkruajnė vetė shqiptarėt pėr atdhenė e tyre. Tė shkruash mė 1962, pėr 50-vjetorin e pavarėsisė sė Shqipėrisė se ''nė Myzeqe kėtu e dyzet vjet mė pare (domethėnė mė 1922) nusja mė parė se tė shtrihej nė rrogos tė dhėndrit duhej tė shkonte nė shtrat tė beut'' ėshtė tė shpiesh ujė nė mulli tė armikut. Dhe as Gjeorgjeviēi nuk ka guxuar tė bėjė njė insinuatė tė tillė dhe t'ia mohojnė popullit shqiptar ndjenjėn e lartė tė nderit.
    Po Sterjo Spasse pse, si e ku e gjeti pjesėn pornografike dhe fjalorin e ndyrė? Korēa nė atė kohė kur zhvillohen ngjarjet qe njė fshat i madh qė po rritej shumė shpejt nga banorė tė fshatrave pėrreth: Devolli, Kolonja, Opari, ku jeta ka qenė e pastėr prej imoralitetit qė na pėrshkruan autori…Unė dua t’i them Spasses se Vani Cico Kosturi, tė cilin e kam njohur shumė mirė, pėr njeri shumė serioz dhe guximtar, nuk i thėrriste mbesat e tij ‘’zuska’’ por me emrat e tyre tė nderuara. Dhe nė shtėpinė e tij fisnike nuk hynin plakat pėr t’iu falur Shėnmėrisė, po patriotė pėr tė biseduar mbi tė ardhmen e popullit shqiptar. Mbi karakterin e kėtij babai dėshmorėsh flet tragjedia e 17 korrikut 1911, kur ia suallėn kufomat e gjashtė dėshmorėve tė betejės sė Orhan Ēifligut, ashtu tė copėtuara barbarisht sa nuk njiheshin, dhe ai tha krenar: “Tė gjithė janė bijtė e mi”…

    Disa nga portretizimet e gabuara tė S.Spasses
    Thotė pėr Kajo Babienin se sulmonte pėr plaēkė. Kajon qė shpėtoi Korēėn mė 1902 nga komitaxhinjtė bullgarė, mė 1903 nga bashibozukėt turq dhe mė 1914 nga andartėt grekė.
    Papa Kristo Negovani nuk qe vrasės e presės, terrorist, por mėsues i gjuhės shqipe. Aureolėn e shenjtit tė Shqipėrisė ia ka vendosur populli shqiptar me elegjinė e Loni Llogorit ''Papa Kriston na e vranė!’’ S'ka se si ta kthejmė nė komitaxhi.
    Themistokli Gėrmenji na shfaqet se jep ryshfete! Njė njeri qė ėshtė i zoti tė japė ryshfet ėshtė i zoti edhe tė marrė ryshfet. Ryshfeti ėshtė mikrobi qė moralisht vdes njerėz dhe pėrmbys pushtete. Bakshishi groposi Perandorinė Osmane. Themistokli Gėrmenji ka qenė njeri i mendimit e i veprimit dhe fjalėpak. Themistokliu qe mė shumė njė sintezė e karakterit tė Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit; dhe jo si na thonė, e Fan Nolit dhe e Mihal Gramenos. Ai prirej nga njė natyrė sedentare dhe posi i vėllai Telemaku, qe i mbrujtur me njė patriotizėm qė e bėnte tė jepte edhe jetėn pėr atdhenė, por nė dallim nga ai, kishte aftėsinė tė merrte vendime tė forta nė momente tė vėshtira. Me kėtė dua tė tregoj se ai nuk qe llafazan, nuk qe njeri i ecejakeve, si na e paraqet Spassja. Nė njė skenė si ajo e taborėve lebėr pėrpara Hyqymetit tė Korēės, Mistos, djaloshit flokėkaēurrel, nuk do t’i ngjethej trupi; do t’i ndizej flaka e zemėrimit kombėtar, do tė pėrpiqej tė shpėrthente burgun dhe tok me tė pesė taborėt tė ēlironte Korēėn.
    Maliq bej Frashėri, qe bashkėpunėtor me andartėt grekė e komitaxhinjtė bullgarė, nė shpalljen e Hyrietit qe kaēak dhe nuk u bė kurrė ofiqar turk. Ai e kishte jatak fshatin e S.Spasses. Sojin e Spasses e pėrzuri qeveria e Zogut se strehonin agjentėt maqedonas, jo ai. Pse ata shulet s'ia dogjėn kullėn pra? Apo, ia dogjėn nė roman.

    Romanet ‘’Zgjimi’’ e ‘’Pishtarėt‘’
    Autori romanin ‘’Zgjimi’’ e nis me zvetėnim tė rinisė labe dhe e mbaron me ardhjen e lejes turke nga Stambolli pėr tė ēelur njė shkollė shqipe edhe nė Korēė.
    Romanin ‘’Pishtarėt’’ e nis me njė brohoritje tė Ilindenit dhe vijon me insinuata tė urryera pėr Rilindjen e rilindasit, pėr heroin e ciklit dhe pėr ardhmėrinė e fatit tė Shqipėrisė.
    ‘’Pishtarėt‘’, duke qenė mė afėr kohės, ka mė pak trillime, po ka mė shumė ambiguitete, dyanshmėrira. Tė dy romanet e parė tė ciklit pėrfshijnė aq faqe sa pėrallat arabe tė 1001 netėve. Dhe me tė vėrtetė, njė e treta e lėndės sė tyre janė pėrralla.
    Pse kaq tė ēmuara qenkan pėrrallat e Sterjo Spasses sa t’ia blejmė me lekėt e nderin tonė sharjet qė i bėn Shqipėrisė? Edhe sa romane do tė shkruajė, e populli ynė t’ia paguajė qė tė na poshtėrojė rilindasit tanė!

    Quaje tri herė ''shqipo'' dhe bota do ta thėrrasė ''doē''
    Kur lexova dhe dėgjova lavdėrime tė porositura m'u kujtuan fjalėt e urta tė popullit: ‘’Kush dhjet nė det, e ha nė kripė.’’ Me romanet ''Zgjimi'' e ‘’Pishtarė’’ u pėgėr i gjithė populli shqiptar.
    Mė shkroi njė gjerman: ‘’I njoha shqipot nga romanet e Sterjo Spasses’’
    Mendova: thuaj pėr shqiptarin tri herė ''shqipo'' dhe bota do ta thėrrasė ''doē''
    “ Ėshtė i padenjė ai popull qė nuk bėn gjithēka pėr tė mbrojtur lirinė dhe dinjitetin e tij''.

    Pėrmbyllje:
    Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
    Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
    E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!

    (Skėnder Luarasi, Kujtime, 1976)

    Shėnim nga Petro S. Luarasi
    Nė njė mbledhje me temė: ‘’Thellimi i karakterit kombėtar tė letėrsisė - problem i rėndėsishėm aktual’’ Sterjo Spasse u kritikua paq. Sulmoi si luan, bishtoi si dhelpėr dhe u struk si iriq. Kolė Jakova e pyeti Skėnder Luarasin se si guxonte tė shkruante kėshtu Sterjo Spasse. Ai iu pėrgjigj qė tė shihte mirė se kush e pėrkrahte. Enver Hoxha qe mbrojtėsi kryesor i Sterjo Spasses nė Shqipėri. Me‘’indulgjencat’’ e Udhėhesėsit mbi kokė e nisi edhe familja nė Botėn e Pėrjetshme, si tė ishin mesazhe qiellore nga Krishti!

  8. #208
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (III)

    [QUOTE=petrol;3766109]Skėnder Luarasi

    [B]NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (III)


    Kur mbrojta ‘’Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur’’ tė Kadaresė mė kėrcėnuan se do tė mė jepnin plumbin prapa kurrizit.
    Ndaj nxitoj tė kritikoj veprat e Sterjo Spasses (Zgjimi e Pishtarė) qė populli shqiptar tė mos ma japė atė plumb nė lule tė ballit. Plumbin do t’ia kisha shkrepur zemrės me vetė dorėn time, po tė kisha dezertuar ditėn e 7 prillit 1939 dhe po tė mos kundėrshtoj tani tė pėrsėritet e Premtja e Zezė!...
    E shkruaj kėtė kritikė pėr ata qė romanet Zgjimi e Pishtarė nuk patėn nge t'i lexojnė, pėr ata qė nuk patėn mė durim pėr t’i pėrfunduar, pėr recenzentėt e pandjenjė dhe redaktorėt e padenjė qė ia reklamuan popullit shqiptar si vepėr shembullore pėr t'u lexuar e studjuar!

    (Skėnder Luarasi, Kujtime, 1976)

    Shėnim nga Petro S. Luarasi


    Te nderuar lexues, Shkrimin [B]NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (III) do ta gjeni ne temen Petro Luarasi, Forumi shqiptar

    http://www.forumishqiptar.com/thread...-Luarasi/page3

  9. #209
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Kujtojmė 115-vjetorin e lindjes tė Skėnder Luarasit (1900-1982)

    Kujtojmė 115-vjetorin e lindjes tė Skėnder Luarasit (19.1.1900-27.4.1982)

    Ditėn kur linda

    Tė enjten qė nė saba,
    u kėput njė yll e ra,
    o ē'gėzim pėr marshalla.
    Thomaidhės dhe Dhimitrit,
    sot u lindi njė vėlla.



