Close
Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 211
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    Patjeter nuk ka se si te mos permendej Pangoja qe u be koke turku per njecike pi*h

    Ne arritjet e qeverise Berisha ne 8 vjet ishte shkarkimi i Pangos nga minister nderkohe qe Mediu, Basha Olldashi, Imami, Meta benin kerdine e baterdine. Lere pastaj bemat e Llupove, Prendit, Shkelzenit, Argites, Kulicit etj etj ne pafundesi.

    Por jo hoqi Pangon nga puna thone por mbajti vrasesit e aferave korruptive te Shkelzenit ne Gerdec e urdheruesit e qellinit mbi turmen ne bulevard. Lere pastaj gjithe masskruesit e SHIKUT te 97 qe i solli nje e nga nje e i beri koka te pushtetit ne cdo hallke kryesore.

    Ju trutharet e meritonit ate shtet pasojat e te cilit po vuhen ende.

    Me vjen keq per disa nga ju qe nuk dini perse flisni kur vjen puna si ke familja Xhuvani si ke Konstandini apo asaj qe ndodhi disa vite me pare e kerceni pupthi duke harruar qe i gjithe shteti e pushteti ishte ne dore te Sali Berishes duke ditur fare mire qe edhe te jemen do e shiste per te fituar sadopak kapital politik. Shteti i Sali Berishes sipas jush u tregua i bute ne denimin e djalit te nje prej kundershtareve politike, madje dhe e nxori nga burgu.

    Ej medet cna ka gjet. Ju sbeni dot lidhjen me ato qe nxirrni vete nga goja, lere pastaj tu kerkosh te kuptoni cthone te tjeret

    Problemi me i madh ne Shqiperi eshte shpifja, ose thene ndryshe mungesa e pergjegjesise per ate qe nxjerr nga goja kushdo. Nese ligji do te funksiononte sic duhet nuk do te degjonim lloj lloj legjendash neper media dhe ne foltoren e parlamentit. Keto ndikojne shume tek popullata dhe tek te menduarit e njerezve dhe duke e ditur kete me moton shpif shpif se dicka do te ngelet ushqehet turma e deleve PeDe-iste.

    Ne baze te kesaj qe thashe me siper degjova dhe nje xhevahir tjeter te Shqiptareve qe rrjedh si pasoje e konceptimit te jetes: Rita Ora ka nje pasuri prej rreth $150 milione dhe sipas dikujt me te cilin po beja muhabet i ka vene me droge Lere pastaj shitjet e ndeshjeve, jane si buke me djathe ne cdo kampionat apo kompeticion lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 04-11-2014 më 18:17
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  2. #62

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    Roli i fundit i Luiza Xhuvanit




    Edi Rama ka rezultuar sot regjizori më i pashpirt dhe më mizor që Luiza Xhuvani ka pasur në jetë. Në ditën më të keqe të saj, ai e nxorri deputeten aktore, me lot në sy e me zë që i dridhej, të jepte shfaqen më të rëndë që ajo ka dhënë ndonjëherë përpara publikut të saj. Një nënë e traumatizuar, e veshur me të zeza, që sapo ka kuptuar se jeta e birit të saj ka vajtur për dreq njëherë e përgjithmonë, gjënë e fundit që mendon të bëjë është të ngjitet në skenë. Kjo skenë, nuk ka qenë ajo që Luiza ka menduar për sot. Tragjedia e saj është një nga ato që të bëjnë të mbështillesh rreth hallit tënd, rreth familjes tënde, rreth njerëzve të tu të dashur, për t’u ngushëlluar dhe për të kthjelluar mendimet. Natyrisht që ajo mund ta ketë menduar dorëheqjen e mund ta braktiste edhe vetë profesionin e politikanes, që e bënte shumë më të dukshëm dhe e vendoste shumë më pranë projektorëve jetën e trazuar të birit të saj.
    Por është e vështirë ta mendosh se pikërisht në momentin kur ajo ka marrë lajmin tronditës, të ketë menduar se para se t’i çojë veshjet dhe ushqimet të birit në qeli, të shkojë e të trokasë në dyert e Kryeministrisë, për t’i thënë Ramës se nuk do të lërë asnjë njollë mbi kostumin e tij. Pra Luiza Xhuvani nuk ka shkuar vetë. Atë e kanë detyruar ta japë këtë shfaqje. Asaj i kanë dhënë rolin më të shpifur dhe më mizor të jetës së saj, me një qëllim të vetëm: që në ditën më të vështirë të saj si nënë, ajo të shndërrohej në aktore që të mund të hiqte baltën nga figura e kryeministrit.

    Loja me të ishte e ulët. Ajo ngre disa pyetje. Përse duhej që një deputete (jo nënë e një djali vrasës) ta jepte dorëheqjen e saj në podiumin e Kryeministrisë ? Pse duhej që Luiza t’i paraprinte me fjalën e saj, fjalimit të Ramës? Për të tregur se ky i fundit nuk ishte si Berisha? Për t’i dhënë atij mundësi që më pas të fliste për Gërdecin, 21 Janarin dhe dallimin mes politikanëve të të dy kampeve? Vërtet dallimi me pushtetin e Berishës është i dukshëm. Vërtet mbrojtja që i'u bë birit të tij në Gërdec dhe gardistëve në 21 Janar, është një krim edhe më i rëndë se krimet që ata bënë. Por pyetja që bëhet sot është? A është i justifikueshëm çdo mjet, për të bërë këtë diferencë? A i vlente përdorimi, përdhosja, dhimbja dhe mjerimi i një nëne të traumatizuar, për të nënvizuar sot, pikërisht sot, këtë ndryshim thelbësor? Me sa duket Edi Rama nuk e ka tabu të përdorë çdo mjet për ta arritur qëllimin e tij. Dhe ajo atij i duhej sot. Ai e kuptoi këtë nga reagimet në rrjetet sociale. Ai e kuptoi këtë, kur njerëzit në korr i kërkonin nga marazi, dorëheqjen e Luiza Xhuvanit. Dhe ai iu bind babëzisë së turmës. Ua hodhi si leckë Luizën. Kur nuk i duhej më si deputete, e përdori në profesionin e saj të parë, atë të aktores.


    Lapsi.al

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anëtarësuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin

    Me vjen keq per disa nga ju qe nuk dini perse flisni kur vjen puna si ke familja Xhuvani si ke Konstandini apo asaj qe ndodhi disa vite me pare e kerceni pupthi duke harruar qe i gjithe shteti e pushteti ishte ne dore te Sali Berishes duke ditur fare mire qe edhe te jemen do e shiste per te fituar sadopak kapital politik. Shteti i Sali Berishes sipas jush u tregua i bute ne denimin e djalit te nje prej kundershtareve politike, madje dhe e nxori nga burgu.

    Ej medet cna ka gjet. Ju sbeni dot lidhjen me ato qe nxirrni vete nga goja, lere pastaj tu kerkosh te kuptoni cthone te tjeret
    Pse rren o qelborilindas ma lart ti vete thu se presioni i PD bani qe ai te denohet dy vjet tash del me ket analizen tjeter


    Rikthehet tensioni Qeveri-Prokurori, Ina Rama i nxjerr dhëmbët Halimit

    Tiranë, 23 Dhjetor 2011 NOA/ Ariola Ymeraj – Disa muaj pasi dukej se kishte një lloj armëpushimi mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Qeverisë, tani duket se ka plasur sërish. Një “luftë” e hapur mes dy institucioneve, me deklarata njëra më e ashpër se tjetra. E për më tepër, Ina Rama (në foto), i ka nxjerrë “dhëmbët” Eduard Halimit duke e akuzuar se ka bërë një ndërhyrje të rëndë.



    Gjithçka e ka pikënisjen që kur u dënua Konstandin Xhuvani që shihni tek fotoja tjetër. Djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, pasi kreu një vrasje para disa muajsh, nuk u arrestua dot kurrë sepse u fsheh për disa kohë dhe bashkë me një avokat u paraqit në polici më vonë. Një proces i shpejtë gjyqësor u krye në gjykatën e Rrethit Tiranë dhe Konstandini për këtë vrasje u dënua me dy vjet burgim. Kjo masë minimale vuajtje dënimi solli reagimin e ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi i cili e konsideroi vendimin si abuziv dhe të papranueshëm dhe kërkoi hetime shtetërore.

    Pak javë më parë Gjykata e Tiranës deklaroi fajtor dhe dënoi me 2 vjet burg Kostandin Xhuvanin, djalin e artistëve Luiza dhe Gjergji Xhuvani të cilët i shihni në fotot përbri këtij raporti. I riu akuzohet për vrasjen me armë zjarri të 26-vjeçarit Alfed Musabelliu në Qytetin Studenti në Tiranë.

    Ai u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes së kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

    Në të njëjtin vendim u deklarua fajtor edhe i bashkëpandehuri i tij, Albi Zela. Ai u dënua me 14 muaj burg për kryerjen e veprës penale të “moskallëzimit të krimit”. Xhuvani dhe Zela u akuzuan nga prokuroria për përfshirjen e tyre në ngjarjen e ndodhur mëngjesin e 12 shkurtit të këtij viti në rrugën “Ali Visha” në Tiranë te kjo banesë që shihni në foto.



    Halimi: Dy vjet burg për vrasje, e papranueshme

    Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka publikuar sot raportin e inspektimit të dosjes së gjykimit të Kostandin Xhuvanit, djalit të deputetes Luiza Xhuvani, i cili u dënua nga gjykata me 2 vite burg për vrasje.
    Halimi u shpreh se dënimi me dy vite burg është politikë penale e papranueshme. Ai u shtoi se raporti për procesin gjyqësor do të dërgohet në Presidencë, pasi kreu i shtetit është dhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili ka autoriteti të marrë vendime. "Siguria publike cenohet rëndë në rast se politika penale ndaj agresoreve të jetës së qytetarëve ushtrohet në mënyrë selektive nga Prokuroria, të cilës Kushtetuta në nenin 148 ia ka besuar këtë funksion për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në gjykim. Një politikë penale që kërkon vetëm 2 vjet burgim, ndaj agresoreve të jetës se qytetareve është e papranueshme"”, - shpreh Halimi. Ai shtoi se “duhet të ketë barazi para ligjit dhe ky parim nuk mund të shkelet”.





    Ina Rama: Halimi, po bën ndërhyrje të rëndë

    Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar sonte lidhur me deklaratën e sotme të ministrit të Drejtësisë, z. Eduard Halimi i cili kërkoi ndëshkim ndaj Prokurorit të Tiranës dhe atij të çështjes së djalit të deputetes socialiste Luiza Xhuvani. i riu i cili u arratis pas vrasjes së kryer disa muaj më parë, u dënua me një periudhë minimale vuajtje dënimi dhe Halimi e konsideroi pretencën që dha prokuroria si abuzive.

    Ina Rama në reagimin e saj thotë se po përgjigjet publikisht lidhur mbi inspektimin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë lidhur me procedimin penal nr. 597 i vitit 13.02.2011, dhe letrës së datës 23/12/2011 që i ka dërguar Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi dhe Prokurores së Përgjithshme znj. Ina Rama mbi përfundimet e këtij inspektimi.

    “Prokuroria e Përgjithshme është e detyruar të informojë opinionin publik se deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim”.

    Më tej deklarata vijon: “Çështja ndaj shtetasit Kostandin Xhuvani është ende në gjykim, pasi është në pritje për t’u shqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ndaj është e pashpjegueshme që një titullar politik të ndërhyjë e të deklarohet pa u ezauruar të gjitha shkallët e gjykimit. Ministri i Drejtësisë nuk është pjesë e gjykimit dhe për vendimin e një gjykate mund të shprehet vetëm një gjykatë e shkallës më të lartë”.

    Ina Rama thotë se në deklaratën e z.Halimi atakohet organi i prokurorisë për mosrespektimin e parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal, dhe kjo bëhet me fjalë të përgjithshme dhe jo duke marrë parasysh dispozitat konkrete të veprës penale dhe marzhin e dënimit që parashikohet për këto vepra, të cilat duke u analizuar me rrethanat e tjera që ndikojnë llojin dhe masën e dënimit, përcaktojnë dhe politikën e dënimit.

    “Sidoqoftë, në respekt të Kushtetutës dhe ligjit, duhet të kujtojmë si opinionit publik ashtu edhe Ministrit të Drejtësisë, se i vetmi institucion kushtetues i cili kualifikon veprën penale për të cilën duhet të deklarohet fajtor, llojin dhe masën e dënimit të përshtatshme, është vetëm Gjykata. Kompetencën për drejtësinë e këtij vendimi apo fuqinë për ta ndryshuar atë e ka vetëm një gjykatë më e lartë, por kurrsesi një organ ekzekutiv”, - përfundon deklarata e ashpër e zonjës Ina Rama që rikthen kështu luftën mes qeverisë dhe organit që ajo drejton.
    Ndryshuar për herë të fundit nga palushi : 04-11-2014 më 18:31

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    E sakte analiza e Bushatit dhe jam ne nje mendim deri diku. Qellimi eshte pikerisht per te treguar diferencen e nates me diten midis dy qeverisjeve dhe per ti vene fre shpifjeve dhe aludimeve qe dilnin nga selia blu dhe budallai i Facebookut se Kostandini na qenka baron i droges qe punin per Ramen dhe qeverine.

