Petro Luarasi
Skėnder Luarasi Njeriu i Fjalės sė Lirė
Skėnder Luarasi legjendė, mit dhe realitet
Kėtė vit pėrkujtojmė 115-vjetorin e lindjes sė Skėnder Luarasit (1900-1982) Nder i Kombit, ndėr personalitetet mė pėrfaqėsues tė inteligjencies shqiptare nė shekullin XX.
Nė kushte tė vėshtira ai kreu veprimtarinė madhore tė atdhetarit demokrat-antifashist, si mėsues edukator e pedagog, publicist, biograf, pėrkthyes, dramaturg, historian, linguist poliglot, me shumėllojshmėri arritjesh cilėsore. Pėr bindjet republikane e antifashiste ai u burgos nga rregjimi monarkist dhe vuajti kampet e pėrqėndrimit fashist. Nė sistemin diktatorial u pėrndoq si intelektual demokrat jokonformist ndaj kultit tė individit dhe tezave tė ideologjizuara qė i imponoheshin letėrsisė dhe historiografisė shqiptare. E pėrjashtuan pėr disa vjet nga Lidhja e Shkrimtarėve, e akuzuan pėr veprimtari armiqėsore, historian borgjez e oportunist dhe rrekeshin ta izolonin, censuronin dhe pengonin nė botimin e veprave, i sajonin dhe e pėrgojonin me historiēka e shantazhe, por nuk e mposhtėn dot Njeriun e Fjalės sė Lirė!
Kėtė mekanizėm terrori mund ta pėrballonin vetėm njerėz idealistė me karakter tė fortė. Skėnder Luarasi, Kasėm Trebeshina, Mehmet Myftiu e ndonjė tjetėr, mbetėn tė vetėm nė pėrpjekjen e tyre ballore ndaj diktaturės. Mungesa e karaktereve tė fuqishme, ishte fatkeqėsia mė e madhe e letėrsisė dhe e shoqėrisė shqiptare nė ato vite 60'. 1. (Fatos Arapi. Kujtohem qė jam, f.150.)
Edhe pas ndryshimeve demokratike, ndihen paragjykimet politike-ideore me teza tabu tė sė shkuarės dhe interesat klanore qė Skėnder Luarasi tė mėnjanohet nga studimet akademike dhe programet shkollore.
Pėr masat e gjera ai pėrfaqėson personazhet e mirėnjohur: shkrimtarin Astrit Larinasi nė librin e V.Kokonės "Nė valėt e jetės", atdhetarin demokrat Prof. Luarasi nė veprėn "Burgu" tė Haki Stėrmillit, ideologun antifashist prof. Tomorri nė "Hasta la Vista" tė Petro Markos, pedagogun e letėrsisė tė Qemal Stafės me shokė nė filmin "Qortimet e Vjeshtės, vullnetarin e parė antifashist qė u nis nga Shqipėria tė luftojė fashizmin nė Spanjė, ku mė 1937 organizoi dhe transmetoi pėr herė tė parė nė histori emisionet radiofonike nė gjuhėn shqipe, me platformė antifashiste dhe program tė qartė pėr bashkimin kombėtar pa dallim feje, krahine , ideje dhe pėrkatėsie ekonomike. Me qindra e qindra intelektualė, shkrimtarė e historianė, pėshpėrisnin bėmat e Skėnder Luarasit dhe frymėzoheshin nga sfida e tij kundėr dhunės e terrorit tė sistemit monarkist, fashist dhe atij diktatorial, kundėr dhunimit tė principeve demokratike dhe nėpėrkėmbjes sė personaliteteve dhe vlerave kombėtare.
Nė dy dekadat e fundit, tė mendimit tė hapur e shtypit tė lirė, janė publikuar vlerėsime tė shumta pėr Skėnder Luarasin. I janė kushtuar poezi e studime, janė zhvilluar aktivitete letrare e kulturore mbi personalitetin, veprimtarinė dhe disa anė tė veprės sė tij. Pėrgjithėsisht ai pėrmendet nė fushėn e pėrkthimeve ( shqipėruesi i Shekspirit, Gėtes,Shilerit, Uitmanit, Bajronit me shokė) mė pak nė punimet biografike ( biografi i I.Qemalit, I.Boletinit, Migjenit
) dhe pak si drejtues mediash, gazetar e publicist, me kontribute nė pedagogji, studimet historike dhe dramaturgji. Pėrkundėr ndonjė kapitulli pėrshkrues, ende nuk i ėshtė botuar ndonjė biografi apo bibliografi . Institucione nė Shqipėri e Kosovė e kanė vlerėsuar Skėnder Luarasin me dekorata tė larta, emėrtime objektesh, sociale, arsimore e kulturore.
Ndėrkohė veprimtaria dhe vepra e Skėnder Luarasit paraqet interes pėr opinionin publik duke u bazuar nė koeficientin e lartė tė referimit dhe klikimit nė mediat e shtypura e elektronike. Me qindra shqiptarė intelektualė, akademikė, pedagogė, shkrimtarė, gjuhėtarė, regjisorė teatri e kinemaje, aktorė, studjues tė rilindjes e tė luftės antifashiste, e kanė pėrmendur dhe i referohen pėr ēėshtje tė ndryshme historiko-letrare, sikurse Fan S.Noli, Kristo Luarasi, B.Merxhani, T.Zavalani, L.Poradeci, I. Kadare, D.Agolli, A.Buda, V.Kokona, P.Marko, A. Uēi, K.Frashėri, N.Prifti, M.Zeqo, etj. Dėshmitarė ngjarjesh e studjues tė ndryshėm kanė zbuluar ngjarje, kontribute dhe veprimtari tė pabesueshme tė cilat edhe tė vetme do ti bėnin nder kujtdo personaliteti.
Thuhet se kush ndjen dhimbje ėshtė i gjallė, por kur ndjen dhimbjen e tjetrit ėshtė Njeri. Skėnder Luarasi mbi tė gjitha vlerėsohet si Njeri i dhimbsur, bujar dhe i sakrificės. Shumė intelektualė e shkrimtarė bashkėkohės, ia kujtojnė me nderim ndihmėn qė u ka dhėnė nė fushėn humane, letrare, kulturore, pedagogjike etj. Ata janė nga ajka e elitės intelektuale, letrare e kulturore shqiptare ndėr vite si: Parashqevi e Sevasti Qiriazi, Lasgush Poradeci, Aleks Buda, Qemal Stafa, Arshi Pipa, Xhemal Broja, Migjeni, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni, etj, etj.
Ylli Popa, Kryetar i Akademisė sė Shkencave, e ēmoi: "Nėse lexon disa prej veprave tė tij, qoftė krijimtari e mirėfilltė, qoftė pėrkthime, do tė vesh re disa veēori morale aq tė vlefshme sa dhe kontributi i tij nė fushėn e kulturės". 2. (Petro Luarasi, Skėnder Luarasi personaliteti, veprimtaria dhe vepra.Studim.Bibliografi.)
http://www.*********.com/showthread.php?t=15197&page=2
Nė tėrėsi ato pėrbėjnė traditėn e Skėnder Luarasit legjendė, mit dhe realitet , traditė e cila ka zėnė rrėnjė nė shtresa tė thella tė kombit shqiptar, tek ata qė e kanė njohur, kanė lexuar, analizuar e pėrqafuar pikėpamjet dhe idealin e tij.
Dritėro Agolli e shquan si intelektual me kulturė tė gjerė evropiane, hallka lidhėse e epokės sė Rilindjes me atė tė demokracisė. Nė kulturė zė radhėn e parė tė traditės pėrparimtare demokratike, ndėrsa nė traditėn e dinjitetit tė njeriut tė kulturės ėshtė i pakrahasueshėm me asnjėri. 3. (Dritėro Agolli. Skėnder Luarasi-legjendė, mit dhe realitet, Zėri i popullit, 20.1.2000, f.10.)
Ndaj kombi shqiptar, shteti me institucionet e tij, kanė nevojė pėr traditėn Skėnder Luarasi, pėr kapėrcyer me sukses pengesat nė rrugėn e ndėrtimit tė njė shteti demokratik me shoqėri tė emancipuar.
Monografia Ismail Qemali (1962)
Skėnder Luarasi ka dhėnė kontribut tė vyer edhe si autor monografish mbi personalitete tė shquara tė kombit shqiptar. Ndėr vite ai botoi veprat: ''Kolonel Thomson'' (1934), ''Migjeni''(1957),''Petro Luarasi (1958), 'Ismail Qemali'' (1962), '' Isa Boletini'' (1971), ''Gjerasim Qiriazi''(1962), ''Motrat Qiriazi'' (1962) (anglisht e frengjisht). Ndėrsa veprat ''Sevasti Qiriazi'' dhe ''Motrat Qiriazi'' (1962) iu bllokuan nga censura, Fan Noli-jeta dhe vepra humbi nė Institutin e Historisė.
Do tė mjaftonin kėta emra atdhetarėsh pėr tė kuptuar kostelacionin e yjeve qė ndizte Skėnder Luarasi nė qiellin tonė sterrė pėr tė kuptuar se ēfarė rruge i tregonte ai kėtij populli, dhe mė nė fund, pėr tė kuptuar se prej ēfarė materie, prej ēfarė drite dhe me ēfarė orbitash jete dhe lirie jetonte ky burrė.
Historiku i botimit tė monografive tė tij, madje edhe pėr Flamurtarin e Pavarėsisė Ismail Qemal -Vlora, pėrmban peripeci tė shumta. Skėnder Luarasi vėrente qė nė diskutime, artikuj e botime historianėsh e politikanėsh, pėr arėsye subjektive, mbahej njė qėndrim jo i drejtė ndaj jetės dhe veprės sė personalitetit tė shquar Ismail Qemali. Nga disa thuhej se kinse nuk njihej, nga tė tjerė se kishte bėrė gabime tė mėdha. Pėrkundėr kėtyre pikėpamjeve, ai theksoi se pikėrisht pėr veprėn madhore, Ismail Qemali u bė njeriu mė i luftuar dhe mė i lėvduari nė historinė e Rilindjes shqiptare, ndaj tė cilit u sajuan shumė shpifje e intriga nga armiqtė e Shqipėrisė, por qė populli shqiptar duhet ti marrė si lėvdata pėr tė, e ti jetė mirėnjohės pėr jetė. 4 (S.Luarasi. Ismail Qemali, Tiranė, SHBLP, 1962, f.10-11)
Ai nė pėrkujtimin e 50-vjetorit tė Pavarėsisė kėmbėnguli qė ti botohej monografia e flamurtarit tė saj. Pretekstet e recenzentėve tė urdhėruar nga lart qenė tė shumta, ata theksonin gabimet dhe mbivlerėsonin opinionet kundėr Ismail Qemalit. Skėnder Luarasi bėri sfidėn e rradhės me sentencėn:Bota nga balta bėn heronj, ne heronjtė i bėjmė baltė duke theksuar: Nė shtypin patriotik shqiptar janė bėrė kritika, nganjėherė tė ashpra jashtė masės, pėr veprime, ose qėndrime tė caktuara tė Ismail Qemalit. Mirėpo veprimtaria e Ismail Qemalit nuk duhet vlerėsuar nga pozitat e asaj kritike qė iu bė atėherė, por duhet vlerėsuar para sė gjithash nga rezultatet pėrfundimtare tė gjithė punės sė tij
Nė kėtė rrugė tė gjatė, tė vėshtirė e tė ndėrlikuar qė ndoqi Ismail Qemali, nuk do tė kishte pasur burrė qė tu shpėtonte gabimeve. Ėshtė pėr tu ēuditur qė e mbylli jetėn me kaq pak gabime. 5 (S.Luarasi. Ismail Qemali, f.11)
Botimi, edhe pse iu censurua me mbi 30 fletė, ngjalli entuziazėm tė madh nė Shqipėri, Kosovė e diasporė ku u shkruajtėn mjaft komente mbi kėtė vepėr dhe autorin e saj.. Libri fillonte me amanetin kuptimplotė tė Ismail Qemalit: Djemtė e mi, nuk bėra pasuri tja lija trashėgim Shqipėrisė. Po ju lė njė atdhe amanet. Lamtumirė!.
Ndėr tė tjera, bėnte paralelizma midis Ismail Qemalit e Shqipėrisė dhe Isa Boletinit e Kosovės kėtyre dy prijėsve tė njohur politike e luftarake, kėshtu farkėtonte unitetin mbarėkombėtar.
Profesor Skėnder P.N.Luarasi, ka treguar njė kujdes tė posaēėm duke mbledhur nė libra dhe nėpėr broshura jetėn dhe veprat patriotike tė Nacionalistėve Shqiptarė qė lėftuan me pushkė dhe me penė pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga kthetrat e robėrisė sė huaj 6 (Lajmėrim. Liria, Boston, Mass. 12.5.1972, f.2.)
Ai ndjehej i lumtur qė mundi tė paguajė kėtė tribut tė vogėl tė detyrės ndaj Varrit tė Dėshmorėve. ''Ē'ėshtė e vėrtetė pėr Ismail Qemalin, mund tė thuhet edhe pėr shokun e tij tė armėve Isa Boletinin, i cili bėri pėr atdhenė nė fushėn e betejave, atė qė bėri Ismail Qemali nė fushėn e politikės e tė diplomacisė''. 7. (S.Luarasi. Isa Boletini: Jetėshkrim i shkurtėr, Tiranė, Naim Frashėri, 1971, f.5.)
Rėndėsinė qė paraqiste pėr kohėn botimi i monografisė pėr Ismail Qemalin e dėshmon edhe regjisori i shquar Viktor Gjika, kur nė vitin jubilar tė 70- vjetorit tė Pavarėsisė iu vu punės pėr tė realizuar filmin Nėntori i Dytė. Angazhimi nė njė vepėr tė tillė ishte i paprecedent. Deri atėherė nuk ishte realizuar asgjė nė kėtė temė, nuk ishte shkruar asnjė dramė, roman apo tregim, as nė lėmin e arteve figurative nuk kishte ndonjė portret apo tabllo, e aq mė tepėr ndonjė vepėr nė fushėn e muzikės sė kultivuar. Pėr ēudi, edhe nė historiografinė shqiptare nuk kishte shumė materiale, studime e botime. Nė duart e mia kisha vetėm librushkėn Ismail Qemali tė shkruar nga Skėnder Luarasi, njė shirit me disa kėngė popullore dhe shumė pak fotografi. Si i thonė fjalės i hyra detit mė kėmbė! 8 (Viktor Gjika, Kur ėndrra bėhet film)
http://www.aqshf.gov.al/artikull-1.html
Pikėpamje mbi vdekjen e Ismail Qemalit
Skėnder Luarasi ka analizuar me profesionalizėm dhe kurajo edhe njė nga ēėshtjet mė delikate: ndarjen e Ismail Qemalit nga jeta, pėr tė cilėn diskutimet dhe spekulimet nuk ka rreshtur.
Nė monografinė Ismail Qemali (1962) ai shkroi :
Le ta marrim si testament letrėn qė na ka mbetur nga ato tė fundit, dhe tė cilėn e ka shkruar vetėm katėr ditė para vdekjes: "Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė: Do tė ngjallemi apo do tė vdesim. Tė kisha marrė tė holla do tė hidhesha gjer atje pėr njė marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e Amerikės. Po pas marrėveshjes me qeverinė, e gjeta tė nevojshme tė vajturit nė Romė. Sė andejmi mund tė bėja njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė pėr tė vendosur veprimin kombėtar nė kėtė kohė kaq tė rrezikshme dhe t'i japim fund hartimit tė programit. Nga Italia kam uzdajė tė bėj tė nisen prej Shqipėrisė sė sipėrme, tė mesme e tė poshtme, tre a gjashtė delegatė tė cilėt me delegatėt e Amerikės tė vemi nė Pariz pėr t'i propozuar konferencės kėrkesat dhe tė drejtat e Shqipėrisė...
Pas kėsaj letre, i thirrur nga Qeveria e Romės, ai u nis pėr nė Itali. Nė Peruxhia i erdhi urdhėri tė presė atje sepse ata qė e kishin ftuar Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė jashtme tė Italisė, nuk ndodheshin nė Kryeqytet. Ismail Qemali, i tronditur nga kjo dredhi, nuk u pėrmbajt dot dhe thirri: 'Mė hėngėr me tė pabesė!" se e kuptoi qė e ftuan pėr ta izoluar nė Itali. Etemi, biri i Ismail Qemalit, ia ka treguar kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit, qėndrimin e tyre nė Peruxhia kėshtu: "Njė ditė i pėrgatitėn Ismail Qemalit njė konferencė pėr gazetarėt. Pas buke, Ismail Qemali hyri nė sallonin ku e prisnin korrespondentėt. Qė nė fjalitė e para tė bisedės, i zverdhur dhe i lėkundur, nisi tė belbėzojė e tė mos i lidhte dot fjalėt. Kėrkoi ta shpinin nė odė e banjės. Atje e mbyti shkuma e tė vjellėt... Ismail Qemali vdiq mė 24 janar 1919. Kufomėn e mbajtėn nė Peruxhia edhe nja dy javė qė ta "baslamosnin" dhe e nisėn pėr nė Vlorė mė 9 shkurt. Nė fakt ja nxuarė gjithė tė brendshme qė tė mos i linin asnjė shenjė nė rast autopsie"
Kur tė dihet shkaku i vėrtetė i vdekjes sė tij, Ismail Qemali do tė qėndrojė jo vetėm nė krye tė shtyllės sė pionierėve, por edhe nė krye tė shtyllės sė dėshmorėve tė Shqipėrisė sonė tė rilindjes."9. (S.Luarasi, Ismail Qemali, 1962, f.89-90)
Nga sa shkruhet: Etemi, biri i Ismail Qemalit, ia ka treguar kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit, pėr vdekjen e I.Qemalit, Ali Asllani ėshtė referues dhe jo dėshmitar. Gjithashtu askund nuk pėrmendet fjala helmim, por aludohet me autopsinė. I theksojmė kėto pika nė ballafaqim me ditarin e akademikut Dhimitėr Shuteriqi dhe sajesat e disa historianėve.
Trillim, nga kush dhe pėrse?!
Dhimitėr S. Shuteriqi nė ditarin e tij, datė 22 shkurt 1966, ka shkruar qė sė bashku me Odhise Paskalin, Abdullah Cangonjin dhe bashkėshorten Mynever ka vizituar Ali Asllanin e sėmurė, kur ai tregoi se si vdiq Ismail Qemali... Po kopjoj ētha, nga sa shkrova kur ai fliste (pasi i mora leje qė tė shėnoj).
Ndėr tė tjera Shuteriqi shkruan se Ali Asllani i ka thėnė:
Pėrjashta u hap lajmi se I. Qemalin e helmatisėn italianėt
Pas buke mė thonė tė pyes qysh ngjau kjo vdekje e papritur dhe pyes djemtė e I. Qemalit. Tahir beu tregon:
Me nderime dhe me tren tė posaēėm vajtėm nė Peruxhia dhe u vendosėm nė njė hotel. Atje qėndruam disa ditė dhe babai kėrkoi prapė gazetarė, tė cilėt erdhėn. Po atė kohė qė u ngrit tė flasė, pėr ēudi nuk i lidhte dot mendimet! U ēua dhe me ngut vajti nė banjė prej ku dėgjuam tė na thėrrasė: Evladėm! Evladėm!. E gjetėm duke vjellė e duke pėgėrė, e ngritėm dhe e vumė nė shtrat. Tė nesėrmen vdiq dhe ne telegrafuam nė Vlorė.
Kėshtu na ka treguar Tahir beu thotė Ali Asllani. Unė pėrsėris ēfarė kam dėgjuar dhe nuk kam asnjė siguri se vėrtet italianėt e vranė I. Qemalin. Kėtė se kam vėrtetuar dot. Them si dėgjova nga djali i tij i madh, Tahir beu dhe si e dėgjuan aty dhe tė tjerė. Populli besonte se e helmuan, po kėto nuk thuheshin sheshit, se italianėt qenė brenda nė Vlorė dhe kishin njė pjesė tė mirė tė jugut
. Kėto ja kam treguar edhe Skėnder Luarasit, po ai i kėmbeu. Unė sthem dot se italianėt e helmuan siē mė ka bėrė ai tė them nė librin e tij mbi I. Qemalin. Mė erdhi keq kur ja kėndova dhe ja thashė. E pranoi se qe gabim shtypi. I kėrkova deklaratė qė unė si kam thėnė njė gjė tė tillė; mė tha se do ta ndreq gabimin kur tė shkruaj njė gjė mė tė gjatė pėr I. Qemalin. U zemėruam e u ftohėm. Skėnder Luarasi ka shkruar se I. Qemali qe nisur tė vijė nė Shqipėri. Kjo nuk qe e mundur. Nė Shqipėri qe pushtimi italian. Ai nuk donte tė ishte nėn Piacentinin, i cili do ta mbante si nė kuvli tė artė. Kėtė i kishte propozuar edhe Esat Toptani I. Qemalit, po ky se pranoi dhe nuk i vajti. 9. (Dhimitėr Shuteriqi. Ali Asllani pėr Ismail Qemalin)
http://www.voalonline.ch/index.php?m...&article=27224
Nga data e ditarit tė Dhimitėr Shuteriqit (22.2. 1966 ) rrjedh se pretendimi i Ali Asllanit, sipas versionit tė Dhimitėr Shuteriqit, duhej tė bazohej tek libri i Skėnder Luarasit Ismail Qemali-Jeta dhe vepra i vitit 1962, f. 89, ( i ribotuar edhe mė 1972 dhe nė Kosovė nė vitin 1971). Por kushdo mund ta verifikojė qė nė kėto botime, S.Luarasi shkruan se Etemi , biri i Ismail Qemalit (dhe jo Tahiri!) ia ka treguar ngjarjen kryetarit tė Bashkisė, Ali Asllanit. Kėshtu e dinė tė gjithė qė i janė referuar A.Asllanit. Gjithashtu nuk shkruhet asgjėkundi nga Skėnder Luarasi se A.Asllani e deklaroi helmimin e I.Qemalit, as se nė atė kohė I. Qemali qe nisur tė vijė nė Shqipėri!!! Natyrshėm lind pyetja: Nėse Skėnder Luarasi nuk ka shkruar asgjėkundi ēfarė pretendohet nga Dhimitėr Shuteriqi tė jetė shprehur Ali Asllani, atėhere nuk qėndron as paragrafi: Kėto ja kam treguar edhe Skėnder Luarasit, po ai i kėmbeu... Si mundet Skėnder Luarasi tė korrigjonte atė qė nuk e kishte shkruar?!
Nė kujtimet e tij dhe publikimet nė media nga studjues gazetarė, hasen shumė sajesa mbi kinse ēfarė ka thėnė e shkruar Skėnder Luarasi.
Miq tė vjetėr si Ali Asllani, Thoma Papapano i kanė treguar sajesat qė u kanė servirur pėr ti armiqėsuar nė kohėn e diktaturės.
Skėnder Luarasi kujton:Me Ali Asllanin patėm qenė njohur nė Sofje ku qe ministėr i Shqipėrisė, mė 1927, gjatė njė udhėtimi qė bėra festave tė Pashkės sė Madhe nga Vjena nėpėr Danub, nė Lom e Sofje. Kėtu ai mė ftoi pėr drekė nė kryeqytetin e Bullgarisė dhe mė dha vizė pėr tė vazhduar shėtitjen time gjer nė Stamboll
Shpesh vija nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve, i sėmurė siē isha, me ndjenjėn se po shėrohesha nga vegimet e bukura kur bėja krahasimin midis sė kaluarės sė hidhur dhe tė ardhmes sė lumtur tė atdheut. Doja tė kisha shėndet e gėzime qė tė punoja por nuk po mė ndaheshin provokacionet dhe shpifjet.
Piqesha nė Klubin e Lidhjes sė Shkrimtarėve edhe me Ali Asllanin. Nga mosha isha mė afėr tij, prandaj ndoshta na hahej muhabeti aq shumė. Njė herė, mė priti nė klub i zemėruar. Pėr gjėra qė kanė ndodhur kur ti, Skėnder, ske qenė kėtu, pyet ata qė i dinė mirė. Isha kryetar i bashkisė sė Vlorės. Mė ftuan nė njė luftanije italiane. Vajta. Pėrnjėherėsh vapori u nis dhe mė zbriti nė Bari. Pa ditur asgjė vetė mė paraqitėn nė komisionin qė kish arrirė pėr ti shpėnė kurorėn e Skėnderbeut mbretit tė Italisė. A e kupton dot se nė ēpozitė u ndodha?
Po pse ma tregon mua kėtė ngjarje? e pyeta.
Se ke folur kundėr meje nė komisjonin e Lidhjes!
Po nga mund tė flisja pėr njė gjė tė tillė kur unė sot po e dėgjoj pėr tė parėn herė ētė paska ndodhur? iu pėrgjegja.
Thoma Papapanon e pata njohur nė Gjirokastėr atė ditė qershori 1920, kur u ktheva nga Sh.B.A. dhe banda Vatra marshonte nga Tepelena drejt Vlorės pėr tė ngritur atje flamurin e Skėnderbeut pėr tė dytėn herė
Njė ditė mori prej Thoma Papapanos njė letėr ( Gjirokastėr, mė 18.8.1963)
ku i shkruante se sa herė dhe kur kishte shkuar nė Itali.Prej nėntorit 1923 syte mi se kanė parė tokėn italiane.Thuaju atyre, qė tė kanė thėnė se Thomai i Papapanos ka shkuar nė Itali edhe ndonjė herė tjetėr: Jini rrenashė tė poshtėr. Thomai.
Kur u poqa me mikun tim tė vjetėr nė Tiranė dhe e pyeta se ēmė interesonte mua sa herė pati qenė ai nė Itali, mė bėri po atė akuzė qė mė pat bėrė Ali Asllani. Veē se miku im vlonjat ma tregoi me emėr intrigantin, kurse gjirokastriti mik nuk mi tregoi, qė tė vija dhe tu thosha: Jini rrenashė tė poshtėr. Merimangat po mbėshtillnin cergat rreth meje dhe mua mė mungonin shamitė tu lidhja gojėn intrigantėve.
Kohėt e fundit janė botuar e ribotuar disa shkrime (nga F. Balliu, B.Velaj etj) se kinse Skėnder Luarasi e ka shpallur dhe mbrojtur i pari tezėn e helmimit tė Ismail Qemalit:
Kėtė tezė, e cila mė parė qarkullonte nė heshtje, e shpalli publikisht Skėnder Luarasi nė biografinė qė ai botoi pėr Ismail Qemalin nė vitin 1962. Skėnder Luarasi shkruan tekstualisht se kur I. Qemali mori vesh se edhe Kryeministri italian u largua pėr nė Paris pa iu pėrgjigjur fare kėrkesės sė tij, u revoltua jashtė mase. "Mė prenė nė besė", paskėsh thėnė plaku i prekur thellė nė sedrėn e vet... Megjithatė, vazhdon S. Luarasi, shkaku i vėrtetė i vdekjes duhet tė ketė qenė njė dozė helmi e dhėnė nga njė dorė e fshehtė para konferencės sė shtypit. 10. (Fatjon Balliu, Vdekja dhe varrimet e Ismail Qemalit )
http://www.albaniapress.com/lajme/10...l-Qemalit.html
Normalish njė pohim kaq i rėndėsishėm , duhej tė propagandohej nė media vetėm po tė bazohej nė referenca. Derisa nuk ekziston, as tek botimet e librit tė Skėnder Luarasit, teza pėrmban jo vetėm lajm sensacional, por edhe shpifje me sanksione penale.
Nė monografinė e tij mbi Ismail Qemalin, ndonėse nuk e pėrmend helmimin, Skėnder Luarasi ka theksuar se atė e balsamosėn qė tė mos i linin asnjė shenjė nė rast autopsie. Kėshtu ai shprehte dyshimin e tij si historian objektiv pėr rrjedhėn e ngjarjeve duke u bazuar nė disa tė dhėna, mbi tė gjitha nga dėshmia e tė birit Qazim Ismail- Vlora, i cili u helmua po atė ditė sė bashku me tė atin. Ai i mbijetoi helmimit, por me pasoja shėndetėsore gjatė tėrė jetės sė tij, me sėmundje kronike nė fyt.
Kujtimet Ēkam parė e ēkam dėgjuar
S.Luarasi filloi tė shkruante kujtimet e tij, tė titulluaraĒkam pare e ēkam dėgjuar ( tė lėna nė formė tė daktilografur, nė dorėshkrim dhe me indikacione) kur e nxorrėn nė pension nė fund tė viteve 60-tė, nė njė periudhė kur sundonte terrori, kur nėpėrkėmbej liria e fjalės dhe e vėrteta historike mbi ngjarje e personalitete madhore kombėtare si dhe kur nuk dihej se si do tė pėrfundonte jeta e tij.
Nė atė situatė ai shkroi mbi idealin e tij dhe mbrojtjen e sė vėrtetės historike:
Duke qenė, pra, ai qė jam, them se kam vepruar kėshtu pėr dy arsye: Sė pari, e kam ndjerė veten tė lidhur me atdhenė gjithė jetėn time. Shprehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn patriotizėm, me tė cilėn janė bėrė aq shumė spekullime. Sė dyti, kam dashur qė nė kėtė atdhe populli tė bėnte njė jetė tė njerėzishme, me drejtėsi dhe barazi shoqėrore, qė secili tė gėzonte frutet e punės sė vet, tė nderohej si qytetar i plotė e tė mos rronte njeri nė kurriz tė tjetrit. Shprehem kėshtu qė tė mos pėrdor fjalėn social
Skedarėt e Bashkėngjitur 166792izėm, me tė cilėn nuk janė bėrė mė pak spekullime
Mė bie tė flas pėr njė periudhė gjatė sė cilės kanė ndodhur ngjarje me rėndėsi historike tė jashtėzakonshme
Dhe pėrse u kthehemi kėtyre ditėve? Thuhet se i vetmi mėsim qė nxjerrim nga historia ėshtė se prej saj nuk mund tė nxjerrim asnjė mėsim. Por jo, mund dhe duhet tė nxirret. Epo, pėrse nuk nxirret?
Mua mė duket se njerėzit i rrėmben me vete lumi i jetės dhe vėshtrojnė pėrpara. Ajo qė na pret pėrpara ėshtė e lidhur me atė qė kemi lėnė prapa shpine dhe qė koha sa mė shumė shkon aq mė shumė e mjegullon. Dihet se me moshėn dobėsohet kujtesa por historinė nuk e shtrembėron vetėm skleroza e trurit. Ka edhe interesa e pasione tė poshtra, tė egra, barbare, gjer nė atė gradė sa stė besohet se mund tė ketė tė tilla. Njerėz me kėto vese kanė guxim tė kėrkojnė prej historisė jo vetėm pėrligjen, por edhe lavdinė nė fron tė nderit!
Prandaj na dhimbset e vėrteta nė histori dhe do tė isha i lumtur tė ndriēoja pėrmes kėtyre kujtimeve, nė dritėn e sė vėrtetės, qoftė edhe ndonjė ngjarje ose personė tė kėsaj historie tė sė kaluarės, se ja qė do sdo vjen njė kohė kur duhet tė bėjmė bilancin e jetės e ti japim pėrgjigjen shoqėrisė: Ēi lamė vendit? Epo unė?Vetėm fjalė: ja, kėta kujtime. Mirpo fjala ėshtė forcė, ėshtė vlerė. Thuhet: Nė fillim qe Fjala. Por jo fjala sido-kudo. Pėr kombin tonė qe fjala shqipe. Kjo Fjalė, qė u shkrua nė Abetare dhe pėrhapi Dritėn, ngriti Shqipėrinė. Qofshin edhe kėto kujtime pjesė tė fjalės shqipe.
Kėtyre kujtimeve i shtoi dedikimin: E shkruaj pėr vogėlushin tim, Petron, qė tė dijė kush qe i ati kur tė mė jetė kyēur goja pėr fare. Ky ishte njė nder e motivim pėr tė birin, ende tė parrahur me jetėn, por edhe detyrim pėrkushtimi pėr tia ruajtur tė pacėnuar emrin dhe nderin e gjenin paraardhės, origjinalitetin e mendimeve tė autorit, por edhe ta ringjallte duke vijuar idealet e misionin, tė provonte dhe sqaronte publikisht mjaft ēėshtje, sajesa e spekulime nė vitet e mėvonshme, kur pėr mbarėsi edhe do tė gėzonte liri fjale. Pjesė tė kėtyre kujtimeve u publikuan nga media duke ngjallur entuziazėm, vlerėsime e replika, edhe pėr keqkuptime pėr gabime shtypi, nga perifrazime, komenteve apo edhe diēitura tė gabuara fotosh. Kėto faktorė e rritėn pėrgjegjshmėrinė e publikimit, nxitėn sqarimin me referenca e dokumenta tė ēėshtjeve, por edhe zgjeruan lėndėn bazė tė kujtimeve tė Skėnder Luarasit me fakte, dokumenta e referenca, analiza e opinione, tė mbledhura gjatė njė periudhe 30-vjeēare pas ndarjes sė S.Luarasit nga jeta. Mendojmė se polemikat dhe debatet, kur i ndihmojnė zbardhjes sė tė vėrtetės, kanė vlerė dhe e justifikojnė kohėn e humbur.
Foto Skender Luarasi Ismail Qemali (1962)
Krijoni Kontakt