Close
Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 211
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Gjykata: Jo burg të përjetshëm për të birin e deputetes socialiste Xhuvani

    TIRANE - Një përplasje me armë mes të rinjsh ka përfunduar me pasoja tragjike, ku kanë humbur jetën 4 persona dhe janë plagosur dy të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në të gdhirë të ditës së sotme në një lokal të njohur për jetën e natës përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë.



    Arbër Demiri, djali i ish-prokurorit Skënder Demiri mësohet se është një nga të rinjtë që ka humbur jetën nga përleshja me armë. Një italian mësohet gjithashtu se ka humbur jetën, por jo si pasojë e të shtënave me armë. Paolo Azzaro, 64 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak nga tronditja që ka marrë nga ngjarja pasi vuante nga zemra.

    Sakaq, identiteti i dy personave të tjerë që janë vrarë nuk dihen ende, ndërsa policia ka arrestuar 2 autorët si të dyshuar për vrasjes së 3-fishtë, ku njëri prej të ndaluarve është djali i deputetes socialiste Luiza Xhuvani, Kostandin Xhuvani.

    Sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 3 persona.

    Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, një armë zjarri tip pistoletë.

    Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

    Policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë.

    Emri:  143495.jpg

Shikime: 431

Madhësia:  30.5 KBEmri:  143508.jpg

Shikime: 463

Madhësia:  52.8 KBEmri:  143503_1.jpg

Shikime: 506

Madhësia:  54.9 KB

    Një prej dy autorëve është Kostandin Xhuvani, i njohur per vrasje edhe me parë dhe i dënuar me vetëm dy vjet burg.

    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-01-2015 më 11:49
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Flet vetë fotoja

    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar daniel00 për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Policia: Autori i vrasjes Kostandin Xhuvani, bashkë me dy shokë

    Ditën e sotme rreth orës 04:00 shërbimet e policisë morën njoftim se në bar “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë në një lokal nate, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar shërbimet e policisë duke bërë rrethimin e lokalit, të zonës përreth, shoqërimin e personave prezent në vendngjarjes. Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen 4 shtetas:

    1. Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
    2. Enea Xhaja, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë.
    3. Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë.
    4. Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italianë.

    Menjëherë në vend ngjarje, ka mbërritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë kriminalist, oficerët për Krimet e Rënda, Prokurori i gatshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të cilët adminstruan dhe sekuestruan provat në vendin e ngjarjes.

    Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit :

    Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje.

    Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.

    Aktualisht, nga strukturat e policisë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

    Sherri ka nisur gjatë orëve të para të mëngjesit brenda ambienteve të lokalit, por ka vijuar edhe jashtë, aty ku është kthyer në një përleshje me armë mes 7 personave të përfshirë në konflikt. Si pasojë, janë qëlluar për vdekje me armë 3 persona.

    Paraprakisht policia dyshon se ngjarja të ketë ndodhur për motive banale, por pa saktësuar konkretisht shkakun. Sakaq, policia gjeti në vendin e ngjarjes, jashtë ambienteve të lokalit të natës, 2 armë zjarri tip pistoletë dhe 3 gëzhoja fishekësh luftarak.

    Policia ka shoqëruar deri më tani 12 persona për të dhënë dëshmi, ndërsa mësohet se kanë qenë banorët e pallatit ku ndodhet clubi i natës, ata që kanë njoftuar uniformat blu për të shtëna me armë.

    Hetimet për këtë ngjarje të rëndë kanë nisur për të zbardhur shkaqet e konfliktit të armatosur mes të rinjve, ndërsa në vendin e ngjarjes është ndodhur edhe vetë kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe prokurori i Tiranës, Petrit Fusha.

    Viktimat
    Edison Jaho, 36 vjeç lindur në Berat dhe banues në Tiranë
    Enea Xhaj , 38 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë
    Arber Demiraj, 19 vjec, lindur dhe banues në Tiranë
    Paolo Azzolo, 60 vjec, me shtetësi dhe kombësi italiane

    Autorët e dyshuar të krimit
    Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, djali i deputetes te PS, Luiza Xhuvani
    Erald Sida 24 vjeç
    Albano Ballcaj, 19 vjeç.

    http://shqiperialive.com/policia-aut...e-me-dy-shoke/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    epo te vdesesh nga frika...kete vetem nje italian e ben

    p.s. po ky Konstandin Xhuvani a nuk ishte ne burg???!!! per vrasje?
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    edhe dalin per qejf...edhe me pistoleta ne brez.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Prudence për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    A1 report thoshte se italiani kishte ngrene tre plumba pranë zemrës .