    Por mbi te gjitha qellimi ishte per ti dhene nje mesazh te qarte jo vetem popullit por ne rradhe te pare atyre qe krekosen e rrahin gjoksin duke menduar se kane shpatullat e ngrohta prej shtetit, qe ajo kohe ka marre fund. Qe shteti funksionon sic duhet dhe jo sic duan ata qe kane pushtetin.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #65

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    “Prokuroria e Përgjithshme është e detyruar të informojë opinionin publik se deklarata e Ministrit të Drejtësisë, Eduard Halimi, është një ndërhyrje e rëndë në funksionimin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe në rastin konkret, presion i hapur ndaj gjykatës dhe prokurorisë, në kushtet kur një çështje është ende në gjykim”.
    Ina Rama mund te kete te drejte ne faktin qe Ministri i Drejtesise po nderhyn ne punen e prokurorise por te mos derdellisi per kusurin se ministri i drejtesise eshte po ashtu dhe nje qytetar. Dhe shqetesimi qe ngre eshte mese me vend. Mos lirohen keta kriminele nga burgjet me nje shuplake ne faqe po te vuajne denime te renda sic e meritojne. Dhe keshtu nuk rrezikojne me as jete te tjera njerezish. Arroganca e politikaneve ka kaluar cdo kufi te mundshem. Kam degjuar qe dhe djali i Gramoz Rucit eshte nga keta leshtoret qe fryhen rrugeve te Tiranes me pistolete ne xhep dhe nuk i hyn gjemb ne kembe.

    Drejtesia te beje punen e saj dhe te kalbi neper burgje keta plehra qe sorrollaten rrugeve gjithe arrogance. Perndryshe ai vend asnjehere ska per te ecur perpara persa i perket drejtesise.

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    Nga fjalet e mami-kuceder....
    @skendo - pse kuceder ?!
    Ka ndonje histori kjo ish deputetja ?

    Sinqerisht mua kur dual ne ekran me preku,dukej e shkaterruar teresisht.
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  7. #67
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Citim Postuar më parë nga semiku Lexo Postimin
    @skendo - pse kuceder ?!
    Ka ndonje histori kjo ish deputetja ?

    Sinqerisht mua kur dual ne ekran me preku,dukej e shkaterruar teresisht.
    Shiko filmin ''Flutura ne kabinen time '' se eshte akoma me prekese. Biles aty eshte aq e shkaterruar sa i shkojne lotet rreke.

    Kjo eshte ajo klasa e aristokracise se re shqiptare ku djemte e polikaneve i ke te gjithe gango me arme. Te shkaterruar jane ato familje qe do cojne ne dhe djemte e tyre e jo djali i kesaj qe do jetoj si mbret ne burg me tere te mirat. Maksimumi dy vjet burg do bej perseri . Ta jap une me garanci.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 04-11-2014 më 23:11
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    C'njerez shpifarake e cmirezinj paskeni qene ju Shqiptaret. Po c'faj ka ajo nene qe si gjithe te tjerat e ka rritur te birin me saktifica e mundime duke tentuar te bente gjithmone me te miren? E tha mo gojen e vet qe ky nuk eshte Konstandini qe rriti familja dhe te njejten gje ju thashe dhe une qe prej fillimit. Konstandini edhte viktime e shoqerise se ciles kishte krijuar qe nuk ka te beje fare me prinderit apo familjen. Si i tille do te marri ate qe meriton per veprimet e tij, por ata qe do te vusjne vertete jane familja. Si keni goje e guxim qe nxirrni nga goja sharje per nje nene qe ka humbur femijen e saj per se gjalli, qe ishte aq e traumatizuar sa ngaterroi edhe datelindjen e moshen e te birit? Pa i njohur fare se kush jane? Nuk keni faj se keshtu ju kane mesusar deri tani, te prijni perpara me injorance e thashetheme sepse dicka do te ngjise. Kushdo qe mund te nxjerre asi fjalesh nga goja nuk ka se si te jete prind vete dhe e ka te pamundur te kuptoje. Nga njera ane kjo eshte gje e mire sepse rraca juaj e felliqur nuk duhet te riprodhohet.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #69
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    O xinxo, te shoh ty une te vrasesh dike me pistolete ne lule te ballit, te ndjekesh shoket e tij per t'i vrare dhe ata, dhe te vetedorezohesh pas 3 muajsh ne polici.
    Pretendo pastaj se nuk e dije qe ishte pistolete e vertete apo ku di une cfare jashteqitjesh burokratike kane nxjere nga goja avokatet e tij ne ate kohe.
    Te te shoh une ty zoteri si qytetar i thjeshte qe del nga burgu per vrasje me paramendim !!
    Dhe pas 1 viti te endesh perseri me pistolete ne brez.
    Po nuk ta hodhen celsin ne vrime te halesh hajde me beshty!!
    Na brockullit ketu derc verc.
    Une jam i bindur qe mamaja nuk ka dashur kurre qe i biri te arrije ketu por e sigurte qe ka influencuar ne gjykimin e meparshem, apo dhe ne ceshtjen e Lazaratit.
    Je naiv vete dhe shan aneteret e tjere sepse nuk jane ne nje linje me ty.


    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    C'njerez shpifarake e cmirezinj paskeni qene ju Shqiptaret. Po c'faj ka ajo nene qe si gjithe te tjerat e ka rritur te birin me saktifica e mundime duke tentuar te bente gjithmone me te miren? E tha mo gojen e vet qe ky nuk eshte Konstandini qe rriti familja dhe te njejten gje ju thashe dhe une qe prej fillimit. Konstandini edhte viktime e shoqerise se ciles kishte krijuar qe nuk ka te beje fare me prinderit apo familjen. Si i tille do te marri ate qe meriton per veprimet e tij, por ata qe do te vusjne vertete jane familja. Si keni goje e guxim qe nxirrni nga goja sharje per nje nene qe ka humbur femijen e saj per se gjalli, qe ishte aq e traumatizuar sa ngaterroi edhe datelindjen e moshen e te birit? Pa i njohur fare se kush jane? Nuk keni faj se keshtu ju kane mesusar deri tani, te prijni perpara me injorance e thashetheme sepse dicka do te ngjise. Kushdo qe mund te nxjerre asi fjalesh nga goja nuk ka se si te jete prind vete dhe e ka te pamundur te kuptoje. Nga njera ane kjo eshte gje e mire sepse rraca juaj e felliqur nuk duhet te riprodhohet.
    Cdo gje eshte relative...

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Wink Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    C'njerez shpifarake e cmirezinj paskeni qene ju Shqiptaret. Po c'faj ka ajo nene qe si gjithe te tjerat e ka rritur te birin me saktifica e mundime duke tentuar te bente gjithmone me te miren? E tha mo gojen e vet qe ky nuk eshte Konstandini qe rriti familja dhe te njejten gje ju thashe dhe une qe prej fillimit. Konstandini edhte viktime e shoqerise se ciles kishte krijuar qe nuk ka te beje fare me prinderit apo familjen. Si i tille do te marri ate qe meriton per veprimet e tij, por ata qe do te vusjne vertete jane familja. Si keni goje e guxim qe nxirrni nga goja sharje per nje nene qe ka humbur femijen e saj per se gjalli, qe ishte aq e traumatizuar sa ngaterroi edhe datelindjen e moshen e te birit? Pa i njohur fare se kush jane? Nuk keni faj se keshtu ju kane mesusar deri tani, te prijni perpara me injorance e thashetheme sepse dicka do te ngjise. Kushdo qe mund te nxjerre asi fjalesh nga goja nuk ka se si te jete prind vete dhe e ka te pamundur te kuptoje. Nga njera ane kjo eshte gje e mire sepse rraca juaj e felliqur nuk duhet te riprodhohet.
    Mos u bej qesharak ore ..e ka humb te birin ,biri viktime e shoqerise ,biri ska asgje te bej me familje bllah bllah bllah ..sikur te ishte aq e moralshme qe ne vrasjen e pare te te birit s'do dukej me ne politike por lere qe qendroi por edhe beri c'mundi per ta korruptuar sistemin e drejtesise ,pastaj pse nuk reagoi me kohe kur e dinte se i biri bredhte rrugeve me arme ,nje nene e perkushtuar do lajmeronte policine per kete gje ,me e pakta qe mund te bente per te miren e te birit dhe shoqerise ,se paku i kishin konfisku armen .Pastaj Edi Rama assesi sdo duhej te lejonte te rikandidohej ,nje grua me probleme te tilla familjare nuk eshte kandidate e mire as per nje pune te zakonshme e lere me per deputetet.Mos te permendi fjalimin e tij pastaj dje ..Konstandini do e kete rrugen e gjate per ne shtepi hahhha thuajse eshte duke shkuar ne ndonje mision humanitar ne ndonje vend te larget ..
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    drague (05-11-2014)

Faqja 7 prej 22 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •