Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 60
  1. #11
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Nese nuk ju pelqen dicka nga tema do ju lutesha te ishit me specifik ne ate qe sipas mendimit tuaj eshte e egzagjeruar apo shpifje. Nuk mendoj se tregohet nivel diskutimi duke u mjaftuar thjeshte qe tema eshte provokim , urrejtje apo shpifje. Do ju lutesha te ishit me konkret. Ju faleminderit!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #12
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga gLvlorë Lexo Postimin
    Bashkjetesa fetare eshte fakt dhe duhet respektuar e mos te perdhoset duke bere citime te tilla.

    Toleranca? Fatos Lubonja: Papa është keqinformuar.

    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #13
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Martirë pa varr, por me fotografi të varura në bulevard

    Emri:  Martiret.jpg

Shikime: 509

Madhësia:  40.9 KB

    Gjergj Erebara

    Papa Françesk është një papë shumë simpatik me shqetësimet e tij për problemet e kohës sonë si dhe me gadishmërinë për të thyer tabu të çelikta të kishës si problemet e komunitetit LGBT. Ai po viziton Shqipërinë, dukshëm për të dhënë një mesazh të rëndësishëm mbështetjeje për ne të gjithë, në rrugën drejt Bashkimit Europian. Megjithatë, ia vlen të përmblidhen dy tre shqetësime të krijuara nga kjo vizitë, sido që, shqetësimet, ngjajnë shumë periferike në krahasim me vetë ngjarjen e vizitës.

    Shqetësimet vijnë nga mënyra se si autoritetet Shqiptare po e presin, te një farë hipokrizie e dukshme e elitës politike, te kritikat e ekstremit të majtë ndaj papës si subjekt sulmi në tërësi dhe jo ndaj Papës Françesk në veçanti, te shqetësimet se shteti shqiptar po bëhet papritur “më katolik se vetë papa”, siç thotë shprehja popullore.

    Shqetësimi i parë për t’u renditur është varja përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit të portreteve të 40 klerikëve të vrarë gjatë regjimit komunist. Ata janë në një listë të Vatikanit dhe konsiderohen si kandidatë për t’u shpallur martirë. Në rast se shpallen martirë, ata mund të bëhen kandidatë për shenjtorë. Duke qenë se janë martirë, ata nuk kanë nevojë të kryejnë mrekulli pas vdekjes që të shpallen shenjtorë, siç është rasti i Nënë Terezës.

    Për popullatën katolike, kjo është një çështje shumë e rëndësishme, aq e rëndësishme sa të tjerët mund ta kenë të vështirë ta kuptojnë. Mes portreteve të varura në bulevard ka një numër të konsiderueshëm shkrimtarësh të jashtëzakonshëm, emrat e të cilëve ne pothuajse nuk i njohim fare për shkak se 25 vjet pas rënies së komunizmit, rrallë shfaqen nëpër librat e letërsisë së shkollave. Ata kanë shkruar në gegnisht, një gjuhë që vijon të konsiderohet si thuajse mëkat nga shoqëria shqiptare nëse përdoret. Dhe kjo është për të ardhur keq. Sot gjuha në të cilën ata kanë shkruar është një specie në zhdukje, por shumë pak i kanë rënë ziles së alarmit për këtë humbje.

    Problemi është se qeveria jonë, me varjen e fotografive të tyre në bulevard me rastin e vizitës, duket sikur po mburret para Papës Françesk me numrin e priftërinjve katolikë të vrarë nga komunizmi, jo me vlerat e tyre si klerikë, si njerëz, si shkrimtarë, si dijetarë apo si politikanë.

    Duket sikur Enver Hoxha na paska bërë nder që i vrau ata të gjithë sepse po të mos ishte Enver Hoxha, nuk do të kishim çfarë të varnim në Bulevard për t’ia treguar Papës dhe as listë priftërinjsh kandidatë për martirizim në Vatikan. Disa prej atyre figurave meritojnë të ekspozohen përgjatë të gjithë vitit si figura të rëndësishme kombëtare dhe jo vetwm me rastin e vizitës sw papës.

    Problemi tjetër është që qeveria, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama të vetërrëfyer si katolik, është kujtuar për këta njerëz vetëm me rastin e vizitës së Papës. Disa prej portreteve të njerëzve të varur në bulevard janë sot e të gjithë ditën pa varr. Qeveritë shqiptare, përfshirë edhe këtë aktualen, nuk kanë bërë asgjë për t’i gjetur eshtrat e tyre. Gjetja e eshtrave ka qenë një procedurë tepër bezdisëse. Ndryshe nga varja e fotografive. Ajo është më kollaj.

    Vetë procedura e varjes dhe gjërat e shkruara mbi fotografi hanë vend për debat. Ndoshta do të qe më mirë që fotot e tyre të paraqiteshin në stenda në vend që të vareshin në banderola dhe që shënimet mbi fotografitë të përqendroheshin në atë se çfarë qenë këto njerëz dhe jo se si vdiqën.

    Françeskanët e varur në bulevard kanë qenë para së gjithash shkrimtarë. Ata kanë kaluar disa filtra dhe një nga kriteret është që martirizimi i tyre duhej të ketë ndodhur për arsye të fesë. Por mes priftërinjve katolikë të ekzekutuar kishte edhe të tjerë, politikanë përpos të qenit shkrimtarë, si At Anton Harapi, të cilët nuk janë në listë, për shkak se vdekja e tyre duket se ka ardhur si pasojë e veprimtarisë politike dhe jo si pasojë e veprimtarisë fetare. Si regjent në kohën pushtimit gjerman ai qe bashkëpunëtor i Nazi-Fashizmit. E vërteta duhet të jepet e plotë. Vlera fetare e Françeskanëve mundet të jetë më e madhe te të dyzetët e kandiduar për martirizim. Por për shoqërinë, është më e gjerë se sa kaq.

    Fakti tjetër është që qeveria do të bëjë mirë të ndihmojë në varjen e këtyre figurave nëpër librat e shkollave, në librat e historisë apo ato të letërsisë si dhe gjuhës së tyre, gegnishten, në mënyrë që gjenerata tjetër e shqiptarëve ta dinë se ekziston gjysma tjetër e vendit dhe gjysma tjetër e letërsisë dhe kulturës shqipe të zhvilluar jashtë kornizave zyrtare. Do të qe shumë mirë që të varurit në bulevard t’i shërbejnë vendit për çfarë kanë bërë dhe jo për atë se si vdiqën. Kjo duhet të jetë edhe një farë ndjese publike dhe zyrtare për të shkuarën, një pastrim i brendshëm pa të cilin Shqipëria vështirë se mund të ndërtojë një shoqëri normale dhe paqësore.

    Dhe këtu mbërrijmë te fjalët e Papës Françesk, i cili tha se do ta vizitojë Shqipërinë për shkak se ka vuajtur në komunizëm. Bashkë me dyzet priftërinjtë e kandiduar për martirë kanë vdekur edhe mijëra shqiptarë të tjerë, fotot e të cilëve nuk janë varur në bulevard. Kur flasim për viktima, një shkrimtar, prift martir apo jo, nuk mundet dhe nuk duhet të jetë më i rëndësishëm se sa njeriu më i panjohur që ka pasur të njëjtin fat. Por duke u përqendruar nxitimthi mbi vuajtjet e komunizmit vetëm për hatër të vizitës së Papës Françesk, ne po bëjmë asgjë më shumë se sa atë që bëri Shqipëria komuniste në krah të kundërt, një hierarki vdekjeje e neveritshme.

    Kam përshtypjen se shumë prej njerëzve të varur në bulevard do t’i mbetej hatri të konsideroheshin veçantë nga mijëra të tjerët që patën të njëjtin fat, vetëm për faktin se ata qenë priftërinj dhe në masë të gjerë, intelektualë.

    Vizita e Papës Françesk po kthehet në një moment reflektimi për shoqërinë shqiptare. Do të qe mirë që ky reflektim të mos mbarojë mbrëmjen e së dielës bashkë me largimin e Papës.

    G. Shqip
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #14
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nese nuk ju pelqen dicka nga tema do ju lutesha te ishit me specifik ne ate qe sipas mendimit tuaj eshte e egzagjeruar apo shpifje. Nuk mendoj se tregohet nivel diskutimi duke u mjaftuar thjeshte qe tema eshte provokim , urrejtje apo shpifje. Do ju lutesha te ishit me konkret. Ju faleminderit!
    Nese nuk eshte provokim atehere eshte nje ofendim per te gjithe te krishteret . Ne Shqiperine tone ka pothuaj me shume martesa mes myslymaneve dhe te krishtereve sa ne asnje vend tjeter te botes ne perkatesi popullate.

    Te pakten ne kete eveniment kaq te rendesishem, sa ardhja e Papes ne vendin tone, kisha tentuar te pretendoja se s'do kishim percmime te tilla ne forum.

    Ju pershendes me kete poezi te Naim Frasherit qe s'ishte as Katolik as Ortodoks por edhe po te kish qene do ta donim po njesoj te gjithe ne te Krishteret si edhe ju Myslymanet, per Naimin qe ishte

    NAIM FRASHËRI
    Gjithë ç’jemi shqipëtarë,
    Jemi një fis e një farë,
    Kemi të tërë një shpresë,
    Një gjak, një gjuhë, një besë,
    Besë kemi perëndinë
    Dhe ligje vëllazërinë,
    Jemi gjithë shqipëtarë,
    S’jemi të çar’ e të ndarë,
    Jemi shtëpi e fëmijë,
    At’ e mëm’ e bir e bijë.
    Mëmë kemi Shqipërinë
    Edhe motër urtësinë,
    Kemi ndihmës trimërinë,
    Mëm’ e atë perëndinë,
    Se asaj i prumë besë,
    Të gjith’ atje kemi pjesë.
    What goes around---comes around

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Sorkadhe_Kelcyre për postimin:

    WesternBlot (21-09-2014)

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Në këto ditët e fundit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ka marrë një pamje të kobshme.
    Nese pastrimin e Tiranes per nje dite te bekuar e quan te kobshme, imagjinoje ne nje dite te zakonshme.

    Qeveria katolike e Edi Ramës.
    Ed Rama eshte ortodoks (rumun) dhe jo katolik.

    Ka varur në bulevardin Dëshmorët e Kombit fotot e disa njerëzish të vdekur...
    Sigurisht qe nuk jane me ne kete jete, perndryshe do ishin duke i puthur doren papes si katolike te devotshem.

    Të vdekurit, fytyrat dhe kokat e deformuara të të cilëve të gërdisin sa për nga shëmtia aq edhe nga deformimi, nuk kanë lidhje me Dëshmorët e Kombit.
    Jane shemtuar nga torturat e diktatures dhe le t'ju kerkojme falje. Nuk gjykohet robi nga bukuria!

    Term i cili i dedikohet atyre mijëra shqiptarësh që ranë heronj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftuan për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë.
    Akoma beson se kane vdekur 28000 dehsmore???!!! Akoma nuk i dalloni dot martiret e vertete nga "deshmoret" e LANC-it?

    Posterat që qeveria katolike e Edi Ramës ka varur në bulevardin kryesor të Tiranës, janë foto të anti-heronjve apo më saktë armiqve të Shqipërisë.
    Jane martire dhe heronj i beri populli. Keta nuk firmosen dekorata dhe flete nderi para se te jipnin jeten.

    Të 40 "martirët" që sot qëndrojnë varë në bulevardin kryesor të Tiranës janë disa njerëz që disa dekada më parë e urrenin Shqipërinë dhe ishin agjentë të Vatikanit, Italisë fashiste, Gjermanisë naziste dhe Serbisë.
    Ky nga gjeografia eshte tap. Vatikani eshte shtet me vete...italia, gjermania, serbia jane shtete me vete.

    Arsyeja pse Kisha Katolike dhe këshilltarët e Edi Ramës i kanë zgjedhur dhe po i ekspozojnë këta të vdekur me rastin e ardhjes së Papës në Tiranë është se personat në fjalë luftuan për Katoliçizmin, Italinë, Serbinë etj kundër Shqipërisë,
    Arsyeja e vertete eshte se keta u bene martire te katolocizmit, pra mbrojten fene nga maskarenjte. Te jesh prift domethene qe urdherat i merr nga Vatikani, pra ura qe lidh zotin me njeriun.

    Por në ditën e sotme kur Shqipëria udhëhiqet nga një klikë e korruptuar të krishterësh fondamentalistë me në krye kryeministrin Rama, koha ka ardhur që antiheroi të shpallet hero, krimineli të deklarohet martir, dhe Papa që nuk ka birësuar kurrë fëmijë, të quhet "Atë".
    Atehere shaj, ofendo dhe sulmo ate qe eshte ne krye dhe jo martiret e vertete, do apo s'do Ed Rama e kompani.

    Po ndërsa Papa e ka për detyrë që të gënjejë dhe shesë veten si të dërguarin e Jezu Krishtit, apo të thotë që Zoti është i përbërë nga tre vetë, apo se ai është Pontifexi Maximus i Kishës Katolike të Romës, një institucioni fetar që u ngrit mbi krime, gënjeshtra dhe intrigat e pushtetit të Romës mesjetare, pretendimi i tij se në Shqipëri ka bashkëjetesë paqësore fetare është po aq i pavërtetë sa ç'është i pavërtetë edhe pretendimi i Kishës se Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall më pas për të falur mëkatet tona.
    E ke parasysh fjalen SHTET? Perbehet nga ekonomia, sigurimi, populli. E ke parasysh fjalen zog? Perbehet nga koka, trupi e krahet. E ke parasysh fjalen Zot? Perbehet nga Ati, Biri e Shpirti i Shenjte...Pra eshte nje e tere dhe s'mund t'i ndash dot. Po s'e kuptove lexo e mos shpif.

    Kokat e hoxhallarëve që sot dergjen në burgjet e Tiranës dhe Prishtinës, dhe kokat e priftërijve të vdekur katolikë që varen e adhurohen nga katolikët në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, tregojnë se deri ku ka arritur niveli i bashkekzistencës fetare sot në mesin e shqiptarëve.
    Me nje lule (apo 12) nuk vjen behari. Rrojme ne nje nivel te larte bashkekzistence, por tipa si ky shpifesi nuk e kuptojne dhe jane pikerisht keta qe pengojne kete bashkekzistence.

    Sa per te tjerat njesoj si keto me larte jane humbje kohe. Populli shqiptar e tregoi mikpritjen e tij, jo si ne kohen e xhaxhit qe duhej te dilnin me force, por me deshiren e tyre. Mbase e mohoni edhe kete si gjithe te tjerat...

    p.s. sa per informim: ishim ne qe i beme ftesen papes, dhe ky fal zotit e pranoi nder mijera ftesa te tjera gje qe tregon vemendjen dhe dashurine e tij per vendin tone, te pelqen apo nuk te pelqen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Elian70 : 21-09-2014 më 11:05
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  7. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    ....SOT POPULLI ARBEROR E THA FJALEN E VET.i BASHKUAR SI ASNJEHERE ME PAR,MREKULLISHT E PRITEN PAPEN.U BINDA SOT PLOTESISHT(MEGJITHESE ASNJEHERE I LEKUNDUR)SE PASARDHESIT E GJERGJ KASTRIOTIT,E TE LEKE DUKAGJINIT,JANE SHUMICE NE TOKEN ARBERORE...
    ...E SA PER kete plehun_turkoarabin jazegjiu,e perseris qe perveq nje plehu arab nuk eshte gje tjeter.

  8. #17

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga Sorkadhe_Kelcyre Lexo Postimin
    Shkrimi eshte skandalisht provokues..



    Papa miresetevije dhe ta presim me maksimumin e virtutit mikprites shqiptar..

    angmokio, me gjith respekin qe kam per ty si anetar dhe moderator, jam krejtesisht kundra shkrimit qe ke sjelle.

    [B]"And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"[/B]- gjithmone me ka pelqyer firma jote.. Por shkrimi me lart eshte kaq ne mosperputhje me te..
    Habitesh ti me shkrimet e Olsi Jazexhiut qe eshte nje turkoshak e antishqiptar? Ja njohim mire surratin atij palacoje.

  9. #18
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Habitesh ti me shkrimet e Olsi Jazexhiut qe eshte nje turkoshak e antishqiptar? Ja njohim mire surratin atij palacoje.
    Me shume isha kurnder sjelljes ne forum te artikullit te Jazexhiut sesa me artikullin vete
    What goes around---comes around

  10. #19
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Papa dhe kokat e prera që varen mbi të.

    Gabim postimi , nuk ja vlen per postuar ketu , qenka nenforumi i fese qe pren koka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 21-09-2014 më 15:16
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  11. #20
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Kritike e shkurter Olsi Jazegji mbi reagimin perçudnues mbi viziten e Papes

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Papa dhe kokat e prera që varen mbi të

    Olsi Jazexhi

    1.
    Në këto ditët e fundit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ka marrë një pamje të kobshme. Qeveria katolike e Edi Ramës ka varur në bulevardin Dëshmorët e Kombit fotot e disa njerëzish të vdekur. Të vdekurit, fytyrat dhe kokat e deformuara të të cilëve të gërdisin sa për nga shëmtia aq edhe nga deformimi, nuk kanë lidhje me Dëshmorët e Kombit, term i cili i dedikohet atyre mijëra shqiptarësh që ranë heronj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe luftuan për të çliruar Shqipërinë nga pushtuesit nazi-fashistë. Posterat që qeveria katolike e Edi Ramës ka varur në bulevardin kryesor të Tiranës, janë foto të anti-heronjve apo më saktë armiqve të Shqipërisë. Të 40 "martirët" që sot qëndrojnë varë në bulevardin kryesor të Tiranës janë disa njerëz që disa dekada më parë e urrenin Shqipërinë dhe ishin agjentë të Vatikanit, Italisë fashiste, Gjermanisë naziste dhe Serbisë. Arsyeja pse Kisha Katolike dhe këshilltarët e Edi Ramës i kanë zgjedhur dhe po i ekspozojnë këta të vdekur me rastin e ardhjes së Papës në Tiranë është se personat në fjalë luftuan për Katoliçizmin, Italinë, Serbinë etj kundër Shqipërisë, një vendi që në ato kohë udhëhiqej nga muslimanët shqiptarë që përbënin shumicën e popullsisë. Por në ditën e sotme kur Shqipëria udhëhiqet nga një klikë e korruptuar të krishterësh fondamentalistë me në krye kryeministrin Rama, koha ka ardhur që antiheroi të shpallet hero, krimineli të deklarohet martir, dhe Papa që nuk ka birësuar kurrë fëmijë, të quhet "Atë".
    Pamje te kobshme?! Pamje te kobshme po bejne disa myslimane shqiptare ne Lindjen e Mesme duke prere te mitur ne fyt. Keto s'jane pamje te kobshme, por keta ishin te krishtere qe shihnin rrezikun qe po kaplonte atebote Shqiperine kur ideologjia komuniste me baze ne ateizem vrau e internoi me mijera shqiptare. Gjate Luftes se Dyte Boterore ishin po te krishteret qe i priten fashistet me pushke e plumba, jane argumentet.
    Keta luftuan per Serbine aq sa Adem Jashari luftoi per Serbine. Nese ty te duket se Adem Jashari luftoi per Serbine atehere ti qenke troll, trullan dhe avatar. Shqiperia udhehiqet nga shqiptaret e te gjitha besimeve, ke deputete te krishtere, myslimane dhe ateiste e sekulariste. Papa quhet 'Ate' megjithese nuk ka biresuar femije?! Logjika jote vret qelizat e trurit me shpejt se pirja e 20 litrave alkool.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Si për ironi dhe arrogancë ndaj muslimanëve dhe ortodoksëve të Shqipërisë në mesin e "lugetërve" që Edi Rama dhe Kisha Katolike ka zgjedhur të "reklamojë" gjatë vizitës së Papës në Tiranë si "martirë", janë edhe një prift ortodoks i cili tradhëtoi ortodoksinë dhe u bë katolik, Papas Josif Papamihali, dhe një katundar musliman nga Shkodra, Qerim Sadiku, që tradhëtoi Islamin dhe u konvertua në katolik e u bë pjesëtar i një organizate fashiste të udhëhequr nga Mark Çuni që kundërshtonte çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Lista e "martirëve" që qeveria e Edi Ramës dhe këshilltarët e tij katolikë kanë varur në bulevardin kryesor të Tiranën përfshijnë edhe njerëz të akuzuar për vrasje, sikur murgesha Maria Tuci që organizoi vrasjen e Bardhok Bibës, apo edhe agjentë jugosllav dhe bashkëpunëtorë të shovinistit katolik Dom Loro Caka, Dom Gjon Gazulli, të cilin mbret Ahmet Zogu e vari në 2 janar 1927 për tradhëti ndaj Shqipërisë.
    Lugeter?! Keta jane martire te kombit dhe te besimit ne Zot. Ta tradheton Islamin po si sta tradheton, kur sheh koka te prera jo qe ta tradheton por ta tradheton qe cke me te. Ta tradheton gjer e gjate, nate e dite, 7 dite ne jave e 31 ne muaj, ta tradheton 365 dite brenda vitit. Ofroji argumentat e jo me fjale koti, se thone te mocmit se fjalet i merr era...

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    2.
    Pak ditë përpara ardhjes në Shqipëri, Papa deklaroi përpara mediave se po shkon ta vizitoj Shqipërinë pasi ajo është një "vend që ka vuajtur nga një regjim i tmerrshëm ateist" dhe se tani "po përjeton një proces pozitiv e paqësor të bashkëjetesës fetare." Deklarata e Papës e cila e tregon Shqipërinë si një vend që po përjeton një proçes pozitiv dhe paqësor bashkëjetese fetare, është ndoshta rrena më e madhe që Papa po artikulon përpara vizitës së tij në Shqipëri, përpos rrenës apo më saktë pretendimit që Papa i Romës ka, se ai është një Pontifex Maximus apo Urëtari më i Lartë që lidh njerëzinë me Perëndinë.
    Kjo eshte feja katolike. Uretari qe na lidh me Perendine eshte Jezus Krishti, asnje besimtari ne Zot nuk i nevojitet as Papa e ndonje fe tjeter.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Po ndërsa Papa e ka për detyrë që të gënjejë dhe shesë veten si të dërguarin e Jezu Krishtit, apo të thotë që Zoti është i përbërë nga tre vetë, apo se ai është Pontifexi Maximus i Kishës Katolike të Romës, një institucioni fetar që u ngrit mbi krime, gënjeshtra dhe intrigat e pushtetit të Romës mesjetare, pretendimi i tij se në Shqipëri ka bashkëjetesë paqësore fetare është po aq i pavërtetë sa ç'është i pavërtetë edhe pretendimi i Kishës se Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall më pas për të falur mëkatet tona.
    Triniteti, hyjnesia e Jezusit dhe pretendimi se u Ringjall i ke ne shkrimet e profeteve, ne Bibel. Papa nuk ka nevoje 'te genjeje' se Jezusi u Ringjall, pretendimin se Jezusi u Ringjall e ben vet Bibla dhe apostujt e Tij, te cilet madje dhane jeten duke deklaruar kete. Secili i krishter e beson kete dhe nuk ka argument te forte qe ju si myslimane dhe ateiste qe mund ta hudhni poshte kete.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Rrena e Papës së në Shqipëri ka bashkëjetesë fetare paqësore mund të shihet fare qartë nëse dikush në këto momente viziton burgjet e Shqipërisë. Në këto momente, në burgjet e Tiranës dergjen një dyzinë me hoxhallarë e besimtarë muslimanë shqiptar të cilët akuzohen për terroristë. Organizatat perëndimore e vendore të spiunazhit që operojnë në Tiranë kanë lista të gjata me muslimanë që i survejojnë dhe i përndjekin. Qeveria kristjane e Edi Ramës, muslimanët shqiptarë i përgjon, arreston dhe skedon sikur të jenë kriminelë dhe komuniteti i muslimanëve të Shqipërisë sot jeton në gjendje frike dhe terrori. Ndërsa kryeministri Rama e ka kthyer gjithë Tiranën në një Kishë gjigande me flamuj dhe ikona të kuislingëve katolikë të shekullit të kaluar, dhe qyteti është mbushur me kisha katolike dhe ortodokse, muslimanët refuzohen prej sa e sa vitesh që të ndërtojnë një xhami të madhe në kryeqytet. A e kupton Papa këtë bashkëjetesë vallë? Apo ndoshta gjërat i duken mirë, siç i duket mirë edhe miti i trinitetit katolik i cili ndërsa pretendon se Zoti është një, na thotë që Zoti përbëhet nga vetë - Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë? Monteskjeu, iluministi i madh francez kishte të drejtë kur na thoshte në Letrat Persiane 300 vite më parë, që Papa është një rrufjan e magjistar i madh që i bën mbretërit të besojnë se 1 dhe 1 dhe 1 nuk bëjnë 3, por 1.
    Ne Shqiperi e Kosove nuk ka tolerance fetare, me kete pajtohem me ty i nderuar. Ne Shqiperi e Kosove ka indiference fetare te madhe ne masen 98%. Burgjet e Shqiperise e te Kosoves do te mbusheshin edhe me shume me ndjekjen e mesimeve Islame te cilat nxisin ne dhune e terrorizem sic po e shohim per cdo dite ne lajme. Ndoshta i survejojne dhe i perndjekin sepse ndihmojne ne rekrutimin e shqiptareve per t'i derguar mish per top ne grupet terroriste ekstreme islamike si ISIS, AL Qaeda dhe Al Nusra. Cudi ti ne Shqiperi nuk paskeni televizor sic duket. Ende ne kohen e Ali Bungut po jetojshe. Xhami do te ndertohet por shqiptaret para tempujve te medhenje te feve ka nevoje me shume per punesim dhe per luftimin e varferise, perparimin e shtetit, arritjen e standardeve evropiane etj. Te u flasesh myslimaneve si ti per Trinitetin eshte sikur te i flasesh budisteve te shek. 10 per fluturimin ne hene.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Megjithatë, Papa ka gjysëm të drejtë. Në Shqipëri ka bashkëjetesë fetare. Por kjo bashkëjetesë mbahet me dhunë nga një kryeministër katolik i cili e sundon një popull me shumicë muslimane pasi ka në krah ambasadat e krishtera që e mbështesin atë, dhe padyshim edhe xhelatë e hafije të shumtë që përndjekin e burgosin pasuesit e Muhamedit ditë e natë. Bashkëjetesë është edhe kjo. Apo jo, o i madhi Papë?
    Njehere the se Papa ka ska te drejte, pastaj the ka gjysem te drejte dhe pastaj ka te drejte. Ke evoluar nga majmuni ti me sa duket sepse nuk ke tru me shume se ai. Ambasada te krishtera?! Lol ti pernime qenke trrrrroll.
    Per cfare shumice ore po na flet, per myslimane qe 2 festa myslimane i mbajne brenda vitit. 2 dite ne vit jane myslimane?! Na hoqe trurin ore kastravec.
    Keta burgosen sepse ndjekin mesimet e Muhamedit, Kuranit e Haditheve per dhune dhe ekstremizem. Shiko vendet perendimore, burgjet e tyre jane te mbushur me pasues te Muhamedit. E pse, sdi sa ke tru qe ta kuptosh?! Varet sa ke tru qe ta kuptosh.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    3.
    Intoleranca fetare në mesin e shqiptarëve është më llahtaritëse në Kosovë. Në këto momente që po bëhet ky shkrim, në burgjet e Kosovës dergjen dhjetra muslimanë kosovarë. Triniteti laik-katolik i Atifete Jahjagës, Enver Hoxhajt dhe Hashim Thaçit që sot sundon Prishtinën me bekimin e NATO-s apo KFOR-it, ka shprehur në vazhdimësi, me deklarata apo edhe me vepra se kërkon që ta zhdukë Islamin nga Kosova dhe konvertojë kosovarët me dhunë apo më saktë, siç thotë ministri i jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj - ti konvertojë "me inxhinieri sociale" - për në katolikë (apo evropjanë). Vikarët dhe drejtuesit më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, të cilët gëzojnë mbështetjen maksimale të lidershipit kosovar dhe ambasadave të krishtera të Prishtinës, kanë deklaruar në mënyrë të hapur në media që kanë plane ogurzeza për konvertimin masiv të kosovarëve nga Islami për në Katoliçizëm. Në dhjetor 2013 vikari i Kishës Katolike në Kosovë, Dom Lush Gjergji i deklaroi gazetës Illyria në Amerikë se Kisha ka “caktuar enkas një prift dhe ka ndërtuar disa kisha dhe qendra” për të konvertuar muslimanët për në katolikë.
    Skam c'tju bej, vet keni kerkuar, ndiqni more Islamin nese deshironi te bombardoheni sikur ne Siri e Irak, krejt neper burgje do te hini. Ndiqeni ndiqeni keni me u djege keq.
    Shqiptareve u ka hije besimi krishter, as katolicizmi, as islami e as ortodoksia e ateizmi. Islami do te zhduket nga Kosova, por dalengadale kur shqiptaret do ta kuptojne rrezikun nga kjo fe vet do te largohen nga feja Islame, hiq pa asnje nderhyrje nga te tjeret. Islami do te zhduket nga morali, etika e nderi i shqiptareve, sepse cka lejon Islami etika, nderi, tradita e morali i shqiptarit e ndalon.
    Cfaredo feje qe e pranon cdo shqiptar ajo eshte e drejte e tij. Pse edhe budist po te behet nje shqiptar ajo eshte e drejta e tij. Shume shqiptarë e shqiptare eshte e vertete se jane bere katolike.
    Konvertim masiv me NJE prift?! Lol. Ore zoteri a te tregova se keta nuk jane myslimane sepse s'mund te jesh mysliman 2 dite brenda vitit?! Me afer me Islamin jam une sesa shumica e shqiptareve myslimane.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Paralel me konvertimin e muslimanëve për në katolikë, lidershipi kosovar me politika konkrete ka dëshmuar se është në luftë me popullin e tij dhe fenë e tyre, Islamin. Kjo luftë që u zyrtarizua në vitin 2008 kur i krishteri Marti Ahtisari i imponoi kosovarëve Kushtetuën Laike e cila përjashtoi me dhunë Islamin nga çdo aspekt i jetës në vend, rezultatet po i jep tani. Sot, gjashtë vite më pas ne po e shohim sesi po implementohet Kushtetuta e Kosovës "on the ground" në Kosovë. Gratë me shami po përndiqen, mjekroshat arrestohen, xhamitë dhunohen dhe vendi kudo e ngado po katoliçizohet. Kosovarët që bëjnë hajgare me mitet e krishtërimit, sikur Skënderbeu apo Nënë Tereza burgosen, dhe çdo aktivitet i tyre civil përndiqet.
    Islami u vetperjashtua, sepse sic ta thashe edhe me pare se me zbulimin e Islamit te vertete i cili nxit ne dhune e terrorizem shtetet tona e perjashtuan Islamin.
    Nene Tereza e Skenderbeu mite te krishterimit?! Me kete do te te bejme kandidat per cmimin: Troll of the year 2014.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Arrestimet që u bënë në Kosovë në 17 shtator 2014 ku repartet antiterroriste kosovare arrestuan 12 ulematë më të famshëm të Kosovës me në krye, "Papën e Islamit kosovar" Imam Shefqet Krasniqin dhe liderin e Partisë Lëvizja Islame Bashkohu, veteranin e luftës së Kosovës Fuad Ramiqin, tregojnë që Kosova sot është kthyer në një diktaturë laik-katolike, ku bashkëjetesa fetare ka marrë fund. Diktatura e sotme fetare-politike në Kosovë ka tendenca të bëhet edhe më e egër dhe e frikshme sesa diktatura argjentinase e Jorge Rafael Videlas, me të cilën Papë Bergolio bashkëpunoi vite më parë. Papë Françesku qëndron i akuzuar në Argjentinë se ka bashkëpunuar me "Batallón de Inteligencia 601" apo me SHIK-un argjentinas dhe se ka qenë bashkëfajtor në rrëmbimin dhe torturimin e priftërijve Orlando Yorio dhe Franz Jalics. Po në rastin e rrëmbimit të ulemave kosovarë a ka gisht Papa apo vetëm lidershipi i Kosovës që i serviloset atij?
    Jo more dil edhe ti u bej thirrje shqiptareve qe te behen pjese e grupeve terroriste shiko si ke me shku ne burg. Andaj eshte mire qe njerez si ti te dergjen ne burgje, sepse vertete e meritoni.
    Shpresoj te mos vije koha te ju qerojne me pushke shqiptaret sikur qe bejne egjiptianet me tipa si ju. A e bejne kete se Papa u thote apo e bejne qe vendi i tyre te mos behet Siri?!

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    4.
    Në Dhiatën e Re, librin të cilin Papë Françesku i predikon të krishterëve si mësim të Perëndisë (dhe prej të cilit mbahet në punë si Papë), të krishterët kanë një histori mbi mbretin Herod. Herod Antipa që ishte një mbret romak, kishte marrë për nuse gruan e vëllait të tij e cila quhej Herodiada. Gjon Pagëzori, i cili ishte profet i Zoti që paralajmëronte ardhjen e Krishtit, e kishte kritikuar mbretin për martesën që kishte bërë. Historia biblike tregon se kjo kritikë e kishte acaruar marrëdhënien e mbretit me Gjon Pagëzorin deri në atë masë saqë një ditë vajza e Herodiadës, i kërkoi Herodit "kokën e Gjon Pagëzorit." Herodi që donte ti bënte qejfin vajzës së dashnores së tij, ia preu kokën Gjonit dhe ja dha vajzës së gruas së tij në tepsi.
    Dhe cka ?! Cfare ka te beje arrestimi i disa ekstremisteve me Gjon Pagezorin i cili permendet ne Bibel. Troll eja na lidh keto arrestime me lufterat e Napoleon Bonapartes?!

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Arresimi i 12 ulemave të Kosovës që ndodhi këtë 17 shtator 2014, katër ditë përpara ardhjes së Papës në Shqipëri duket sikur i ngjan shumë historisë biblike të Herod Antipës dhe Gjon Pagëzorit. Siç edhe Mahmut Halimi, avokati i imam Enis Ramës tregoi në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës në 17 shtator 2014, arrestimi i 12 ulemave nga qeveria e Kosovës nuk është bërë pse ata janë fajtor për ndonjë krim, por për ti bërë qejfin Papës. Lidershipi kosovar duket se 12 ulematë e Kosovës i bëri kurban veç për Papën. Pasi u refuzua nga Vatikani filoserb që t'a presë Papën në Tiranë, triniteti Hoxhaj, Jahjaga dhe Thaçi si duket ka dashur të kopjojë Edi Ramën i cili përveç se e ka mbushur Tiranën me postera kuislingësh të vdekur katolikë, i ka mbushur edhe burgjet me hoxhallarë e besimtarë. Dhe duke dashur të luaj Herod Antipën regjimi i Hashim Thaçit dhe Atifete Jahjagës ka menduar se duke arrestuar 12 ulema dhe dhjetra besimtarë të Islamit, jo vetëm që do gëzonin ambasadoren islamofobe amerikane në Prishtinë, por në të njëjtën kohë do i ofronin edhe Papës koka hoxhallarësh në tepsi sikur Herod Antipa bëri me Gjon Pagëzorin.
    Per t'ia bere qejfin Papes a?! Moc mole. Kurban per Papen a? Pse spo me arrestojne mua si Kurban per Papen po interesant gjithmone hoxhallaret qe bejne thirrje per terrorizem e ekstremizem po i arrestojne?!
    Atifete Jahjaga i ka arrestuar, jo more Atifetja nuk eshte me police por presidente.
    Herod Antipa e vrau Gjon Pagezorin sepse ai kritikoi ate per nje gjest amoral, hoxhallaret u arrestuan poashtu per veprime amorale, anti kombetare, anti shqiptare e anti fetare.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    5.
    Kokat e hoxhallarëve që sot dergjen në burgjet e Tiranës dhe Prishtinës, dhe kokat e priftërijve të vdekur katolikë që varen e adhurohen nga katolikët në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, tregojnë se deri ku ka arritur niveli i bashkekzistencës fetare sot në mesin e shqiptarëve. Ndërsa nesër në sheshin kryesor të Tiranës, mijëra katolikë me në krye priftërijtë e tyre, kryeministrin Edi Rama dhe stafin e tij katolik do ta marrin pjesë në ceremoninë fetare të drejtuar nga Papa dhe do brohorasin për triumfin e Katoliçizmit mbi Islamin dhe Ortodoksinë, disa qindra familje besimtarësh muslimanë shqiptarë do të vajtojnë për të afërmit e tyre që dergjen në burgje. Fëmijët e ulemave dhe besimtarëve muslimanë që Edi Rama dhe Hashim Thaçi mbajnë në burgje, do të qajnë për prindërit e tyre, të cilët qëndrojnë të burgosur sikur Gjon Pagëzori kur e arrestoi Herod Antipa. Sëbashku me ata, disa miliona taksapagues muslimanë shqiptarë që jetojnë në të dy anët e kufirit, do të shohin Papën dhe Edi Ramën me zagarët e tij që do të flasin për bashkëjetesën, për Krishtin që ndihmonte të varfërit, për Nënë Terezën që ushqente harixhanët e Indisë dhe për mbretërinë e Jezu Krishtit, të cilën Papa gënjen e thotë se do të vijë shpejt. Ditën e djelë, vikarët dhe kryeministri i Shqipërisë do të bëjnë festë me taksat që muslimanët shqiptarë i paguajnë sundimtarëve të tyre katolikë. Dhe sundimtarët do u bëjnë thirrje që ta lënë Islamin dhe bëhen katolikë në mënyrë që të hyjnë në xhenetin e Papës, i cili quhet Evropë.
    Kurgje sjan arrestuar sa do te arrestohen. Ky eshte vetem fillimi pasi shqiptaret nuk do tju lejojne shkatrrimin e shtetit, edhe kete pak shtet qe e kemi.
    Ta tregova, keta jane myslimane 2 dite brenda 365 diteve. Gjeje % e kesaj po pate tru.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Megjithatë, pas kësaj ceremonie pompoze, Papa do i hypë avionit dhe do kthehet në pallatin e tij luksoz në Romë. Kokat e "martirëve" të Kishës Katolike do largohen nga sheshi, tamam sikur xhindet zhduken kur lind dielli në Sabah. Edi Rama dhe gangsterët katolikë që e rrethojnë do të vazhdojnë të vjedhin e grabisin paratë e shqiptareve dhe zhysin vendin në borxhe ndaj bankierëve çifutë të FMN-së dhe Bankës Botërore. Ndërsa muslimanët shqiptarë do të vazhdojnë që të vuajnë nën dhunën e varfërisë dhe Krishtërimit, por do të kënaqen kur do dëgjojnë politikanët e tyre që flasin për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, të cilën e ka bekuar edhe vetë përfaqësuesi i Jezu Krishtit, i madhi Papë!
    Me ne fund do te dal pranvera per ty. Ka shprese sepse do te hiqen lugeterit, por para se te hiqen 'lugeterit' katolike do te ishte mire qe te hiqeshe edhe ti sepse je bere lugat me keto shkrime qe po ben.
    Kuku mjeret ju qe po hiqni nen 'dhunen e Krishterimit', mbaruat a?! Po me dhimbseni sa ska.

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    6.
    Papa ndoshta ka të drejtë! Ne do të vazhdojmë të bashkëjetojmë nën bekimin e Papës dhe Trinitetit të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, edhe pse kjo bashkëjetesë nuk është aspak paqësore. Por megjithatë, bashkëjetesë ngelet, apo jo o Papa ynë i madh që do të bësh qejf nesër me taksat tona, në kryeqytetin tonë që ju katolikët na e keni marrë me përdhuni?
    [/QUOTE]

    Paska te drejte, ka te drejte, ka patur te drejte, do te kishte patur te drejte, ka mundesi te kete te drejte, ndoshta ka te drejte, ndoshta spaska te drejte, eshte e mundur te kete te drejte, ka mundesi te kete patur te drejte, ndoshta ka gjysme te drejte, A e madhe e shtypit, B e vogel e shtypit, C e vogel e shkrimit, ah jo gabova, C e madhe e shkrimit...

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •