Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 60
  1. #31
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Oh tani po ve ne dyshim kontributin kombetar te prifterinjve katolike ti?

    Sinqerisht me juve eshte humbje kohe te diskutosh.
    Absolutisht jo, nuk e ve aspak ne dyshim qe ka patur plot te krishtere qe kane kontribuar ne vetedijen kombetare.

    Une jam kurioz te dii kush ishin ato personazhe ne foto qe mbushen bulevardin . Thjeshte per informacion dhe kuriozitet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Ishte nje shkrim me siper, por e hoqen dhe po i pergjigjem. Megjithate kur politika apo politikani eshte ne krize, kristiani qendron dhe mbeshtetet akoma ne themelet e bibles, teologjise dhe besimin ne Zot. Politika per te krishteret eshte forma me e larte e bamiresise, nese kjo politike perqafon dhe merr pjese ne "dhembshurine" e Krishtit. I krishteri i kujton gjithnje martiret gje qe ka te beje me kulturen dhe te kaluaren si dhe me veprimet shoqerore te tyre gje qe e angazhon te krishterin ne menyre te dyfishte, pra me politiken. Nuk mund te mohoet lidhja e fese me politiken, ashtu sic nuk mund te mohoet edhe gjaku i besimtareve, ashtu sic nuk mund te mohoet ardhja pozitive e papes.
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #33
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    @angmokio
    moreeeee...sikur ta dija qe e kishe nje liste , por ne fund te fundit dergoja papes per ta informuar...

    p.s. emrat e prifterinjve ishin shpallur qe 10 vjet perpara dhe perdoren te njejten liste, por kjo s'ka rendesi sepse kishte lidhje me kristianizmin dhe ishin vetem si shembuj. Asnjerit nuk u interesojne emrat, por vetem vepra e tyre (dhe qe ti i quan te varur). Papa beri thjesht nje vizite qe na nderoi, por nuk tha si gruja e Billit ulni flamuret.... . Nese vizita e papes te ka bezdisur, pune per ty, secili ka mendim e vet dhe mikpritjen shqiptare e pa gjithe bota, gje qe personalisht nuk shoh asgje te keqe apo politike.
    Une kam ngritur disa pyetje qe kam deshire te marr pergjigje dhe kaq. Shqiperine ka mijevjecare qe e viziton dite e nate ''dreqi'' e su be qameti se po na nderon nje here ne 20 vjet nje pape.

    Meqe ti paske informacion mbi veprat e atyre ''pa emer'' na flit pak me gjere mbi vepren e tyre. Jam i sigurte qe shumica e katundareve qe dolen per te pare papen nuk ja kishin haberin se kush kish dale ne ''resme'' siper kokave te tyre.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #34

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Absolutisht jo, nuk e ve aspak ne dyshim qe ka patur plot te krishtere qe kane kontribuar ne vetedijen kombetare.

    Une jam kurioz te dii kush ishin ato personazhe ne foto qe mbushen bulevardin . Thjeshte per informacion dhe kuriozitet.
    Nuk e di kush jane personazhet neper foto. Si kam pare dhe nuk kam ndonje kersheri t'i shoh. Te fola per intelektualet ne rradhet e klerit katolik. Ajo eshte ana qe me intereson. Jo feja.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Une jam kurioz te dii kush ishin ato personazhe ne foto qe mbushen bulevardin . Thjeshte per informacion dhe kuriozitet.
    je bere si kamunistet qe donin te dinin me se s'ben biografine e popllit...edhe po te t'i themi do nxjerresh nga torba deshmite dhe faktet "interesante" qe ti vete i di
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Ketu keni listen e disa prej martireve dhe dy fjale sesi vuajten dhe perse si edhe akuzat qe ju ngriten:

    Imzot Vinçenc Prennushi: Françeskan, ipeshkëv
    i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua
    sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare
    nga Selia e Shenjtë; dha shpirt më 19 mars 1949
    në biruc të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht,
    të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir i
    të cilit ishte!
    Imzot Frano Gjini: Ipeshkëv, martirizimi i të cilit
    ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore, i
    papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta
    shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje
    e u pushkatua më 11 mars 1948.
    Imzot Jul Bonati: Meshtari i madh intelektual, si
    u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi
    tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të
    sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në
    burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili
    i jepte shujtën për shtegtimin e mbram: Vojimin
    Shenjt.
    Dom Alfons Tracki: Prifti gjerman, më shqiptar
    se shqiptarët, bir i Breslaut, u torturua dhe u
    pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50
    vjeç.
    Dom Anton Muzaj: U torturua në mënyrë
    çnjerëzore, vetëm sepse nuk pranoi të mohonte
    fenë, si i thyen këmbë e duar, e liruan nga
    burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes
    dhembjeve të tmerrshme mbas pak ditësh, në
    moshën 29-vjeçare.
    Dom Anton Zogaj: Famullitar i Durrësit, sekretar
    i Imzot Prennushit, meshtar jashtëzakonisht i
    përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos e u
    torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë
    në një banjo të qelbur, sa priste ditën e
    pushkatimit: 31 dhjetorin e 1946-tës.
    Dom Dedë Maçaj: I akuzuar si spiun i Vatikanit,
    u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për
    rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27
    vjeç.
    Dom Dedë Malaj: Mbeti i paharruar në kujtesën
    e popullit për mbrojtjen heroike që i bëri fesë së
    krishterë në gjyqin e organizuar kundër tij, që e
    dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit
    të Shkodrës më 12 maj 1959. Ishte 39 vjeç.
    Dom Dedë Plani: Dha shpirt në spital më 30
    prill 1949, mbasi nuk pranoi asnjë akuzë e u
    bëri ballë heroikisht torturave mizore.
    Dom Ejëll Deda: Famullitar i Bushatit, i
    arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj
    1948 në spitalin e burgut, mbas torturash
    çnjerëzore.
    Dom Jak Bushati: E akuzuan se ndihmonte
    diversantët, se bënte agjitacion e propagandë,
    pretekste të cilat e çuan në pushkatimin pa gjyq
    më 12 shkurt 1949.
    Papa Josif Mihali: Njeri i Zotit, arrestuar e
    torturuar veç me këtë akuzë, u mbyt për së
    gjalli në baltën e kënetës, në kampin e
    shfarosjes të Maliqit.
    Dom Zef Maksen: Meshtar gjerman, pushkatuar
    më 1946, duke shqiptuar fjalët: "Des i lumtun,
    tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve
    si meshtar i fesë së Krishtit".
    Dom Lazër Shantoja: Meshtar i ndritur, njeri i
    kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në
    atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët
    komunistë ta pushkatonin një orë e më parë,
    gjë që s'munguan ta bënin në fushat e shkreta
    të Tiranës, sa ishte në moshën 54 vjeç.
    Dom Lekë Sirdani: Personalitet i shquar i Kishës
    Katolike: prift, patriot, shkrimtar. U torturua
    mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë
    ujërash të zeza.
    Dom Luigj Prendushi: U arrestua, u torturua
    dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar
    1947.
    Dom Marin Shkurti: I shuguruar meshtar më
    1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të
    hapura e shumë, në atë të heshtimit: guxoi ta
    vijojë heroikisht shërbimin meshtarak në kohën
    e terrorit. U arrestua, prandaj, u torturua e u
    pushkatua në vitin 1969.
    Dom Mark Gjani: U arrestua për veprimtarinë e
    tij meshtarake dhe u shua gjatë torturave të
    tmerrshme në duart e salvuesve të tij në qeli,
    më 1945.
    Dom Mikel Beltoja: U pushkatua më 10 shkurt
    1974, mbasi mbrojti heroikisht e haptas idealet
    e veta fetare në gjyqin që iu bë pas gjashtë
    muaj torturash, i cili e dënoi me vdekje.
    Dom Ndoc Suma: Vdiq 2 vjet mbasi ishte liruar,
    i shkatërruar nga burgu, ku u torturua me akuza
    për të cilat thoshte: "Vetëm kur dola në gjyq e
    mora vesht pse isha arrestue".
    Dom Ndre Zadeja: Prift e poet, pushkatuar pa
    gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë martiri i
    parë, viktimë e diktaturës komuniste.
    Dom Pjetër Çuni: Prift; vdiq i varur me kokë
    poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.
    Dom Shtjefën Kurti: Prift, pushkatuar para
    banorëve të Gurëzit. Sigurimi e akuzoi se deshi
    të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për
    këtë, furrat e bukës.
    Atë Bernardin Palaj: Frat e poet i madh, do të
    vdiste në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër,
    shndërruar në burg për 700 vetë. Nën torturat e
    Sigurimit mori tetanozin. Qe mbledhësi i parë i
    Eposit të Kreshnikëve, mitolog i shquar, por
    edhe muzikant e pianist i talentuar. Gjeni i
    letrave shqiptare, pasardhës i denjë i Fishtës së
    madh, i mbytur e i harruar.
    Atë Çiprian Nika: Françeskan, vdiq nën akuzën
    e rëndë e shpifëse se kishte fshehur armë në
    elterin e Shëna Ndout, në Kishën françeskane të
    Gjuhadolit.
    Atë Gaspër Suma: Rregulltar, pinjoll i një
    familjeje, që u shua nga komunistët, u arrestua
    më 1947 dhe vdiq në burg.
    Atë Gjon Shllaku: Frati i madh filozof, u
    pushkatua së bashku me jezuitët Atë Gjovani
    Fausti (misionar italian) e Atë Daniel Dajani, si
    dhe me seminaristin Mark Çuni, në fillimet e
    masakrës komuniste kundër klerit katolik. U
    akuzuan për "tentativë arratisjeje" dhe për
    formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërve
    shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën "Martir i
    Demokracisë".
    Atë Karl Serreqi: Frati që nuk pranoi të
    kallëzojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet
    me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve.
    Vdiq në Burrel më 4 prill 1954. Është një ndër
    martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në
    historinë e Kishës universale.
    Atë Mati Prendushi: Frati që mori pjesë në
    ngritjen e flamurit në Deçiq, u përndoq dhe u
    fal nga krajl Nikolla e nga mbreti Zog, por u
    dënua me vdekje nga i ashtuquajturi "gjyq"
    komunist. Nuk i dihet as varri.
    Atë Serafin Koda: Frat françeskan; dha shpirt
    mbasi hetuesët komunistë, duke mos u ngopur
    me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me
    thonj.
    Vëlla Gjon Pantalia: Jezuit; u arrestua ndër të
    parët e vdiq në spital, mbasi vuajti tmerre të
    papërshkrueshme.
    Fran Miraka, Qerim Sadiku e Gjelosh Lulashi,
    të rinj që edukoheshin ndër jezuitë; u vranë pse
    deshën Krishtin.
    Rishtarja stigmatine Maria Tuci : U torturua e
    mbyllur në një thes, së bashku me një maçok,
    të cilin e godisnin me shkop. E virgjër e martire,
    vasha dha shpirt me mundime të
    jashtëzakonshme.
    La verita' ti rendera' libero!

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar VOLSIV për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  8. #37
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Artikulli ne krye te temes, eshte nje super-propagande islamike e modelit fashist kunder krishterimit!
    Olsi Jazexhi e ka nisur shkrimin(fill me titullin më masakrues, aspak i llojit figurativ) ne formen më vulgare, te rendomte, harbutshe dhe qe s'ka aspak ngjashmeri me menyren se si duhet adresuar nje publik i caktuar, e aq me pak me kulturen e medias bashkekohore!! Sikur te mos mjaftonte kjo si dhe per te parapergatitur(ndikuar gjykimin e audiences qe i drejtohet) "lexuesin"(kryesisht mysylmanet qe "fatmiresisht" jane maxhorance dhe qe duhet te mendojne njesoj si ky) shkrimi fillon me nje mllef te papare dhe jashtezakonisht agresor, urrejtes ne permbajtje, si dhe serise se konkluzioneve te nxituara "te qellimit" te vizites qe kreu i kishes katolike do te kryente ne Shq. ne ditet ne vazhdim, do i bashkangjitej nje tablo(pershkrim) rrenqethese e portreteve te varura......... shtrembet ne mendjen e turbullt te autorit!
    Per mua, shkrimi tregon qarte se cfare arsyetimi prej monstrash mbjell ne mendjen e ndjekesve te tij, fondamentalizmi islamik!!

    p.s Pa hë, me thuaj Zylo Mavria, te ka faj Maks Velo?!

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EXODUS për postimin:

    jarigas (28-09-2014)

  10. #38
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga VOLSIV Lexo Postimin

    Imzot Vinçenc Prennushi: Françeskan, ipeshkëv
    i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua
    sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare
    nga Selia e Shenjtë
    ; dha shpirt më 19 mars 1949
    në biruc të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht,
    të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir i
    të cilit ishte!
    nuk besoj te jete kjo, pasi komunizmi (komunizem i thencin, thjesht vrases) donte ti shfaroste krejt prifterinjte me gjithe kisha dhe besim fetar per interes te vet (ne emer te popullit)...pra nuk kishin interes se per ke punonin (tradheti) keta, per Vatikanin apo per vete shqiptaret. Pra keta dhane jeten per te mbrojtur krishterimin (njesoj si edhe hoxhallaret myslymane), me sakte besimin ne Zot sepse per kohen keta mohonin "Zotin Komunizem".

    p.s. per te tjerat faleminderit qe i shkrove...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  11. #39
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga Elian70 Lexo Postimin
    nuk besoj te jete kjo, pasi komunizmi (komunizem i thencin, thjesht vrases) donte ti shfaroste krejt prifterinjte me gjithe kisha dhe besim fetar per interes te vet (ne emer te popullit)...pra nuk kishin interes se per ke punonin (tradheti) keta, per Vatikanin apo per vete shqiptaret. Pra keta dhane jeten per te mbrojtur krishterimin (njesoj si edhe hoxhallaret myslymane), me sakte besimin ne Zot sepse per kohen keta mohonin "Zotin Komunizem".

    p.s. per te tjerat faleminderit qe i shkrove...
    Sa per informacion te sakte dhe jo per te te mbushur mendjen, Vicens Prenushi u denua kryesisht per kete gje. Enveri mund te mos e hiqte fene ne ate forme nese keta pranonin te shkeputeshin nga Vatikani. E ka ftuar vete Enveri ne Tirane dhe ja ka propozuar kete gje duke i premtuar se do ishte i pari i kishes katolike. Ai i tha: Une larg Kishes nuk jam me kishe dhe gjerat shkuan si shkuan. Enveri mund te perdorte formen qe perdor sot Anglia ku si kryetar i kishes eshte mbreteresha por kjo nuk ndodhi me katoliket.
    La verita' ti rendera' libero!

  12. #40
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    A me thote dikush ketu se cili ishte mesazhi i varjes se nje dyzine prifterinjsh te vdekur ne qender te Tiranes?
    A na tregon dot se cili eshte mesazhi i ndjekjes dhe permendjes se perditshme te emrit te nje harapi te vdekur??!!
    Shpresoj qe termi "harap i vdekur" te te beje te kuptosh se sa e poshter eshte shprehja jote ndaj personash qe jane martire te besimit (ashtu siç jane dhe shume muslimane)
    Cili mesazh tolerance u percoll me keto foto ?
    Mesazhi eshte se ata qe kane dhene jeten per perkushtimin ndaj fjales se Zotit, nuk harrohen!!
    Diktatura vrau vetem prifterinj apo dhe hoxhallare?
    Diktatura vrau tere kundershtaret e vet pa dallime feje, e ndryshimi i vetem eshte se kundershtaret me te paepur ishin pikerisht katoliket, por kjo s'eshte teme diskutimi!!

    Apo kur te vij ndonje pape musliman nga arabia saudite te varim nja 40 foto hoxhallaresh sic e kemi zakon per hir te hipokrizise?
    Cila do te ishte hipokrizia??!! A nuk u vrane per besimin e tyre ne Zot muslimanet qe ti vete permende??!!
    Cfare te dhemb ne nderimin e kujtimit te martireve te krishtere, o musliman??!!!
    Fakti se nuk u permenden muslimanet apo se nuk u varen fotografite e tyre??!! A jeni lutur ndonjehere ne xhami per cifutet apo te krishteret e vrare padrejtesisht nga kriminelet, siç bejne t ekrishteret ne kishe per femijet e Palestines, Sirise, Irakut, Sudanit, etj??!!
    Apo i luteni Allahut, siç beri Shefket Krasniçi, qe te jeni prej atyre qe urrejne te krishteret??!!
    Ju keni nevoje per nje reforme te thelle te mendimit, predikimit, teologjise dhe klerit, perndryshe, do te jeni gjithmone ata qe lehin kunder te krishtereve edhe per hiç gje!!

    A ju duket mesazh tolerance deklerata e papes se shqiperia nuk eshte vend musliman?
    Patjeter qe po!! Shqiperia eshte nje vend multikonfesional, dhe si i tille nuk mund te jete i anshem!!!
    Pikerisht kjo paanshmeri, ne venien e tere feve te ushtruara prej shqiptareve ne te njejtin nivel, eshte sinonim i tollerances qe duhet te egzistoje ndermjet te barazvlefshmeve!! Secila fe eshe e barabarte ndermjet te barabartave!! A ka mesazh tolerance me te thelle se ky??!!
    Pervec se nje deklerate provokative une nuk shikoj ndonje llogjike apo arsyetim ne kete deklerate.
    Patjeter qe per ty, eshte provokim!! Per ty nuk ka vlere permbajtja, por forma, pasqyre e pameshirshme e botekuptimit islam kjo!!!Pet ty kane rendesi numrat, jo cilesia....e ne fakt, perdorni si argument per te qene ne te "drejte" perqindjet e madje, s'keni as turp ti ndryshoni sipas qejfit,!!!
    A do te ishte musliman me i keq ti nese do te ishe ne minorance ne Shqiperi??!! A eshte ndonje kusht perunjesie fakti se te krishteret jane ne minorance??!! A eshte kusht turpesie fakti se musliamnet shqiptare dhe ata serbo-boshnjake jane pakice ne Evrope??!! A eshte provokim i vazhdueshem permedja papushim se te krishteret qenkan pakice ne Shqiperi??!!
    A duhet te mendojme se ai qe shikon provokime gjithandej, ndoshta eshte ai vete provokator??!!

    Papa qe i don kaq shume shqiptaret pse nuk e ka njohur akoma shtetin e Kosoves? Apo mban anen e vellezerve te tyre serb te krishtere?
    Po te diskutojme me mendesine fisnore qe akoma karakterizon Islamin, do te mendonim se Vatikani nuk njeh Kosoven pasi mban anen e vellezerve "serbe e greke"!!! Nga kjo logjike prej fshatari te panxene, rreshqasin jashte jorganit pyetjet : "pse Vatikani ka njohur Shqiperine perderisa mban anen e serbeve??!!!", "perse Bosnjen??!!"!!
    !!!
    Papa na" dashka" fort shqiptaret!!! Logjike feminore.....
    Ne shqiptaret e kemi zakon te kenaqemi me cilindo qe na vjen e na viziton se ne shqiptaret na duan dhe adhurojne te gjithe kombet e botes. Keshtu ja kemi mbushur mendjen gjithmone vetes kur na kane vizituar vellezerit rus, kinez, amerikan e se fundmi shteti i 1000 skandaleve vatikani.
    Ky eshte mendimi yt e ndoshta edhe ndonje muslimani tjeter, ndersa ai i imi eshte se ne shqiptaret jemi te etur t'i tregojme botes se nuk jemi me nje province e humbur osmane qe perdorej si monedhe shkembimi midis fuqive te kohes, thjesht e mbetur si shprehje gjeografike, por se jemi populli qe i ka dhene botes Leken e Madh, Gjergj Kastriotin e Nene Terezen, pjese e familjes se pjese se civilizuar e demokratike te botes!! Ceshtje kendveshtrimi.....
    Jarigas

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •