Arshi Pipa ne librin Origjina e realizmit socialist shqiptar (1991) ka shkruar:
Letėrsia sovjetike nė Shqipėri u prezantua nė fillim tė viteve 30, pėrmes pėrkthimit tė romanit Nėna tė Gorkit. Pėrkthyesi, Tajar Zavalani, kishte studiuar pėr ekonomi nė BS dhe nė Shqipėri punonte si gazetar. Romani i botuar mė 1936, konsiderohej si njė vepėr model i realizmit socialist sovjetik, pėr temėn dhe heroin e saj: lufta e klasave revolucionare kundėr kapitalizmit e drejtuar nga njė puntor fabrike dhe vazhdimi i luftės nga e ėma. Shndėrruar nė njė revolucionare, pas vrasjes tė tė birit nga policia cariste. Pėrkthyesi e botoi romanin nė kohėn kur sapo krijoheshin nė vend grupet e para komuniste. Botimi i librit pėrkon me shpalljen e realizmit socialist, si doktrina letrare zyrtare nė BS.
Meqė komunikimi me BS-nė ishte i ndaluar nga regjimi autokratik egzistues, letėrsia sovjetike ishte e panjohur, me pėrjashtim tė disa broshurave e pamfleteve doktrinare, tė futura nga agjentė sovjetikė, si pėrshembull A. Kelmendi e M. Gjinishi apo tė sjella nda studentė progresistė shqiptarė tė Francės e Austrisė. Asokohe Franca qeverisej nga Fronti Popullor, njė aleancė e socialistėve dhe komunistėve. Gjithashtu nė Korēė kishte njė lice francez, ku jepnin mėsim profesorė francezė, disa prej tė cilėve socialistė. Kjo e bėnte edhe mė tė lehtė depėrtimin e ideve marksiste. Por, me pėrēarjen nė kėtė kohė tė marksizmit europian nė fraksione ndėrluftuese: stalinistė, troēkistė, austromarksistė dhe socialdemokratė, marksizmi foshnjarak shqiptar u shndrrua nė njė mozaik copėzash tė shkapėrderdhura, niveli intelektual i tė cilit ishte i ulėt. Pėrkthime nė shqip tė veprave tė klasikėve marksistė nuk egzistonin dhe vetėm studentė qė dinin gjuhė tė huaja, mund ti lexonin kopjet e pakta qė qarkullonin fshehurazi. Nė vjeshtė e vitit 1935, njė student i gjimnazit tė Shkodrės, Vasil Llazari, shok klase, mė dha njė libėr tė Josef Dimes-Dennes (Nuk jam i sigurt pėr gėrmėzimin), botuar nga SFIO (Section Franēaise de linternational OUVrier) pjesa e parė ishte njė biografi e Marksit, pjesa e dytė pėrmbante njė pėrmbledhje tė ideve ekonomike tė tij. Librin tė cilin lexova me njė frymė, mė futi nė mendime. Autori kritikonte Leninin pėr keqinterpretim tė Marksit. Miku im, me tė cilin e diskutova ēeshtjen, nuk e pranonte kėtė. Duke mos e njohur vetė frėngjishten, mė tha se do tė kėrkonte shpjegime nga ndonjė shok mė i ditur.
Nuk pati ndonjė pėrpjekje tjetėr pėr tė mė rekrutuar. Kėshtu, pra, shpėtova pa u bėrė komunist...
(Arshi Pipa.Origjina e realizmit socialist shqiptar, 1991. Perktheu nga origjinali anglisht Piro Dollani)
Shenim: Krahasoni pikepamjet e Arshi Pipes ne hartimet e mesiperme te vitit 1935 me kete fragment te botuar me 1991 dhe nxirrni konkluzionet
(Vijon)
Krijoni Kontakt