    Arbër Demiraj 19 vjeç, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç janë tre rinjtë që kanë humbur jetën nga përleshja me armë dhe bashkë me ta ka humbur jetën dhe një italian. Giampaolo Azzola, 55 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë, ndërsa mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani ka ardhur i pajetë në spital dhe kishte marre 3 plumba ne kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës. Azzola ndodhej në klubin e natës me një person tjetër dhe nuk kishte lidhje me të rinjte, megjithate mbetet mister perfshirja e tij në konfliktin e armatosur që shpërtheu brenda lokalit e përfundoi më tej në rrugë. - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet....yHVSojSA.dpuf
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Djali i deputetes se Partise Socialiste Luiza Xhuvani u denua vetem dy vjet per akuzen e vrasjes



    Denimi vetem me 2 vjet burg i Kostandin Xhuvanit djalit te deputetes socialiste Luiza Xhuvani i akuzuar per vrasje duket se nuk ka kaluar ne heshtje. Nje jave pas vendimit te dhene ne Gjykaten e Shkalles se Pare e Tiranes ministri i Drejtesise Eduart Halimi ka urdheruar nje inspektim urgjent te dosjes si ne gjykate ashtu edhe ne prokurori. Zyrtarisht nga Ministria e Drejtesise behet e ditur se inspektimi ka si qellim te kontrolloje ecurine e politikes penale te denimit te ndjekur nga organi i prokurorise ne rastin konkret si dhe inspektimi i parimeve te drejtesise dhe barazise ne marredhenie me subjektet e tjera te procedimit penal. Rreth ores 1300 te dites se djeshme inspektoret kane mberritur ne gjykate ku kane nisur studimin e dosjes nderkohe qe eshte kerkuar terheqja e materialeve edhe nga Prokuroria e Tiranes. Gjithashtu ne lidhje me kontrollin qe eshte ndermarre nga Ministria e Drejtesise eshte njoftuar prokurorja e Pergjithshme Ina Rama. Rezultatet pritet te behen te ditura ne fundjave nderkohe qe ne lidhje me rezultatet do te njoftohet Prokuroria e Pergjithshme Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Presidenti i Republikes.


    Gjykimi

    Gjykata e Tiranes denoi me 2 vite burg Kostandin Xhuvanin djalin e deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit Gjergj Xhuvani i cili me date 12 shkurt 2011 vrau Alfred Musabelliun. Ne vendimin e gjykates i cili mban daten 14 nentor 2011 denohet me 14 muaj dhe Albi Zela mbi te cilin rendonte vetem akuza e Moskallezimit te krimit. Kostandin Xhuvani u arrestua vetem 3 muaj pas kryerjes se krimit pas negociatave te vazhdueshme te policise dhe te familjareve per dorezimin e tij pasi menjehere pas vrasjes iu fsheh policise. Ceshtja u gjykua nga gjyqtari Gerd Hoxha nderkohe qe procesi nuk zgjati me shume se tri seanca. Qe ne nisje te gjykimit te pandehurit nepermjet avokateve te tyre kerkuan qe gjykata te procedonte me gjykim te shkurtuar pa pranuar akuzen por vetem aktet ne gjendjen qe jane. Ndersa prokuroria ne konkluzionet perfundimtare i kerkoi gjykates denimin me 3 vite burg per Xhuvanin dhe 14 muaj per shokun e tij Albi Zela.


    Ngjarja

    Ne daten 12 shkurt 2011 rreth ores 0730 te mengjesit ne rrugen Ali Visha ne banesen private ne pronesi te Sh. Zela Kostandin Xhuvani ka vrare me arme zjarri pistolete per motive te dobeta Alfred Musabelliu dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima Alfred Musabelliu se bashku me dy shoket e tij A. G. dhe P. P. ka shkuar ne banesen e Albi Zeles per tu sqaruar lidhur me nje konflikt qe kishin pasur me pare me njeri-tjetrin. Pasi ka hyre ne banese Musabelliu eshte takuar me te dhe me Konstandin Xhuvanin ndersa dy shoket e tij kane qendruar jashte baneses. Pasi jane takuar viktima dhe Albi Zela kane filluar te konfliktohen me njeri-tjetrin. Aty ka nderhyre edhe Konstandin Xhuvani i cili menjehere ka nxjerre nga brezi nje arme zjarri pistolete dhe ka qelluar Alfred Musabelliun ne koke nga pjesa e perparme duke i shkaktuar vdekje te menjehershme. Pasi kane degjuar te shtenat A. G. dhe P. P. jane larguar me vrap te frikesuar. Ne kete moment Konstandin Xhuvani dhe Albi Zela kane dale jashte nga shtepia dhe i kane ndjekur nga pas ku Konstandini ka qelluar me pistolete ndersa Albi me gure. Nga hetimi i prokuroreve dhe policise eshte zbuluar se pas vrasjes 22-vjecari Kostandin Xhuvani eshte larguar nga vendi i ngjarjes me mjetin me targa DR 60.. A kurse Albi Zela eshte larguar dhe ka shkuar ne banesen e dajes se tij ku edhe eshte kapur me pas nga policia. Nderkohe menjehere pas ngjarjes Kostandin Xhuvani u arratis per tu dorezuar pas 3 muajsh pas negociatash mes te afermve te tij dhe policise se Tiranes.


    Vendimi i plote i gjykates
    Deklarimin fajtor te te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani per kryerjen e vepres penale te Vrasjes se kryer ne kapercim te kufijve te mbrojtjes se nevojshme parashikuar nga neni 83 i K. Penal dhe denimin e tij me 3 tre vjet burgim. Deklarimin fajtor te te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani per kryerjen e vepres penale te Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe denimin e tij me 1 nje vit burgim. Ne aplikim te nenit 55 te KP ne bashkim te denimeve te pandehurit Kostandin Gjergj Xhuvani i caktohet nje denim i vetem prej 3 tre vjet burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K. Pr. Penale i ulet 1/3 e denimit dhe perfundimisht i pandehuri Kostandin Gjergj Xhuvani denohet me 2 dy vjet burgim. Vuajtja e denimit per kete te pandehur ka filluar nga dita e ndalimit te tij ne flagrance me dt. 23.5.2011. Denimi do te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme. Deklarimin fajtor te te pandehurit Albi Shaban Zela per kryerjen e vepres penale te Moskallezimit te krimit parashikuar nga neni 300 i K. Penal dhe denimin e tij me 21 njezetenje muaj burgim. Ne aplikim te nenit 406 te K. Pr. Penale i ulet 1/3 e denimit dhe perfundimisht i pandehuri Albi Shaban Zela denohet me 14 katermbedhjetemuaj burgim. Vuajtja e denimit per kete te pandehur ka filluar nga dita e arrestimit te tij ne flagrance me dt. 12.2.2011. Denimi do te vuhet ne nje burg te sigurise se zakonshme. Ne aplikim te nenit 190 te K. Pr. Penale prova materiale e sekuestruar te pandehurit Kostandin Xhuvani me proces-verbalet e sekuestrimeve dt. 23.5.2011 arme zjarri tip pistolete te kaloje ne favor te shtetit pergjimet telefonike te asgjesohen. Shpenzimet procedurale ne fazen e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqesore u ngarkohen solidarisht dy te pandehurve. Ndaj ketij vendimi mund te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane brenda 10 dhjete diteve nga e nesermja e shpalljes se tij.


    U shpall ne Tirane sot me date 14 nentor 2011 ora 13 20.

    Sekretare Elenita Zoto

    Gjyqtar Gerd Hoxha

    http://www.arkivalajmeve.com/Halimi-...it.1047141889/
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  10. #8
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    po mire...kjo Luiza Xhuvani a do rri akoma si deputete apo duhen edhe dy vrasje te tjera???!!!
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  11. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Kjo Luiza Xhuvani eshte nje monster shtrige gjak pirese qe sdi si e mba toka...do zoti e fshine kete race te keqe nga toka

  12. #10
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Tiranë, sherr me armë në një lokal, vriten 3 të rinj dhe 1 italian

    Turp i madh 2 vjet per vrasje me pistolete ne lule te ballit!
    Turp
    turp
    turp

    turp.

    Shtet **********.
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 0 prej 22 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •