E para, qe te bie ne sy,qe mbase dhe nuk ka rendesi, eshte se per here te pare mbas 20 e ca vjetesh policia kap autorin e dyshuar te krimit ne moment.(Ngjarje e rralle)
Mbase eshte rastesi por duhet te jete hera e pare se ne pergjithesi krimet o mbeteshin kryesisht te paidentifikuar o denoncoheshin mbas arratisjeve.
"E dyta, ne ate vend mesjetar i ortodoksis anadollake do ishte me mire qe te liberalizohej dhe krimi.
te vrasesh kater veta dhe te me rrenqethet mishi per vrasesit???!!! uh harrova une se te birin e kish marre malli per shoket e burgut, se 2 vjet ishin ca si pak...
si nuk flet njeri per te vdekurit dhe familjeve te tyre, por obobobo ci ndodhi djalkes se perkedhelur...jo mo nena dhe babai nuk kane faj, perkundrazi keta e "mbrojten" dhe i dhane vetem 2 vjet...
p.s. turp une s'do dilja fare dhe jo vetem, nese do dilja gjeja e pare dhe e fundit do ishte tu kerkoja falje familjareve qe vrau i biri dhe vetem kaq!
Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!
Qe dha doreheqjen bravo. Ta kishte dhen qe kur beri vrasjen e par cuni vet sdo kishte ber keq. Po keto superlativat qe perdor jan komplet te papranushme. Nuk njof asnji nga keta po jam i sigurt qe ajo e ka ndihmuar cunin e vet sa her ka pas mundsi fale pozites qe ka dhe cuni esht ber keq e me keq me mendjen se policia si ben dot gje. dhe ka arritur deri aty
Mos i ndodhte kuj çka i ka ndhodh pese familjeve (nji perpara e kater tash) qi kane fut ne dhe njerezit e tyne e jo çka te ka ndodh ty moj bushter e rilindjes.
e XinxerP++it po i rrenqethet mishi i b**es prej deklarates se saj.
Bile Paska deklaru se nji vit e ka pas boll me e denu per vrasjen e pare.
Per kto te tjerat meqi i ka hi ne tregun e shumices kuptohet do te kete zbritje kshtuqe 5 vjet ka boll.
Te kishte moral kishe dhane doreheqjen qysh rastin e pare po duket qe je rilindase e denje e ky ashte vetem fillimi.
A thue po del Maks Velo me fol ma per kanunin e verioret.
E forta asht se qelborilidasit i verbon kanuni nuk ju jep mundesi te tipit vraj nji se ke 2 vjet burg apo vraj kater se kushedi ça bahet .
NA DOLLE I FORTE O TAHIR PO KUJDES FIKUN (E BLEONES LUIZES ETJ)
e na i arresto te gjithe ata qe punojne ne te zeze apo qe vjedhin korrent asnji mos te na shpetoje!!
Sa me pak kriminela,ngushellim edhe keqardhje për familjet e te gjalleve dhe te vdekurve qe per fat te Keq kan rrit monstra .sa me shpejt te jete e mundur ca te vriten e ca te futen ne burg qe te shpetoni ju qe jetoni ne at' vend .shyqyr ka sala , paloka me ça te merren Tani. Luiza zonj grua !
Nje shoqeri qe eshte e armatosur si kjo e vendit tone do te thote se eshte dhe e pa bindur perball ligjit, kushdo qe ka nje arme i mer jeten tjetrit me lehtesine me te madhe, per fat te keq na duhet te vrasim serbin qe kemi perbrenda vetes tone, kot akuzojme fqinjet tane per njerez mizor, me vjen keq per njerezit qe humben jeten,as dua te hyj ne detaje kush e ka fajin ne kete mes, ky fakt tregon se skemi nevoj te ngrenim beograd flamur por kemi nevoj si shoqeri per diktature...
Masakra, Rama: Luiza fatkeqe, djali do ta ketë të gjatë rrugën e kthimit në shtëpi!
TIRANE- Kryeministri Edi Rama mori fjalën menjëherë pas Luiza Xhuvanit, e cila dha dorëheqjen nga posti i deputetes. Duke e vlerësuar si grua, artiste, por edhe politikane, Rama tha se ajo është shembulli i etikës në politikë.
Nëse mesazhi i tërheqjes së Luiza Xhuvanit nga angazhimi politik duhet t’i vlejë politikanëve si mësim shembullor dhe politikës si pikë kthese në raport me etikën e protagonistëve të saj, ai duhet t’ju vlejë gjykatësve si një dëshmi shumë domethënëse për çfarë ka ndryshuar në Shqipëri në marrëdhëniet mes shumicës qeverisëse dhe gjykatave të këtij vendi. Zyrat janë tonat, pushteti është i popullit. Fëmijët janë tanët, ligji është njësoj për të gjithë fëmijët”, tha Rama.
Teksa u bashkua me dhimbjen që ndjejnë familjarët e katër viktimave, kryeministri u shpreh se i takon drejtësisë të vendosë për ngjarjen.
“Besoj se arrij ta kuptoj çfarë mund të ndjejnë nënat baballarët, të afërmit dhe miqtë e 4 të vrarëve, për humbjen tragjike po dhe për faktin se i dyshuari kryesor i policisë, për tragjedinë e familjeve të tyre është djali i një deputeteje. Pa asnjë dyshim ky fakt e vështirëson edhe më shumë përpjekjen e tyre sidoqoftë shumë të vështirë për të gjetur forcën të përballojnë humbjen e pangushëllueshme të një fëmije. Pa asnjë dyshim ky fakt e bën të pamundur edhe për opinionin publik që të mos jetë posaçërisht i ndjeshëm, ndaj këtij krimi që i mori jetën e 4 njerëzve. Unë nuk e di se çfarë do kishte bërë polica e asaj kohe, nëse në batërdinë e përgjakshme të një lokali nate në Tiranë do të kishte gisht ndonjë nga fëmijët e privilegjuar të pushtetit të kohës që iku. Çfarë kemi jetuar nuk na jep mundësi për të thënë se ajo polici do të sillej siç u soll policia e shtetit sot. E kam të vështirë ta imagjinoj se ajo polici do ta kishte ndjekur pas, të armatosur, duke rrezikuar jetën e vetë dhe do ta kishte arrestuar në flagrancë fëmijën në fjalë, duke informuar në kohë reale publikun për arrestimin e tij. Çfarë u provua përsëri sot është se policia e shtetit është në krye të detyrës ndaj kujtdo qoftë që i del përpara si objekt i punës së saj. Gjithashtu e kam fare të pamundur ta imagjinoj që në atë kohë do të ndryshonte në ndonjë gjë rruga e drejtësisë për fëmijën në fjalë nga rruga e drejtësisë që nxori të pafajshëm vrasësit e 21 Janarit. Çfarë do të ndodhë më tej me çështjen, sigurisht që do ta vendosë drejtësia, por nëse herë të tjera unë e kam ngritur zërin ndaj gjykatësve duke kërkuar drejtësi, nuk kam ndërmend ta ul sot", shtoi ai.
Kryeministri nënvizoi se në 23 qershor ka përfunduar koha kur kishte një shtet për fëmijët e politikanëve dhe shtet për të tjetët.
“Kjo histori papastërtie sociale ka krijuar idenë tek njerëzit se ka një ligj për fëmijët e tyre dhe një tjetër për fëmijët e politikanëve. Një shtet për ata dhe një shtet tjetër me autorë politikanë, zyrtarë, një Shqipëri për fëmijët e njerkës popull dhe një Shqipëri për fëmijët e nënës politikë. Unë di me siguri që koha e dyfytyrësisë ka përfunduar në 23 qershor”.
Ndërsa duke folur për vrasjen, Rama tha se ajo ishte një ngjarje kriminale dhe se Kostandin Xhuvani do ta ketë shumë të gjatë rrugën e kthimit në shtëpi, pasi ligji siç tha ai, do jetë i barabartë për të gjithë.
“Djali i Luiza e Gjergj Xhuvanit, nuk është fëmijë. Është një burrë 26 vjeç që është tragjedia e gjallë dhe e pamerituar e dy prindërve të mrekullueshëm. Të cilët s’kanë asgjë, absolutisht asgjë të përbashkët me pushtetin e krimit, me politikën e përfitimit apo me jetën e ulët. Gojët e mbushura plot që u zbrazën sot ndaj Luiza Xhuvanit nga një opozitë që na la peshqesh Shqipërinë Informale të tokës së xanun, drejtësisë së shitur, energjisë së vjedhur, diplomave të blera, armëve të lëna sheshit e krimit që drejtonte policinë, i përkasin jetës së ulët. Ndërsa gruaja e nëna, të cilës i ra sot fatkeqësia ta jetojë në çdo qelizë të vërtetën e asaj shprehjes, “Ç’të bën fëmija, s’ta bën as Perëndia!”, dhe që si asnjë burrë më parë në këtë vend, u tërhoq nga angazhimi politik për një sens etike të panjohur deri më sot në Shqipëri, i përket jetës së lartë prej nga erdhi në politikë.Luiza i përket jetës krijuese të një çifti artistësh, të cilët kanë bërë histori në kinematografinë e teatrin shqiptar, dhe sot janë dy prindër tragjikisht fatkeqë që tanimë duhet ta jetojnë jetën e tyre familjare si një film të stërmundimshëm pambarim; në një apartament të vjetër e modest artistësh që kanë jetuar gjithnjë me të ardhurat e punës së ndershme e pak fitimprurëse krijuese; me një vajzë të mrekullueshme e të shkëlqyer në mësime dhe një djalë që, me shumë gjasë, do ta ketë të gjatë rrugën e kthimit për në shtëpi”.
Kreu i qeverisë nuk nguroi të deklarojë se Luiza dhe i shoqi janë e do të mbeten miq të tij edhe pse nuk do donte të ishte sot përballë dhimbjes së tyre prindërore.
“Miqësia ime me Luizën dhe me Gjergj Xhuvanin i ka rrënjët larg në vite, kur ishim student në Akademinë e Arteve. Sukseset e tyre në krijimtari më kanë bërë të ndjehem krenar që jam miku i tyre dhe i tillë do të jem deri në fund. Nuk do të kisha dashur kurrë që t’ju ndodhte kjo gjëmë dhe as që të ndodhesha sot përballë dhimbjes së tyre prindërore, por sot jo vetëm mua por të gjithë ne që besojmë tek etika e politikës, tek e vërteta se politika nuk është vetëm skena e jetës së ulët, por është edhe hapësira e pazëvendësueshme e qëllimeve të mira, së bashku mund ta bëjmë më të mirë vendin dhe jetën tonë. Jemi krenarë që jemi miq të Luiza Xhuvanit, sepse Luiza dëshmoi sot se të merresh me politikë për qëllime të mira nuk është hiç njësoj si të luash teatër”.
Ballkanweb
Nga ajo qe dhane lajmet si duket viktima e vertete ishte vetem ai italiani ,3 te tjeret ishin dy diler droge dhe njeri shok i kriminelit ,kesaj i thone me nje t'rame kater t'vrame qe i bie kater kriminel ne qarkullim me pak ne Shqiperi .
There is a special place in hell for women who don't help other women.
Madeleine Albright
Marya (05-11-2014)
Klase politike e kalbur dhe e qelbur eshte kjo e jona.Vrasin vete vrasin femijet,vjedhin vet vjedhin femijet askujt nuk i hyn nje gjemb ne kembe.Tashme eshte krijuar ideja qe kush merr pushtetin ka marr si pronen e vet Shqiperine dhe Shqiptaret dhe mund te bejne cte duan.
Normalisht bashke me djalin duhet te fusin brenda edhe Luizen me gjithe te tjeret qe e nxoren nga burgu nje vrases me shpejt se sa nje qe vjedh energji elektrike.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Krijoni Kontakt