35 vjet burg për vrasje të katërfishtë Kostandin Xhuvanit

Gjykata e Tiranës dënoi me 35 vjet burg shtetasin Kostandin Xhuvani për vrasjen e katër personave, ngjarje e ndodhur në fillim të muajit nëntor.

Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë duke e dënuar Xhuvanin me 4 dënime të përjetshme për çdo vrasje të kryer në lokalin “Ante Grand”. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i Xhuvanit shkon në 35 vjet.

Dënimi është dhënë me kusht që të mos pranohet asnjë rrethanë cilësuese për Xhuvanin duke theksuar se dënimi duhet të kryhet i plotë nga ana e Xhuvanit. Një ditë më parë, në seancën për mbrojtjen e tij, Kostandin Xhuvani kërkoi që të mos gjykohet si kriminel, por si një person i cili ka kryer një veprim të papërgjegjshëm në rrethana të caktuara.

Xhuvani është akuzuar se mbrëmjen e 4 nëntorit vrau shtetasit Arbër Demiraj, Edison Jahon, Enea Xhaji dhe shtetasin italian Giampaolo Azzolo. Xhuvani pas ngjarjes tentoi të largohej nga vendi i krimit, por është arrestuar nga policia pasi bëri edhe rezistencë.

---------------------------------------------------

35 vjet burg minmumi i denmit pa asnje falje dhe asnje ulje. Ky eshte vendimi i gjykates. Le ti behet shembull atyre te forteve te tjere qe ska me qofte ke daja.