    Linda

    Unė u linda mė gjashtė janar, alla turka, motin e fundit tė shekullit qė perėndoi, nė fshatin Luaras tė Kolonjės.
    Me kėta sytė e ballit e kam kėnduar kėtė fakt ashtu nja tetė a nėntė vjet pas lindjes sime nė njė defter tė shtėpisė nė tė cilin babai kishte shėnuar datat e ngjarjeve me rėndėsi nė familjen tonė. E gjeta radhorin rastėsisht nė hatėllin e vatrės sė madhe duke kėrkuar atje ndonjė kėmborė a zile pėr ta pėrdorur ditėn e Vangjelizmoit, kur kalamajtė e fshatit, me shumė zhurmė e shamatė, trembnin e dėbonin gjarpėrinjtė, uriqtė e thithėlopat nga qilarėt.
    Njė dėshmi tjetėr qė vėrteton ditėlindjen time gjėndet nė Kalendarin Kombial qė botonte pėr ēdo mot, nė atė shekull, shtypshkronja ‘’Mbrothėsia’’ e shoqėrisė ‘’Dėshira’’ tė cilėn patriotėt e komunitetit shqiptar e patėn filluar '' qė mė njė tė Kollozhegut atje brenda mu nė Sofje pėr skoli nė Shqipėri''.
    Nė pragun e shekullit tonė, nė numrin e janarit 1901, nė shtyllėn e ndihmėtarėve ky kalendar lajmėronte botėn shqiptare se nė familjen e Petro Nini Luarasit pati lindur njė djalė, i pagėzuar me emrin Skėnder, i cili pa mbushur akoma motin, nga patriotizmi i tij i flaktė dhe i pėrvėluar pėr mėmėdhenė, zgjidhi qesen pėr tė ndihmuar kulturėn shqiptare. Natyrisht qė motaku zgjidhi qesen e t'et.
    Qė nė mėngjesin e ditės sė enjte, djem kėmbėshpejtė tė mėhallės Kostallarė u vėrsulėn nė tė katėr drejtimet kardinale pėr nė katunde ku im atė kishte miq e farefis qė t’u jepnin lajmin e gėzuar tė lindjes sime dhe tė merrnin sihariqin. Qė atė ditė rrodhėn tezet, tetot e hallot, kushėrinj e kushėrira, krushk e krushka, tė gjithė plot gėzim pėr atė ferishte qė po shtonte numrin dhe tė qarat e shqipėtarėve nėn zgjedhėn turke. Ato erdhėn tė ngarkuara me torba dhe hejbe plot kuleēė e petulla, byrekė e brushtulla qė ta ndihmonin vėllanė a dajon e tyre, kunatin a motrėn e tyre nė kėtė hall tė madh qė i gjeti, t'u jepnin dorėn prindėrve tė gjorė tė cilėve po u shtohej edhe njė gojė tjetėr rreth sofrės varfanjake. Dhe ē'kuleēė e brushtulla qenė ato tė hallė Janes e hallė Nerėnxės (tė martuara nė Blush), tė hallė Kiles (motra mė e vogėl e babait) dhe tė teze Thinės (motra mė e vogėl e nėnės), tė dyja tė martuara nė Vodicė.
    Tė atillė meshė nuk besoj tė gatuanin as duart e bardha tė zonjave korēare ditėn e Shėn Gjergjit pėr Mitropolitin e tyre Foton.


    ''Turpja''


    Lindja ime qėlloi ditėn e Ujit tė Bekuar, festa e pagėzimit tė Jezu Krishtit. Ndėrsa orthodhoksėt ishin nisur herėt nė mėngjes qė tė merrnin pjesė nė meshėn e madhe tė Zotit, nė dhomėn e lehonės hyri njė plakė nga mėhalla Penkollarė, njė femėr e re nga vjetėt por e krrusur nga trupi, e reshkur nga fytyra dhe e thinjur nga flokėt. Ajo qe gruaja e fshatit tonė e cila pati humbur emrin. Atė e thėrrisnin me sa e sa nofka tė rastit, vetėm me emrin e saj tė pagėzimit , jo. ''Erdhi qė gjallė mos ardhtė'', ''Po shkon qė mos u ktheftė mė kurrė'', ''Punė zeza'', ''Jetė zeza'', ''Turpja'' dhe dukej sikur tė gjithė banorėt patėn bėrė be t'ia harronin emrin e vėrtetė. Ata thoshin se ajo shtinte fall e bėnte magji dhe ish e zonja tė zbriste hėnėn nė tokė e tė merrej vesh me vetė djallin, prandaj edhe nuk e qasnin nė kishė.
    Vajza e mplakur e pyeti lehonėn se nė ē'orė tė ditės linda.
    - Nė mes tė natės moj zonjė! - u pėrgjegj nėna.
    - Uėu ! - klithi plaka e tmerruar, - nė sahatin e lugetėrve! E zeza ti! Po tė cilės nate moj? Mos tė sė martės!
    - Sonte, tė enjten duke gdhirė Ujėt e Bekuar! - lėngoi lehona e trembur nga pyetjet qė i bėnte plaka.
    - Epo, gjene shyqyr! - psherėtiu plaka e lehtėsuar. - Shyqyr o Perėndi! - psherėtiu pėrsėri duke bėrė kryq tri herė . - Gjysmė e sė keqes moj motėr, gjysmė e sė keqes, qė nuk e polle tė martėn nė mes tė natės. Do zoti, rron e bėhet djalė i mbarė se mjaft tė kanė vdekur dy me radhė gjer mė tani, moj e gjorė! Do zoti rron! Veē mos i ngjaftė t'et! Dhe ai babai yt korbi, me ē'burrė tė martoi - me njė tė mallkuar. Na ruajt Perėndia nga njė fat i tillė!
    Me fjalėn e fundit akoma nėpėr dhėmbė, plaka bėri pėrsėri tri herė kryq, brofi nga froni, zgėrdhiti sytė mbi beben e mbėshtjellė nė djep, ptyti tri herė prapa supit tė majtė qė tė trembte hijet e liga dhe tė mos e pėrsyshte ferishten. Pastaj, e mbėshtetur nė shkop dhe duke ēuēuritur fjalė tė pakuptueshme, shpejt e shpejt, doli jashtė portės sė oborrit dhe humbi nga sytė e botės pėrgjithmonė.
    Lehonės iu duk sikur e zu ēatia.
    Tregonin pėr plakėn Turpja se dikur nė rininė e saj kishte qenė nga mė tė mirat vajza tė fshatit tonė dhe mė e bukura ndėr tė gjitha. Cili djalė, thoshin, do ta shpjerė nuse nė shtėpi dhe s'do tė jetė i lumtur me tė! Ajo pati qenė edhe shumė e menēur, por ja qė bėri njė gabim tė rėndė shumė, ndonėse jo krejt pėr faj tė saj, qė ia nxiu faqen pėr tėrė jetėn.
    Kur dhespotėt e kishės bizantine udhėtonin ēdo vjeshtė nėpėr fshatra pėr tė mbledhur tagrat qė duhej t'i paguanin orthodhoksėt zemėrbutė Perėndisė me lutje qė t'u siguronte shpirtrave tė tyre njė vend pėr nė parajsė, koi ashtu ndonja njėzet e ca vjet mė parė, t’i bėnin Mitropolitit tė Kosturit konak nė shtėpinė ku banonte kjo vajzė. Dhjaku i taksidarit tė Patrikanės e vuri re dhe nuk u zuri besė syve qė njė lule kaq e bukur mund tė rritej nė ato vise malore. Dhe i tha dhiaku hirėsisė sė tij: -Imzot, nė kėtė shtėpi jeton njė perri qė s'mund ta gjesh nė Kostur e Korēė. Bukuria e saj vlen sa tėrė thesari qė japin vreshtat nė dioqezėn e gjerė tėnden. Dhe e thirri vajzėn qė tė eksomollogjisej, tė nunosej, tė rrėfente gjynahet nė odėn e shenjtėrisė sė tij, t'i puthte dorėn dhespotit, tė merrte uratėn e tė bekohej, qė t'i laheshin mėkatet...
    Vajza fatzezė shpejt u venit si trėndafili i tharė nga bastra dhe nuk u nis mė nuse kurrė: se fshatarėt e malėsive tona qenė fetarė, por kishin njė mendje tė ēuditshme. Ata vėrtet i bėnin nderime veqilit tė Krishtit, mirėpo nderin e tyre e vinin mė lart se qiellin e se ēdo gjė tjetėr nė botė dhe nuk donin as frymėn e shenjtė t'u prekte grate, qoftė edhe me fillin e zambakut tė Shėn Gabrielit.
    Kėshtu e mjera bijė e Xhoke N. qė nuk ishte shumė pėrmbi tė gjashtėmbėdhjetat kur ra viktimė e dhespotit tė Kosturit, shpejt u venit si lule e kėputur. E pėrbuzur nga bota ajo endej andej-kėndej, e pėrhėndur, gjer sa njė ditė shkurti tek shkonte nėpėr Vakėfe, nė Stratobėrdhė, Treskė, Katund e Trebickė, ku kish gjerinj tė largėt, e zuri tufani nė Makėrzė dhe e mbuloi me petalet e dėborės sė dimrit kur linda unė. Se ėshtė e vėrtetė sa thuhet pėr klimėn nė anėt tona: Kur fryn Qesaraka dhe vė ēallmė Mali i Zi, shkurti i shkurton udhėt e marsi mbledh lėkurėt.
    Fshati ndau pėr Turpjen njė pėrshpirtje pėr ditėn e varrimit dhe njė dorė e dashur, e panjohur, nguli fshehurazi njė kryq tė bardhė mbi baltėn qė e mbuloi, mė tė bukurin kryq prej ēmėrsi nė oborrin e Shėn Kollit atje nėn goricėn prapa kishės, ku varroseshin tė mallėkuarit e fesė. Mė vonė as prifti dhe as fshati nuk u kujtuan mė kurrė tė bėnin njė ''Ndiezot!'' pėr tė, sikur donin ta harronte edhe vetė perėndia. Por as emrin e dhespotit nuk e pėrmendnIn fare. Dukej sikur patėn vendosur me pėrgjėrim fetar tė heshtur ta mbulonin punėn e tij prej djalli se qe gjynah tė flitej keq pėr shenjtėrinė e tij.
    I vėllai i vajzės sė gjorė, nga turpi, e la fshatin papandehur dhe iku, sipas tė thėnave tė disave, nė Rillė tė Bullgarisė, sipas tė tjerėve nė Agjeon Oron, nė Mal tė Shenjtė, ku u bė kallogjer pėr tė larė mėkatet e motrės sė vetme. Pas ca kohe mbaruan edhe prindėrit e saj fatkeqė.
    Katastrofėn e familjes e mbijetoi e bija natyrale e Turpjes. Qė pėr sė gjalli pleqtė e fshatit ia shkulėn nga gjiri gruas sė shkretė bijėzėn, duke e bėrė kėshtu edhe mė tė shkretė. E shpunė nė Korēė, qė atje tė rritej nė mėshirė tė Mitropolisė, nė shoqėri tė atyre ēupave qė gjuhėt e mira i quanin pėr eufemizėm ''mbesat e dhespotit''. Disa nga fshatarėt e saj, shpirtzinj e tė pamėshirė, sikur tė mos ishin ngarkuar mjaft me tė ligėn qė i patėn bėrė sėmės, i ngjitėn nofkėn ''Doēka'' sepse qė ditėn kur lindi, njerėzit e shtėpisė pėr tė fshehur turpin e familjes, bėnė pėrpjekje ta zhduknin beben, por vetėm se i thyen kėmbėn. Kėshtu qė njerėz mė tė urtė se tė tjerėt e thėrrisnin me cenin e saj fizik ''ēalamania''.


    Festa e Ujin tė Bekuar

    Ujin e Bekuar tė krishterėt e mbajnė pėr njėrėn nga festat mė tė shenjta dhe e kremtojnė me pasqylitė e njė panairi rruzullor nė tė gjitha viset ku rrojnė ithtarėt e Krishtit.
    Sipas legjendės me tė cilėn fillon Ungjilli, si sot e ndonja dymijė vjet mė parė, Perėndia e dėrgoi tė birin, tė vetėlindurin, qė tė shpėtonte njerėzimin nga gjynahet. Kėtė udhėtim tė mrekullueshėm tė birit tė Perėndisė nga qielli nė tokė, Papa Vasili, prifti i fshatit nga mėhalla Mal, na e rrėfente ne kalamajve si njė pėrrallė:
    ‘’Ishte mos na ishte, na ishte njė burrė i mirė qė e quanin Shėn Jan i cili pagėzonte njerėzit nė lumin Jordan qė buron pranė fronit tė Perėndisė dhe derdhet nė gjolin Galile. Meqė pagėzonte njerėzit i vunė mbiemrin Pagėzori, qė ta dallonin nga Janėt e tjerė. Ditėn e 6 janarit (rreth tridhjetė vjet pas fillimit tė erės sonė) erdhi tek Shėn Jani njė burrė 30-vjeēar, tė cilin Pagėzori e njohu me tė parė dhe e pėrshėndeti: ''Mirė se vjen, o Josho, ndihmė e perėndisė, qė zbrite tė shpėtosh njerėzimin nga gjynahet''.
    Dhe sipas kėrkesės sė Jezusit (kėshtu e shkruanin greqisht emrin e Joshos) e krodhi, bėlldump! nė ujin e bekuar tė Jordanit, i leu nė ballė njė kryq me krishmė, me vaj tė shenjtė dhe e baptisti duke e pagėzuar me emrin Krishti.
    Jezu Krishti (sikundėr tregojnė librat e shenjta) i pėrcjellė nga dymbėdhjetė nxėnės qė u quajtėn apostuj, shkonte nga fshati nė fshat dhe i kėshillonte njerėzit tė bėheshin tė urtė e tė bindur, tua falnin fajet mėkatarėve nė kėtė botė, se ashtu do tua falte Perėndia edhe kėtyre nė atė botėn tjetėr. Tė mos gėnjenin, tė mos vidhnin, tė mos vrisnin taksidarėt e Romės, ''ti jepnin Cezarit ē'i pėrkiste Cezarit dhe Perėndisė ē'i pėrkiste Perėndisė. Po tu jepte xhandari i Romės njė dackė nė faqen e mėngjėr, t'i kthenin edhe faqen e djathtė pėr njė dackė tjetėr, se mė nė fund ofiqarėt do tė lodheshin sė dhėni dacka dhe pa tjetėr do tė bėheshin tė mirė’’.
    Kėshtu mėsonte Krishti pėr tre vjet me rradhė nė Palestinė qė ku buron lumi Jordan nga froni i Perėndisė dhe gjer atje ku derdhet nė gjolin e Galilesė. Mirėpo nė fund tė tre vjetėve njėri nga apostujt e tij, qė quhej Juda dhe do tė kish qenė idhtar i partisė ''Dhėmb pėr dhėmb e sy pėr sy'', nisi ta urrejė Krishtin pėr politikėn e tij paqėsore. Ai e kallėzoi tek dhespotėt hebrenj dhe kėta ia dorėzuan perandorit romak Pilati. Ky '' pasi lau duart'' ua dha xhandarėve romakė dhe ata e kryqėzuan. Mirėpo, si bir perėndie qė qe, Krishti u ngjall pas tre ditėsh, u ngrit nga varri dhe fluturoi tek i ati nė qiell.
    Sido qė tė ketė qenė puna me Krishtin, kur vdiq edhe Shėn Jan Pagėzori, misionin e tij e vazhduan priftėrinjtė e krishterė. Kėta veē ferishteve qė i pagėzonin tre-katėr ditė pas lindjes sė tyre, mė gjashtė janar tė ēdo moti pagėzojnė jo mė Krishtin (ky qė kur e mbėrthyen nė kryq nuk zbret mė nė tokė) por ikonėn e tij dhe tė nėnės sė tij, virgjėreshės Maria dhe apostujve e dėshmorėve qė u vranė pėr fenė e Krishtit.
    Pėr tu ndodhur nė kėtė sehir tė madh tė pagėzimit tė ikonave, qė mėngjesin e thellė, me tė dėgjuar buēimėn e kėmbanės, gjithė orthodhoksėt e fshatit tonė, burra e gra, pleq e plaka, sa kishin akoma dorė e kėmbė, me kalamajtė e tyre pėrpara, niseshin tė gėzuar drejt bregut tė Shėn Kollit, qė i paēim uratėn! Kur ishte moti i kthjelltė, Papa Vasili, nė krye, ēante dėborėn dhe me kryqin nė dorė udhėhiqte grigjėn drejt pellgut mė tė thellė tė Pėrroit tė Madh. Atje duke ndjekur shembullin e Shėn Janit e duke kėnduar: ''En i Jordhanit vaptizomeni su qirije!'' hidhte kryqin brenda nė ujė.
    Pėrnjėherėsh dy, tre, katėr djem nga mė guximtarėt e fshatit (por edhe mė budallenjtė) kėrcenin nė ujė pėr tė gjetur kryqin. Pastaj e gjezdisnin nėpėr fshat shtėpi mė shtėpi dhe ua zgjatnin njerėzve nė buzė ta puthnin por edhe tė hidhnin ovullin nė dhisk.
    Kur moti bėnte tepėr ftohtė a frynte e binte borė, besimtarėt mblidheshin nė kishėn e ngrohur valė nga qindra kandilė, qirinj e dhambadhe dhe atje zhvillohej mesha e Ujit tė Bekuar qė mund tė quhej me plot gojėn ''Panair i tregėtisė sė madhe fetare''. I rrethuar nga djem qė kishin qejf tė shėrbenin si dhjakė dhe i ndihmuar prej epitropit qė i dorėzonte konizmat njėra pas tjetrės, sipas shkallės qė kishin arrirė shenjtorėt nė mbretėrinė e qiellit, Papa Vasili nga dera e Agjikin Vimės u paraqiste besnikėve figurat e dhogta duke i dhėnė secilės, me fjalė tė zjarrta, mishėrim e ndėrgjegje njerėzore por edhe pushtet hyjnor: - Kjo ėshtė Shėn Mėria qė i paēim uratėn! Ėshtė Parthenoja qė lindi Krishtin, birin e Perėndisė, me anėn e frymės sė shenjtė. Kush do ta blerė e ti ketė uratėn? Njė mexhide!
    Qe bėrė zakon nė kishėn tonė qė kur vinin nė ankand Virgjėreshėn askush tė mos e ngrinte ēmimin e ta merrte pa konkurencė Maria Sivani, nėna e psalltit Mitre Sivani e cila mbahej si plaka mė fetare e fshatit tonė. Mirėpo kur prifti paraqiste konizmėn e Krishtit, atėherė ēoheshin peshė e delnin pėrpara Kristoja nga Penkollarėt, Kristaqi nga Mali, Kiēoja nga Priftanjtė, secili duke nxjerrė qesen kraharorit e duke thirrur njėri pas tjetrit: ''Unė dy mexhide'', ''Unė tri!'' ''Unė njė lirė!'' duke shtuar kush e kush mė shumė pjacėn e asaj cope dhoge ku qe zografisur njė fytyrė njeriu qė besohej tė ish e birit tė Perėndisė dhe e Virgjėreshės. Dhe kur mė nė fund asnjėrit nga tė tre, katėr, pesė vetave nuk i mbetej takat pėr ta ēuar ēmimin mė lart, atėherė delte prej turmės xha Loli nga Kostallarėt, i cili me njė ēerek a mexhide mė shumė e fitonte konizmėn e ''shpėtimtarit tė njerėzimit''. I gėzuar e shpinte nė shtėpi qė ta puthte i biri i sėmurė, Kici, tė merrte bekimin e tė shėrohej nga veshkat, sėmundje qė e ndau nga jeta nė lulen e djalėrisė.
    Prifti dhe epitropėt e vazhdonin pazarin e Ujit tė Bekuar edhe me konizmat e tjera: me tė Shėn Kollit qė ishte pas Shėn Mėrisė, mė i madhi shenjt i fshatit tonė. Mitėt e Mitraqėt e Penkollarėve haheshin nė ankand pėr ikonėn e Shėn Mitrit sepse ky qe pajtor i mėhallės sė tyre. Ca mė keq haheshin Miēot, Mihalėt e Mihallaqėt e Malit pėr ikonėn e Shėn Mėhillit, jo vetėm se ky shenjt ( me shpatėn mė tė fortė se tė Shėn Gjergjit ) qe pajtor i mėhallės sė tyre, por edhe nga dėshira ta bėnin mik e tua zgjaste jetėn, se ėshtė Shėn Mėhilli qė ua merr shpirtin njerėzve.
    Edhe nė shtėpi, nė qoshen kryesore tė vatrės, tė krishterėt mbanin nga njė konizmė, sė cilės jo vetėm natėn por edhe ditėn i ndiznin kandilen me vaj ulliri (kėtė duhej ta bėnin edhe sikur tė mos kishin mjaft vaj pėr tu tiganisur vezėt fėmijėve) dhe i faleshin figurės pėr mėngjez e pėr mbrėma. Zakonisht ikona qe e shenjtorit qė kish emrin e ndonjė tė pari tė familjes dhe mbahej pėr pajtor i saj.
    Nė familjen tonė emri mė i pėrsėritur brez pas brezi qe Kostandin (Nini) dhe Petro. Mirpo nė shtėpinė tonė nuk mbahej ikonė dhe babai nuk blinte konizma pėr Ujė tė Bekuar, nuk na linte ne fėmijėt ti puthnim, t'u faleshim e t'u ndiznim qirinj dhe na ndalonte tė kungoheshim nė kishė. Kėtė sjellje tė babait priftėrinjtė e quanin si njė pėrēmim ndaj fesė, ndonėse ai e bėnte pėr tė na ruajtur shėndetin nga sėmundjet ngjitėse.
    Nė mbarim tė ankandit kur ishin shitur surretėt e ndo njėqind e pesėdhjetė shenjtorėve ndėr fshatarė qė gėzonin emrat e tyre, epitropi ua jepte flamurin vajzave tė fshatit. Kėto, tė nisura dhe tė stolisura si pėr festė tė madhe dhe tė zėna dorė pėr dore duke kėnduar e dredhur valle, i binin kishės tri herė rreth e rrotull dhe kėshtu i jepnin ditės sė Ujit tė Bekuar pamjen e bukur qė ne djemuria e mbanim mend tė gjallė pėr gjithė motin.
    Nga tė pesė lagjet e krishtera tė fshatit tonė, ēupat e Malit ishin shtatlarta e trimėresha, tė Priftanjve ishin tė urta, tė Kostallarėve ishin amvisa e punėtore, por vajzat qė dalloheshin pėr pamjen e tyre i gjeje nė Penkollarėt.
    Kur tė katėr palė bukuritė mblidheshin nė kishė ditėn e panaireve, pėr Pashkė a pėr Ujin e Bekuar dhe tė kapura dorė pėr dore sė bashku, dridhnin valle e kėndonin, i jipnin shije jetės sė ashpėr tė fshatit dhe e bėnin tė ėmbėl, tė bukur e tė dashur.


    Pagėzimi

    Tė premten, nė mėngjes herėt, babai nisi tė kunatin Guri Sevo pėr nė pazar tė Korēės qė tė psoniste ē'i duheshin familjes, nė pagėzimin e poganikun e bebes, tė djelėn mė 9 janar. Ditėn e pagėzimit, zakonisht tė tretėn pas asaj tė lindjes, e pėrfillnin aq tė rėndėsishme, sa shpesh ishte kjo qė mbahej si fillimi i jetės sė njeriut. Dhe ceremonia bėhej sipas disa rregullave tė rrepta qė, po tė mos merreshin nė sy, kishin pasoja shumė tė rėnda. Me pagėzimin e saj foshnja jo vetėm merrte njė emėr por edhe bėhej idhtar i besimit qė kishin prindėt e saj.
    Kushdo e kupton arsyen qė ēdo gjė qė shohim e dėgjojmė nė jetėn tonė duhet tė ketė njė emėr tė caktuar, pėrndryshe si do ta shquanim vėllanė e madh prej tė voglit, si do ta dallonim zėrin e laureshės prej atij tė laraskės? Kjo ėshtė e kuptueshme dhe natyrale, ajo qė ėshtė e pakuptueshme dhe formale ėshtė mėnyra se si jepej emri.
    Sipas ritit orthodhoks, emrin e fėmijės qė do tė pagėzohej duhej ta zgjidhnin nuni e ndrikulla dhe prindėrit nuk duhej ta dinin veēse pasi t’ia shpallnin botės nuni ose ndrikulla nė pagėzim e sipėr. Me tė mbaruar mesha, kur graria ktheheshin me vrap nė shtėpi pėr tė gatuar drekėn dhe burrat nisnin muhabetin nė hajat tė kishės, prifti vinte nė baptisteri, ku rreth kazanit tė mbushur me ujė tė vakur e prisnin ndrikulla me foshnjėn e mbėshtjellur mirė dhe ndonjė vajzotė qė ndihmonte gruan. Pakėz mė lart qėndronin edhe ndoca kalamaj qė prisnin tė dėgjonin emrin dhe tė vraponin kush e kush mė parė pėr t’u njoftuar prindėrve e tė merrnin bakshishin.
    Momenti kur prifti e zhyste foshnjėn nė kazan dhe ndrikulla i ngjiste emrin, kėrkonte kujdes e vėmendje tė madhe. Ceremoninė e gjatė prifti e bėnte greqisht dhe vetėm njė fjalė thoshte shqip:''Emrin!'' Nė kėtė grimcė kohe ndrikulla duhej tė ishte tėrė sy e veshė dhe e pėrgatitur qė tė thoshte qartė e mirė emrin e paracaktuar tė foshnjės e cila do tė thirrej pėr tėrė jetėn me fjalėn qė do tė flitej e para nė atė ēast.
    Njė gabim i vogėl bėhej fatal pėr fėmijėn gjithė jetėn e tij. Nė shtėpinė e Itellarėve qe njė nuse qė thirrej ''Tasė moj plaē'' sepse gjatė psalljes sė mėrzitshme tė priftit nė pagėzim e sipėr tė bebes, ndrikulla, qė vetė quhej Tasė, kush e di se ku e kishte mendjen. Kur prifti i tha shqip: ''Emrin!'' dhe ajo nuk u pėrgjigj, ēupa ndihmėse e shtyri me brryl qė ta pėrmendte duke i thėnė: ''Tasė moj plaē!'' Kėshtu sė gjorės foshnjė i mbeti emri pėr tėrė jetėn. Mirė qė bebeja ndodhi femėr.
    Njė tjetėr gabim fatal: Kur nė luftėn ballkanike ushtarėt e Kostandinit grek pushtuan Kolonjėn, nė Katund i lindi djalė njė grekomani tė tėrbuar i cili i dinte greqishtes veēse nja dy fjalė urimi si ''kalimera'', ''kalispera'' dhe ndonjė fjalė sharėse si ''kakurgos'' (maskara)
    I tha ai nunit qė nuk dinte asnjė fjalė greqisht, as pėr tė uruar, as pėr tė mallkuar: ‘’Mė lindi djalė! Dua tė m'i vesh njė emėr qė tė jetė thjesht eleniko. Mor njė emėr grek qė tė mos ketė jo nė Korēė por rallė tė gjendet qoftė dhe nė Athinė!". Dhe nuni me kėtė rast do tė vinte se do tė vinte nė Korēė pėr tė psonisur. Kėtu pyeti avokatin e tij pėr njė emėr grek.
    ''Themistokli!'' i parashtroi avokati.
    - Edhe nė fshat kemi Misto!
    - Atėherė Miltiadh! ia priti avokati
    - Ah, edhe Milto kemi! ia priti nuni.
    - Epo, do tė jap emrin e njė perėndie greke, qė edhe brenda nė Athinė zor se do ta gjeje, - i tha avokati, - Likurgos!
    - Hė mė tė lumtė! Ja, kėtė emėr grek nuk e kam dėgjuar gjer tani! - thirri nuni i gėzuar. I dha avokatit njė shpėrblim tė mirė, iu lut t’ia pėrsėriste emrin edhe nja dy-tri herė shqip e shqeto duke shkėmbyer edhe ai avokatin. Pas dreke, nė han tė Gelit, i hipi mushkės sė ngarkuar me hejbe dhe tek ecte kaluar drejt fshatit, vazhdonte tė ēuēuriste: ''Likurgos! Likurgos! Likurgos!'' Edhe gjumi nė shtrat e zuri me fjalėn ''Likurgos!'' nė gojė.
    Tė nesėrmen u nisėn me beben pėr nė kishė dhe u mblodhėn rreth kazanit tė pagėzimit: prifti, nuni, ndrikulla, ndonjė grua ndihmėse dhe njė tog djemsh lajmėtarė. Teksa erdhi ajo grimcė kohe fort e rėndėsishme kur prifti, pas kanaqisjes sė gjatė greqisht, foli fjalėn shqip: ''Emrin! '' nuni ynė i bekuar, duke patur mendjen kush e di se nė ē'hall tė shtėpisė sė vet, u zverdh, u pėrtyp, u kollit sikur do tė thėrriste nė kujtesė diēka tė harruar dhe nxorri prej fytit emrin ''Kakurgos!''-''maskara''
    Mirė qė bebeja ndodhi mashkull dhe nuk e mbushi motin, se vdiq pėrpara se t'u dorėzohej Kolonja ushtarėve shqiptarė, nė janar 1914, pėr t'u bashkuar me Shqipėrinė e lirė.
    Tė shtunėn mbrėma vėllai i madh i nėnės sime, Guri Sevo, u kthye nga pazari i Korēės duke sjellė gjithė ato tė mira qė duheshin pėr festėn e pagėzimit dhe poganikun e bebes. Im atė prej anės sė tij ftoi qė atė ditė nė shtėpi pėr bisedė zotin nun dhe zonjėn ndrikull.
    Kumbarėt Thanas Cico Duro dhe e shoqja Lino, prindėrve tė mij u kishin pagėzuar mė parė katėr fėmijė, tė parin fare me emrin Sotir (shpėtimtar-greqisht) pėr tė kujtuar njė katėrgjyshin e gjyshit tim Ninit, ndoshta edhe pėr ta shpėtuar tė gjorin plak nga andrallat e shumta shtėpiake. Mjerisht i pari im vėlla jo vetėm nuk mundi tu jepte ndonjė ndihmė gjyshit a babait, por kur u bė pesė vjeē na morri pas nė varr edhe tė motrėn dy vjeēe me emrin e bukur, por grek, Eufrosina. Tė dy tok e nė njė ditė me tu kunguar nė kishė, ranė fli tė kollės sė mirė e fruthit, sėmundje qė korri shumė kalamaj tė fshatit tonė nė atė mot kur ra tėrmeti nė Korēė. Nga tė krishterėt shpėtuan vetėm ata qė nuk patėn rast tė kungoheshin dhe pėrgjithėrisht fėmijėt muhamedanė.
    Aq fort nuk i donte babai emrat e huaj, sidomos grekė, sa kur u kthye nga Stambolli dhe mori vesh se tė bijėn e parė ia kishin pagėzuar Eufrosina, ai e pėrqeshi me njė nofkė qė nuk e zenė ngojė nė njė shoqėri tė mirė. Kur ia pagėzuan dy fėmijėt e tjerė me emrat Thomaidha e Dhimitri, ai ndodhej nė Bukuresht e Stamboll dhe nuk pati se si tė ndėrhynte pranė kumbarėve pėr emra shqiptarė. Por tė dy kėta fėmijė nuk u kunguan kurrė dhe rrojtėn e morėn pjesė nė mėsimet dhe pėsimet e mėsuesit fanatik tė gjuhės shqipe.


    Ortodoks me emrin Skėnder ?!

    Sikundėr edhe mė parė, babai solli nga Bukureshti shumė libra shqip, ndėr tė tjera edhe ''Istori e Skėnderbeut'' tė Naim Frashėrit. Aq fort pati rėnė nė sevda me emrin e heroit tonė kombėtar sa, me siguri, qė atėherė e pati vendosur tė ma vinte emrin Skėnder po tė lindja djalė, jo Gjergj, jo Aleksandėr, por Skėnder, edhe pse anėtarėt e familjes sonė konsideroheshin ortodoksė.
    Shkurt, babai thirri kumbarėt nė shtėpi dhe u tha: ‘’Zoti nun dhe zonja ndrikull, jam shumė i gėzuar qė mė lindi djalė, se me dy djem e ndjej veten mė tė fortė se sa me dy ēupa. Shpresoj se bebes nuk ia keni gjetur emrin akoma.
    - Ia kemi gjetur, - tha xha Thanasi.
    - Mos ma tregoni! Mbajeni pėr ndonjė rast tjetėr. Kėtij djali do t’ia vini emrin Skėnder.
    - Uėu,ē'ėshtė kjo Skėnder! - thirri ndrikulla
    - Mos na e thuaj ti, se vdes! - thirri nuni.
    - Mė mirė tė vdesė se tė mbajė emėr tjetėr!
    Dhe meqė Thanas Duroja, njė nga pleqtė mė tė mirė e mė tė menēur tė fshatit tone kur qe esėll, sikur e tepronte me raki ditėt e kremte, babai iu drejtua zonjės ndrikull:
    - Ju lutem tė ma pagėzoni ju tim bir dhe ta mbani mend mirė emrin Skėnder, qė tė mos na ngjasė ndonjė e papritur.
    Dhe vėrtet kėshtu mė quajtėn, pėr tė keqen e vetė nunit,( ) pėr tė keqen e tim eti dhe timen, pėr tė keqen e tė gjithė atyre qė mė vonė, duke patur mbiemrin Luarasi, u pagėzuan me emrin Skėnder (aludim pėr arkitektin Skėnder Kristo Luarasi).
    Ndėrsa kalamajtė e fshatit rendnin drejt shtėpisė sonė pėr t’i treguar nėnės emrin e tė merrnin shpėrblimin, ndonjėri syresh duke thėnė se ma vunė emrin Skifter, e tjetri Kalander, njė tjetėr mė i madh ndėr ta, iu paraqit tim eti nė hajat tė kishės, ku rrinte nė kuvend me pleqtė dhe ia shqiptoi emrin e mirėfilltė timin. Pleqtė, kur e dėgjuan pagėzimin e jashtėzakonshėm u ēuditėn.
    - Ē'ėshtė ky emėr qė s'e kemi dėgjuar kurrė?- pyeti Nin Lipe Mali, njė nga pleqtė e rėndėsishėm me tė cilin nė kohėn e dhespotit Qirilli, Petro Luarasi qe grindur pėr punė tė abetares e tė shkollės shqipe nė fshat , por mė vonė qenė pajtuar.
    - Cilin do tė ketė pėr shenjt ky yt bir? - pyeti Dhami Dikoja.
    - Atė qė ka djali yt, - u pėrgjegj Petroja
    - Po ē'ka tė bėjė Leko me Skėnder? - kundėrshtoi babai i Leko Dhami Dikos.
    - Po ka tė bėjė, - pohoi mėsuesi i shqipes, dhe u tregoi burrave tė kuvendit se si tė birit mė tė vogėl tė Gjon Kastriotit, qė quhej Gjergj, sulltan Murati i dha emrin Skėnder pėr ta krahasuar me Aleksandrin e Madh tė Maqedonisė.
    - Domethėnė e paskeni pagėzuar me emrin e njė turku! - thirri xha Dhami. Dhe kur erdhi Papa Vasili nė hajat tė kishės dhe Petro i ftoi gjithė pleqtė e fshatit tė urdhėronin nė poganik tė foshnjės, plaku ēalaman Dhami Diko vazhdoi kundėrshtimin e tij prej kokėforti:
    - Jo, unė nuk uroj pėr emėr turku. M'u thaftė edhe kėmba tjetėr nė shkelēa nė atė shtėpi tė mallkuar. Mbeēa pa sy dhe mos e gjeēa portėn e shtėpisė sime po tė kem tė bėj me njė njeri qė e kanė mallkuar me rradhė tre dhespotėt e kishės sonė orthodhokse!
    - Po emrin kur do tė vimė t'ia urojmė, - pyeti Nin Mali pėrsėri, - pėr Shėn Gjergj apo pėr Shėn Aleks?
    - Pėr tė dy shenjtėt, edhe pėr mot si sot, edhe ditėn e Ujit tė Bekuar qė ka lindur, - u pėrgjegj Petroja
    -Epo, ē'doni mė shumė urime nė mot e me raki si ajo...! ndėrhyri xha Thanasi, duke rrokur shkopin e duke u ēuar nė kėmbė. Dhe pas nunit tim, u nisėn gjithė pleqtė pėr urim e poganik.
    U ngrit edhe xha Dhami dhe me nėmėn nė gojė shkoi tek gomari, tė cilin e zgjidhi, i hipi dhe u nis pėr nė shtėpi. Xha Dhami nuk kishte kėmbė, po gomari e dinte udhėn dhe e shpuri drejt e te porta, xha Dhami kishte sy po nuk donte tė shihte udhėn e drejtė, kishte veshė, po nuk donte tė dėgjonte tė vėrtetėn e jetės, kishte kokė po nuk e lodhte trurin qė tė dallonte tė renė nga e vjetra, tė mirėn nga e keqja. Ai qe njė nga ata qė u pėlqente tė jetonin nė errėsirėn e paditurisė.


    Dashuria mbi dasinė fetare

    Pėrveē tė krishterėve, im atė ftoi nė poganikun tim edhe shokė e miq myslimanė: Jaēen, Zenelin, Ademin, Fetiun, por edhe Canen, Bidon, Dervishin, Qamilin e Koēinė, qė e ndihmonin nė punėt e pėrditshme. Ndėrsa burrat ishin ulur kėmbėkryq nė dyshekėt, minderėt e nė fronet anės murit tė odės sė madhe dhe gjersa tė shtrohej dreka bėnin muhabet e ngrinin dolli pėr emrin e bebes, graria hynin nė vatėr pėr tė uruar lehonėn. Pranė djepit po rrinin nė minder edhe dy gra nga Penkollarėt, njėra qe mesatare nga mosha dhe tjetra nusja e tė birit. Nė mes tė muhabetit tė tyre tė ėmbėl, me zė tė ulėt, u pa te pragu i derės bashkė me tė tjera zonja myslimane, njė nuse e re, e bukur. Vjerra, kėrceu prej minderit duke klithur: ''Qyqja turka!'' dhe rrėmbeu nusen e vet prej krahu qė ta nxirrte jashtė.
    Tė dyja nuset, me flokėt e tyre tė verdhė si trėndelinė, me sytė e tyre tė kaltėr si deti dhe me bukurinė e ballit tė lartė e me trupin e derdhur si tė selvisė, i ngjisnin njėra-tjetrės posi lotėt qė rrjedhin nga tė njėjtėt sy. Qenė motra.
    Disa vjet mė parė njė tog grash e vajzash orthodhokse qenė nisur nga Penkollarėt pėr tė kaluar natėn me lutje e tė falura nė Kishėn e Shėn Kollit tė Vodicės, i cili nderohej edhe prej myslimanėve dhe ēmohej si mė i madhi shenjtor nė Kolonjė e pėrtej saj. Kur arritėn nė rripėn e djathtė tė Osumit, ndenjėn shesh tė ēlodheshin pakėz e tė zbatheshin pėr tė shėtitur lumin.
    Ndėrkohė, njė djalosh i mėhallės myslimane Frėngjas, po ulej kaluar prej tė tatėpjetės sė Blushit. Me tė arrirė pranė vahut, i pėrshėndeti zotėrisht e fare pa tė keq bashkėfshataret e tij dhe i tha njėrės prej dy motrave, si pėr shaka: ''mos u zbath, moj thėllėnzė'' dhe duke e rrokur pėr mezi e shtiti pėrtej lumit, e lėshoi pėrdhe lehtė-lehtė e mengadalė. Dhe ai vetė duke i pėrshėndetur me luhatjen e krahurt gjithė shoqet e saj , vazhdoi udhėn duke kėnduar.
    Reth vajzės sė hutuar prej turpit , shoqet ia klithėn kujės: ''Korba ti, qė tė preku turku! Qyqja ti qė tė zuri pėr mezi! Mė mirė tė ishe mbytur o qyqe, se tė shtiti lumit ai!''
    E gjora vajzė nė kishė e gdhiu natėn mė gjunjė pėrpara konizmės sė Shėn Marisė dhe duke qarė me ngashėrime iu lut virgjėreshės ta mėshironte e t’ia falte njė mėkat qė e mjera vajzė s'e kish parė as nė ėndėrr ta bėnte.
    Dhe mėshirė e dhimbsuri do tė kishte ndjerė mė shumė ajo figurė e vizatuar nė dhogė sesa zemra ndjenjazezė e prindėrve qė i kishin dhėnė jetėn vajzės sė brengosur. Femrat e fshatit nisėn ta pėrbuzin . Prej mynxyrės qė pėsoi Turpja, po atė stinė dimri, e shpėtoi djaloshi zemėrgjerė i Frėngjasve .
    Ai qe rritur nė ēifligjet e Xhafer bej Shkėmbit nė Vodenė dhe e kishte parė botėn me sy mė tė shėndoshė nė Manastir e Selanik. Sa mori vesh pėr hallin e vajzės sė krishtere, ai dėgjoi zėrin e zemrės dhe i tha: ''Tė dua! Eja tė ikim prej kėsaj errėsire!'' Dhe vajza i zuri besė e i vajti pas. E solli rasa qė ky ēift u kthye nė fshat pėr pushime, atė janar kur Turpja endej andej-kėndej e pėrhėndur nėpėr Vakėfe. Nusja e Frėngjasve e mohoi kishėn, qė nuk i pruri shpėtim nė hallin e saj shpirtėror, por nuk i harroi njerėzit e mirė tė fshatit ku pati lindur ndaj erdhi bashkė me tė vjehrrėn tė vizitonte lehonėn dhe beben. Sa kapėrcyen pragun pėrbrenda vatrės, teze Janeja u doli pėrpara frėngjasve, i pėrqafoi e i puthi dhe u tha tė dy palėve qė tė gėzoheshin se u erdhi rasti tė piqeshin e tė duheshin. Nga shtrati i saj lehona ngriti kryet: ''Jini motra'', u thirri me ngashėrime, ''pėrqafohuni, puthuni!''. Po ku shihte e dėgjonte kabanova e katundit tonė. Rrėmbeu nusen e saj prej krahu, dhe ēau udhėn me forcė sikur desh tė shpėtonte nga strofull e kuēedrės.
    Tė dy motrat nuk u panė mė kurrė!


    Fragment nga libri Skėnder Luarasi, ‘’Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar’’ kujtime te pabotuara

    * Nėntitujt janė pėrshtatje tė editorialit

    Kush deshiron te dije me teper mbi S.Luarasin dhe fshatin Luaras mund te shohe:

    Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra letrare http://www.dardania.biz/vb/upload/sh...ad.php?t=32729


    Sajti Luarasi https://www.facebook.com/luaraserseke
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  10. #210
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Skėnder Luarasi ‘’Njeriu i Fjalės sė Lirė’’

    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi ‘’Njeriu i Fjalės sė Lirė’’

    Skėnder Luarasi – legjendė, mit dhe realitet
    Kėtė vit pėrkujtojmė 115-vjetorin e lindjes sė Skėnder Luarasit (1900-1982) Nder i Kombit, ndėr personalitetet mė pėrfaqėsues tė inteligjencies shqiptare nė shekullin XX.
    Nė kushte tė vėshtira ai kreu veprimtarinė madhore tė atdhetarit demokrat-antifashist, si mėsues edukator e pedagog, publicist, biograf, pėrkthyes, dramaturg, historian, linguist poliglot, me shumėllojshmėri arritjesh cilėsore. Pėr bindjet republikane e antifashiste ai u burgos nga rregjimi monarkist dhe vuajti kampet e pėrqėndrimit fashist. Nė sistemin diktatorial u pėrndoq si intelektual demokrat jokonformist ndaj kultit tė individit dhe tezave tė ideologjizuara qė i imponoheshin letėrsisė dhe historiografisė shqiptare. E pėrjashtuan pėr disa vjet nga Lidhja e Shkrimtarėve, e akuzuan ‘’pėr veprimtari armiqėsore’’, ‘’historian borgjez’’ e ‘’oportunist’’ dhe rrekeshin ta izolonin, censuronin dhe pengonin nė botimin e veprave, i sajonin dhe e pėrgojonin me historiēka e shantazhe, por nuk e mposhtėn dot ‘’Njeriun e Fjalės sė Lirė’’!
    Kėtė mekanizėm terrori mund t’a pėrballonin vetėm njerėz idealistė me karakter tė fortė. “Skėnder Luarasi, Kasėm Trebeshina, Mehmet Myftiu e ndonjė tjetėr, mbetėn tė vetėm nė pėrpjekjen e tyre ballore ndaj diktaturės. Mungesa e karaktereve tė fuqishme, ishte fatkeqėsia mė e madhe e letėrsisė dhe e shoqėrisė shqiptare nė ato vite 60'.” 1. (Fatos Arapi. Kujtohem qė jam, f.150.)
    Edhe pas ndryshimeve demokratike, ndihen paragjykimet politike-ideore me teza tabu tė sė shkuarės dhe interesat klanore qė Skėnder Luarasi tė mėnjanohet nga studimet akademike dhe programet shkollore.
    Pėr masat e gjera ai pėrfaqėson personazhet e mirėnjohur: shkrimtarin Astrit Larinasi nė librin e V.Kokonės "Nė valėt e jetės", atdhetarin demokrat Prof. Luarasi nė veprėn "Burgu" tė Haki Stėrmillit, ideologun antifashist prof. Tomorri nė "Hasta la Vista" tė Petro Markos, pedagogun e letėrsisė tė Qemal Stafės me shokė nė filmin "Qortimet e Vjeshtės’’, vullnetarin e parė antifashist qė u nis nga Shqipėria tė luftojė fashizmin nė Spanjė, ku mė 1937 organizoi dhe transmetoi pėr herė tė parė nė histori emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe, me platformė antifashiste dhe program tė qartė pėr bashkimin kombėtar pa dallim feje, krahine , ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Me qindra e qindra intelektualė, shkrimtarė e historianė, pėshpėrisnin ‘’bėmat’’ e Skėnder Luarasit dhe frymėzoheshin nga sfida e tij kundėr dhunės e terrorit tė sistemit monarkist, fashist dhe atij diktatorial, kundėr dhunimit tė principeve demokratike dhe nėpėrkėmbjes sė personaliteteve dhe vlerave kombėtare.
    Nė dy dekadat e fundit, tė mendimit tė hapur e shtypit tė lirė, janė publikuar vlerėsime tė shumta pėr Skėnder Luarasin. I janė kushtuar poezi e studime, janė zhvilluar aktivitete letrare e kulturore mbi personalitetin, veprimtarinė dhe disa anė tė veprės sė tij. Pėrgjithėsisht ai pėrmendet nė fushėn e pėrkthimeve ( shqipėruesi i Shekspirit, Gėtes,Shilerit, Uitmanit, Bajronit me shokė) mė pak nė punimet biografike ( biografi i I.Qemalit, I.Boletinit, Migjenit…) dhe pak si drejtues mediash, gazetar e publicist, me kontribute nė pedagogji, studimet historike dhe dramaturgji. Pėrkundėr ndonjė kapitulli pėrshkrues, ende nuk i ėshtė botuar ndonjė biografi apo bibliografi . Institucione nė Shqipėri e Kosovė e kanė vlerėsuar Skėnder Luarasin me dekorata tė larta, emėrtime objektesh, sociale, arsimore e kulturore.
    Ndėrkohė veprimtaria dhe vepra e Skėnder Luarasit paraqet interes pėr opinionin publik duke u bazuar nė koeficientin e lartė tė referimit dhe klikimit nė mediat e shtypura e elektronike. Me qindra shqiptarė intelektualė, akademikė, pedagogė, shkrimtarė, gjuhėtarė, regjisorė teatri e kinemaje, aktorė, studjues tė rilindjes e tė luftės antifashiste, e kanė pėrmendur dhe i referohen pėr ēėshtje tė ndryshme historiko-letrare, sikurse Fan S.Noli, Kristo Luarasi, B.Merxhani, T.Zavalani, L.Poradeci, I. Kadare, D.Agolli, A.Buda, V.Kokona, P.Marko, A. Uēi, K.Frashėri, N.Prifti, M.Zeqo, etj. Dėshmitarė ngjarjesh e studjues tė ndryshėm kanė zbuluar ngjarje, kontribute dhe veprimtari “tė pabesueshme” tė cilat edhe tė vetme do ti bėnin nder kujtdo personaliteti.
    Thuhet se kush ndjen dhimbje ėshtė i gjallė, por kur ndjen dhimbjen e tjetrit ėshtė Njeri. Skėnder Luarasi mbi tė gjitha vlerėsohet si Njeri i dhimbsur, bujar dhe i sakrificės. Shumė intelektualė e shkrimtarė bashkėkohės, ia kujtojnė me nderim ndihmėn qė u ka dhėnė nė fushėn humane, letrare, kulturore, pedagogjike etj. Ata janė nga ajka e elitės intelektuale, letrare e kulturore shqiptare ndėr vite si: Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Lasgush Poradeci, Aleks Buda, Qemal Stafa, Arshi Pipa, Xhemal Broja, Migjeni, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni, etj, etj.
    Ylli Popa, Kryetar i Akademisė sė Shkencave, e ēmoi: "Nėse lexon disa prej veprave tė tij, qoftė krijimtari e mirėfilltė, qoftė pėrkthime, do tė vesh re disa veēori morale aq tė vlefshme sa dhe kontributi i tij nė fushėn e kulturės". 2. (Petro Luarasi, Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra.Studim.Bibliografi.) http://www.*********.com/showthread.php?t=15197&page=2
    Nė tėrėsi ato pėrbėjnė traditėn e Skėnder Luarasit “legjendė, mit dhe realitet’’ , traditė e cila ka zėnė rrėnjė nė shtresa tė thella tė kombit shqiptar, tek ata qė e kanė njohur, kanė lexuar, analizuar e pėrqafuar pikėpamjet dhe idealin e tij.
    Dritėro Agolli e shquan si intelektual me kulturė tė gjerė evropiane, hallka lidhėse e epokės sė Rilindjes me atė tė demokracisė. ‘’ Nė kulturė zė radhėn e parė tė traditės pėrparimtare demokratike, ndėrsa nė traditėn e dinjitetit tė njeriut tė kulturės ėshtė i pakrahasueshėm me asnjėri.” 3. (Dritėro Agolli. Skėnder Luarasi-legjendė, mit dhe realitet, Zėri i popullit, 20.1.2000, f.10.)
    Ndaj kombi shqiptar, shteti me institucionet e tij, kanė nevojė pėr traditėn Skėnder Luarasi, pėr kapėrcyer me sukses pengesat nė rrugėn e ndėrtimit tė njė shteti demokratik me shoqėri tė emancipuar.

    Monografia “Ismail Qemali” (1962)
    Skėnder Luarasi ka dhėnė kontribut tė vyer edhe si autor monografish mbi personalitete tė shquara tė kombit shqiptar. Ndėr vite ai botoi veprat: ''Kolonel Thomson'' (1934), ''Migjeni''(1957),''Petro Luarasi” (1958), '’Ismail Qemali'' (1962), '' Isa Boletini'' (1971), ''Gjerasim Qiriazi''(1962), ''Motrat Qiriazi'' (1962) (anglisht e frengjisht). Ndėrsa veprat ''Sevasti Qiriazi'' dhe ''Motrat Qiriazi'' (1962) iu bllokuan nga censura, “ Fan Noli-jeta dhe vepra” “humbi” nė Institutin e Historisė.
    ‘’Do tė mjaftonin kėta emra atdhetarėsh pėr tė kuptuar kostelacionin e yjeve qė ndizte Skėnder Luarasi nė qiellin tonė sterrė pėr tė kuptuar se ēfarė rruge i tregonte ai kėtij populli, dhe mė nė fund, pėr tė kuptuar se prej ēfarė materie, prej ēfarė drite dhe me ēfarė orbitash jete dhe lirie jetonte ky burrė.”
    Historiku i botimit tė monografive tė tij, madje edhe pėr Flamurtarin e Pavarėsisė Ismail Qemal -Vlora, pėrmban peripeci tė shumta. Skėnder Luarasi vėrente qė nė diskutime, artikuj e botime historianėsh e politikanėsh, pėr arėsye subjektive, mbahej njė qėndrim jo i drejtė ndaj jetės dhe veprės sė personalitetit tė shquar Ismail Qemali. Nga disa thuhej se kinse nuk njihej, nga tė tjerė se kishte bėrė gabime tė mėdha. Pėrkundėr kėtyre pikėpamjeve, ai theksoi se pikėrisht pėr veprėn madhore, Ismail Qemali u bė njeriu mė i luftuar dhe mė i lėvduari nė historinė e Rilindjes shqiptare, ndaj tė cilit u sajuan shumė shpifje e intriga nga armiqtė e Shqipėrisė, por qė populli shqiptar duhet ti marrė si lėvdata pėr tė, e t’i jetė mirėnjohės pėr jetė.” 4 (S.Luarasi. Ismail Qemali, Tiranė, SHBLP, 1962, f.10-11)
    Ai nė pėrkujtimin e 50-vjetorit tė Pavarėsisė kėmbėnguli qė t’i botohej monografia e flamurtarit tė saj. Pretekstet e recenzentėve tė urdhėruar nga lart qenė tė shumta, ata theksonin “gabimet” dhe mbivlerėsonin opinionet kundėr Ismail Qemalit. Skėnder Luarasi bėri sfidėn e rradhės me sentencėn:”Bota nga balta bėn heronj, ne heronjtė i bėjmė baltė” duke theksuar: “Nė shtypin patriotik shqiptar janė bėrė kritika, nganjėherė tė ashpra jashtė masės, pėr veprime, ose qėndrime tė caktuara tė Ismail Qemalit. Mirėpo veprimtaria e Ismail Qemalit nuk duhet vlerėsuar nga pozitat e asaj kritike qė iu bė atėherė, por duhet vlerėsuar para sė gjithash nga rezultatet pėrfundimtare tė gjithė punės sė tij… Nė kėtė rrugė tė gjatė, tė vėshtirė e tė ndėrlikuar qė ndoqi Ismail Qemali, nuk do tė kishte pasur burrė qė t’u shpėtonte gabimeve. Ėshtė pėr tu ēuditur qė e mbylli jetėn me kaq pak gabime”. 5 (S.Luarasi. Ismail Qemali, f.11)
    Botimi, edhe pse iu censurua me mbi 30 fletė, ngjalli entuziazėm tė madh nė Shqipėri, Kosovė e diasporė ku u shkruajtėn mjaft komente mbi kėtė vepėr dhe autorin e saj.. Libri fillonte me amanetin kuptimplotė tė Ismail Qemalit: “Djemtė e mi, nuk bėra pasuri t’ja lija trashėgim Shqipėrisė. Po ju lė njė atdhe – amanet. Lamtumirė!”.
    Ndėr tė tjera, bėnte paralelizma midis Ismail Qemalit e Shqipėrisė dhe Isa Boletinit e Kosovės kėtyre dy prijėsve tė njohur politike e luftarake, kėshtu farkėtonte unitetin mbarėkombėtar.
    “Profesor Skėnder P.N.Luarasi, ka treguar njė kujdes tė posaēėm duke mbledhur nė libra dhe nėpėr broshura jetėn dhe veprat patriotike tė Nacionalistėve Shqiptarė qė lėftuan me pushkė dhe me penė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga kthetrat e robėrisė sė huaj” 6 (Lajmėrim. Liria, Boston, Mass. 12.5.1972, f.2.)
    Ai ndjehej i lumtur qė mundi tė paguajė kėtė tribut tė vogėl tė detyrės ndaj Varrit tė Dėshmorėve. ''Ē'ėshtė e vėrtetė pėr Ismail Qemalin, mund tė thuhet edhe pėr shokun e tij tė armėve Isa Boletinin, i cili bėri pėr atdhenė nė fushėn e betejave, atė qė bėri Ismail Qemali nė fushėn e politikės e tė diplomacisė''. 7. (S.Luarasi. Isa Boletini: Jetėshkrim i shkurtėr, Tiranė, “Naim Frashėri”, 1971, f.5.)
    Rėndėsinė qė paraqiste pėr kohėn botimi i monografisė pėr Ismail Qemalin e dėshmon edhe regjisori i shquar Viktor Gjika, kur nė vitin jubilar tė 70- vjetorit tė Pavarėsisė iu vu punės pėr tė realizuar filmin ‘’Nėntori i Dytė‘’. ‘’Angazhimi nė njė vepėr tė tillė ishte i paprecedent. Deri atėherė nuk ishte realizuar asgjė nė kėtė temė, nuk ishte shkruar asnjė dramė, roman apo tregim, as nė lėmin e arteve figurative nuk kishte ndonjė portret apo tabllo, e aq mė tepėr ndonjė vepėr nė fushėn e muzikės sė kultivuar. Pėr ēudi, edhe nė historiografinė shqiptare nuk kishte shumė materiale, studime e botime. Nė duart e mia kisha vetėm librushkėn “Ismail Qemali” tė shkruar nga Skėnder Luarasi, njė shirit me disa kėngė popullore dhe shumė pak fotografi. Si i thonė fjalės “i hyra detit mė kėmbė!” 8 (Viktor Gjika, Kur ėndrra bėhet film) http://www.aqshf.gov.al/artikull-1.html

    Pikėpamje mbi vdekjen e Ismail Qemalit
    Skėnder Luarasi ka analizuar me profesionalizėm dhe kurajo edhe njė nga ēėshtjet mė delikate: ndarjen e Ismail Qemalit nga jeta, pėr tė cilėn diskutimet dhe spekulimet nuk ka rreshtur.
    Nė monografinė ‘’Ismail Qemali’’ (1962) ai shkroi :
    ‘’Le ta marrim si testament letrėn qė na ka mbetur nga ato tė fundit, dhe tė cilėn e ka shkruar vetėm katėr ditė para vdekjes: "Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė: Do tė ngjallemi apo do tė vdesim. Tė kisha marrė tė holla do tė hidhesha gjer atje pėr njė marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e Amerikės. Po pas marrėveshjes me qeverinė, e gjeta tė nevojshme tė vajturit nė Romė. Sė andejmi mund tė bėja njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė pėr tė vendosur veprimin kombėtar nė kėtė kohė kaq tė rrezikshme dhe t'i japim fund hartimit tė programit. Nga Italia kam uzdajė tė bėj tė nisen prej Shqipėrisė sė sipėrme, tė mesme e tė poshtme, tre a gjashtė delegatė tė cilėt me delegatėt e Amerikės tė vemi nė Pariz pėr t'i propozuar konferencės kėrkesat dhe tė drejtat e Shqipėrisė...’’
    Pas kėsaj letre, i thirrur nga Qeveria e Romės, ai u nis pėr nė Itali. Nė Peruxhia i erdhi urdhėri tė presė atje sepse ata qė e kishin ftuar Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė jashtme tė Italisė, nuk ndodheshin nė Kryeqytet. Ismail Qemali, i tronditur nga kjo dredhi, nuk u pėrmbajt dot dhe thirri: '’Mė hėngėr me tė pabesė!" se e kuptoi qė e ftuan pėr ta izoluar nė Itali. Etemi, biri i Ismail Qemalit, ia ka treguar kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit, qėndrimin e tyre nė Peruxhia kėshtu: "Njė ditė i pėrgatitėn Ismail Qemalit njė konferencė pėr gazetarėt. Pas buke, Ismail Qemali hyri nė sallonin ku e prisnin korrespondentėt. Qė nė fjalitė e para tė bisedės, i zverdhur dhe i lėkundur, nisi tė belbėzojė e tė mos i lidhte dot fjalėt. Kėrkoi ta shpinin nė odė e banjės. Atje e mbyti shkuma e tė vjellėt... Ismail Qemali vdiq mė 24 janar 1919. Kufomėn e mbajtėn nė Peruxhia edhe nja dy javė qė ta "baslamosnin" dhe e nisėn pėr nė Vlorė mė 9 shkurt. Nė fakt ja nxuarė gjithė tė brendshme qė tė mos i linin asnjė shenjė nė rast autopsie"… Kur tė dihet shkaku i vėrtetė i vdekjes sė tij, Ismail Qemali do tė qėndrojė jo vetėm nė krye tė shtyllės sė pionierėve, por edhe nė krye tė shtyllės sė dėshmorėve tė Shqipėrisė sonė tė rilindjes."9. (S.Luarasi, Ismail Qemali, 1962, f.89-90)
    Nga sa shkruhet: ‘’Etemi, biri i Ismail Qemalit, ia ka treguar kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit’’, pėr vdekjen e I.Qemalit, Ali Asllani ėshtė referues dhe jo dėshmitar. Gjithashtu askund nuk pėrmendet fjala helmim, por aludohet me autopsinė. I theksojmė kėto pika nė ballafaqim me ditarin e akademikut Dhimitėr Shuteriqi dhe sajesat e disa ‘’historianėve’’.

    Trillim, nga kush dhe pėrse?!
    Dhimitėr S. Shuteriqi nė ditarin e tij, datė 22 shkurt 1966, ka shkruar qė sė bashku me Odhise Paskalin, Abdullah Cangonjin dhe bashkėshorten Mynever ka vizituar Ali Asllanin e sėmurė, kur ai ‘’tregoi se si vdiq Ismail Qemali... Po kopjoj ē’tha, nga sa shkrova kur ai fliste (pasi i mora leje qė tė shėnoj).’’
    Ndėr tė tjera Shuteriqi shkruan se Ali Asllani i ka thėnė:
    ‘’Pėrjashta u hap lajmi se I. Qemalin e helmatisėn italianėt… Pas buke mė thonė tė pyes qysh ngjau kjo vdekje e papritur dhe pyes djemtė e I. Qemalit. Tahir beu tregon:’’…Me nderime dhe me tren tė posaēėm vajtėm nė Peruxhia dhe u vendosėm nė njė hotel. Atje qėndruam disa ditė dhe babai kėrkoi prapė gazetarė, tė cilėt erdhėn. Po atė kohė qė u ngrit tė flasė, pėr ēudi nuk i lidhte dot mendimet! U ēua dhe me ngut vajti nė banjė prej ku dėgjuam tė na thėrrasė: “Evladėm! Evladėm!”. E gjetėm duke vjellė e duke pėgėrė, e ngritėm dhe e vumė nė shtrat. Tė nesėrmen vdiq dhe ne telegrafuam nė Vlorė.
    Kėshtu na ka treguar Tahir beu’’ thotė Ali Asllani. Unė pėrsėris ēfarė kam dėgjuar dhe nuk kam asnjė siguri se vėrtet italianėt e vranė I. Qemalin. Kėtė s’e kam vėrtetuar dot. Them si dėgjova nga djali i tij i madh, Tahir beu dhe si e dėgjuan aty dhe tė tjerė. Populli besonte se e helmuan, po kėto nuk thuheshin sheshit, se italianėt qenė brenda nė Vlorė dhe kishin njė pjesė tė mirė tė jugut…. Kėto ja kam treguar edhe Skėnder Luarasit, po ai i kėmbeu. Unė s’them dot se italianėt e helmuan siē mė ka bėrė ai tė them nė librin e tij mbi I. Qemalin. Mė erdhi keq kur ja kėndova dhe ja thashė. E pranoi se qe gabim shtypi. I kėrkova deklaratė qė unė si kam thėnė njė gjė tė tillė; mė tha se do ta ndreq gabimin kur tė shkruaj njė gjė mė tė gjatė pėr I. Qemalin. U zemėruam e u ftohėm.’’ Skėnder Luarasi ka shkruar se I. Qemali qe nisur tė vijė nė Shqipėri. Kjo nuk qe e mundur. Nė Shqipėri qe pushtimi italian. Ai nuk donte tė ishte nėn Piacentinin, i cili do ta mbante si nė kuvli tė artė. Kėtė i kishte propozuar edhe Esat Toptani I. Qemalit, po ky se pranoi dhe nuk i vajti.” 9. (Dhimitėr Shuteriqi. Ali Asllani pėr Ismail Qemalin) http://www.voalonline.ch/index.php?m...&article=27224
    Nga data e ditarit tė Dhimitėr Shuteriqit (22.2. 1966 ) rrjedh se pretendimi i Ali Asllanit, sipas versionit tė Dhimitėr Shuteriqit, duhej tė bazohej tek libri i Skėnder Luarasit ‘’Ismail Qemali-Jeta dhe vepra’’ i vitit 1962, f. 89, ( i ribotuar edhe mė 1972 dhe nė Kosovė nė vitin 1971). Por kushdo mund ta verifikojė qė nė kėto botime, S.Luarasi shkruan se ‘’Etemi , biri i Ismail Qemalit (dhe jo Tahiri!) ia ka treguar ngjarjen kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit’’. Kėshtu e dinė tė gjithė qė i janė referuar A.Asllanit. Gjithashtu nuk shkruhet asgjėkundi nga Skėnder Luarasi se A.Asllani e deklaroi helmimin e I.Qemalit, as se nė atė kohė ‘’I. Qemali qe nisur tė vijė nė Shqipėri’’!!! Natyrshėm lind pyetja: Nėse Skėnder Luarasi nuk ka shkruar asgjėkundi ēfarė pretendohet nga Dhimitėr Shuteriqi tė jetė shprehur Ali Asllani, atėhere nuk qėndron as paragrafi: ‘’Kėto ja kam treguar edhe Skėnder Luarasit, po ai i kėmbeu...’’ Si mundet Skėnder Luarasi tė korrigjonte atė qė nuk e kishte shkruar?!
    Nė kujtimet e tij dhe publikimet nė media nga ‘’studjues’’ gazetarė, hasen shumė sajesa mbi kinse ‘’ēfarė ka thėnė e shkruar Skėnder Luarasi’’.
    Miq tė vjetėr si Ali Asllani, Thoma Papapano i kanė treguar ‘’sajesat’’ qė u kanė servirur pėr t’i armiqėsuar nė kohėn e diktaturės.
    Skėnder Luarasi kujton:’’Me Ali Asllanin patėm qenė njohur nė Sofje ku qe ministėr i Shqipėrisė, mė 1927, gjatė njė udhėtimi qė bėra festave tė Pashkės sė Madhe nga Vjena nėpėr Danub, nė Lom e Sofje. Kėtu ai mė ftoi pėr drekė nė kryeqytetin e Bullgarisė dhe mė dha vizė pėr tė vazhduar shėtitjen time gjer nė Stamboll…
    Shpesh vija nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve, i sėmurė siē isha, me ndjenjėn se po shėrohesha nga vegimet e bukura kur bėja krahasimin midis sė kaluarės sė hidhur dhe tė ardhmes sė lumtur tė atdheut. Doja tė kisha shėndet e gėzime qė tė punoja por nuk po mė ndaheshin provokacionet dhe shpifjet.
    Piqesha nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve edhe me Ali Asllanin. Nga mosha isha mė afėr tij, prandaj ndoshta na hahej muhabeti aq shumė. Njė herė, mė priti nė klub i zemėruar. “Pėr gjėra qė kanė ndodhur kur ti, Skėnder, s’ke qenė kėtu, pyet ata qė i dinė mirė. Isha kryetar i bashkisė sė Vlorės. Mė ftuan nė njė luftanije italiane. Vajta. Pėrnjėherėsh vapori u nis dhe mė zbriti nė Bari. Pa ditur asgjė vetė mė paraqitėn nė komisionin qė kish arrirė pėr ti shpėnė kurorėn e Skėnderbeut mbretit tė Italisė. A e kupton dot se nė ē’pozitė u ndodha?”
    “Po pse ma tregon mua kėtė ngjarje?” e pyeta.
    “Se ke folur kundėr meje nė komisjonin e Lidhjes!”
    “Po nga mund tė flisja pėr njė gjė tė tillė kur unė sot po e dėgjoj pėr tė parėn herė ē’tė paska ndodhur?” iu pėrgjegja.’’
    ‘’Thoma Papapanon e pata njohur nė Gjirokastėr atė ditė qershori 1920, kur u ktheva nga Sh.B.A. dhe banda ‘’Vatra’’ marshonte nga Tepelena drejt Vlorės pėr tė ngritur atje flamurin e Skėnderbeut pėr tė dytėn herė…
    Njė ditė mori prej Thoma Papapanos njė letėr ( Gjirokastėr, mė 18.8.1963)
    ku i shkruante se sa herė dhe kur kishte shkuar nė Itali.’’Prej nėntorit 1923 syt’e mi s’e kanė parė tokėn italiane.Thuaju atyre, qė tė kanė thėnė se Thomai i Papapanos ka shkuar nė Itali edhe ndonjė herė tjetėr: ”Jini rrenashė tė poshtėr. Thomai.’’
    ‘’Kur u poqa me mikun tim tė vjetėr nė Tiranė dhe e pyeta se ē’mė interesonte mua sa herė pati qenė ai nė Itali, mė bėri po atė akuzė qė mė pat bėrė Ali Asllani. Veē se miku im vlonjat ma tregoi me emėr intrigantin, kurse gjirokastriti mik nuk m’i tregoi, qė tė vija dhe tu thosha: ”Jini rrenashė tė poshtėr. Merimangat po mbėshtillnin cergat rreth meje dhe mua mė mungonin shamitė t’u lidhja gojėn intrigantėve. ‘’
    Kohėt e fundit janė botuar e ribotuar disa shkrime (nga F. Balliu, B.Velaj etj) se kinse Skėnder Luarasi e ka shpallur dhe mbrojtur i pari tezėn e helmimit tė Ismail Qemalit:
    ‘’ Kėtė tezė, e cila mė parė qarkullonte nė heshtje, e shpalli publikisht Skėnder Luarasi nė biografinė qė ai botoi pėr Ismail Qemalin nė vitin 1962. Skėnder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua pėr nė Paris pa iu pėrgjigjur fare kėrkesės sė tij, u revoltua jashtė mase. "Mė prenė nė besė", paskėsh thėnė plaku i prekur thellė nė sedrėn e vet... Megjithatė, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vėrtetė i vdekjes duhet tė ketė qenė njė dozė helmi e dhėnė nga njė dorė e fshehtė para konferencės sė shtypit.’’ 10. (Fatjon Balliu, Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit ) http://www.albaniapress.com/lajme/10...l-Qemalit.html
    Normalish njė pohim kaq i rėndėsishėm , duhej tė propagandohej nė media vetėm po tė bazohej nė referenca. Derisa nuk ekziston, as tek botimet e librit tė Skėnder Luarasit, teza pėrmban jo vetėm ‘’lajm sensacional’’, por edhe shpifje me sanksione penale.
    Nė monografinė e tij mbi Ismail Qemalin, ndonėse nuk e pėrmend ‘’helmimin’’, Skėnder Luarasi ka theksuar se atė ‘’e balsamosėn qė tė mos i linin asnjė shenjė nė rast autopsie’’. Kėshtu ai shprehte dyshimin e tij si historian objektiv pėr rrjedhėn e ngjarjeve duke u bazuar nė disa tė dhėna, mbi tė gjitha nga dėshmia e tė birit Qazim Ismail- Vlora, i cili u helmua po atė ditė sė bashku me tė atin. Ai i mbijetoi helmimit, por me pasoja shėndetėsore gjatė tėrė jetės sė tij, me sėmundje kronike nė fyt.

    Kujtimet ‘’Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar’’
    S.Luarasi filloi tė shkruante kujtimet e tij, tė titulluara‘’Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ ( tė lėna nė formė tė daktilografur, nė dorėshkrim dhe me indikacione) kur e nxorrėn nė pension nė fund tė viteve 60-tė, nė njė periudhė kur sundonte terrori, kur nėpėrkėmbej liria e fjalės dhe e vėrteta historike mbi ngjarje e personalitete madhore kombėtare si dhe kur nuk dihej se si do tė pėrfundonte jeta e tij.
    Nė atė situatė ai shkroi mbi idealin e tij dhe mbrojtjen e sė vėrtetės historike: ‘’ …Duke qenė, pra, ai qė jam, them se kam vepruar kėshtu pėr dy arsye: Sė pari, e kam ndjerė veten tė lidhur me atdhenė gjithė jetėn time. Shprehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn patriotizėm, me tė cilėn janė bėrė aq shumė spekullime. Sė dyti, kam dashur qė nė kėtė atdhe populli tė bėnte njė jetė tė njerėzishme, me drejtėsi dhe barazi shoqėrore, qė secili tė gėzonte frutet e punės sė vet, tė nderohej si qytetar i plotė e tė mos rronte njeri nė kurriz tė tjetrit. Shprehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn socialEmri:  DSC03490.JPG

Shikime: 1377

Madhėsia:  80.5 KBizėm, me tė cilėn nuk janė bėrė mė pak spekullime… Mė bie tė flas pėr njė periudhė gjatė sė cilės kanė ndodhur ngjarje me rėndėsi historike tė jashtėzakonshme …Dhe pėrse u kthehemi kėtyre ditėve? Thuhet se i vetmi mėsim qė nxjerrim nga historia ėshtė se prej saj nuk mund tė nxjerrim asnjė mėsim. Por jo, mund dhe duhet tė nxirret. Epo, pėrse nuk nxirret?
    Mua mė duket se njerėzit i rrėmben me vete lumi i jetės dhe vėshtrojnė pėrpara. Ajo qė na pret pėrpara ėshtė e lidhur me atė qė kemi lėnė prapa shpine dhe qė koha sa mė shumė shkon aq mė shumė e mjegullon. Dihet se me moshėn dobėsohet kujtesa por historinė nuk e shtrembėron vetėm skleroza e trurit. Ka edhe interesa e pasione tė poshtra, tė egra, barbare, gjer nė atė gradė sa s’tė besohet se mund tė ketė tė tilla. Njerėz me kėto vese kanė guxim tė kėrkojnė prej historisė jo vetėm pėrligjen, por edhe lavdinė nė fron tė nderit!
    Prandaj na dhimbset e vėrteta nė histori dhe do tė isha i lumtur tė ndriēoja pėrmes kėtyre kujtimeve, nė dritėn e sė vėrtetės, qoftė edhe ndonjė ngjarje ose personė tė kėsaj historie tė sė kaluarės, se ja qė do s’do vjen njė kohė kur duhet tė bėjmė bilancin e jetės e t’i japim pėrgjigjen shoqėrisė: Ē’i lamė vendit? Epo unė?Vetėm fjalė: ja, kėta kujtime. Mirpo fjala ėshtė forcė, ėshtė vlerė. Thuhet: Nė fillim qe Fjala. Por jo fjala sido-kudo. Pėr kombin tonė qe fjala shqipe. Kjo Fjalė, qė u shkrua nė Abetare dhe pėrhapi Dritėn, ngriti Shqipėrinė. Qofshin edhe kėto kujtime pjesė tė fjalės shqipe.’’
    Kėtyre kujtimeve i shtoi dedikimin: ‘’E shkruaj pėr vogėlushin tim, Petron, qė tė dijė kush qe i ati kur tė mė jetė kyēur goja pėr fare’’. Ky ishte njė nder e motivim pėr tė birin, ende tė parrahur me jetėn, por edhe detyrim pėrkushtimi pėr t’ia ruajtur tė pacėnuar emrin dhe nderin e gjenin paraardhės, origjinalitetin e mendimeve tė autorit, por edhe ta ringjallte duke vijuar idealet e misionin, tė provonte dhe sqaronte publikisht mjaft ēėshtje, sajesa e spekulime nė vitet e mėvonshme, kur pėr mbarėsi edhe do tė gėzonte liri fjale. Pjesė tė kėtyre kujtimeve u publikuan nga media duke ngjallur entuziazėm, vlerėsime e replika, edhe pėr keqkuptime pėr gabime shtypi, nga perifrazime, komenteve apo edhe diēitura tė gabuara fotosh. Kėto faktorė e rritėn pėrgjegjshmėrinė e publikimit, nxitėn sqarimin me referenca e dokumenta tė ēėshtjeve, por edhe zgjeruan lėndėn bazė tė kujtimeve tė Skėnder Luarasit me fakte, dokumenta e referenca, analiza e opinione, tė mbledhura gjatė njė periudhe 30-vjeēare pas ndarjes sė S.Luarasit nga jeta. Mendojmė se polemikat dhe debatet, kur i ndihmojnė zbardhjes sė tė vėrtetės, kanė vlerė dhe e justifikojnė kohėn e humbur.


    Vepra Ismail Qemali (1962)

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. S. Luarasi dhe Migjeni
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 95
    Postimi i Fundit: 11-03-2012, 15:34
  3. SK Tirana
    Nga Pasiqe nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 251
    Postimi i Fundit: 22-06-2009, 19:19
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32
  5. Tifozėt e Super Kampiones Tirana
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 26-02-2006, 22:05

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •